Për fotot e bukura thonë se flasin më shumë se një mijë fjalë. Por kjo foto e shkrepur nga prindërit e vogëlushes Mei, nuk ka gojë të flasë. E para sepse Mei është një çupëzë e vogël pothuaj tre vjeçe që bashkëbisedon gjithë ditën me qenin e saj besnik, të cilin në momentin e fotografimit, e kishte çuar në çezëm për të pirë ujë. “Je i vogël tani, por kur të rritesh mos harro të marrësh edhe biberonin”, i thoshte vogëlushja qenit të saj.
Ka një bazë të vërtetë pohimi: “Sesi janë bërë fëmijët e sotëm? Ne në kohën e tonë nuk dinim pothuaj asgjë. Këta rriten me I Pad-e e Smartphon-e”. Ju kujton ndonjë gjë? Së paku fëmijërinë tuaj me një mijë fjalë, por me shumë pak foto me ngjyra?