Format perfekte? Jennifer Lopez: Ja se me çfarë ushqehem
Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të njohura me famë botërore. Ajo është gjithashtu një aktore. Ajo është gjithashtu një producente, stiliste dhe balerinë. Ajo është një nga këngëtaret më të bukura dhe seksi. Jennifer Lopez tani është 45 vjeç, por ajo e ka një trup shumë të bukur dhe elegantë.
Revista ‘Living’ shkruan se para pak ditësh ajo ka shprehur sekretet se si arrin të jetë kaq elegante dhe seksi. Ajo është shprehur, “Unë nuk e privojnë veten time”. Ajo gjithashtu ka thënë “Por Unë gjithmonë ushqehem në mënyrë të shëndetshme me fruta dhe perime”. Asaj i pëlqejnë edhe patatet e skuqura, çokollatat, ëmbëlsirat dhe patjetër që i konsumon në mënyrë të moderuar.
Jennifer Lopez në jetën e përditshme merr rreth 1.400 kalori. Në mëngjes, ajo konsumon lëngje frutash të ndryshme si, manaferrat e zeza, luleshtrydhe dhe kos. Ajo gjithashtu konsumon mjaltë dhe kanellë. Në drekë konsumon sallatë jeshile me vaj ulliri dhe patjetër dhe pjatën kryesore. Në darkë preferon mish pule të pjekur dhe patjetër ëmbëlsira gjithashtu.