Një aksident automobilistik gjatë paradites së 31 dhjetorit i ka marrë jetën dy personave, një djali dhe një vajze. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, në aksin rrugor Fier Lushnje, ku një mjet i tipit Audi ka dalë nga rruga. Dy personat që gjendeshin në të, Elvis Pira dhe pasagjerja kanë mbetur të vdekur.
Policia ka mbërritur në vendngjarjen e aksidentit (në zonën e quajtur Vajkan) dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.