Festivali Ndërkombëtar i Theatrit në Burtint, zhvilloi nga data 18 -22 korrik edicionin e tij të 13. Ky aktivitet në të cilin morën pjese trupa teatrale nga vende të ndryshme të botës është prej vitesh një ndër aktivitetet më të rëndësishme kulturore ndërkombëtare të cilat zhvillohen në vendin tonë. Duke patur parasysh vendin e organizimit të këtij aktiviteti, pikërisht në theatrin e qytetit antik të Butrinit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCOS është e kuptueshme rëndësia që merr ky aktivitet kulturor edhe në drejtim të promovimit të kësaj pike kaq të rëndësishme turisitke për vendin tonë.
Në funksion të këtij qëllimi , promovimi i turizmit kulturor ky aktivitet u mundësua veç të tjerash edhe nga ana e Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes si dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT). Trupat e huaja dhe spektatorët e shumtë të cilët ndoqën shfaqet e këtij festivali, I cili u mbyll me monologun “ Apologjia e fundit e Sokratit “ të Varnalis nën interpretimin e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi patën mundësi të vizitonin objektet e shumta arkeologjike dhe të periudhave të tjera te që gjenden në këte park . Kjo mënyre krahas vetë aktivitetit kulturor pritet të sjellë ndikim në shtimin e vizitorëve të interesuar për kulturën dhe arkeologjinë në këtë destinacion të rëndësishëm turistik të vendit tonë.