Reperi Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë. Burime për Zëri.info bëjnë me dije se këngëtari është fejuar me një vajzë nga Prishtinë, por që prej vitesh jeton në Kanada.
Këngëtari nuk është parë asnjëherë në publik me këtë vajzë, e cila mbetet misterioze për momentin. Po të njëjtat burime shtojnë se reperi do të celebrojë dashurinë e tij me martesë gjatë muajit tetor.
Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, ka lënë pas përfundimisht historinë me Rozana Radin, dashuri e cila zgjati një vit. Dyshja mbahen mend për faktin që u puthën në publik, por më pas u ndanë.