Gazetari sportiv i gazetës turke “Sabah” dhe analist sportiv në Beyaz TV, Ahmet Çakar, ka habitur shikuesit, teksa ka mbajtur flamurin shqiptar në analizën për kualifikueset e kampionatit europian Euro 2016. Turqia u kualifikua direkt në finale si e treta më e mirë e grupeve, një kualifikim i vështirë për skuadën e drejtuar nga Fatih Terim, por Çakar ka quajtur si mrekulli të vërtetë kualifikimin e Shqipërisë. Më tej, ai tha se krenohet me suksesin befasues të “vëllezërve” shqiptarë.