Pozat provokuese të këngëtares Enca Haxhia në këto kohët e fundit janë shtuar shumë. Këngëtarja e cila së fundmi është konsideruar edhe si mbretëresha e Instagramit (900 mijë ndjekës), e kuron shumë llogarinë e saj në këtë rrejt social
Ajo vazhdimisht aty publikon fotografi dhe video, shumica prej të cilave provokojnë diskutime. Gazeta ‘Express’ shkruan se më e fundit është një fotografi, ku para një sfondi ngjyrë pink shfaqet Enca flokë bionde, e veshur me bluzë gri-e bardhe me mbathje të zeza dhe me këmbën përpjetë.
Ky veprim është për siç duket për të reklamuar çizmet e saj ngjyrë pink, të cilat ajo në nënshkrimin e kësaj fotoje i quan “të mrekullueshme”, aq sa pranon se “ka rënë në dashuri me to”.