Mes 20 personave të arrestuar për trafikun e lëndëve narkotike nga Siria drejt Shqipërisë dhe vendeve të BE-së, është edhe një efektiv i policisë. Bëhet fjalë për Marash Gjonin i cili dyshohet se është korruptuar nga anëtarët e grupit kriminal gjatë transportit të një sasie të lëndëve narkotike.
Prokurori Vladimir Mara në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me operacionin antidrogë në bashkëpunim me autoritetet italiane. Sipas Marës janë vendosur gjithsej 21 masa të sigurimit personal, ndërsa 20 janë ekzekutuar. Mara shtoi se një prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
‘Janë vendosur gjithësej 21 masa të sigurimit personal nga këto 20 janë ekzekutuar ditën e sotme kurse një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Janë sekuestruar prova të shumta materiale. Ajo çfarë është më e rëndësishmja është se të gjitha sekuestrimet e lëndëve narkotike janë kryer në territorin e RSH-së, Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe në Itali.’- u shpreh Mara.
/f.stafa