Ka dështuar sot një takim mes Partisë Demokratike dhe partive aleate, në qytetin e Elbasanit. PD kishte kërkuar një takim me partitë e frontit opozitar, por ato nuk janë paraqitur dhe u tha se ky takim është shtyrë për ditën e nesërme.
Besohet se axhenda e takimit ishin përgatitjet për pjesëmarrje në protestën e 27 janarit. Megjithatë, zyrtarisht nuk u bë e ditur se cila ishte axhenda.
Kështu fronti opozitar duket se po heziton të bashkëpunojë me PD-në në këtë qytet. Edhe herë të tjera pjesëmarrja e militantëve të partive të djathta ka qenë minimale ose ka munguar fare. PD në këtë qytet sheh tashmë si aleate kryesore LSI.