“Thriller” nga Michael Jackson nuk është më albumi më i shitur ndonjëherë në SHBA.
Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës sanksionoi parakalimin e grupit “Eagles” me “The Greatest Hits 1971-1975” i certifikuar “38 herë me diskun e platinit”, (që i përkthyer në numrin e kopjeve të shitura është i vlefshëm me 38 milionë).
Kryevepra komerciale e Jackson bie në vendin e dytë, duke llogaritur vetëm në 33 rekorde platini, sipas të dhënave të RIAA.
Hiti më i madh i “Eagles”doli në 1976 dhe ishte përmbledhja e parë e grupit. Në më shumë se 40 vite ka shitur më shumë se 40 milionë kopje në të gjithë botën, nga të cilat 38 vetëm në SHBA.
Sipas standardeve, Riaa është e nevojshme të “vërtetojë” shitjen e një milion albumeve ose këngëve të vjetra ose 45 xhiro) për të fituar një rekord platini.
Që nga viti 2013, kompania ka filluar gjithashtu të llogarisë të dhënat nga shkarkimet dhe transmetimet në YouTube, Spotify dhe shërbime të tjera muzikore dixhitale.
Në praktikë, në shkallën e konvertimit, 1.500 transmetime të një kënge ose shkarkimi i 10 këngëve barazohen me shitjen e një disku.
/atsh/b.d