Një 22 vjeçar nga Klosi ka tentuar të vetëvritet këtë të premte ndërsa shkak është bërë gjendja e rëndë psikologjike pas ndarjes nga e dashura.
Ai tentoi të hidhej nga kati i katërt i një pallati në Shkodër, në zonën e njohur si Bexhisteni.
Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur tragjedinë.
I riu 22 vjeçar Xhevahir Balaj kishte vendosur të vetëflijohej për shkak se e dashura e tij e kishte lënë.
I riu kishte ardhur në Shkodër pikërisht për vajzën dhe qëndronte aty prej 3 javësh. Por mesa duket çifti ka patur debate dhe është ndarë./a.m.