Alesandro del Piero dhe Marco Materazzi kanë mundur të jenë sot pjesë e Skënderbeu.
E bujshme por e vërtetë. Skënderbeu sot mund të kishte ne radhët e tij dy kampionë bote të Italisë, Alesandro Del Piero dhe Marko Materazzi.
Lajmi është zbuluar vetëm disa kohe me vone, teksa agjenti i dy lojtareve, kishte kontaktuar me kampionët e Shqipërisë, sapo kishte nisur faza e Ligës së Kampionëve, pra turet e verës, deri tek play-off.
Madje, si ish-futbollisti i Juventusit, ashtu edhe ai i Interit, kishin përgatitur fotot me fanellën e Skënderbeut.
Por, me pas, akordi ekonomik nuk u gjend dhe gjithçka mbeti vetëm një ëndërr. Sot, Materazzi është në Indi, trajner dhe lojtarë i Pune Sity.
Lami është bërë i ditur nga drejtues të Skënderbeut, të cilët u kontaktuan nga gazeta Sport Ekspres, duke konfirmuar se gjithçka mbeti thjeshtë një tentativë.