Kryeministri slloven Marjan Sarec ka njoftuar dorëheqjen e tij, dhe ka thënë se është në favor të shkuarjes në zgjedhje të reja.
Sarec tha se “reformat radikale ose strukturore nuk mund të zbatohen”, duke pasur parasysh se koalicioni qeverisës që ka udhëhequr që nga viti 2018 nuk ka shumicën parlamentare.
“Njerëzit më kërkojnë shumë gjëra: President bëj këtë, zgjidh edhe këtë… Unë mund t’i kuptoj të gjitha kërkesat e tyre, por unë nuk mund t’u përgjigjesha atyre me këtë qeveri. Kjo është arsyeja kryesore për gatishmërinë time për të shkuar në zgjedhje. Dhe është gjithashtu e rëndësishme që votuesit të shprehin ose mohojnë besimin e tyre tek unë”.
Vetëm një duzinë ditë më parë Sarec, duke iu përgjigjur sulmeve nga opozita, tha se ai besonte se nuk kishte asnjë arsye për një rënie të ekzekutivit.
Natyrisht, ditët e fundit situata është rënduar edhe më shumë. Ditët e fundit, Ministri i Financave, Andrej Bertoncelj, ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. /e.s/