Dua Lipa është renditur në listën e 25 grave më me influencë në Britani. Krahas saj revista “Vogue” rendit edhe dukeshën e Sussex Meghan Markle, si dhe shkrimtare e aktiviste të njohura.
Gratë e përzgjedhura në listë janë nga mosha 22 vjeçare si Dua Lipa deri në moshën 73-vjeçare Baroness Hale, Presidente e Gjykatës Supreme.
Dua Lipa, e cila fitoi dy çmime të “Brit Aëards” këtë vit është gruaja e parë kandidate për 5 nominime për një natë dhe përshkruhet nga Vogue si një “definim i kulturës”.
“Hiti i saj më i ri ‘New Rules’, një himn i fuqizimit të femrës ka paraqitur një model për jetën moderne të seksit dhe deri më tani, ka grumbulluar më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube,” shkruan revista.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është shprehur shumë e nderuar për këtë vlerësim të bërë ndaj saj.
“Faleminderit British Vogue dhe Edward Enninful. Është një nder kaq i madh që të jem në listën e grave më me ndikim në vitin 2018,”-shkruan Dua në një postim në Instagram.