Grupet kriminale që merren me trafikimin e drogës duke se janë gjithmonë një hap përpara autoriteteve ligjzbatuese.
Së fundmi është vënë re përdorimi i gjurmuesve Bluetooth. Por si funksionon kjo pajisie?
Gjurmuesit Bluetooth janë pajisje të vogla të krijuara për të ndihmuar njerëzit të gjejnë objekte personale, si çelësa dhe çanta, si dhe automjete në rrezik vjedhjeje. Ato mund t’i bashkëngjiten një artikulli që njeriu nuk dëshiron ta humbasë dhe të lidhen me valë me celularin ose tabletin.
Trafikantët e drogës e lidhin pajisjen me celularin dhe e vendosin pranë kokainës e cila niset nga vendet e origjinës me anijet e mallrave.
Nëpërmjet gjurmuesve, ngarkesat mund të gjurmohen pas mbërritjes në porte dhe më tej me rrugë në drejtim të vendeve të magazinimit në tregjet evropiane.
Europol ngre alarmin për përdorimin e tyre nga grupet kriminale, ku thekson se vitet e fundit këto pajisje janë shtuar.
/f.s