Deputeti Eduart Ndocaj ose siç e quajnë ndryshe “kaubojsi” i Lezhës është takuar ditën e sotme me familjarët e 22 vjeçarit i cili u vra nga pensionisti italian pak ditë më parë.
Pas kësaj ngjarjeje Ndocaj kishte premtuar se gjithë shpenzimet e procesit gjyqësor do t’i mbulonte ai. Dhe në fakt ditën e sotme ai së bashku me avokatin e tij ka takaur familjarët e të ndjerit, duke mbledhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme për të nisur hetimin mbi shkakun e vertëtë të vrasjes së shqiptarit.
Pas gjestit që Ndocaj ka bërë, familjarët e të ndjerit Gjergj Gjoni, e kanë falenderuar dhe tashmë priten të rejat nga procesi gjyqësor.