Komisioni Hetimor i ngritur për inceneratorët edhe ditën e sotme është shoqëruar me debate.
Një diskutim i fortë është zhvilluar mes Anila Denaj dhe kryetares së Komisionit, njëherësh deputete e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.
Teksa zonja Denaj ka kërkuar pushim, Tabaku është nervozuar duke e akuzuar se me këtë kërkesë do që të mbyll Komisionin Hetimor.
Pjesë nga biseda:
Zëra në sallë: Zonja kryetare, kërkojmë pushim
Helidon Bushati: Nuk ka orare këtu, kur ka punë, nuk ka ndërprerje
Anila Denaj: Nuk di që jeni ju kryetar, na e riskeduloni e na e thoni pra
Jorida Tabaku: Zonja Denaj ju lutem
Anila Denaj: Riskeduloni axhendën ju lutem dhe na thoni më pas.
Jorida Tabaku: Zonja Denaj mos të bëjmë diskutime, ditët i hoqët, tani doni të mbyllni Komisionin Hetimor? Çfarë po thoni
Anila Denaj: Zyrtarisht kërkoj riskedulim. Po s’mund të vazhdojmë dy orë, di që ka një axhendë, ju lutem tani.
/a,r