Rezultatet e pacientes në Kosovë që dyshohej me koronavirus kanë dalë negative.
Pacientja u paraqit me ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe ndjeshmëri në fyt.
“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV;”, njofton IKSHP në Kosovë.
Sipas tyre ekipet po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me koronavirus në botë.
Ndërsa Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së Covid-2019.
g.kosovari