Zëvendëskryeministri i Serbisë Ivica Daçiç në konferencën e shtypit, të fundit për këtë vit, ka folur edhe për Kosovën. I pyetur për Kapitullin 35, i cili shihet si një kurth për njohjen e Kosovës, ai ka thënë se politika e Serbisë është e qartë. “Ne, për një kohë të gjatë, kemi qenë të bindur se jemi viktime e teorive të ndryshme të konspiracionit nga bota dhe se paraprakisht jemi të gjykuar me vendin e viktimës, se nuk na do kush, se na kanë zili, se duan të na shkatërrojnë…e pastaj u paraqit ky koalicion qeveritar dhe u bë një pyetje krejtësisht logjike – pa të shohim se çfarë mund të bëjmë dhe se çfarë krejt varet nga ne”, tha Daçiç.
Sipas fjalëve të tij, Qeveria ka filluar të punojë, të luftojë për interesat e Serbisë dhe të mbajë fjalën e të përmbushë detyrime, njofton FoNet, transmeton Koha.net.