CIA është treguar parashikuese e aftë, teksa 15 vjet më parë ka përpiluar një raport me ngjarje që priteshin të ndodhnin. Parashikimet e vitit 2000 janë bërë realitet.
Ja disa nga parashikimet e përfshira në raportin me 75 faqe:
- Deri në 2015 taktikat e terroristëve do të bëhen gjithnjë edhe më shumë të sofistikuara duke synuar dëme masive
- Popullsia e botës do të rritet me më shumë se 1 miliard duke e çuar në 7.2 miliard.
- Burimet e energjisë nuk do të arrijnë të plotësojnë dot kërkesën.
- Europa nuk do arrijë të barazohet me SHBA-në si një formësues i sistemit ekonomik global.
- Qeveritë do kenë gjithnjë e më pak kontroll ndaj rrjedhies së informacionit, teknologjisë, sëmundjeve, armëve, transaksioneve financare dhe emigrantëve.
Newsbomb