Chelsea është kthyer te fitorja në Premier League pas një humbje dhe një barazimi të marrë në dy javët e fundit dhe e ka bërë në një mënyrë të çmendur. Kur dukej se lojtarët e Antonio Conte do të merrnin një tjetër rezultat zhgënjyes, ka ardhur përmbysja e papritur në fushën e Southampton.
Southampton, në fakt, ka shpërdoruar një rast të artë për të dalë nga vendet e fundit të renditjes. Shenjtorët kanë qenë në avantazh 2-0 deri në minutën e 70-të falë golave të realizuar nga Tadic në minutën e 21-të dhe Bednarek në të 60-ën.
Çmenduria e miqve ka filluar në minutën e 70-të me Giroud, i futur në vend të Morata-s në të 61-ën, dhe është mbyllur po me francezin, i cili ka realizuar golin e tretë të londinezëve dhe të dytin personal në të 78-ën. Në mes ka qenë goli i barazimit i Eden Hazard.
Pas këtij rezultati, ekipi i Antonio Conte ka shkuar në 60 pikë, shtatë larg vendit të katërt dhe tretë në renditje, që mbahen respektivisht nga Tottenham dhe Liverpool. Por, duke parë se janë edhe pesë javë për t’u luajtur deri në fund, gjithçka është e mundur me një Chlesea kaq të çmendur.
ma.me