Besnik alias Akil Nerjaku ka rrëfyer para grupit hetimor se personat që donin ta sulmonin ndodheshin brenda një furgoni. Në dëshminë e dhënë, Nerjaku është shprehur se furgoni po lëvizte në anën tjetër të rrugës dhe se snajperisti e ka qëlluar sapo ai ka zbritur nga makina e blinduar e llojit ‘Mercedes Benz” tip “G Class”.
Por, plumbi nuk ka kapur shënjestrën, pasi ka përfunduar në një automjet që lëvizte në këtë zonë, me targa të Maqedonisë së Veriut.
Akil Nerjaku u qëllua me snajpër në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe” në Durrës.
Akil Nerjaku njihet edhe me emrin Besnik Nerjaku. Ai rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.
Mesditën e djeshme, kohë kur dhe ka ndodhur ngjarja, Nerjaku ka qenë duke lëvizur në afërsi të zonës së quajtur “Rrota e kuqe” në Durrës.
/a.r