Kulturë – JavaNews.al

Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale
Për tetë net, festivali solli para publikut shfaqje që i dhanë jetë skenës së “Migjenit”, në edicionin e parë me emrin “Tano Fest”, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Tano Banushit.

Mes atmosferës festive të këngës dhe humorit, festivali përmbylli në Shkodër një rrugëtim artistik që prej tetë ditësh jehon në teatrin “Migjeni”. Por, në natën e yjeve, disa duartrokitën më shumë.

Juria, e përbërë nga Zyliha Miloti, Arian Çuliqi, Julian Deda, Romir Zalla dhe Primo Shllaku, shpalli “Shfaqjen më të Mirë” komedinë “Gomerët e Trojeve”, me regji të Gent Bejkos dhe interpretim të trupës së Teatrit “Migjeni”.

Festivali i dha 100-vjetorit të Tano Banushit vendin që meriton në jetën kulturore të qytetit.

Përmes shfaqjeve dhe takimit të artistëve me publikun, Shkodra e nderoi aktorin në skenën ku humori i tij la gjurmë, duke i dhënë njëherësh hapësirë krijimtarisë së sotme shqiptare.

“Routledge” në Oksford: Shpejt libri i ri për Nënën Terezën prej Gëzim Alpionit
Shtëpia botuese “Routledge” në Oksford njofton botimin e librit të ri të Gëzim Alpion

“Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital”

Ky vëllim përfshin studime të zgjedhura akademike dhe shkrime të tjera të Gëzim Alpion, të cilat shqyrtojnë jetën, veprën dhe trashëgiminë e Shën Terezës së Kalkutës, e njohur më gjerësisht si Nënë Tereza.

Në këtë libër, Alpion shqyrton statusin e ndërlikuar dhe polisemik të Terezës, duke mos e parë atë thjesht si objekt adhurimi. Duke u mbështetur në karizmën Weberiane, studimet mbi figurat e famshme (celebrity studies) dhe shkrimet biografike (life writing), Alpion shtjellon se si Tereza i përdori me zgjuarsi mediat për të rritur dukshmërinë dhe qasjen te të varfrit. Ajo shfaqet njëherësh si një figurë e mrekullueshme dhe paradoksale, e cila e promovoi në mënyrë aktive imazhin e saj, ndërkohë që ndikohej nga fama globale.

Analizat kryesore shqyrtojnë përkatësinë e saj etnike të kontestuar si një mjet për krenari gjeopolitike, si dhe konceptin e ‘kapitalit të famës’ te zhvilluar nga Alpion. Në rastin e Nënë Terezës, argumenton Alpion, ky koncept vazhdon të shërbejë si aset marketimi dhe alibi morale për elitat globale.

Autori hulumton se si kultura e famës ndikoi në marrëdhënien parasociale të Terezës me Jezusin, duke rikonfiguruar shenjtërimin publik për të krijuar ura lidhëse mes botës laike dhe asaj shpirtërore. Libri analizon gjithashtu edhe krizën e saj të thellë fetare.

Ky vëllim ofron një rivlerësim bindës të trashëgimisë së Nënë Terezës; duke ndërlidhur botën e shenjtërisë me atë të famës.

Me studimet e tij, Alpioni po kontribuon në zhvillimin e sociologjisë së famës, hagiografisë moderne, si dhe studimeve kulturore dhe fetare.

E shkruar si për studiuesit ashtu edhe për publikun e gjerë, kjo vepër gërsheton në mënyrë të natyrshme kërkimin rigoroz shkencor me ligjërimin publik, duke i bërë të kapshme temat e ndërlikuara shpirtërore në jetë përmes një stili të qartë dhe tërheqës.

Parathënia e librit është shkruar nga Profesor Sean Redmond, redaktori themelues i revistës shkencore Celebrity Studies (Routledge) dhe një studiues me reputacion ndërkombëtar në fushën e personazheve të famshëm.

Libri është vlerësuar para botimit nga disa studiues të shquar nga vende të ndryshme, si dhe nga figura me ndikim në industrinë e medias në Mretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Australi.

Gëzim Alpion, një akademik i nderuar me disa çmime ndërkombëtare, dhe i vlerësuar si themeluesi i studimeve për Nënë Terezën, është Profesor i Asociuar i Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit (Mbretëria e Bashkuar), si dhe Anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ai ka një BA nga Universiteti i Kajros dhe PhD nga Universiteti i Durhamit. Alpion është gjithashtu një dramaturg i shquar, ligjërues global dhe aktivist me ndikim në shoqërinë civile. Ndër botimet kryesore të Alpion përfshihen: Mother Teresa: Saint or Celebrity? (Routledge 2007), Madre Teresa: Santa o Celebrità? (Salerno Editrice 2008), If Only the Dead Could Listen (Globic Press 2008), Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa (Routledge 2017), Mother Teresa: The Saint and Her Nation (Bloomsbury 2020) – fitues në SHBA i Çmimit të Ekselencës në Botime të Shoqatës së Botuesve Katolikë (ACP) vitin 2023 në kategorinë e biografisë – dhe Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital (Routledge 2027). Ai është gjithashtu anëtar i bordeve editoriale të disa revistave shkencore, përfshirë Celebrity Studies. Aktualisht, Alpion po shkruan një libër mbi figurën e artistit në veprën e D. H. Lawrence.

Përmbyllet në Kalanë e Gjirokastrës Kampi i Restaurimit, Gonxhja: Rritja me 80% e buxhetit do mbështesë projektet e reja!
Përmbyllet në Kalanë e Gjirokastrës Kampi i Restaurimit, Gonxhja: Rritja me 80% e buxhetit do mbështesë projektet e reja

Në mjediset e Kalasë së Gjirokastrës është përmbyllur me ekspozitën e projekteve studentore edicioni i Kampit të Restaurimit 2026 – Regional Living Lab, një nismë e realizuar në kuadër të projektit evropian BAUHAUS4EU 2026–2027.

Kjo veprimtari u organizua nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe me mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër, me synim ndërthurjen e ekspertizës profesionale me energjinë e brezit të ri për ruajtjen e monumenteve të rrezikuara.

Gjatë këtij kampi, nën drejtimin e specialistëve të fushës, studentët u angazhuan drejtpërdrejt në dokumentimin dhe studimin e tetë banesave monumente kulture, si dhe të Kishës së Shën Kollit në Saraqinisht e Banesës Zahari Sterio në Derviçan.

Ndërkaq, puna kërkimore dhe projektuese kombinoi teknologjitë bashkëkohore të skanimit 3D me teknikat e mjeshtërisë tradicionale të ndërtimit, duke hedhur bazat për ndërhyrje konkrete restauruese në terren.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxhja bëri me dije se kjo iniciativë është e lidhur ngushtë me programin kombëtar të parashikuar për vitin 2027, i cili synon shpëtimin, restaurimin dhe rijetëzimin e banesave dhe objekteve monumente kulture.

Sipas tij, këto ndërhyrje do të mbështeten financiarisht nga rritja me 80% e buxhetit të dedikuar për trashëgiminë kulturore, duke garantuar më shumë investime për mbrojtjen e vlerave historike dhe përcjelljen e tyre te brezat e ardhshëm.

Forumi Rinor Mbarëkombëtar për gjuhën shqipe, Hoxha: Shqipja nuk ka kufij, mbështetje e vazhdueshme për mësuesit në diasporë
Në vigjilje të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua Forumit Rinor Mbarëkombëtar, në kuadër të projektit “Foli Shqip”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Në forum merrnin pjesë Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Evis Kushi, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe 160 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës.

Gjatë fjalës së tij, Hoxha tha se “është detyra dhe përgjegjësia jonë ta ruajmë, ta zhvillojmë e ta pasurojmë shqipen, duke ua përcjellë atë brezave të ardhshëm përmes shkollës, librit dhe teknologjisë.”

Kjo, sipas Hoxhës, vjen me mbështetje të vazhdueshme për mësuesit e gjuhës shqipe në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë, përmes teksteve cilësore, trajnimeve dhe platformave digjitale.

“Shqipja është ADN-ja e identitetit tonë: rrënja që na mban dhe ura që na bashkon, kudo ku jetojnë shqiptarët. 118 vite më parë, në Manastir, u njësua alfabeti i gjuhës shqipe, duke i dhënë një zë të përbashkët kombit tonë. Sot, kjo gjuhë mbetet një nga lidhjet tona më të forta, nga Shqipëria e Kosova te shqiptarët në çdo cep të botës”, tha Hoxha.

“Amaneti i të parëve ishte ta ruajmë gjuhën e ta trashëgojmë. Angazhimi ynë sot shkon më tej: me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shqipja të kumbojë në Bruksel, përkrah gjuhëve të tjera zyrtare të Europës”, shtoi Ministri.

Hapet në Galerinë e Artit në Tiranë edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës!
Në Galerinë e Artit Tiranë është hapur edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Grafikës, me rreth 190 vepra artistike nga 24 shtete të ndryshme.

Ekspozita bashkon artistë ndërkombëtarë të cilët vijnë në këtë ekspozitë me teknika, stile dhe koncepte të ndryshme të artit grafik, duke prezantuar identitete kulturore, përvoja dhe këndvështrime të ndryshme artistike.

Ky edicion i dytë vjen pas katër vitesh ndërprerjeje. Drejtuesi i saj, Abaz Hado, u shpreh për mediet se realizimi i këtij edicioni ishte një domosdoshmëri për të vijuar rrugëtimin e aktivitetit dhe për të mos lejuar që vështirësitë e momentit të pengonin zhvillimin e tij.

Sipas Hados, pjesëmarrja e artistëve nga 24 vende, mes të cilëve edhe emra të njohur të artit, dëshmon rëndësinë që ka fituar kjo bienale dhe përbën një hap drejt konsolidimit të saj si aktivitet ndërkombëtar.

Një tjetër element i rëndësishëm është pasurimi i fondit të Galerisë së Artit Tiranë me vepra të grafikës ndërkombëtare. Edicioni i parë i bienales u pasua nga dhurimi i rreth 240 punimeve nga artistët pjesëmarrës, të cilat tashmë janë pjesë e fondit muzeal të galerisë.

Përmes kësaj nisme, bienalja shërben edhe si një hapësirë për shkëmbimin artistik dhe bashkëpunimin mes krijuesve nga vende të ndryshme.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 28 nëntor në Galerinë e Artit Tiranë.

Gjuha shqipe në diasporë, mbahet konferenca shkencore në Universitetin e Shkodrës
Mësimi, ruajtja dhe certifikimi i gjuhës shqipe në diasporë ishin në fokus të një konference shkencore të organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën.

Sipas organizatorëve synimi është krijimi i një hapësirë dialogu dhe bashkëpunimi mes institucioneve, akademikëve, dhe aktorëve të tjerë që kontribuojnë në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe në diasporë.

“Mësimdhënia e gjuhës dhe kulturës shqiptare duhet parë jo vetëm si një përgjigje arsimore apo kulturore, por edhe si një investim strategjik në zhvillimin afatgjatë dhe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës”, u shpreh Valbona Karakaci, Pedagoge e UNISHK.

Vëmendje e veçantë në këtë konferencë iu kushtua rolit të universiteteve shqiptare në përhapjen dhe mësimdhënien e gjuhës shqipe jashtë vendit, si një nga elementët kryesorë për ruajtjen e identitetit kombëtar.

“Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ e sheh këtë angazhim si pjesë të misionit dhe vizionit të tij për ndërkombëtarizimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik me diasporën shqiptare”, tha Blerta Dragusha, Rektore e UNISHK.

Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën u vlerësua si shumë e rëndësishme për të avancuar procesin e certifikimit të njohurive të gjuhës shqipe në diasporë, si dhe për të unifikuar standardet dhe praktikat e mësimdhënies.

“Dy drejtimet kryesore që na bëjnë bashkë në këtë tryezë janë zhvillimi i materialeve mësimore që përgatit Qendra e Botimeve për Diasporën prej shtatë vitesh, si dhe mundësimi i një formimi më të mirë të mësuesve të diasporës, të cilët, për fat të mirë, janë në një pjesë të konsiderueshme edhe mësues që kanë përfunduar pikërisht këtë universitet dhe që tashmë e ushtrojnë këtë profesion në vende të ndryshme të botës”, theksoi Mimoza Hysa, Drejtuese e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Pjesë e konferencës ishte edhe nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Universitetit të Shkodrës dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën. Përmes së cilës synohet hartimin e një kuadri kurrikular për formimin dhe certifikimin profesional të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë.

Lamtumirë, Prof. Ramazan Bogdani!
Nga ILIR ÇUMANI

(Një homazh për Akademikun Prof. Dr. Ramazan Bogdani)

Është një lajm i trishtë, një humbje e madhe jo vetëm për kulturën shqiptare, për miqtë e shumtë dhe artistët kudo që ndodhen, por në mënyrë të veçantë për mua dhe familjen time: ndarja nga jeta e Akademikut të shquar, Prof. Dr. Ramazan Bogdani.

Ai e shndërroi gjithë jetën e tij në një mision, pasionin në përkushtim dhe punën në një dëshmi të përhershme të dashurisë për vendin dhe kulturën e tij.

Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani i përkiste asaj plejade të rrallë njerëzish që nuk e matën jetën me vitet që jetuan, por me gjurmët që lanë pas.

Një jetë e tërë në shërbim të artit, etnografisë dhe etnokoreologjisë shqiptare, ky studiues skrupuloz, këmbëngulës dhe i palodhur, ishte njohësi më i thellë i traditave tona dhe një dëshmitar i rrallë i pasurisë e i trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.

Prof. Ramazani kishte një energji të jashtëzakonshme, një pasion të pashtershëm për punën dhe një lidhje thuajse të shenjtë me artin popullor.

Për të, vallja nuk ishte thjesht lëvizje, ritëm apo shprehje artistike. Ajo ishte kujtesë, identitet, histori dhe shpirt i një kombi. Në çdo hap të saj ai kërkonte të lexonte gjurmët e një trashëgimie të lashtë, të përcjellë brez pas brezi, ndër shekuj.

Ai udhëtoi nëpër të gjitha viset shqiptare, hulumtoi, mblodhi, dokumentoi dhe studioi thesaret e folklorit tonë, duke i shpëtuar nga harresa dhe duke ua përcjellë brezave si pasuri të çmuara të kujtesës kombëtare.

Veprat e tij hulumtuese dhe studimore, nuk janë thjesht libra që zënë vend në bibliotekat tona, por dëshmi të gjalla të një jete të përkushtuar ndaj ruajtjes, studimit dhe përcjelljes së identitetit kulturor shqiptar.

Përtej titujve akademikë, veprave shkencore dhe vlerësimeve të shumta e të merituara, personalisht për mua, Ramazan Bogdani ishte mbi të gjitha një mik i shtrenjtë, një shpirt i bukur, i rrallë, i sinqertë, i pastër si kristali.

Ishte nga ata njerëz të rrallë që jeta nuk t’i sjell shpesh përpara, sepse brenda vetes mbartnin një botë të tërë drite, fisnikërie dhe bukurie njerëzore.

Për mua, ai ishte një dritare e hapur drejt një universi të mrekullueshëm artistik, përmes së cilës njihja jo vetëm magjinë e artit dhe thellësinë e kulturës, por edhe pasurinë e jashtëzakonshme të shpirtit të tij.

Bisedat me të, prania e tij, pasioni që rrezatonte sa herë fliste për artin dhe trashëgiminë tonë, do të mbeten përherë kujtime të çmuara, të cilat koha nuk ka për t’i zbehur.

Sot, kur ajo dritare është mbyllur përgjithmonë, ndiej dhimbjen e një mungese që nuk mund të zëvendësohet.

Por drita që ai la pas, në kujtimet e mia dhe në veprën e tij, do të vazhdojë të ndriçojë. Sepse, në të vërtetë, ka miq që nuk i merr dot as vdekja; ata mbeten përgjithmonë pjesë e shpirtit tënd.

Ai ishte njeriu me të cilin ndaje jo vetëm dashurinë dhe respektin për artin e kulturën, por edhe atë dimension të veçantë njerëzor të miqësisë, që nuk ka nevojë për shumë fjalë për t’u kuptuar.

Prandaj, lajmi i largimit të tij më prek jo vetëm si humbje fizike e një personaliteti të shquar të kulturës sonë, por edhe si dhimbje thellësisht personale për ikjen e një njeriu të dashur.

Në këtë çast lamtumire, mendimi dhe përqafimi im shkojnë veçanërisht për bashkëshorten e tij, miken time të ngushtë, artisten tonë të madhe, Ema Qazimi – (Bogdani).

Pas çdo personaliteti që i kushton jetën artit dhe krijimtarisë qëndron edhe një histori e përbashkët jete, dashurie, mirëkuptimi dhe përkrahjeje.

Ema dhe Ramazani ndanë së bashku një rrugëtim të gjatë jetësor dhe artistik, në të cilin arti, kultura dhe familja ishin pjesë e pandashme e botës së tyre.

Ema, e cila me zërin e saj brilant dhe interpretimin e spikatur ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare, përballet sot me dhimbjen e madhe të humbjes së njeriut të jetës, bashkëudhëtarit dhe mikut të saj më të afërt.

Në çaste të tilla, fjalët bëhen të vogla përballë dhimbjes. Megjithatë, mbetet ngushëllimi se, dashuria, kujtimet dhe gjithçka që kanë ndërtuar së bashku nuk mund të shuhen nga largimi fizik. Ato mbeten, të gjalla dhe të paprekshme, në zemrën dhe kujtesën e atyre që kanë ndarë të njëjtin udhëtim.

Prof. Dr. Ramazan Bogdani u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare. Por mosha nuk është matësi i vërtetë i një jete. Matësi i saj është ajo që njeriu lë pas: vepra, vepra, vepra…., gjurmët dhe kujtimi që mbetet në ndërgjegjen e njerëzve.

Ai la pas një trashëgimi të çmuar shkencore e artistike, një kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare dhe, mbi të gjitha, kujtimin e një njeriu që e deshi me gjithë qenien e tij punën, artin, njerëzit, vendin e tij.

Sot, ndërsa i japim lamtumirën, nuk dua ta kujtoj vetëm për atë që ishte si studiues, profesor dhe personalitet i shquar i kulturës shqiptare, por edhe për NJERIUN që ishte: për energjinë e tij të pashtershme, pasionin, përkushtimin, fisnikërinë dhe gjurmën e veçantë që la në jetën e atyre që patën fatin ta njihnin.

Miqtë e vërtetë nuk largohen plotësisht, sepse ata mbeten në kujtime, në bisedat që nuk harrohen, në çastet e përbashkëta dhe në atë pjesë të jetës sonë që, falë tyre, është bërë më e bukur.

Prehu në paqen e merituar, miku im i shtrenjtë, Prof. Ramazan Bogdani!

Udhëtimi yt tokësor u mbyll, por vepra jote do të vazhdojë të jetojë në kujtesën dhe kulturën e kombit tonë.

Ngushëllimet e mia më të ndjera bashkëshortes Emës, vajzës Ershelës, familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë komunitetit të artit e të kulturës shqiptare.

Lamtumirë, Prof. Ramazani!

Do të na mungosh, por nuk do të harrohesh!

Prehu në paqen e merituar!

Shkrimtari që i dha humorit zërin kritik dhe satirës një mision shoqëror
(Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Epaminonda Bulkës – (1906 – 1972)

Nga ILIR ÇUMANI

Më 14 nëntor 1972 u nda nga jeta Epaminonda Bulka, i njohur në botën e letrave shqipe si Nonda Bulka, një nga emrat e veçantë të letërsisë, publicistikës dhe kulturës shqiptare të shekullit XX.

Shkrimtar, publicist, pedagog dhe përkthyes, Nonda Bulka la pas një krijimtari që dallohet për frymën satirike, humorin e hollë, vëzhgimin e mprehtë të realitetit dhe aftësinë për të zbuluar, përmes fjalës artistike, anët paradoksale të jetës shoqërore.

Ai u bë i njohur veçanërisht për shkrimet e tij me karakter humoristik dhe satirik, të cilat i botoi shpesh me pseudonimin letrar CHRI-CHRI.

Pas këtij emri fshihej një penë e veçantë, e mprehtë, që dinte të përdorte ironinë dhe të qeshurën jo thjesht për të argëtuar lexuesin, por edhe për ta bërë atë të reflektonte mbi njerëzit, zakonet, dukuritë dhe kontradiktat e shoqërisë.

Humori i hollë dhe i rafinuar i Nonda Bulkës nuk ishte vetëm lojë fjalësh apo zbavitje, por një mënyrë për të parë dhe interpretuar realitetin.

Me një gjuhë të gjallë, me ironi të hollë dhe me një stil të drejtpërdrejtë, shkrimtari godiste veset, hipokrizinë, mendësitë e prapambetura dhe sjelljet që pengonin zhvillimin e shoqërisë.

Në krijimtarinë e tij, e qeshura shpesh shndërrohet në një mjet kritik, ndërsa satira merr vlerën e një pasqyre ku lexuesi mund të njohë veten dhe kohën në të cilën jeton.

Ndër veprat e tij të njohura përmenden: “Kur qan dhe qesh bilbili“, “Skica dhe tregime“ dhe “Vargje satirike“.

Këto krijime, dëshmojnë për larminë e interesave të autorit dhe për prirjen e tij për të trajtuar jetën nëpërmjet formave të ndryshme letrare.

Në to gjejmë vëzhgime njerëzore, situata plot humor, ironi dhe reflektime mbi realitetin e përditshëm.

Një dimension tjetër i rëndësishëm i veprimtarisë së tij ishte edhe përkthimi.

Duke përkthyer vepra nga frëngjishtja dhe italishtja, Nonda Bulka kontribuoi në njohjen e letërsisë së huaj nga lexuesi shqiptar dhe në pasurimin e kulturës sonë letrare.

Ky angazhim dëshmon për interesat e tij të gjera kulturore dhe për rolin e tij si ndërmjetësues mes kulturës shqiptare dhe asaj evropiane.

Si pedagog, ai dha gjithashtu kontribut në fushën e arsimit dhe të formimit kulturor të brezave. Veprimtaria e tij nuk u kufizua vetëm në krijimtarinë letrare, por u shtri edhe në publicistikë, përkthim dhe përhapjen e dijes.

Nonda Bulka i përket asaj plejade krijuesish që e kuptuan letërsinë si një formë komunikimi të drejtëpërdrejtë me shoqërinë.

Ai dinte të shihte hollësitë e jetës së përditshme, t’i kthente ato në material letrar dhe t’u jepte kuptim përmes humorit fin dhe satirës elegante e të zgjuar.

Pikërisht, kjo aftësi e bën krijimtarinë e tij të dallueshme dhe emrin e tij të pranishëm në kujtesën e letërsisë shqiptare.

Epaminonda Bulka, Nonda Bulka, apo CHRI-CHRI, siç e njohën lexuesit e tij, mbetet një emër që lidhet me humorin inteligjent, mendimin kritik dhe artin e fjalës së shkruar.

Më 14 nëntor, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kujtojmë me respekt këtë personalitet të kulturës shqiptare, veprën e të cilit e përbëjnë jo vetëm librat dhe shkrimet e botuara, por edhe një mënyrë e veçantë të vështruari të botës: me zgjuarsi, ironi, humor dhe ndjeshmëri njerëzore.

Emri, kujtimi dhe vepra e Nonda Bulkës, autorit që e bëri të qeshurën një formë të mendimit kritik, meritojnë të ruhen dhe të përcillen te brezat e rinj të sotëm.

Tiranë 14 nëntor, 2026

“Kadare i mbivlerësuar, ngriti lart figurën e diktatorit”/ Primo Shllaku: Populli shqiptar i uritur sek*ualisht
Në një intervistë për Top Channel, shkrimtari dhe përkthyesi Primo Shllaku tha se njeh pak shkrimtarë me integritet dhe se komunizmi ishte një kohë e përdhunimit të ndërgjegjes njerëzore.

Sipas tij shkrimtarë si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli kanë bërë një sakrificë vetëvrasëse nga ana intelektuale. I pyetur nëse mendon që Ismail Kadare është i mbivlerësuar Shllaku u përgjigj duke thënë po.

“Ajo kohë ka qenë kohë e përdhunimit të ndërgjegjes. Po të vendosje të dilje para publikut me një vepër, ti nuk do dilje me atë që mendoje vetë. Ata që kanë shkruar kanë bërë një sakrificë të madhe vetëvrasëse. Nëse ti ke parime të tuat personale, sepse letëria është personale.

Kadareja patjetër që është i mbivlerësuar, sepse sikurse thotë dhe Lasgush Poradeci, Ismaili ka qënë muzë shtetnore, ai ka ngrit larg figurën e diktatorit. Unë nuk them që Ismail Kadare nuk asht shkrimtar race, por ai ka sakrifikuar shumë nga vetja e vet nëse e ka pas veten e vet. Nëse vetja e tij është ajo që janë veprat me tituj si ‘Dimri i madh’ apo ‘Koncert në fund të Dimrit’, atëherë e ka sakrifiku veten dhe ka kujtu se ky sistem ishte i përjetshëm dhe s’ka për të mbaru kurrë”- tha ai.

I pyetur çfarë mendon për videot intime që u publikuan pak kohë më parë, Shllaku tha se janë një mënyrë për të tërhequr vëmendjen nga pakënaqësia e publikut ndaj klasës politike shqiptare.

“Populli shqiptar asht ende e uritur seksualisht dhe e vetmja mënyrë për ta devijuar vëmendjen është për t’i hedh një copë skandali seksual. Kjo teknologji për diversion, për tja humb busullën siç themi ne në Shkodër bahet në një kohë kur qeveria dhe klasa politike shqiptare po kalon në një krizë të madhe kontestacioni nga ana e publikut. Publiku po thotë ai në burg, ky në burg, spo mbet kush pa hy në burg. Pjesa e skandaleve të politikanëve është në pikën e vlimit dhe nuk po qetësohet. Atëherë si i bahet me ja hek këtij populli vëmendjen prej patash, tak hidhet një video, dy apo tre dhe krijohet një vëmendje e re”– tha ai.

Gonxhja shpërndan pamje nga Manastiri i Kryeengjëjve në restaurim e sipër
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përcolli në rrjetet sociale pamje nga puna për restaurimin e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan.

Ministri tha se aty po vijon puna për ndërhyrjet restauruese, me synim ruajtjen dhe nxjerrjen në pah të vlerave historike, kulturore dhe shpirtërore të këtij monumenti të trashëgimisë sonë.

Përmes këtyre punimeve pritet që manastirit t’i rikthehet funksioni pas dekadash degradimi. Ky objekt kulti është një ndër 15 manastiret që dëshmojnë pasurinë e rrallë shpirtërore e kulturore të Qarkut të Gjirokastrës.

Ndërhyrja në këtë objekt, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë I, parashikon ringritjen, restaurimin dhe konservimin e konakëve, përmes konsolidimit të muraturave.

Pritet që këto ndërhyrje t’i japin një të ardhme të re këtij kompleksi historik, si hapësirë e gjallë për komunitetin dhe pikë referimi për vizitorët e turizmin kulturor në Dropull.

Manastiri i Kryeengjëjve është i pozicionuar në pllajën e Malit të Gjerë, mbi fshatin Derviçan. Manastiri është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të kësaj lugine, por ka vlera të shumta dhe dëshmon për zhvillimin dhe larminë tipologjike të ndërtimeve të arkitekturës pasbizantine.

Kompleksi i Manastirit të Kryeengjëjve përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore.