Dossier – JavaNews.al

“Sot jemi më të përçarë se në 1991”, Kasmi: Ballistët bashkëpunuan ushtarakisht me gjermanët!
Nëse ka një konflikt për të cilin bota ka arritur një lloj konsensusi, ajo është Lufta e Dytë Botërore. Nazistët ishin të këqinjtë. Kjo është pak a shumë e qartë për të gjithë.

Megjithatë, në Shqipëri ka patur vazhdimisht një prirje për ta rivizituar këtë histori në mënyra të tilla që ndonjëherë ngjajnë si përpjekje për të rehabilituar figura që bashkëpunuan me nazistët, apo për të relativizuar pushtimet italiane dhe gjermane e bashkë e me to edhe rezistencën ndaj tyre.

Natyrisht, një rivlerësim historik ka qenë i nevojshëm, nisur nga fakti se për gati gjysmë shekulli, regjimi komunist e shkroi historinë e luftës sipas kushteve të veta, duke fshirë plotësisht kontributet e kundërshtarëve të vet politikë, por edhe duke e përdorur rezistencën antifashiste për të legjitimuar diktaturën e mëvonshme. Megjithatë, korrigjimi i kësaj historie, hera-herës ka nënkuptuar zëvendësimin e një grupi heronjsh dhe tradhëtarësh me një tjetër.

Historiani Marenglen Kasmi thotë se, kur është fjala për L2B, shoqëria shqiptare është sot më e përçarë se sa ishte në vitin 1991, kur ra diktatura. Ai ka shpenzuar vite duke e studiuar këtë periudhë, përfshi edhe përmes arkivave ushtarake gjermane dhe nuk ka shumë durim për disa nga interpretimet që i janë bërë historisë pas viteve 1990-të.

Ai e refuzon kategorikisht përshkrimin e konfliktit mes partizanëve dhe nacionalistëve si luftë civile, ndërsa nxjerr në pah provat rreth bashkëpunimit ushtarak mes forcave nacionalistëve dhe gjermanëve. Ndërsa e pyes se si ishte e mundur që disa nga personalitetet më të arsimuara dhe me më shumë përvojë politike në Shqipërinë e asaj kohe zgjodhën të bashkëpunonin me nazistët, për më tepër në 1943 kur po bëhej e qartë se po e humbnin luftën dhe shkalla e gjenocidit të tyre dihej tashmë, Kasmi thotë se e vetmja arsye është përfitimi politik.

“Sepse është pamendueshme, që mos ta dinte Mit’hat Frashëri apo Bari Omari, apo Lef Nosi, apo Ali Këlcyra, apo Skënder Muço, e mund të rreshtojmë të gjithë me rradhë, që mos ta dinin se në çfarë gjendje ishte Gjermania asokohe dhe sa e rrezikshme ishte që të bëheshe me Gjermaninë asokohe. Se nuk duhet harrojmë një moment kyç që është Karta e Atlantikut e gushtit të ’41-shit, ku praktikisht ishte shkruar shumë qartë që e para nuk njihen ndryshime territoriale të bëra me force nga blloku nazi-fashist. E dyta, thuhet qartë aty që të gjitha zgjidhen mbi parimin e vetvendosjes, se ishte përvoja Luftës së Parë Botërore. Por mbi të gjitha theksohet rruga e drejtë që duhet ndjekur çdo popull që është antifashizmi.”

Flasim gjithashtu për trashëgiminë e ndërlikuar të Mbretit Zog. Si sistemi arsimor i ndërtuar prej tij krijoi kushtet për formimin e një rinie me prirje komuniste; ikjen e tij në momentin e pushtimit dhe llogaritë politike që formësuan të ardhmen e vendit.

Doja ta kisha Kasmin sot në Apostrof sepse debatet tona në lidhje me këtë periudhë tregojnë shumë në lidhje me mënyrën se si e praktikojmë sot politikën dhe sa lehtësisht besnikëritë tona të së tashmes mund të ndikojnë ato që duam të pranojmë ose jo në lidhje me të shkuarën.

“Lufta e heshtur” për Kosovën, ambasadori Mazi promovon librin në Tetovë dhe zbulon prapaskenat: Nuk kishim ushtri apo ekonomi, vetëm forcën e argumentit
Ish-ambasadori shqiptar Zef Mazi tha se diplomacia e Shqipërisë zhvilloi një betejë të gjatë dhe shpesh të padukshme për të bindur bashkësinë ndërkombëtare se Kosova nuk mund të trajtohej thjesht si çështje e të drejtave të pakicave kombëtare, por si një problem i veçantë politik dhe juridik që kërkonte zgjidhje ndërkombëtare, raporton KDP.

Duke folur në promovimin e librit të tij “Kosova – Lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991–1999)”, në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, Mazi solli dëshmi nga veprimtaria e diplomacisë shqiptare gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Promovimi u organizua në kuadër të aktiviteteve shkencore dhe kulturore për 25-vjetorin e themelimit të UEJL-së. Në të morën pjesë diplomatë, ish-diplomatë, përfaqësues politikë, akademikë dhe studentë, ndërsa libri u prezantua nga akademiku Abdylmenaf Bexheti dhe ish-ambasadori i Kosovës, Avni Spahiu. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Mazi: Nuk kishim fuqi ushtarake apo ekonomike, vetëm argumentin diplomatik

Ish ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë – Avni Spahiu dhe Zef Mazi

Mazi, i cili ka shërbyer për dekada në diplomacinë shqiptare, tha se libri është ndërtuar mbi dokumente arkivore, telegrame, raporte dhe korrespondenca diplomatike të periudhës kur Shqipëria përpiqej të siguronte mbështetje ndërkombëtare për Kosovën.

Ai shpjegoi se gjatë shërbimit si ambasador në Vjenë, veçanërisht pranë Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE), kishte ruajtur një arkiv të gjerë dokumentesh.

Sipas tij, materiali përfshinte rreth 6.000 faqe telegramesh konfidenciale, raportesh të dërguara drejtuesve të shtetit shqiptar, procesverbalesh takimesh dhe korrespondencash diplomatike.

Mazi tha se i ishin dashur vite për ta përzgjedhur dhe sistemuar këtë material, në mënyrë që të shpjegonte jo vetëm zhvillimet politike, por edhe mënyrën se si funksiononte diplomacia prapa dyerve të mbyllura.

“Shqipëria nuk kishte as fuqi ushtarake, as fuqi ekonomike për t’ia imponuar vullnetin e saj botës. E vetmja armë që kishim ishte fjala, argumenti diplomatik, këmbëngulja e pandërprerë dhe puna e heshtur”, tha Mazi.

Ai e përshkroi këtë përpjekje si një proces të gjatë bindjeje të qeverive dhe organizatave ndërkombëtare për rëndësinë e çështjes së Kosovës.

Përplasja me ndërkombëtarët: Kosova nuk është pakicë kombëtare

Një nga episodet që Mazi veçoi ishte debati me Komisionerin e Lartë të KSBE-së për Pakicat Kombëtare, diplomatin holandez Max van der Stoel.

Sipas Mazit, në fillim të viteve 1990, një pjesë e diplomacisë evropiane e trajtonte Kosovën në të njëjtën kategori me çështjet e pakicave kombëtare në ish-Jugosllavi.

Ai tha se diplomacia shqiptare kundërshtonte këtë qasje, duke argumentuar se Kosova kishte pasur pozitë të veçantë kushtetuese në federatën jugosllave dhe se shqiptarët përbënin një nga popullsitë më të mëdha të saj.

“Ne na duhej t’u shpjegonim me durim dhe me argumente juridike e historike se Kosova nuk ishte çështje minoriteti”, tha Mazi.

Sipas rrëfimit të tij, van der Stoel kishte synuar ta përfshinte Kosovën në mandatin e Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare, por diplomacia shqiptare e kishte kundërshtuar këtë.

“Zoti Komisioner, ju keni mandat për pakicat kombëtare; shqiptarët e Kosovës nuk janë pakicë, ndaj ju nuk mund të merreni me Kosovën”, kujtoi Mazi qëndrimin e shprehur në atë kohë.

Ai tha se ky pozicion kishte qenë i vështirë për t’u mbrojtur përballë presioneve diplomatike, por e konsideronte të rëndësishëm për ruajtjen e karakterit të veçantë të çështjes së Kosovës.

Mazi kujtoi gjithashtu se diplomacia shqiptare kishte paralajmëruar rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon, përfshirë Maqedoninë, nëse çështja e Kosovës nuk trajtohej në mënyrë të përshtatshme.

Nga Vjena te Kombet e Bashkuara

Ish-ambasadori përmendi edhe përpjekjet për vendosjen e pranisë ndërkombëtare vëzhguese në Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë në fillim të viteve 1990.

Sipas tij, diplomacia shqiptare kishte punuar me vendet partnere për të kapërcyer pengesat në vendimmarrjen e KSBE-së, ku kërkohej konsensus.

Mazi foli edhe për takimet diplomatike që lidhen me presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai kujtoi një vizitë të Rugovës në Vjenë në vitin 1992, gjatë së cilës ishte diskutuar ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës.

Një nga momentet që ai veçoi ishte dëshira e Rugovës për të vizituar Muzeun e Historisë së Artit në Vjenë dhe për të parë përkrenaren dhe shpatën e Skënderbeut.

Mazi e përshkroi këtë si një gjest me simbolikë të veçantë kombëtare.

Ai përmendi gjithashtu kontaktet diplomatike me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, gjatë përshkallëzimit të krizës në Kosovë në vitin 1998.

Një tjetër episod i përshkruar prej tij lidhej me bisedimet me përfaqësuesin e Kinës në Kombet e Bashkuara përpara miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, kur diplomacia ndërkombëtare kërkonte të shmangte përdorimin e vetos.

Bexheti: Shqipëria bëri më shumë për Kosovën sesa është perceptuar

Akademiku Abdylmenaf Bexheti tha se libri i Mazit ndihmon në rishikimin e perceptimeve mbi rolin e Shqipërisë në mbështetjen e Kosovës gjatë viteve 1990.

Sipas tij, për një kohë të gjatë kishte ekzistuar bindja se shteti shqiptar nuk kishte bërë mjaftueshëm për Kosovën. Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e përfshira në libër, sipas Bexhetit, paraqesin një tablo më komplekse.

Ai theksoi se veprimtaria diplomatike e Shqipërisë duhet të vlerësohet duke marrë parasysh gjendjen politike dhe ekonomike të vendit në atë periudhë.

Bexheti kujtoi se Shqipëria përballej me vështirësi të mëdha të brendshme, veçanërisht gjatë krizës së vitit 1997. Ai tha se një nga sfidat më të mëdha diplomatike ishte dallimi i çështjes së Kosovës nga trajtimi i përgjithshëm i të drejtave të pakicave në ish-Jugosllavi.

Sipas Bexhetit, diplomacia evropiane për një periudhë i trajtonte në një kuadër të përbashkët Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, Sanxhakun dhe Vojvodinën. Por kjo qasje, sipas tij, nuk pasqyronte dallimet politike dhe kushtetuese të Kosovës.

Bexheti kujtoi edhe takimet e tij me përfaqësues të lartë gjermanë gjatë viteve 1990, përfshirë ministrin e Jashtëm Klaus Kinkel dhe kancelarin Helmut Kohl. Ai tha se në atë kohë diskutimet ndërkombëtare përqendroheshin kryesisht në standardet e të drejtave të njeriut, ndërsa kërkesat politike për statusin e Kosovës përballeshin me pengesa të mëdha.

Bexheti e vlerësoi librin si një burim të rëndësishëm për studentët, studiuesit dhe diplomatët.

Spahiu: Diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës veproi në mënyrë të bashkërenduar

Ish-ambasadori i Kosovës, Avni Spahiu, tha se libri sjell dëshmi të dorës së parë për një nga periudhat më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.

Ai e përshkroi Mazin si një diplomat që kishte luajtur rol të rëndësishëm si në përfaqësimin e politikës së jashtme të Shqipërisë, ashtu edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Sipas Spahiut, diplomacia shqiptare dhe përfaqësuesit politikë të Kosovës kishin zhvilluar bashkëpunim të ngushtë në vitet 1990, përfshirë kontaktet me qeverinë e Kosovës në ekzil dhe me kryeministrin e atëhershëm Bujar Bukoshi.

Ai tha se Mazi kishte mbajtur kontakte të rregullta me përfaqësuesit e Kosovës dhe shpesh kishte ndihmuar në koordinimin e veprimeve diplomatike.

Spahiu kujtoi edhe një udhëtim me Ibrahim Rugovën në Vjenë, gjatë të cilit Mazi kishte ndihmuar në përgatitjen e takimeve me përfaqësuesit austriakë.

Sipas tij, bashkërendimi i diplomacisë së Shqipërisë dhe përfaqësuesve të Kosovës ishte i rëndësishëm për të siguruar që qëndrimet shqiptare të dëgjoheshin në kancelaritë evropiane.

Ai vlerësoi se libri ofron material të rëndësishëm për të kuptuar mënyrën se si u ndërtua mbështetja ndërkombëtare për Kosovën.

Hudhri: Libri mbështetet në mijëra faqe dokumentesh diplomatike

Botuesi Bujar Hudhri, drejtues i shtëpisë botuese “Onufri”, tha se vepra e Mazit nuk është thjesht një libër kujtimesh personale.

Sipas tij, autori ka sistemuar dhe analizuar rreth 6.000 faqe dokumente arkivore, përfshirë telegrame diplomatike, raporte konfidenciale dhe korrespondenca zyrtare.

Hudhri tha se libri paraqet një përpjekje për të dokumentuar punën e diplomacisë shqiptare në një periudhë kur Shqipëria përballej me vështirësi të mëdha ekonomike dhe politike.

Ai e vlerësoi botimin si një referencë për historianët, studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatët e rinj.

Rektori Ibraimi: Historia diplomatike duhet të studiohet nga brezat e rinj

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Sadudin Ibraimi, tha se promovimi i librit përbën një kontribut të rëndësishëm në aktivitetet akademike dhe kulturore të universitetit.

“Sot nuk promovojmë thjesht një libër. Promovojmë një dëshmi të një prej dekadave më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, deklaroi Ibraimi.

Rektori i UEJL-së u ndal te perceptimet që kanë ekzistuar për angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Kosovës gjatë periudhës së shpërbërjes së Jugosllavisë.

Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut, për një kohë të gjatë, ka pasur vlerësime se Shqipëria nuk kishte bërë mjaftueshëm për Kosovën.

“Për shumë kohë, edhe këtu në Maqedoninë e Veriut, ka ekzistuar perceptimi se Shqipëria nuk kishte bërë sa duhej për Kosovën gjatë atyre viteve”, tha Ibraimi.

Megjithatë, ai theksoi se veprimtaria e shtetit shqiptar nuk mund të gjykohet pa marrë parasysh kushtet në të cilat zhvillohej diplomacia e tij.

“Roli i saj duhet të vlerësohet në kontekstin e kohës, të rrethanave politike dhe ekonomike, si dhe të mundësive të kufizuara që kishte vetë shteti shqiptar”, deklaroi rektori.

Sipas Ibraimit, një nga vlerat kryesore të librit të Mazit është mundësia për të njohur veprimet diplomatike që nuk kanë qenë të dukshme për opinionin publik.

“Pikërisht këtu qëndron një nga vlerat e këtij libri: mundësia për ta njohur më mirë atë që është bërë, përtej asaj që ishte e dukshme për opinionin publik”, theksoi ai.

Duke folur për përmbajtjen e librit, Ibraimi tha se autori rikthen në vëmendje një periudhë vendimtare për historinë moderne të Kosovës.

Vitet 1991–1999, sipas tij, karakterizoheshin nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, represioni i regjimit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përpjekjet për ta vendosur çështjen e Kosovës në agjendën ndërkombëtare.

Ai tha se titulli i librit, “Lufta e heshtur”, e orienton vëmendjen drejt një dimensioni të historisë që shpesh mbetet jashtë debatit publik.

“Titulli i librit, ‘Lufta e heshtur’, na fton të reflektojmë mbi një dimension të kësaj historie që nuk është gjithmonë i dukshëm për publikun: diplomacinë, negociatat, përpjekjet për të ndërtuar aleanca dhe për ta bërë zërin e Kosovës të dëgjohej në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Ibraimi.

Sipas tij, dokumentimi i këtyre proceseve ndihmon në krijimin e një kuptimi më të plotë të zhvillimeve që ndikuan në të ardhmen e Kosovës.

Rektori theksoi edhe rëndësinë akademike të botimit, duke e cilësuar atë si një burim të mundshëm referimi për studimin e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ai tha se libri mund të jetë i dobishëm për studentët dhe studiuesit e shkencave politike, diplomacisë, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave juridike.

“Besoj se ai do të shërbejë si literaturë e vlefshme referimi për studiuesit dhe studentët”, tha Ibraimi.

Megjithatë, sipas tij, një dëshmi historike nuk duhet të konsiderohet si përfundim i debatit akademik.

“Një dëshmi e tillë nuk e përmbyll diskutimin shkencor. Përkundrazi, ajo hap rrugë për pyetje të reja, hulumtime të mëtejshme dhe një kuptim më të plotë të së kaluarës”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Ibraimi iu drejtua edhe autorit Zef Mazi, duke ngritur pyetje për motivet që e shtynë të shkruante librin dhe për çështjet që mbeten të hapura për studime të mëtejshme.

Ai tha se do të ishte me interes të kuptohej përse autori vendosi ta botonte këtë dëshmi pikërisht tani dhe cilat aspekte të diplomacisë së asaj periudhe meritojnë ende hulumtim.

Rektori kërkoi gjithashtu që përvoja e dokumentuar në libër të shërbejë për edukimin e brezave të rinj.

Sipas tij, njohja e historisë nuk duhet të kufizohet në rikujtimin e ngjarjeve, por duhet të ndihmojë në nxjerrjen e mësimeve për të ardhmen.

“Vlera e njohjes së historisë nuk qëndron vetëm në të kuptuarit e asaj që ka ndodhur, por edhe në urtësinë për të nxjerrë mësime prej saj dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, deklaroi Ibraimi.

Mësimet e diplomacisë për brezat e rinj

Në përfundim të fjalës së tij, Mazi u drejtua veçanërisht studentëve, duke theksuar se ngjarjet historike nuk përcaktohen vetëm nga luftërat apo protestat, por edhe nga negociatat dhe puna diplomatike.

Sipas tij, përvoja e viteve 1990 dëshmon rëndësinë e argumenteve juridike, njohjes së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndërtimit të aleancave.

“Historia nuk bëhet vetëm në frontet e luftës apo në sheshe me protesta. Një pjesë shumë e madhe e fatit të kombeve vendoset në tavolinat e bisedimeve, me dije, me argumente, me dinjitet dhe me punë të palodhur e të heshtur”, tha Mazi.

Promovimi në Tetovë riktheu në vëmendje një periudhë kur diplomacia shqiptare dhe përfaqësuesit politikë të Kosovës kërkonin mbështetje ndërkombëtare në rrethana të vështira politike.

Për pjesëmarrësit në diskutim, dokumentimi i këtyre përpjekjeve përbën një kontribut në studimin e historisë së Kosovës dhe të rolit që diplomacia luajti në zhvillimet e mëvonshme politike.

KDPolitik.com është prodhim mediatik i “Institutit për Bashkëpunim Rajonal” BIRC

Tirana përkujton 82-vjetorin e Çlirimit. 17 nëntori, një nga momentet më të rëndësishme të historisë
Sot, më 17 nëntor 2026, Tirana përkujton 82-vjetorin e çlirimit nga pushtimi gjerman, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së kryeqytetit shqiptar.

Tirana u çlirua më 17 nëntor 1944, pas 19 ditësh luftimesh të ashpra mes forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe trupave gjermane. Operacioni nisi më 29 tetor dhe u zhvillua në disa faza, duke përfshirë përleshje të forta në rrugët, lagjet dhe zonat përreth qytetit.

Një rol të rëndësishëm në këtë operacion luajtën forcat partizane, të drejtuara nga komandantë si Mehmet Shehu, si dhe Beteja e Mushqetasë, më 13–14 nëntor 1944, e cila ndikoi në dobësimin e forcave gjermane.

Pas tërheqjes së trupave gjermane, më 17 nëntor Tirana u shpall e çliruar, duke shënuar fundin e pushtimit gjerman në kryeqytet dhe një moment vendimtar për Shqipërinë.

Çlirimi i qytetit u shoqërua me sakrifica dhe humbje të shumta njerëzore, ndërsa 11 ditë më vonë, më 28 nëntor 1944, qeveria shqiptare hyri zyrtarisht në kryeqytet.

82 vite më pas, 17 Nëntori mbetet një datë e rëndësishme përkujtimore për Tiranën, duke rikthyer në vëmendje historinë, sakrificat dhe ngjarjet që shënuan fundin e Luftës së Dytë Botërore në kryeqytetin shqiptar.

DOSSIER / Spiropali, as e para dhe as e fundit?! Historia e përjashtimeve në PS ndër vite
Largimi i Elisa Spiropalit nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste nuk është as rasti i parë dhe as një precedent i panjohur. Përtej zhurmës së krijuar rreth vendimit më të fundit të Asamblesë Socialiste, historia e PS-së tregon se përjashtimet, shkarkimet dhe largimet si pasojë e vendimmarrjes politike kanë qenë pjesë e zhvillimeve të brendshme në këtë parti.

Rasti më i bujshëm ka qenë ai i përjashtimit të ish-kryetarit të partisë, Fatos Nano, në vitin 2007, pas votimit të gjashtë deputetëve socialistë pro kandidaturës së Bamir Topit për President të Republikës.

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë, Edi Rama këmbënguli duke iu referuar këtij rasti si shembullit më të rëndësishëm të vendimeve të marra nga partia në funksion të ruajtjes së normave dhe disiplinës së brendshme.

Edhe asokohe, vendimi u mor në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, ku në fjalimin e tij, Rama do të deklaronte: “Si socialist s’do të kisha dashur kurrë të shihja ish-kryetarin e partisë sime të rrihte gjoksin si regjisori i shfaqjes së turpshme të shitjes së 6 mandateve të popullit opozitar, për të shpëtuar Sali Berishën nga ballafaqimi me votën e shqiptarëve. Përfitoj nga rasti që të komunikoj për projektin politik të Partisë Socialiste, pjesë e të cilit zoti Nano nuk është më”.

Gjashtë deputetët që ishin pjesë e zgjedhjes së Bamir Topit si President, në kundërshtim me vendimin politik të PS-së, përkatësisht Paulin Sterkaj, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Taulant Dedja dhe Hamit Kosta, u përjashtuan nga Grupi Parlamentar.

Në dhjetor 2011, Kastriot Islami u përjashtua nga Grupi Parlamentar pas mosrespektimit të një vendimi politik. Ishte periudha e përplasjeve me Lëvizjen për Mendim Ndryshe, ku bënin pjesë Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani dhe Marko Bello.

Në vitin 2015, Tom Doshi u përjashtua nga Grupi Parlamentar pas përplasjeve publike me drejtimin socialist.

Viti 2016 solli largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, të cilët themeluan partinë LIBRA. Blushi kishte deklaruar se ishte përjashtuar nga drejtimi i PS-së në Elbasan.

Po atë vit, Koço Kokëdhima u shkarkua nga funksionet drejtuese dhe u largua nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

Në vitin 2018, Gjetan Gjetani u përjashtua nga Grupi Parlamentar socialist pas kritikave publike ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Në vitin 2021, Dritan Leli u përball me përjashtimin nga PS-ja pas përplasjeve politike me drejtimin e saj.

Tani radha i ka ardhur Elisa Spiropalit, pas sulmeve të vazhdueshme të saj ndaj qeverisë dhe linjës politike të mazhorancës.

Historia e PS-së nuk fillon me Elisa Spiropalin dhe as vendimet politike të Edi Ramës nuk janë një zhvillim i lindur në nëntor 2026.

Precedentët janë të shumtë, arsyet kanë qenë të ndryshme dhe jo të gjitha vendimet kanë pasur të njëjtën natyrë. Ato mund të diskutohen dhe të kundërshtohen, por nuk mund të paraqiten si një praktikë e panjohur.

/a.r

VIDEO / 10 të fortët e Tiranës! Emrat që bënë bujë pas viteve ’90, histori e pamje të rralla
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria po dilte nga një prej periudhave më të izoluara të historisë së saj. Regjimi komunist kishte rënë, kufijtë po hapeshin dhe shoqëria po përballej me ndryshime të mëdha politike, ekonomike dhe sociale.

Liria e sapofituar u shoqërua edhe me pasiguri. Institucionet ishin të brishta, varfëria ishte e përhapur dhe funksionimi I institucioneve po kalonte një periudhë të vështirë.

Në këtë realitet, në rrugët e Tiranës nisën të shfaqeshin të rinj që kërkonin të impononin autoritetin e tyre.

Nuk ishin domosdoshmërisht pjesë e strukturave të mirëfillta të krimit të organizuar që do të shfaqeshin vite më vonë. Në fillim, gjithçka lidhej me lagjen, shoqërinë, reputacionin dhe forcën fizike.

Një konflikt banal mund të kthehej në një përplasje mes grupeve. Një fyerje mund të kërkonte hakmarrje. Dhe një emër i njohur në lagje mund të kthehej brenda pak kohësh në një personazh që përmendej në të gjithë kryeqytetin.

Një motor, një makinë apo një grup shokësh që të shoqëronin kudo, shpesh mjaftonin për të krijuar imazhin e të fortit.

Por, me kalimin e kohës, këto rivalitete do të merrnin një tjetër përmasë. Disa prej këtyre personazheve do të përfshiheshin në ngjarje të rënda kriminale, ndërsa konfliktet mes tyre do të linin pas viktima dhe familje të shkatërruara.

Në këtë histori, një nga emrat që u bë i njohur që në fillimet e tranzicionit ishte Gazmend Muça.

GAZ MUÇA, I FORTI I “RRUGËS BARDHYL”

I njohur gjerësisht si Gaz Muça, ishte një prej personazheve më të përfolur të Tiranës në fillim të viteve ’90. , I cilësuar si I pari gangster shqiptar pas tranzicionit. Ai vepronte në zonën e rrugës Bardhyl, Pazarit të Ri dhe Xhamllikut. Fama iu rrit ndjeshëm në gusht të vitit 1991, kur ai udhëtoi drejt Italisë me anijen “Vlora”, së bashku me mijëra shqiptarë të tjerë që kërkonin një jetë më të mirë. Ngjarjet e dhunshme dhe kaotike që pasuan mbërritjen e emigrantëve në Bari, përfshirë ato në stadiumin “Victoria”, u pasqyruan gjerësisht nga mediat italiane. Ai organizoi revoltën e shqiptarëve të arratisur nga stadiumi i Barit. Episodet që lidheshin me Gaz Muçën dhe grupin e tij do të bëheshin pjesë e reputacionit të tij në Shqipëri.

Pas kthimit në atdhe, emri i tij u përmend edhe në Parlament nga deputeti Azem Hajdari, në kontekstin e shqetësimeve për sigurinë dhe veprimtarinë e personazheve të njohur të rrugës. Kështu, një emër që deri atëherë lidhej kryesisht me një zonë të Tiranës, kapwrceu kufirin e kryeqytetit, e po ashtu dhe konfliktet mund të merrnin përmasa të pakontrollueshme.

Më 7 prill 1992, Gazmend Muça u vra në zonën e Xhamllikut, në moshën 23-vjeçare. Sipas të dhënave të publikuara për çështjen gjyqësore, ai u qëllua me armë automatike nga Naim Zyberi. Ky i fundit u arrestua më vonë dhe u dënua për vrasjen.

Ekzekutimi nuk shënoi vetëm fundin e jetës së një prej emrave më të njohur të asaj kohe. Ajo do të bëhej edhe pikënisja e një zinxhiri hakmarrjesh që do të vazhdonte për vite me radhë. Dhe në këtë histori, një rol të rëndësishëm do të kishte edhe vëllai i tij i vogël, Taulant Muça.

TAULANT MUÇA DHE CIKLI I HAKMARRJES

Taulant Muça njihet në kronikën e zezë shqiptare si vëllai i vogël i Gaz Muçës. Në mars të vitit 1992, një konflikt për një motor në zonën pranë ish-restorant Durrësit u kthye në një episod që do të lidhej më vonë me ngjarjet tragjike të kryeqytetit. Sipas rrëfimeve të publikuara, Taulant Muça i mori me forcë motorin një të riu. Në ngjarje ishte i pranishëm edhe Franc Konomi, i lidhur me grupin e Naim Zyberit.

Konomi e rrahu Taulant Muçën dhe e paralajmëroi të mos kthehej më atë zonë. Ky incident krijoi frikë tek grupi i Naim Zyberit se Taulanti do t’i tregonte vëllait të tij, Gaz Muçës. Kjo çoi në vrasjen e vetë Gazmend Muçës më 7 prill 1992, duke hapur një seri hakmarrjesh dhe përplasjesh të përgjakshme mes grupeve të Tiranës në vitet ’90. Pas kwsaj Taulant Muça qëlloi mbi dy persona të lidhur me grupin rival, duke ekzekutuar Fatos Ketën (vëllain e Besnik Ketës, i cili ishte pjesë e rrethit të Naim Zyberit).

Cikli i hakmarrjes nuk u ndal me aq. Më 31 korrik 1998, teksa po kthehej nga plazhi pranë shtëpisë së tij afër Spitalit të Fëmijëve në Tiranë, Taulant Muça ra në një pritë të organizuar. Ndaj tij u shkrehën plot 76 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.

Për këtë vrasje, Drejtësia Shqiptare akuzoi më vonë Besnik Ketën dhe Dorian Stafën. Prokuroria vërtetoi se Besnik Keta e ekzekutoi Taulant Muçën për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij, Fatosit, duke mbyllur kështu një tjetër kapitull tragjik të kësaj historie.

Kështu, një konflikt që kishte nisur me përplasje mes të rinjve u shndërrua në një histori shumëvjeçare vrasjesh. Një vrasje solli një tjetër. Një hakmarrje krijoi armiqësi të reja. Dhe emrat e përfshirë në këto ngjarje do të vazhdonin të shfaqeshin në kronikën e zezë shqiptare. Në qendër të një prej grupeve të njohura të asaj periudhe ishte Naim Zyberi, personazhi që do të lidhej drejtpërdrejt me vrasjen e Gaz Muçës.

NAIM ZYBERI, I NJOHUR SI KUKSIANI

I njohur edhe si “Kuksiani”, ishte një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Tiranë gjatë fillimit dhe mesit të viteve ’90. Ai ishte kreu i grupit që njihej si banda e “Trenit të Vjetër” ose e “Restorant Durrësit”. Në këtë rreth përmendeshin edhe emra si Franc Konomi dhe pjesëtarë të familjeve Keta.

Përplasjet me grupet e tjera të kryeqytetit do ta bënin këtë zonë pjesë të një prej historive më të njohura të dhunës së viteve të para të tranzicionit. Ai njihet si njeriu që ekzekutoi Gaz Muçën, krim për të cilin u burgos. Gjatë kohës që vuante dënimin, fitoi një lloj statusi të veçantë pasi mori përsipër mbrojtjen e liderëve politikë të burgosur në atë kohë, si Fatos Nano dhe Ramiz Alia. Vite më vonë, ish-kryeministri Nano dëshmoi publikisht në televizione për trimërinë e Zyberit dhe respektin që ai gëzonte brenda mureve të burgut.

Gjatë trazirave të vitit 1997 dhe hapjes masive të burgjeve në Shqipëri, Zyberi arriti të arratisej dhe të rifitonte lirinë ndwrsa u përfshi në konflikte gjobëvënieje. Më 2 korrik 1997, ai shkoi për të kërkuar Fatmir Ramën (Mirin e Xhikes). Te dera doli Artur Grori, të cilin Zyberi dhe shoqëruesit e tij e qëlluan për vdekje me plumb në zemër. Kjo vrasje do të kishte pasoja të menjëhershme. Vëllai i Arturit, Arben Grori, do të niste një histori hakmarrjeje që do të vazhdonte përtej kufijve të Shqipërisë.

ARTUR DHE ARBEN GRORI, HAKMARRJA QË KALOI KUFIRIN

Në korrik të vitit 1997, vrasja e Artur Grorit në Tiranë shënoi një tjetër pikë kthese në përplasjet mes personazheve të njohur të asaj kohe. Autori i drejtpërdrejtë i vrasjes Naim Zyberi pas ngjarjes u largua drejt Italisë, por u ndoq këmba-këmbës nga Arben Grori dhe bashkëpunëtori i tij, Gerd Gjenerali (Gjinarari). Atentati i parë iu bë në një bar në Torino, ku Zyberi mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua për mjekim në spitalin “San Paolo” në Milano. Por edhe spitali nuk do të ishte një vend i sigurt për të. Më 6 gusht 1997, Arben Grori dhe Gerd Gjenerali u futën në spital duke u prezantua si miq të Naim Zyberit. Ata mbanin një pistoletë me silenciator dhe e ekzekutuan Zyberin në krevatin e tij të spitalit.

Arben Grori u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit në Milano, Itali. Prej vitit 2019, Grori ka kërkuar vazhdimisht rigjykimin dhe rishikimin e këtij vendimi (duke pretenduar dënim me 25 vjet burg në vend të burgimit të përjetshëm përmes ndryshimeve ligjore dhe vendimeve të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut), duke kaluar çështjen në disa shkallë gjyqësore dhe duke u shoqëruar me përplasje procedurale, ndryshime gjyqtarësh dhe vendime të ndryshme nga gjykatat e Tiranës, Elbasanit dhe më gjerë. Kjo histori përmbledh në mënyrë tragjike logjikën e hakmarrjes që karakterizoi një pjesë të përplasjeve të asaj periudhe. Një vrasje në Tiranë u pasua nga një largim jashtë vendit. Largimi u pasua nga një atentat. Dhe atentati përfundoi me një tjetër vrasje, këtë herë brenda një spitali italian.

Por ndërsa disa konflikte i kapërcyen kufijtë e Shqipërisë, të tjerë vazhduan të zhvilloheshin në rrugët e vetë Tiranës. Një prej emrave që mbeti i lidhur me fillimet e kësaj historie ishte Franc Konomi.

FRANC KONOMI, “MOHIKANI I FUNDIT” I TË FORTËVE

Franc Konomi ishte një nga figurat e njohura të botës së krimit dhe përplasjeve të bandave në Tiranë gjatë viteve ’90 deri 2000, i njohur shpesh si “i forti” i Rrugës Bardhyl” ose i zonës së trenit. Konomi ishte pjesë e grupeve të të rinjve që diktonin rregullat në kryeqytet pas rënies së regjimit komunist.

Emri I tij lidhej me ngjarje të hershme, përfshirë vrasjen e Gaz Muçës në vitin 1992. Megjithatë, roli i Konomit në atë ngjarje është përshkruar ndryshe në raportime të ndryshme.

Për shumë vite, mbeti një nga emrat e njohur të kësaj periudhe, kur rivalitetet mes grupeve të Tiranës ishin ende të lidhura ngushtë me lagjet dhe rrethet shoqërore. Por ngjarja që do t’i jepte fund jetës së tij ndodhi shumë më vonë. Më 8 korrik 2010, rreth orës 11:20, Franc Konomi u vra me 10 plumba pranë “Pazarit të Ri” (“Ushtari i panjohur”) në Tiranë. U qëllua për vdekje teksa lëvizte me një makinë Mercedes-Benz të zezë. Atentati u krye nga dy persona të maskuar që udhëtonin me një motor me targa greke. Prokuroria e Tiranës hetoi disa pista, mes të cilave hakmarrja e vjetër (vrasja e Gaz Muçës) dhe lidhjet e mundshme me trafikun e ndërkombëtar të drogës.

Vrasja e Konomit, gati dy dekada pas ngjarjeve të para të viteve ’90, tregoi se disa nga konfliktet e asaj periudhe kishin lënë pas një histori të gjatë dhe të ndërlikuar. Por jo të gjithë personazhet e kësaj historie e ndërtuan ndikimin e tyre në të njëjtën mënyrë. Në vitin 1997, kur Shqipëria u përfshi nga trazira të rënda, një tjetër emër do të bëhej simbol i autoritetit lokal: Nehat Kulla, i njohur si Gjenerali.

NEHAT KULLA, GJENERALI

Viti 1997 ishte një nga periudhat më të vështira të historisë së Shqipërisë pas rënies së komunizmit. Kriza e skemave piramidale, trazirat dhe shpërbërja e rendit publik në shumë zona krijuan një situatë ku autoriteti i shtetit u dobësua rëndë. Në këtë realitet u bë i njohur Nehat Kulla, personazh i cili cilësohej si i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997. Ai kishte grabitur dhe lëvizte me një kamionçinë ushtarake tip Shevrolet me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Banda e tij u krijua gjatë trazirave të këtij viti. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij.

Para se të  merrtë famën, në dhjetor të vitit 1996 ai dënohet me 11 vjet burg për vrasjen e Petrit Moriçenit dhe vëllezërve Neziri, njëri prej të cilëve me detyrë polic pranë komisariatit 4 në Tiranë. Në burg ai u njoh edhe me Fatos Nanon, asokohe kundërshtarët politikë publikuan një foto të tij në burg me Nehat Kullën.  Në vitin 1997 arratiset nga burgu. Por, qetësia e Kullës do të prishej në vitin 1999, kur një tjetër personazh i njohur do të arrinte t’ia vinte atij prangat. I paprekshmi Kulla arrestohet në Elbasan, ndërsa udhëtonte me një grup miqsh në makinën e tij “Shevrolet”. Patrulla e policisë kërkoi të ndalont gjeneralin, sapo ai hyn në territorin ku drejtonte koloneli i hekurt, Edmond Koseni. Kulla nuk pranoi t’i ndalonte postobllokut të policisë, por Koseni arriti ta ndalonte.

Pas lirimit 2 vite më vonë, dukej se gjenerali tashmë 50-vjeçar do të rikthehej në jetën e qetë pranë familjes. Por, vetëm pak muaj më pas në vitin 2001, ai rikthehet në qeli nën akuzën e rrahjes së një grupi gazetarësh dhe dënohet me 5 vjet burg, por lirohet sërish për sjellje të mirë. Në vitin 2005, pas ardhjes në pushtet të të djathtëve, ai riarrestohet dhe dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit në vitin 1998 në Golem, shoferi i ish-Ministrit të Brendshëm Halit Shamata.

Nehat Kulla u lirua nga burgu në korrik të vitit 2019. Një vit më vonë, në qershor 2020, ai ndërroi jetë, pas problemeve shëndetësore që pasuan një ndërhyrje kirurgjikale dhe pasi ishte prekur nga COVID-19.

Historia e tij mbetet një prej portreteve më karakteristike të kaosit të vitit 1997, kur dobësimi i institucioneve krijoi hapësira për individë që pretendonin të ushtronin autoritet në vend të tyre. Por ndërsa Gjenerali u bë i njohur në një periudhë të shënuar nga rënia e rendit publik, në pjesë të tjera të Tiranës po shfaqeshin grupe të lidhura me veprimtari kriminale shumë më të rënda.

Një prej emrave të përmendur në këtë kontekst ishte Denis Gina.

DENIS GINA, I forti I “Rrugës së Kavajës”

Denis Gina ishte një nga emrat e njohur të kronikës së zezë në Tiranë gjatë viteve ’90. Ai është cilësuar si një prej krerëve apo eksponentëve kryesorë të grupit famëkeq të “Rrugës së Kavajës” dhe i përfshirë në trafikun e kokainës. Në fund të viteve ’90, përplasjet mes grupeve kriminale kishin marrë një tjetër përmasë. Konfliktet nuk kufizoheshin më vetëm në përballje fizike apo në rivalitete të lagjeve.

Në disa raste, atentatet kryheshin me armë të rënda dhe përfshinin automjete të blinduara. Një nga ngjarjet më të rënda të kësaj periudhe ndodhi më 22 qershor 1999, në zonën e Alliasit, në një vend të njohur si “Fusha e Druve”. Denis Gina 27 vjeç dhe miku i tij, Median Shehu, u vranë gjatë një atentati teksa udhëtonin me një automjet të blinduar. Sipas raportimeve të kohës, ndaj automjetit u përdor një armë antitank.

Për ngjarjen u akuzuan persona të lidhur me një grup rival, ndër ta Genc Ferhati dhe Ilir Bardhi. Ferhati u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Bardhi u vra me snajper në vitin 2000, gjatë kohës që ndodhej në burg.

Atentati në Allias ishte tregues i përshkallëzimit të dhunës në fund të dekadës. Në një qytet që ende po përpiqej të konsolidonte institucionet dhe rendin publik, përdorimi i armëve të rënda në konflikte kriminale e bënte sigurinë një shqetësim të përditshëm. Në këtë atmosferë, emra të ndryshëm do të bëheshin pjesë e historive që lidheshin me drogën, gjobëvënien dhe rivalitetet mes grupeve.

Një nga personazhet më të përfolur të fillimit të viteve 2000 ishte Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes.

FATMIR RAMA “MIRI I XHIKES”

Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes, ishte një nga figurat më të njohura dhe të fuqishme të botës së krimit në Shqipëri pas rwnies sw komunizmit dhe fillimit të viteve 2000. Në vitin 1990 ai largohet për emigrim bashkë me Arben dhe Artur Grorin, për t’u kthyer në 1995 dhe konsideruar si “të fortët e Rrugës së Elbasanit” me një “biznes” dhe rrjet të konsoliduar droge në Shqiperi dhe jo vetëm.

“Miri i Xhikes” asokohe arriti kulmin, duke u bërë njw ndwr njerwzit mw tw fuqishëm në Shqipëri. Nga biznesi i tij i drogës ka patur shumë legjenda dhe thuhej se numëroheshin në vit 80 milion euro fitime neto. Por më 29 mars 2003, historia e tij përfundoi në një atentat të rëndë. Ngjarja ndodhi në kompleksin “Kartodrom 2000”, në Lundër të Tiranës.

Persona të maskuar hapën zjarr me armë automatike. Nga atentati mbetën të vrarë Fatmir Rama “Miri i Xhikes”, kamarieri Julian Durishti dhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj u plagos. Për vrasjen u dënua me 20 vjet burg Lavdërim Tufa, i identifikuar përmes provave të ADN-së në vendngjarje, i cili më pas u lirua dhe u arrestua sërish vite më vonë për vepra të tjera penale. Pavarësisht arrestimeve dhe të akuzuarve apo të dyshuarve, vrasja e tij asnjëherë nuk u zbardh plotësisht. Urdhëruesit as që bëhet fjalë që të identifikoheshin.

Vrasja në Lundër ishte një nga ngjarjet që tronditën kryeqytetin në fillim të viteve 2000. Ajo shënoi edhe një tjetër moment në një histori ku shumë prej personazheve më të njohur të dekadës së mëparshme kishin përfunduar të vrarë. Por historia e të fortëve të Tiranës nuk kufizohej vetëm te grupet më të mëdha dhe atentatet e organizuara. Në disa raste, një konflikt i çastit, i nisur për një arsye fare të dobëta, mjaftonte për të përfunduar në tragjedi.

Një ngjarje e tillë ishte ajo që i mori jetën Ilir Hoxhës, të njohur si Lir Mzezi.

ILIR HOXHA “LIR MZEZI”, I FORTI I LAPRAKËS

I njohur më gjerësisht në jetën e përditshme dhe në rrethin e tij shoqëror si Lir Mzezi ka qenë një personazh i lidhur me ngjarjet e kryeqytetit në fund të viteve ’90. Ai njihej si një prej djemve “të fortëve” të zonës së Laprakës në Tiranë. Ai spikati me fizikun e tij shtatlartë dhe muskuloz. Lir Mzezi emigroi në Gjermani, ku atje qëndroi në burg. Pas emigrimit ai u kthye në Shqipëri. Jeta e tij u ndërpre tragjikisht më 11 dhjetor 1999.

Pranë një lavazhi makinash në Laprakë, Ilir Hoxha u përfshi në një përplasje me Shpend Elezin. Lir Mzezi u përball me Shpend Elezin sepse i bëri pis makinën që sapo kishte larë. Të dy qëlluan njëkohësisht njërit tjetrin me armë si sherifa. Elezi ndërroi jetë në vend, ndërsa Mzezi si pasojë e plagëve të marra dhe pasi kaloi natën në gjendje kome në Spitalin Ushtarak, Ilir Hoxha (Lir Mzezi) ndërroi jetë mëngjesin e datës 11 dhjetor 1999.

Të afërm të Mzezit thonë se në varrimin e tij nuk ishte parë asnjëherë aq pjesëmarrje e madhe. Historia e Lir Mzezit është një kujtesë e hidhur se dhuna e asaj periudhe nuk lidhej gjithmonë me rivalitete të mëdha kriminale apo me konflikte që zgjasnin prej vitesh. Ndonjëherë, mjaftonte një debat i zakonshëm për të kaluar në përdorimin e armëve.

Dhe në një shoqëri ku armët ishin të pranishme dhe kontrolli institucional përballej me vështirësi, pasojat mund të ishin fatale. Një tjetër histori e përgjakshme e fundit të viteve ’90 ishte ajo e Shkëlqim Xhabaftit, i njohur si i forti i Selitës.

SHKËLQIM XHABAFTI, I FORTI I SELITËS

Shkëlqim Xhabafti ishte një nga emrat e njohur në Tiranë gjatë viteve ’90. Ai njihej si i forti i Selitës, një zonë e kryeqytetit ku rivalitetet mes grupeve të ndryshme do të shoqëroheshin me disa prej ngjarjeve më të rënda të asaj kohe.

Çim Xhabafti u vra në vitin 1998 kur ishte vetëm 30 vjeç. Për ekzekutimin e tij u akuzuan anëtarët e bandës së Yzberishtit, vëllezërit Nazmi dhe Ilir Avdillari, si dhe Fatmir Avdillari i njohur si “Xubi i Yzberishtit”.

Këta i kishin grabitur makinën një biznesmeni të huaj dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një shok të tij polic, me makinë policie shkojnë te rivalët, për të biseduar se si mund t’ia kthenin mjetin. Negociatat nuk përfunduan siç pritej. Në bisedë e sipër, gjakrat u nxehën me vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari, qëlluan për vdekje Shkëlqim Xhabaftin dhe mikun e tij polic.

Të dy vëllezërit janë akuzuar se më 27 janar të vitit 98 kanë vrarë edhe biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i një fabrike këpucësh në Kombinat. Rossi sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo Shqiptare dhe u ekzekutua 100 metër larg fabrikës.

Këto ngjarje tregojnë se në fund të viteve ’90, konfliktet në Tiranë nuk përfshinin vetëm përballje mes të rinjve që kërkonin të impononin emrin e tyre në lagje.

Në disa raste, ato lidheshin me grabitje, interesa ekonomike, kërcënime dhe veprimtari të tjera kriminale.

Por, pavarësisht dallimeve mes grupeve dhe personazheve, një element mbeti i përbashkët, përdorimi i armëve si mënyrë për të zgjidhur konfliktet.

NJË EPOKË QË LA PAS GJURMË

Por këto histori nuk duhen parë si legjenda të njerëzve që diktonin rregullat e qytetit. Pas nofkave dhe reputacionit, kishte jetë të ndërprera, familje të goditura dhe një shoqëri që përpiqej të gjente rrugën drejt normalitetit.

Shumë prej ngjarjeve të kësaj periudhe vazhdojnë të përmenden edhe sot. Në fund, ajo që mbetet nuk është vetëm historia e personazheve që u bënë të njohur në rrugët e Tiranës. Është edhe historia e një periudhe kur liria, pasiguria, dobësia e institucioneve dhe dhuna u ndërthurën në mënyra që lanë gjurmë të thella.

Sepse emrat mund të harrohen… por pasojat e asaj që ndodhi nuk harrohen ashtu si dhe jetwt e humbura nuk kthehen.

Shkrimtari i njohur italian: Nga rrëfimet e panjohura të Kadaresë tek Enver Hoxha dhe sekretet e historisë
Diplomati, historiani dhe shkrimtari italian Maurizio Serra, anëtar i Akademisë Franceze, vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën në Dritare TV. Një rrëfim i rrallë për miqësinë me Ismail Kadarenë, historinë e diktaturave europiane, marrëdhëniet e Shqipërisë me Italinë dhe sfidat që kërcënojnë Europën e sotme.

I ardhur për herë të parë në Tiranë, me rastin e një aktiviteti kushtuar Ismail Kadaresë, Maurizio Serra rrëfen për Dritare TV një histori që nis nga letërsia dhe shkon deri në korridoret e diplomacisë ndërkombëtare.

Ai ka jetuar në Berlinin e ndarë nga Muri, ka qenë diplomat në Moskën sovjetike, ka njohur personalitete të mëdha politike dhe ka shkruar biografi për disa prej figurave më të debatueshme të shekullit XX, nga Benito Musolini te Curzio Malaparte dhe Gabriele D’Annunzio.

Por intervista nis me Ismail Kadarenë, shkrimtarin shqiptar me të cilin Serra kishte ndërtuar një miqësi të veçantë në Paris.

“Kadareja më bëri rrëfime që i ruaj si privilegj”

Maurizio Serra tregon se njohja me Kadarenë nisi falë së bijës, Besiana Kadare, me të cilën kishte qenë koleg në UNESCO.

Kur dëgjoi mbiemrin e saj, Serra i recitoi pothuajse përmendësh një fragment nga romani “Dimri i madh”.

“Dhe prej andej ajo më prezantoi me prindërit, me Ismailin dhe Helenën dhe u bëmë miq të mëdhenj”, kujton ai.

Takimet me familjen Kadare zhvilloheshin zakonisht të shtunave në mëngjes, në Paris.

“Ismail Kadare ishte një njeri që e studionte bashkëbiseduesin, nuk lëshohej lehtë. Por guxoj të them se me mua u ndie rehat dhe më bëri disa rrëfime miqësore, të cilat i ruaj me privilegj që i kam pasur prej tij.”

Sipas Serra-s, Kadareja jepte më të mirën në grupe të vogla, larg turmave dhe vëmendjes së tepërt.

Ai shpreh kënaqësinë që në Itali po rritet sërish interesi për veprën e Kadaresë dhe po përgatiten përkthime të reja.

Për Serra-n, Kadareja nuk është vetëm dëshmitar i komunizmit shqiptar, por një shkrimtar europian dhe universal.

“Një shkrimtar, për të qenë universal, duhet të jetë para së gjithash një shkrimtar i rrënjëve të veta.”

Musolini dhe italianët: Pyetja që Italia nuk ia ka bërë ende vetes

Një nga momentet më të rëndësishme të intervistës është analiza e Serra-s për Benito Musolinin.

I lindur në një familje antifashiste, ai shpjegon pse vendosi të shkruante për diktatorin italian dhe çfarë zbuloi gjatë kërkimeve të tij.

“Unë mendoj se problemi nuk është vetëm Musolini, problemi është Musolini dhe italianët.”

Serra ngre një pyetje që, sipas tij, shoqëria italiane nuk e ka trajtuar ende me objektivitetin e nevojshëm.

“Musolini erdhi në pushtet në 1922-shin, hyri në luftë në 1940-ën. Janë 18 vjet. Dhe për 18 vjet askush nuk ishte në gjendje ta përmbyste nga brenda diktaturën?”

Ai thekson se Musolini nuk u rrëzua nga një revoltë e brendshme e italianëve, por nga pasojat e një lufte të humbur.

Për historianin, të kuptosh një diktaturë do të thotë të analizosh jo vetëm diktatorin, por edhe shoqërinë që e pranoi dhe e mbajti në pushtet.

Shqipëria dhe Italia: Dokumente të panjohura për marrëdhëniet gjatë komunizmit

Në intervistë, Rudina Xhunga e pyet Serra-n edhe për gjurmët e pushtimit italian në Shqipëri dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Serra e përshkruan raportin shqiptaro-italian si një marrëdhënie historike dashurie, e cila ka kaluar nëpër periudha të vështira, por nuk e ka humbur lidhjen e saj kulturore.

“Marrëdhënia italo-shqiptare është një marrëdhënie aq e ngushtë saqë është historikisht një marrëdhënie dashurie.”

Një nga momentet më intriguese të bisedës vjen kur Serra flet për periudhën e izolimit komunist të Shqipërisë.

Ai zbulon se, pavarësisht mbylljes së vendit, kanë ekzistuar kontakte mes nomenklaturës shqiptare dhe Italisë.

“Nëse shkoni të shihni në arkivin e Ministrisë së Jashtme do të gjeni disa kontakte. Do të gjeni disa kontakte, edhe në vitet 1960 midis nomenklaturës së pushtetit shqiptar dhe Italisë, dhe mund të bëni zbulime interesante.”

Ky rrëfim hap një pistë të re kërkimi historik për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Romës gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Enver Hoxha dhe mjeku francez: Si përpiqej diktatori të joshte bashkëbiseduesit

Maurizio Serra tregon se figura e Enver Hoxhës e ka intriguar, megjithëse nuk ka kryer kërkime të thelluara arkivore për të.

Ai sjell në vëmendje librin “Mjeku dhe diktatori”, të mikut të tij, oftalmologut francez Yves Pouliquen, i cili kishte shkuar në Shqipëri për të trajtuar problemet e shikimit të Enver Hoxhës.

Sipas Serra-s, libri përshkruan mënyrën se si diktatori shqiptar përpiqej të magjepste mjekun francez përmes kulturës dhe njohurive të tij.

Serra tregon se Enver Hoxha fliste një frëngjishte të shkëlqyer, diskutonte për autorë francezë dhe i tregonte mjekut bibliotekën e tij.

Nga Muri i Berlinit te Moska sovjetike

Në rrëfimin për karrierën diplomatike, Serra kthehet te vitet kur jetonte në Berlinin Perëndimor dhe kalonte shpesh në Berlinin Lindor.

Ai kujton dramën njerëzore të qytetit të ndarë dhe faktin se njerëzit vazhdonin të humbnin jetën duke u përpjekur të kalonin Murin edhe pak përpara rënies së tij.

Sipas tij, Muri i Berlinit u rrëzua nga forca popullore, ndërsa udhëheqja e Gjermanisë Lindore kishte mbetur pa mbështetjen e Moskës së Gorbaçovit.

Serra kujton edhe një episod të pazakontë me ministrin e Jashtëm sovjetik Andrei Gromyko, i njohur për fytyrën e tij të ftohtë dhe të pandryshueshme.

Në një aeroport të Moskës, gjatë një dimri të ashpër, Gromyko i kishte vendosur sërish në kokë kapelën që diplomati i ri italian kishte hequr.

“Ju jeni këtu në Moskë në dimër, kurrë mos rrini pa shapkë në kokë në Moskë në dimër”, i kishte thënë ai.

Për Serra-n, ky gjest i vogël njerëzor tregonte se personazhet historike nuk ishin gjithmonë ashtu siç dukeshin nga jashtë.

Hitleri, Musolini dhe gabimi i Mynihut

Duke folur për librin e tij mbi Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, Serra analizon mënyrën se si udhëheqësit europianë u përpoqën të shmangnin luftën përmes lëshimeve ndaj Hitlerit.

Ai shpjegon se vendimet e asaj kohe duhen kuptuar në kontekstin e traumës së Luftës së Parë Botërore, kur opinionet publike britanike dhe franceze nuk dëshironin një tjetër katastrofë.

Por një nga gabimet më të mëdha ishte nënvlerësimi i Hitlerit.

Serra sjell edhe një paradoks historik: Musolini, megjithëse ishte afruar me Hitlerin, në atë fazë përpiqej të kufizonte zgjerimin gjerman në Europën Qendrore, për të mbrojtur interesat italiane.

Në analizën e fundit të dy diktatorëve, ai dallon ambicien ideologjike të Hitlerit nga egoja politike e Musolinit, e cila, sipas tij, ndikoi vendimin fatal për të hyrë në luftë.

Europa sot: Mes teknokracisë dhe populizmit

Biseda kalon nga historia te sfidat e Europës së sotme.

Serra paralajmëron se Bashkimi Europian përballet me dy probleme themelore: mungesën e koherencës dhe bashkëpunimit mes shteteve, si dhe largësinë e perceptuar mes klasës drejtuese dhe qytetarëve.

Ai përmend Shqipërinë, Francën dhe Spanjën si vende ku mund të vërehet kjo distancë.

Sipas tij, Europa duhet të gjejë një ekuilibër të vështirë “mes teknokracisë që nuk i tërheq njerëzit dhe populizmit që i tërheq tepër”.

Serra nënvizon se përgjegjësia më e madhe për të ardhmen e demokracisë u takon elitave.

“Unë besoj se problemi i vërtetë janë elitat shumë më tepër se njerëzit e zakonshëm. Janë elitat që duhet të bëjnë më shumë punën e tyre.”

Inteligjenca artificiale: Frika se teknologjia mund të zëvendësojë mendimin

I pyetur nga Rudina Xhunga për inteligjencën artificiale, Serra shpreh skepticizmin e tij.

Ai e konsideron të dobishme teknologjinë kur shërben si instrument informacioni dhe ndihme për njeriun, por shqetësohet për mundësinë që ajo të zëvendësojë procesin njerëzor të njohjes.

“Nëse e interpretojmë si diçka që na zëvendëson ne në procesin njohës… më frikëson shumë.”

Ai pranon se nuk është specialist i fushës dhe se e sheh me rezervë entuziazmin e tepruar për çdo revolucion teknologjik.

Një jetë mes diplomacisë dhe letërsisë

Maurizio Serra tregon edhe historinë e tij personale, nga familja antifashiste dhe emri i marrë nga pseudonimi i Rezistencës i Ferruccio Parri-t, te vendimi për t’u bërë diplomat.

Ai rrëfen se ëndrra e tij e parë ishte letërsia, por prindërit e këshilluan të gjente një profesion që do t’i mundësonte të shkruante.

Diplomacia u bë mënyra për të njohur botën, njerëzit dhe historinë nga afër.

“Diplomati dhe shkrimtari ngjajnë”, thotë Serra, duke theksuar se kurioziteti është cilësia e domosdoshme për të dy profesionet.

Ai flet edhe për suksesin e biografisë së Curzio Malapartes, për të cilën fitoi një çmim Goncourt në Francë, si dhe për zgjedhjen e tij në Akademinë Franceze, ku është ndër të paktët anëtarë të huaj në historinë e institucionit.

Serra tregon se synon t’i kushtohet gjithnjë e më shumë rrëfimeve të frymëzuara nga përvojat e tij diplomatike dhe kujtimet personale.

Një intervistë për të kuptuar historinë, jo vetëm për ta gjykuar

Në fund, mes kujtimeve, anekdotave dhe reflektimeve për Europën, mbetet një ide që përshkon gjithë intervistën e Maurizio Serra-s.

“Unë nuk dua të gjykoj, unë dua të përpiqem të kuptoj.”

Për historianin dhe diplomatin italian, historia nuk është një ndarje e thjeshtë mes të mirëve dhe të këqijve. Është përpjekja për të kuptuar njerëzit, shoqëritë dhe vendimet që ndryshuan fatin e popujve.

Nga Kadareja te Dante, nga Musolini te Enver Hoxha, nga Muri i Berlinit te Europa e sotme, kjo intervistë në “Shqip” me Rudina Xhungën është një udhëtim në kujtesën europiane dhe në pyetjet që historia vazhdon t’i bëjë së tashmes.

Intervistën e plotë me Maurizio Serra-n mund ta ndiqni në Dritare TV, në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën.

Serra paralajmëron se Bashkimi Europian përballet me dy probleme themelore: mungesën e koherencës dhe bashkëpunimit mes shteteve, si dhe largësinë e perceptuar mes klasës drejtuese dhe qytetarëve.

Ai përmend Shqipërinë, Francën dhe Spanjën si vende ku mund të vërehet kjo distancë.

Sipas tij, Europa duhet të gjejë një ekuilibër të vështirë “mes teknokracisë që nuk i tërheq njerëzit dhe populizmit që i tërheq tepër”.

Serra nënvizon se përgjegjësia më e madhe për të ardhmen e demokracisë u takon elitave.

“Unë besoj se problemi i vërtetë janë elitat shumë më tepër se njerëzit e zakonshëm. Janë elitat që duhet të bëjnë më shumë punën e tyre.”

Inteligjenca artificiale: Frika se teknologjia mund të zëvendësojë mendimin

I pyetur nga Rudina Xhunga për inteligjencën artificiale, Serra shpreh skepticizmin e tij.

Ai e konsideron të dobishme teknologjinë kur shërben si instrument informacioni dhe ndihme për njeriun, por shqetësohet për mundësinë që ajo të zëvendësojë procesin njerëzor të njohjes.

“Nëse e interpretojmë si diçka që na zëvendëson ne në procesin njohës… më frikëson shumë.”

Ai pranon se nuk është specialist i fushës dhe se e sheh me rezervë entuziazmin e tepruar për çdo revolucion teknologjik.

Një jetë mes diplomacisë dhe letërsisë

Maurizio Serra tregon edhe historinë e tij personale, nga familja antifashiste dhe emri i marrë nga pseudonimi i Rezistencës i Ferruccio Parri-t, te vendimi për t’u bërë diplomat.

Ai rrëfen se ëndrra e tij e parë ishte letërsia, por prindërit e këshilluan të gjente një profesion që do t’i mundësonte të shkruante.

Diplomacia u bë mënyra për të njohur botën, njerëzit dhe historinë nga afër.

“Diplomati dhe shkrimtari ngjajnë”, thotë Serra, duke theksuar se kurioziteti është cilësia e domosdoshme për të dy profesionet.

Ai flet edhe për suksesin e biografisë së Curzio Malapartes, për të cilën fitoi një çmim Goncourt në Francë, si dhe për zgjedhjen e tij në Akademinë Franceze, ku është ndër të paktët anëtarë të huaj në historinë e institucionit.

Serra tregon se synon t’i kushtohet gjithnjë e më shumë rrëfimeve të frymëzuara nga përvojat e tij diplomatike dhe kujtimet personale.

Një intervistë për të kuptuar historinë, jo vetëm për ta gjykuar

Në fund, mes kujtimeve, anekdotave dhe reflektimeve për Europën, mbetet një ide që përshkon gjithë intervistën e Maurizio Serra-s.

“Unë nuk dua të gjykoj, unë dua të përpiqem të kuptoj.”

Për historianin dhe diplomatin italian, historia nuk është një ndarje e thjeshtë mes të mirëve dhe të këqijve. Është përpjekja për të kuptuar njerëzit, shoqëritë dhe vendimet që ndryshuan fatin e popujve.

Nga Kadareja te Dante, nga Musolini te Enver Hoxha, nga Muri i Berlinit te Europa e sotme, kjo intervistë në “Shqip” me Rudina Xhungën është një udhëtim në kujtesën europiane dhe në pyetjet që historia vazhdon t’i bëjë së tashmes.

Intervistën e plotë me Maurizio Serra-n mund ta ndiqni në Dritare TV, në emisionin “Shqip” me Rudina Xhungën.

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave
Ngjarjet e 19 tetorit 1987 mbeten një nga pikat më kritike në historinë e financave moderne, e cila u ngulit në memorien e tregjeve globale me emërtimin “E hëna e zezë”.

Gjatë kësaj dite, tregu i aksioneve pësoi një tronditje të menjëhershme, ku treguesi kryesor i bursës amerikane, Indeksi Industrial Dow Jones, regjistroi humbje pa precedent. Ndërsa tregu ra me shpejtësi, indeksi “ra me 508 pikë, ose 22.6% në vlerë”, çka përbënte “humbjen më e madhe ditore në përqindje ndonjëherë” në historinë e këtij treguesi.

Në përfundim të kësaj seance dramatike për investitorët dhe institucionet financiare ndërkombëtare, indeksi arriti “për t’u mbyllur në 1,738.74” pikë. Efekti i kësaj rënieje nxiti rishikimin e mekanizmave rregullatorë në tregjet e kapitalit dhe vendosjen e protokolleve mbrojtëse për parandalimin e rasteve të ngjashme financiare në të ardhmen.

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore
Një studim i ri i kryer nga Fondacioni Rockwool Berlin ka zbardhur një nga prapaskenat më domethënëse ekonomike të Luftës së Ftohtë, duke provuar se spiunazhi ushtarak e teknologjik rriti në mënyrë të matur prodhimin e përgjithshëm brenda Gjermanisë Lindore komunistes (RDA).

Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia e lajmeve Reuters, vjedhja e organizuar e sekretit tregtar dhe shkencor nga Perëndimi e rriti Produktin Bruto Vendës (PBB) të Gjermanisë Lindore me 7,4% deri në vitin 1988 — vitin përpara rënies së Muri të Berlinit.

Roli i Stasit dhe mekanizmi i transmetimit të informacionit

Përmes strukturave të tij të mbrojtjes dhe zbulimit të jashtëm, shërbimi famëkeq i inteligjencës së Gjermanisë Lindore, Stasi, vuri në zbatim një rrjet të gjerë për grabitjen e të dhënave shkencore, sekreteve teknologjike dhe proceseve industriale nga kompanitë e institucionet kërkimore të Gjermanisë Perëndimore dhe vendeve të tjera kapitaliste.

Informatat e vjedhura u shpërndaheshin drejtpërdrejt ndërmarrjeve shtetërore industriale në Lindje. Si rrjedhojë vlera e shtuar industriale e Gjermanisë Lindore në vitin 1988 ishte 22,3% më e lartë si pasojë e drejtpërdrejtë e spiunazhit, e barabartë me 20,2 miliardë marka të Gjermanisë Lindore (ose rreth 4,1 miliardë euro me çmimet e vitit 2020).

Studiuesit llogaritën se çdo dokument apo sekret teknik me vlerë i dhuruar një ndërmarrjeje lindore gjeneronte një kthim mesatar vjetor prej rreth 330,000 eurosh. Përfitimet prodhuese u përhapën shpejt përgjatë gjithë rrjetit furnizues të ekonomisë planifikuese komuniste, duke rritur produktivitetin e punës dhe përqendrimin në produktet kyçe industriale.

Ndikimi në blloqet politike dhe kufizimet strukturore

Pavarësisht rritjes së kapaciteteve vendase prodhuese dhe ngushtimit të hendekut teknologjik me Perëndimin, studimi nëvizon se spiunazhi nuk arriti ta bënte Gjermaninë Lindore konkurruese në tregjet e hapura botërore.

“Spiunazhi i Stasit forcoi pozicionin e Gjermanisë Lindore brenda bllokut socialist. Megjithatë, ai nuk e përmirësoi ndjeshëm suksesin e saj në tregjet perëndimore.”,tha Albrecht Glitz, bashkautor i studimit të Fondacionit Rockwool.

Spiunazhi shërbeu kryesisht si një protezë për sistemin e planifikuar qendror, duke zëvendësuar kërkim-zhvillimin (R&D) origjinal. Ndërsa u kursyen miliona marka në kërkime shkencore, vendi mbeti ushqyes pasiv i inovacionit perëndimor, pa mundur të krijonte produkte konkurruese për eksport jashtë bllokut lindor.

Mësime për politikat e sotme globale

Autorët e studimit theksojnë se përvoja e Gjermanisë Lindore mbetet mjaft aktuale për sfidat bashkëkohore gjeopolitike. Në një kohë kur fuqitë e mëdha po përballen me akuza për spiunazh kibernetik dhe industrial, gjetjet e studimit shërbejnë si argument për nevojën e shtrëngimit të kontrolleve të eksportit, mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe kontrollit të rreptë të investimeve të huaja në sektorët me teknologji kritike.

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel
Dënimet e dhëna nga Dhomat e Specializuara në Hagë për Hashim Thaçin dhe tre ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së me 81 vite burg në total, dëshmuan edhe një herë ashpërsinë e shkallës së parë të drejtësisë ndërkombëtare.

Historia ka treguar se procesi i apelimit mund ta përmbysë tërësisht vendimin, si në rastin e Ante Gotovinës, gjeneralit që drejtoi Ushtrinë Kroate përballë trupave serbe të mbështetura nga Beogradi dhe forcave rebele serbe të vetëshpallura në rajonin e Krajinës.

Operacioni i tij ushtarak “Stuhia” në vitin 1995 i dha fund luftës dhe riktheu sovranitetin e Kroacisë.

Pasi qëndroi katër vite në arrati, Gotovina u kap në Spanjë në vitin 2005. Në vitin 2011, Gjykata e Hagës e dënoi atë në shkallë të parë me 24 vite burgim për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përballe këtij dënimi, qeveria ndërmori një mobilizim financiar dhe ligjor të pa precedent.

Zagrebi zyrtar angazhoi deri zyra prestigjioze ndërkombëtare si ajo amerikane Patton Boggs.

Ky reagim solli kthesën historike në nëntor të vitit 2012.

Dhoma e Apelit rrëzoi të gjitha akuzat për bombardime të paligjshme dhe e shpalli Gotovinën plotësisht të pafajshëm, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.

Farudin Hoxha, jetimi që ndërtoi veten dhe Shqipërinë energjetike…
FARUDIN HOXHA, FËMIJA I RRITUR JETIM QË NDËRTOI VETEN DHE SHQIPËRINË ENERGJETIKE…

(In Memoriam, me rastin e 9-vjetorit të ndarjes nga jeta të Akademikut Prof.Dr.Farudin Hoxha)

Nga ILIR ÇUMANI

Prej kohësh kam dashur të shkruaj për Akademikun e shquar Farudin Hoxha, një mik të vyer dhe krejt të pazakontë, të cilin pata fatin ta njoh nga afër që në rininë time të hershme, para disa dekadash. Ndoshta pikërisht koha e gjatë që ka kaluar ma ka shtuar nevojën për t’u kthyer te kujtimi i tij: jo vetëm për të folur për njeriun që ishte, por edhe për të kuptuar, përmes kujtesës, gjurmën që la pas.

Ajo që na afroi dhe na lidhi që në fillim ishte një arsye e thjeshtë në dukje, por e fuqishme në jetën e dy njerëzve: na bashkonte një jetë e ngjashme, një fat i përbashkët – fati i jetimit.

Ndoshta pikërisht kjo përvojë e hershme na bëri ta kuptonim njëri-tjetrin pa shumë fjalë. Ishte një dhimbje që nuk kishte nevojë të shpjegohej, sepse secili e njihte te tjetri. Disa dhimbje, në fund të fundit, nuk kanë nevojë për rrëfim; mjafton prania e tjetrit për t’i njohur.

Dhe kështu, mes nesh nuk pati kurrë nevojë për ato barriera, distanca apo protokolle që mund të krijohen natyrshëm mes një njeriu të zakonshëm dhe një personaliteti të jashtëzakonshëm, sidomos kur ky i fundit kishte fituar një vend të rëndësishëm në jetën publike dhe në qarqet shkencore e shoqërore të vendit.

Në të vërtetë, mes nesh nuk kishte vend për hierarki dhe as për formalitete. Miqësia jonë kishte një thjeshtësi të vetën, një komunikim të drejtpërdrejtë e të çlirët, të mbështetur mbi respektin e ndërsjellë dhe mbi një afërsi që nuk kishte nevojë të shpjegohej. Ishte ajo afërsi e rrallë që lind kur dy njerëz janë prekur nga e njëjta dhimbje dhe, për këtë arsye, dinë të njohin te njëri-tjetri edhe atë që nuk thuhet. Secili e kuptonte, në heshtje, peshën që ajo kishte lënë në jetën e tjetrit.

Ndoshta ishte pikërisht ky fat i përbashkët që na bëri të afrohemi kaq natyrshëm dhe, me kalimin e viteve, ajo afërsi e hershme u shndërrua në një miqësi të qëndrueshme, të sinqertë e të çmuar; një prej atyre lidhjeve që koha nuk i zbeh, por i bën më të thella.

Mbase kështu mund t’i nisja këto radhë në kujtim të një miku dhe të një njeriu krejt të veçantë siç ishte akademiku Farudin Hoxha, i cili, pikërisht si sot, nëntë vjet më parë, më 11 shtator 2017, u nda nga jeta.

Por të shkruash për Farudin Hoxhën sot nuk do të thotë vetëm të përkulesh me respekt përpara kujtimit të një personaliteti të shquar të shkencës dhe të inxhinierisë shqiptare. Do të thotë të rikthehesh në një pjesë të rëndësishme të historisë së zhvillimit teknik të Shqipërisë; në atë rrugëtim të vështirë e të jashtëzakonshëm të ndërtimit të veprave hidroenergjetike që ndryshuan jo vetëm peizazhin ekonomik të vendit, por edhe vetë përmasën e tij teknike e profesionale.

Në shumë prej kapitujve të kësaj historie gjenden gjurmët e mendjes, të punës, të dijes dhe të përgjegjësisë së Farudin Hoxhës.

Prandaj, kujtimi për të nuk është vetëm kujtimi për një mik. Është edhe një udhëtim pas në kohë, përmes jetës së një njeriu që e lidhi fatin e tij me një prej sipërmarrjeve më të mëdha të Shqipërisë së shekullit të kaluar: shfrytëzimin e pasurive ujore të vendit dhe ndërtimin e një sistemi hidroenergjetik që do të mbante për dekada gjurmën e punës së një brezi të tërë inxhinierësh shqiptarë.

Dhe në këtë histori, emri i Farudin Hoxhës zë një vend të vetin.

Por, për ta kuptuar vërtet njeriun që u bë më vonë Akademik Farudin Hoxha, ndoshta duhet të kthehemi shumë më herët, përtej titujve, detyrave, përgjegjësive shtetërore, instituteve, ministrive dhe akademive. Duhet të kthehemi te fëmija. Te një fëmijëri që, në një kuptim të dhimbshëm të fjalës, ishte një fëmijëri pa fëmijëri.

I lindur në Gjirokastër më 20 janar 1936, ai u përball që në moshë të mitur me një nga sprovat më të rënda që mund t’i bjerë një fëmije: mbeti pa praninë e nënës, ndërsa pranë tij ishin edhe dy vëllezër të tjerë, po aq të vegjël e të pambrojtur. Ishte koha kur Shqipëria kalonte nëpër vitet më të vështira të luftës dhe të pasluftës, një periudhë varfërie, pasigurie dhe përmbysjesh të mëdha shoqërore.

Në një moshë kur një fëmijë duhet të mësojë botën përmes lojës, përkujdesjes dhe sigurisë së familjes, atij iu desh të mësonte shumë më herët një tjetër “gjuhë”: gjuhën e përgjegjësisë, të qëndresës dhe të mbështetjes te vetja.

Përpara se Farudin Hoxha të mësonte se si ndërtohet një digë, jeta e kishte vënë përpara një tjetër lloj ndërtimi, edhe më të vështirë: atë të vetvetes.

Dhe ndoshta këtu gjendet një nga çelësat më njerëzorë për të kuptuar më vonë seriozitetin, disiplinën, këmbënguljen dhe ndjenjën e përgjegjësisë që do ta shoqëronin gjatë gjithë jetës.

Nuk mund të thuhet me siguri se si çdo përvojë e hershme formon një karakter. Por është e vështirë të mos mendosh se një fëmijëri e privuar nga shumë prej mbështetjeve të natyrshme të jetës mund ta ketë mësuar atë herët të mos presë që bota t’i zgjidhë gjërat për të.

Ai duhej të bëhej vetë i fortë dhe, po aq, i dobishëm; i aftë për të përballuar barrën e ditës. Ky mësim i hershëm, në një mënyrë apo tjetër, duket se do ta ndiqte gjatë gjithë jetës.

Nga ai fëmijë i vogël i Gjirokastrës do të dilte një njeri që nuk do ta ndërtonte jetën e vet mbi privilegjin, por mbi dijen dhe punën.

Do të vinte një kohë kur ai do të kuptonte se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur vështirësive që kishte njohur nuk ishte të ankohej për to, por të bëhej i aftë. Të mësonte shumë dhe të punonte fort, fort… Të ishte, pra, i dobishëm.

Dhe kjo fjalë – i dobishëm – ndoshta e përmbledh më mirë se shumë tituj profilin e tij njerëzor dhe qytetar.

Ai nuk u mjaftua të ndërtonte karrierën e vet. Të gjithë dijen e tij e vuri në funksion të një vendi që kishte nevojë për njerëz të aftë për të ndërtuar.

Rruga e tij arsimore ishte pjesë e kësaj përpjekjeje. Pas përfundimit të studimeve në Politeknikun e Tiranës, ai vijoi formimin e lartë në fushën e ndërtimit hidroenergjetik, duke studiuar në Budapest dhe në Sofje, përpara se të diplomohej në vitin 1961 në Universitetin e Tiranës.

Ishte një kohë kur Shqipëria kishte nevojë të madhe për specialistë dhe kur zhvillimi teknik nuk mund të mbështetej vetëm në dëshirën për modernizim. Duheshin njerëz që të njihnin shkencën, matematikën, gjeologjinë, hidrologjinë, materialet, mekanikën e tokave dhe gjithë kompleksitetin e një vepre që nuk fal gabime.

Farudin Hoxha hyri në këtë botë jo si një njeri që kërkonte vetëm një profesion, por si pjesëtar i një brezi teknikësh që do të përballeshin me një detyrë të jashtëzakonshme: të ndryshonin fizikisht vendin ku jetonin.

Në vitin 1961 nisi punën në Institutin Shtetëror të Projektimit në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve, e më pas në Institutin e Studimeve dhe Projektimit të Hidrocentraleve, tek nënstacionet dhe linjat e tensionit të lartë.

Aty, për më shumë se tri dekada, deri në mesin e vitit 1993, do të zhvillonte veprimtarinë e tij studimore, shkencore dhe projektuese.

Ishte një periudhë kur inxhinieri shqiptar nuk ishte thjesht specialist i një zyre, por, në një kuptim shumë më të gjerë, një nga autorët e transformimit material të vendit. Një hidrocentral nuk është thjesht një ndërtesë me turbina dhe një digë nuk është thjesht një masiv gjigant betoni, ashtu si edhe një liqen artificial nuk është thjesht një ndryshim i peizazhit.

Pas tyre qëndron një marrëdhënie e ndërlikuar midis njeriut dhe natyrës. Uji ka forcën e vet, toka ka sjelljen e vet, shkëmbi ka karakteristikat e veta, ndërsa gabimi i një njeriu mund të ketë pasoja shumë më të mëdha se vetë puna e tij.

Ndaj, inxhinieria hidroenergjetike kërkon jo vetëm dije të shumëanshme, por edhe një ndjenjë të thellë përgjegjësie – profesionale, njerëzore dhe, në kushtet e kohës, edhe kombëtare.

Duhet të parashikosh atë që nuk duket, të llogarisësh atë që ende nuk ka ndodhur, të kuptosh sjelljen e një strukture përballë forcave madhore të ujit dhe të tokës dhe, mbi të gjitha, të dish se pas çdo formule, çdo projekti dhe çdo vendimi teknik ndodhen jetë njerëzore dhe pasuri kombëtare.

Në këtë fushë Farudin Hoxha do të bëhej një nga figurat më të rëndësishme të inxhinierisë shqiptare.

Formimi i tij nuk u ndal te diploma. Në vitin 1971 ai kreu në Francë një specializim pasuniversitar në mekanikën e dherave dhe ndërtimin e digave të larta me materiale lokale, një fushë e rëndësishme për kushtet shqiptare dhe për ndërtimin e veprave të mëdha hidrike.

Ishte një tjetër dëshmi se ai e kuptonte dijen jo si një titull të përfunduar, por si një proces të thelluar rritjeje dhe pasurimi të vazhdueshëm.

Për një inxhinier të madh, diploma mund të jetë fillimi. Ajo që e përcakton vlerën e tij është mënyra se si e përdor dijen, si e zgjeron atë dhe si e materializon në vepër. Dhe veprat nuk munguan.

Farudin Hoxha ishte projektues dhe kryetar i grupeve të studimit për digat e të gjitha veprave të skemës së shfrytëzimit hidroenergjetik të lumit Drin, si dhe për veprat e Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, Banjës, Bistricës II dhe Bogovës.

Këta emra sot nuk janë më thjesht toponime në harta dhe dokumente teknike. Janë vepra madhore që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të hartës fizike dhe ekonomike të Shqipërisë. Ato mbeten, njëkohësisht, dëshmi e kontributit të jashtëzakonshëm të Farudin Hoxhës në zhvillimin e infrastrukturës hidroenergjetike të vendit.

Janë diga, tunele, liqene, centrale, turbina dhe linja që kanë ndryshuar mënyrën se si prodhohet dhe shpërndahet energjia në vend.

Kjo është edhe pjesë e një historie më të gjerë: përpjekjes shqiptare për të krijuar një bazë energjetike mbi të cilën të mund të mbështeteshin industria, ekonomia dhe jeta e përditshme.

Kur shikon sot një vepër të tillë, mund të shohësh vetëm betonin, çelikun dhe ujin. Por pas tyre duhet të imagjinosh edhe tavolinat e gjera të projektimit, hartat, llogaritjet, diskutimet teknike, shqetësimet për sigurinë, udhëtimet në terren, studimet gjeologjike, analizat e tokës, matjet dhe vendimet e marra pas shumë orësh pune.

Kjo është pjesa e padukshme, por po aq e rëndësishme, e një vepre inxhinierike. Pikërisht aty qëndron edhe madhështia e njerëzve si Farudin Hoxha: puna e tyre bëhet e suksesshme në atë masë saqë publiku harron se pas saj ka pasur një mendje njerëzore që e ka projektuar.

Hidroenergjia ndryshon jo vetëm sistemin energjetik, por edhe antropologjinë e një vendi. Ajo ndryshon ritmin e ekonomisë, krijon mundësi të reja për industrinë, ndikon mbi qytetet dhe fshatrat, mbi shërbimet, mbi komunikimin dhe mbi vetë perceptimin që një shoqëri ka për aftësinë e saj për të ndërtuar.

Për një vend si Shqipëria e gjysmës së dytë të shekullit XX, ku mungesat ishin të mëdha dhe burimet të kufizuara, ndërtimi i veprave hidroenergjetike ishte pjesë e një projekti ambicioz dhe shumë më të gjerë modernizimi.

Farudin Hoxha ishte një nga njerëzit që e jetoi këtë proces nga brenda. Ai i përkiste një brezi intelektualësh teknikë që nuk u formuan vetëm për të shkruar apo për të folur për zhvillimin, por për ta materializuar atë.

Ata e matnin punën e tyre edhe me atë që mbetej në terren. Një urë, një digë, një central, një linjë tensioni, një fabrikë apo një sistem ujësjellësi ishin mënyra konkrete për t’i dhënë formë një ideje.

Në këtë kuptim, inxhinieri i asaj kohe ishte një figurë e veçantë e modernizimit shqiptar: një intelektual me laps, letër, llogaritje dhe mjete matëse, por njëkohësisht edhe një njeri që duhej të përballej drejtpërdrejt me kapriçot e malit, të lumit, të tokës dhe të realitetit në terren.

Vlera e Farudin Hoxhës nuk qëndroi vetëm në aftësinë e tij për të projektuar. Ajo u dëshmua edhe në përgjegjësitë që iu besuan.

Në nëntor 1982 ai u emërua Ministër i Ndërtimit, detyrë dhe përgjegjësi jo e vogël që e mbajti deri në maj të vitit 1988.

Më pas, deri më 21 shkurt 1991, shërbeu si Ministër pranë Këshillit të Ministrave për bashkëpunimin ekonomik me vendet e huaja. Kalimi nga tavolina e projektimit në nivelet më të larta të drejtimit shtetëror tregon se ai nuk shihej vetëm si specialist i një fushe të ngushtë, por si një njeri që mund të merrte përgjegjësi shumë më të gjera.

Është e rëndësishme ta shohim këtë pjesë të jetës së tij edhe brenda kohës historike ku ndodhi. Farudin Hoxha ishte pjesë e një sistemi politik dhe ekonomik të caktuar dhe veproi brenda kufizimeve, mundësive dhe kontradiktave të atij sistemi.

Por historia profesionale e një njeriu nuk mund të reduktohet vetëm te pozicioni që ka mbajtur në një strukturë politike. Ajo duhet parë edhe përmes asaj që ai solli me vete në atë strukturë: dijen e thellë, profesionin, kulturën e gjerë teknike dhe aftësinë për të marrë vendime mbi çështje që kërkonin kompetencë.

Në rastin e tij, profesioni nuk u zhduk pas detyrës; përkundrazi, e shoqëroi atë. Kjo bëhet edhe më e qartë pas ndryshimeve të mëdha të fillimit të viteve ’90. Farudin Hoxha nuk u tërhoq nga jeta publike dhe shkencore. Ai vazhdoi të shërbente në struktura të rëndësishme të shtetit dhe të profesionit.

Nga viti 1991 deri më 1995 ishte kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Digave të Mëdha. Nga nëntori 1999 deri në nëntor 2000 drejtoi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në një periudhë kur sektori energjetik përballej me sfida të mëdha.

Ishte anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë nga viti 1997 deri më 2008, anëtar i Këshillit për Politikën Shkencore dhe Zhvillimin Teknologjik nga 1997 deri më 2004, si dhe pjesë e Komisionit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinje në periudhat 1973–1982 dhe 2001–2005. Për disa vite shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kjo vijimësi është domethënëse. Një njeri që kishte nisur rrugën e tij profesionale në vitet e para të zhvillimit hidroenergjetik shqiptar vazhdoi të ishte i pranishëm edhe në periudhat kur vendi ndryshoi sistem, ekonomi dhe mënyrë qeverisjeje.

Kjo tregon se vlera e tij kryesore nuk ishte një funksion i përkohshëm, por një kapital profesional i ndërtuar gjatë dekadave.

Edhe shkenca shqiptare e njohu këtë vlerë. Farudin Hoxha u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 1986 dhe anëtar i rregullt në vitin 1989. Më pas shërbeu si Sekretar Shkencor i Akademisë në vitet 1997–1999 dhe si Zëvendëskryetar nga viti 1999 deri më 2008.

Pra, ai nuk ishte vetëm njeri i veprës së ndërtuar, por edhe njeri i dijes së transmetuar, i institucioneve shkencore dhe i përpjekjes për ta mbajtur shkencën shqiptare të lidhur me nevojat e vendit.

Dy herë iu dha Çmimi i Republikës, i Klasit të Parë, për arritje në studimin dhe projektimin e veprave të ndërtimit hidroenergjetik.

Por, pavarësisht titujve, çmimeve dhe funksioneve, ndoshta më shumë se çdo dokument zyrtar për të flet vetë fusha ku punoi, sepse fusha e tij nuk është një abstraksion. Është qartësisht e dukshme: atje ku Drini mbledh ujërat e vet, ku diga mban peshën e liqenit, ku turbina e shndërron forcën e ujit në energji dhe ku një pjesë e historisë së zhvillimit shqiptar vazhdon të funksionojë çdo ditë.

Në këtë kuptim, Farudin Hoxha duhet parë edhe si një figurë përfaqësuese e Shqipërisë teknike të shekullit XX. Ai mishëronte atë tip të intelektualit që u ngrit nga një shoqëri me mungesa të mëdha dhe që e pa dijen jo si një stoli personale, por si mjet për ta ndryshuar realitetin.

Nuk ishte intelektuali që qëndronte larg terrenit, por ai që zbriste në terren dhe e shihte malin jo vetëm si peizazh, por edhe si strukturë gjeologjike; lumin jo vetëm si bukuri natyrore, por si forcë që duhej kuptuar; tokën jo vetëm si truall, por si material me të cilin duhej bashkëpunuar.

Ndoshta këtu gjendet edhe një lidhje e heshtur mes fëmijës që kishte qenë dikur dhe inxhinierit që u bë më vonë.

Fëmija që kishte mësuar herët të qëndronte mbi këmbët e veta u shndërrua në një burrë që dinte të mbante përgjegjësi të mëdha. Fëmija që e kishte njohur mungesën u bë një profesionist që kërkonte të krijonte mundësi. Fëmija që nuk e kishte pasur luksin e një fëmijërie të lehtë u bë njeri i disiplinës, i punës dhe i dobisë publike.

Nuk është e nevojshme të romantizojmë dhimbjen për ta kuptuar këtë rrugëtim. As ky shkrim, në përkujtim të tij, nuk ka për qëllim ta bëjë këtë. Dhimbja nuk është virtyt në vetvete. Por mënyra se si një njeri arrin ta përballojë atë dhe ta kthejë jetën në një projekt të dobishëm për të tjerët është një nga format më të larta të karakterit.

Dhe Farudin Hoxha ishte, mbi të gjitha, njeri me karakter të fortë e të qëndrueshëm; i formuar jo vetëm nga universitetet, specializimet dhe detyrat, por nga një jetë që shumë herët i kishte mësuar se asgjë e rëndësishme nuk ndërtohet pa qëndrueshmëri.

Ndoshta kjo është arsyeja pse në portretin e tij profesional mund të bashkohen dy fjalë që, në dukje, i përkasin botëve të ndryshme: shkencëtar dhe ndërtues.

Shkencëtari kërkon të kuptojë; ndërtuesi kërkon ta shndërrojë atë kuptim në realitet. Farudin Hoxha i bëri të dyja.

Nuk është e rastit që kolegët e tij, njerëzit e fushës dhe shumë prej atyre që njohën nga afër veprën e tij e identifikuan me një cilësim që shkon përtej një titulli akademik apo administrativ: “Babai i hidroenergjisë shqiptare”.

Ky emërtim nuk duhet kuptuar thjesht si një metaforë nderimi. Ai përmbledh një kontribut të gjatë në një fushë që u bë një nga shtyllat e zhvillimit energjetik të vendit.

Për dekada, emri i tij ishte i lidhur me studimin, projektimin dhe drejtimin e disa prej veprave më të rëndësishme hidroenergjetike të Shqipërisë.

Por ndoshta sot, kur kanë kaluar nëntë vite nga ndarja e tij nga jeta, kuptimi i vërtetë i këtij cilësimi bëhet edhe më i qartë.

“Babai i hidroenergjisë shqiptare” nuk është vetëm ai që projektoi një digë apo drejtoi një institucion. Është njeriu që ndihmoi të krijohej një kulturë profesionale, një traditë studimi dhe një përvojë inxhinierike që i kapërcen kufijtë e një brezi.

Dhe në fund mbetet ajo që koha nuk mund ta fshijë lehtë: vepra.

Uji vazhdon të rrjedhë. Digat vazhdojnë të qëndrojnë. Turbinat vazhdojnë të kthejnë forcën e ujit në energji. Liqenet artificiale vazhdojnë të jenë pjesë e peizazhit shqiptar. Institucionet ku punoi kanë historinë e tyre.

Akademia ku shërbeu ruan kujtesën e brezave të saj dhe, pas gjithë kësaj, qëndron edhe gjurma e një njeriu që e nisi jetën me një mungesë të madhe dhe e përfundoi atë duke lënë pas një pasuri të madhe publike.

Kjo është ndoshta ironia më e bukur e fatit të tij: fëmija që njohu mungesën u bë njeri i ndërtimit; ai që shumë herët u detyrua të mësonte të mbështetej te vetja, ndihmoi më pas një vend të tërë të mbështetej mbi një bazë të re energjetike.

Jeta i mori shumë në fillim, por ai i ktheu shoqërisë shumëfish në dijen, punën dhe veprën e tij.

Prandaj, kujtimi për Akademik Farudin Hoxhën nuk është vetëm kujtim për një njeri që nuk jeton fizikisht, por një mënyrë e të menduarit dhe të shërbyerit: besimi se dija duhet të ketë një përdorim publik, se profesioni është edhe përgjegjësi, se shkenca merr kuptim kur i shërben shoqërisë dhe se veprat më të mëdha të një njeriu janë ato që vazhdojnë t’u shërbejnë të tjerëve edhe kur ai vetë nuk është më.

Në historinë e Shqipërisë ka njerëz që njihen për fjalët që kanë thënë, të tjerë për postet që kanë mbajtur dhe të tjerë për pushtetin që kanë ushtruar.

Farudin Hoxha i përket një kategorie tjetër: atyre që njihen për atë që kanë ndërtuar. Dhe kjo është një formë e veçantë pavdekësie. Fjala mund të harrohet, posti mund të mbarojë, pushteti mund të ndryshojë, por një vepër që i shërben shoqërisë vazhdon të flasë në heshtje.

Sot, në përvjetorin e nëntë të ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij vjen natyrshëm nga ujërat e Drinit, nga digat dhe hidrocentralet, nga institucionet shkencore, nga kujtesa e kolegëve dhe nga brezat e inxhinierëve që e njohën si mjeshtër të profesionit.

Por, mbi të gjitha, vjen nga ajo rrugë e gjatë njerëzore që nisi në Gjirokastër, te një fëmijë që u detyrua të rritej përpara kohe dhe përfundoi te një akademik që i kushtoi jetën ndërtimit të një pjese të rëndësishme të Shqipërisë moderne.

Ndoshta kjo është fjalia që e përmbledh më drejt jetën e tij:

Para se të ndërtonte vepra mbi lumenjtë e Shqipërisë, Farudin Hoxha ndërtoi veten mbi vështirësitë e jetës.

Pastaj, atë forcë që kishte fituar në heshtje që fëmijë, e ktheu në dije; dijen në profesion; profesionin në vepra; dhe veprat në një trashëgimi që vazhdon të jetojë.

Për këtë arsye, emri i tij nuk është vetëm pjesë e kujtesës së Akademisë së Shkencave apo e historisë së inxhinierisë shqiptare.

Ai emër është pjesë e vetë peizazhit të vendit. Për sa kohë uji do të rrjedhë, turbinat do të rrotullohen e digat do të qëndrojnë mbi lumenjtë shqiptarë, edhe puna e tij do të vazhdojë të jetë aty, e pranishme në heshtje, siç janë veprat më të mëdha të njerëzve të mëdhenj.

Tiranë, 11 shtator 2026