Bota – JavaNews.al

Rusia: Serbia nuk na tradhton, BE po ushtron presion për sanksionet ndaj Moskës
Rusia akuzoi të premten BE-në se po ushtron presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Moskës, duke thënë se refuzimi i Beogradit pasqyron mungesën e gatishmërisë së saj për t’u kthyer kundër një vendi që ka mbështetur prej kohësh interesat serbe.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se BE po përdorte ambiciet e anëtarësimit të Serbisë për të krijuar përçarje midis Moskës dhe Beogradit.

“Serbia nuk po i bashkohet sanksioneve anti-ruse sepse nuk dëshiron të tradhtojë një vend që gjithmonë ka mbrojtur interesat serbe”, tha Zakharova në komentet e ndara nga ministria në X.

“Mosgatishmëria e Serbisë për të ndjekur rrugën e BE-së shkakton pakënaqësi në Bruksel dhe, ndonjëherë, madje edhe agresion”, shtoi ajo.

Duke folur në një konferencë shtypi në Moskë, Zakharova akuzoi BE-në se është përpjekur prej vitesh ta detyrojë Serbinë të braktisë lidhjet e saj të gjata me Rusinë.

Ajo argumentoi se Brukseli po e përdorte gjithnjë e më shumë zgjerimin e BE-së si një mjet gjeopolitik dhe jo si një proces integrimi ekonomik, duke u bërë presion vendeve kandidate që të miratojnë politika që mund të dëmtojnë ekonomitë dhe interesat e tyre kombëtare, veçanërisht në energji.

Zakharova i përshkroi gjithashtu sanksionet perëndimore kundër Rusisë si të paligjshme, duke pretenduar se ato po dëmtonin vendet që i impononin ato. Ajo shprehu besimin se Serbia do të ruajë bashkëpunim të ngushtë me Moskën nën një qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Incident pranë Hormuzit, cisterna e naftës goditet nga raketa
Një anije cisternë nafte është goditur nga një raketë e paidentifikuar teksa po largohej nga Ngushtica e Hormuzit, duke shkaktuar zjarr në bord.

Lajmi u bë i ditur nga UKMTO, shërbimi britanik për informacionin e sigurisë detare, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit, incidenti ndodhi rreth 8 milje detare nga porti i Khasabit, në enklavën omaniane në veri të Emirateve të Bashkuara Arabe. Deri më tani, nuk raportohen viktima apo ndotje mjedisore.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane ka dhënë një version tjetër të ngjarjes.

Sipas mediave shtetërore në Iran, një cisternë nafte ka shpërthyer në flakë pasi ka goditur një minë detare gjatë përpjekjes për të kaluar pranë portit të Khasabit.

Vance në mbrojtje të Trump: Irani do ta përdorte armën bërthamore për sulm
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka dalë në mbrojtje të vendimit të presidentit Donald Trump në luftën kundër Iranit, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi ndikimin e këtij konflikti në rezultatin e zgjedhjeve afatmesme amerikane.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë krah Trumpit, Vance e vuri theksin te rreziku që paraqet programi bërthamor iranian dhe te roli i tij institucional në mbështetje të vendimeve presidenciale.

Duke folur përpara gazetarëve, Vance deklaroi se parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore është një objektiv i domosdoshëm strategjik, duke shtuar se nëse Teherani do të zotëronte një armë të tillë, do ta përdorte atë.

Sipas tij, Irani mbetet sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit dhe një armë bërthamore do të shfrytëzohej prej tij si mjet presioni ose për sulm.

Vance nënvizoi gjithashtu se vendimmarrja i takon presidentit dhe se Trump ka bërë të qartë se do ta ndërmerrte sërish luftën kundër Iranit.

“Detyra ime është të mbështes presidentin”, u shpreh ai, duke reflektuar linjën e tij të mbështetjes ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë edhe pse pas zgjedhjeve afatmesme kishte ngritur publikisht në rrjetin X çështjen e kostos politike të konfliktit dhe humbjes së kontrollit republikan në Kongres.

Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë një vizitë në Varshavë këtë të shtunë, pas incidentit të fundit me dy raketa ruse dhe një dron që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë.

Vizita u konfirmua nga kryeministri polak, Donald Tusk, i cili bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me kreun e NATO-s lidhur me situatën e krijuar dhe reagimin e mundshëm të Aleancës.

Gjatë një konference për shtyp të premten, Tusk theksoi se autoritetet polake po diskutojnë me partnerët e NATO-s hapat që duhet të ndërmerren pas incidentit, duke kërkuar forcimin e menjëhershëm të mbrojtjes ajrore në krahun lindor të Aleancës.

“Po diskutojmë se si do të përgjigjemi”, deklaroi kryeministri polak, duke konfirmuar se Mark Rutte do të mbërrijë në Varshavë të shtunën dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me reagimin e NATO-s.

Tusk nënvizoi se pret vendime konkrete për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Polonisë dhe të vendeve të tjera në krahun lindor të Aleancës.

“Gjithmonë përpiqem të mos krijoj panik dhe të jem një partner serioz për ata me të cilët flas, por këtë herë do të pres vërtet, jo brenda orëve, por gjatë ditëve dhe javëve në vijim, vendime praktike për forcimin e aftësive tona të mbrojtjes ajrore”, u shpreh ai.

Moska ia beson një ministri të Serbisë luftën kundër “ndërhyrjeve të huaja” në zgjedhje
Nenad Popoviç, ministër pa portofol në Qeverinë në detyrë të Serbisë, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të lidhjeve me Rusinë, është emëruar koordinator i luftës kundër “ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje” në një lëvizje ndërkombëtare të themeluar nga partia ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar.

Kryetari i Rusisë së Bashkuar, Dmitry Medvedev, ia caktoi Popoviçit këtë detyrë më 16 nëntor, gjatë një takimi të lëvizjes “Për Lirinë e Kombeve!”, duke pretenduar se “shumë vende perëndimore ndërhyjnë pa hezitim në proceset zgjedhore”.

“Përvoja e kolegëve tanë, të cilët janë përballur me fenomene të tilla, do të jetë e dobishme”, tha Medvedev, sipas faqes zyrtare të partisë në pushtet në Rusi.

Në tetor, Medvedev kishte pretenduar se Perëndimi po përpiqet të “ndërhyjë në proceset zgjedhore në Serbi, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe të destabilizojë situatën”, raportoi agjencia ruse Interfax.

Pretendime të ngjashme për ndërhyrjen e shërbimeve të huaja të inteligjencës kishte bërë edhe Qeveria i mëparshëm në Serbi e Aleksandër Vuçiçit, pjesë e të cilit është edhe Popoviç.

Popoviq, politikan me qëndrime proruse, është ministër në detyrë, përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe pozitën shoqërore të Kishës. Ai është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara që nga viti 2023, për shkak të lidhjeve të tij politike dhe afariste me Moskën.

Vuk Vuksanoviq, ligjërues i politikës së jashtme dhe strategjisë së madhe në Departamentin e Studimeve të Luftës në King’s College të Londrës, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se roli i ri i Popoviqit nuk përbën ndonjë lëvizje strategjike të Rusisë, por ka më shumë gjasa të jetë nismë e vetë politikanit serb.

“Me shumë gjasë, kjo është para së gjithash një përpjekje e vetë Popoviqit, si përfaqësues i elitës së vjetër që pësoi humbje, për t’i shfrytëzuar lidhjet e tij të mëparshme me Rusinë dhe për të drejtuar disa sulme propagandistike ndaj pushtetit të ri, duke vazhduar narrativin për ndërhyrje të huaja”, thotë Vuksanoviq.

Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje as nga Popoviq, as nga përfaqësuesit e lëvizjes “Për Lirinë e Kombeve!”, lidhur me hapat që synojnë të ndërmarrin në kuadër të “luftës kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje”.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi, fitoi Lista Studentore. Pas rezultatit zgjedhor, Kremlini deklaroi se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Serbinë, pavarësisht humbjes në zgjedhje të partisë së aleatit të tij, Vuçiçit.

Pretendimet për “neokolonializëm zgjedhor”

Çështja e ndërhyrjes së pretenduar të Perëndimit në zgjedhje është diskutuar vazhdimisht që nga themelimi i lëvizjes “Për Lirinë e Kombeve!” në Rusi.

Partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, e themeloi këtë lëvizje në shkurt të vitit 2024, me mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

Emri i saj i plotë është “Forumi i Mbështetësve të Luftës Kundër Praktikave Bashkëkohore të Neokolonializmit – Për Lirinë e Kombeve!”.

Sipas faqes zyrtare të Rusisë së Bashkuar, lëvizja synon t’i bashkojë vendet e “shumicës globale për të ndërtuar një rend botëror shumëpolar, të drejtë dhe të barabartë”.

Në takimin themelues morën pjesë 50 lëvizje politike: gjashtë nga Evropa, shtatë nga Amerika Latine, 14 nga Afrika dhe 23 nga Azia.

Lëvizja ka edhe organe të tjera, përfshirë Komitetin e Përhershëm, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të partive politike nga vende të ndryshme.

Serbia përfaqësohet në këtë komitet nga Nenad Popoviq, në emër të Partisë Popullore Serbe (SNS).

Në korrik të vitit 2025, gjatë një mbledhjeje të Komitetit të Përhershëm, Medvedev u propozoi anëtarëve lidhjen e marrëveshjeve për “mbrojtjen e proceseve zgjedhore”.

“Është e nevojshme t’u ofrojmë partnerëve ndihmë metodologjike për t’iu kundërvënë ndikimeve të jashtme në proceset tona të brendshme zgjedhore”, deklaroi ai në atë kohë, sipas faqes së tij zyrtare.

Medvedev pretendoi gjithashtu se proceset zgjedhore janë “objektivi i preferuar i ndërhyrjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO”.

Si shembull përmendi Venezuelën, e cila, sipas tij, ishte përballur me “presion të paparë” nga Perëndimi gjatë përgatitjeve dhe mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Këshilli Kombëtar Zgjedhor i Venezuelës e shpalli Nicolas Maduron fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, pa publikuar të dhëna të hollësishme për votimin. Autoritetet pretenduan se kishin qenë cak i një sulmi kibernetik, një shpjegim që shumë ekspertë e konsideruan të pabesueshëm. Opozita shpalli fitoren e saj dhe akuzoi Qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.

Uashingtoni e kishte kontestuar legjitimitetin e Maduros si president që nga koha kur ai pasoi Hugo Chavezin më 2013. Autoritetet amerikane e arrestuan Maduron në fillim të janarit 2026, nën akuza për narko-terrorizëm.

Në një takim të lëvizjes, në nëntor të vitit 2025, Medvedev e cilësoi ndërhyrjen e pretenduar të Perëndimit në zgjedhje si “neokolonializëm zgjedhor”.

Ai tha se shtetet duhet të arrijnë marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë në vëzhgimin e zgjedhjeve, në mënyrë që më vonë “të mos tentohet delegjitimimi i tyre duke u thirrur në shkeljen e disa standardeve që vetë vendet perëndimore i kanë shpikur”.

Bashkimi Evropian i hodhi poshtë edhe zgjedhjet e vitit 2026 në Rusi, duke i cilësuar si “zgjedhje të rreme”.

Në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, Rusia e Bashkuar fitoi pothuajse 58 për qind të votave, ndërsa partia Jabloko, e vetmja që kundërshtonte luftën në Ukrainë, u përjashtua nga procesi zgjedhor.

Vuksanoviç thotë për REL-in se Rusia, së bashku me Kinën, e cila gjithashtu merr pjesë në këtë lëvizje, po përpiqet të paraqitet si fuqi që mbron “parimin e sovranitetit”.

“Rusia gjithmonë i frikësohet çdo sinjali se NATO-ja mund të mbështesë forca brenda Rusisë, qofshin ato liberale apo joliberale, me synimin për ta rrëzuar regjimin”, thotë ai.

Serbia dhe “revolucioni me ngjyra”

Çështjen e “neokolonializmit zgjedhor” brenda kësaj lëvizjeje e kishte ngritur vetë Nenad Popoviq, gjatë një takimi të Komitetit të Përhershëm në qershor.

Ai kishte theksuar se brenda dy vjetëve të ardhshëm do të mbaheshin zgjedhje në Serbi, Rusi dhe vende të tjera anëtare të komitetit, duke propozuar “intensifikimin e punës së përbashkët në këtë drejtim”.

Pushteti në largim në Serbi ka këmbëngulur se protestat studentore, të cilat çuan në humbjen e tij në zgjedhjet e 25 tetorit, ishin pjesë e një “revolucioni me ngjyra”.

Me këtë term, autoritetet e atëhershme pretendonin se pas protestave qëndronin shërbime të huaja të inteligjencës.

Zyrtarët rusë e mbështetën këtë narrativë. Mesazhe të tilla u përhapën edhe para zgjedhjeve.

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harçenko, deklaroi në mes të gushtit se udhëheqja e Serbisë nuk mund ta eliminonte rrezikun që, pas votimit dhe pavarësisht rezultateve, “të vihej në lëvizje skenari i njohur i ‘revolucionit me ngjyra’”.

Serbia dhe Rusia kishin paralajmëruar bashkëpunim kundër të ashtuquajturave “revolucione me ngjyra” që në dhjetor të vitit 2021.

Atëherë, ministri i atëhershëm i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, u takua në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Nikolai Patrushev.

Të dy vlerësuan se “revolucionet me ngjyra” ishin shndërruar në instrument tradicional të politikës së disa qendrave të pushtetit.

Bashkëpunimi me pushtetin e ri në Serbi

Megjithatë, pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet në Serbi, Kremlini deklaroi se dëshiron të vazhdojë zhvillimin e marrëdhënieve me Beogradin, pavarësisht humbjes së Vuçiçit.

Moska shprehu shpresën se udhëheqësit e rinj do ta kuptojnë se “bashkëpunimi me Rusinë është në interes të vendit të tyre”.

Para zgjedhjeve, një nga përfaqësuesit e Listës Studentore, Radomir Saiçiç, deklaroi për Radio Televizionin e Serbisë se do të kultivoheshin “marrëdhënie produktive me Rusinë”.

Ndërkaq, Illija Sërdanoviç, bartës i listës që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, tha për REL-in pas zgjedhjeve se për raportet me Rusinë do të vendosin qytetarët.

Vuksanoviq vlerëson se autoritetet ruse do të bashkëpunojnë në mënyrë pragmatike me pushtetin e ri në Beograd, pavarësisht pretendimeve të herëpashershme për ndërhyrje të Perëndimit.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë deklaroi në nëntor se Brukseli dhe kryeqytetet kryesore evropiane ishin “të vendosura t’i vënënë vijë udhëheqësit e Listës Studentore” dhe se ishin të gatshëm që për këtë të “përdorin të gjithë arsenalin e mjeteve të ndikimit diplomatik dhe të inteligjencës”.

Sipas Vuksanoviçit, çështja e Kosovës dhe çmimi i gazit do të jenë ndër temat kryesore të bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Rusia deri më tani e ka mbështetur Serbinë në negociatat për Kosovën, pavarësinë e së cilës nuk e njeh.

Serbia është gjithashtu e varur nga gazi rus për furnizimin e saj me energji. Më shumë se 80 për qind e gazit që përdor vendi vjen nga Rusia.

Autoritetet serbe deri më tani nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL

Trump flet pas samitit në Kinë: Irani ka 51 vite që na mashtron, si i hoqa marrëveshjen 17 miliardë dollarëshe Evropës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë pas samitit trepalësh në Shenzhen dhe bisedimeve me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun

Donald Trump foli për Iranin dhe ndikimin që përplasja me Teheranin ka në çmimet e karburanteve, duke pretenduar se ecuria e çmimeve të hidrokarbureve do të varet nga mënyra se si do të zgjidhet kriza.

“Çmimet e hidrokarbureve varen nga mënyra se si do të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, deklaroi presidenti amerikan, duke theksuar se pala iraniane dëshiron një marrëveshje, por nuk pranon kushtet e vendosura nga Uashingtoni.

“Ata duan të bëjnë një marrëveshje, por nuk duan të bëjnë një marrëveshje që është e pranueshme për mua”, u shpreh ai.

Më pas, Trump ashpërsoi gjuhën ndaj Teheranit, duke theksuar: “Ne duam një marrëveshje të vërtetë, jo një marrëveshje të rreme, si ato që kanë bërë për 51 vjet”.

Madje, duke përdorur një gjuhë veçanërisht të ashpër, ai akuzoi Iranin se “prej 51 vitesh po mashtron botën”.

Konferenca nisi me komente për udhëtimin e tij në Kinë dhe avionin e ri presidencial Air Force One. Trump pretendoi se si pala kineze, ashtu edhe ajo ruse, ishin impresionuar nga kapacitetet e tij.

Trump u shfaq në podium me 25 minuta vonesë, i shoqëruar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dhe zëvendëspresidenti JD Vance, pavarësisht se një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë kishte deklaruar më herët se ky i fundit nuk pritej të merrte pjesë.

Në sallë ndodheshin gjithashtu sekretari i Thesarit, Scott Bessent, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Miller. Ata ishin ulur pranë podiumit, ndërsa Rubio dhe Vance qëndronin pas presidentit amerikan.

“Mbrëmë u kthyem nga një prej vizitave presidenciale më të suksesshme në Azi në historinë amerikane”, deklaroi Trump, duke e vlerësuar pozitivisht udhëtimin e tij.

Më pas, ai foli për avionin e ri presidencial Air Force One, duke pretenduar se kishte realizuar fluturimin më të gjatë të kryer ndonjëherë nga një avion presidencial.

“Ishte fluturimi më i gjatë që ka realizuar ndonjëherë Air Force One. Avioni i ri Air Force One mund të fluturojë pa pasur nevojë të ndalojë për furnizim me karburant”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan pretendoi gjithashtu se avioni i ri është “më i mirë se pajisjet e vjetra”, duke shtuar se kapacitetet e tij kishin impresionuar bashkëbiseduesit.

“Kina u impresionua shumë dhe Rusia u impresionua shumë”, u shpreh ai.

Rekord investimesh

Donald Trump foli për investime në vlerën e 25 trilionë dollarëve që nga marrja e detyrës, duke pretenduar se administrata e tij ka krijuar pasuri të re në nivele rekord.

“Është record”, deklaroi presidenti amerikan, duke pretenduar se kjo shifër është arritur në më pak se dy vjet.

Presidenti Donald Trump u ankua sërish se normat e interesit janë tepër të larta, duke ia atribuar përgjegjësinë “një banke qendrore shumë të politizuar”, por jo drejtuesit të saj, të cilin vetë e kishte zgjedhur.

“Sa herë që publikojmë të dhëna pozitive, ata rrisin normat e interesit. E bëjnë këtë për një arsye të caktuar. Duhej të ndodhte e kundërta”, deklaroi Trump.

“Dikur kishim gjithmonë normën më të ulët të interesit në botë, edhe kur ekonomia nuk po ecte mirë. Tani ata vazhdojnë ta rrisin normën e interesit kur gjërat po na shkojnë mirë, dhe vazhdojnë ta rrisin derisa ndoshta të mos na shkojnë më mirë”, shtoi ai.

10 marrëveshje tregtare në ASEAN

Duke iu referuar samitit të ASEAN-it, Trump tha se u ishte drejtuar liderëve të 14 vendeve gjatë samitit në Manila të Filipineve.

“Dashuria dhe respekti ndaj Amerikës ishin të jashtëzakonshme. Na respektojnë përsëri. Mendoj se na duan, por, të jem i sinqertë, preferoj të na respektojnë”, tha ai.

“Brenda katër ditësh takova më shumë se 20 liderë shtetesh, sigurova dy marrëveshje të reja tregtare dhe rreth 10 të tjera pritet të arrihen shumë shpejt”, deklaroi Trump.

“Kemi zhvilluar bisedime jashtëzakonisht të mira për forcimin e partneriteteve tona ekonomike, ndërsa siguruam marrëveshje tregtare me vlerë mbi 17 miliardë dollarë, të cilat do të përfitojnë mijëra punëtorë amerikanë”.

Duke iu referuar disa prej marrëveshjeve tregtare të arritura gjatë udhëtimit të tij në Azi këtë javë, presidenti Donald Trump deklaroi se kompanitë ajrore në Filipine kishin rënë dakord të blinin avionë amerikanë, në vend që t’i siguronin ata nga Evropa.

“Ata kishin planifikuar t’i blinin nga Evropa, por tani nuk do ta bëjnë më këtë”, tha Trump.

Marrëveshja parashikon blerjen e 20 avionëve Boeing 787 Dreamliner, e cila, sipas Trump, do të mbështesë 47 mijë vende pune në SHBA.

“Ja ku shihni një rast kur ata do t’i drejtoheshin Evropës, por unë u takova me ta dhe tani po blejnë nga ne”, u shpreh ai.

Qendrat e të dhënave vetëm në SHBA

Duke dhënë disa detaje mbi bisedën e tij me liderin kinez Xi Jinping, Donald Trump tha se inteligjenca artificiale (AI) ishte një nga temat e diskutimit.

Ai deklaroi se të dyja palët ranë dakord “të vendosin disa kufizime të përbashkëta”, përpara se të përsëriste se SHBA-ja është në krye të botës në zhvillimin e kësaj teknologjie.

Presidenti Donald Trump deklaroi se synon të ndalojë kompanitë amerikane të ndërtojnë qendra të të dhënave jashtë vendit, një vendim për të cilin, siç tha ai, nuk kishte informuar ende as ekipin e tij.

“Nuk do t’i lejojmë kompanitë tona të ndërtojnë qendra të të dhënave jashtë vendit tonë. Nuk do të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. E dini që ata e lejuan këtë të ndodhte me çipat dhe gjithçka tjetër, dhe kjo ishte shumë shkatërruese për vendin tonë. Pikërisht aty filluam të mbeteshim prapa”, deklaroi Trump para gazetarëve në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk e di nëse ky është një lajm i fundit, por ende nuk ua kam thënë as njerëzve të mi”, shtoi ai. “Por tani po ua them këtu”.

Nuk është e qartë se si do ta zbatojë këtë rregull ndaj kompanive private. Trump deklaroi se nëse kompanitë amerikane planifikojnë të ndërtojnë qendra të të dhënave në vende të tjera, do të përballen me “një taksë gjigante”.

“Kemi shumë, shumë vende që i dëshirojnë me ngulm këto investime dhe janë vende të mrekullueshme”, tha Trump.

“Amerika gëzon respekt”

Presidenti Donald Trump u mburr të premten për udhëtimin e tij në Azi, duke theksuar se presidenti kinez Xi Jinping e kishte pritur në pistën e aeroportit në Shenzhen, si simbol të respektit që Pekini ka për të dhe për Shtetet e Bashkuara.

“Kudo që shkova gjatë këtij udhëtimi dhe me çdo lider që takova, ishte e qartë se Amerika gëzon sërish respekt si kurrë më parë. Na respektojnë. Ishte një nder i madh për mua që presidenti Xi priti vendin tone, jo mua personalisht, te dera e avionit. Diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë. Kjo do të thotë se ai respekton vendin tonë’, deklaroi presidenti amerikan.

Duke kaluar te takimi trepalësh që zhvilloi një ditë më parë me Vladimir Putinin dhe Xi Jinpingun, Trump theksoi se bëhej fjalë për “takimin e parë trepalësh në histori mes liderëve të SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”.

“Shkova thjesht duke menduar: ‘Shkoj shumë mirë me këta dy persona dhe do t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona’”, tha ai.

“Arritëm t’i zgjidhnim ato. Dhe atëherë kuptova se sa e rëndësishme ishte kjo. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Dua të them, ishte vërtet e jashtëzakonshme”.

Ai tha gjithashtu se ata që kritikojnë marrëdhëniet e tij me Putinin dhe Xi Jinpingun janë “idiotë”, duke iu përgjigjur reagimeve negative që kishte marrë pasi e kishte cilësuar Putinin si “mik” të tij.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Kjo është diçka pozitive, meqë ra fjala”, deklaroi presidenti para gazetarëve.

“Idiotët, disa prej të cilëve ndodhen në këtë sallë, thonë: ‘Oh, kjo është e tmerrshme. Ai shkon mirë me të’. Unë shkoj mirë me Rusinë. Shkoj mirë me Kinën. Shkoj mirë me shumë njerëz. Me disa të tjerë nuk shkoj mirë”, tha Trump.

Tronditet bursa, rënie me 10% e aksioneve të Anthropic! Zhduken fitimet pas debutimit historik në Nasdaq
Vetëm një ditë pas hyrjes rekord në bursë, kompania e inteligjencës artificiale përballet me presion të fortë nga investitorët.

Aksionet e kompanisë amerikane të inteligjencës artificiale Anthropic pësuan një rënie prej gati 10% të premten, vetëm një ditë pas debutimit historik në bursën Nasdaq. Rënia fshiu fitimet e konsiderueshme të regjistruara gjatë ditës së parë të tregtimit dhe riktheu shqetësimet mbi qëndrueshmërinë e investimeve në sektorin e inteligjencës artificiale.

Sipas të dhënave të raportuara, aksioni ra me 9,6%, duke zbritur në 87,90 dollarë. Megjithatë, çmimi mbeti lehtësisht mbi nivelin prej 83 dollarësh, që ishte përcaktuar për ofertën fillestare publike (IPO).

Gjatë seancës së parë të tregtimit, të enjten, aksionet e Anthropic kishin shënuar një rritje deri në 34%, duke arritur në 111,50 dollarë. Në pikun e kësaj rritjeje, vlera e kompanisë në treg përllogaritej përkohësisht në rreth 2 trilionë dollarë.

Megjithatë, entuziazmi fillestar nuk zgjati shumë. Aksionet e mbyllën seancën e parë në nivelin 97,17 dollarë, përpara se të përballeshin me presionin e shitjeve një ditë më vonë.

Shqetësime për sektorin e inteligjencës artificiale

Rënia e Anthropic vjen në një moment kur edhe pjesa tjetër e tregut teknologjik po përballet me presione. Indeksi Nasdaq regjistroi humbje mbi 1% gjatë së premtes, ndërsa në territor negativ u pozicionua edhe S&P 500.

Investitorët po tregohen gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj aksioneve të kompanive të teknologjisë dhe veçanërisht atyre që lidhen me inteligjencën artificiale.

Në të kundërt, obligacionet shtetërore amerikane fituan terren, ndërsa interesat e tyre ranë, duke reflektuar kërkesën për investime që konsiderohen më të sigurta. Yield-i i obligacioneve amerikane 10-vjeçare zbriti nën nivelin 5%.

Sipas analistit të Jefferies, Jeffrey Favuzza, pamundësia e Anthropic për të ruajtur nivelin e çmimit të arritur në debutimin e saj, së bashku me presionet e shitjes në tregtimin paraprak të së premtes, përbën një sinjal negativ edhe për pjesën tjetër të sektorit teknologjik.

Ecuria e aksioneve të Anthropic në ditët në vijim pritet të jetë një tregues i rëndësishëm për mënyrën se si tregjet do të vlerësojnë kompanitë e inteligjencës artificiale pas debutimeve me vlerësime rekord.

Operacion kundër bandave në Haiti, vriten 34 anëtarë të dyshuar në Martissant!
Forcat e armatosura dhe policia e Haitit nisën të enjten një operacion të gjerë për të rimarrë kontrollin e Martissant-it, një korridor strategjik që lidh kryeqytetin Port-au-Prince me rajonet perëndimore dhe jugore të vendit, i cili prej më shumë se pesë vitesh mbahet i bllokuar nga bandat e armatosura.

Ky është operacioni i parë i këtyre përmasave në pesë vitet e fundit. Sipas një njoftimi të Policisë Kombëtare të Haitit në platformën X, të paktën 34 anëtarë të dyshuar të bandave u vranë gjatë përleshjeve të ashpra në Martissant.

Në këtë ndërhyrje, efektivët e policisë vepruan në bashkëpunim me një task-forcë të përbërë nga anëtarë të Vectus Global, një kompani private sigurie e themeluar nga Erik Prince, ish-themelues i Blackwater dhe ish-pjesëtar i US Navy SEAL.

Mediat lokale raportuan për shkëmbime të dendura zjarri, përdorim të dronëve shpërthyes dhe lëvizje të automjeteve të blinduara.

Bllokada pesëvjeçare e Martissant-it dhe ofensiva e forcës së OKB-së

Martissant shtrihet përgjatë Rrugës 2, arteria kryesore e transportit për mallrat dhe udhëtarët drejt jugut dhe perëndimit të Haitit. Që nga qershori i vitit 2021, kur bandat nga Grand-Ravine dhe Village-de-Dieu sulmuan zonën, ky korridor është kthyer në një pikë të rrezikshme, ku grupet kriminale vendosin taksa ilegale deri në 380 dollarë për kalimtarët dhe hapin zjarr ndaj automjeteve.

Sipas të dhënave të OKB-së dhe organizatave vendase për të drejtat e njeriut, kriza në këtë zonë ka detyruar mbi një milion njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe ka paralizuar qindra institucione.

Paralelisht me operacionin në Martissant, edhe forca për shtypjen e bandave e mbështetur nga OKB-ja ka intensifikuar sulmet në zonën Tabarre të kryeqytetit, në rajonin qendror Artibonite dhe në veri të Gros-Morne, ku ka pastruar dhe siguruar një shkollë dhe një kishë të pushtuara nga grupet e armatosura.

“Operacionet po hyjnë në një fazë të re: rritja e presionit mbi rrjetet e bandave, çmontimi i më shumë fortesave dhe zgjerimi i kontrollit mbi zonat strategjike”, deklaroi forca ndërkombëtare në X, duke shtuar se qëllimi është “rivendosja e lirisë së lëvizjes, rihapja e aksesit në institucionet publike dhe rivendosjen e pranisë së shtetit”.

Roli i trupave të El Salvadorit dhe kritikat për viktimat civile

Në terren në Haiti janë të angazhuara edhe rreth 2,500 trupa të dërguara nga El Salvadori muajin e kaluar, pas zhdukjes së katër teknikëve salvadorianë të aviacionit gjatë një sulmi të bandave më 18 tetor. Me urdhër të presidentit salvadorian, Nayib Bukele, këto trupa kanë goditur bazat e dy prej drejtuesve më të njohur të bandave haitiane, Jeff dhe Lanmò San Jou.

Ndërsa mijëra qytetarë haitianë dolën në rrugët e Port-au-Prince për të shprehur mbështetje për ndërhyrjen salvadoriane, ekspertët e sigurisë dhe të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime mbi operacionet e njëanshme dhe përdorimin e dronëve shpërthyes, të cilët po shkaktojnë një rritje të numrit të viktimave të pafajshme. Këto zhvillime vijnë ndërsa Haiti, i mbetur pa president që nga vrasja e Jovenel Moïse në korrik 2021, po përgatitet për zgjedhjet e para pas më shumë se një dekade.

Nayib Bukele shpall kandidaturën për mandat të tretë në El Salvador

Në të njëjtën kohë, në San Salvador, presidenti Nayib Bukele zyrtarizoi të enjten në mbrëmje kandidaturën e tij për një mandat të tretë radhazi në zgjedhjet presidenciale të shkurtit 2027. I shoqëruar nga një eskortë e gjerë policore dhe i pritur nga mbështetës me pankarta “Bukele 2027”, ai dorëzoi dokumentacionin në Gjykatën Supreme Zgjedhore.

“Në El Salvador ka demokraci të plotë dhe të hapur. Po i dërgojmë botës një mesazh se El Salvadori nuk do të kthehet kurrë në të kaluarën”, deklaroi Bukele para turmës.

Me një mbështetje në sondazhe që arrin rreth 90 për qind — e fituar kryesisht falë fushatës së tij të ashpër të nisur në vitin 2022 që uli ndjeshëm krimin në El Salvador — Bukele përballet me një opozitë thuajse inekzistente. Megjithatë, kritikët e shohin ofensivën ushtarake të El Salvadorit në Haiti edhe si një manovër politike për të forcuar imazhin e tij para zgjedhjeve.

Organizatat ndërkombëtare dhe vëzhguesit demokratikë e kanë cilësuar kandidaturën e tij si jokushtetuese, duke kujtuar se rruga drejt mandatit të tretë u hap përmes një vendimi të Gjykatës Supreme të kontrolluar nga besnikët e tij dhe një reforme kushtetuese të miratuar në vitin 2025 nga Kongresi i dominuar nga partia e tij (Ide të Reja), e cila hoqi kufizimet e mandateve.

Mbyll kufirin me Rusinë për 6 muaj, Moska shpërthen ndaj Estonisë: Po ngre perde të hekurt!
Estonia do të mbyllë për të paktën gjashtë muaj të gjitha pikat e kalimit rrugor në kufirin me Rusinë, duke nisur nga 1 dhjetori.

Vendimi është marrë për arsye sigurie, në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë rritur. Ministri i Brendshëm estonez, Igor Taro, deklaroi se shërbimet ruse të sigurisë po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve estonezë që kalojnë kufirin dhe po përpiqen t’i rekrutojnë ata.

Vendimi vjen gjithashtu pas akuzave të Estonisë ndaj shërbimeve ruse për organizimin e një sulmi me zjarrvënie ndaj një kompanie estoneze të mbrojtjes. Moska i ka mohuar këto akuza.

Ndërkohë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me masa politike dhe diplomatike, duke e cilësuar vendimin si një përpjekje për të ngritur një “Perde të re të Hekurt”.

Mbyllja prek vetëm qarkullimin rrugor, ndërsa transporti hekurudhor i mallrave do të vijojë, nën kontrolle të rrepta doganore.

“Gjatë gjithë vitit 2026, Estonia ka ndërmarrë hapa konfrontues dhe anti-rusë, duke kufizuar në mënyrë sistematike funksionimin e pikave të kalimit kufitar përgjatë kufirit ruso-estonez, përmes shkurtimit të orareve të tyre të punës. Planet e autoriteteve estoneze për mbylljen e plotë të pikave të mbetura funksionale janë plotësisht në përputhje me këtë agjendë rusofobe. Këto veprime në thelb përbëjnë përpjekje për të ngritur një Perde të re të Hekurt, nën pretekstin e rremë të një kërcënimi nga Lindja. Është e qartë se, përmes këtyre veprimeve, autoritetet estoneze synojnë gjithashtu të zgjidhin problemet e tyre të brendshme, duke shpërqendruar qytetarët nga vështirësitë e mëdha socio-ekonomike, të cilat janë pasojë e politikave të tyre dritëshkurtra dhe të papërgjegjshme, përmes deklaratave dhe qëndrimeve të vazhdueshme anti-ruse. Nëse Talini do të vijojë me këto plane, vendi ynë do të ndërmarrë kundërmasat e nevojshme politike dhe diplomatike për të mbrojtur interesat e tij kombëtare. Dhe, siç e dini, ne nuk i harrojmë as bashkëkombësit tanë”, ishte reagimi i Rusisë.

Pesë muaj para votimeve, ish-kryeministri francez Dominique de Villepin hyn në garën për Pallatin Elize!
Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Francës, Dominique de Villepin, ka shpallur zyrtarisht hyrjen e tij në garën për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027.

Njoftimi u bë publik gjatë një konference për shtyp, rreth pesë muaj përpara mbajtjes së votimeve, duke i dhënë fund muajve të tërë të sinjaleve dhe aludimeve mbi ambicien e tij për të synuar Pallatin Elize. Gjatë daljes së tij para gazetarëve, de Villepin e konfirmoi vendimin me deklaratën e drejtpërdrejtë: “Unë jam kandidat”.

Profili politik dhe fjalimi historik i vitit 2003

Dominique de Villepin është një figurë e njohur e diplomacisë dhe politikës franceze, i cili ka mbajtur postet e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme gjatë presidencës së Jacques Chirac.

Në skenën ndërkombëtare, ai mbahet mend veçanërisht për fjalimin e tij historik të datës 14 shkurt 2003 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku artikuloi refuzimin kategorik të Francës dhe të presidentit të atëhershëm Chirac ndaj ndërhyrjes së menjëhershme ushtarake në Irak.

Me zyrtarizimin e kësaj kandidature, ai bëhet një prej emrave më me peshë që i shtohen garës së vitit 2027 për kreun e shtetit francez.