Në shenjë falënderimi Rusisë që i ka ndihmuar Serbisë për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO, pronari i hotelit “Kosta’s” në Podgoricë, Mali i Zi, ka vendosur që mysafirëve nga Rusia t’ua japë dhoma me çmimin për gjysmë më lirë, transmeton Blic i Beogradit përcjell Koha.net.
Lajmërimi për çmimet me zbritje është bër në gjuhën angleze me mesazhin “Faleminderit për përkrahje në UNESCO”. Mali i Zi në UNESCO ka votuar për Kosovën e kundër Serbisë.