Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo denoncoi sot ndërtimin e një objekti, në qendër të Tiranës Sipas Bozdos ky ndërtim bëhet në një zonë arkeologjike dhe ka bekimin e IKMTsë dhe kryeministrit.
“Ndodh nën hundën e Ministrisë së Brendshme, me bekimin e Edi Ramës, forcave të rendit dhe Inspektoritatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Po ndërtohet në një zonë të mbrojtur arkeologjike, aty ku ndërtimet janë rreptësisht të ndaluara.” u shpreh Bozdo
Ky sipas Bozdos është standardi i dyfishtë që përdor qeveria.
“Inspektoriati që nuk lë fakir pa arrestuar me mistri në dorë, teksa lyen shtëpitë kësaj radhe ka heshtur”. tha ai