Kudo anembanë Botës po festohet nata e ndërrimit të Viteve dhe tashmë në Australi e Zelandën e Re festimet spektakolare të fishezjarreve kanë përfunduar, duke dhënë një shfaqje mahnitëse.
Por ndryshe nga Zelanda e Re dhe Australia, në Belgjikë një tjëtër klimë ka pllakosur pasi në Bruksel janë arrestuar 6 persona që dyshohet se do të kryenin një sulm terrorist në vigjilje të ndërrimit të viteve. Keshtu, ne Bruksel eshte vendoru qe te anullohen festat e Vitit te Ri dhe shfaqjet e fishezjarreve ne qender te qytetit.
Në Japoni dhe Kinë po ashtu është festuar me shfaqje të mahnitshme nata e ndërrimit të viteve. Në Tokio, mijëra persona kanë ngritur në qiell tullumbace të mbushura me helium, duke mbuluar kështu qiellin me to. Sakaq në Kinë është dhënë një spektakël i vërtetë fishezjarresh.
Sakaq, në Dubai, një ngjarje e rëndë ka ndodhur. Një hotel luksi 63 katësh është zënë nga flakët, për shkaqe ende të panjohura. Dubai po përgatitej që të festonte Vitin e Ri, kur flakët kanë përpirë hotelin, i cili gjendet dhe pranë gradaçelës më të madhe të botës.