As telefonat buxhetorë me kosto të ulët nuk e kanë ndihmuar Microsoft të qëndrojë në listën e prodhuesve të mëdhenj të telefonëve në rang global. Tregu që zotëronte Microsoft ra me pothuajse 50 % ndërsa Huawei vazhdoi rritje madje duke kaluar gjigadin e sistemit operativ.Microsoft ka shitur vetëm 27.8 milion telefonë përgjatë periudhës Prill – Qershor, një rënie e konsiderueshme po ta krahasojmë me shifrën e 50.3 milion telefonëve të shitur një vit më parë.
Prodhuesi Kinez Huawei, tashmë mban vendin e tretë në rang global sipas Strategy Analytics. Kjo e vendos Huawei menjëherë pas Samsung dhe Apple. Kanë mjaftuar 30,6 milion produkte të shitura nga kjo kompani për ti dhënë jetë planit të saj për shitjen e 100 milion paisjeve elektronike brenda këtij viti.
Konkurrenti më i madh i Huawei është Xiaomi një tjetër prodhues kinez i cili po ashtu ka historinë e tij të suksesit me 19.8 milion telefonë të shitur në tre mujorin e dytë të këtij viti.