Ish-ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht udhëheqësi i listës së kandidatëve të PS në Dibër Ilir Beqaj, deklaroi gjatë një takimi në këtë qark se pas 4 vitesh, janë bërë një sërë reformash të prekshme në shendetësi.
Sa i takon shëndetësisë falas, ai mori si shembull urgjencën kardiake dhe protezat, që sipas tij para 4 vitesh qytetarëve i kushtonin mijëra euro 4 vite më parë dhe sot janë falas. Beqaj tha se ka ende shumë për të bërë dhe do të bëhen në mandatin e dytë siaps tij.
“Sot urgjena kardiake në Shqipëri është falas. Para 4 vitesh, kush duhet të bënte protestë duhet të paguante 3 mijë euro, sot është falas. Kjo ëhstë shëndetësia falas. A ka ende për të bërë? Po, ka ende shumë për të bërë!”, deklaroi Beqaj./a.m.