• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baze: “Shengeni ballkanik” është përpjekje për të siguruar mbështetjen europiane, Rama nuk është “babai” i kombit

by A R
12/11/2019 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti i Ohrit, apo i quajtur ndryshe mini “Schengeni Ballkanik”, ka mbledhur gjatë fundjavës treshen politike, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Ohër të Maqedonisë së Veriut kanë diskutuar iniciativat për vendosjen e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.

Por, pjesë e këtij samiti nuk ishte Kosova. Presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke konfirmuar mospjesëmarrjen në këtë samit ka thënë se ky vendim vjen për shkak të siç ka thënë ai, anashkalimit që i është bërë Kosovës në takimin e parë të mbajtur në Novi Sad më nismën e presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Thaçi ka thënë se nuk mund të jetë pjesë e takimeve të këtilla rajonale për derisa Serbia dhe Bosnja nuk e njohin Kosovën.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk e ka mirëpritur këtë vendim të palës kosovare duke thënë se Kosova është vetëpërjashtuar nga ky samit.

Rama ka theksuar se Kosova në pesë e vjetët e fundit ka marrë pjesë në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën edhe pse këto nuk e kanë njohur Kosovën.

Samiti i Ohrit ka krijuar zhurmë të madhe nga liderë të partive politike në Kosovë, analistë e politikanë të tjerë. Kryesisht iniciativa e mini-shengenit është pritur me tone negative në Kosovë.

Por, ndryshe mendon gazetari shqiptar Mero Baze.

“Samiti i Ohrit nuk është mbledh ti prish punë Kosovës por për katër parimet që përmenda. Mos pjesëmarrja e Kosovës i prish punë Shqipërisë pasi djeg shansin që të bëhet heqja e kufirit Shqipëri- Kosovë.

D.m.th gjithë demagogët patriotë që 70 për qind të biznesit në Kosovë e kanë me Serbinë thjeshtë po vajtojnë se mos heqin kufirin me Shqipërinë. Kaq humbet Kosova dhe Shqipëria nga mungesa e Kosovës në këtë Samit.

Por ky ishte një proces i hapur dhe mund të ndryshojë mendje rrugës. E rëndësishme është që të krijohet klimë reale rreth qëllimeve të katër parimeve themelore dhe jo të dëgjojmë jugoslavologë që të na tregojnë se po ngjallet Jugosllavia.

Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë në Jugoslavi dhe nuk ka çfarë ngjallë. Nëse ndonjë nostalgjiku i kujtohet Titua le ti mbaj lotët.

Kjo është një përpjekje për të marrë mbështetje evropiane për problemet e Ballkanit dhe konkretisht tonat dhe jo një përvojë jugosllave për Evropën”, thotë Baze.

Duke përmendur anët pozitive të “Shengenit ballkanik”, publicisti Baze shprehet kjo është një përpjekje për zgjidhjen e problemeve lokale dhe se assesi nuk duhet të shihet si një proces politik që lidhet me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Shengeni ballkanik është një përpjekje e secilit vend ballkanik për të përdorur mbështetjen perëndimore për zgjidhjen e problemeve lokale. Ideja është të përdoren katër parimet bazë të lirisë evropiane për të zgjidhur problemet mes njëri- tjetrit.

D.m.th duke u mbështetur tek parimi i lëvizjes së lirë, parimi i qarkullimit të lirë të mallrave, parimi i qarkullimit te kapitaleve dhe parimi i lirisë së fuqisë punëtore, gjashtë vendet e Ballkanit bien dakord ti aplikojnë këto me njëri- tjetrin.

Ju e mbani mend besoj 5 vitet e fundit spektaklin patriotik të Ramës me Thaçin Mustafën e Haradinaj për heqjen e kufirit Shqipëri- Kosovë.

Sa herë thuhej nuk bëhej kurrë pasi BE e SHBA ndiznin llampën e kuqe për shkak të protestës së Serbisë. Në këtë kuadër mund të bëhet.

Po ashtu Serbia e ka më lehtë për të biseduar në këtë kuadër dhe të pranoje këto katër parime dhe për Kosovën.

Është një proces që duhet ndarë nga guaska politike e bisedimeve Serbi- Kosovë për njohjen.

Natyrisht jo të 6 vendet janë të afta t’i aplikojnë të katër parimet.

Fjala vjen Bosnja nuk është gati të pranoje lëvizjen e lirë me Serbinë. Por kjo s’sduhet të pengoje të tërën.

Duhet shkuar deri tek muri për çdo liri themelore me mbështetje të Perëndimit. Pastaj të çajmë muret jo fantazmat që na duken mure”, thekson Baze.

I pyetur nëse afërsia e Edi Ramës me presidentin Aleksandër Vuçic është intensifikuar në një kohë të gabuar, kur raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë në pikën më të ulët sa i përket arritjes së një marrëveshjeje, Baze thotë se nuk është i këtij mendimi.

Sipas tij, secili kryeministër i Shqipërisë e ka për detyrë të kërkojë në vazhdimësi nga Serbia që të njohë Kosovën, e qe sipas Bazes, kjo gjë ka ndodhur.

Sipas tij, kryeministri shqiptar nuk mund të shihet as si baba e as si njerk i Kosovës, por detyrimisht si një kujdestar i saj.

“Vuçic dhe Rama janë bërë bashkë në kuadrin e iniciativës së Berlinit prej vitit 2014. Marrëdhëniet Kosove Serbi s’kanë qenë kurrë të mira as kur Rama shkoi ne Beograd, as kur kërkon në çdo takim me Vuçic njohjen e Kosovës.

Shqipëria nuk duhet parë si një vend që ka paternalizmin mbi Kosovën por si një vend që mbështet aspiratat e Kosovës.

Edi Rama dhe çdo kryeministër tjetër kanë detyrë të kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia. Këtë nuk duhet ta ndajnë kurrë nga agjenda e tyre.

Dhe besoj e kanë bërë. Të tjerat janë folklorizma demagogësh të cilët e duan kryeministrin e Shqipërisë herë si baba të kombit, herë kryeministër të një vendi fqinj.

Në fakt institucioni i kryeministrit të Shqipërisë është i detyrueshëm të jetë kujdestar i Kosovës . As babë e as njerk i saj.

Pastaj a qesh a qan kur takon Vuçicin e çfarë barcoletash tregojnë janë debate njerëzish që ndoshta ëndërrojnë të jenë vend të Ramës në atë tavolinë por atë nuk e vendos Vuçiqi por shqiptarët”, ka thënë në fund Baze.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar se Samiti i Radhës i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës me 21 dhjetor. Ai tha se aty duhet të jenë pjesë të gjithë vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë këtu edhe Kosovën.

Next Post
Rrëfimi te hoxha i zbuloi krimin/ Gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën që helmoi vjehrrën

Rrëfimi te hoxha i zbuloi krimin/ Gjykata dënon me 32 vite burg Marjana Çmetën që helmoi vjehrrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In