Pas publikimit të një lajmi sot në disa media, ku thuhej se Google Maps nxjerr në Surrel një rrugë që mban emrin “Edi Rama”, ka reaguar Bashkia Tiranë e cila ka sqaruar se në në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”.
“Duke u nisur nga një informacion që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale dhe i botuar në disa faqe online, Bashkia e Tiranës kërkon të sqarojë opinionin publik se në territorin e saj nuk ekziston asnjë rrugë, e cila të mbajë emrin “Edi Rama”.
Sipas ligjit, emrat e rrugëve të qytetit vendosen ose ndryshojnë vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Bashkia e Tiranës bën me dije se në asnjë mbledhje të Këshillit Bashkiak të Tiranës apo të këshillave të ish komunave, të cilat tashmë janë pjesë e bashkisë së Tiranës, nuk ka shqyrtuar e as ka patur në plan ndonjëherë për të shqyrtuar një vendim të tillë.
Çdo informacion tjetër për këtë çështje është i rremë apo nga burime të pasakta e të pavërteta.“, shkruhet në reagimin e bashkisë Tiranë.
Reagon edhe Keshilltari i Kryeministrit
Keshilltari i Rames ka postuar pasditen e sotme ne Twitter, duke e mohuar kategorikisht lajmin e shperndare sot.
“Pasi i vuri emrin e vet rruges ne Kamez, Saliu kujton se te gjithe mendojne dhe sillen si ai. ” – shkruan Endri Fuga.