Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë për të mbrojtur banesat e tyre që planifikohet të prishen.
Në protestën e sotme u janë bashkuar edhe deputetët e LSI-së, së bashku me deputetët e PD-së, të cilët prej ditësh u kanë dalë në mbështetje.
Banorët janë mbledhur për të protestuar para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar takim me kryetarin apo përfaqësues dhe një përgjigje nga bashkia. Ata kanë kërkuar të dëmshpërblehen për banesat e tyre pasi kanë 20 vite që jetojnë aty dhe kanë hedhur mundin e gjithë jetës.
a.ç