Uelsiani pritet që të largohet nga Spanjë këtë verë, por patrioti i tij e ka kritikuar atë që nuk e ka mësuar spanjishtën edhe pse është në Spanjë prej 5 vitesh.
Gareth Bale është përballur me kritika nga ish trajneri i Real Madrid John Toshack pasi që ka dështuar të mësojë spanjishten edhe pse ka pesë vite që është në Santiago Bernabeu.“Ai është një lojtarë ndryshe nga shokët e tij të skuadrës.
Ai nuk dëshiron që të flasë në konferenca për shtyp dhe është shumë e tmerrshme pasi që ka disa kohë në Spanjë dhe ai nuk e flet këtë gjuhë”, ka thënë ai për Cadena Ser.
“Kur shkoni të luani në një vend tjetër, e ke obligim së paku të provosh. Njerëzit gjithmonë mendojnë mirë për ju dhe ju duheni që të përpiqeni që ta arrini këtë për respekt”.
Toshack, i cili ishte trajner për dy sezone në Madrid në karrierën e tij, po ashtu e ka mbështetur Zidane që shpesh ka vendosur ta largojë Bale nga formacioni kryesor.Ai mund të jetë lojtar i madh me një profil “galaktikë” por disa gjëra duhet kuptuar.
“Nëse do të ishit në situatën e Zidane do ta kuptonit. Nëse analizoni lëndimet ju e shihni që nuk janë normale. Bale do të ishte padyshim një startues nëse nuk do të kishte pasur probleme me dëmtime”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)