Një femër 22-vjeçare nga Kosova të enjten pasdite ka tronditur gjithë qendrën strehimore të azilantëve në Fichtelsee të Fichtelbergut në Gjermani.
Pasi i është refuzuar kërkesa e azilit, ajo ka tentuar t’ i japë fund jetës së saj.
Kështu femra shqiptare është ngjitur në çatinë e qendrës së azilantëve dhe me një thikë në dorë ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje, shkruan nordbayerischer-kurier.de.
E gjithë kjo ka ndodhur sepse ajo nuk dëshiron të kthehet në Kosovë. “Ma më dëshirë dua të vdes në Gjermani sesa në Kosovë”, mësohet t’ u ketë thënë ajo prindërve të saj.
Përpjekjet e forcave të shpëtimit nuk kishin pasur sukses për ta bindur gruan shqiptare të zbresë në tokë, dersia u deshtë të vijnë zyrtarë të komunikimit dhe së bashku me policinë duke biseduar me të arritën ta bëjnë të zbresë nga çatia. Pas dy orësh 22-vjeçarja e preku përsëri tokën me këmbë. Më pas ajo iu dorëzua mjekëve për trajtim, thotë policia, njofton albinfo.ch.