Zamira Çavo – JavaNews.al

“Politikanët po i vënë kazmën Shqipërisë”
Nga Zamira Cavo

Po e them që në fillim për të gjithë ata “patriotë” (që kujtojnë se të thuash të vërtetën bën sakrilegj kombëtarë dhe të vërsulen jo për idenë por për cka të “përmban fisi”), se ky titull është analizë e cila mund të hidhet poshtë nga cilido, por me FAKTE.

Dikur Konica shkruante: Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. (Vepra 3, f. 333).

A ka “vdekur” nga pak në histori Shqipëria jonë?  Sigurisht. Dikur ilirët ( që i konsiderojmë pararadhësit tanë) shtriheshin në pjesën më të madhe të Ballkanit të sotëm. Më vonë nën sundimin Osman, trojet shqiptare humbën kufijtë fizik por ruajtën gjuhën si elementin e vetëm identifikues. U mblodhën brënda “guackës” së tyre duke e reduktuar “atdheun” në sopëzën e tokës që i përkiste. Trimërinë e guximin nuk e shfaqën kurrë në ruajtjen e së tërës Arbëri, Albani Shqipëri, por u bën mish për top nën ushtritë  e huaja për të zgjeruar territoret e të tjerëve dhe jo për të bashkuar territoret e veta!

Dhe kur erdhi puna për pavarësi sërish u deshën të huajt të na marrin në mbrotje duke na gjymtuar edhe më shumë fizikisht. Sot Shqipëria është një pikë në hartë dhe jashtë kufijve të saj fizik gjenden trojet e dikurshme që kanë ndrruar emrat dhe që sot na qëndrojnë përballë në histori si për të na thënë “Nuk ishit të zotë të na mbronit”. Pra Shqipëria është rrudhur në maksimumin e vet fizik. Aryset janë ato të stërthëna :

-Individualizmi ekstrem i shqiptarit, që buron nga mënyra e jetesës së tij në fise, klane e familje të mëdha jashtë komunikimit social e pale politik!

-Mungesa e një udhëheqësi(Lideri) që të siguronte bashkimin dhe qëndresën e shqiptarëve përballë stuhive të kohës. Skënderbeu mbetet I vetmi burrë që arriti ta bëjë këtë bashkim sa ishte gjallë! (Dhe Skenderbeu u rrit dhe u edukua jo në trojet e veta). Lideri, për shqiptarin, ka qenë i pari i fisit që i mundësonte jetën dhe “clironte” nga të marrurit vendim. Në historinë tonë, të vjetër dhe të re, Lideri është “prijësi” të cilit i bindemi me sytë mbyllur, pa u lodhur të kuptojmë vendimin e tij dhe pa patur as dëshirën më të vogël për ta gjykuar!

-Në postpavarësi elita politike shqiptare shpesh gjysmake në formimin e saj kulturor e politik, nuk u përpoq asnjëherë për vendin dhe të ardhmen e tij dhe pse “shiti” patriotizëm me “okë”! Kjo bëri që edhe kur fituam pavarësinë shqiptari ta shikonte të ardhmen e tij jashtë vendit. Filozofia “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë” e ka zanafillën që në atë kohë. Sepse kurrë nuk u morën vesh për Shqipërinë as Esad Pasha me Ismalil Qemalin e as Fan Noli me Ahmet Zogun.

-Vetëm në kohën e Enver Hoxhës, dhe rrethimit me tela të vendit, shqiptari u “fut” në vathë për të mësuar të punojë, por të mos mendojë. Kjo i pëlqeu aq kohë  deri sa kuptoi se varfëria po i zinte frymën. Por edhe atehërë nuk ishim të zotët të vepronim nëse të huajt nuk do na kishin orjentuar, sikundër dëshironin ata për qëllimet e tyre. Regjimi “komunist” ra sepse vetë ai sistem nuk mundej më të vazhdonte më, pra ishtë kalbur nga rrënja, por “inspiruesit” që frymën e merrnin nga demokracia e tjetërkujt, nuk ditën, nuk donin apo nuk mundën, të vënë më mbi t ë gjitha  interesat Shqipërisë. Ndaj dhe vendi shkoi edhe më keq!

-Për 30 vite elita politike shqiptare e ka shitur vendin pjesë pjesë ; në nëntokën dhe mbitokën e saj. Kjo e ka rrudhur Shqipërinë edhe më shumë. Mbas disa dekadash të huajt që kanë blërë pasuritë tona apo që kanë marrë koncensione  të copavë të tokës sonë, do ti ndrrojnë emrat dhe në një botë globaliste Shqipëria rrëzikon të mbetet konvencion . Sepse “elitat” tona politikë vazhdojnë të kërkojnë pushtet për tu pasuruar dhe jo pushtet për të vepruar n ë favor te vendit!!

-Sot paga mesatare në Shqipëri është më e ulta në Europë dhe as më vendet e Rajonit nuk krahasohet. E ardhmja ekonomike është  e  mjergullt për shkak t ë  politikave te mbrapshta publikë të ndërmarra nga qeveritë në këto 30 vitë. Kjo e bën të pasigurt jetesën në vënd. Ndaj dhe të rinjtë ikin dukë e rrudhosur Shqipërinë tashmë në elementin demografik.

Profecia e Konicës që gjithnjë i kemi thënë “larg qoftë” duket sikur troket pas derës jo larg disa dekadave. Shqipëria po zvarritët për mbijetësën e saj. Politika ia ka zënë aq keq frymën sa prognozate zymta ekonomike  shqiptarit nuk i bëjnë më përshtypje. Ai e ka ndarë mëndjen të “iki” nga sytë këmbët me shpresene një jete më të mirë.E ndërsa “patriotët” bërtasin për Shqipërinë e madhë që do realizohet një ditë , Shqipëria zvogëlohët cdo ditë dukë marrë frymë me vështiresi..

Nëse e doni Shqipërinë tregohuni më së paku qytetarë të mirë! Shqipëria nuk ka nevojë për shqiptarë “patriot”, Shqipëria ka nevojë për qytetarët e saj që dinë të sillen si të tillë ,përballë politikës së shitur e primitive!

Kur ta kemi kuptuar këtë do jetë vonë!/l.m

Politika ra në kurthin që i përgatiti popullit
Nga Zamira Çavo/

Tashmë mund të them me bindje se politika pasi gatoi në mënyrën më të keqe të mundshme aksionin e saj për të përfituar maksimalisht në interesat individuale dhe klanore, sot ajo është zënë keqas në kurthin që ngriti. Le ta analizojmë :

1- Opozita politike zyrtare, duke patur frikë nga përparimet e procesit të Vetingut përdori si instrument presioni jo ndaj Ramës , por ndaj këtij procesi, nxitjen e një revolte popullore që do të kishte në thelb pakënaqësinë ndaj kryetarit të qeverisë. Nuk kam qenë asnjëherë e bindur se “lufta” ndaj Ramës është luftë për parime apo luftë për marrjen e pushtetit në tavolinë. JO! Opozita me sulmin e saj, sikundër duket qartazi tani, ka patur një objektiv të parë: largimin e vëmëndjes nga procesi i Vetingut dhe mundësisht justifikimin në rast humbje të zgjedhjeve lokale. Mesiguri interesi ka dashur që të merreshin vesh bashkë për të stërzgjatur procesin në refomën e Drejtësisë dhe ndarjen e pushtetit lokal në mënyrë të pëlqyeshme për të gjithë.

2- Nga ana tjetër dhe Qeverisja e Rilindjes, e bashkuar me interesin primar të opozitës, zgjatjen e reformës deri në nxjerrjen e saj jashtë funksionit, dhe e “babëzitur” në fitoren e saj sa më të plotë, nuk i la shteg hapur opozitës për tu ulur në tryeze bisedimesh e mardhveshjesh politike.

3- Partia Demokratike , me një lider pa ide dhe vizion politik, ra në grackën e inatit feëmrëror të drejtueses së LSI-së e cila e shtyrë nga cinizmi ekstrem i kryeministrit në ofezat e tij ndaj saj, zgjodhi rrugën më të ashpër të aksionit politik: largimin nga marrveshja dhe përdorimin e kushteve pa kthim! Mendoj se PD, iu bashkua këtij inati femëror duke parë pas këtij inati, mbështetjen institucionale të Presidentit.

4- Rama si mjeshtër i demagogjisë por edhe i cinizmit dhe autoritarizmit, jo vetëm nuk i la shteg opozitës për bashkpunim, por edhe nxit më tepër inatet që maten me “forcën” e pushtetit dhe jo forcën e arsyes për të ardhmen e vendit.

5- Sot si opozita politike ashtu dhe pozita kanë rënë në kurth të jashtëzakonshëm. Të dy palët mesiguri do kërkojnë dorën e popullit për të dalë nga gropa që deshën ti hapin atij. Kjo do të jetë edhe më e rrezikshme. Arsyeja ?

a. -Sepse opozita politike ka mbyllur tashmë të gjitha shtigjet nga ku mund të dilte nga kurtht i ngritur nga vetë ajo. Sot opozita politike gjendet e pashpresë dhe mbi të gjitha pa asnjë instrument demokratik në dorë! Populli e ka hequr njëherë 97” por në atë kohë nuk u ngrit për një parti politike, por për xhepat e tij. Sot nuk besoj se thirrjet e politikës do t’ka heqin trurin popullit për tu vetvrarë për përbindshat e politikës.

b. Rilindja me Ramën në krye, sërish do i drejtohen popullit duke pretenduar ta trembin si gjithnjë me gogolin Berisha. Por moralisht Rilindja e ka humbur betejen me popullin dhe uroj që këtë ta ketë kuptuar edhe ky i fundit.

6- Ndërkombëtarët mbeten kështu faktori kyc në zgjidhjen e krizës. Deri më sot ata janë bërë bashkë kundër sjelljes politike të opozitës së ngujuar në vetvete. Mos do të thotë kjo se po mbështesin z Rama? Unë nuk e lexoj kështu. Unë e lexoj si një mbështetje të gjerë të reformës në drejtësi me shpresën se Shqipëria do të gjejë vetveten në luftën kundër krimit që e bën të papranueshme për Europën. Sa më shpejt kjo reformë të përmbyllë hapat e saj institucionalë aq

më e shpejtë do të jetë edhe kalimi i pshtetit nga duart e kësaj klase politike të kalbëzuar dhe armike e Shqipërisë e shqiptarëve, në duart e një brezi tjetër politikanësh, që paparagjykime mesiguri do të jenë ndryshe, qoftë edhe nga frika e Ligjit!

7- Zgjidhja? Sigurisht zgjidhje nuk është bllokimi i rrugëve, zgjidhja nuk ishte as dalja nga Parlamenti,zgjidhje nuk është as mosbidja civile. Zgjidhja janë zgjedhje te parakohshme, por pa kushte! Nuk mund te pretendojmë se para cdo zgjedhje ( parlamentare ose lokale) Shqipëria duhet të ketë qeveri provizore.Kjo është absurde dhe pasojë e një kapsllëku politik! Në demokraci nuk ka kurrë kushte të panegociueshme! Për rrjedhojë vetëm largimi nga ekstremitetet e qëndrimeve mund ta zgjidhë ngërcin. Por kjo kërkon largim nga interesat personale dhe largim pasionet llogoriane. Të parat vështirë se ndodhin, të paktën Ne të mos bëhemi pasionantë llogoresh!

Për cilën demokraci po luftojmë?
Nga Zamira Çavo

Në fillim të viteve 90’ të entuziazmuar nga ideja e demokracisë u rreshtuam të gjithë në një front për ta zëvëndësuar sistemin me fjalën e madhe Demokraci. Disa dhanë edhe jetën. Të tjerë e rrezikuan atë. Por mbi një cerek shekulli nën të ashtuquajturën “demokraci” si rezulton ky sistem?

Pa asnjë mëdyshje më i mirë se cdo sistem që ka përjetuar Shqipëria e varfër deri në palcë, sepse të paktën po ju mëson njerëzve disa të vërteta që ata mesiguri nuk do donin ti dëgjonin. Por kjo është një ndër vlerat e mëdha të këtij sistemi.

Cfarë kuptojmë me demokraci? Sipas të gjithë fjalorëve të botës, Demokracia është një sistem qeverisje që bazohet në sovranitetin e popullit dhe garanton pjesmarrje dhe  barazi  të cdo qytetari në qeverisjen publike. Pas mëse një cerek shekulli si paraqitet “demokracia” te shqiptarët?

-Cfarë ka populli në dorë? Qeverisjen? Sigurisht jo. Në këtë demokraci sundojnë prej gati 30 vitesh vetëm “elita”, të cilat vetëm ndryshojnë vendet në varësi nga mashtrimi që i bëjnë popullit! Pra populli nuk ka asgjë në dorë, madje as votën të cilën për shkak të varfërisë, mungesës së kulturës demokratike dhe nivelit arsimor, ia shet pa mëdyshje atij që ofron më shumë.Ndërsa “elitat” vetëm mashtrojnë gjatë gjithë fushatës duke u premtuar parajsën njerëzve, të cilët nën trysninën e injorancës së tyre vazhdojnë ti besojnë dhe pse janë zhgënjyer në të gjitha rastet. Pra sistemi nuk është demokratik por sistem elitar!

-Qeverisjet nuk jane më të përgjegjshme përballë elektorateve të tyre.Nën pretendimin e qeverisjes me “specialistë” sot kemi gjithnjë e më shumë qeveri teknike e teknokratësh të cilët nuk kanëasgjë të përbashkët me demokracinë, përkundrazi vijnë në kundërshtim me të. Këto llojë qeverishë që kemi hequr mbi kurriz, propozojnë ligje që ju shkojnë për shtat klaneve dhe interesave klanore. Madje tani me ato të famshmet platforma dixhitale që ia errin edhe më shumë sytë njerëzve, e kanë bër qeverisjen kilometra larg popullit.Qeverite e teknokratëve janë shumë larg qeverisjes demokratike. Ndërkohë ne vazhdojmë të kërkojmë qeveri teknike për të zgjidhur hallet tona.

-Demokracia eshtë pluralizëm idesh, vlerash dhe sigurisht edhe partishë politike. Kjo do të thotë që respektimi i ideve të ndryshme është përparësi ashtu sikundër nuk mund të presësh që një parti të shprehë interesat e të gjithëve. Por ama një parti ka detyrimin që grupimin që përfaqëson ta përfaqësojë me dinjitet dhe fuqishmëri. Në fakt e keqja e madhe në Shqipëri janë partitë politike që janë shndërruar në klube klanesh dhe interesash të ngushta. Këto parti bien dakord mes tyre vetëm për një gjë: Kush do ta qeverisë vendin në mandatin pasardhës! E cfarë mund të presësh nga ky llojë pluralizmi?

-Demokraci do të thotë që cdo individ të marrë pjesë në qeverisje me mendimin dhe pjesmarrjen e tij. Kjo natyrisht kërkon një kulturë demokratike. Por cfarë kulture demokratike kemi ne si popull kur rreshtohemi si ushtarë pas një lideri dhe nuk luajmë nga llogoret e jemi gati të japim edhe jetën për të vendosur se cili maskara do na qeverisë???

Me pak fjalë kjo është Demokracia që ne menduam të luftonim e luftojmëE dini se cfarë ndryshimi ka nga sistemi i mëparshëm?  Ndryshimi i parë dhe kryesor është “Fjala e lirë” sigurisht, por cmund të bëjë unë me fjalën e lirë? As jetën time nuk e ndryshoj dot jo më vendin. Plus që ndonjëherë kjo liri fjale të merr në qafë në një popull që është mësuar tu thuash vetëm gënjeshtra! Sa për qeverisjen dje kishim një diktatorë të cilit i këndonim këngë sot kemi disa të tillë që sërish ju këndojmë këngë!

E për sa kohë që ne e quajmë një sistem të tillë DEMOKRACI unë nuk do jëmë kurrë në anën tuaj!

10 arsyet pse Edi Ramën e rrëzon vetëm Partia Socialiste
Nga Zamira Çavo/

Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të opozitës e duke analizuar situatën e sotme politike them se:

1-Thirrjet e opiztës për protesta popullore janë  tashmë të pabesueshme. Gati cdo javë  për mbi dy vjet e dëgjojmë këtë deklaratë.

2-Populli është i gatshëm të ngrihet në protestë për pabarazinë, kundër korrupsionit, për varfërinë. Por as Basha e as Monika nuk kanë pikën e moralit për të folur rreth këtyre plagëve, pasi janë ata vetë që kanë dhënë kontribut maksimal për varfërinë, e korrupsinonin  në kurrizin e popullit.

3-Protesta e të rinjve studentorë, është pothuaj e pamundur të shndërrohet në protestë të opozitës, pasi flamuri i protestëts së të rinjve është “Larg kësaj politike të ndyrë”. Opozita nuk mund ta ketë këtë protestë kalin e saj të betejës!

4-Media me trajtimet që i bën politikës, me nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe thellimit të dasive politike, ka shkaktuar konfuzion të madh tek njerëzit duke vënë në dyshim edhe disa të vërteta që ajo ka thënë. Kjo bën që në tërësi një pjesë e mirë e njerëzve ti besojnë akoma  Edi Ramnës.

5–Dalja e Sali Berishës dje në foltoren e parlamentit dhe thirrjet e tij histerike por dëshpëruese, më shumë i prishin punë opozitës se sa Edi Ramës.

6-Faktori ndërkombëtarë nuk mund të mbështesë  në asnjë rast dhunën  verbale apo fizike dhe vecantërisht nuk mund të mbështesë thirrjet histerike për ta rrëzuar me dhunë Ramën.

7-Edi Ramën do ta rrëzojë egua e tij personale e sëmurë, do ta rrëzojë arroganca e tij ndaj  njerëzve, do ta rrëzojë politika e tij thelbësisht e djathtë në favor të klientelës dhe biznesit klientelist.

Me pak fjalë Edi Ramën mund ta rrëzojë vetëm Partia Socialiste. Eshtë ajo që ka ardhur në pushtet me votat e popullit dhe është sërish ajo që është përgjegjëse për përfaqësuesin e saj në qeverisje.

8-Partia Socialiste e rrënuar në organizimin e saj e ka të domosdoshme të rishikojë të gjithë politikën e studkturave të veta dhe mesiguri nuk do mbetet më peng i një individi, qoftë ai dhe Edi Rama.

9- Pavarësisht se bashkëpunëtorët e tij të larguar nga drejtimi  duken ok me vendimin e kryeministrit sërish ata tashmë janë shndërruar në kundërshtarë të heshtur të tij. Këta i janë shtuar grupit të socialistëve të pakënaqur që tashmë sa vijnë e shtohen në rradhët e partisë Socialiste.

10-Partia Socialiste nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur pushtetin përvse ë riorganizohet brënda vetes për ti dhënë fund autoritetit të “njëshit” dhe për të rifituar besimin e njerëzve.

Minoriteti grek, Shqipëria dhe tre problemet madhore pas Bularatit
Nga Zamira Çavo

Minoriteti grek  dhe Shqipëria

Ngjarjet e fundit në Bularat dëshmuan më së pari tre problem madhore:

Së pari dëshmuan se ekstremizmi nacionalist grek me Agimin e Artë, është në  ofensivë në Greqi dhe se Athina zyrtare është gati e nënshtruar ndaj kësaj ofensive.

Kjo frymë rrezikon seriozisht jo vetëm Greqinë dhe popullin mik grek por rrezikon edhe Rajonin.

Duket se në Greqi radikalët nacionalistë ndahen në nacionalistë dhe antinacionalistët zyrtarë. Shihet se persona zyrtarë në kabinetin Cipras kërkojnë autonominë e Vorioepirit dhe nga ana tjetër kërkojnë  të drejtat e minoritetit duke kërkcënuar me kushtëzim për antarësim në BE!

Kjo politikë nuk është e re, por mardhëniet mes dy vendeve kanë mbijetuar ndaj këtij radikalizmi falë miqësisë së popujve por edhe urtësisë së politikës së Tiranës.

Minoriteti grek në Shqipëri është ndër ato pak minoritete në botë  që kanë gëzuar dhe gëzojnë të gjitha të drejtat, madje me një përkushtim maksimal të politikës.

Kështu ishte në kohën e diktaturës, kështu edhe në këto 28 vjet! Por hunda e politikës shoviniste greke gjithnjë ka qenë shumë e gjatë dhe ka arritur të futet tinëzisht deri në parlamentin tonë. Deputetë të minoritetit janë bërë falë këtyre të drejtave, por askush ,pra ASKUSH nuk u jep të drejtën që të vjellin vrërë kundër shqiptarëve, Shqipërisë apo politikës zyrtare të Tiranës!

Së dyti: Nga politika e Tiranës u tha se “Urtësia nuk duhet të merret si nështrim” Shumë e gjetur si diksurs politik. Por nga ana tjetër flirtimet e zyrtarëve tanë me politikanë grekë,  mbështetja e tyre morale apo dhe financiare duket kanë krijuar terrenin për një ndërhyrje gati të frikshme të qarqeve nacionaliste greke në Shqipëri.

Në 28 vjet shteti shqiptar ka qenë gati inegzistent si ndaj ndërhyrjeve të frorta të politikës greke në Shqipëri ashtu dhe ndaj problemeve të mëdha që shqiptarët emigrant kanë patur në shtetin fqinj. Ka ardhur koha kur të dëshmojmë se kemi një  shtet, një flamur dhe një komb me histori, me tradita e mbi të gjitha me një durim që nëse i kalon kufijtë bëhët barot!

Së treti :Ngjarja në Bularat dhe transmetimi nga disa media që gati qanë me lot për vrasjen e një individi që merr armën dhe qëllon mbi policinë e vendit të tyre,  dëshmuan se fjalët për pagesa nga ana e Greqisë ndaj disa mediave apo gazetarëve nuk qenka pa baza. Këto media dëshmuan se janë të shitur kokë e këmbë kundër interesave të shtetit të tyre.

Nëse do kishin gjurmuar lajmin si do bënte cdo media serioze në botë do e kishin gjetur të vërtetën mbi veprimin e atij djali!

ABCneës përgatiti një emsion të tërë professional dhe mjaft të plotë rreth këtij personi. Sikur ta kishin bërë këtë edhe mediat e tjera!

Gjithsesi situatat në Ballkan nuk janë të qeta. Politika  e cdo vendi synon të kthejë sytë nga brënda vendit, ndaj interesave të popullit të vet, këtë duhet të bëjë edhe politika e Tiranës. Ndryshe situate si ajo e Bularatit mund të përsëritej në forma të tjera që mund të cënojnë “durimin popullor”.

Të gjithë ju nuk doni të ndihmoni Xhisielën, doni të përfitoni vetë!
Nga Zamira Çavo

Ndodhi sërish. Për të qindën  apo për të mijtën herë! Gjithnjë dhunë ndaj vajzave, ndaj femrës ndaj të dashurave apo edhe grave, të cilat janë shndërruar në “ish”.  Dhuna e një shoqërie që e quan veten “burrërore” e që di ti zgjidhë problemet me dhunë! Dhunë që falë Zotit këtë herë nuk përfundoi  në  vrasje.Po sa herë ka cuar drejt vdekjes dike që  dikur e ka dashur? Sa herë ka ndodhur? Sa herë kemi dalë rrugëve për të protestuar kundër dhunës ndaj grave?! Sa herë? Cfarë ka ndryshuar? Mendoj se shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet mirë për të kuptuar se cpo ndodh me të. Rasti Xhisiela është një rast kur duhet të refelektojmë.

-Së pari shoqëria shqiptare është bërë shumë herë më e dhunshme se dikur kur sundonte Kanuni! Kanuni nuk e prekte gruan. As nuk e dhunonte. SI ka ndodhur? Fare thjeshtë; Kemi future dhunën sit ë vetmin element për të zgjidhur problemin. Dhunën dhe arrogancën! Kjo dhunë duket që nga Tempulli ynë I pushtetit, Parlamenti, e deri ne shkolla ku mësuesi rreh nxënësin.

-Së dyti : Edukimi I fëmijëvë ka dalë tërësisht jashtë kontrollit familjar e shkollor. E kur prindërit janë “Boss” parashë, janë avokatë e gjygjtarë të pasur, janë bankierë e deputëte ,shpesh fëmijët e tyre e quajnë të tyren këtë pushtet, pasi babai ua zgjidh hallet me telefon dhe ata vetë I zgjidhin herë me grushta e here me plumba. Askush nuk I dënon sepse paratë janë më të pushtetshme se gjithcka. Këta prindër I kanë humbur me kohë këta fëmijë. Dikur ata do përfundojnë ose para pistoletës së ndonjë të “forti” tjetër ose pas kangjellave të burgut diku nëpër botë. Tufat e parave I bëjnë hije dhunës, plumbit dhe vdekjes!

-Së treti: Ka shumë vajza që për të dalë nga bataku I varfërisë, për të “jetuar jeten” sipas tyre, bëjnë gjithcka për tu lidhur me dike që të mund tua sigurojë këtë “jetë”. Lidhen me paratë aq shumë sa harrojnë personalitetin e tyre. Pranojnë të poshtërohen e të dhunohen vetëm që të mos e humbasin këtë jetë. Eshtë një marrëzi që  është përhapur gati si epidemi. Vajza që   janë gati ti hyjnë në shtart kujtdo për ca para!  Dhe mos themi se këtë e bëjn varfëria. Kemi qënë edhe më të varfër por edukimi dhe mbajtja afër e femijëve nga familja e shoqëria, media e shkolla fokusoheshin në këtë edukim ! Sot këta aktorë janë tërësisht kudnër.

Ndaj ndjejë neveri kur bërtasin për drejtësi mediat që e quajnë të mbaruar punën e tyre, sapo bëjnë lajmin “skup”. Ndjejë keqardhje për ato shoqata që vazhdojnë të bëjënë protesta vetëm kur ndodh dhe asnjëherë nuk ndërhyjnë për të parandaluar aktet e dhunës kudo shfaqen.

Ndjeje neveri për gratë deputete që edhe nga fatkeqësi të tilla synojnë të nxjerrin përfitime politike. Asnjerit prej tyre nuk u dhimbset Xhisiela! Të gjithë kërkojnë të nxjerrin përfitime nga ngjarja.

Boll më. O njerëz  ktheni sytë nga shkaqet që e pjellin cdo ditë këtë dhunë. Dhe lereni në fatkeqësinë e saj vajzën! Ju nuk doni ta ndihmoni atë. Ju po e dhunoni edhe njëherë  duke  e hedhur në prehrin e një opinion public maskilist dhe të dhunshëm!

Dhjetë arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!
Nga Zamira Çavo

Nën presion interesash ose jo, aleanca PD-LSi nuk mund të jetë aleancë që do të funksionojë. Nuk bëj aspak Kasandrën, por me një vështrim empirik të realiteti cilido që largon nga sytë perden e militantit mund ta analizojë.

1- Partia demokratike gjatë gjithë përiudhës së saj opozitare nën drejtimin e Bashës, nuk ka arritur qoftë edhe një fitore politike. Kjo dëshmon për paqartësi, mungesë programi dhe mangësi të theksuara organizative.

2- Z Basha si lider i kësaj partie nuk ka asnjë cilësi që të inspirojë, apo të krijojë besim tek përkrahësit.  Diskursi I tij politik është I vakët, pa thelb  dhe shpesh I ngjan një aktori amator që aktron pa e kuptuar përmbajtjen e asaj që reciton.

3- Të rinjtë e partisë demokratike janë një kopje e keqe e  kryetarit  që sa herë dalin para kamerave aq herë dëshmojnë paaftësinë e tyre politike dhë narcizmin e tyre social.

4- Lëvizja socialiste për integrim, hyn në këtë aleancë me një histori të qëndrushme tradhëtish politike. Kjo e bën këtë parti të pabesueshme në aleanca politike dhe pse interest mund ta kërkojnë një të tillë. LSI është gjithnjë në “lëvizje” për të kërkuar partner që I garantojnë asaj qëndrimin në politikë, ndaj fate mirë me një oefrtë “kërcënuese” ajo mund ta lerë në baltë PD-në në momentin kulmor.

5- LSi e ka të domosdoshme të shfaqet si aktore kryesore e politikës, pasi lidershipi I saj është në vëshirësi ligjore. Si e tillë LSI  I intereson rrëmuja dhe “mosbindja civile”.  LSI e vetme nuk arrin të ngerejë as siparin e shfaqes politike ndaj I duhet detyrimisht një parti e madhe. Kjo do të thotë se LSI kërkon me ngulm të përfshijë PD-në në  rrugën e saj  por jo për të realizuar qëllimet e përbashkëta të opozitës por për tu bërë “factor I rëndësishëm” politik në kohen e reformave të mëdha, duke siguruar të ardhemn e saj politike.

6- Partia Demokratike e nxitur nga z Berisha, mik besnik I ish liderit të LSI-së, mesiguri do të bjerë në kurthin e LSI-së duke humbur edhe njëherë vlerat e saj opozitare.

7- Diskursi politik I lidershipit të LSI_së është jo vetëm acarues por edhe destabilizues për vendin dhe kjo nuk mund të dakordësohet me vullnetin popullor I cili është lodhur me trazira, djegje e shkatërrime. Ndaj me sondazhe të kryera rezulton se dalja publike e lidershpit të LSI-së në publik ose shkakton irritim dhe përbuzje ose qeshje e humor pafund.

8-  Aleanca PD-LSI nuk ka gjetur dot kalin e betejës politike. AS Z Basha e as Zj Kryemadhi nuk janë në kushte të flasin për “luftë kundër korrupsionit” apo “krimit të organizuar” apo kapjes së shtetit. Të dy këta  në sytë e opinionit publik  më së pari duhet të japing llogari për cka I kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Ndaj aleanca është kështu pa vizion.

9-  Politikisht të dy lidershipet e kanë të qartë se z Rama nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe aq më tepër me “rrëmuja” që fshehin synimet e vërteta. Pra qëllimi nuk është rrëzimi real I Ramës, por krijimi I tymnajave që garantojnë jetëgjatësinë në politikë të atyre që duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.

10- Së fundmi është fatkeqësi për vendin që opozita politike shqiptare përfaqësohet nga një aleancë e tillë e cila mund ta mbajë në pushtet z Rama, sa ti dojë qejfi këtij të fundit! Duket se ka ardhur koha për daljen në skenë të një opozite reale njerëzish të ndershëm që e duan vendin dhe popullin! Unë shpresoj dhe besoj se brezi I djemve e vajzave që kanë parë botën demokratike, që janë arsimuar aty së bashku me djem e vajza të Shqipërisë së vërtetë ( dhe jo paramilitarë si LSI-stat e “vegjel”) mund ta bëjë vendin dhe ti japing popullit një elitë të re politike!

Mosbindja civile, 5 arsye pse do dështojë
Nga Zamira Çavo/

1`- Mosbindja për të qenë civile, duhet të jetë e sinqertë, e përmbajtur dhe kurrë provokuese. Mosbindja e opozitës nuk plotëson asgjë të tillë. Berisha, Basha apo Monika nuk mund të jenë të sinqertë në atë cka kërkojnë në emër të popullit.

2-Mosbindja për të qenë civile duhet të jetë mbështetur në parime krejtësisht të qarta e të mbështetura nga një masë që përbën shumicën.

Mosbindja civile e opozitës është thjeshtë një thirrje dëshpëruese e saj për të siguruar privilegjet e fituara nga koha e pushtetit të saj. Ajo mund të mbështetet nga militantët e saj por jo nga qytetarët!

3. Mosbindja për të qenë civile, nuk duhet të jetë kapricoze.

Mosbindja civile e opozitës është thjeshtë e tillë: të ikë Edi Rama ! Po cili individ me dy pare mend në kokë mendon se situate zgjidhet pot ë largohet Rama?

4. Mosbindja për të qenë civile duhet të ketë qëllime madhore që synojnë të ndryshojnë kryekëput një situatë.

Mosbindja civile e opozitës është kaq e cunguar në qëllimin e saj sa synon vetëm të rikthehet vetë në pushtet pa dhënë më parë llogari për cka I ka bërë vendit!

5- Mosbindja për të qenë civile ka kuptim kur morali dhe disiplina që ajo propozon është më e fortë se ajo ndaj së cilës rebelohet. As edhe një fëmijë nuk beson te morali I opozitës apo te vlerat e lidershipit aktual të sajë.

Për të gjitha këto mosbindja civile e opozitës nuk do arrijë dot asnjë rezultat që do përmirësojë jetën e qytetarëve. Përkundrazi!

Po a duhet të rebelohemi?

Sigurisht . Por mendoj se duhet te rebelohemi ndaj kesaj klase politike qe ka 28 vjet që n a ka shkatërruar moralisht, fizikisht , ekonomikisht dhe nderkombëtarisht! Por unë jam e bindur se sa kohë do të funksionojmë si “mish” për topin e pushtetit të njërës apo tjetrës palë, jemi të humbur!

Kush po nxiton të bëjë “kokën e turkut” Saimirin dhe çfarë po përgatitet nën rrogoz?
Nga Zamira Cavo

10 fakte per situatën

– Prokuroria kërkon nga pralamenti shqiptar të marrë miratim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri. Provat sipas saj i ka kjo prokurori. Ok! Pyetja është : A mund të hetohet në gjendje të lirë ky deputet? Pra a kryen dot prokuroria këtë hetim me Saimirin të paarrestuar? Sigurisht që po përderisa deputet nuk e kanë më imunitetin e tyre për hetim nga cdo instancë e hetimit. Cështë gjithë ky nxitim për ta arrëstuar këtë njeri?

– Opozita shqiptare me përfaqësuesit e saj , është kaq e njollosur sa askush nuk mund të marrë seriozisht deklaratat e tyre për “luftë kundër korrupsionit”. Nëse njeri prej atyre që drejtojnë( me deklarata dhe histeri demagogjike) opozitën aktuale, është “i pastërt” për ta bërë kauzë pastërinë nga krimi, unë do i bashkohesha pamëdyshje. Por secilit prej këtyre përfaqësuesve duhet tu ishte bërë me kohë verifikimi i pasurive dhe krimeve që kanë kryer.

– Deri tani në Shqipëri ka funksionuar kështu : Kush ka vjedhur e është pasuruar më shumë me paratë tona, ai është bërë kryeministër e president. Në vend të tyre në burg kanë shkuar “kasnecët” që akoma nuk kanë marrë dënimet nga Drejtësia jonë.

– Prokuroria shqiptare deri më sot ka humbur të gjitha cështjet e ngritura me baza politike. Kjo dëshmon ose për paaftësi të sajën ose për lidhje të saj korruptive me krimin politik. Sjell në vëmëndje arrestimin e Ardian Fullanti dhe më në fund nxjerrjen e tij të pafajshëm , madje dhe me dëmshpërbilim.(Nuk po pwrmend 21 janarin apo Gerdecin)

– Nëse pretendojmë se po fillon vetingu nga i cili kanë frikë të gjithë unë them : Më në fund Shqipëria do të bëhët! Por realisht ky veting është akoma shumë larg, sepse në se vërtetë do të fillonte duhej të nisej nga verifikimet e atyre akuzave publike që i janë bërë z Llalla për korrupsion dhe korrupsion politik.

– Media është sot në ditën e saj më të zezë; e ndodhur përballë trysnisë së pronarëve për të bërë “publicitetin” sipas lidhjeve me politikën e korruptuar, si dhe përballë paaftësisë së gazetarëve dhe tendencave për të bër skupin e rradhës,media po i hedh benzinë situatës në vend. Aq keq duhet situata se prokuroria i merr lajmet nga media dhe media nga faceboku …

– Të gjithë përsërisin frazën : “S’keni parë asgjë akoma” dhe unë dyshoj se nuk do të shohim gjë. Dhe në të ardhmen. Për aq kohë sa gjykatat dhe prokuroria e këtij vendi nuk kanë treguar as profesionalizëm e as përgjegjësi publike, tymnajat do bëhën më të rrezikshme për ne. A nuk u vranë katër të pafajshëm në bulevard? A ju kujtohet shkaku? A ju kujtohet se urdhërin e prokurorisë nuk e llogariti fare ai që drejtonte qeverinë e kohës?

– “Rama e “shiti “ Tahirin. Kjo është kryefjala e mediave dhe e tryezave sot. Unë pyes. Më mirë ta “shesi” apo më mirë ta mbrojë si bëri dikur Berisha me aleatin e vet? Dëshironi ti keni hajdutët për gjithë jetën në qeverisje? Nëse e dëshironi këtë ok , mund të thoni se Rama e shiti.

– Thashethemnaja mediatike do e shpartallojë keqas mendjen popullore dhe do e paralizojë veprimin social e politik të sajin duke pretenduar se “Do këtë arrestime të tjera” Rama do rrëzohet, do shkoj në burg x apo y. Ndaj të presim e të shikojmë “. Kemi 27 vjet që presim të shikojmë se cdo të ndodhë. Dhe cka ndodhur? Më gjeni një politikan të vetëm që ka qeverisur vendin këto 27 vjet dhe nuk ka siguruar pasuri të krahasueshme me miliarderët e boset e drogave në botë? Cfarë u bë me ta? Kush prej tyre dha llogari apo u arrestua për këtë? Ndaj duke qendruar ne indiferent ata bejne “punen” e tyre qe quhet Hajduteri

– Saimir Tahiri duhet dënuar, nuk e di nëse gjykata do vendosë dënimin e tij më burg ose jo, por jam e bindur se ai ka gabuar! Nëse duhet nisur nga Saimiri pastrimi i politikws shqiptare, ok le ë nisë. Por nëse përfundon tek Saimiri, më mirë të mos nisë, sepse zhgënjimi për të njëmijëtn herë do të jetë i madh për ë gjithë. Dhe nëse ne harrojmë dhe rreshtohemi si militantë pas njerit ose tjetrit, mirë të na e bëjnë.

Dhe për të mbyllur rrethin po i kthehem pikës së parë: Kush po nxiton të bëjë “kokën e turkut” Saimirin dhe cfarë po përgatitet nën rrogoz? Për mendimin tim kjo është një shfaqe vulgare me një skenar të ngritur keqas për të mbuluar prapësitë e mëdha që i janë bërë këtij vendi dhe për të tërhequr vëmëndjen nga realiteti ynë. Nese mendoni se Rama do bjere me ceshtjen Tahiri, gaboheni serish dhe nuk keni kuptuar asgje nga menyra se si kryehet politika te ne.

Si zgjidhet? Vetëm nëse do të mendojmë për Shqipërine dhe jo për Salinë, Ramën, Metën Bashën apo Llallën, Saimirin apo Monikën, vetëm atëherë gjendja do të ndryshojë!

Koha e gjyqeve të tilla publike “Në emër të popullit” ka perënduar
Nga Zamira Çavo

Dy fjale per kryeminstrin:

I dashur Edi,

Që administrate publike është në gjendje të mjeruar këtë tashmë e di cdo qytetar e cdo institucion.

Fakti që ju e keni në prioritetin tuaj reformën në administratën publike e bën këtë cështje edhe më të ndjeshme.

Por rruga që keni zgjedhur duke bërë publike emra që “akuzohen” nga qytetarë për korrupsion ose paaftësi, ose mungesë respekti ose.. etj nuk është rruga që i duhet reformimit të administratës dhe nuk mund të jetë asnjë alibi për ju , për ti pushuar nga puna! Koha e gjygjeve të tilla publike “Në emër të popullit” ka perënduar dhe nuk ju shkon ju të zgjidhni këtë rrugë. Modestisht po ve në dukje disa elementë:

– Ne shqiptarët kur nuk na plotësohet një interes apo dëshirë jemi të “aftë” të ngeremë dhjetra akuza për personin që nuk na e ka mundësuar këtë. Ndaj më parë se të publikoni emrat, dërgoni ekipe të njohin gjendjen sepse gjendja nuk njihet nga FB.

– Me këto publikime bëni më shumë dëm se sa përmirësoni gjendjen. Ju fusni frikën e “gjygjeve” popullore në punonjësit e administratës duke tkurrur aktivitetin e tyre në favor të shërbimit qytetar.

– Administrata është përgjegjësia tuaj dhe besoj e dini se ka institucione që janë paralizuar për shkak të paaftësisë jo të zyrtarëve të thjeshtë por të personelit të lartë në këtë administrate, përfshi këtu dhe ministrat tuaj..

– Gjykoj se shfaqe të tilla më shumë tërheqin vëmëndjen e njerëzve për tu marrë me emra dhe jo për të denoncuar realisht mosfunksionimin e administratës në shumë institucione.

Deri në shtator është shumë vonë për ta risjellë qeverisjen në funksionin e vet normal, ndaj më shumë se këto sjelle jo të hijshme kryeministrore, do duhej të krijonit qeverinë e re që të merrte përgjegjësite për gjithcka.

Edhe për të paaftët dhe të korruptuarit. Por rruga që keni zgjedhur është thjeshtë një shpërqëndrim më I madh nga hallet reale të vendit.

a.ç