Vilma Bello – JavaNews.al

Pse fiton Partia Socialiste
Nga Vilma Bello

Jemi në mesin e fushatës elektorale e, megjithë të panjohurat e mundshme deri në 25 Prill, ka disa të vërteta, që zor se do të ndryshojnë. Zaten, mbi to mbështetet vetë fushata, i japin asaj fizionominë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme.

Unë jam e përfshirë në mënyrë të interesuar në fushatë, pa dyshim, por si socialiste e në traditën më të mirë të socialistëve jam e hapur në pikëpamjet e qëndrimet e mia.

Partia Socialiste vjen me përgjegjësinë e një barre të panjohur më parë në historinë e udhëheqjes politike e të ekzekutimit të pushtetit qeverisës. E shtrënguar të përmbushë funksione që normalisht do t’i përmbushte opozita, të përballojë fatkeqësi të rralla e me përmasa dramatike, si tërmeti e pandemia e, njëkohësisht, të arrijë të ruajë kursin e reformave, madje të synojë standarde të reja zhvillimi, Partia Socialiste vjen me një bilanc përgjegjësish dhe projektesh.

Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht, ka modernizuar e qytetëruar dukjen, por më shumë e më thellë ka përpunuar strukturën e administrimit të shtetit, natyrën e shërbimeve, ka hedhur farën e normalitetit dhe ka pluguar, edhe me kosto, tokën djerrë të qeverisjeve të mëparshme.

Kemi hyrë në një cikël sistemor në të cilin çdo element i strukturës shtetërore po autonomizohet e po kërkon të zhvillohet sipas natyrës së tij; shihni drejtësinë, shëndetësinë, arsimin, rendin e sigurinë, shërbimet në tërësi.

Në një mënyrë ose tjetër është kryer një ndërhyrje, përmasat e së cilës do të kuptohen më vonë, qetësisht dhe pa mllefe. Është kryer një ndërhyrje me përfitime të pallogaritshme për të gjithë, që i mbështet e i nxit të gjithë. Hiq dembelët e çdo lloji!

PD ka pritur e pret. E humbi mundësinë e strukturimit të vet në opozitë, sepse e braktisi opozicionin. U mor me llafe dhe hoqi zvarrë mbështetësit e vet, ndërsa u përpoq të heqë zvarrë vendin. E ktheu përgjegjësinë kombëtare e shoqërore për të bërë politikë, në monedhë për të blerë privilegje pa djersë e pa meritë.

Iu dha një mundësi e artë të rriste standardet dhe përfundoi në rrugë. Iu krijua hapësira për të shqiptuar alternativën dhe vetëm improvizoi, shpërdoroi kohë, njerëz e mundësi.

Përballë një cikli shtetformues me gjithë kompleksitetin e tij, opozita e humbi perspektivën e u katandis në një miks militantësh e veprimtarësh konfuzë.

Përballë janë një forcë punëtore, kokulur, e përgjegjshme dhe një lëvizje e pastrukturuar që mbledh ç’të mundet, me këmbët në një taban kulturor të paqartë dhe pa kokë.

Kështu po projektohet fushata, nga njëra anë me seriozitetin dhe pjekurinë e socialistëve dhe, nga ana tjetër, me patosin e ngazëllimin e lëvizjes së demokratëve që po rizbulojnë të mirat e pluralizmit, demokracisë e të shtetit të të gjithëve.

Dhe, përtej e përmes fushatës së këtyre zgjedhjeve, qytetarët do zgjedhin duke besuar sërish Partinë Socialiste dhe Edi Ramën, që ka të vetmin koalicion; me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Vlora si marrëveshje shoqërore për zhvillim! Opozita?
Nga Vilma Bello

Pas stuhisë të enjten e fill pas histerisë që e pasoi në Vlorë e gjetkë pezmin opozitar nëpër rrjet për ujin që vërshoi mbi rrugët e sheshet e reja a të rindërtuara këto vite në Vlorë, e kam pyetur shpesh veten: çfarë e ysht këtë urrejtje? Ç’bark e mban këtë reagim opozitar që nuk nginjet me rrebeshe e fatkeqësi të qiellit e të tokës? Kujt mund t’i mbushet shpirti me gazmendin e përmbytjeve e që pastaj t’i bëhet sterrë, si strehët e ahurit të Hanko Hallës, kur del dielli? Prej profesionit, e kam më të thjeshtë të më shkojnë nëpër mend komplekse të personalitetit e të jap shpjegime prej Frojdit te Jungu e deri Derrida; një kompleks masiv pamjaftueshmërie, një vorbull inferioriteti që e përpin arsyetimin, degdisje morale e shpirtërore njerëzish që rrojnë në periferi të jetës.

Megjithatë nuk besoj se është kaq e thjeshtë. Kjo mërgatë vullnetare prej përgjegjësive po bëhet përditë përmasë e qytetërimit që predikon opozita – larg prej njerëzve, sekt që përvidhet prej natyrës, jetës dhe punës. Këta që i thonë vetes të djathtë e që duhet të zhvillonin një ndjenjë më stoike, një qëndrim më moral e më pak emocional mbi jetën, pra, të kishin njëfarë identiteti sadopak te natyrshëm, duken më shumë si kumarxhinj që presin t’u vijë një dorë e mirë letrash (pa përmendur që herë-herë mbathin çizmet e mbikqyrësve të punëve komunale në facebook).

Kap ça të kapësh. Të dalë ku të dalë. Vlora edhe mund të përmbytet, një forcë madhore mund të sundojë përkohësisht jetën tonë, të vërshojë mbi lagjet, rrugët, rrugicat, sheshet, punët, hallet, mbi jetët tona. Vetëm se, pikërisht aty, shfaqet ajo që i mungon organikisht opozitës dhe që është shenja jonë, e socialisteve – bashkimi shoqëror, vetëdija qytetare, dinjiteti i punës në heshtje. Ulim kokën, përveshim mëngët, futemi në ujë e pastrojmë, gërryejmë, shpëlajmë kanalet, përpiqemi të gjejmë, në emër të të gjithëve, pajtim me atë që, këtu e tri dekada, e kemi kthyer në hasmin tonë: natyrën.

Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet, veç të tjerash, edhe për këtë. Edi Rama e ka udhëhequr drejt vullnetit për punë, drejt përkorësisë e përgjegjësisë, ushtrimit të talentit në shërbim të së bukurës e së dobishmes, drejt një qytetërimi që ka aftësinë të pajtojë e t’u krijojë të ardhme të gjithëve në një mjedis të përbashkët natyror e shoqëror (shihni tek e pohon Fatos Nano nga perspektiva e socialisteve këtu e 30 vjet). Vlora është shembulli i shkëlqyer i kësaj pasurie. Dhe këtu nuk kam parasysh vetëm thelbin moral e qytetërimor të punëve të kryera në qytet. Vlora është shembulli se si mund të iniciohet një marrëveshje shoqërore për zhvillim.

Nëse opozita vijon të rrojë me makthet e Gërdecit, 21 Janarit, thyerjeve të brendshme e problemeve të identitetit, e sigurt, pa asnjë dyshim, është se do të ketë kohë të merret me veten edhe katër vite të tjera. Fiton edhe ajo, opozita, në këtë mes. Në Vlorë, dimri përballohet lehtë, edhe me një xhaketë. Vlora ka shumë ditë me diell, por, sidoqoftë, bujrum edhe për stuhitë që lut opozita. Do të ketë gjithnjë e më pak raste të festojë.