Spartak Braho – JavaNews.al

A është Sali Berisha spiun profesionist?
Nga Spartak Baho

Ka kohë që vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit tështetit, teksa përflitet se ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenënjëndërbashkëpunëtorët e tij edhe gjate viteve te ndryshimeve demokratike i rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete serbe dhe franceze.

Këtë fakt e deshmon ish-oficeri i Ministrise se Brendshme, Ali Anadolli, i cili në atë kohë drejtonte një seksion të kundër zbulimit nëDrejtorinë e Tiranës. Sipas këtyre shënimeve Sali Berisha në vitin 1967 u bë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Këtë të dhene e dëshmon edhe ish-oficeri i zbulimit Bujar M.Hoxha në librin e tij ‘’Pluralizmi Shqiptar’’.

Tashmë kandilit politik i Berishës “i ka mbaruar vaji”, por qartësisht mund të thuhet se kemi të bëjmë me një agjent jo të thjeshtë, por me një spiun të shumfishtë të zhytur thellë dhe me veprimtari agjenturore kundër vendit të tij.

Ndonese në ndryshimet demokratike ai mori aureolen e krijimit të një force të re politike siç ishte Partia Demokratike, por siç shprehen shkrimtarët disidentë: Kasem Trebeshina dhe Daut Gumeni, “PD-ja në barkun e pluralizmit lindi si parti e vdekur. Sali Ram Berisha mendohet se është rekrutuar në vitin 1967 nga Sigurimi i Shtetit me pseudonimin “Penicilina”.

Ka deshmi dhe raporte për këtë fakt me shkrimte ish-operativit të Ministrisë së Brendshme Ali Anadolli. Në këto raporte dhe deshmitë thuhet se operativi e ka tërhequr Berishen si bashkëpunetorë në sektorin e mjeksisë. Por jo vetëm, Berisha ka kryer detyrën e bashkëpunëtorit por edhe të tjerë, drejtues të sotëm edhe Edi Rama intelektuali kontravers i institutit të arteve, një opozitar i thekur me sistemin në vitet 90 është ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, por për rrethana speciale “eshte kursyer”. Rezulton se pasi Berisha mbaroi studimet ne FakultetineMjekesise, u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe u dërgua here pas here per specializim në Francë. Po në këto vite Berishakërkojtë antaresohet si komunist në Partinë se Punës. Me nxitjen e njerzvetetijtë afërt dhe ndërhyrjen e Idriz Shehut që në atë kohë ishte kryetar Degëssë Punëve të Brëndshme Tropojë. Sipas rregullave te asaj kohenëorganet e sigurimit nuk lejohej që komunistët të rekrutoheshinsibashkëpuntor.

Nga të dhëna te tjera zyrtare konfirmohet se në vitin 1971 Sali Berisha u martua me Liri Rexhep Ramën. Në dosjen operative prej 1200 faqesh në arkivin e sigurimit të shtetit, rezulton se vjehrri i tij, RexhepRamakaqënë i terhequr si bashkëpuntor nga sherbimi sekret jugosllav, UDB.Gjithashtu është fakt i njohur se, tezja e gruas se tij, Milica Bulatoviçkaqënë kolonele e UDB-së dhe mbështetëse e Rankoviçit gjatëopercaioneve shfarosëse ndaj shqiptare. Gjykimi im eshte se edhe gjate ketyre 35 vjeteve te ndryshimi tesistemit, roli i Berishes ka qene shume aktiv dhe destruktiv mepasojaterenda per fatin e vendit. Kete perfundim e konfirmojne ne librin e tyre “Çështja shqiptareriformesimi I Ballkanit” studiusit anglez James Petifer dheMirandaVickers. Keta studiues nenvizojne se “gjatë kohës të studimeveespecializimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruartekshërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emratetë cilëve i janë përcjellë edhe UDB-së”. Por akti më antikombetare i këtij njeriu ndodhi kur ai erdhi nepushtet duke sabotuar me qendrimin e tij, illese e rezistencesdheorganizimin e UÇK-së per çlirimin e Kosovs nga regjimi serb. Ne kete liber te studiuesve angleze, autoret theksojne se ( faqe156-157 ) “hapat e parë në këtë drejtim u hodhën që në vitin 1991-1992kurnjë grup prej 54 djelmoshash kosovarësh filluan përgatitjen ushtarakenëakademinë ushtarake të Tiranës, por qeveria e tij i mbylli këtokampepërgatitjeje dhe arrestoj një pjesë të personelit më të rëndësishëmkosovar”. Qeveria e Berishës arriti deri atje sa arrestoj dheburgosiAdem Jasharin sëbashku me zëdhënësin e tij politik HashimThaçi.

Pikërisht po në këtë kohë qeveria e Berishës theu embargon e naftëstëvendosur nga OKB-ja gjate luftes shperberese ne Jugosllavi. Ai ngriti

posaçërisht edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilëne

administronte Tritan Shehu. Më pas ishte po Sali Berisha ai që i bëri

thirrje delegacionit kosovar gjate bisedimeve e Rambujesë, per tëmosefirmosur marrëveshjen e paqes që çoi në çlirimin e Kosovës, njeakt kyqe ndihmonte vetem rregjimin e Milloshevicit. Një fakt tjetër që deshmon veprimtarinë agjenturore te tij lidhet medokumentacionin arkivor pranë SHIK-UT. Ai urdhëroi kreune ketij

organi represive Bashkim Gazidede që ta asgjesonte kete arkive. Porjogjithçka është asgjesuar, pasi persona fizike qe kane drejtuar organet ekundëzbulimit para viteve 90 dhe me pas ende disponojne faktepersonale serioze dhe kujtime autentike. Me kete rast do te nenvizoje se nje pjese e këtyre personave kanedijenite sakta per veprimtarine agjenturore te Sali Berishes si spiuni UDB-sëetj. Ja ç’thote në shënimet dhe raportet e tija ish oficeri i kunder zbulimitshqiptar Ali Anadolli.

Shikoje mirë këtë fotografi Sali Berisha. Të kujtohet ? Eshte viti 1967. Ky është oficeri 38-vjeçar Ali Anadolli që kryente detyrën patriotikenëfrontin e mbrotjes së atdheut nga veprimtaria armiqësore e terroristeezbulimeve të huaja. Ne takime te posaçme me ju ai të kërkoi qëtandihmoje dhe bashkepunoje për mbrojtjen e interesave te atdheut. Ti

pranove dhe firmose pa hezitim të viheshe në shërbimtë mbrojtjesseatdheut por nuk dihet motivi dhe aryet e sakta pse u rreshtove si

bashkepunetore tani une dicka mar me mend per arsyen, por saktesisht

ato i di vetem ti. Le të shohim disa shënime të tjera të një drejtuesi tjeter te organevekunderzbulimit te Ministrise se Brendshme, Bujar M.Hoxha.

Bujar M.Hoxha duke analizuar ne librin e tij “Pluralizmi Shqiptare”ndryshimet e zhvillimeve ve ne dukje se : “Në fundin e viteve80-90neshume parti opozitare, duke perfshire edhe Partine Demokratikeuinfiltruan persona nga agjentura jugosllave. Te gjitha fijet eketijinfiltrimi organizoheshin dhe bashkoheshin tek ish Konsulli ShqiptareneTurqi, kosovari Bujar Hoxha, i cili kishte ndikimte madh ne strukturatereja te Partise Demokratike, në emerimet e drejtuesve kryesoretesaj nenivel qendror, lokal dhe ekzekutiv. Ishin keta drejtues te infiltruarteUDB-se qe organizuan protestat dhe vrasjet ne 2 Prill te 1992neShkoder. Këtë fakt e konfirmon edhe avokat Nafiz Bezhani në kujtimetetij. Studiuesi Bujar M.Hoxha konfimon se ne disa rrethe si Shkoder,Tropoje, Diber, ne kete periudhe u krijuan dhe veproninrrjeteagjenturore te lidhura me sherbimet serbe. Personazhe te ketyrerrjeteveu emeruan pas zgjedhjeve te vitit 1992 ne poste kryesore nePartineDemokratike dhe strukturat prioritare. “Dhendri i Serbise” ( reference per Sali Berishen ) ishte figurapolitikekryesore qe sherbeu si lidhje kryesore e rrjetit agjenturor jugosllav.komenton Bujar M.Hoxha. Vendosja ne krye te SHIK-ut nga Berisha te BashkimGazidedesnjepersonazh tjeter politik me aktivitet ne sherbimin sekret jugosllavubëvetem me qellimin qe te fshiheshin, manipuloheshin e zhdukeshindosjete bashkepunetoreve reale te agjentures duke i dekonspiruar ketedokumentacion tek sherbimet e tjera te huaja kryesisht ai serb. Ka te dhena se nje pjese e ketyre dosjeve agjenturore te para viteve90qe ndosheshin ne arkiven e SHIKU-ut u njohen, shfytezuan, e vleresuanpozitivisht per profesionalizmin e tyre edhe nga sherbimi sekretamerikan, CIA. Fatos Klosi ish drejtues i SHISH-it ka dhene kete opinion:

Ish drejtori i SHISH-it pas vitit 1997, Fatos Klosi ka pohuar neprononcimet e tij mediatike, se “Sali Berisha ka patur dosje agjenturore ne arkivat e sigurimit te shtetit dhe ai eshte ndjekur si bashkepunetorimundshem i UDB-se, ndonese dosja personale e tij eshtezhdukurfizikisht,por se ne raportet e asaj kohe te CIA-s, Berisha cilesohej sikundershtar i levizjes dhe organizimit luftarak te UÇK-se per liri dhepavaresise te Kosoves”. Te njejtat perfundime na ka dhene analisti dhe studiuesi Kastriot Alianegazeten Euro Albania, ne te cilat ai pohon se në dosjet agjenturore, SaliBerisha ka vepruar duke mbajtur pseudonimin “Penicilina”dhe“Bisturia”.

Informacion e te dhena te personalitetit dhe aktivitetit agjenturorteSali Berishes ka pëshkruar edhe badigardi i tij në librin ‘’Izet Haxhiapërballë Sali Berishës’’, te cilat nuk jane vetempërfundime retorike, pordeshmi personale te nje njeriu qe ka qendruar per disa vite pranetij, teveshura me fakte konkrete, episode dhe vendngjarje që dëshmojnëperveprimtarine kriminale, destruktive, antikombetare dhe terroristeteSaliBerishës. Izet Haxhia pohon se ‘’UDB-ja serbe ishte padronja e BerishesneBeograd’’ dhe se ata shpesh kane nderhyre dhe ndikuar per qendrimetetheksuara anti-amerikane te Berishes. Izet Haxhia kujton me kthjellesi seka marr urdher per te realizuar nje plan per bombardimin dhe goditjeneAmbasades Amerikane ne Shqiperi. Po me porosi te BerishesdheBashkim Gazidedes gjatë viteve 1992-1996 u strehuan ne Shqiperiterroriste arab, ku dyshohet edhe perfshirja e Bin Laden-it. Nëkëtooperacioneu vu ne dispozicion edhe kusheriri e Berishes, Haxhi Bardhi.

Pak a shume dhame nje pasqyre te veprimtarise agjenturoresibashkepunetore dhe spiun ne interes te sherbimeve te huajateSaliBerishes. Me kohe faktet e reja, qe ndodhen ne arkivat jugosllave,franceze, amerikane etj do te ekspozohen.

Janë të pa llogaritshme dëmet që i ka shkaktuar vendit kypersonazh i zi, i katapultuar në politikën në drejtimin e shtetit shqiptaresi Kryeminister dhe President i vendit. Kjo periudhe edhtequajturtranzicion, por qe per fat te keq vazhdon edhe sot. U neperkemben te gjithe parametrat demokratik te shteti normal, sidhe vendosja e demokracise se vertete, ne te mire te zhvillimit progresistte Shqiperise. Pyetjes qe kemi ngritur ne titull: A ka qene Sali Berisha spiun, dheqe perben thelbin e ketij shkrimi eshte se: Po, ka qene dhe mbetet spiunqe ka demtuar rende interesat kombetare. Kete fakt vete Sali Berishaasnuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar. Abraham Linkoln ka thene se ‘’Mund te genjehen te gjitheperpakkohe, por nuk mund te genjehen te gjithe per gjithmone’’. Ajo qe dime deri tani per Sali Berishen eshte vetemnjepikeuji,por ajo qe akoma nuk dime eshte sa uji ne oqean.

Dado ushtron funksionet e prokurorit në kundërshtim me ligjin, rasti duhet patjetër të dërgohet në Kushtetuese
Nga Spartak Braho

Në vorbullën që ka përfshirë sot opinionin e gjerë, organet e drejtësisë në përgjithësi, strukturat kryesore të saj dhe ato të Prokurorisë në veçanti si dhe faktorin politik, në lidhje me “Çështjen Veliaj” është krijuar një kakofoni, ku shumë po vrapojnë të gjykojnë fajtor dhe mëkatar të shkeljes së ligjeve, vetëm kryetarin e Bashkisë.

Në krye të kësaj “stuhie” akuzash qëndron veç Sali Berishës edhe vetë Prokurori Special Olsi Milto Dado. Ndërkohë Gjykata e Posaçme mbi bazën e këtyre opinioneve dhe të kërkesës së prokurorit miratoi arrestimin e Erion Velisë.

Që në shikim të parë të akuzave të prokurorit shihet qartazi se janë të njëjta me ato të “prokurorit politik” Sali Berisha. Megjithatë unë nuk mund të them dhe askush nuk mund ta thotë deri tani se është apo jo fajtor për “thesin” dhe akuzat që iu lexuan në seancën gjyqësore Erion Velisë. Ai prezumohet i pafajshëm dhe ky është qëndrimi që mban vetë Kushtetuta, ligji procedurial penal dhe vetë ligji penal, andaj nuk kam ndërmend të vlerësoj është apo nuk është fajtor Erion Velija.

Vorbulla ligjore e cila dua të evidentoj në këtë rast, lidhet me akte, ligje dhe veprime të tjera, me legjitimitetin e prokurorit të komanduar Olsi Milto Dado. Nga këqyrja e dokumentacionit sipas mendimit tim, ai ushtron funksionet e prokurorit në kundërshtim me ligjin.

Në dokumentat e administruara për Olsi Dado nga Komisioni i Vetingut rezulton se juristi Olsi Dado ka ushtruar funksionin e noterit në qytetin e Durrësit gjatë periudhës Shtator 2005-Nëntor 2008, fakt i cili pasqyrohet nga Komisioni i Vetingut edhe në CV e vetë Olsi Dados.

Çfarë rezulton nga analiza që ka patur përpara nga Komisioni i Vetingut: Në ligjin nr 8737 datë 12.02.2001 “Për Prokurorinë” të cilit i janë referuar drejtuesit e lartë të Prokurorisë dhe Presidenti i Republikës përcaktohet qartë në nenet 17 dhe 18 kushtet dhe kriteret ligjorë për t’u zgjedhur prokuror, ku thuhet shprehimisht se mund të emërohet Prokuror vetëm shtetasi shqiptar që ndonëse nuk ka mbaruar shkollën e magjistraturës, ka punuar jo më pak se tre vjet pedagog në Shkollën e Magjistraturës, në Fakultin e Drejtësisë, Këshilltar Ligjor ose specialist në strukturat juridiko -profesionale në Kuvend, Presidencë, Qeveri, Gjykatë e Lartë, Ministrinë e Drejtësisë, Avokatin e Popullit, Deputet me arsim juridik dhe oficer i Policisë Gjyqësore.

Faktikisht ky “prokuror” në kohën e emërimit, nuk plotësonte asnjë nga kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar prokuror. Ligji në fjalë nuk parashikonte emërimin e noterëve siç rezulton në fakt emërimi i Olsi Dado në pozicionin dhe funksionin e prokurorit.

Qëndrimi i mbajtur për këtë emërim ka qenë tërësisht anti ligjor dhe skandaloz, një shkelje e hapur në kapërcim i pajustifikuar rrjedhojë e ndonjë suporti miqësor politik etj.

Organet e Vetingut kanë gabuar, në vlerësimin e shqyrtimit të dokumentacionit për këtë prokuror, pasi jo vetëm duhet ta kishin konstatuar këto shkelje, por duhet ta kishin vlerësuar si mandat i mbaruar, gjë të cilën e parashikon ligji i ri i Prokurorisë nr 96 i vitit 2016 nenet 64 B e në vijim.

Sipas kuptimit të kësaj dispozite ligjore, i zgjedhuri në kundërshtim flagrant me ligjin, nuk mund të ketë besueshmëri dhe bazueshmëri të funksionit si dhe integritetin për të hetuar shkeljet e ligjit penal.

Ky fakt ka kaluar në heshtje dhe ndërkohë ka kompromentuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Cila është arsyeja që ky “filter” nuk ka funksionuar në zbatimin e ligjit? Le ta thonë dhe sqarojnë vetë drejtuesit e K.L.P-së

Pyetja shtrohet :

A ka në këtë rast legjitimet prokurori Dado të ushtrojë funksionin e tij? Personalisht mendoj që jo. Por këtë nuk e vendos unë, apo persona të tjerë qofshin specialistë të fushës, apo organet që janë implikuar në këtë “casus”

Mendoj, se kjo çështje është e domosdoshme t’i çohet për shqyrtim dhe interpretim vetëm Gjykatës Kushtetuese nga organet dhe personat e interesuar.

Iku i ngopur me lekët e shtetit, Rama e Ruçi bënë sehir për hajdutllëqet
Nga Spartak Braho

Ikja e Agron Tufës është e turpshme dhe e shëmtuar nga që ta shikosh. Ajo nuk është ikje për motive politike. Ai iku si një njeri ordiner, si një hajdut e mashtrues i neveritshëm. Kemi një vit që merremi me bëmat e ndyra të këtij njeriu, me sulmet e paprincipta kundër Luftës Antifashiste dhe dëshmorëve të saj, me vjedhjet e tij në institucionin që drejtonte, për abuzimet me paratë e taksapaguesve shqiptarë, me plagjiaturën e tij në universitet.

Indiferenca e shtetit në këtë rast, e universitetit, ministrisë së Arsimit dhe sidomos e organeve të drejtësisë është e pafalshme. Tufa nuk duhej lejuar të ikte, ai duhej të ulej në bankën e të akuzuarve dhe të jepte llogari e të dënohej për të gjitha dëmet që ka bërë.

Tufa iku si ballistët e tij të dashur dikur. Plot 75 vjet më parë kriminelët e luftës të Ballit të Mit’hatit dhe kolaboracionistët, pasi kishin kryer krime të përbindshme, kishin vrarë dhe plaçkitur sa deshën, i mbathën mbathën nga sytë këmbët në fundin e nëntorit dhe fillimin e dhjetorit 1944 jashtë vendit. 75 vjet më pas Tufa ndoqi këtë shembull, që me sa duket e ka bluar gjatë në mendje. Ai e kishte gati precedentin dhe skenarin dhe e ndoqi me përpikmëri atë skenar.

Tufa iku i ngopur me lekët e shtetit e të Kuvendit tek të parët e tij që ikën si minjtë në vitin 1944.

Kryeministri Edi Rama me Gramoz Ruçin kanë një përgjegjësi të rëndë. Ata bënë sehir dhe nuk çuan as auditin ta kontrollonte e ta kontrollojnë gjithë veprimtarinë e këtij palo instituti. Kurse ne kemi 6 muaj që bredhim gjyqeve për të mbrojtur luftën dhe dëshmorët e saj.

Mendoj se indiferenca e Ramës dhe Ruçit kanë inkurajuar aktet e mbrapshta të Tufës. Tufa livadhiste dhe mendoi se ishte koha e tij. Dikush ia bënte me sy që t’ia mbathte dhe ai nuk ngurroi. Por i duhej një argument që të konsiderohej i përndjekur politik. Gjithë zhurma e tij mediatike vitin e fundit këtë synim ka pasur. Ai ia mbathi pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur.

Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e qeverisë dhe e shtetit tonë: që lejuan të ikë ky person pa u ndëshkuar për hajdutllëqet e tij. Që mos të mburret andej nga ka shkuar se u largua për motive politike. Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore. Të mos pandehë Tufa se e hodhi pa u lagur.

Ai iku për t’iu shmangur drejtësisë si Mitat Frasheri e co. në vitin ’44. Kjo është e qartë dhe një e vërtetë që nuk e luan as topi.

Kush e mbrojti Tufën dhe që ai me qetësinë më të madhe t’ia mbathte? Shumë hamendësime mund të bëhen, por unë mendoj se fajin ne na i kanë ballistët me maska socialiste si Rama e kompani. Kur kolaboracionizmi në tërë historinë e tij kur nuk është rehabilituar askund, si mund ta gjykojmë dhe për më tepër ta vlerësojmë aktin e shëmtuar që bëri vitin e kaluar kur rehabilitoi kryekolaboracionistin? Tufa e kishte kuptuar dhe mori yrysh, milionat nga qeveria nuk i munguan asnjëherë dhe prej tyre me siguri ka marrë me vete andej nga ka shkuar. Për mbushjen e valixheve në ditën e ikjes ai kishte shembullin e Ahmet Zogut.

Ju mund të thoni pse jam kaq i zemëruar me Ramën. Si mund të mos jem i zemëruar kur siç ua kam thënë dhe herë tjetër më përpara: Është ai mbrojtësi kryesor i kolaboracionistëve. Rama ka 5 muaj qe ka bllokuar Kuvendin për ndryshimin e ligjit të Institutit që kam propozuar unë e disa deputetë të tjerë që e ndalon institutin e Tufës të merret me periudhën e luftës ‘39-‘44. Kulmi!

Botuar në Dita

Marrëveshja, koha për rivlerësim
(Në prag të 4 vjetorit të Marrëveshjes së Aleancës për Shqipërinë Evropiane, të Prillit 2013)

Refleksion/ Nga Spartak Braho,

1.Ndoshta shumë gjëra, që do të prekim në këtë shkrim, janë të njohura, por në këtë rast të domosdoshme për t’u rikujtuar.

Shkodër, 1 prill 2013- E majta shqiptare, Partia Socialiste dhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, në Konferencën Ballkanike të Partisë Socialiste Europiane, deklaruan bashkimin në Aleancën për Shqipërinë Europiane. Së bashku me liderët socialistë europianë dhe ballkanikë përshëndetën edhe Edi Rama dhe Ilir Meta jo pa entuziazëm për krijimin e këtij bashkëpunimi strategjik, në kuadër të një koalicioni që përgatitej të futej në zgjedhje.

Më 23 prill të 2013-ës këto dy forca politike firmosën edhe Kartën e Parimeve të Bashkimit, që do të ishte edhe juridikisht data e noterizimit të kësaj aleance politike.

Duke respektuar me rigorozitet kujtimet për fjalën që mbajtën dy bashkëkryetarët e Aleancës për Shqipërinë Europiane, ndërsa Edi Rama prezantoi ftesën për bashkëpunim, qëllimet dhe objektivat e saj, për krijimin e një koalicioni paraelektoral për zgjedhjet e pritshme, analizoi dhe anatemoi edhe  shkaqet që kishin çuar në disa vite të përçarjes të së majtës shqiptare,

Ilir Meta në fjalën e tij, të parë në një optikë më strategjike, nënvizoi se “Bashkimi i të majtës bëhet me synimin dhe në funksion të integrimit europian të Shqipërisë. Ky bashkim është një aksion historik politik  i domosdoshëm, që bashkon dëshirën dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë për një ndryshim të domosdoshëm… për të hapur një perspektivë të re e cila do të mbyllë tranzicionin.”

Marrëveshja politike Rama-Meta, siç u pa në ditët në vijim të pranverës së 2013-ës në Shkodër, çliroi një energji shprese mbarëpopullore, aq e shumëpritur, sa “habiti” edhe vetë protagonistët që e ngjizën. Një milion qytetarë në ditën e 26 qershorit të 2013-ës vendosën ta votonin këtë aleancë. Këto nuk ishin një milion ”shuplaka”, siç i pëlqen të thotë Edi Rama ndaj opozitës, por një “carta bianca” mbarëqytetare në mbështetje të dokumentit të firmosur nga dy liderët kryesorë dhe koalicionit të majtë.

Marrëveshja, si “Kushtetuta” e bashkëpunimit të dy forcave, rrezatonte frymë shprese që garantonte jo vetëm bashkëqeverisje, por edhe fillimin e reformave të thella në të tëra planet, ravijëzonte synimin kryesor: përparimin ekonomik të vendit dhe integrimin europian të tij.

Ja çfarë deklarohet në dokumentin programatik:

“Me përgjegjësinë e përbashkët historike, për t’i dhënë Shqipërisë sot një forcë të re të progresit si garanci për mirëqeverisjen e vendit, përmes bashkimit të të gjithë socialistëve e të progresistëve, duke nxjerrë mësimet e duhura nga eksperiencat pozitive, por edhe nga gabimet e së shkuarës, si edhe duke marrë përsipër barrën e promovimit të idealeve e të ideve të së majtës së re të shekullit XXI: vendosin të bashkohen në kuadrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

2. Çfarë mund të thuhet tani pas 4 vjetësh për bilancin e kësaj marrëveshjeje dhe çështja shtrohet a është i nevojshëm rivlerësimi i saj?

Ajo që dua të vë në dukje në këtë rast është se të dy liderët kryesorë veç e veç janë shprehur se do t’i qëndrojnë besnikë marrëveshjes deri në datën e përfundimit të saj, që lidhet me mandatin 4-vjeçar të bashkëqeverisjes.

Ndërsa Partia Socialiste dhe vetë Edi Rama kanë lënë të kuptohet për një rikonfirmim në vazhdimësi të “Koalicionit për Shqipërinë Europiane “, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Ilir Meta janë shprehur se ky vendim, pra për vazhdimësinë e koalicionit qeverisës, do të merret në forumet drejtuese në ditët në vijim.

Gjykoj se kjo “pritje” është e lidhur jo vetëm me analizën e realizimit të saj gjatë 4 vjetëve, ku krahas pozitivitetit ajo u shoqërua edhe me defekte e përplasje, por edhe me situatën e krizën politike aktuale të stimuluar nga opozita, ku më kryesoret janë: kërkesat ultimative për qeveri teknike, bllokimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, si dhe ideja për të bojkotuar zgjedhjet. Në këtë pikë ajo që e dallon Ilir Metën është se kapërcimi i tërë këtyre qëndrimeve të opozitës për zgjidhjen e krizës është i lidhur me dialogun me të, për ta nxjerrë nga bunkeri ku ka hyrë e qëndron me budallallëk.

Duke mos marrë përsipër të bëj analizën shteruese të realizimit të marrëveshjes së prillit 2013, as për të nxjerrë gabimet apo defektin e njërit krah apo tjetrit, gjykoj të vë në dukje se vetë ajo pati ndonjë defekt që në hartimin e saj, qoftë edhe në përmbajtje e konceptim. Ajo u formulua si një dokument i “pëlqimit reciprok”, por e paprecizuar në mënyrë konkrete dhe definitive për t’u zbatuar rigorozisht nëpërmjet ngritjes së strukturës kontrolluese midis palëve.

Marrëveshja nuk parashikoi metodikën funksionuese dhe ngritjen e strukturave kontrolluese reciprokisht nga të dyja forcat politike, të cilat nuk do të lejonin deformimin për çështjet e vendosura nga qendra në bazë.

Pa dyshim, lipset që këtë analizë ta bëjnë në mënyrë shteruese dhe të plotë vetë të dyja forcat politike, forumet e drejtuesit e tyre me qetësi e dashuri.

Në këtë rast le të themi dy fjalë shkurtimisht duke nënvijëzuar disa prej defekteve: objektivisht disa defekte erdhën për rrjedhojë edhe për faktin se si PS-ja, ashtu edhe LSI-ja erdhën në bashkëqeverisje, ndonëse me qasje programore pothuajse të njëjta, por në rrugë të ndryshme. PS-ja nga një periudhë 8-vjeçare në opozitë, ndërsa LSI-ja nga një periudhë 4-vjeçare në koalicionin qeverisës me PD-në. Ishte ky faktor që strukturat partiake reciprokisht në bazë ishin të “majisura” me mllef e dyshim. Nuk ishte e mjaftueshme vetëm ndarja e dikastereve kryesore, kaq ministra ti, kaq unë, kaq zëvendësministra ti e kaq unë, etj., pasi në strukturat e bazës pati përplasje, nxitime, xhelozira, që sollën edhe emërime të pastudiuara. Kjo “xhelozi” u evidentua më hapur, por edhe ndonjëherë mbyllazi nga disa drejtues të PS-së, veçanërisht rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2015 në disa bashki, ku kandiduan përfaqësues të LSI-së, nuk u justifikuan në mbështetjen e strukturave të PS-së.

Këto ishin disa nga shkaqet që në strukturat partiake në disa rrethe u ngritën tonet e akuzave reciprokisht.

Është evidente se të dyja partitë u futen në bashkëqeverisje për kryerjen e reformave të rëndësishme. Reforma territoriale hapi siparin e bashkëpunimit të suksesshëm duke vazhduar më pas edhe me reforma të tjera, deri së fundmi te reforma e drejtësisë. Por në këtë bashkëpunim disa reforma të ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, shëndetësi etj., nuk patën përqasjen e duhur me LSI-në, pasi një pjesë e tyre nuk u shtruan në tavolinën e konsultimeve dhe iluminimit reciprok jo vetëm midis strukturave qeverisëse e parlamentare, por edhe me elektoratin.

Edhe disa veprime tendencioze e manipulative të strukturave ligjzbatuese, për të krijuar imazh negativ dhe alibira me synim njollosjen e përfaqësuesve të LSI-së, dobësuan kohezionin. Nuk u vlerësuan, por u nënvlerësuan kritikat e LSI-së ndaj fenomenit të kanabizimit të territorit gjatë vitit 2016 dhe këto u konsideruan si tendencioze. Te disa ministra të veçantë të saj u vunë re shenja arrogance dhe megalomanie  të “partisë së madhe”, që nuk pyet për aleatin e saj kryesor. Edhe veprimi i Partisë Socialiste për futjen në qeverisje dhe në koalicion PDIU-në, ndonëse u tha se ishte lëvizje taktike e Ramës, gjykoj se ishte i motivuar, i pakonsultuar dhe jashtë parimeve të marrëveshjes për Shqipërinë Europiane.

3.Por le të themi se të gjitha këto kanë ndodhur e për rrjedhojë edhe kanë kaluar, por jo pa qejfmbetje. Secila palë ka bagazhin e saj të vërejtjeve, të cilat herë pas here edhe janë thënë me gjysmë zëri e herë me zë të plotë.

Në pikën 2 të marrëveshjes së prillit të 2013-ës shkruhet e zeza mbi të bardhë: “Zhvillimi konstruktiv i bashkëpunimit mes PS-së e LSI-së bazohet mbi parimet e kushtetutshmërisë e të ligjshmërisë së të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë europiane mbi çdo prioritet partiak”.

Nisur nga premisa e mësipërme, për mendimin tim, dhe këtë nuk e them thjesht si politikan dhe deputet i zgjedhur me konsensus nga PS-ja dhe LSI-ja, ky koalicion bashkëqeverisës duhet të vazhdojë të marrë përsipër realizimin e këtyre objektivave. Kjo është parimore.

Jemi në kohën e pritshme e të duhur që kjo pikë e marrëveshjes, e formuluar si një “paragraf kushtetues” i saj, të vihet në axhendën e diskutimit e rikonfirmimit  në tryezën e koalicionit për vendimmarrje.

Kjo do të thotë që koalicioni qeverisës PS-LSI të kalojë me prioritet në zgjidhjen e çështjeve të papërfunduara, të kryejë reformën zgjedhore, reformën në drejtësi etj., të zgjidhë krizën që imponohet nga opozita e djathtë dhe kërkesat ultimative të saj, me qëndrim të përbashkët dhe dialog të pandërprerë.

Besoj se për këto qëllime të mëdha, edhe në të ardhmen, këto dy forca politike të së majtës shqiptare kanë një rrugë të përbashkët.