S T – JavaNews.al

Cunami elektoral Blu në Shtetet e Bashkuara
Nga Eljanos Kasaj*

Gjatë zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike arriti që të siguronte kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, duke u dhënë demokratëve ndikim të konsiderueshëm politik pas dy vitesh të dominuara prej një shumice republikane.

Kjo fitore historike u quajt prej mediave amerikane edhe si “Cunami Elektoral Blu“, i cili ka për të ri-formësuar politikisht dy vitet e mbetura të presidencës së Presidentit Donald Trump.

Por, cila do të jetë akgualisht influenca që demokratët do të kenë në mënyrën se si Presidenti Trump do të qeverisë më tej vendin i cili, së bashku me Republikën Popullore të Kinës dhe Rusinë, është një nga tri superfuqitë globale— le të përpiqemi që ta analizojmë:

Lufta në Lindjen e Mesme

Më 28 shkurt, Presidenti Trump nisi një fushatë të përbashkët ushtarake me Izraelin kundër Republikës Islamike të Iranit, pa autorizim nga Kongresi amerikan.

Demokratët votuan në mënyrë të përsëritur për t’i dhënë fund kësaj aventure të pakuptimtë dhe fort të kushtueshme ushtarake, duke kërkuar që Presidenti Trump të kërkonte zyrtarisht autorizim legjislativ për ndërhyrjen ushtarake në Lindjen e Mesme. Një rezolutë e tillë u miratua si nga Dhoma e Përfaqësuesve, ashtu edhe nga Senati, me mbështetjen e disa republikanëve, por Shtëpia e Bardhë e shpërfilli atë.

Ndërkohë gjatë këtij viti, Shtëpia e Bardhë kërkoi një rritje të paprecedentë prej 67% të buxhetit ushtarak amerikan, duke e çuar atë në 1,5 trilionë dollarë, por demokratët e bllokuan propozimin në Senat, duke e akuzuar Presidentin Trump se po refuzonte të konsultohej me Kongresin lidhur me luftën me Republikën Islamike të Iranin — kostot e të cilës e kishin detyruar administratën amerikane të shkurtonte në mënyrë drastike shumë prej programeve sociale qeveritare, në dëm të popullit amerikan.

Tanimë, me një fuqi të re ndikimi si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mund të bllokojnë miratimin e buxhetit të ri të mbrojtjes të propozuar prej administratës presidenciale, si një mënyrë për t’i bërë presion Presudentit Trump që të kërkojë autorizim ligjor nga Kongresi për vazhdimin e luftës. Ata gjithashtu mund të kërkojnë që zyrtarët e administratës t’i informojnë ligjvënësit dhe publikun – ndër të tjera edhe përmes dëgjesave publike për mediat amerikane – lidhur me planet e tyre të ardhëshme.

Mbështja për Izraelin

Mbështetja për Izraelin mes demokratëve ka rënë ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, sidomos për shkak të luftës genoncidiale të Tel Avivit në Gaza.

Gjithashtu, këtu një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe situata në Bregun Perëndimor, si dhe aleanca e ngushtë e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu me republikanët.

Ndërkaq përshkallëzimi i konflikteve diplomatike midos Izraelit dhe qeverive te vendeve të Bashkimit Evropian (aleante të ngushta gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike te Uashingtonit), në lidhje abuzimin e të drejtave të nkerout në tokat e okupuara të Palestinës, duket se gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në gormimin e këtij qëndrimi.

Në këtë situatë, demokratët mund të kufizojnë apo edhe të ndërpresin ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin, e cila përbëhet nga transferta të rregullta prej 3,8 miliardë dollarësh në vit, si dhe nga miliarda dollarë të tjerë të akorduar pas sulmit terrorsit të Hamasit ndaj Izraelit, tre vjet më parë.

Mardhëniet me Rusinë dhe Bjelllorusinë

Pavarësisht dominimit të Shtëpisë së Përfaqësonjësve dhe Senatit, demokratët nuk do të mund dot që ta sjellë ndonjë ndryshim rrënjësor në politikën e jashtëme të Uashingtonit, pasi ajo vijon të mbetet tërësisht nën kompetencat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht këtij fakti, demokratët munden që me anë të maxhoritetit në Shtëpinë e Përfaqësonjësve dhe në Senat, të tyre të bllokojnë shumë prej iniciativave diplomatike të Presidentit Trump, si përshembull propozimi shumë përfolur i muajit të fundit (i prezantuar përpara zgjedhjeve), i cili synonte heqjen e sanksioneve mbi blerjen e naftës dhe gazit rus.

Kjo lëvizje mund që të jetë jo vetëm si rezultat i skepticizmit politik të demokratëve mbi dialogun midis Uashingtonit dhe Moskës (i cili për shumë duket se ka ngelur në vend numëro), por edhe një mjet presioni për ta detyruar Presidentin Trump për të ri-filluar suportin financiar dhe ushtarak amerikan për Ukrainën, e cila është pak-nga-pak duke hyrë në vitin e pestë të luftës më Rusinë.

Ndërsa mbi Bjellorusinë, nuk është ende e qartë nëse ata do të mundohen që të bllokojnë lehtësimin e mëtejshëm të sanksioneve ekonomike amerikane të inicuar prej Presidentit Trump, apo kanë për ta lejuar atë që të vijoj më tej, përderisa ajo po siguron lirimin e shumë të burgosureve politik.

Çfare do të thotë fitorja e demokratëve për Shqipërinë?

Fitorja e demokratëve në zgjedhjet amerikane pritet që të ketë një impakt jo vetëm në situatën e brendëshme politike në Shtetet e Bashkuara, por edhe në zhvillimet aktuale politike në Shqipëri, ose më sakt në mardhëneit e elitave politike shqipatre në pushtet me familjen e Presidentit Trump.

Gjatë javëve të fundit përpara zgjedhjeve, familje e presidentit u përfshi në skandale të një-pas-njëshme, duke filluar që nga favorizimet në dhënien e kontratave ose kredive federale për dhëndrin e tij Xhared Kushner, e deri tek pagesa e maramendëse e celebrimeve të dasmës së djalit të tij Donald Trump Junior, prej oligarkut rus Umar Kremlev, i cili është i njohur për lidhjet e ngushta politike me Presidentin Vladimir Putin.

Përveç këtyre skandaleve, situata me protestat e studentëve shqiptarë kundër qeverisë së Kryeministrit autoritar Edi Rama dhe projekteve të tij të përbashkëta me dhëndrin e Presidentit Trump, Xhared Kushner — të cilat patën një jehonë të madhe televizive edhe në Shtetet e Bashkuara — duket se nuk do të lihen jashtë vëmendjes së demokratëve, të cilët kanë deklaruar se do të fillojnë një hetim kundrejt çdo pjestari të familjes së Presidentit, te dyshuar si të përfshirë në afera korruptive, shpërdorim të fondeve shtetërore ose shfrytëzim të postit për përfitime personale.

Ky fakt duket se mund të sjellë ndryshime të rëndësishme jo-vetëm në lidhje me të ardhmen e investimeve të planifikuara prej Xherad Kushnerit në Shqipëri, por edhe në mënyrën se si qeveria shqiptare ka për tiu përgjigjur protestave studentore dhe kërkesës së popullit shqiptarë për largimin e qeverisë në pushtet (e cila nuk ka më pak skandale korruptive se sa ajo e Presidentit Trump) dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme në vend.

Ndonëse është ende e paqartë se çfarë do të ndodh këto dy vite të mbetura të presidencës së Presidentit Donald Trump — sidomos nëse administratat e tij do të arrij që të bashkëpunojë me demokratët në zgjidhjen e shumë çështjeve në të cilat ata ndajnë qëndrime totalisht të ndryshme — është e qartë se tashmë realitetet globale gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike do të influencohen në mënyrë direkte dhe indirekte prej atyre të cilat po ri-formëzohen aktualisht në Shtetet e Bashkuara, rrjedhimisht duke çelur një kapitull të ri jo vetem për popullin amerikan, por edhe për popujt e botës.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?
Serbia shkon në zgjedhje, por çfarë ato do të sjellin për popullin serb?

Nga Eljanos Kasaj*

Beograd, Serbi — Mbrëmjen e 27 shtatorit, Presidenti serb dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (Српска напредна странка) në pushtet, Aleksandar Vuçiç, njoftoi dorëheqjen e tij të parakohshme dhe të parevokueshme prej postit të tij shtetëror. Në fjalimin e tij, ai falënderoi gjithashtu qytetarët për mbështetjen e tyre dhe vuri në dukje se gjatë kësaj periudhe kishte pasur shumë momente të vështira, që nga pandemia, tragjedia e Novi Sadit e deri te konflikti aktual ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Largimi i zotit Vuçiç nga posti i Presidentit vjen pothuajse një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për më 25 tetor.

Nëse do të arrihet që të sigurohet fitorja e Partia Progresive Serbe, zoti Vuçiç mund të bëhet potencialisht Kryeministër i Serbisë (një post që e ka mbajtur tashmë nga viti 2014 deri në 2017, gjatë presidencës së Tomisllav Nikoliç). Në të kundërt, ai dhe partia e tij mund që të pësojnë të njëjtin fat si Partia Fidesz e ish-Kryeministrit konservator hungarez Orban Viktor, duke u kthyer në një grup parlamentar opozitar në një Skupshtina (Скупштина, Parlamenti i Serbisë) të dominuar me super-maxhoritet prej opozitës.

Zoti Vuçiç duket se e ka kuptuar riskun, prandaj duket dhe se ka vendosur që të shkoj në zgjedhjet parlamentare në krye të një blloku qeveritar të quajtur “Serbia e Bashkuar“, i cili, përveç Partisë Progresive Serbe, përfshin edhe parti të vogla të qendrës dhe të së majtës.

Ndërkohë opozita — e dominuar prej Lëvizjes Studentore dhe aktivistëve nga qarqet studentore-akademike — ka arritur gjithashtu që të hyj në zgjedhjet parlamentare me platformën e tyre civilo-politike “Lista Studentore – Studentët Fitojnë“, e cila synon që ti japi fund qeverisjes prej me shumë se një dekade të Partisë Progresive Serbe të zotit Vuçiç.

Në programin e tyre politik “Lista Studentore“, ka premtuar që të nisë një proces të gjerë kundër korrupsionit, të reformojë sistemin gjyqësor, arsimin dhe shëndetësinë, si dhe të përmirësojë kushtet e punës në Serbi.

Më 15 shtator, Komisioni Republikan Zgjedhor e regjistroi zyrtarisht “Listën Studentore” në listën e forcave politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Kështu, pasi gati dy vitesh protestash masive, studentët dhe shoqëria civile serbe është duke sfiduar zyrtarisht zotin Vuçiç edhe në listat zgjedhore, përveçse në rrugë me protestat anti-qeveritare — duke e përballuar atë me sfidën e sfidën më të madhe politike të karierës së tij politike.

Dilema kushtetuese

Serbia është një republikë parlamentare-presidenciale, ku ndonëse pushteti ekzekutiv i përket kryeministrit, është Presidenti ai që e përfaqëson vendin në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq Presidenti zgjidhet përmes votimit të drejtpërdrejtë popullor për një mandat pesëvjeçar, por jo më shumë se dy herë.

Ndërprerja ose mospërfundimi i mandatit presidencial prej personit të zgjedhur në atë post, ngre një pytje fort të debatuar kohëet e fundit në qarqet intelektuale dhe gazetareske në Serbi: a ka mundësi që ky person të ketë të drejtën e rizgjedhjes për herë të tretë në pozicionin e Presidentit të vendit?

Shumë kritikë të opozitës, sygjerojnë se është pikërisht ajo që ish-Presidenti Vuçiç po përpiqet që të bëj — duke përdorur të njejtën metod tandemokratike, ashtu si Vladimir Putin dhe Dmitri Medvedev në Rusi, gjatë viteve 2008-2012.

Kjo do të thotë se pavarësisht se kush do të zgjidhet President — nëse blloku “Serbia e Bashkuar”do të arrij që të triumfoj në zgjedhjet parlamentare — pushteti do të vijoj që të mbetet i përqëndruar tek elitat politike të Partisë Progresive Serbe (dhe rrjedhimisht tek zoti Vuçiç), deri në momentin kur konditat kushtetuese do të jenë përgatitur për të iskenuar mundësisht një ri-zgjedhje të tij në postin e Presidentit, ashtu si Vladimir Putin  në vitin 2012.

Pikërisht, kjo duket që të jetë dhe një nga skenarët politik që opozita studentore po kërkon që ta parandaloj me çdo kusht që të përsëritet në Serbi.

Projektimet e Sondazheve

Aktualisht shumë sondazhe te opinionit publik janë duke u kryer në Serbi, prej organizatave, universiteteve dhe qendrave studimore serbe, si dhe atyre ndërkombëtare — por, rezultaet e tyre, paraqiten (në mënyre jo-surprizuese) fort kontrafiktore me njëra-tjetrën:

Sipas sondazhit të kryer nga “Faktor Plus” (të kryer nga 16 deri më 20 shtator), blloku “Serbia e Bashkuar” mund të sigurojë potencialisht 48,6% të votave, ndërsa “Lista Studentore” mund të marrë 37,1%.

Ndërkohë, në një sondazh të përbashkët të realizuar gjatë muajit korrik nga Qendra për Kërkime, Transparencë dhe Llogaridhënie (Center for Research, Transparency, and Accountability) dhe Universiteti i Stanfordit (në Shtetet e Bashkuara), opozita kishte një mbështetje prej 44,9%, ndërsa Partia Progresive Serbe dhe aleatët e saj kishin 35,7%.

Ndërkohë, sipas tregjeve të decentralizuara të parashikimeve në kohë reale në Polymarket, në fund të shtatorit 2026, tregtuesit vlerësojnë se ekziston një gjasë e nënkuptuar prej rreth 64,5% që lista e bllokut të “Serbisë së Bashkuar”  të fitojë më shumë mandate, ndërsa “Lista e Studentëve” qëndron në nivelin 34%.

Këto shifra, pavarësisht se tregojnë realitete të ndryshme politike — bazuar sidomos në target-grupin ku sondazhi është realizuar — nxjerrin gjithashtu në pah polarizimin e madh politik të shoqërisë serbe, i cili duket në shumë aspekte i ngjashëm me atë të shoqërive hungareze, polake dhe bullgare: rinia (sidomos ajo urbane) është mbështetëse e tranzicionit qeveritar dhe forcave të reja politike, ndërsa moshat e vjetra dhe popullsia e zonave rurale është simpatizante/suportuese besnike e qeverisë (Partisë) në pushtet, duke besuar se pasja e pushtetit të aparatit qeveritarë duhet të sjell rrjedhimisht dhe fitoren në zgjedhje.

Përfundime

Për nga rëndësia e tyre, zgjedhjet parlamentare serbe të tetorit, mund të thuhet se janë po aq të rëndësishme sa ato hungareze dhe gjermane, ku fitorja e opozitës studentore, mund që të sjell një revolucion politik të gjashëm me atë të Partisë Tisza në Hungari ose Alternativës për Gjermaninë në landin e Saksonisë (Freistaat Sachsen).

Njëkohësisht, ajo mund të prodhoj një efekt politik jehonë, i cili mund që të përhapet edhe në vendet e tjera ballkanike — si Shqipëria dhe Maqedonia — të cilat kanë të njëjtën situatë socio-politike si Serbia.

Kështu, nuk do të qe çudi që gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, të shikonim përfshirjen direkte dhe indirekte të këtyre fqinjëve ballkanik, por dhe faktorëve tradicional ndërkombëtarë (Rusisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara) në zgjedhjet e Serbisë.

Teksa atmosfera politike në Serbi është duke u polarizuar dhe tensionuar çdo ditë e më shumë — me forcat politike duke akuzuar njëra-tjetrën për shitjen e interesit kombëtarë (studentët akuzohen për shitjen e Kosovës tek Perëndimi, ndërsa qeveria akuzohet për shitjen e vendit tek Kina dhe Rusia) — është e qartë se kë zgjedhje do të jenë të ngjashëme ndoshta vetëm me ato të vitit 2000, të cilat larguan nga pushteti Presidentit autoritar Sllobodan Millosheviç.

Ndërkohë për shumë qytetarë serb, këto zgjedhje, më shumë se sa thjesht mundësi për të zgjedhur një qeveri të re në krye të vendit, i përngjasin gjithashtu një referendumi kombëtar për fatet e vendit: nëse Serbia do të vijoj procesin e integrimit politiko-ekonomik me Perëndimin (Bashkimin Evropian) apo do të hyjë në një stanjacion politik të ngajshëm me atë të Gjeorgjisë, gjë që do ta kthente vendin në një avanpost ekonomik të Rusisë, Kinës ose Izraelit në Evropë.

Por, mund të jemi të sigurt se pavarësisht përfundmit, do të jetë populli serb (dhe sidomos rinia serbe) ai që do të thotë dhe fjalën e fundit në këto zgjedhje.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Një letër pa kohë….
Nga ILIR ÇUMANI

Sot, ti ke ditën tënde të lindjes, biri im, por mua kjo ditë më kthen pas në kohë, te dita kur erdhe në jetë dhe zëri yt i parë më ndryshoi përgjithmonë kuptimin e fjalës “baba”.

Kanë kaluar 29 vite dhe, në kujtesën time, koha nuk ecën gjithmonë përpara. Ka çaste kur ajo kthehet pas, hesht, ulet pranë meje dhe më sjell tek ty, siç ishe atëherë: një vogëlush me sytë plot dritë, me duart e vogla që më kërkonin dorën dhe me atë pafajësinë e bukur të fëmijës më thoshte me sy: “Babi, dua të vij me ty në punë.”

Ishin çaste të zakonshme, ndoshta, për një fëmijë, por për mua u bënë kujtime që koha nuk ka mundur t’i zbehë. Sot e kuptoj se aty, në ato duar të vogla që më kapeshin fort, nisi një nga lidhjet më të thella të jetës sime.

Atëherë ti kishe nevojë për mua që të të tregoja rrugën. Sot, duke të parë, kuptoj se, në shumë mënyra, ti ke qenë ai që më ke mësuar mua të eci nëpër të.

Të bëhesh baba nuk është vetëm të sjellësh një fëmijë në jetë. Është të rilindësh edhe vetë bashkë me të; të mësosh të kesh frikë për dikë tjetër, të gëzohesh për dikë tjetër, të lutesh për dikë tjetër dhe, mbi të gjitha, të kuptosh se zemra mund të jetojë jashtë kraharorit tënd.

Një pjesë e imja ka jetuar gjithmonë tek ti.

Sot, përpara meje, nuk qëndron më ai vogëlushi që kërkonte dorën time, por një djale i maturuar dhe i bërë burrë i ri, i formuar, me mendje të hapur, me shpirt të pastër dhe me mënyrën tënde për ta parë jetën.

Si baba, nuk ka dhuratë më të madhe sesa të shoh te biri cilësi që nuk maten me pasuri. Më bën krenar mënyra si je rritur, mënyra si ke ditur të ndërtosh veten me durim, të ecësh me këmbët e tua dhe të ruash atë pastërti të brendshme që është bërë gjithnjë e më e rrallë në kohën e sotme.

Në jetë do të vazhdosh të takosh shumë njerëz. Disa do të të duan, disa do të të vlerësojnë, disa do të të zhgënjejnë dhe disa, ndoshta, do të përpiqen të të bindin se njeriu duhet të bëhet i fortë duke u bërë i ftohtë.

Mos i beso kësaj të fundit.

Ruaje zemrën që ke, Ilvi. Jo sepse bota është gjithmonë e butë, por sepse mirësia nuk është dobësi. Të jesh i ndjeshëm nuk do të thotë të jesh i pambrojtur. Të jesh i përulur nuk do të thotë të mos e dish vlerën tënde. Të jesh i fortë nuk do të thotë të lëndosh.

Forca e vërtetë është kur të jepet mundësia të bësh keq, por zgjedh të mos e bësh.

Mos e mat kurrë veten me atë që kanë të tjerët dhe mos e krahaso rrugën tënde me rrugët e askujt. Secili njeri ka kohën e vet, betejat e veta dhe plagët që nuk duken.

Lakmia, zilia, egoizmi dhe ambicia e verbër mund t’i japin njeriut shumë gjëra në duar, por mund t’i marrin, pa u ndier, atë që është më e çmuar: paqen e shpirtit.

Mos e shkëmbe kurrë qetësinë e ndërgjegjes me një sukses që duhet paguar shtrenjtë, sepse pasuria më e madhe e njeriut është kur mund të shtrihet në fund të ditës dhe të mos ketë turp nga vetja.

Nëse një ditë jeta të vendos përpara zgjedhjeve të vështira, zgjidh atë që të lejon të mbetesh njeri. Mund të mos jetë gjithmonë rruga më e shpejtë, më e lehtë apo më fitimprurëse, por do të jetë ajo që do të mund ta shikosh pas shumë vitesh pa ulur sytë.

Mbaje fjalën. Respektoje tjetrin. Mos e përdor mirësinë e askujt si dobësi dhe mos e shfrytëzo besimin që dikush të ka dhënë.

Në një botë ku shumë njerëz kërkojnë të duken, ti përpiqu të jesh vetvetja dhe kur të kesh mundësi të ndihmosh dikë, bëje. Jo për t’u parë, jo për t’u lavdëruar dhe as për të marrë diçka në këmbim.

Një dorë e zgjatur në kohën e duhur, një fjalë e mirë kur dikush është duke u rrëzuar, një prani njerëzore kur tjetri ndihet vetëm, ndonjëherë vlejnë më shumë se çdo pasuri.

Bujaria e vërtetë nuk bën zhurmë, por ndodh në heshtje dhe mbetet gjatë në zemrën e atij që e ka përjetuar.

E di se je në një moshë kur njeriu kërkon të ndërtojë gjithçka të vetën: emrin, profesionin, familjen, ëndrrat, vendin e tij në botë.

Unë nuk dua të të jap një hartë për jetën, sepse rrugën tënde duhet ta gjesh dhe ta zgjedhësh vetë. Por dua vetëm të të lë disa fjalë që mund t’i kujtosh në ditët kur rruga do të bëhet e mjegullt:

Mos u tremb nga dështimet.

Mos u turpëro nga gabimet.

Mos e humb veten duke u përpjekur t’u pëlqesh të gjithëve.

Njeriu nuk rritet vetëm atëherë kur fiton, por shpesh rritet më shumë atëherë kur rrëzohet dhe gjen forcën të ngrihet përsëri.

Nëse ndonjëherë do të ndihesh i lodhur nga jeta, kujtohu se nuk ke pse të jesh gjithmonë i fortë.

Edhe burrat lodhen. Edhe burrat kanë nevojë për një përqafim, për një fjalë, për dikë që t’u thotë: “Jam këtu.”

Dhe nëse një ditë do të kthehesh pas dhe do të kërkosh atë dorën që dikur e shtrëngoje si fëmijë, dije se, për aq sa do të kem jetë, ajo dorë do të jetë aty për ty.

Sot, në ditëlindjen tënde të 29-të, nuk dua të të uroj vetëm shëndet, suksese dhe jetë të gjatë, por diçka më të madhe:

Të mos e humbasësh kurrë njeriun që ke brenda vetes.

Të kesh guximin të ndjekësh atë që beson, mençurinë të pranosh kur gabon, forcën që të largohesh nga ajo që të dëmton dhe, mbi të gjitha, të ruash një zemër të hapur ndaj dashurisë, miqësisë dhe mirësisë, sepse jeta nuk matet vetëm me atë që arrijmë, por edhe me njeriun që zgjedhim të mbetemi gjatë rrugës.

Dua, me këtë rast, të të them edhe diçka që ndoshta nuk ta kam thënë aq shpesh sa duhet:

Faleminderit, Ilvi.

Faleminderit që më bëre baba.

Faleminderit që, pa e ditur, më rrite edhe mua.

Me ardhjen tënde në jetën time, unë nuk fitova vetëm një djalë, por edhe një arsye të re për të parë përpara.

Ti më mësove se dashuria e një prindi nuk është një ndjenjë kalimtare që vjen dhe shkon, por është një pjesë e qenies; një dritë që mbetet ndezur edhe kur fëmija rritet, largohet, ndërton jetën e vet dhe bëhet burrë.

Sot ti je 29 vjeç, por në një cep të zemrës sime do të mbetesh gjithmonë ai fëmijë i vogël që më kapte dorën dhe donte të vinte me mua.

Ndoshta kjo është një nga mrekullitë më të mëdha të kohës: fëmijët rriten, ndryshojnë, bëhen burra e gra, ndërtojnë jetën e tyre, por në zemrën e prindit ata nuk plaken kurrë.

Prandaj, biri im, ec dhe mos u ndal.

Ec me kokën lart, por me zemrën të përulur.

Ec i sigurt, por mos harro të dëgjosh.

Ec drejt ëndrrave të tua, por mos shkel mbi askënd për t’i arritur.

Dhe në çdo vend ku jeta do të të çojë, përpiqu të lësh pas vetes pak më shumë dritë sesa gjete.

Edhe 100 Bir!

Qofsh i shëndetshëm, i qetë në shpirt, i fortë në karakter dhe i rrethuar nga njerëz që të duan për atë që je, jo për atë që ke.

Qofsh gjithmonë një bekim për ata që do të kenë fatin të të kenë pranë, ashtu siç ke qenë ti një nga bekimet më të mëdha të jetës sime.

Nëse një ditë, shumë vite më vonë, këto fjalë bien përsëri në duart e tua, dua që të mos lexosh vetëm një letër të shkruar nga babai yt, por të dëgjosh zërin tim.

Zërin e atij babai që të ka parë të rritesh, që ka qenë krenar për ty, që është shqetësuar për ty, që ndoshta ka gabuar ndonjëherë, por që të ka dashur gjithmonë me atë dashuri që nuk kërkon asgjë në këmbim.

Dashuria ime për ty nuk është një urim ditëlindjeje, as një fjali e bukur e shkruar në një letër, por diçka shumë më e thellë. Është një pjesë e jetës sime që ka marrë formën tënde. Dhe për sa kohë të jem, do të jetë gjithmonë aty.

Gëzuar, biri im.

Edhe 100 vite të tjera, me dritë në sy, paqe në zemër dhe dinjitet në çdo hap.

Me gjithë dashurinë e një babai, të uroj:

BEKIME

Tiranë, e hënë, 14 shtator, 2026

Në kërkim të fëmijërisë dhe atdheut të humbur
Nga Zlatko Kramarić*

Libri “Në kërkim të këmishës së humbur” i shkrimtarit shqiptar Arian Leka, i përket atyre veprave që s’ mund të kufizohen lehtësisht brenda kufijve të një zhanri të vetëm letrar. Vetë titulli sugjeron një kërkim për diçka që është njëherazi objekt i kujtesës, gjurmë e një kohe të caktuar dhe shenjë e një bote të humbur. Leka nuk rrëfen thjesht një histori, por përmes përvojës vetiake, familjare dhe historike, ai hap gradualisht një zonë në të cilën kujtesa private takohet me rrëfimet e mëdha ideologjike të shekullit XX.

Pikërisht kjo papërcaktueshmëri zhanrore është një nga veçoritë dalluese të veprës, që është lloj një romani hibrid, i vendosur në kufirin midis prozës autobiografike, romanit familjar, rindërtimit historik, kujtimeve dhe eseve politiko-ideologjike. Këto shtresa nuk shfaqen si njësi të ndara, pasi ato ndërthuren e kështu kujtesa personale bëhet një mënyrë për të lexuar historinë, ndërsa historia “e madhe” hyn në hapësirën intime të individit. Dimensioni ideologjik, pa qenë një dekor sfondi apo një rrethanë e rastësishme, i lidhet me përvojën traumatike të komunizmit shqiptar dhe, mbi të gjitha, me trashëgiminë e Enver Hoxhës, sistemi politik i të cilit shfaqet në roman si një sistem që formësoi jo vetëm institucionet dhe jetën publike, por depërtoi thellë në jetën e përditshme, në familje, në kujtesë dhe në vetë mënyrën se si individi e konceptoi jetën. Prandaj kjo vepër është veçanërisht interesante në pikën ku letërsia e kujtesës shndërrohet në letërsi të përballjes me ideologjinë. Hibriditeti, larg të qenurit një lojë formale, i përgjigjet natyrës së përvojës që përshkruan: as e kaluara, as kujtesa personale, as trauma e një epoke ideologjike nuk mund të reduktohen në një zhanër të vetëm, në një këndvështrim të vetëm apo në një interpretim përfundimtar.

“Në kërkim të këmishës së vogël të humbur”, i Arian Lekës është një vepër për kthimin në fëmijëri, në vitet 1960. Është koha e Enver Hoxhës, epoka e njërës prej diktaturave komuniste më të rrepta në Europë. Megjithatë, pas kësaj shtrese të parë, autobiografike, dalin gradualisht në pah tema të tjera, shumë më serioze. Një nga më seriozet është sigurisht pyetja: çfarë ndodh me kujtesën personale kur një shoqëri i nënshtrohet formësimit sistematik ideologjik të kujtesës? Është vetë titulli i romanit që evokon një nga temat e mëdha të letërsisë europiane – kërkimin e kohës së humbur. Autori i referohet me vetëdije romanit të famshëm të M. Proustit “Në kërkim të kohës së humbur”. Në veprën e shkrimtarit francez ëmbëlsira madeleine shkakton kujtesën e pavullnetshme, pothuajse shqisore, sepse e kaluara nuk kthehet ngaqë kemi vendosur ta rindërtojmë, por sepse një shije, aromë, objekt apo gjest e sjell papritur rrëfimtarin sërish në të tashmen. Arian Leka, megjithatë, e zhvendos matricën letrare të Proustit nga bota borgjeze e shoqërisë franceze të fillimit të shekullit XX në një kontekst historik krejt tjetër, në hapësirën politike të trazuar dhe traumatike të Shqipërisë. [shih: shënimi 2 dhe 3]

Nëse te Prousti madeleine është porta drejt kohës së humbur, te Leka kjo portë është këmisha e vogël, një veshje e zakonshme. Në këtë vepër, këmisha nuk funksionon si një objekt i thjeshtë, që e lidh rrëfimtarin me fëmijërinë e tij më të hershme. Mbi të gjitha, ajo është shenjë e identitetit fillestar të rrëfimtarit, diçka që i paraprin të gjitha identiteteve të mëvonshme që do t’i imponohen nga familja e tij e afërt, marrëdhëniet shoqërore ekzistuese, ideologjia sunduese, institucionet shtetërore. Kjo simbolikë ndoshta përmban një nga vlerar më të thella të librit: kërkimi i këmishës së vogël të humbur shndërrohet gradualisht në kërkim të asaj pjese të vetvetes që, në atë kohë, ende nuk ishte veshur me një nga uniformat e shumta detyruese shoqërore dhe ideologjike. Veshja ka një kuptim të veçantë, pothuajse politik, në këtë libër. Gardëroba në shtëpinë familjare bëhet po kështu një lloj arkivi i së kaluarës, që përmban uniforma të ndryshme, kapele dhe shalle pionierësh, lloje të ndryshme veshjesh, fotografi heronjsh politikë dhe objekte të ndryshme që nuk janë më thjesht objekte, por gjurmë/shenja të dukshme të një bote që ndërkohë është zhdukur. “Natyra politike” e veshjes është e dukshme në faktin se në kohën e E. Hoxhës njeriu s’mund të zgjidhte çfarë të vishte. Një liri e tillë zgjedhjeje thjesht nuk lejohej. Vetëm institucionet shtetërore kishin privilegjin të përcaktonin se cila uniformë duhej veshur në një situatë të caktuar. Në të njëjtën kohë, ato kontrollonin dhe përcaktonin prirjet e modës në shoqërinë shqiptare. Totalitarizmi është, ndër të tjera, një sistem që kërkon të prodhojë pikërisht njëtrajtshmëri të tillë – jo vetëm në veshje, por edhe në mendim, gjuhë, kujtesë dhe pritshmëri.[ shih: shënimi 4]

Kujtesa personale s’është kurrë krejtësisht private. Njeriu kujton fëmijërinë e tij, por e kujton atë në një gjuhë që e ka mësuar nga të tjerët. Kështu, ai mund të kujtojë relativisht lirshëm familjen, babanë, nënën, gjyshen, gjyshin dhe vëllezërit e motrat, por kur bëhet fjalë për të kujtuar kohën historike, kujtesa nuk është më e lirë, pasi ajo kontrollohet rreptësisht nga regjimi. Në një shoqëri totalitare, pothuajse nuk ka kufi midis kujtesës private dhe asaj kolektive. Shteti totalitar nuk dëshiron të kontrollojë vetëm të tashmen. Ai kërkon të kontrollojë edhe të kaluarën, në mënyrë që të projektojë të ardhmen me siguri më të madhe. Ai dëshiron të vendosë se çfarë do të kujtohet, kush do të jetë hero dhe kush, nga ana tjetër, do të jetë armik. Është shteti ai që përcakton se çfarë do të trajtohet në shoqëri si krim dhe çfarë do të kuptohet si shprehje e domosdoshmërisë historike. Në Shqipëri, ekzistenca e kampeve për riedukimin e “armiqve të popullit” u konsiderua, për një periudhë të gjatë, si një nga episodet e nevojshme historike në realizimin e “parajsës komuniste”. Gjendja nuk ishte më e mirë as në Jugosllavinë socialiste të Titos. Edhe atje, kampet shërbenin për të njëjtin funksion. Ekzistenca e tyre s’ mund të reduktohet në teprime historike të rastësishme. Ajo duhet interpretuar si një tjetër tregues se pashmangshmëria historike e sistemit nuk mund të shmangej. Në të vërtetë, sistemi mund të mbijetonte pikërisht sepse kishte arritur ta zëvendësonte pluralizmin politik me monopolin e ideologjisë dhe pushtetin e pakufizuar të aparatit represiv. Kështu, kampi u bë pika fundore e një logjike në të cilën kundërshtari nuk trajtohej më si rival politik, por si një “armik” që duhej izoluar, riedukuar ose eliminuar. [ shih: shënimet 5 dhe 6].

Duke u nisur nga sa më sipër, mund të arrijmë në përfundimin se tema e izolimit shqiptar është një nga temat obsesive të këtij shkrimtari. Në një nga motivet e përshkruara, i cili tashmë ka tërhequr vëmendje në pritjen kroate të librit, pengesat fizike në det – të gjitha ato fuçi që përfaqësonin një lloj kufiri drejt botës së jashtme – bëhen metaforë për jetën në Shqipëri. Por edhe më e rëndësishme është vetëdija e autorit se kufijtë fizikë nuk janë e keqja më e madhe. Ka kufij të tjerë, mendorë, që rëndojnë më shumë mbi shumë individë sesa thjesht kufizimi fizik. Një nga karakteristikat themelore të qenieve njerëzore është dëshira për të ditur dhe parë çfarë ekziston në anën tjetër të një muri. Po kështu, njeriu dëshiron të dijë pse ajo pamje është e ndaluar, pse nuk mund të lëvizë lirshëm, pse nuk mund të thotë publikisht atë që mendon vërtet. Prandaj liria është një nga lajtmotivet themelore të këtij libri. Jo thjesht liria e lëvizjes, por shumë më tepër liria e mendimit, e leximit, e të folurit dhe aftësia për ta krahasuar lirisht botën e vet me botë të tjera, të panjohura.

Autori përpiqet ta zgjidhë këtë frustrim në një episod ku biblioteka e shtëpisë bëhet një fushëbetejë simbolike midis Lindjes dhe Perëndimit. Librat në bibliotekën e shtëpisë pushojnë së qeni thjesht libra. Ata bëhen shenja politike par excellence. Kështu Dostojevski, Tolstoi, s’janë më thjesht klasikë rusë. Ata mund të bëhen një problem serioz në çastin kur marrëdhënia zyrtare e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik ndryshon. Një përvojë të ngjashme traumatike dhe tragjike kaloi edhe Jugosllavia socialiste. Edhe në Jugosllavi, disa vite pas luftës, ndodhi një ndryshim radikal në marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik/Stalinin, por Josip Broz e zgjidhi dilemën më shumë se sa me elegancë: ata që dyshonin në vizionin e tij për rrugën drejt një “shoqërie më të mirë” thjesht dërgoheshin në një “udhëtim zyrtar” disi më të gjatë, në një ishull të braktisur në detin Adriatik. Në atë ishull, ata “Tomë dyshues”, që kishin vënë publikisht në pikëpyetje autoritetin dhe urtësinë politike të “udhëheqësit të madh”, riedukoheshin nga ish-shokët dhe bashkëluftëtarët e tyre, në mënyrë që përmes këtij procesi “të butë” riedukimi të kuptonin të gjitha gabimet e tyre ideologjike dhe të tjera. [shih: shënimin 7]. Të gjitha këto fakte përbëjnë motivin themelor të kthimit të këtij shkrimtari në të kaluarën, në ditët e fëmijërisë. Megjithatë, ai nuk dëshiron veç ta përshkruajë këtë kthim në fëmijërinë e tij. Mbi të gjitha, ai kthehet në të kaluarën për ta analizuar atë me saktësi kirurgjikale, për ta shpjeguar dhe, në fund, për ta kuptuar. Por kthimi i tij nuk përmban elemente të një nostalgjie të lirë dhe të lirë nga mendimi kritik, sepse ai nuk e përjeton atë të kaluar si një parajsë të humbur. Ajo e kaluar është njëherazi e bukur dhe e frikshme. Fëmijëria mund të jetë e lumtur edhe kur shoqëria nuk është e lirë. Kjo është pikërisht një nga të vërtetat më të vështira të kujtesës: lumturia private nuk dëshmon se sistemi shoqëror ishte i mirë. [shih: shënimet 8 dhe 9].

Në të tilla hollësi vepra i përket poetikës së letërsisë së madhe europiane të kujtesës, që shtrihet nga M. Proust dhe Th. Mann, përmes M. Kundera-s, I. Kertész-it dhe D. Kiš-it, e, ndonëse në një regjistër tjetër, deri te W. G. Sebald. Por veçoria dalluese e poetikës së Arian Lekës qëndron në faktin se ky shkrimtar nuk i vendos kujtimet e tij private përballë historisë kolektive. Kujtimet e tij janë pikërisht vendi ku ato takohen me historinë “e madhe”, zyrtare. Vepra letrare e A. Lekës i përket kësaj tradite, por në romanet/esetë e tij ai nuk e riprodhon atë në çdo hollësi. Në fund të fundit, subjekti i tij nuk është Evropa Qendrore e zhdukur, as kujtesa e ndrydhur franceze e pushtimit, por Shqipëria, e cila për dekada ishte një lloj njolle e bardhë në ndërgjegjen europiane. [shih: shënimin 10]. Një fëmijë që rritet në një shoqëri totalitare nuk e kupton domosdoshmërisht sistemin politik në të cilin jeton. Në fillim, ai e ndien në mënyrë të pavetëdijshme. E ndien përmes ndalimeve, ritualeve pa kuptim, programeve mësimore të kontrolluara rreptësisht, uniformave, gjuhës zyrtare, heshtjes së të rriturve, zhdukjes së papritur të njerëzve të njohur, fqinjëve dhe miqve të familjes, si dhe ndjenjës së paqartë se ekziston një kufi i qartë midis asaj që lejohet dhe asaj që nuk lejohet. Vetëm më vonë, si i rritur dhe në vitet e pjekurisë, ai do të përpiqet të kuptojë atë që, si fëmijë, mund vetëm ta ndiente. Në këtë hollësi shohim edhe cilësinë e jashtëzakonshme të poetikës së Arian Lekës, në të cilën rrëfimtari i rritur nuk e fshin këndvështrimin e fëmijës, por përpiqet ta dëgjojë dhe ta kuptojë sërish. Shqipëria nën E. Hoxhën në libër, pa u reduktuar në një sfond të thjeshtë historic, shfaqet si një lloj laboratori i modernitetit totalitar. Është një shoqëri që nuk dëshiron thjesht qytetarë të bindur. Ajo dëshiron të prodhojë edhe një imazh të caktuar të realitetit. Pushteti totalitar nuk thotë thjesht: “Duhet ta bësh këtë.” Ai shkon shumë më tej dhe thotë: “Duhet të besosh se gjithçka që po bëjmë është e vërtetë.”

Pikërisht për këtë arsye librat, leximi dhe gjuha janë kaq të rëndësishme në botën e këtij shkrimtari. Nëse një njeri privohet nga mundësia për të lexuar një libër tjetër, për të dëgjuar një zë tjetër ose për të përfytyruar një jetë tjetër, realiteti i tij ngushtohet gradualisht. Realiteti ngadalë, por me siguri, shndërrohet në asgjë, e cila mund të zhduket në çdo çast, duke u shembur në një nga ato “vrima të zeza”. Një nga pasazhet më të bukura të këtij libri është episodi i të mësuarit të alfabetit, i cili “e shpëtoi rrëfimtarin nga shndërrimi në automat”. Pothuajse e gjithë filozofia e këtij libri jashtëzakonisht të vlefshëm përmblidhet në atë fjali. [shih: shënimin 11]. Por kjo nuk do të thotë se autori ka shkruar një pamflet politik kundër regjimit të Hoxhës. Metoda e tij është shumë më e hollë. Ai tregon se si një ideologji e madhe hyn në gjëra të vogla, të përditshme. Veshja. Familja. Shkolla. Lojërat e fëmijëve. Librat. Një hartë gjeografike. Marrëdhënia me detin – një hapësirë që ekziston para syve, e dukshme dhe e arritshme, por megjithatë jo një hapësirë e lirë. Deti është aty, por nuk mund ta kalosh. Kjo është ndoshta edhe metafora/përkufizimi më i saktë i totalitarizmit: liria ekziston, por ajo është shndërruar, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht, në një hapësirë të ndaluar. [shih: shënimin 12]

Megjithatë, Leka nuk mbetet i kufizuar brenda përvojës shqiptare. Përkundrazi. “Në kërkim të këmishës së humbur” nuk është një libër vetëm për Shqipërinë e Enver Hoxhës. Është një libër për Europën e shekullit XX dhe për luftën e saj të vazhdueshme me demonët e vet politikë. Përvojat shqiptare për një kohë të gjatë ishin vite-dritë larg publikut evropian. Megjithatë, ky shkrimtar s’ka ndërmend t’i bëjë këto përvoja në asnjë mënyrë ekzotike, siç bënë disa artistë jugosllavë. Ai do t’i sjellë këto përvoja në hapësirën e përbashkët evropiane të kujtesës. Prandaj mund të jetë më e saktë ta lexojmë këtë libër si një roman europian të kujtesës, shkruar nga një këndvështrim shqiptar. Romani “Në kërkim të së humburës…” mund të interpretohet gjithashtu si një nga derivatet e mundshme të kujtesës, në të cilin kujtesa nuk i shërben ruajtjes sentimentale të së kaluarës, por kujtesës si formë përgjegjësie. [shih: shënimin 13].

Leka nuk dëshiron që fëmijëria e tij të bëhet një objekt muzeal. As nuk dëshiron që Shqipëria të mbetet e ngujuar në imazhin e diktaturës së Hoxhës. Ambicia e tij është shumë më kërkuese. Ai dëshiron të tregojë se si individi formësohet brenda historisë dhe si, më vonë, nga këndvështrimi i një të rrituri, përpiqet të kuptojë atë që nuk mund ta kuptonte si fëmijë. Në këtë kuptim, vepra është gjithashtu një libër mbi pjekurinë e individit dhe të shoqërisë. Dhe ndoshta për pjekurinë e Europës. Sepse një Evropë që nuk e kupton përvojën e periferive të veta nuk e kupton as veten.

Pikërisht për këtë arsye libri i tij ka një vlerë të veçantë sot. Europa nuk mund të ndërtohet vetëm mbi institucione, kufij dhe deklarata politike. Ajo duhet të ndërtohet edhe mbi aftësinë për t’i bërë përvojat e ndryshme të së kaluarës pjesë të një bisede të përbashkët. Sa më intime bëhen “historitë e tij të vogla”, aq më universale bëhen. Përvoja shqiptare e totalitarizmit ka veçoritë e veta, por pyetja e shtruar nga libri është shumë më e gjerë: sa është vërtet yni identiteti ynë dhe sa prej tij përbëhet nga historitë e njerëzve të tjerë që kemi trashëguar? Dhe ky shkrimtar ka shtruar edhe një tjetër pyetje, shumë më të rëndësishme: a mund të çlirohemi ndonjëherë nga e kaluara nëse nuk përpiqemi më parë ta kuptojmë atë?

Kështu, kërkimi i këmishës së humbur mund të lexohet përfundimisht edhe si një kërkim i “vetes” së humbur. (Megjithëse duhet të theksojmë se kuptimi i kësaj vepre nuk duhet kërkuar ekskluzivisht te gjetja e këmishës, përkundrazi, kuptimi i tij qëndron mbi të gjitha te vetë kërkimi. Ne nuk mund ta rindërtojmë kurrë plotësisht fëmijërinë tonë, por mund t’i ribashkojmë fragmentet e saj: objektet, erërat, imazhet, librat, historitë familjare, ngjarjet politike, heshtjet dhe boshllëqet. Dhe pikërisht ato boshllëqe ndonjëherë flasin më fort!) Rrëfimtari përpiqet të gjejë atë që ekzistonte përpara se të vishej me të gjitha ato identitete të mëvonshme: familjare, kombëtare, politike, ideologjike. Këmisha e vogël bëhet kështu një lloj objekti metafizik – diçka që i parapriu vetë historisë!

Në vend të një përfundimi: Dhe imazhi përfundimtar në këtë roman, ai i një djali që përpiqet të bëjë të lindrojë një varkë prej letre mbi një harte gjeografike, sipas mendimit tonë përfaqëson çelësin e të gjithë veprës së shkrimtarit: edhe kur na e marrin detin/lirinë, ne duhet të lundrojmë. Ky është njëherazi një përkufizim poetik dhe politik i letërsisë. Sepse letërsia fillon pikërisht aty ku mbarojnë kufijtë e lejuar ideologjikisht. Prandaj, kjo vepër nuk ndalet te rindërtimi i jetës në Shqipërinë socialiste. Në të, autori ngre disa pyetje mjaft serioze, ndoshta më e rëndësishmja prej të cilave është: çfarë ndodh me një shoqëri pas rënies së një regjimi politik që për dekada i ka formësuar perceptimin e realitetit? Në përgjigjet e tij, autori deklaron qartë edhe pikëpamjet e veta politike. Kështu, veprs shqyrton pasojat (negative) të tranzicionit, shembjen e autoriteteve të vjetra, formimin e një hierarkie të re-të vjetër shoqërore, fenomenin e migrimit dhe marrëdhënien me Europën. Në këtë aspekt, krahasimi me përvojën post-jugosllave është gjithashtu i paçmuar.

Leka tregon se Shqipëria nuk është një rast i izoluar evropian. Edhe ajo kaloi në purgatorin e vet të tranzicionit, me dallime që lindin nga fakti se kishte mbijetuar një izolim shumë më radikal se shumica e vendeve të dikurshme socialiste. Libri mund të lexohet, pra, edhe si një bisedë me lexuesin kroat/evropian. Më së shpeshti i shohim shqiptarët si “të tjerë”, megjithëse përvoja e tyre e socializmit, tranzicionit, emigrimit, modernizimit dhe integrimit europian është në shumë aspekte e krahasueshme me tonën. Dhe pikërisht ky shkrimtar i bën të mundshme krahasime të tilla.

*Zlatko Kramarić është publicist, autor dhe diplomat kroat, aktualisht në detyrën e Ambasadorit të Kroacisë në Shqipëri. Më parë ka qenë profesor universiteti dhe politikan. Kramarić njihet për punën e tij në letërsi, studime kulturore dhe histori rajonale.

SHËNIME

[1] A. Leka, Në kërkim të këmishës së humbur, Neolit, 2025.

[2] Nisja në aventurën e pasigurt të kërkimit të kohës së (humbur) do të thotë se A. Leka, ashtu si M. Prousti, ishte i vetëdijshëm se do t’i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë komplekse: çfarë mbetet prej nesh kur koha kalon, kur bota në të cilën u rritëm zhduket dhe kur duhet ta pyesim sërish veten se kush ishim përpara se të tjerët të na tregonin se kush duhej të ishim?

[3] A. Leka nuk është aspak një imitues i thjeshtë i klasikut francez. Ai hyn me vetëdije në një temë të madhe letrare evropiane – kërkimin e kohës së humbur – por e bën këtë me një distancë delikate postmoderniste. “Leka e nis kërkimin e tij ‘me kërkesë’ (të botuesit francez – shënim i Z.K.), kështu që impulsi vjen ‘nga jashtë’; ai nuk ka një ëmbëlsirë madeleine që mund të ringjallë të kaluarën. Ndërsa Prousti e përfundon kërkimin e tij me një përmbysje – ai e gjen kohën e humbur në letërsi – Leka e di që në fillim se nuk do ta gjejë ‘këmishën e tij të vogël të humbur’. Dhe nuk do ta gjejë jo vetëm sepse ajo i përket së kaluarës, por edhe sepse ai e di se po shkruan një tekst postmodernist. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se kërkimi është i kotë,” Vesna. Solar, Kuptimi qëndron te vetë kërkimi, Vijenac, nr. 839.

[4] Në recensionin e saj për këtë roman, V. Solar vuri në dukje se një vepër autobiografike duhet të vërë në pikëpyetje identitetin e personit për të cilin shkruan. Prandaj, ajo përfundon se romani vendos formalisht një pakt autobiografik lejeunian me lexuesin – autori, rrëfimtari dhe personazhi quhen të gjithë Arian Leka – por në të njëjtën kohë e thyen atë duke vënë në pikëpyetje vetë identitetin e Lekës. Dhe ky identitet lidhet thellësisht me shoqërinë dhe shtetin në të cilin autori u rrit dhe në të cilin ende jeton sot – Shqipërinë.

[5] Në Jugosllavinë socialiste, A. Ranković ishte, pas Titos, figura më e fuqishme politike në parti dhe në aparatin shtetëror. Kjo fuqi e pakufizuar buronte nga fakti se ai kontrollonte aparatin represiv, Administratën e Sigurimit të Shtetit, e njohur në mënyrë bisedore si UDBA. Fakti që kjo fuqi zgjati deri në vitin 1966, deri në Plenumin e famshëm të Brioneve, pas të cilit ajo thjesht u shpërnda, tregon se sa thellë aparati i sigurisë dhe represionit ishte ngulitur në vetë strukturën e shtetit komunist jugosllav. Me kalimin e kohës, ky aparat do të bëhej shenjë dalluese e “terrorizmit shtetëror”, duke marrë pjesë edhe përtej kufijve të vendit në eliminimin e “armiqve” – të vërtetë dhe, aq më shumë, imagjinarë!

[6] Për këtë, shihni tekstin tonë, Gjak mbi gur… (Titoja nuk mashtrohet kaq lehtë), në librin Kritika e mendjes politike, Ljevak, Zagreb, 2022. Në atë tekst, ndër të tjera, komentuam të gjithë gjenialitetin e “stalinismit antistalinist” (S. Stojanović): “Në kohët e mëparshme, shkollat na mësonin se, për komunistët jugosllavë, burgjet në Jugosllavinë monarkiste ishin një lloj ‘universitetesh të kuqe’. Karakteri liberal i regjimit të burgjeve në Jugosllavinë e paraluftës dëshmohet nga shumë fakte të njohura, ndër të cilat edhe fakti se shokët në Lepogllavë nuk pengoheshin të organizonin qarqe studimi marksist, ndërsa më të arsimuarit, si Moša Pijade, mund të përkthenin lirisht Kapitalin e Marksit. Mirëpo kur po ata shokë morën pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore, një nga vendimet e tyre të para kishte të bënte me një ndryshim rrënjësor të praktikës së burgjeve të paraluftës. Ata nisën nga premisa se armiqtë e popullit nuk meritonin mëshirë, por duhej të riedukoheshin, të bindeshin, me bindje ose me forcë, se ndodheshin në ‘rrugën/gjurmën e gabuar të historisë botërore’ dhe se vetëm besimi i pakushtëzuar te Partia Komuniste Jugosllave dhe te udhëheqësi i pagabueshëm Tito mund t’i kthente në ‘rrugën e duhur’. Rasti i Goli Otokut dëshmon në mënyrën më të mirë të mundshme për metodat ‘delikate’ të përdorura për ta bindur ‘armikun’ se ndodhej në ‘rrugën e gabuar’. (Goli Otoku ishte i veçantë pikërisht sepse një pjesë e represionit u transferua sistematikisht mbi vetë të burgosurit: administrata e kampit organizoi një hierarki midis të burgosurve dhe i nxiti ata të rrihnin, poshtëronin, mbikëqyrnin dhe ‘riedukonin’ të burgosur të tjerë. Monstruoziteti i sistemit qëndronte në faktin se administrata nuk merrte drejtpërdrejt pjesë në dhunën fizike dhe psikologjike; përkundrazi, vetë të burgosurit kryenin dhunën më të rëndë. Administrata vetëm shpikte forma të reja ndëshkimi, si ‘lepuri i nxehtë’, ‘mendimi francez’…, dhe më pas të burgosurit i zbatonin ato ide. Në këtë kuptim, Goli Otoku nuk ishte vetëm një vend ndëshkimi, por një lloj laboratori i vetërepresionit, në të cilin autoritetet shkatërruan sistematikisht solidaritetin mes njerëzve dhe i vunë të burgosurit kundër njëri-tjetrit.) Dhe nëse do të ishim cinikë, mund të thoshim se të gjitha ato metoda ‘delikate’ të përdorura në Goli Otok në vitet 1950 ishin thjesht disa nga pasojat logjike të ‘universiteteve të kuqe’ të paraluftës, sepse nuk ka dyshim se disa prej studentëve nuk kishin përvetësuar siç duhej materialin e përcaktuar, ndaj autoritetet duhej t’i dërgonin në provime plotësuese, për përsëritje shtesë. Për të gjitha ato ‘metoda delikate’ të përdorura në Goli Otok është shkruar një sasi e madhe literature. Në fund, duhet të jemi të sinqertë dhe të pranojmë se për të gjitha ato përvoja të pabesueshme të të burgosurve të Goli Otokut mësuam pikërisht nga tekstet letrare – dhe vetëm në vitet 1980. Josip Broz duhej të vdiste përpara se të bëhej e mundur të flitej dhe shkruhej lirisht për Goli Otokun.”

[7] “Udhëtim zyrtar” është një eufemizëm për Goli Otokun! Duhet të kujtojmë se vetëm në 1985 E. Kusturica realizoi filmin Babai në udhëtim pune, bazuar në skenarin e A. Sidranit.

[8] Dikush mund të ndiejë nostalgji për një erë, një objekt, një rrugë ose një këngë pa ndier as më të voglën nostalgji për sistemin politik që shënoi atë kohë. Pikërisht këtu lind dallimi midis nostalgjisë dhe kujtesës. Ndërsa nostalgjia dëshiron ta rikthejë të kaluarën, kujtesa dëshiron ta kuptojë të kaluarën.

[9] Kështu, në të njëjtën kohë, ne mund ta duam jashtëzakonisht shumë fëmijërinë tonë, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj shoqërisë në të cilën ajo fëmijëri u kalua. Mund t’i duam njerëzit që jetuan në atë kohë, por jo vetë kohën.

[10] Winfried Georg Sebald (1944–2001) ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm gjermanë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Angli, ku ishte profesor i letërsisë evropiane. Shkruante në gjermanisht. Romanet e tij përfshijnë Vertigo, Emigrantët, Unazat e Saturnit dhe Austerlitz. Austerlitz është vepra e tij më e rëndësishme. Botuar në vitin 2001, ai është një roman në të cilin protagonisti zbulon gradualisht të kaluarën e tij të ndrydhur: si fëmijë hebre, ai u shpëtua nga Kindertransporti nga Çekosllovakia dhe u dërgua në Angli, ku vazhdoi të jetonte. Romanet e tij, ashtu si ato të A. Lekës, nuk janë romane klasike, por përbëhen nga dokumente, fotografi, shkrime udhëtimi, (auto)biografi, ese dhe fiksion, ndaj lexuesi nuk është kurrë plotësisht i sigurt se ku përfundon fakti dhe ku fillon ndërtimi letrar.

[11] Shkrim-leximi nuk është thjesht aftësia për të lexuar. Është gjithashtu aftësia për të rezistuar. Sepse të lexosh do të thotë të jesh në gjendje të përfytyrosh se ekziston diçka përtej historive zyrtare. Dhe kjo mundësi është pikërisht kërcënimi më i madh për çdo regjim totalitar.

[12] Për fenomenin e “detit” në veprën e A. Lekës, shihni tekstin tonë në revistën Argument, 1 dhjetor 2025. Veçanërisht goditës në këtë roman është imazhi i një rrethi mbrojtës me fuçi lundruese që shënon kufirin e jashtëm të ujërave shqiptare. Kufiri kështu nuk është më një fakt abstrakt politik. Ai bëhet diçka që edhe një fëmijë mund ta shohë me sy të lirë. Deti pushon së qeni një horizont mundësish dhe bëhet një zonë e hapësirës së ndaluar! Pastaj vjen një akt pothuajse poetik rezistence, kur djali hedh kripë mbi një hartë gjeografike në mënyrë që varka e tij prej letre të mund të lundrojë megjithatë lirisht. Ky imazh është shumë më tepër se një kujtim nostalgjik. Fëmija përpiqet ta shndërrojë hartën në realitet. Nëse deti i vërtetë është i paarritshëm, ai do të krijojë detin e vet. Nëse kufiri është i padepërtueshëm, imagjinata do ta kapërcejë atë. Nëse shteti përcakton se ku mbaron bota, imagjinata e fëmijës do të përpiqet të tregojë se ato rregulla nuk vlejnë në botën e tij.

[13] Dhe pikërisht ky “zhvendosim nga normaliteti” në “mendim të egër” është i pranishëm te shumica e autorëve ballkanikë: kështu E. Kusturica realizon Koha e ciganëve, ndërsa G. Bregović shkruan kompozime për “dasma dhe kremtime dasmash”, sepse janë të bindur se vetëm gjëra të tilla mund të kalojnë te një publik evropian dekadent. Dhe, për fat të keq për ne, ata nuk janë aspak larg së vërtetës!

Mehmet Gega, modeli i qëndresës, unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare
Prof.dr. Skender Asani

Figura e Mehmet Gegës nuk i përket vetëm një kohe të kaluar. Ajo vazhdon të mbetet e pranishme sa herë që flitet për qëndresën, për dinjitetin politik dhe për përgjegjësinë ndaj çështjes kombëtare. Ka personalitete që historia i ruan për shkak të pozitave që kanë mbajtur, por ka edhe të tillë që mbeten sepse kanë ditur të qëndrojnë në anën e duhur të saj, edhe kur kjo ka pasur një çmim të lartë personal. Mehmet Gega ishte pikërisht një njeri i tillë. Ai nuk e ndërtoi autoritetin e tij përmes pushtetit, por përmes sakrificës, besnikërisë ndaj bindjeve dhe gatishmërisë për t’u përballur me sistemin kur mendonte se cenohej interesi kombëtar.

Jeta e tij përshkon disa prej periudhave më të vështira të historisë së shqiptarëve në Maqedoni. Ai e njohu Mbretërinë Jugosllave, përjetoi Luftën e Dytë Botërore, u përball me regjimin jugosllav komunist dhe arriti të shihte edhe fillimet e pluralizmit politik. Sistemet ndryshuan, ideologjitë u zëvendësuan, por te Mehmet Gega mbeti e pandryshuar bindja se shqiptarët duhej të ruanin praninë e tyre në trojet ku kishin jetuar historikisht, të mbronin gjuhën, arsimin dhe identitetin e tyre dhe të mos lejonin që çështja kombëtare të reduktohej në interesa të përkohshme politike.

Në kohën e tij, kërcënimet ishin më të dukshme dhe më të drejtpërdrejta. Ishin burgosjet, përndjekjet, shpërnguljet dhe kufizimet ndaj arsimit dhe organizimit politik. Mehmet Gega iu përgjigj këtyre sfidave me mjetet që ia lejonte koha. Ai e kuptoi se qëndrimi në vendlindje ishte në vetvete një formë rezistence dhe se largimi masiv i shqiptarëve do të sillte pasoja të rënda demografike dhe kombëtare. Prandaj thirrjet e tij “Mos shkoni në Turqi”, “Vendi ynë është këtu” dhe “Këtu do ta gjejmë lirinë” nuk ishin vetëm parulla të një momenti. Ato shprehnin një filozofi të tërë politike: të mos braktisësh vendin tënd, të mos i nënshtrohesh frikës dhe të mos pranosh se e ardhmja duhet kërkuar gjithmonë larg atdheut.

Kjo filozofi i kushtoi rëndë. Burgosjet e tij nuk qenë episode të rastësishme, por pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme me pushtetin. Megjithatë, ajo që e bën figurën e tij të veçantë nuk është vetëm fakti se vuajti burg. Shumë njerëz kanë vuajtur në sisteme represive. Veçantia e Mehmet Gegës qëndron në faktin se burgu nuk ia ndryshoi qëndrimin. Pas çdo goditjeje ai dilte me të njëjtën bindje, ndoshta edhe më të fortë, se çështja kombëtare kërkonte njerëz që nuk tërhiqeshin përballë presionit.

Me kalimin e viteve, kjo e bëri atë një figurë me autoritet të veçantë në mesin e rinisë shqiptare. Ai nuk kishte nevojë të krijonte distancë për t’u perceptuar si figurë historike. Përkundrazi, ishte pranë njerëzve, në tubime, protesta dhe biseda të zakonshme. Qëndresa e tij nuk ishte abstrakte. Ajo kishte fytyrë, zë dhe përvojë personale. Këtë e kam ndjerë edhe vetë. Si student i gjeneratës së parë të Universitetit të Tetovës, pata rastin ta shihja Mehmet Gegën në pothuajse çdo protestë ku kërkohej mbrojtja e arsimit shqip dhe e të drejtave të shqiptarëve. Ai ishte aty, mes nesh, jo si një figurë ceremoniale dhe as si një njeri që kërkonte vëmendje. Prania e tij ishte e qetë, por jashtëzakonisht e fortë. Për ne studentët, ai ishte dëshmia e gjallë se qëndresa nuk ishte vetëm një fjalë që lexohej në libra historie. Ishte një mënyrë jetese.

Fjalët që na përcillte ishin të thjeshta: të qëndronim, të mos frikësoheshim, të mos hiqnim dorë dhe të besonim se e drejta kërkon edhe këmbëngulje. Ato fjalë kishin peshë, sepse vinin nga një njeri që vetë kishte paguar një çmim të rëndë për bindjet e tij. Ai nuk na fliste për sakrificën nga një distancë e sigurt. Ai e kishte jetuar atë. Pikërisht kjo e bënte mesazhin e tij kaq të fuqishëm.

Në këtë kuptim, Mehmet Gega përfaqëson një profil që sot mungon gjithnjë e më shumë në jetën politike dhe publike. Jo sepse duhet të rikthehen metodat apo format e rezistencës së një kohe tjetër, por sepse mungon ajo koherencë morale ku fjala dhe vepra ecin bashkë. Sot elitat politike dhe shtetërore kanë institucione, poste dhe mekanizma shumë më të avancuar për të vepruar, por pyetja mbetet e njëjtë: sa janë të gatshme t’i përdorin këto mekanizma për të mbrojtur interesin afatgjatë të shoqërisë dhe jo vetëm pozitën e tyre të përkohshme?

Këtu trashëgimia e Mehmet Gegës merr një kuptim të ri. Ai na kujton se pushteti nuk duhet parë si privilegj, por si përgjegjësi. Se një funksion politik ka vlerë vetëm nëse shërben për mbrojtjen dhe avancimin e qytetarëve. Se lideri nuk matet vetëm me aftësinë për të fituar zgjedhje, por edhe me gatishmërinë për të mbrojtur një parim kur kjo është e vështirë.

Në kohën e sotme, çështja shqiptare në Maqedoni nuk përballet me të njëjtat forma represioni si në dekadat e kaluara, por kjo nuk do të thotë se sfidat kanë përfunduar. Ato vetëm kanë ndryshuar natyrë. Sot rreziku mund të vijë nga zbehja e çështjes kombëtare, nga fragmentimi i faktorit politik, nga dobësimi i institucioneve, nga relativizimi i kujtesës historike dhe nga humbja e aftësisë për të ndërtuar konsensus rreth interesave themelore.

Kjo është arsyeja pse fryma e qëndresës së Mehmet Gegës duhet kuptuar sot në një mënyrë të re. Jo si thirrje për konflikt, por si thirrje për vetëdije. Jo si rikthim në konfrontimet e së kaluarës, por si rikthim i aftësisë për të thënë “jo” kur cenohet e drejta. Jo si nostalgji për një kohë tjetër, por si kërkesë për më shumë përgjegjësi në kohën tonë. Po aq e rëndësishme është edhe çështja e unitetit. Mehmet Gega vinte nga një traditë politike ku çështja kombëtare shihej si më e madhe se interesat e ngushta partiake. Kjo është një porosi që sot duhet lexuar me kujdes. Pluralizmi politik është vlerë demokratike dhe dallimet mes partive janë të natyrshme, por dallimi nuk duhet të shndërrohet në përçarje që e dobëson kapacitetin kombëtar.

Pajtimi dhe uniteti nuk nënkuptojnë uniformitet. Nuk do të thotë që të gjithë duhet të mendojnë njësoj. Do të thotë që, pavarësisht dallimeve, duhet të ketë disa çështje për të cilat ekziston një mirëkuptim i përbashkët: arsimi shqip, përdorimi i gjuhës, përfaqësimi i drejtë, trashëgimia kulturore, zhvillimi ekonomik i hapësirave shqiptare, funksionimi i institucioneve dhe ruajtja e të drejtave të fituara.

Nëse për këto çështje nuk krijohet një minimum konsensusi, atëherë politika rrezikon të konsumojë vetveten në konflikt të brendshëm. Ndërsa historia na mëson se shoqëritë e ndara e kanë shumë më të vështirë të përballen me sfidat e mëdha.

Prandaj sot shqiptarëve në Maqedoni u duhet një elitë që di të konkurrojë politikisht, por edhe të bashkëpunojë kur kërkohet. U duhet një elitë që kupton se mund të ketë kundërshtarë politikë pa i shndërruar ata në armiq. U duhet një kulturë politike që krijon ura dhe jo vetëm fronte.

Kjo është ndoshta një nga mënyrat më të mira për ta përkthyer sot modelin e Mehmet Gegës. Ai ishte njeri i qëndresës, por qëndresa e tij nuk duhet të shihet thjesht si kundërshtim. Ishte edhe besim në një të ardhme më të mirë. Ai e shihte shembjen e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë si dëshmi se rendet politike nuk janë të përjetshme dhe se historia mund të ndryshojë drejtim. Në një kohë kur shumë njerëz besonin se sistemi jugosllav ishte i pandryshueshëm, ai mendonte ndryshe.

Ky optimizëm historik është i rëndësishëm edhe sot. Shoqëritë dobësohen jo vetëm kur humbin të drejtat, por edhe kur humbin besimin se mund të ndryshojnë gjendjen e tyre. Apatia, lodhja politike dhe bindja se asgjë nuk mund të përmirësohet janë po aq të rrezikshme sa edhe presionet e jashtme.

Prandaj ringjallja e frymës së Mehmet Gegës duhet të kuptohet edhe si rikthim i besimit te veprimi. Te ideja se institucionet mund të forcohen. Se arsimi mund të përmirësohet. Se përfaqësimi mund të bëhet më dinjitoz. Se politika mund të ketë moral. Dhe se një elitë mund të jetë njëkohësisht moderne, evropiane dhe thellësisht e përgjegjshme ndaj interesit kombëtar.

Në këtë perspektivë, kujtesa për Mehmet Gegën nuk duhet të kufizohet në përkujtime solemne. Fakti që në botimin “Zhvillimet kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë”, projekt i mbështetur nga Ministria e Arsimit, veprimtarisë së tij i është dhënë një vend i merituar, është një hap i rëndësishëm në dokumentimin dhe rikthimin e figurës së tij në kujtesën publike. Po aq domethënës është edhe fakti se, me iniciativën tonë, një rrugë në qendër të Shkupit mban emrin e Mehmet Gegës.

Këto janë akte të rëndësishme, por kujtesa bëhet vërtet e gjallë vetëm kur kthehet në mësim për të tashmen. Emri i tij në një rrugë ka kuptim të plotë vetëm nëse brezat që ecin aty dinë se çfarë përfaqësonte ai. Një kapitull në një libër ka vlerë vetëm nëse të nxit të mendosh se çfarë përgjegjësie ke sot.

Mehmet Gega ndërroi jetë më 14 mars 2006, por amaneti i tij vazhdon të tingëllojë aktual: “Ta bëni sa më të mirë Shqipërinë.” Sot këto fjalë mund të lexohen më gjerë se në kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë. Ato mund të kuptohen si thirrje që të bëjmë më të mirë shoqërinë shqiptare, më të forta institucionet, më cilësor arsimin, më të përgjegjshme politikën dhe më të shëndetshëm raportin ndërmjet interesit individual dhe atij të përgjithshëm.

Kjo është edhe arsyeja pse Mehmet Gega mbetet një model për elitat politike dhe shtetërore të së tashmes. Jo sepse ato duhet të jetojnë si ai, por sepse duhet të kuptojnë moralin që ai përfaqësonte. Qëndresën pa oportunizëm. Patriotizmin pa interes personal. Guximin për të mos heshtur. Aftësinë për të vendosur çështjen e përgjithshme mbi përfitimin e ditës.

Në një kohë kur sfidat politike, rajonale dhe ndërkombëtare ndryshojnë shpejt, shqiptarët kanë nevojë për maturi dhe vizion. Kanë nevojë për integrim pa humbur identitetin, për bashkëpunim pa hequr dorë nga të drejtat, për pluralizëm pa përçarje dhe për unitet pa uniformitet.

Në këtë pikë historia e Mehmet Gegës bëhet edhe histori e së ardhmes. Ajo na kujton se asnjë e drejtë nuk duhet marrë si e përjetshme, se asnjë arritje nuk duhet konsideruar e pakthyeshme dhe se çdo brez ka detyrimin e vet për ta ruajtur dhe përmirësuar atë që ka trashëguar. Historia nuk kërkon që brezat e sotëm të përsërisin vuajtjet e të parëve. Ajo kërkon që të mos i shpërdorojnë sakrificat e tyre.

Prandaj Mehmet Gega nuk duhet të mbetet vetëm një figurë e rezistencës së kaluar. Ai duhet të mbetet një masë morale për të tashmen. Një kujtesë se politika pa përgjegjësi humbet kuptimin, se uniteti është forcë kur ndërtohet mbi parime dhe se çështja kombëtare mbrohet më së miri kur ekzistojnë njerëz dhe institucione që dinë të mendojnë përtej interesit të çastit. Në këtë kuptim, rikthimi te fryma e Mehmet Gegës nuk është kthim prapa. Është një përpjekje për të gjetur në historinë tonë ato vlera që mund të na ndihmojnë të ecim përpara: qëndresën, dinjitetin, pajtimin, unitetin dhe përgjegjësinë ndaj së ardhmes. (Dielli)

In memoriam\ Anagnosti, ose kinematografia vs sociologjisë
Nga Ben Andoni

Një vit më parë, mjeshtri i kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti do të mbyllte sytë përgjithnjë në Tiranë. Në një moshë ku vdekja të vigjilon dhe individi e pret sipas formimit, traditës dhe filozofisë të jetës. Anagnosti e bëri kapërcimin e tij sublim thjesht dhe pa zhurmë. I ndjeri bën pjesë në ato lloj personazhesh që ka disa jetë dhe në një  moment ato shkrihen të gjitha në një lloj përjetësie. Kjo e tija ishte vendi ku morali, intelekti bashkohej me dashurinë e përkorë për atdheun.

Anagnosti kishte kohë që dialogonte me vdekjen. Në filma disi më i tërhequr, por në punën e tij poetike dhe eseistike vazhdimisht; ai e përballte, e tallte, e priste dhe e nderonte vdekjen. Dukej, sikur po e priste fare i qetë. Në të gjallë, e kish kryer me kohë misionin e tij në kinematografi, por e vazhdoi në krijimtarinë letrare. Me një lloj cinizmi që nënkuptonte mbrojtjen nga këto kohë tejet agresive dhe boshe, ai përsëriste për njerëzit kureshtarë që i afroheshin, një shprehje prozaike: Shikoni veprën! Aty jam unë!

Pikërisht, mbi këtë këshillë, po e kujtojmë, pas një viti të plotë kalendarik. Përpos shumë ndikimeve, arti i tij la një terren ose laborator të mirë për sociologjinë. Është e vërtetë se kinematografia ndërthuret me sociologjinë, ndaj sot nuk jemi më të habitur se shumë nga sociologët i kanë ngritur teoritë e tyre mbi argumente kulturologjike. Në filmat e Anagnostit pamë për shembull Autoritetin, Shoqërinë, Individin shqiptar në kohë e gjendje të ndryshme. Pamë mënyrën se si tradita dhe institucionet e mbyllura e shtypin individin në shoqërinë tranzitore, por edhe shumë ide e fabula të tjera.

Anagnosti konsiderohet si një mjeshtër i përshtatjes së lojës së aktorëve për temat e tij dhe një realizues virtuoz i planeve të ngushta të portreteve dhe lëvizjeve të kujdesshme trupore. Mbase ngaqë formimi bazik ishte kamera. Ishte shkolluar dhe nisi karrierën si operator. Në kujtimet e tij ka fletë pa fund, ku ka të vizatuar me dorë çdo skenë, ashtu si arkeologu klasik, duhet të fiksonte çdo gjetje në vizatim. Falë kulturës, kujdesit dhe skrupulozitetit gati teutonik të tij: Portretet dhe loja aktoriale e personazheve të tij gjithnjë e kanë zbërthyer shumë mirë idenë e Anagnostit, duke e bërë skenarin që ai paraqiste shumë real. Vini re për shembull tek “Gurët e shtëpisë sime i besës” apo “Përrallë nga e kaluara” se me sa kujdes bëhen lëvizjet e grave. Ato janë gati uniforme dhe me këtë jepet i gjithë sfondi shoqëror i kohës në troje tona. Gratë janë ashtu kokulura, të përkora, të heshtura dhe kurrë me ankesa në punë. Ky është trupi i disiplinuar nga habitus-i patriarkal i një shoqërie të prapambetur si ajo shqiptare, brenda kulturës së përgjithësua ballkanase. Burrat, nga ana tjetër, mbajnë posturë dominuese (Qëndrimi patetik në odën e burrave, Tymosja, batutat që shkëmbejnë dhe rekuizita gati qytetare në fshat). “I kemi të mira gratë”, thotë një personazh që është i kënaqur me punën e grave të fshatit. “Jemi ne të mirë, pa janë ato”, ua kthen gjithë mendjemadhësi babai i Gjinos te “Përrallë nga e kaluara” bashkëfshatarëve mbi tarracën e lokalit. Anagnosti e fotografon këtë habitus trupor si një lloj ngulfatje sociale apo një lloj izolimi burgu, prej të cilit personazhet femra e kanë të pamundur të dalin. Fati i tyre është i shkruar që nga martesa. Te personazhet e grave te “Gurët e shtëpisë sime”, Anagnosti gjithmonë tregon se si gruaja shqiptare mban përveç gjërave të tjera edhe peshën dhe identitetin e mbijetesës. Batutat e filmave të tij nuk janë thjesht argëtim, ato janë kodifikim i psikologjisë sonë sociale dhe raste të mira studimi. “Do bëjmë si do bëjmë. Burrat i dinë vetë punët e tyre”, thotë gruaja më e vjetër, duke treguar statusin e tyre, por edhe hierarkinë shoqërore te “Gurët e shtëpisë sime”.

Maks Weber

Në filma të tjerë, zbërthimi i Fuqisë dhe Egërsisë, si edhe shndërrimet e Autoritetit i kemi të pasqyruara, për shembull te jetimët e paraçlirimit. Shtypja shfaqet shumë e ndërlidhur me dhunën, por edhe me frikën e vazhdueshme të ndërprerjes së ushqimit nga jetimët, shtuar me spiunllëkun me anë të së cilës individi i tillë me kaq probleme sociale, duhet ta përqafojë apo jo në këtë lloj shoqërie (ku ai është outsider). Është ajo që ndodh te “Lulëkuqet mbi mure”. Kur drejtori apo kujdestari përpiqen të thyejnë dinjitetin e fëmijës, batuta e Sulos mbetet një lloj analize e saktë sociologjike e një shpirti të shtypur: “Kush më hodhi. Pse më vratë?!”-kërkon kujdestari. “Nuk e di. Nuk e bëra unë. Po nuk të godita unë?!” Kjo pyetje nuk i drejtohet vetëm një njeriu, por të gjithë sistemit, ku derdhet autoriteti mbi viktimën. Dhe, ky i fundit e kundërshton instinktivisht, por në dukje e pohon me gjuhën e trupit, madje dhe me frikën se nuk do të tregojë.

Kinemaja e Anagnostit, sot, mund të kundrohet lirisht edhe si një pasqyrë e strukturave tona sociale, brenda disa regjimeve ekonomiko-shoqërore të ndryshme. Një sociolog mund të shikojë me kujdes sesi mund të këqyret teoria e Pierre Bourdieu mbi Habitus-in dhe sensi te Fushat e Pushtetit. Në parantezë: në sociologjinë e Pierre Bourdieu, koncepti i habitus-it është ura që lidh strukturën shoqërore me veprimin individual. Ai shpjegon se si zakonet, mënyra e të menduarit dhe sjelljet tona përsëriten dhe qëndrojnë të ngulitura tek ne, pavarësisht ndryshimeve në mjedisin e jashtëm, thuhet në literaturë. Vajza në filmin “Në shtëpinë tonë”, rezistencës së familjes për udhën dhe lidhjen e saj e thotë me ashpërsi: “Po për ty mami, ky ishte ai burri i rënë nga qielli”. Ndërkohë që martesa e Gjinos (një fëmijë) me Marigonë nuk shihet nga komuniteti si diçka e jashtëzakonshme, por si një lëvizje e natyrshme brenda fushës ekonomike/familjare të interesit real. Habitus-i i fshatit, po të futemi në termat e  Bourdieu, e pranon këtë lloj pazar si normë fare normale. Marigoja, nga ana tjetër, përdor të njëjtat rregulla të habitus-it patriarkal për të manipuluar situatën në favorin e saj, pa e thyer hapur kodin e fshatit. Bën sikur do të helmohet. “Do të vdes për inat të njerëzisë” Apo kur i thotë ai burri aty, sepse në fshat është folur dhe aluduar për shtatzëninë e saj hipotetike: “Ore  pse nuk del ai, apo…?!”

August Comte

Një qasje tjetër është me teorinë e Auguste Comte, e cila bazohet te Pozitivizmi: ideja se e vërteta dhe njohuria vijnë vetëm nga vëzhgimi empirik i fakteve konkrete, duke refuzuar spekulimet metafizike. Jo më kot, Comte e shihte shoqërinë si një organizëm që funksionon sipas ligjeve të rregullta sociale. Kurse në filmat e Anagnostit, kjo filozofi manifestohet përmes një stili që mund të quhet antropologji filmike. Te filmi “Gjoleka, i biri i Abazit”, Anagnosti analizon fshatin shqiptar si një strukturë primitive që i reziston fort progresit modern. Ai dokumenton me saktësi pothuajse shkencore zakonet, ritet dhe mendësinë patriarkale. Dhe, sidomos, ai dialogu pa fjalë i birit me të atin është pjesë e kësaj antropologjie.

Ndoshta një antropolog në ndihmë me sociologun mund të përfshinin dhe ide të tjera, por fakti është se vepra e Anagnostit mbetet një thesar, ku studiuesit do mund t’i hulumtojnë qartë shqiptarët në tre sisteme ekonomiko shoqërore të ndryshme. Qoftë dhe kjo e bën kineastin tonë, një model dhe një kontribues të jashtëzakonshëm për vendin në disa rrafshe. Bash, atë për të cilin, ai u përpoq me shumë përulje dhe modesti gjatë të gjithë jetës së tij.

Cili ishte Anagnosti?!

Kineasti Dhimitër Anagnosti (1936–2025) konsiderohet si një prej figurave më të rëndësishme të historisë së kinematografisë shqiptare. I diplomuar për kinooperator në Institutin Kinematografik të Moskës në vitin 1960, ai do të realizonte punët e para si operator në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filmat e parë të realizuar asokohe si “Debatik”, “Toka jonë” dhe “Komisari i dritës”. Që nga viti 1967 nisi rrugëtimin si regjisor me “Duel i heshtur”, kurse filmat që do të vinë më pas do lenë gjurmë dhe përbëjnë themelin e identitetit të filmit shqiptar: “Plagë të vjetra”, “Malet me blerim mbuluar”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, mes një grupi të tërë syresh filmash të tjerë do të flasin shumë për aspekte të ndryshme të shqiptarëve. Anagnosti do të shquhet dhe si krijues letrar (skenarist dhe dramaturg) dhe kjo do duket sidomos në subjektet e tij, kurse kryevepra e tij “Lulëkuqet mbi mure” (1976) mbetet një nga kulmet e krijimtarisë së tij dhe një prej filmave më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare dhe një nga kontributet më të mëdha të filmit shqiptar në atë ndërkombëtar.

“Hartë memece për të mbyturit” – teatri si hapësirë kujtese, dramaturgjia si dëshmi
Nga Dr. Silvana Leka

Metafora e ikjes dhe e harresës

Gushti ka peshë të veçantë në historinë dhe kujtesën e Durrësit që, në harkun e këtij muaji, ndërthur ngjarje me rëndësi, që ndikuan në fatin e tij, që nga rënia e qytetit nën sundimin osman (13-17 gusht 1501), te krijimi i flotës detare luftarake (15 gusht 1945) e deri te eksodet e gushtit 1991, disa prej të cilave janë të pranishme në kujtesën publike e të tjera më pak të artikuluara. Në këtë kuadër, vënia në skenë e “Hartë memece për të mbyturit” të Arian Lekës në shëtitoren “Taulantia”, në 35-vjetorin e eksodeve, ofroi një dimension të mirëfilltë dramaturgjik kujtese, pasi zhvendosja e performancës në bregdet, e konceptuar nga regjisorja Driada Dervishi, ishte zgjedhje e suksesshme hapësinore, që e zgjeroi konceptin e teatrit përtej kufijve të hapësirës së tij konvencionale. Ndërthurja e hapësirës reale me kujtesën kolektive krijuan një fushë të reflektimi, duke e vendosur teatrin në dialog me historinë e qytetit. Deti u bë skenë, kujtesë dhe partner dramaturgjik, pasi kur një tekst bashkëkohor vendoset në një mjedis urban me kujtesë të fortë kolektive, hapësira mbetet sfond i veprimit historik, por funksionon edhe si prani geo-emotive, me mundësi të gjera interpretative. Në këtë mënyrë, kufijtë mes skenës dhe realitetit u ridimensionuan. Po ashtu dhe kufitë mes kujtesës kolektive dhe asaj personale.

Një qasje e tillë i mundësoi të njëjtit tekst të fitojë një rezonancë të re sociale, politike dhe emocionale, pasi zhvendosja e “murit të katërt” e nxori spektatorin nga pozicioni tradicional i vëzhguesit dhe e vendosi atë brenda të njëjtit mjedis fizik ku zhvillohet veprimi. Kjo formë e praktikës skenike lidhet me një prej prirjeve të rëndësishme të teatrit bashkëkohor: kalimin nga teatri i konceptuar brenda një arkitekture të përcaktuar skenike drejt praktikave site-specific, ku karakteri fizik, historik dhe social i vendit është kontekst, por bëhet gjithashtu pjesë organike e procesit krijues dhe e dramaturgjisë së shfaqjes.

Duke kapërcyer kufijtë tradicionalë të zhanreve, vepra solli në skenë dëshmi të fatit njerëzor dhe artikuloi një thirrje të qartë humaniste përballë realitetit të eksodeve, ku historia rrezikon të përsëritet. Në këtë optikë, peizazhi natyyror (deti) dhe ai urban (qyteti) u ofruan si imazhe kujtese dhe imazhe të krizës bashkëkohore të humanizmit, duke bërë që emigrimi shqiptar ta kapërcejë kontekstin e vet lokal për të marrë vlerë më të gjerë simbolike – atë të reflektimit mbi tragjeditë moderne të migrimit dhe mbi përgjegjësinë njerëzore përballë tyre.

Qytetari në skenë

Një prej risive me të cilat u përball audienca gjatë shfaqes ishte në zgjerimin e nocionit të interpretuesit. Krahas aktorëve profesionistë, si Sanije Hoti, Mimoza Marjanaku dhe Kastriot Ramollari, në strukturën e performancës u përfshinë edhe qytetarë të Durrësit me profesione të ndryshme, anëtarë të Klubit të Librit “Gjergj Vlashi”, gazetarë. Ky aspekt nuk duhet parë si zgjerim numerik i trupës, as si një rikthim formal te modeli i teatrit dokumentar, veçanërisht te përdorimi i “aktorëve joprofesionistë”, si njerëz nga jeta reale, bartës të dëshmive autentike. Kemi të bëjmë me një kërkim regjisorial që synon zgjerimin e regjimit të përfaqësimit teatror. Nëse aktorët profesionistë i dhanë shfaqjes përpunimin teknik, disiplinën skenike dhe artikulimin e kontrolluar të materialit, qytetari-interpretues përcolli përvojën e drejtpërdrejtë, zërin personal dhe lidhjen konkrete me eksodet. Prania e zërit dhe imazhit qytetar, më shumë se me funksion dekorativ apo episodik u shndërrua në hapësirën ku kujtesa individuale u takua me atë kolektive dhe ku dëshmia fitoi një status të ri estetik.

Në të njëjtën logjikë funksionoi edhe prania e gazetarëve të qytetit dhe e materialit të tyre mediatik, të integruar organikisht në strukturën e shfaqjes (Vali Qyrfyçi, Elitjona Doka, Geri Emiri). Kronika, dëshmia dhe lajmi u ndërthurën me një strukturë polifonike interpretimi, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë midis artit, dokumentit dhe realitetit. Kjo zgjedhje skenike përputhet me natyrën hibride të “Hartë memece për të mbyturit”, e cila ndërthur poezinë, poemën, prozën poetike, tregimin, kronikën, dokumentin, esenë, studimin dhe elementin dramatik. Ky pluralitet zhanror përcaktoi një pjesë të veçantë të identitetit estetik të shfaqejs, ku gjuha e prozës, saktësia e ligjërimit gazetaresk, referencat rekigjoze dhe shtresëzimet shkencore dhe të kujtesës historike artikuluan fatin e të përjashtuarit, të “njeriut ballkanik”, të individit ende të paintegruar në Europë, përballë historisë, humbjes dhe shpresës. Ky dimension e zgjeroi kuptimin e veprës përtej përvojës së një komuniteti apo të një kombi. Historia e dhimbshme e ikjeve dhe e humbjeve shqiptare u shndërruan në reflektim më universal mbi braktisjen e vendit, zbehjen e kujtesës kulturore dhe cenueshmërinë e humanizmit përballë traumave historike.

Zëri femëror si arkiv i mungesës

Një nga zgjedhjet regjisoriale më të arrira në përpunimin skenik të “Hartë memece për të mbyturit” ishte mbështetja e dallueshme  e dramaturgjisë mbi një trupë kryesisht femërore: Sanije Hoti, Mimoza Marjanalu, Teuta Dhima, Mirela Ylli, Valbona Shkurti-Sakollari, Eda Deveja, Silvana Leka, Frosina Bardhi, Dalina Beshiri, Arta Haxhiu dhe Fabiola Bregu. Më shumë se një zgjedhje kasti apo një konfigurim gjinor, përqendrimi te figurat femërore, si bartëse të kësaj kujtese, shfaqet si një vendim regjisorial me një logjikë të qartë dramaturgjike: lidhjen e korit bashkëkohor me traditën e korit tragjik. Në këtë strukturë, zëri individual e pezullon përkohësisht autonominë e vet për t’u integruar në një zë më të gjerë, atë komunitar, ku përvoja personale merr kuptim përtej fatit të veçantë. Pa e reduktuar praninë femërore në një funksion sentimental, kjo zgjedhje i dha shfaqjes një strukturë të dallueshme shumëzanore, ku ëri i një individi vazhdon të jehonojë në kujtesën e të tjerëve.

Përmes këtij konfigurimi skenik, shfaqja vuri në plan të parë kujtesën fillestare, kujtesën amësore, duke e përcjellë dramën e së djeshmes dhe të së sotmes përmes figurave femërore. Nënat, gratë, motrat, vajzat dhe fëmijët i dhanë eksodit shqiptar përmasën e veçantë njerëzore, që e zhvendosi narrativën nga akti i nisjes-ikjes drejt përvojës së mungesës. Kjo zgjedhje ndërroi edhe këndvështrimin tradicional mbi eksodin, i cili zakonisht ndërtohet rreth figurës së burrit, babait, djalait, të riut, emigrantit. Nëse burrat dhe të rinjtë imagjinata i lidh kryesisht me aktin e nisjes, gratë dhe fëmijët e rikthejnë historinë te shtëpia, te familja dhe te përditshmëria. Vëmendja shkon drejt asaj që mbetet dhe që, përmes mungesës, përjeton pasojat e ikjes.

Kështu, emigrimi, si ngjarje historike, politike apo statistikore, transformohet edhe në pasojë intime e një shkëputjeje që vazhdon të prodhojë shenja dhe gjurmë. Vëmendja në vepër kaloi nga të humburit e tragjedive te ata që presin, humbin, kujtojnë, mbajnë zi, shpresojnë, përshtaten dhe mësohen të jetojnë me mungesën. Zërat femërorë në këtë kuptim, u bënë dëshmitarë dhe hapësira njerëzore ku historia vazhdon të përjetohet edhe sot.  Tragjedia e zhvendosi kështu kufirin,  nga ai politik te kufiri emocional; nga pyetja “kush iku?” te pyetja më e ndërlikuar: “kush mbeti dhe çfarë mbajti mbi vete?”. Ky pikëvështrim e shndërron emigrimin nga një fenomen historik në një përvojë të trashëguar emocionalisht, ku figura femërore funksionon si një lloj arkivi njerëzor. Përtej artikulimit si kategori e ngurtë gjinore, femërorja është kujtesë, kujdes dhe i mbijetesë emocionale. Aktoret në shfaqej u bënë bartëse të figurave përmes të cilave historia nuk rrëfehet nga perspektiva e pushtetit apo e vendimmarrjes politike, por nga ajo e jetës së cenuar prej pasojave të saj.

Në këtë kontekst merr peshë të veçantë edhe prania e zërit fëminor. Vajza këngëtare Esli Kurti, përmes këngëve të saj për detin, qytetin dhe ritualet arbëreshe, e zhvendosi tragjedinë nga e kaluara drejt së tashmes dhe, njëkohësisht, drejt së ardhmes, drejt një brezi që e përjeton ikjen si kujtim të trashëguar dhe si realitet të vetin. Po ashtu edhe kënga polifonike e jugut, që shprehu se, nëse brezi i të rriturve e përjetoi eksodin, ata që mbetën dhe fëmija trashëgoi pasojat dhe kujtesën e tij. Kjo shtresëzim kohor i dha shfaqjes një dimension të qartë etik. Rrëfimi tregon sa ka ndodhur dhe u përcillet brezave, ndërsa mendojmë se  çfarë duhet të kujtojë një brez nga një histori që nuk e ka përjetuar drejtpërdrejt.Mbi të gjitha, a është ikja ende një zgjedhje e dëshiruar apo është shndërruar në një formë të detyruar të ekzistencës? Në këtë mënyrë, teksti dramaturgjik dhe regjia artikuluan idenë se emigrimi vazhdon në historitë që përcillen nga një brez te tjetri dhe në mënyrën se si ato formësojnë një shoqëri me mendësi emigrimi.

Në planin estetik dhe dramaturgjik, përcjellja e kumtit përmes zërit dhe imazhit femëror e ndihmon shfaqjen të shmangë edhe një rrezik të mundshëm të materialit: viktimizimin, heroizimin ose politizimin e drejtpërdrejtë të eksodit. Duke e parë historinë kryesisht përmes zërave femërorë, teksti dhe regjia e zhveshën atë nga patetizmi dhe retorika imediate, për ta rikthyer në përmasën e saj më themelore: marrëdhëniet njerëzore dhe pasojat që historia e madhe lë mbi jetët e zakonshme. Pikërisht këtu mori formë edhe pyetja më e mprehtë e shfaqjes: pse vazhdojmë të ikim sot, tridhjetë e pesë vjet pas eksodit? Edhe kalimi nga “historia e emigrimit” te “historia e njeriut” përputhet me kumtet e veprës së Arian Lekës, në të cilën përvoja shqiptare kapërcen kufijtë e një rasti kombëtar dhe shndërrohet në reflektim mbi një përvojë më universale të fatit njerëzor.

Në një vlerësim kritik, pra, mund të thuhet se regjia e vendosi zërin femëror në skenë si subjekt të kujtesës. Kjo kujtesë nuk matet me numrin e atyre që ikën, por me numrin e jetëve që ndryshuan për shkak të ikjes. Këtu qëndron një nga kumtet më të fuqishme që u përcoll: një eksod mund të nisë si historia e atyre që morën detin dhe u larguan, por nuk përfundon me historinë e atyre që mbetën në breg. Ai vazhdon te njerëzit që e mbajtën detin brenda kujtesës së tyre dhe te brezat që, edhe sot, përballë mungesës së alternativave, e shohin largimin si një nga përgjigjet e mundshme ndaj jetës.

Objekte me kujtesë

Një tjetër risi e kësaj vënies në skenë të “Hartës memece pë të mbyturit” lidhet me përdorimin e objekteve reale si shenja dramaturgjike. Fuçitë, këpucët, valixhet, rrobat e përdorura, qeset plastike, lulet prej letre, qirinjtë dhe plasmasi mbështjellës, të pranishme në tekstin letrar, nuk mbeten thjesht elemente të dekorit. Sapo hyjnë në hapësirën skenike, ato u shkëputën nga funksioni i tyre utilitar dhe fituan autonomi të re kuptimore, të lidhur ngushtë me libretin, por jo të varur prej tij. Këpucët, të shkëputura nga trupat që dikur i kanë mbajtur, u shndërruan në shenja të mungesës dhe të gjurmës: një prani e mbetur pas trupit, e pashlyer, por pa njeriun. Valixhet në skenë dhe në duart e aktorëve artikuluan tensionin ndërmjet dilemës së ikjes dhe qëndrimit, ndërmjet dëshirës për të lëvizur dhe pamundësisë për t’u vendosur përfundimisht diku. Ndërsa fuçitë lundruese rikthyen në hapësirën e shfaqjes idenë e barrierës, duke krijuar një urë asociative ndërmjet izolimeve të së kaluarës dhe formav dhe kufijve burokratikë të së tashmes në hapësirën evropiane, për vendet kandidate për Bashkimin Evropian.

Në këtë sistem shenjash, objektet e jetës së përditshme fitouan status të ri. Nga sende me funksion utilitar e industrial, ato u shndërruan në objekte-memorie. Një trajtim i tillë rezulton i rëndësishëm, sepse përvoja e ikjes nuk mbetet e mbyllur në abstraksionin metaforik, por merr formën e gjurmëve konkrete. Një palë këpucë, një valixhe, një fuçi, një copë plasmasi apo një lule letre bëhen bartëse të një historie që ka nevojë të riartikulohet. Ato funksionuan si fragmente të një kujtese të shpërndarë, ku sendi i zakonshëm fiton aftësinë për të evokuar atë që mungon.

Në këtë pikë, dramaturgjia e imazhit e ndërtuar nga Driada Dervishi i qëndron larg ilustrimit të drejtpërdrejtë të poezisë dhe synoi zgjerimin e horizonteve të saj kuptimore. Ndërveprimi mes fjalës, trupit, objektit dhe hapësirës urbane krijoi një strukturë performative ku poezia u përshtatet për skenënn e hapur, por edhe u rivendos në një sistem të ri marrëdhëniesh. Në këtë kuptim vetë vepra letrare dëshmoi se teatri i poezisë dialogon në mënyrë produktive me format dokumentare, komunitare dhe “site-specific” të teatrit bashkëkohor, pa e humbur natyrën e vet poetike. Të dyja format e artit u takuan te gjuha performative, duke bërë që teatri të jetë njëherazi akt estetik, akt kujtese dhe qëndrim i vetëdijshmëm qytetar.

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj
Të rinjtë e ekzekutuar

Regjimi iranian ekzekutoi publikisht në Isfahan dy protestues të rinj, Abolfazl Sepahi dhe Amirhossein Safari, të arrestuar gjatë kryengritjes së janarit 2026. Megjithë praninë masive të forcave të sigurisë, qytetarët protestuan dhe u përballën me gaz lotsjellës…

Në agimin e së martës, më 28 korrik 2026, Abolfazl Sepahi Badjani, 24 vjeç, dhe Amirhossein Safari Hosseinabadi, 27 vjeç, dy prej të arrestuarve gjatë kryengritjes së janarit 2026, u ekzekutuan publikisht në sheshin Alikhani të Isfahanit. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit deklaroi se regjimi i kreu këto ekzekutime publike për të përhapur frikë në shoqëri dhe për të parandaluar zgjerimin e protestave popullore.

Sipas raportit, përpara ekzekutimit, forcat e sigurisë dhe njësitë represive, nga frika e reagimit të qytetarëve, kishin dislokuar agjentë në rrugët përreth sheshit Alikhani dhe në tarracat e ndërtesave aty pranë. Pavarësisht pranisë së gjerë të forcave të sigurisë, disa nga qytetarët e pranishëm protestuan kundër ekzekutimit të dy të rinjve, duke thirrur: “Të pandershëm, të pandershëm!”. Forcat e regjimit sulmuan turmën dhe përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë.

Ekzekutimi i Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit lidhet me çështjen e njohur si “Dosja e Sheshit Alikhani”. Kjo çështje përfshin një grup të rinjsh të arrestuar gjatë kryengritjes së janarit 2026 në Isfahan. Sipas deklaratës së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, sistemi gjyqësor i regjimit ka dënuar me vdekje 12 protestues në kuadër të kësaj dosjeje.

Përpara ekzekutimit të Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit, ishin ekzekutuar edhe Erfan Esfandiari dhe Gol-Mohammad Mohammadi, dy të burgosur të tjerë të së njëjtës dosje. Në këtë mënyrë, deri tani katër prej të dënuarve në çështjen e Sheshit Alikhani kanë humbur jetën për shkak të zbatimit të dënimeve me vdekje, ndërsa tetë të rinj të tjerë vazhdojnë të përballen me rrezikun e ekzekutimit të afërt.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës e ka cilësuar procesin gjyqësor si të privuar nga standardet më themelore të një gjykimi të drejtë. Sipas deklaratës, seancat u zhvilluan nga Mohammad Barati-Dorcheh dhe Mohammad-Reza Tavakoli, ndërsa të pandehurve iu mohua e drejta për të zgjedhur lirisht avokatët e tyre. Madje edhe avokatëve të caktuar nga gjykata nuk iu lejua qasje e plotë në dosjet dhe dokumentet e klientëve. Këto rrethana kanë ngritur shqetësime serioze për mungesën e transparencës gjyqësore, mohimin e së drejtës së mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve të paracaktuara.

Rezistenca Iraniane kishte paralajmëruar më 19 korrik 2026 për rrezikun e afërt të ekzekutimit të këtyre të burgosurve. Ajo u kishte bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërhynin menjëherë për të parandaluar zbatimin e dënimeve. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Abolfazl Sepahi dhe Amirhossein Safari u ekzekutuan publikisht.

Tetë të burgosurit e tjerë që vazhdojnë të jenë nën dënim me vdekje në të njëjtën çështje janë: Alireza Sepahi, 24 vjeç; Ghaem Hosseini, 20 vjeç; Shervin Bagherian, 18 vjeç; Amirhossein Ebrahimi Analucheh, 19 vjeç; Amirhossein Maleki, 19 vjeç; Ali Dashti, 19 vjeç; Abolfazl Ebrahimi, 18 vjeç; dhe Alireza Raeisi, 21 vjeç. Mosha e tyre e re, veçanërisht prania e disa 18 dhe 19-vjeçarëve në këtë grup, e bën edhe më urgjente ndërhyrjen ndërkombëtare për shpëtimin e jetës së tyre.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e cilësoi ekzekutimin publik të Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit si një “krim mesjetar”. Ajo deklaroi se diktatura fetare, përmes ekzekutimeve të njëpasnjëshme të të rinjve muxhahedinë dhe protestuesve të guximshëm, po përpiqet dëshpërimisht të parandalojë shpërthimin e zemërimit popullor dhe ringritjen e protestave.

Sipas zonjës Rajavi, këto ekzekutime jo vetëm që nuk do t’i ndalin protestat, por do ta forcojnë më tej vendosmërinë e të rinjve kryengritës për përmbysjen e regjimit gjakatar.

Maryam Rajavi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tij anëtare që ta dënojnë me vendosmëri ekzekutimin publik të dy të rinjve. Ajo kërkoi gjithashtu masa të menjëhershme dhe efektive për ndalimin e makinës së ekzekutimit dhe represionit, si dhe për shpëtimin e të burgosurve politikë të dënuar me vdekje, veçanërisht tetë të rinjve të mbetur në dosjen e Isfahanit.

Në përfundim të deklaratës, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit theksoi se heshtja dhe mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare i japin regjimit iranian dritë jeshile për vazhdimin dhe intensifikimin e ekzekutimeve. Këshilli kërkoi që dosja e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe që drejtuesit e regjimit të dalin para drejtësisë për krime kundër njerëzimit.

Burimi: https://al.ncr-iran.org

Po të më kishin dëgjuar mua…
Po të më kishin dëgjuar mua…

Nga Ahmet Prençi

Diku nga mesi i viteve ’90, në një Shqipëri që ende po mësonte të ecte në lirinë e sapofituar, më është rrëfyer një ndodhi që sot tingëllon si një metaforë e tërë e asaj kohe, dhe, për fat të keq jo vetëm e asaj kohe.

Ma tregonte shkrimtari Besnik Mustafaj, që në atë periudhë ishte ambasador i Shqipërisë në Francë. Kishte pritur e shoqëruar në Tiranë një gazetar të njohur francez, të cilin e kishte çuar në një darkë me presidentin e atëhershëm, Sali Berishën. Ishte një nga ato darkat ku politika vishet me solemnitet dhe fjalët peshohen si monedha të rralla. Biseda kishte qenë e gjatë, ndoshta edhe e rëndë, me temat e mëdha të tranzicionit, me pritshmëritë e një vendi që sapo kishte dalë nga izolimi dhe që ende nuk e dinte ç’do të bënte me lirinë e tij.

Kur mbaroi gjithçka, të dy burrat, Besniku dhe gazetari francez, dolën nga darka dhe deshën të ecnin më këmbë drejt hotelit më të mirë të kohës, në zemër të Tiranës. Ishte natë e vonë. Bulevardi i gjerë rrinte thuajse i zbrazët. Mbi qytet kishte rënë një qetësi e çuditshme, një qetësi që nuk ishte paqe, por lodhje. Heshtja e një populli që kishte shpresuar shumë dhe ende nuk e dinte sa gjatë do t’i duhej të priste.

Duke ecur e duke folur për mbresat e darkës, papritur dëgjuan një zë. Një grua, pastruese rruge, e përkulur mbi fshesën e saj, fliste me vete me zë të lartë. Zëri i saj ishte i lodhur, por mjaft i fortë sa të çante heshtjen e natës. Mes fjalëve të mbytura, një fjali shkëputej si një thirrje:

“Të isha unë në vendin e Sali Berishës…”

Gazetari francez u ndal në vend. Nuk e kuptonte gjuhën, por emrin e presidentit e kishte kapur qartë. Kureshtja e tij këtë herë nuk ishte diplomatike, ishte njerëzore. I kërkoi Besnikut t’ia përkthente. Ambasadori u përpoq ta kalonte me lehtësi: “Gjëra të zakonshme… asgjë me rëndësi.” Por gazetari nuk lëvizi nga vendi. Diçka në tonin e asaj gruaje e kishte prekur. “Jo… unë dua ta di.”

Dhe atëherë, me një përkthim të thjeshtë por të mjaftueshëm, Besniku ia shpjegoi. Gazetari mbeti disa çaste pa fjalë. Pastaj, me një zë që mbante më shumë reflektim sesa habi, tha: “Besnik, unë jam ndër gazetarët më të njohur në Francë. Kam bërë një karrierë të gjatë dhe mund të them se më njeh gjithë vendi. Por kurrë, asnjë herë të vetme, nuk më ka shkuar ndër mend të bëhem president i Francës. Kur një pastruese rruge ëndërron të bëhet presidente, kjo do të thotë se gjendja këtu është vërtet e rëndë.”

Dhe ndoshta, pa e njohur thellë Shqipërinë, ai e kishte prekur një të vërtetë të saj më saktë se shumë analistë vendës. Sepse ajo nuk ishte thjesht një fjali. Nuk ishte ambicie. Ishte një thirrje e heshtur për dinjitet. Në vende të konsoliduara, ëndrra për pushtet është një luks, gati një tekë. Në vende të plagosura, ajo merr formën e shpëtimit. Ajo grua, në të vërtetë, nuk e donte pushtetin; ajo donte vetëm të dilte nga pafuqia. Ndoshta ajo natë në bulevard i tregoi gazetarit francez për Shqipërinë më shumë sesa vetë darka solemne me presidentin.

E kam kujtuar shpesh atë episod. Jo si një histori të largët në kohë, por si një pasqyrë që vazhdon të më ndjekë gati në çdo tryezë, në çdo bisedë, në çdo takim të zakonshëm njerëzor. Sepse ajo fjali nuk mbeti në bulevardin e zbrazët të Tiranës së viteve ’90. Ajo mbijetoi. E kam dëgjuar në forma të ndryshme, në kohë të ndryshme, nga njerëz të ndryshëm, derisa u shndërrua në një lloj refreni kombëtar:

“Të isha unë në vend të Edi Ramës… Sikur të më pyeste mua… Të isha unë në vendin e kryeministrit…”

Dhe nuk është thjesht punë e Tiranës. E kam hasur edhe në fshatra të largëta, ku politika botërore diskutohet me të njëjtën siguri si moti i nesërm, ku emra si Trump, Klinton apo Putin përmenden me një familjaritet të çuditshëm, sikur të jenë fqinjë lagjeje që i njohim që në djep. Atje, mes një gote raki dhe një cigareje, rivizatohet harta e botës dhe rishpërndahet pushteti i saj, pa u ngritur askush nga stoli.

Por ajo që më habit më shumë nuk është kjo. Do të prisje që një siguri e tillë t’u takonte tryezave të thjeshta, ku jeta është e ashpër dhe ëndrra mbetet e vetmja arratisje. Çudia është se e njëjta gjuhë, i njëjti vetëbesim pa brigje, shfaqet edhe në tryeza me njerëz të shkolluar, me intelektualë, me ata që, në parim, fjalën duhet ta peshojnë. Aty ku pret reflektim, dëgjon shpallje. Aty ku pret pyetje, dëgjon vendime të prera.

“Unë e kam njohur Sali Berishën… madje i kam thënë… por ai nuk më dëgjoi. Prandaj vajtën punët keq”, të thotë njëri, me sigurinë e atij që mban në xhep çelësin e historisë. Një tjetër, me një triumf të lehtë e të fshehur nën modesti, shton: “Unë i pata dhënë tri porosi Edi Ramës… por ai nuk i zbatoi.” Sikur fati i një qeverie të ishte varur prej tri fjalive të pathëna në çastin e duhur.

Dhe në atë çast, biseda nuk është më bisedë. Është skenë. Një teatër i vogël, ku secili luan rolin e këshilltarit të padukshëm të pushtetit, një këshilltar që, çuditërisht, nuk gabon kurrë, sepse këshilla e tij nuk u zbatua kurrë dhe, pra, nuk u vu kurrë në provë. Të gjitha dështimet e mëdha të kombit shpjegohen me një fjali të vetme, që ka bukurinë e thjeshtësisë dhe rehatinë e pafajësisë:

“Po të më kishin dëgjuar mua…”

Dhe ajo që të mbetet në mendje nuk është as përmbajtja e atyre “këshillave”, as e vërteta e tyre. Por mënyra. Një lirshmëri e çuditshme për të hyrë në këpucët e tjetrit. Një gatishmëri e menjëhershme për të zënë karrigen e vendimmarrësit. Një bindje e qetë se zgjidhjet janë të thjeshta, mjafton që bashkëbiseduesi të kishte qenë “atje”, dhe bota do të rregullohej brenda një pasditeje.

Dhe pikërisht këtu më rikthehet pastruesja e natës. Jo më si një figurë e vetmuar në një bulevard të boshatisur, por si një simbol që ndërkohë është shpërndarë në tërë shoqërinë. Sepse sot nuk është më vetëm ajo që thotë “Të isha unë në vendin e presidentit…”. Sot, në një mënyrë a në një tjetër, e themi të gjithë. Vetëm se ajo e thoshte nga pafuqia; ne, shpesh, e themi nga rehatia.

Sa herë ndodhem në tryeza të tilla, dëgjoj të njëjtën melodi: secili flet për punët dhe profesionet e të tjerëve, për gabimet e tyre, për vendimet që duhej të ishin marrë ndryshe. Por rrallë, shumë rrallë, dikush ndalet e pyet veten:

“Po unë? A e bëj si duhet punën time? A mund ta bëj më mirë?”

Jemi mjeshtër për të zbuluar të metat te të tjerët, por dorështrënguar në gjykimin ndaj vetes. Gjithmonë kemi një mendim për drejtimin e shtetit, por rrallë një shqetësim për drejtimin e jetës sonë. Flasim për vendime të mëdha, për politika globale, për strategji që shtrihen përtej kufijve, ndërsa shpesh nuk kemi durimin të përmirësojmë një gjë të vogël: një detaj të përditshëm, një premtim të dhënë, një përgjegjësi që na takon drejtpërdrejt e vetëm neve. Nuk e shohim rrugën te këmbët tona; e kërkojmë gjithmonë diku tjetër, larg, shumë larg, atje ku nuk kemi as barrë e as përgjegjësi.

Dhe në këtë pikë më kthehet, si një jehonë e hershme, fjala që i atribuohet Gjergj Fishtës, një fjalë që duket sikur nuk i përket vetëm një kohe, por një mendësie që nuk plaket: shqiptarët, thoshte ai, ulen në Milot, mes pluhurit dhe erës së fortë, pinë raki dhe qajnë hallet e anglezit. Sa e thjeshtë, dhe sa therëse. Sepse edhe sot vazhdojmë të komentojmë botën, të analizojmë liderët, të japim zgjidhje për gjithçka që është larg nesh, ndërsa ajo që është afër, ajo që është në dorën tonë, ajo që kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri të përditshme, mbetet në heshtje.

Dhe ndoshta problemi i vërtetë nuk është se nuk dimë çfarë duhet bërë. Problemi është se gjithmonë mendojmë se duhet ta bëjë dikush tjetër. Pastruesja e asaj nate kërkonte një vend që nuk e kishte. Ne, shumë herë, kërkojmë çdo vend, veç atij që na takon.

Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror
Prof. Dr. Skënder Asani, kryetar i Qendrës për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore, zhvilloi sot një takim pune me z. Andrew Kovtun, këshilltar politik, dhe z. Adrian Ismaili, analist politik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese, ku u diskutuan një sërë temash me interes të përbashkët që lidhen me zhvillimet shoqërore, kulturore dhe demokratike në vend. Vëmendje e veçantë iu kushtua konceptit të ndërtimit të një shoqërie parandaluese, të mbështetur në dialogun ndërkulturor dhe forcimin e mekanizmave që promovojnë stabilitetin dhe kohezionin shoqëror.

Gjatë diskutimeve u theksua edhe rëndësia e ruajtjes, studimit dhe promovimit të trashëgimisë shpirtërore e kulturore si një vlerë universale që shërben si urë komunikimi ndërmjet kulturave dhe si bazë për mirëkuptimin e ndërsjellë. Në këtë kontekst, u nënvizua roli i institucioneve shkencore dhe kulturore në dokumentimin, hulumtimin dhe afirmimin e trashëgimisë historike e kulturore.

Një nga temat qendrore të takimit ishte liria fetare dhe rëndësia e saj në konsolidimin e shoqërive demokratike. Bashkëbiseduesit vlerësuan se respektimi i të drejtave dhe lirive fetare përbën një nga shtyllat themelore të demokracive bashkëkohore dhe një parakusht të domosdoshëm për ruajtjen e harmonisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Po ashtu, u diskutuan sfidat dhe mundësitë që lidhen me avancimin e dialogut ndërfetar, promovimin e tolerancës dhe kultivimin e kulturës së paqes, si elemente thelbësore për forcimin e besimit publik dhe zhvillimin e proceseve demokratike.