Simon Hadaj – JavaNews.al

Nderi i humbur i Adriatik Lapajt
Nga Simon Hadaj

Politika shqiptare është e mbushur me vese dhe marrëzi, ndaj nuk kishte nevojë t’i shtohej edhe Adriatik Lapaj. Ai e nisi si frymë e re dhe e mbylli si pamundësi për të qenë ndryshe dhe i paaftë për të dalë nga rrethi vicioz i egos së vet.

Humbja e tij nuk lidhet vetëm me rezultatin e Kolegjit Zgjedhor, ku një ditë më parë u rrëzua përfundimisht pretendimi për mandatin e deputetit. Ajo ka nisur më herët, gjatë gjithë fushatës, ku Lapaj dha shenjat e para të arrogancës, prepotencës dhe delirantit, duke e ngatërruar besimin në vetvete me përçmimin e të tjerëve. Pas zgjedhjeve, kjo sjellje u thellua edhe më tej, në një betejë të shëmtuar për mandatin e deputetit, e cila u shndërrua në një teatër me akuza, shpifje dhe viktimizim.

Por kulmi erdhi me deklaratën e tij të fundit, ku Lapaj pohoi se i ishte ofruar të bëhej pjesë e pushtetit, se disa përfaqësues të qeverisë i kishin trokitur në derë për të krijuar një tablo “demokratike”, ku pushteti bashkëpunon edhe me forcat e reja opozitare dhe se ai, sipas tij, e kishte refuzuar.

Nëse kjo është e vërtetë, na bën të mendojmë se e gjithë kjo betejë për mandatin e tij nuk ishte për të vërtetën dhe të drejtën, por një mundësi për të bërë pazare me pushtetin. Ndërsa, nga ana tjetër, pyetja reduktohet edhe në një pragmatizëm më të rëndomtë: pse pushtetit do t’i duhej një mandat më shumë kur tashmë i ka me tepri? Çfarë vlere kishte Lapaj, përveçse si një figurë e shitur si “e reja” e politikës që nxiton menjëherë për t’u futur në krahët e pushtetit?

Në këtë pikë, sjellja e Lapajt është shembulli më i keq i asaj çfarë pritej nga një figurë e re politike, mirëpo me të gjitha këto ai tregoi se e ashtuquajtura “e re” mund të jetë më e vjetër se e vjetra.

Adriatik Lapaj nuk humbi vetëm shansin që iu dha, por edhe nderin politik dhe moral, sepse e gjithë sjellja e tij para, gjatë dhe pas kësaj fushate tregoi se ai nuk e menaxhon dot as egon as veten, duke e bërë thjesht atë një ndër të shumtët, pa asnjë ndryshim.

‘Mulnokëzimi’ i PD-së, e vetmja rrugë për karrierë në shtator
Nga Simon Hadaj

Partia Demokratike ndodhet sot në një prej momenteve më të vështira të saj historike. Ajo ka humbur prej kohësh magnetizmin që dikur tërhiqte intelektualë, profesionistë dhe figura të respektuara të jetës publike. Shkaku nuk lidhet vetëm me humbjet elektorale apo me kthimin e Sali Berishës, por edhe me profilin e njerëzve që përfaqësojnë sot drejtimin e opozitës. Më tipiku sigurisht që është Mul Noka.

Noka është një figurë që për vite me radhë ka qëndruar në politikë pa arritur asnjëherë të artikulojë një vizion, një ide apo një projekt që të krijojë besim. Ai përfaqëson më shumë stilin e reagimit impulsiv sesa atë të mendimit politik. Kjo e bën atë një simbol të mediokritetit brenda PD-së, jo si individ i vetëm, por si kulturë politike që është ngulitur në këtë parti.

Në vend që PD të tërheqë njerëz normalë, profesionistë apo personalitete të kulturës, ajo sot refuzon çdo profil që shfaq pavarësi mendimi. Njerëzit e arsyeshëm dhe me integritet nuk afrohen më, sepse shohin se standardi i promovimit politik është ulur aq shumë, saqë kriteri kryesor është besnikëria e verbër ndaj Berishës dhe retorika boshe kundër “armiqve politikë”. Në këtë logjikë, të jesh “si Muli” është më e vlefshme sesa të jesh normal.

Një deputete aktuale e PD-së, në një bisedë private më tregonte dikur se: “Edhe Oerd Bylykbashi po më duket si Muli kur flet për Berishën dhe non-gratën.” Kjo fjali, në fakt, tregon se modeli i Nokës nuk është thjesht rastësi, por është shndërruar në tipar të përgjithshëm në PD-në e sotme.

Ky “mulnokëzim” i politikës ka pasoja më të mëdha sesa duket. Ai largon çdo njeri të arsyeshëm që do të kontribuonte, e shkëput PD-në nga normaliteti shoqëror dhe e lë të izoluar në një habitat të ngritur mbi baltën, ku britmat e rrugës zëvendësojnë debatet e arsyeshme dhe ku besnikëria ndaj liderit zëvendëson çdo meritë tjetër.

Në këtë kuptim, opozita që kemi sot nuk është një alternativë reale politike, por një reflektim i krizës së saj të brendshme. Një opozitë në duart e Mulit që shërben si modeli i vetëm për të bërë karrierë në atë parti, është një opozitë e shndërruar në karikaturë të vetvetes, një strukturë që dikur mbante shpresa, e sot mban vetëm etalonin e mediokritetit.

Ndaj edhe ata që duan të bëjnë karrierë në PD në shtator, ose të ‘mulnokëzohen’ ose të qëndrojnë në radhë kur t’u vijë vakti. Nëse do t’u vijë ndonjëherë.

‘Redaktori’ është Xeni
Nga Simon Hadaj

Gazetarja Sonila Meço pyeste sot në një postim të saj se kush është ‘redaktori’?

Dikur ishte njeriu që vendoste çfarë ishte me rëndësi për publikun, ndërsa, sot, shkruan Meço, këtë rol e ka marrë algoritmi, një kod i padukshëm që përcakton se çfarë shitet si lajm dhe çfarë jo. Dhe kështu, diplomacia shndërrohet në show, liderët botërorë në aktorë, ndërsa publiku në konsumator të spektaklit.

Por në provincën tonë, ku gjithçka është më e thjeshtë, nuk kemi nevojë për algoritëm të koduar, sepse ne kemi një figurë shumë më tokësore, që s’ka shumë nevojë për pyetje të vështira.

Në këtë batakun tonë mediatik, brenda një pellgu plot gjarpërinj e ngjala ku peshkon edhe Sonila dhe të tjerë të së njëjtës racë gazetarësh, redaktori, autori, ideatori, regjizori, skenografi, pagatori, analisti, opinionisti, kryetari, sekretari, shefi, korruptuesi… është Xeni.

Ai është “algoritmi” tokësor. Një njeri që bën edhe zgjedhjen, edhe paketimin, edhe shpërndarjen e lajmit. Ai është si një aplikacion i vetëm që i ka të gjitha: Facebook-un për “like”, TikTok-un për spektaklin dhe WhatsApp-in për shpërndarjen e lajmeve.

Por, siç e do çdo hierarki, mbi Xenin qëndron gjithmonë dikush tjetër: Zarfi.

I bekuari dhe i mallkuari, i miri dhe i keqi, i lavdishmi Zarfi…, por gjithmonë me para të vjedhura. Nëse Xeni është algoritmi që përcakton renditjen e lajmeve, Zarfi është serveri ku ruhen të gjitha “të dhënat”. Një kujtesë e pakufijshme, e financuar me llogari që asnjë auditim nuk i prek.

Dhe pastaj vjen pyetja e Meços: po ideatori?

Në teori, duhet të ishe ti, gazetarja, intelektualja, qytetarja që ngre një ide, por në praktikë, këtu gjithçka ideon Xeni. Revolucionet, protestat, skandalet, manifestet…, të gjitha vijnë me logo “Made by Xeni” dhe me shenjën e garancisë së Zarfit.

Në Perëndim, siç shkruan Meço, spektakli ende bashkëjeton me institucione që ruajnë një minimum ekuilibri. Tek ne, spektakli është vetë institucioni. Dhe algoritmi? Nuk ka nevojë për të. Sepse, këtu gjithçka filtrohet nga një ‘redaktor’ i vetëm: Xeni, dhe i dashuri i Sonilës, i bekuari Zarf i trashë, shkruar me bojë të kuqe gjaku 21 Janari, vulosur me baltë Gërdeci, mbyllur me tutkall proletar, ngjitur me pështymë intelektuale.

E morët vesh: Saliu që ‘di gjithçka’, nuk di gjë për ishullin e Sazanit
Nga Simon Hadaj

Sali Berisha u pyet në konferencën e radhës për një nga çështjet e diskutuara së fundmi lidhur me projektin e investimit në ishullin e Sazanit nga dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump. Përgjigjja e tij ishte tipike e një njeriu që ka frikë të përgjigjet, edhe pse e di shumë mirë atë që ka ndodhur.

“Nuk kam asnjë informacion” u shpreh ai që më shumë se sa me informacione në jetën e tij politike ka funksionuar me shpifje dhe aludime.

Në vend që të jepte një përgjigje të qartë, Berisha u përpoq ta arsyetonte “padijen” e tij duke kujtuar se shteti shqiptar ka ligje që lejojnë dhënien e tokave në përdorim për një afat të caktuar. Një shpjegim i justifikues për qeverinë, pa gjuhën e ashpër dhe pa akuzat e zakonshme që e karakterizojnë kur bëhet fjalë për kundërshtarët e tij.

Dhe pikërisht këtu del në pah paradoksi politik i Sali Berishës, i cili, nga një njeri që “di” gjithçka, papritur nuk paska dëgjuar gjë për një investim që ka bërë xhiron e mediave kombëtare e ndërkombëtare. Që nuk paska “rastisur” të informohet për një projekt ku përfshihen emrat e njohur të familjes Trump.

Hipokrizia është aq e dukshme, sa nuk ka nevojë për shumë koment.

Mjafton të imagjinosh për një çast se si do të reagonte Berisha nëse ishulli i Sazanit do t’i jepej një investitori tjetër, pa lidhje me të fortët globalë apo me emra që ai nuk guxon t’i prekë. Sulmet do të ishin të pamëshirshme, akuzat të pakufizuara, linçimi publik i garantuar.

Por kur në lojë janë ata që ai ‘respekton’, frikësohet apo kërkon t’u shërbejë, Berisha i “informuar për gjithçka” papritur bëhet Berisha i paditur. I fortë me të dobëtit, servil dhe lëpirës me të fortët – një manual i qartë për të kuptuar sesi ka funksionuar dhe funksionon ende politika e tij.

Vrasës me dashje
Nga Simon Hadaj

(Në vazhdën e Hajdut pa dashje)

Berisha pranoi se 21 Janari ishte një krim shtetëror, por i kryer pa dashje.

Për të vajtur te krimi, do të na duhet të shohim pse ndodhi vrasja? Aleati i tij i bashkëqeverisjes, Ilir Meta, u kap në një video-përgjim me një aferë korruptive prej 700  mijë euro. Pas atij skandali, sërish fshiheshin skandale të tjera, të ngjashme ose jo. Pra, gjithçka që ndodhi më pas është derivat i kësaj, kështu që i bie që gjithçka që u bë ishte me dashje dhe jo pa dashje. Ke pisllëkun që të ka ndotur dhe kujton se e shpëlan duke bërë vrasje.

Por disa vite përpara 21 Janarit, është Gërdeci. Është me dashje, sepse njerëzit u vranë si pasojë e korrupsionit qeveritar dhe ishin shumë institucione që nuk funksionuan që bën të ndodhte tragjedia e Gërdecit, sepse nëse shteti do të kishte funksionuar, do të ishin shmangur viktimat.

Ta bësh një krim me dashje, nuk do të thotë gjë tjetër, vetëm se ta bësh me paramendim, me një qëllim, me një shkak, për një arsye dhe arsyet janë pafund, prandaj këto vrasje janë bërë me dashje. Të bësh diçka me dashje, do të thotë të bësh diçka me arsye, me shkak dhe shkaqet janë të qarta. Shkaqet janë të përmasave të ndryshme.

Me dashje-pa dashje mund të përplasesh me një që kalon në rrugë, mund të thuash një fjalë më tepër, ose një llaf më pak, të bësh këtë ose atë gjë, me dashje-pa dashje mund të bësh shumë gjëra, por pa dashje nuk mund të vrasësh, sepse nuk mund të krahasohet vrasja me atë përplasjen në trotuar.

Pa dashje mund t’i japësh dikujt ndonjë ilaç gabim, si doktor që je mund të bësh ndonjë recetë të gabuar, – e bën pa dashje, se aq di e s’di më tepër, e bën pa dashje, dhe ai tjetri mund të ndodhë që të vdesë, dhe ke vrarë një njeri pa dashje si doktor që je, por kjo është shumë e rrallë.

Mirëpo, jo të vrasësh në bulevard, në mes të ditës, në kohën kur gjithçka kishte përfunduar dhe njerëz pa kurrfarë rrezikshmërie.

Të vrasë ushtari, ushtarin ta ketë komanduar kapteri, kapterin ta ketë komanduar oficeri, oficerin ta  ketë komanduar komandanti i gardës, komandantin e gardës e ke urdhëruar ti, sepse komandanti i gardës nuk bën asgjë me kokën e vet apo i komanduar nga dikush tjetër, nuk bën asnjë gjë pa dashje as ai. Kështu që nuk bëhet fjalë për pa dashje. Të gjitha me dashje i ke bërë.

Jo vetëm me dashje, por edhe me dëshirë. Jo vetëm me dëshirë, por edhe me pasion.

E ke bërë me dashje atë vrasje dhe të gjitha vrasjet e tjera.

E ke bërë sepse ke menduar për hajdutlliqet, vjedhjet, zhvatjet, dallaveret, mafiozlliqet, naftën millosheviçit, tokat fazlliçit etj. Si qenka kjo? Vetëm me millosheviça dhe fazlliça u merke ti? E pra, se shkon edhe më tej ky muhabet! Që ta përmbyll, i ke bërë të gjitha me dashje. Përfshi edhe 21 Janarin.

Hajdut pa dashje!
Nga Simon Hadaj

Sali Berisha pranoi që 21 Janari ishte një krim shtetëror, por, sipas tij,  ky krim ka ndodhur “pa dashje”.

Por nëse ndjekim këtë logjikë deri në fund, atëherë i bie të ketë ndërtuar një sistem të tërë politik, ekonomik dhe social… pa dashje. Korrupsioni paskësh ndodhur “pa dashje”. Hajdutëria “pa dashje”. Kullat që ngrihen si kërpudhat pas shiut janë ndërtuar “pa dashje”. Piramidat që shkatërruan ekonominë dhe shpresat e shqiptarëve, edhe ato “u ngritën e u shembën pa dashje”. Milionat që u zhdukën, ishin “paratë më të pastra në botë”, por humbën… pa dashje.

Partia Demokratike u katandis 16 vite në opozitë “pa dashje”. Mul Noka, Albana Vokshi, çuni i Fariut dhe të tjerë që sot përfaqësojnë PD-në në versionin e saj më të degraduar, janë ngjitur në poste “pa dashje”. Madje, edhe Ramiz Alia, që dikur e emëroi kryetar të PD-së, e paska bërë këtë “pa dashje”.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, sepse edhe mjek e kanë bërë “pa dashje”, edhe kryetar PD-je, president, kryeministër “pa dashje”. Gërdeci u bë pa dashje, madje edhe me Fazlliçin është miqësuar “pa dashje”.

Nëse e pranojmë këtë filozofi të “pa dashjes”, atëherë përse të kemi më institucione drejtësie, votime, përgjegjësi politike apo shoqërore?

Çfarë ka bërë me dashje ky mavri? Vetëm antarësimin te Partia e Punës?!

E për ta mbyllur, ai ka bërë dhe plot tmerre të tjera pa dashje, mirëpo s’ja kam ngenë t’ia numëroj të gjitha.

Edhe këto më lart i shkrova pa dashje.

Dhe thonë pastaj pse fiton Edi Rama
Nga Simon Hadaj

Mjafton të shohësh sjelljen politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste përballë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të 11 majit, për të kuptuar pse vazhdon të fitojë Partia Socialiste në Shqipëri.

Ndërkohë që rinovohet më shumë se 75% i grupit parlamentar të PS, duke promovuar figura të reja, gra dhe profesionistë, Sali Berisha krijoi një listë të mbyllur me besnikë dhe servilë, shumë prej të cilëve në kushte normale nuk do të merrnin asnjë votë në listë të hapur. Rama krijoi një ekip që jep perceptimin e freskisë, besimit dhe besueshmërisë, në të kundën e asaj që bën  Berisha, i cili duket sikur është kujdesur për një strukturë të ngurtë, ku emrat përzgjidhen vetëm për besnikërinë personale ndaj liderit.

E njëjta filozofi e së kundërtave që vihen përballë, duket edhe pas zgjedhjeve, ku Rama, ndonëse ka fituar thellë, nuk ka shkuar me pushime për të festuar fitoren, por ka nisur një operacion ristrukturimi në njërën nga zonat më të forta të tij, qarkun e Vlorës, duke dhënë sinjale të forta se asnjë bastion nuk merret i mirëqenë. Një ditë pas Vlorës, mbledh edhe strukturat e Tiranës, duke dhënë mesazhin se vera nuk do të jetë për pushime, por për organizim.

Në të njëjtën kohë, kampi opozitar, me në krye Berishën, Nokën dhe Vokshin, i përkushtohet vetëm një agjende: të përsërisin çdo ditë që Berisha nuk duhet të largohet dhe të akuzojnë këdo tjetër për humbjen. Në vend që të analizojnë arsyet e dështimit dhe të rifillojnë organizimin, ata mbajnë një qëndrim sikur zgjedhjet i kanë fituar dhe se çdo kritikë është tradhëti ndaj partisë dhe liderit.

Në këtë kuptim, ndërsa njëra palë përgatitet që sot për përballjet e ardhshme, pala tjetër përgatit vetëm arsyetime për humbjen që nuk ka ndodhur ende, por që po justifikohet që tani.

Kjo sjellje gjykoj se janë një ndër treguesit se pse Edi Rama dhe PS fitojnë. Ata funksionojnë si organizatë politike me objektiva, plane, reformim të brendshëm dhe strategji afatgjatë. Përballë tyre është një opozitë që sillet si sekt, me lider të përjetshëm dhe një grup ndjekësish që nuk mendojnë për të nesërmen e vendit, por vetëm për mbijetesën e vet politike. Zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë ai që punon për to që sot. Dhe siç po shihen zhvillimet, vetëm njëra palë ka nisur punën.

Alternativa ‘fituese’ e Berishës u reduktua në opozitë ‘të gozhdës dhe patkoit’
Nga Simon Hadaj

Pas 11 majit, opozita shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha shfaqet më e çakorduar dhe më e pashpresë se kurrë më parë. Humbja në zgjedhje jo vetëm që nuk u shoqërua me reflektim, por nxori në pah krizën e brendshme që vjen edhe si pasojë e mungesës së një lidershipi të aftë për ta parë problemin në sy.

Lista e hartuar nga Berisha, ku në vendet e sigurta u pozicionuan besnikët e tij dhe më poshtë u lanë kandidatët oportunistë, sot duket se është kthyer në bumerang për të gjithë. Këta të fundit, të zhgënjyer nga rezultati dhe nga përjashtimi nga vendimmarrja, kanë nisur të sfidojnë vetë drejtuesit e partisë, duke kërkuar rinumërim votash dhe verifikim të kutive, edhe përpos qartësisë së rezultatit dhe alibive të tjera të Berishës, i cili shumë herë është kujdesur të thotë se numërimi nuk është kërkesë e tij dhe e partisë, por e kandidatëve të listës së hapur, duke dashur kështu të distancohet prej kërkesave të tyre.

Kjo sjellje e opozitës tregon më së miri atë që populli e thotë me një fjali: ca i bien gozhdës, ca të tjerë patkoit.

Ndërsa Berisha pretendon se votat janë vjedhur pa u hedhur fare në kuti, kandidatët që kërkuan rinumërim në fakt e pranojnë procesin dhe kërkojnë të shohin çfarë ndodhi brenda kutive. Por edhe rinumërimi nuk u shkoi për shtat, sepse rezultati i tyre rrëzoi njëkohësisht pretendimet për vjedhje masive dhe shpresat për ndryshim përmes rinumërimit.

Në këtë rrëmujë të brendshme, opozita ngjan më shumë me një organizëm në vetëshkatërrim sesa me një forcë që synon të ofrojë alternativë për të ardhmen.

Nëse PD dhe pjesa tjetër e opozitës vazhdojnë me të njëjtën narrativë të lidhur pas figurës së Berishës dhe interesave personale të një grupi të ngushtë rreth tij, rezultati i 11 majit jo vetëm që do të përsëritet, por do të thellohet edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo pak rëndësi ka për ata që Berisha bëri deputet, sepse ata do vijojnë t’i përfitojnë privilegjet e servilizmit të tyre ndaj ‘udhëheqjes’, por demokratët duhet ta kuptojnë që askush nuk mendon për ta, ndërsa shqiptarët duhet të shohin për opozitë që mendon për ta dhe jo për veten e saj.