Rudina Koromani – JavaNews.al

Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…
Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Filmi The Invite, me regji të Olivia Wilde dhe me interpretimin e Penélope Cruz, Edward Norton, Seth Rogen dhe vetë Olivia Wilde, që po shfaqet së fundmi në kinematë tona është një adaptim në anglisht i komedisë spanjolle Sentimental. Në pamje të parë ai prezantohet si një komedi erotike, por në thelb shndërrohet në një studim psikologjik mbi marrëdhëniet intime në shoqërinë bashkëkohore.

Në sipërfaqe kemi vetëm një darkë mes dy çifteve. Në planin psikologjik, kemi katër individë që përfaqësojnë mënyra të ndryshme të përjetimit të intimitetit, vulnerabilitetit dhe frikës nga lidhja emocionale.

Personazhi i Penélope Cruz është ndoshta më provokuesi. Ajo portretizohet si një grua që e jeton seksualitetin si pjesë të filozofisë së saj të jetës dhe e paraqet atë si shprehje të lirisë personale. Kjo e bën personazhin njëkohësisht tërheqës dhe sfidues për publikun, sepse na fton të reflektojmë mbi kufirin midis lirisë seksuale dhe intimitetit emocional.

Në një lexim të parë, filmi duket se flet për frikën universale të njeriut: frikën se mos nuk jemi më të dëshiruar, se mos plakemi, se mos partneri na njeh aq mirë sa nuk na sheh më me të njëjtën kureshtje. Çdo personazh përdor një mekanizëm të ndryshëm mbrojtës përballë këtyre frikërave: Joe përdor humorin për të maskuar pasiguritë, Angela kontrollin, ndërsa Hawk dhe Piña shfaqen si njerëz që duket se kanë kapërcyer xhelozinë dhe pasigurinë.

Megjithatë, këndvështrimi im është disi ndryshe.

Përtej debatit ideologjik mbi marrëdhëniet e hapura dhe kundërvënies mes “çiftit modern” dhe “çiftit tradicional”, unë e pashë filmin si një analizë të plagëve emocionale që secili çift mbart.

Çifti i parë, profesori i muzikës dhe bashkëshortja e tij, nuk më duket se përballen me një problem seksual. Problemi i tyre është mungesa e komunikimit emocional. Ata nuk ndajnë më frikërat, zhgënjimet, ndjenjën e mosvlerësimit apo vetminë që kanë krijuar brenda martesës. Darka shërben si një katalizator: tensionet e akumuluara verbalizohen dhe pikërisht në atë moment lind mundësia për rilidhje emocionale.

Ky është një fenomen i njohur në terapinë e çifteve. Konfliktet më të mëdha rrallë lindin nga mungesa e dashurisë; ato lindin kur partnerët humbasin aftësinë për të komunikuar nevojat e tyre emocionale pa frikën e gjykimit ose refuzimit.

Interpretimi im për çiftin e dytë është krejt tjetër.

Në pamje të parë ata paraqiten si një çift me një nivel më të lartë lirie emocionale dhe seksuale. Megjithatë, unë nuk e lexova marrëdhënien e tyre si shenjë të një pjekurie emocionale superiore.

Përkundrazi.

Hipoteza ime është se marrëdhënia e hapur seksuale e hapur mund të përfaqësojë një mekanizëm mbrojtës ndaj traumave të papërpunuara nga e kaluara: humbje, zhgënjime, ndoshta procese zie të pambyllura dhe frikë nga investimi i ri emocional. Në këtë këndvështrim, seksualiteti nuk funksionon më si shprehje e intimitetit, por si mënyrë për të mbajtur nën kontroll dhimbjen.

Është sikur personazhet refuzojnë të dashurojnë sërish, duke zgjedhur një afërsi trupore që nuk kërkon domosdoshmërisht ekspozim emocional. Pikërisht për këtë arsye nuk i perceptova si njerëz të çliruar nga normat shoqërore, por si individë që kanë ndërtuar një distancë emocionale për të mos u lënduar më.

Trupi është i pranishëm.

Zemra mbetet në distancë.

Në diskursin bashkëkohor shpesh krijohet ideja se liria nënkupton mungesën e kufijve. Nga këndvështrimi psikologjik kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Kufijtë nuk janë sinonim i represionit; ata mund të jenë struktura që mbron sigurinë emocionale dhe cilësinë e lidhjes.

Një marrëdhënie intime nuk mund të mbështetet vetëm mbi dëshirën seksuale. Dëshira është një komponent i rëndësishëm, por pa besim, vulnerabilitet, kujdes, empati dhe përkushtim emocional, ajo rrezikon të shndërrohet në një përvojë konsumimi dhe jo lidhjeje.

Psikologjia e marrëdhënieve bën një dallim të qartë mes intimitetit emocional dhe intimitetit seksual.

Intimiteti emocional është përvoja e të ndjerit i parë, i kuptuar dhe i pranuar nga partneri.

Intimiteti seksual është afrimi fizik dhe kënaqësia trupore.

Kur këto dy dimensione ecin së bashku, marrëdhënia fiton stabilitet dhe thellësi. Kur shkëputen nga njëri-tjetri, mund të kemi seks pa afërsi emocionale, por jo domosdoshmërisht një lidhje të shëndetshme.

Në këtë kuptim, leximi im klinik është se çifti i parë, pavarësisht heshtjes emocionale, ruan ende potencialin për rilidhje, sepse problemi i tyre qëndron te komunikimi. Ndërsa çifti i dytë duket se ka ndërtuar një mënyrë funksionimi që i ndihmon të bashkëjetojnë me plagët e së kaluarës, por jo domosdoshmërisht t’i përpunojnë apo t’i shërojnë ato.

Prandaj, për mua, The Invite nuk është një film për seksin.

Është një film për mënyrat e ndryshme se si njerëzit mbrohen nga dhimbja emocionale.

Dhe ndonjëherë, mekanizmi më i sofistikuar mbrojtës mund të duket pikërisht si liria.

P.S: @Analiza përfaqëson një interpretim psikologjik të personazheve dhe jo një vlerësim klinik diagnostik

Sindroma e Kalorësit të Bardhë: SHPËTIMTARI
Je i tërhëqur nga njerëzit e pashpresë dhe në nevojë? Ndjen se dashuria jote mund të shërojë partnerin tënd? Je shumë i përfshirë në probelmete partnerit tënd? Je i etur për aprovime konstante në marrdhënie? Kërkon ndjesë për partnerin tënd? Përpiqesh vazhdimisht “të shpëtosh“të tjerë nga vetja e tyre? Nëse e gjen veten me përgjigje Po, atëherë vuan Sindromën e Kalorësit të bardhë-Shpëtimtarit.

Sindroma e kalorësit të bardhë apo sindroma e shpëtimtarit është një term popullor që përdoret për të përshkruar një model sjelljeje, jo një diagnozë klinike zyrtare.

Sindroma nuk u zhvillua si diagnozë psikiatrike apo si konstrukt i validuar me studim epidemiologjik klasik, por nga dy kliniciste, Mary C. Lamia dhe Marilyn J. Krieger, të cilat në vitin 2029 botuan librin me titullin “Sindroma e kalorësit të bardhë: Shpëtimi i vetes nga nevoja për të shpëtuar të tjerët.

Shkencërisht është më afër një modeli klinik interpretativ sesa një “sindromë” e validuar biometrikisht. Autoret Lamia & Krieger e ndërtuan konceptin kryesisht mbi observime klinike shumëvjeçare, raste nga psikoterapia, dhe duke integruar gjetjet e tyre me teoritë ekzistuese si: teoritë atashuese, teoria e marrdhënies me objektin, varësitë emocionale, narcisizmi kompensues, si dhe traumat e hershme.  Fenomeni shfaqet jo vetëm tek burrat por edhe tek gratë me manifetime gjinore të ndryshme: tek meshkujt, shpesh shfaqet si:“duhet ta rregulloj” ,“unë do ta shpëtoj” , rol heroik/protektiv; tek femrat, mund të shfaqet si: përkujdesje e tepruar, sakrificë kronike apo me mendimin “po ta dua mjaftueshëm, ai/ajo do ndryshojë”

Çfarë nënkupton ky model klinik?

Bëhet fjalë për prirjen e një individi për të kërkuar apo hyrë vazhdimisht në marrëdhënie ku ai/ajo merr rolin e “shpëtimtarit”:

–  tërhiqet nga partnerë/problematikë (emocionalisht të dëmtuar, me varësi, me vështirësi të forta)

– ndjen nevojë të “rregullojë”, “shërojë” apo “shpëtojë” tjetrin

– vetëvlerësimi lidhet me të qenit i/e nevojshëm

– shpesh neglizhon kufijtë personalë dhe nevojat e veta

Në thelb, nuk është altruizëm i pastër, por zakonisht ka një komponent psikologjik më të thellë: nevojë për kontroll, frikë nga braktisja, modele të vjetra atashimi, apo trauma të hershme nga fëmijëria.

Fenomeni lidhet me koncepte të studiuara si: bashkëvarësia, stilet e atashimit (sidomos ankthioz), me skemat e vetsakrifikimit, dinamika të shpëtimit në psikodinamikë dhe me “trekëndëshin dramatik Karpman me skemën (shpëtimtar-viktimë–persekutor).Në diskursin publik dhe online termi është bërë shumë më i zakonshëm në 10–15 vitet e fundit.

Reflektim klinik

Para se të etiketojmë veten me sindromën fisnike të kalorësit të bardhë, ka rëndësi të dimë të dallojmë faktin mes “të ndihmuarit” e të jesh“ shpëtimtar” Të ndihmosh dikë ndryshon thelbësisht me të jesh “shpëtimtar.

Dallimi qëndron se ndihma e shëndetshme respekton kufijtë, nuk të konsumon identitetin

Ndërsa shpëtimtari ka nevojë të shpëtojë për t’u ndjerë me vlerë brënda vetes.

Nga njëra anë, etiketa e Shpëtimtarit mund të mbivendoset me modelin seduktiv-shmangës, ku individi krijon lidhje të shumta, ruan distancë emocionale dhe kërkon validim përmes pushtimit romantik. Për të kuptuar më mirë veten bëj këtë pyetje: Kur hyn në një marrëdhënie, çfarë të ndez më shumë:

Dhimbja e tjetrit dhe nevoja për ta ndihmuar? Je më afër modelit të Shpëtimtarit.

Sfida, joshja, adrenalina e fitimit emocional? Je më afër modelit seduktiv-shmangës.

Në pamje të parë, duket një etiketë fisnike që ia vë vetes me qef, e nga ana tjetër, “Jam ai që ndihmon” është shumë tërheqëse për disa gra. Krijon besim të shpejtë dhe ul mbrojtjet e tyre duke u afruar shpejt.

Por duhet të kihet parasysh se Shpëtimtari klasik zakonisht qëndron gjatë dhe sakrifikon veten

Narrativa e zgjuar psikologjike e kalorësit të bardhë u lejon disa burrave të ruajnë një imazh pozitiv ndërkohë që vazhdon të njëjtin model sjelljeje (joshje, largim)

Lamia & Krieger nuk e shohin “kalorësin e bardhë” si një tip të vetëm, por propozojnë disa profile të ndryshme të këtij roli. Këto ndihmojnë shumë për ta dalluar kur kemi të bëjmë me “shpëtimtar të vërtetë” dhe kur është thjesht maskë.

1) Kalorësi i Bardhë Empatik (The Empathic White Knight) ka për motiv dhembshuri reale dhe nevojë për t’u ndjerë i nevojshëm. Tërhiqet nga njerëz në vështirësi emocionale, psikologjike; jep shumë, shpesh më shumë sesa duhet; ka kufij të dobët, lodhet, por nuk largohet lehtë. Ky është “shpëtimtari klasik”

2) Kalorësi i Bardhë me Nevojë për Vlerësim (The Dependent/Validation-Seeking White Knight) ka për motiv vetëvlerësimin e ulët, nevojën të ndihet i rëndësishëm “Unë vlej sepse të ndihmoj ty”, ka frikë nga braktisja duke qendruar në marrëdhënie edhe kur nuk funksionojnë. Shpëtimi këtu është mënyrë për të mbajtur lidhjen

3) Kalorësi i Bardhë Narcistik (The Narcissistic White Knight) ka për motiv: ndjenjën e superioritetit, kontrollit dhe heroizmin.“Unë jam ai që të shpëtoj”,pozicionim mbi tjetrin. Mund të zgjedhë partnerë “të dobët” për të ruajtur avantazhin. Ndihma nuk është e pastër, por ka interes egoje dhe pushteti. Këtu fillon të përzihet me grandiozitetin narcistik.

Pasojat klinike

Personat që vuajnë këtë sindromë mund të krijojnë Varësi nga Stimulimi (sjellje addictive). Cikli joshje – kulm – rënie mund të kthehet në varësi ndaj risisë/eksitimit me një nevojë për gjithnjë e më shumë stimul, vështirësi për të ndalur edhe kur ka pasoja dhe ndjenjë boshllëku pas çdo cikli

Mund të shfaqen të shpeshta episode të Çrregullimeve të humorit: boshllëk, disfori, ankth. Jashtë fazës së “ndezjes”, shpesh shfaqet: lodhje emocionale, ndjesi boshllëku, irritim ose ankth. Me moshën, ky kontrast midis “kulmeve” dhe realitetit bëhet më i fortë.

Mund të shfaqen vështirësi të theksuara në lidhje me paaftësi për intimitet të qëndrueshëm, marrëdhënie sipërfaqësore e rrezik për izolim emocional afatgjatë (edhe nëse duket social).

Mund të shfaqen Tipare të personalitetit problematike që mund të ngurtësohen: tipare narcistike (grandiozitet, mungesë reciprociteti), manipulim i butë social e mungesë konsistence etike  Këto, me kalimin e viteve, bëhen më pak fleksibël dhe më të vështira për t’u ndryshuar.

Disonanca psikologjike kronike rriskon të shfaqet kur narrativa “unë ndihmoj/shpëtoj” nuk përputhet me sjelljen (shfrytëzim/hedonizëm), krijohet tension i brendshëm që menaxhohet me racionalizime. Kjo mund të çojë në:vetë-mashtrim më të thellë e  humbje të kontaktit me realitetin emocional të vetes

Kriza e vonshme është një nga rreziqet më interesante klinikisht: kur kapaciteti për të marrë të njëjtin validim bie (mosha, ndryshime sociale), mund të shfaqet: ndjenjë e fortë humbjeje identiteti, depresion e ankth ekzistencial “çfarë kam ndërtuar realisht?”

Një sqarim i rëndësishëm: Jo çdo person me këtë stil do zhvillojë patjetër një çrregullim klinik.

Por ky është një profil që rrit probabilitetin për disa trajektore problematike, sidomos nëse nuk ka ndërgjegjësim apo kufij.

Në thelb të gjithë e dimë se profili i Kalorësit të bardhë shpëtimtar është më FISNIK se ai që hiqet e vuan sindromën e kalorësit shpëtimtar

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike.

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)
Bëhemi e kundërta e vetes sonë, nëse nuk mësojmë të pranojmë dhe të integrojmë të kundërtat/ të errtën brenda nesh. Kjo frazë e psikologut zvicerian lidhte me një nga konceptet më të rëndësishme të tij: “Hijen” (shadow), ato pjesë të personalitetit tonë që nuk na pëlqejnë, i mohojmë, i shtypim ose i fshehim. Sipas Jung-ut, njeriu nuk është vetëm “drita” (virtytet, morali, mirësia), por përmban edhe:agresivitetin, egoizëmin, xhelozinë, frikën, dëshirën për kontroll, pasigurinë.

Problemi nuk është që këto ekzistojnë. Problemi fillon kur ne mohojmë që ato janë pjesë e jona.

Në këtë moment ndodh paradoksi psikologjik: ajo që refuzojmë tek vetja, fillon të na kontrollojë nga pavetëdija. Një person përpiqet gjithë jetën të jetë gjithmonë i sjellshëm, i durueshëm, i buzëqeshur. Nuk pranon kurrë që zemërohet duke mbushur mëndjen vetes se ka gjithçka në kontroll. Por zemërimi si emocion (inati, zilia, xhelozia, pasiguria në rastin Ilir, Adion, Gresa, Ola në Ferma Vip) nuk zhduken ….vetëm shtypen.

Me kalimin e kohës këto emocione negative mund të shpërthjenë papritur ndaj atyre që i rrethojnë, e nga të mirë shohim shndërrimin e tyre në njerëz cinik apo pasiv agresiv.

Duke mohuar ndjenjat  negative që ndjen brenda vetes individi mund të bëhet pikërisht ajo që nuk do: i ashpër, toksik, malinj, manipulator …profile që po shihen publikisht e gjykohen me shumë të drejtë në Reality Show-n aktual Ferma Vip.

Që të kuptojmë më mirë këtë koncept të Jungut po ju sjell dhe disa shembuj klinikë:

Një prind mendon: “Unë dua vetëm të mbroj fëmijën tim.”…  nëse nuk pranon brenda vetes frikën, pasigurinë ose nevojën për kontroll, mund të përfundojë duke kufizuar lirinë e fëmijës së tij, duke u bërë autoritar, duke krijuar distancë emocionale. Pra, nga dashuria kalon në kontroll.

Një person që thotë vazhdimisht:“Nuk i duroj njerëzit egoistë, arrogantë, narcistë.”është e mundur që po refuzon një pjesë të vetes që ka nevojë për vlerësim, afirmim, vëmendje. Kur kjo gjë nuk pranohet nga pala që e raporton, ndonjëherë personi vetë mund të bëhet: kritik,dominues, ose emocionalisht manipulues.

Një partner thotë: “Unë kurrë nuk jam xheloz.”Por, nëse xhelozia mohohet dhe nuk kuptohet, ajo mund të shfaqet si:kontroll i telefonit, dyshime të vazhdueshme, pyetje të tepërta, nevojë për posedim. Pra, xhelozia e mohuar bëhet kontroll.

Që të mos keqkuptohemi…Jung nuk thoshte të lirohesh fare dhe të ndjekësh çdo impuls. Ai nënvizonte rëndësisnë e njohjes së errësirës që është brenda çdo individi me qëllim që ajo errësirë të të mos sundojë sjelljen tënde.

“Derisa ta bësh të pavetëdijshmen të vetëdijshme, ajo do të drejtojë jetën tënde dhe ti do ta quash fat.” — Carl Gustav Jung

Maturia psikologjike nuk është të jesh vetëm i mirë, por të jesh i vetëdijshëm për të gjitha anët e tua që bëjnë hije brenda teje…askush si sheh deri në momentin që ato dalin në mënyrën më të shëmtuar. Nëse ti i njeh e i pranon si dobësi të vetes, mundësia e daljes së tyre mund të jetë jo problematike duke tingëlluar për veshin e shumëkujt  e sinqertë dhe e vërtetë…sepse askush nuk është perfekt…secili nga ne ka dobësitë e të errëtat e veta ( si rasti i Mozës, e cila pëlqehet pikërisht për këtë fakt: ajo artikulon me zërin naiv elegant pa kompleks të sajin çdo dobësi apo hije të saj). Problemi është te ata që mendojnë se janë perfekt teksa përpiqen të kontrollojnë zjarret e ferrit të tyre të brëndshëm nën britmat e një kompleksi superioriteti.

Nëse e pandërgjegjshmja nuk sillet në vetdije, ajo do të derdhet në jetën tuaj përmes akteve të pakontrollueshme ose si neurozë, depresion apo një psikopatologji tjetër.

Sa më parë ta kuptosh e pranosh për veten , aq më shumë gjasa ke t’i kursesh vetes Turpin.. aq më shumë Turpin Publik.

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike

A ta therim patën?
Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Në një reality show ku personazhet VIP bashkëjetojnë me kafshë, një shkrimtare 62-vjeçare, e njohur për komunikimin pa doreza, pyet live“A ta therim paten?”. Moderatorja, mes të qeshurave, u përgjigj: “se nuk mund ta therte, pasi e kemi shoqe”. Përgjigjja e menjëhershme e poetes shkrimtare ishte “Shoqe bëhu vet me patën.”

Publiku qeshi. Por nuk ishte vetëm humor. Ky moment është një shembull i pastër i një Babeli modern i kuptimeve të ndryshme mbi të njëjtën gjë.

Për Mozën: pata është kafshë që mund të theret e shërben si ushqim Për moderatoren: pata është “shoqe”, që krijon lidhje emocionale e që nuk preket (në fakt i duhet për emisionin). Të dyja flasin shqip, por nuk flasin të njëjtën gjuhë simbolike. Pyetja “a ta therim?” është praktike, pa filtra të zbutur morale. Ndërsa moderatorja përfaqëson diskursin modern, urban dhe emocional që kërkon të shmangë aktin e dhunës. Realiteti që nuk duam ta shohim është se ne jetojmë në një shoqëri që: konsumon mish çdo ditë por shmang aktin e therjes, e që preferon të shohi në television versionin e pastruar të realitetit. Ajo që e bëri momentin të fuqishëm nuk ishte pyetja e Mozës, por thyerja e një rregulli të heshtur:  artikulimi pa filtra e zbukurime i aktit.

Dhe pikërisht kjo krijoi të qeshura sepse e vërteta, kur del papritur, shpesh na bën të qeshim për të fshehur sikletin.

Por, çfarë “ther” në të vërtetë Moza simbolikisht?

Në një lexim më të thellë, Moza nuk po kërkonte thjesht të therte një patë. Ajo po godiste disa shtresa njëherësh:

Hipokrizinë kolektive teksa të gjithë e dimë realitetin por zgjedhim ta maskojmë, Duam të jemi empatikë por jetojmë në një sistem ku dhuna është e pranishme në të gjitha dimensionet

Sentimentalizmin e tepruar teksa pata quhet shoqe. Kjo zhvendosje emocionale për Mozën, tingëllon e rreme, teksa bën një kthim brutal te konkretja me përgjgjen e saj që për shumicën tingëlloi qesharake. Ajo refuzon antropomorfizimin (bërjes njeri të kafshës) dhe emocioneve të tepruara e të rreme

Realitetin e inskenuar të ekranit: Shfaqjet Reality nuk janë kurrë plotësisht realë.

Janë të filtruar, të menaxhuar. Moza fut aty diçka që shpesh mungon: të vërtetën e     papërpunuar.

Shpirti autentik i poetes nuk theri thjesht një patë, por ther emocionin joautentik, gjuhën fake të zbukuruar që është bërë trend, moralin e sipërfaqshëm mbizotërues e realitetin e inskenuar që shitet në televizione plot zhurmë duke thënë asgjë.

Pse u përfol kaq shumë ky moment? Momenti prek një tension të brendshëm të shoqërisë sonë: duam të jemi empatikë por jetojmë në struktura ku dhuna minimale është pjesë e jetës (ushqimi, mbijetesa). Ne kemi ndërtuar një gjuhë për ta zbutur këtë kontradiktë. Ndërsa Moza e rrëzon këtë gjuhë.

Nëse pyesim se kush ka të drejtë, nuk bëjmë pyetjen e duhur, sepse ky nuk është debat për një patë, por një përplasje mes të drejtpërdrejtëes dhe dhe të filtrurarës, mes reales dhe imazhit. Dhe ndoshta për këtë arsye momenti u bë viral sepse për pak sekonda, në një hapësirë të kontrolluar, doli diçka që nuk kontrollohet lehtë, ajo që është e vërteta njerëzore.

Kjo situatë është interesante pikërisht sepse nuk është thjesht “një batutë për një patë”, por një moment ku dalin në sipërfaqe disa shtresa psikologjike dhe kulturore njëkohësisht.

Episodi “ ta therim patën” na çon nga një realitet i fragmentuar digjital në një metaforë biblike siç është Babel. Historia e Kullës së Babelit, e rrëfyer në Librin e Zanafillës, mbetet një nga metaforat më të fuqishme për të kuptuar natyrën e shoqërisë njerëzore. Në thelb, ajo flet për një njerëzim të bashkuar nga një gjuhë e vetme, por të ndarë nga krenaria dhe ambicia e tepruar, duke përfunduar në konfuzion dhe shpërndarje.

Nëse e shohim këtë histori në kontekstin e sotëm, paralelizmat janë të dukshme dhe shpesh tronditëse. Sot jetojmë në një botë që, në dukje, është më e lidhur se kurrë. Teknologjia, rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale kanë krijuar një gjuhë të përbashkët globale: anglishten digjitale, kodet, algoritmet dhe simbolet që na lejojnë të komunikojmë menjëherë me këdo, kudo. Por, në mënyrë paradoksale, kjo lidhje nuk ka sjellë shtim të komunikimit por të keqkuptimit. Pikërisht si në Babel, ne po përjetojmë një formë të re të ngatërrimit të gjuhëve:

– njerëzit flasin, por nuk dëgjojnë njëri-tjetrin.

– diskurset publike shpesh janë të fragmentuara në “flluska” ku secili dëgjon vetëm versionin e tij të së vërtetës.

– emisione reality plot shklëqim që vetëm realitet nuk shfaqin

Në këtë kuptim, Babeli nuk është më një ngjarje e largët mitike, por një realitet i përditshëm.

A po krijojmë emisione edukative argëtuese e reale që bashkojnë apo po krijojmë fallcitete të një madhështinë që ëndërrojmë që po na ndajnë gjithnjë e më shumë?

Nuk jam kundër argëtimit e progresit por jam kundër fallcitetit e  humbjes së kuptimit dhe lidhjes njerëzore. Ndonëse të gjithë kanë mundësi të flasin po kuptohemi gjithnjë e më pak për faj të një arrogance të lindur madhëeshtie.

Ndoshta mësimi më i madh i Babelit nuk është pse u ndanë gjuhët, por çfarë humbet njerëzimi kur komunikimi kthehet në zhurmë madhështie dhe leksioni i thjeshtë i përulësisë që morëm nga Moza e Madhe teksa e kundërshton  këtë zhurmë: A ta therim patën?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?
Nga Rudina Koromani

Psikologe klinike, 26 mars 2026

Një vajzë sheh një postim transgjinor, e teksa i ka pëlqyer te vishet/ duket si çun (as ajo vetë se di), fillon të mendojë mos ndoshta jam dhe unë kështu? Ajo pyet miqtë e saj lidhur me këtë mendim për veten dhe ata i përgjigjen se janë suportivë (kështu pëlqen ta shprehi brezi i ri literalisht).

Në vitet e fundit, mënyra si të rinjtë reagojnë ndaj njëri-tjetrit ka ndryshuar ndjeshëm. Një fjali që dëgjohet shpesh është:“Jam suportiv/e për gjithçka që ti ndjen apo mendon për veten.”

Në pamje të parë, kjo është një shenjë e një brezi më të hapur, më tolerant dhe më pranues. Dhe në shumë raste, kjo mbështetje është e domosdoshme sepse ul frikën, turpin dhe ndjenjën e refuzimit.Por a mjafton vetëm mbështetja?

Kjo lloj mbështetje nuk shoqërohet me reflektim. Shpesh, përballë një pyetjeje të rëndësishme si:

“Mos ndoshta jam ndryshe?”përgjigjja e menjëhershme është:“Po, dhe unë të mbështes.”

Kjo përgjigje jep siguri emocionale, por njëkohësisht mund të ndalë një proces shumë të rëndësishëm: procesin e eksplorimit të vetes. Sepse identiteti nuk është një përgjigje që merret menjëherë, por është një proces që kërkon kohë, pyetje dhe reflektim. Një përgjigje e tillë nga miqtë mund të çojë një 12 vjecare në mohim të identitetit të saj gjinor e në përvetësim të një identitei tjetër…

….pranimi dhe kuptimi nuk janë e njëjta gjë…..

Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes dy gjërave: Të pranosh dikë: “Unë jam këtu për ty” Të ndihmosh dikë të kuptojë veten: “Le ta eksplorojmë këtë bashkë” (atë që një mik / shoqe duhet të bëj)

Mbështetja pa pyetje mund të krijojë ndjenjë sigurie, por jo domosdoshmërisht qartësi.

Ndonjëherë, një mik i mirë nuk është ai që jep menjëherë përgjigje, por ai që bën pyetje si:

“Çfarë të bën të mendosh kështu?”

“Kur ke filluar të ndihesh kështu?”

“Si ndihesh në situata të ndryshme?”

Këto pyetje nuk kundërshtojnë, ato ndihmojnë në ndërtimin e një kuptimi më të thellë të vetes.

Një brez që mbështet …dhe mund të mësojë të reflektojë

Të rinjtë sot janë më pranues se kurrë më pare, dhe kjo është një vlerë e madhe.

Por hapi tjetër është po aq i rëndësishëm:… të mësojmë të jemi jo vetëm mbështetës, por edhe ndihmues në procesin e vetënjohjes.

Të thuash “jam me ty” është e rëndësishme. Por ndonjëherë, edhe të pyesësh “kush je ti në të vërtetë?” është po aq e rëndësishme.

Sepse identiteti nuk ndërtohet vetëm nga përgjigjet që marrim nga të tjerët, por nga pyetjet që i bëjmë vetes.

Pse lidhemi shpejt e ndahemi më shpejt?
Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Jetojmë në kohën kur mund të flasësh me dhjetë persona brenda një ore, por të mos kesh askënd që të të njohi thellë frikërat, dëshirat, qëndrimet, ëndrrat e tua. Marrëdhëniet sot duken më të shpejta, më të zjarrta në fillim dhe më të brishta në vazhdim teksa nisin me intensitet e mbarojnë sapo shfaqet vështirësia e parë. Po shohim gjithnjë e më shumë lidhje fizike sesa emocionale: lidhje që duken të ndezura nga pasioni, por të zbrazëta nga thellësia. afrime trupash, por jo afrime shpirtrash, atë lloj lidhje që e quajmë DASHURI.

Pse po ndodhin këto ndryshime qasjesh në marrdhëniet intime sot?

Krijimi iluzionit të zgjedhjeve të pafundme nga aplikacionet dhe rrjetet sociale si facebook e Instagram kanë krijuar një psikologji të re të të menduari: është gjithmonë dikush tjetër më i/e mirë një swipe më tutje. E kur opsionet janë të pafundme, përkushtimi bëhet i përkohshëm, lënia e braktisja bëhet më e lehtë. Truri mësohet me dopaminë të menjëhershme, duke kërkuar vetëm marrjen e kënaqësisë e stresohet kur i kërkohet durim emocional, angazhim, përkushtim…. Në një kulturë ku ekspozimi fizik është normalizuar nga rrjetet sociale, afrimi trupor është më i shpejtë se ndërtimi emocional. Të zhveshësh fizikisht është më e lehtë sesa të thuash:

“kam frikë të më lësh”, “kam nevojë për siguri”.

Frika nga thellësia është një tjetër faktor që shihet tek të rinjtë sot, teksa shfaqen të frikësuar nga ekspozimet emocionale. Intimiteti nuk është vetëm afrim fizik por dhe zhveshje emocionale teksa prezantohesh me frikërat e pasiguritë e tua. Shumë të rinj sot dinë të flasin për ambicie dhe plane, por jo për plagë dhe frikë. Dhe pa cenueshmëri, nuk ka thellësi intime. Për këtë arsye lidhjet seksuale shihen më të sigurta, pasi ofrojnë afrim pa rrezikun e varësisë emocionale. Është një mënyrë për të qenë pranë por pa u dorëzuar plotësisht.

Traumat e padukshme të brezit të ri, të cilët kanë parë shumë ndarje e martesa të palumtura e të konsumuara nga rutina e mungesa e komunikimit apo tradhëtia kanë krijuar tek të rinjtë mesazhe të brendshme “Mos u lidh shumë, do lëndohesh”

Konfuzioni mes kimisë dhe përputhshmërisë është themelori teksa kërkojmë përgjigje mbi pyetjen pse lidhemi e zgjidhemi kaq shpejt sot? Pasioni fillestar ngatërrohet me dashurinë Por duhet kuptuar se kimia është thjesht një shkëndijë që të mundëson ta njohësh, të afrohesh, të angazhohesh, të përkushtohesh. Dashuria është ndërtim. Shumë lidhje mbarojnë pikërisht kur kalon faza hormonale e kënaqjes së instiktit të aktivizuar, pasi nuk kanë themele emocionale që t’i mbajë (emocione që nuk janë investuar).E kështu, pak nga pak ka lindur e po jetojmë kulturën e lidhjeve të lehta, pa rrënjë të thella.

Nga ana tjetër, kultura individualiste e arritjeve dhe sukseseve të vetes, ka bërë që shumë të rinj të shohin veten si projekt prioritar, më të fokusuar se kurrë tek zhvillimi personal, karriera, udhëtimet e vetrealizimi. Ky fokusim tek vetja ka bërë që lidhjet të shihen si kufizim I lirisë personale, e cila është kthyer vlera më e lartë e më e përfolur sot.

Mungesa e lidhjes për këto mosha nuk është problem nga pikëpamja psikologjike.

Mungesa e kapacitetit për të krijuar thellësi emocionale është problemi.

Nuk është se brezi i sotëm nuk do thellësi. Përkundrazi, mua si psikologe klinike më rezulton ta raportojnë  që e dëshirojnë kaq shumë. Por, thjesht, shumica e tyre  nuk dinë si ta ndërtojnë. Disa sepse  askush nuk ua mësoi si të komunikojnë frikën, xhelozinë, nevojën për siguri…. U mësuan vetëm si të jenë tërheqës e jo si të jenë me ndjeshmëri, empatikë e të kërkojnë përmbushjen e nevojave të tyre emocionale.

Lidhjet intime nuk kërkojnë vetëm prekje e puqje trupash, por kërkojnë lidhje mendore e emocionale të thella që ofrojnë siguri psikologjike që krijohet me praninë e vazhdueshme. Sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm për plotësim të menjehershëme të dëshirave, por ka nevojë për t’u ndjerë i parë, për t’u ndjerë se e duan, ka nevojë për të dhënë dashuri e për të marrë në kontekstitin se është dikush që më njeh e do jetë gjithmonë aty për mua.

Jetojmë në një epokë paradoksale ku jemi të lidhur digjitalisht më shumë se kurrë, por jemi  më të izoluar emocionalisht. Intimiteti sot nuk është i pamundur, por kërkon diçka që algoritmi nuk e ofron: durim, guxim për t’u zbuluar dhe aftësi për të qëndruar edhe kur magjia e fillimit të lidhjes shuhet. Dashuri nuk është çështje shpejtësie por çështje kapaciteti emocional e cila nuk arrihetme SWIPE, por ndërtohet me angazhim duke kërkuar me guxim në thellësitë e njohjes së dikujt.

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive
Nga Rudina Koromani / Psikologe Klinike

Ngjarja e rëndë e 14 shkurtit në Bergamo, ku një emigrant rumun 47 vjeçar tentoi të rrëmbente një fëmijë nga duart e nënës në mes të ditës ka tronditur emocionalisht çdokënd në botë, përfshirë dhe vëndin tonë, teksa është prekur SIGURIA E FËMIJËVE NË VËNDET PUBLIKE…

Truri njerëzor është i “programuar” biologjikisht që ta shohë fëmijën si simbol të pafajësisë dhe të mbijetesës së grupit. Kur një i rritur sulmon ose rrezikon një fëmijë, aktivizohet menjëherë alarmi emocional tek të gjithë, edhe tek ata që nuk janë prindër. Kjo sjell natyrshëm reagime shumë të forta: zemërim, frikë dhe nevojë për drejtësi. Në komunitetet online italiane dhe tonat, reagimet kanë qenë të ashpra dhe shumë emocionale: nga solidariteti me familjen deri te kërkesa për dënime më të rënda. Disa komente kanë qënë  shumë impulsive, çka tregon sa e ndjeshme është tema e fëmijëve.

Ekspertët në media theksuanë se është një ngjarje e rrallë, por që ka krijuar ndjesi pasigurie kolektive. Shumë njerëz kanë komentuar se episodi ndodhi në mes të ditës dhe në një ambient që konsiderohet i sigurt si një supermarket. Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash teksa pamë reagimin e menjëhershëm instinktiv mbrojtës të prindërve dhe qytetarëve përreth për të mbrojtur fëmijën dhe nënën.

Ngajrja ka ngritur debate të forta mbi sigurinë e fëmijëve në vende publike, ndihmën sociale për personat vulnerabël, kontrollin në hapësirat publike dhe balancën midis sigurisë dhe trajtimit të çrregullimeve mendore.

Diskutimet për gjendjen psikologjike të autorit janë hipotezat e para të arsyes pse u krye një veprim i tillë: shëndeti mendor dhe situata sociale e autorit pa banesë fikse: episode psikotike, konfuzion i realitetit, impulsivitet ekstrem, ose gjendje të fortë destabilizimi emocional?  Personi mund të mos jetë plotësisht i vetëdijshëm për pasojat ose për rrezikun që krijon.

Hipoteza e kërkimit të burgut, institucionalozimi, mund të jetë në rastuin e rumunit 47 vjeçar. Kjo hipotezë përdoret shpesh në kriminologji për persona që janë: pa strehë, socialisht të izoluar, në kushte shumë të vështira jetese. Ndonjëherë individët kryejnë veprime të rrezikshme jo për përfitim, por sepse: burgu perceptohet si vend më i sigurt se rruga (krevat, ushqim, strukturë, vëmendje mjekësore). Kjo nuk do të thotë që e planifikojnë me qartësi, por mund të jetë edhe një motivim i pavetëdijshëm.

Iluzioni i sigurisë u trondit me këtë ngjarje, ku supermarketi, rruga gjatë ditës, ambientet publike, konsiderohen automatikisht të sigurta. Kur ndodh diçka e dhunshme edhe në këto vënde të perceptuara të sigurta, truri ynë përjeton një “thyerje të realitetit”: “Nëse ndodh aty, mund të ndodhë kudo.” Kjo krijon ankth kolektiv edhe te njerëz që nuk kanë lidhje direkte me ngjarjen.

Efekti emocional mediatik mbi ngajrjen ku  një nënë  lufton për ta mbrojtur fëmijën e saj në një skenë dramatike në publik ka aktivizuar empati shumë më të fortë sesa lajmet e zakonshme. Truri ynë lidhet emocionalisht me historinë sikur të ishte personale. Te disa individë ndodh identifikimi personal teksa shohin skena të tilla dramatike duke menduar “Po të ishte fëmija im?”.

Edhe njerëzit pa fëmijë imagjinojnë veten në vendin e nënës apo të babait. Ky identifikim e rrit intensitetin emocional dhe e bën ngjarjen të duket më e afërt sesa është realisht.

Nevoja për kuptim dhe kontroll lind natyrshëm në publik kur ndodhin ngjarje të tilla. Shoqëria fillon menjëherë të kërkojë shpjegime: siguria publike, gjendja mendore e autorit, roli i institucioneve. Sepse kjo është mënyra psikologjike për të rikthyer ndjesinë e kontrollit.

Në thelb: këto lajme na prekin shumë më thellë se informacionet, sepse prekin mekanizma të thellë njerëzorë: mbrojtjen, empatinë dhe ndjenjën e sigurisë. Është e rëndësishme të kuptohet se: motivi real mund të jetë kombinim faktorësh (psikologjikë, socialë, personalë), ku vetëm vlerësimi I gjëndjes psikologjike dhe hetimi i plotë mund të japin përgjigje të sakta. Shpesh publiku kërkon një arsye të vetme, por në realitet këto akte janë produkt i shumë shtresave të krizës personale.

Kur ndodhin ngjarje të tilla, shoqëria përballet me një dilemë: Si të mbrojmë sigurinë publike, por njëkohësisht si të mos neglizhojmë njerëzit që janë në krizë të thellë mendore ose sociale.

Pse këto histori, edhe pse tronditëse, na rikthejnë pak besimin tek njerëzit?

Sepse në këto ngjarje shfaqet ana më e mirë njerëzore, dhe kjo është ndoshta pjesa më e bukur psikologjikisht në histori të tilla: edhe kur lajmi është tronditës, ai shpesh na kujton anën më të mirë të njerëzve.

Truri kërkon balancë morale: Kur përballemi me diçka të frikshme, mendja jonë kërkon automatikisht një element shprese. Kur në ngjarje tronditëse shfaqen prindër që luftojnë, kalimtarë që ndërhyjnë, ose njerëz që ndihmojnë, kjo rikthen ndjesinë se bota nuk është vetëm rrezik.

Ngjarjet ku njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin aktivizojnë atë që quhet: ndjenjë solidariteti njerëzor, empatinë kolektive. Edhe persona që nuk njihen mes tyre reagojnë si grup për të mbrojtur dikë vulnerabël. Kjo na jep ndjesinë se ekziston ende një instinkt social i forte mbrojtjeje për njëri tjetrin.

Kur shohim  dikë që ka ndërhyrë në mbrojtje shpëtim,  truri ynë e regjistron si model, rritet probabiliteti që edhe ne të veprojmë një ditë në mënyrë të ngjashme. Në psikologji kjo quhet “social learning”, mësojmë nga shembujt e tjetrit.

Pse këto histori mbeten gjatë në kujtesë? Jo vetëm sepse janë dramatike, por sepse tregojnë dy skaje të natyrës njerëzore: rrezikun, dhe mbrojtjen. Dhe shpesh, ajo që na mbetet në fund është pikërisht momenti i guximit dhe solidaritetit.

Në çdo lajm të rëndë, njerëzit mbajnë mend jo vetëm frikën, por edhe faktin që dikush zgjodhi të ndihmojë.

Dhe kjo na rikujton se, në momente kritike, njerëzit zakonisht priren të mbrojnë njëri-tjetrin.

A ka moshë dashuria?
Nga Rudina Koromani

Me kalimin e viteve, ndonjëherë ndjehesh sikur shoqëria pret që të plakesh me kalimin e viteve, ndërkohë që shpirti yt refuzon, sidomos kur flasim për dashurinë e dëgjojmë ato përgjigjet “po s’ke moshë për këto gjëra ti”. Madje, ka disa individë që nuk e lejojnë veten e tyre të dashurohen në mosha të mëdha, duke e arsyetuar me argumentin “se s’kanë moshë”. Dhe në momente të tilla të vjen ndërmend pyetja: a ka moshë Dashuria?

Mund të jesh 20 vjeç dhe të duash me thellësi. Mund të jesh 50 dhe të kesh frikë nga intimiteti.

Teksa flasim për dashurinë, ku shpirti dhe zemra na dalin jashtë kontrollit tonë, dashuria nuk ka moshë biologjike, por moshë emocionale. Sa kohë ke dashuri brënda vetes për të dhënë, ke gjithë të drejtën ta kërkosh. Nuk matet me vite, por me pjekuri, me vetëdije, me gatishmëri për të dhënë dhe për të marrë pa kushte.

Dashuria nuk pyet për rrudha apo vite, por pyet: A je i hapur? A je i shëruar mjaftueshëm për të mos e përdorur tjetrin si mbështetje? A di të qëndrosh, jo vetëm të ndihesh?

Në çdo moshë shohim se ndryshon dhe forma me të cilën shfaqet e i qasemi dashurisë:

Të rinj vrapojmë e i besojmë PASIONIT.

Në mesin e jetës bëjmë ZGJEDHJE të vetdijshme.

Në pjekuri dashuria vjen e QETË si BASHKËUDHËTARE.

Dashuria e vërtetë nuk është çështje kohe, por çështje kapaciteti emocional. Koha mund të krijojë afërsi, zakone, vese, kapriço e madje edhe varësi. Por koha nuk garanton thellësi. Ka çifte që rrinë bashkë 20 vite dhe nuk janë takuar kurrë realisht në shpirtërat e tyre….çifte që se kanë njohur kurrë dashurinë. Dhe ka njerëz që brenda pak muajsh krijojnë një lidhje të ndërtuar mbi ndershmëri dhe vetëdije, duke krijuar një lidhje të vërtetë e me thellësi.

Çfarë do të thotë kapacitet emocional?

Të dish të përballosh konfliktin pa u larguar. Të mos e përdorësh tjetrin për të mbushur boshllëqet e tua. Të mos ikësh kur ndihesh i ekspozuar emocionalisht. Të dish të kërkosh falje.

Të dish të qëndrosh.

Dashuria e vërtetë kërkon QETËSI reagimi jo vetëm zemër që rreh fort. Kërkon pjekuri për të duruar jo vetëm pasionin, por edhe realitetin e tjetrit. Sepse në fund, pyetja nuk është: Sa kohë keni bashkë, por sa të lidhur thellësisht jeni.

Dashuria nuk matet me vitet në kalendar… por me thellësinë që arrin të mbash një shpirt tjetër brenda vetes pa e kontrolluar.

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet
Nga Rudina Koromani / Psikologe

Të punosh me adoleshentë me aftësi ndryshe , të shërosh emocionet e tyre është një përvojë shumë e thellë njerëzore. Ata nuk kanë më pak ndjenja, përkundrazi, shpesh kanë ndjeshmëri më të lartë emocionale. Terapia nuk ka të bëjë me “korrigjimin” e tyre, por me krijimin e një hapësire të sigurt, ku ndihen të parë, të dëgjuar dhe të pranuar. Shërimi fillon kur ata nuk ndihen më “gabim”, por të vlefshëm ashtu siç janë.

Bullizmi ndaj personave me aftësi ndryshe nuk është vetëm tallje apo dhunë fizike, të cilat kur ndodhin janë akte të patolerueshme njerëzore. Bullizmi ndaj tyre është shpesh:  përjashtim i vazhdueshëm, nënvlerësim, ironizim, etiketim ose trajtim si “të paaftë”. Serioze është fakti kur bullizmi vjen jo vetëm nga bashkëmoshatarët, por edhe nga mungesa e ndërhyrjes së të rriturve

Bullizmi ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe krahasuar me fëmijët e tjerë është shpesh më i heshtur dhe më i sofistikuar: është injorim, përjashtim social, “ndihmë” që i bèn tè ndihen tè paaftë. Ky lloj trajtimi/ injorimi nuk lë shenja në trup te ta, por lë plagë të thella në vetëvlerësim. Shenjat “e heshtura” që vërehenkur ndodhin raste të tilla janë:

tërheqje nga shoqëria,

heshtje e pazakontë,

rënie e interesit për shkollën,

ankth para se të dalin nga shtëpia,

dhimbje koke apo barku pa arsye mjekësore.

Shpesh fëmija nuk flet sepse mendon se “kështu duhet të jetë”. Ai krijon bindje shumë të rrezikshme: “Nuk vlej”‘ “Jam barrë” “Jam ndryshe, pra më pak”. Këto mund të çojnë në ankth, depresion, izolim, madje edhe mendime vetëdëmtuese sidomos në adoleshencë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit kur dyshojnë se fëmija po bullizohet? Shërimi fillon kur nuk ndihesh më “gabim. Gjëja më e rëndësishme është t’i japin rëndësinë e duhur gjëndjeve psikologjike të tyre : të dëgjojnë pa gjykuar, të mos e fajësojnë fëmijën, të bashkëpunojnë me shkollën, nëse shihet e nevojshme të kërkojnë ndihmë profesionale. Mesazhi kryesor për fëmijën duhet të jetë:” Nuk je vetëm dhe nuk është faji yt. Ndryshimi yt nuk është dobësi. Është pjesë e identitetit tënd. Bullizmi flet për frikën e tjetrit, jo për vlerën tënde.”

Nga ana tjetër shkolla nuk duhet vetëm të ndëshkojë bullizmin, por të ndërtojë kulturë përfshirëse lidhur me ndërgjegjësimin, edukimin emocional, tolerancën zero ndaj përjashtimit, mbështetje psikologjike reale. Heshtja e shkollës, kur ndodh, është gjithashtu një formë dhune.

Kur shkolla hesht, dhuna flet.

Fëmijët e të rinjtë me aftësi ndryshe nuk janë “të brishtë”, ata  janë të pambrojtur e ndjeshmëria e tyre nuk është dobësi. Heshtja shoqërore e e institucionale është dobësi.

Mesazhi që u jap prindërive që rrisin e edukojnë fëmijë me aftësi ndryshë është të punojnë të forcojnë vetbesimin e tyre duke mundësuar nxjerrjen e ezërit të fëmijëve të tyre.

Duke formuar e ndërtuar sa më shumë aftësi të fëmiojët e tyure, duke i përfshirë realisht në komunitet, dhe duke i mësuar se të kërkosh ndihmë është forcë, jo dobësi.

“Ndjeshmëria ndaj njerëzve me aftësi ndryshe nuk është bamirësi, është kulturë njerëzore. Dhe ajo fillon aty ku ndalojmë së gjykuari dhe fillojmë së dëgjuari.”

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike
Nga Rudina Koromani

Psikologe Klinike

Xhelozia është një emocion njerëzor normal kur shfaqet në mënyrë kalimtare dhe proporcionale. Ajo bëhet problematike kur merr përmasa të vazhdueshme, irracionale dhe shkatërruese. Në këtë rast flasim për xhelozi patologjike, një gjendje që prek jo vetëm individin që e përjeton, por edhe partnerin dhe vetë marrëdhënien.

SHENJAT KLINIKE TË XHELOZISË PATOLOGJIKE

Xhelozia patologjike karakterizohet nga dyshime të vazhdueshme për pabesi, edhe në mungesë të provave reale. Individi mund të përfshihet në kontroll kompulsiv të telefonit, rrjeteve sociale, mesazheve apo lëvizjeve të partnerit. Sjellje neutrale interpretohen në mënyrë paranojake, duke u kthyer në “prova” të tradhtisë.

Shpesh shfaqet një nevojë e tepruar për sigurim emocional, e cila nuk e qetëson ankthin, por e përforcon atë. Zemërimi, shpërthimet emocionale, fajësimi dhe përpjekjet për të izoluar partnerin janë shenja paralajmëruese serioze. Në forma të rënda, bindja për tradhtinë bëhet e patundur dhe merr karakter deluzional, e njohur klinikisht si Sindroma e Othellos.

SHKAQET PSIKOLOGJIKE

Nga këndvështrimi klinik, xhelozia patologjike lidhet me vetëvlerësim të brishtë, frikë të thellë nga braktisja dhe stile të pasigurta të lidhjes emocionale. Shpesh ajo buron nga plagë të hershme marrdhënore, përvoja humbjeje, tradhtie apo rritje në ambiente emocionalisht të paqëndrueshme.

Kjo gjendje mund të shoqërohet me vështirësi në rregullimin emocional, mungesë mentalizimi dhe tipare të caktuara të çrregullimeve të personalitetit, veçanërisht atij kufitar/borderline, paranoid apo narcisist i brishtë. Në thelb, problemi nuk është dashuria e tepërt, por ankthi i pakontrolluar i humbjes dhe varësia emocionale nga tjetri.

RREZIQET DHE PASOJAT

Xhelozia patologjike përbën rrezik real për shëndetin mendor dhe sigurinë emocionale. Ajo shpesh shndërrohet në dhunë psikologjike përmes kontrollit, frikësimit dhe fajësimit të vazhdueshëm. Në disa raste, kjo dinamikë mund të degjenerojë edhe në dhunë fizike… divorcet janë të pashmangshme nëse individi me xhelozi patologjike nuk ndihmohet të tejkalojë problemin.

Marrëdhënia humbet hapësirën e sigurisë, besimit dhe autonomisë, duke çuar në izolim emocional, ankth kronik dhe depresion. Partneri i ekspozuar ndaj kësaj sjelljeje shpesh humbet ndjenjën e vetvetes dhe lirinë personale.

KUR KËRKOET NDIHMË PROFESIONALE

Ndihma profesionale është e domosdoshme kur dyshimi nuk qetësohet pavarësisht sigurimeve, kur kontrolli rritet me kalimin e kohës dhe kur marrëdhënia shoqërohet me frikë, kërcënim apo humbje lirie.

Trajtimi psikoterapeutik fokusohet në rritjen e vetëdijes emocionale, ndërtimin e një vetëvlerësimi të qëndrueshëm, përpunimin e plagëve të hershme dhe vendosjen e kufijve të shëndetshëm relacionalë.

Xhelozia patologjike nuk është shenjë dashurie, por shenjë pasigurie dhe rreziku emocional.