Rexhep Qosja – JavaNews.al

Dyfytyrësia e politikës
FJALA E REXHEP QOSES NË TAKIMIN E SHKRIMTARËVE NË NOVI SAD 1985

Po ju drejtohem në gjuhën serbe që të mos më quaj dikushi si shkrimtar autoqefal, sepse besoj që asgjë autoqefale në këtë botë nuk ka, dhe jo që eventualisht ta marr ndonjë duartrokitje, sepse që më parë e di që kur ta dëgjoni fjalimin tim, s’do të ketë duartrokitje, por përkundrazi… Por me këtë rast do t’ju drejtohem në serbisht që të më kuptoni që të gjithë…

Në kohë të fundit në gjuhën serbo-kroate janë botuar intervista, feljtone, memoare, vepra publicistike dhe shkencore, vjersha, këngë, tregime, romane, drama dhe monodrama, në të cilat shkruhet për popullin shqiptar, kulturën dhe traditën e tij.

Për dekada të tëra ishte injoruar albanologjia dhe temat shqiptare, dhe tani papritmas ato bëhen interesante dhe preokupim i një numri gazetarësh, shkencëtarësh dhe poetësh.

Si historian i letërsisë shqiptare, i cili e njeh shumë mirë historinë shoqërore të popullit të tij, mund të them që në të gjitha ato shkrime dhe libra ka shumë gjëra të papritura dhe të pamundshme. Mund të thuhet kështu, sepse në ato shkrime vërehet mosnjohja e një populli, një kulture, mosnjohja e ngjarjeve historike, e figurave historike, duke i seleksionuar sipas interesave, duke përdorur teza të gabuara të bazuara në shpifje, ku disa të vërteta që paraqet shtypi serb thjesht falsifikohen, dhe të gjitha këto mund të quhen si një anakronizëm intelektual.

Kur të gjitha këto të lexohen, do të shohim se sa të pavërteta ka, sa gjëra diletante të shkruara dhe të thëna, dhe të pavërteta për prejardhjen e vet shqiptarëve, historisë së Mesjetës, lëvizjeve të popujve, rreth Rilindjes Kombëtare të shqiptarëve, rreth Lidhjes së Prizrenit, përkatësisë fetare, rreth shkrimtarëve tanë të Rilindjes Kombëtare, rreth shkrimtarëve të mëdhenj të shqiptarëve si Naim Frashëri, Ndre Mjeda ose Fan Noli, rreth krijimit të gjuhës letrare të shqiptarëve, rreth dialekteve…

Në të gjitha librat dhe punimet e botuara nga shkencëtarët serbë ka gjëra të cilat me asgjë s’janë dokumentuara, të cilat madje janë edhe të falsifikuara, qëllimkëqija, të cilat mund të karakterizohen si një mësymje ndaj shkencës shqiptare për ta asgjësuar, sikurse edhe kulturën dhe historinë e tyre.

Është e qartë që pas gjithë kësaj propagande për të shkatërruar shkencën shqiptare nuk mund të jenë në pyetje kurrfarë punimesh shkencore, por përkundrazi, qëllime tjera. Këtu kemi të bëjmë me synimet e tmerrshme për të njollosur popullin shqiptar dhe kundër vet popullit.

Dje kemi dëgjuar këtu në këto takime disa nga ato shpifje dhe gënjeshtra, ku u tha që shqiptarët kanë bërë gjenocid mbi serbët në Kosovë! Gjenocid?!

Për Zotin, në kë kanë mundur të bëjnë gjenocid shqiptarët, të cilët prej që kur dihet historia janë duke luftuar për të mbijetuar gjer në ditët e sotme? Edhe ai që e tha dje një gjë të tillë e di që kjo është vetëm një fantazi e Zhilvernerit.

Por disave u lejohen edhe krijime të tilla në të cilat tregohen heronj të hipur mbi gomar apo edhe njerëz me katër gishta. Le ta thotë edhe këtë gjë ai që e tha dje atë gënjeshtër, pse mos ta thotë? Për disa që të shkruajnë për shqiptarët, t’i shajnë e njollosin ata, është një punim shumë rentabil, me profite dhe shitje të mëdha tirazhi.

Ajo që unë shkruaj, flas dhe e mbroj, kulturën shqiptare, ka të bëjë me këto shkrime qëllimkëqija që vijnë nga një pjesë e njerëzve qëllimkëqij, të cilët nuk i njohin sa duhet shqiptarët.

Nga shkencëtarët shqiptarë kërkohet që të bëhet diferencimi, dhe jo vetëm këtë, por shkohet aq larg sa që kërkohet që të hiqen nga programet shkollore vjershat e Naim Frashërit, Ndre Mjedës, Fan Nolit. Në njërën anë kërkohet që të jenë në programe shkrimtarë si Njegoshi, Mazhuraniqi.

Lejimi i kritereve të tilla si dhe represioni shtetëror, intelektualët shqiptarë i ka sjellë në një pozitë shumë të pavolitshme. Në fakt, të jesh krijues shqiptar, poet dhe shkrimtar, s’ka qenë kurrë e lehtë. Por të jesh krijues shqiptar në kushtet e sotshme është me të vërtetë shumë e vështirë.

E them këtë sepse të jesh sot krijues, poet dhe shkencëtar shqiptar do të thotë:

të kesh kujdes se për cilën temë do të shkruash

të kesh kujdes të mos përdorësh ndonjë simbol siç është, ta zëmë, ai i shqiponjës

të mos bësh krahasime historike

të kesh kujdes të mos e përmendësh emrin e “SHQIPËRISË”, përpos nëse atë e përmend në kontekstin negativ

Ti i frikohesh fjalës diferencim ashtu siç i frikoheshin intelektualët në mesjetë fjalës inkuzicion

të kesh kujdes se me kënd po flet, sepse edhe muret kanë vesh

t’u frikësohesh përdorimit të shkronjave KR, sikur në të kaluarën që njerëzit u frikësoheshin thonjve të lënë nën pragun e derës

të kesh kujdes që mos rastësisht vesh një pallto të zezë me ndonjë shall të kuq

të jesh i detyruar të dalësh para ndonjë komisioni për të treguar se cilat kanë qenë bindjet e tua, dje, sot dhe nesër

të jesh i detyruar për t’i kritikuar ata që s’kritikohen dhe t’i falënderosh ata që s’e meritojnë këtë gjë

të votosh për të paaftit dhe t’i injorosh të aftit

të dëgjosh çka nuk të dëgjohet dhe të mos guxosh të dëgjosh çka të dëgjohet

Të jesh intelektual shqiptar, poet dhe punëtor shkencor, do të thotë të jesh i njëjtë si personazhi Jozef K i Franc Kafkës te “Procesi”, që do të thotë se në çdo kohë mund të të thërrasin…

Të jesh intelektual shqiptar sot do të thotë të bëhesh çka nuk je dhe të jesh ai që s’je. Por të jesh intelektual shqiptar sot, megjithatë, do të thotë të besosh që megjithatë gjithmonë nuk mund të jetë kështu!

Ju faleminderit për vëmendjen

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim
Nga Rexhep Qosja

Sot, më 28 janar 2026, po shënohet 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare. Kjo datë është ditëlindja e një krijuesi të jashtëzakonshëm, por edhe ditë kujtese, sepse Ismail Kadare nuk është më fizikisht mes nesh. Ai u nda nga jeta në vitin 2024, duke lënë pas një vepër që ka tejkaluar kohën e vet dhe kufijtë e gjuhës së vet.

Ismail Kadare është një nga emrat më përfaqësues të letërsisë shqipe. Ai është shkrimtari që e futi përvojën historike, mitike dhe etike të shqiptarëve në hartën e madhe të letërsisë evropiane dhe botërore. Me romanet, esetë, poezinë dhe publicistikën e tij, ai i dha gjuhës shqipe një përmasë universale dhe i dha kulturës shqiptare një zë të dallueshëm, të dëgjuar dhe të respektuar.

Ismail Kadare dhe unë jemi njohur dhe jemi afruar qysh në vitet shtatëdhjetë. Kemi qenë miq, bashkëbisedues, lexues dhe kritikë të njëri-tjetrit. Kemi shkruar për veprën e njëri-tjetrit dhe kemi ndarë vlerësime të ndërsjella.

Ne, të dy, secili në anën e vet të kufirit që na ndante, u përballëm me fate të ndryshme, të rënda dhe shpeshherë të padrejta. Rrethanat historike, politike dhe shoqërore, të cilat nuk i zgjodhëm ne, por që na u imponuan, na vunë përballë provave morale dhe intelektuale që kërkonin jo vetëm qëndresë, por edhe vendime të vështira personale.

Kërkimi i azilit politik nga Ismail Kadare në Francë, në vitin 1990, u keqkuptua nga shumëkush që nuk e kuptonte peshën morale të asaj kohe. Në disa paraqitje publike në medie, dhe veçanërisht në një deklaratë të dhënë për Zërin e Amerikës, unë arsyetova se si ky akt nuk ishte arratisje nga atdheu, por refuzim i një sistemi që i kishte vënë kufij të padukshëm, por të hekurt, mendimit të lirë.

Kadare nuk iku për të shpëtuar veten, por për të shpëtuar veprën dhe lirinë e saj. Azili i tij ishte akt intelektual dhe etik: zgjedhja e fjalës së lirë përballë dhunës së heshtur të diktaturës. Historia e ka vërtetuar se shkrimtari që kërkon liri nuk e braktis kombin; ai i shërben atij në mënyrën më të lartë të mundshme.

Këtë qëndrim do e dëshmoj shpejt duke e vizituar Ismail Kadarenë në banesën e tij në Paris.

Por, siç ndodh shpesh mes intelektualëve që mendojnë thellë dhe ndryshe, kemi pasur edhe mospajtime, edhe polemika.

Polemika jonë më e njohur lidhej me çështjen e identitetit të shqiptarëve. Ishin mendime të ndryshme, argumente të ndryshme, këndvështrime të ndryshme mbi të njëjtën çështje themelore. Këto mospajtime nuk ishin personale; ato ishin intelektuale dhe kulturore. Megjithatë, siç ndodh ndonjëherë në jetën njerëzore, ato lanë pasoja edhe në raportin tonë personal. Shoqëria jonë u zbeh dhe rrugët tona, mjerisht, nuk u takuan më.

Sot, duke e kujtuar Ismail Kadarenë në 90-vjetorin e lindjes së tij, unë ndiej nevojë të theksoj diçka të rëndësishme: madhështia e tij si shkrimtar dhe rëndësia e tij historike për kulturën shqiptare janë përtej çdo mospajtimi. Letërsia nuk matet me pajtime apo mospajtime personale, por me thellësinë e mendimit, me fuqinë e gjuhës dhe me ndikimin e saj afatgjatë.

Ismail Kadare ishte dhe mbetet para së gjithash shkrimtar i kombit të vet. Ai e deshi Shqipërinë jo në mënyrë deklarative, por krijuese. Ai e deshi atë duke e shndërruar historinë, dramën dhe shpirtin shqiptar në letërsi të madhe.

Këtë vit, në muajin qershor, edhe unë do bëhem 90 vjeç. Është e pamundur të mos mendoj sa domethënëse dhe sa njerëzore do të kishte qenë po të ngrinim një dolli së bashku për këtë moshë të rrallë, për këto dy jetë të kaluara mes librave, polemikave, dashurisë për gjuhën dhe për kulturën shqiptare. Ndoshta kjo mbetet një peng i imi njerëzor, por jo një peng kulturor, qytetërues sepse dialogu ynë vazhdon nëpërmjet veprave tona.

Ismail Kadare sot nuk ka nevojë për lavde të rastit. Ai ka nevojë për lexim, rilexim dhe kuptim. Ai ka nevojë që vepra e tij të trajtohet me seriozitet shkencor dhe me ndjeshmëri kulturore. Brezat që vijnë mund ta lexojnë ndryshe, por gjithmonë do ta lexojnë. Dhe adhurojnë.

Ndarja e tij nga jeta, po rithem, është vetëm ndarje trupore. Emri, vepra dhe mendimi i tij, po rithem, janë të gjithmonshëm. Në këtë 90-vjetor të lindjes së tij, Ismail Kadare, po rithem, mbetet personalitet madhor historik i kulturës shqiptare, një nga figurat që do të vazhdojë të na sfidojë, të na shqetësojë dhe të na frymëzojë.

Të kujtoj me mall e nderim miku im, Ismail Kadare. Gjithmonësia jote në shpirtin e në mendjen time është gjithmonësi, përjetësi, amshim. Është gjithmonësi madhështore: është e kaluar, e sotme dhe e ardhme.

Rexhep Qosja Prishtinë, 28.1.2026

Photograph: Murdo Macleod/The Guardian, 2005

Alfabeti i kulturës demokratike
Nga Rexhep Qosja

1.

Kur shkatërrohen sistemet e vlerave të shoqërisë e të shtetit atëherë jeta bëhet jo vetëm e padurueshme por edhe e neveritshme. Të dhënat që e dëshmojnë këtë shkatërrim po shtohen gjithnjë e më shumë. Kur shumësia e këtyre të dhënave të jetë e dukshme edhe për sytë e atyre që nuk shikojnë edhe me mendje dhe të atyre që dinë të mendojnë vetëm me gojë, atëherë mund të ndodhë çka nuk mund të pritet. Këtë e ka dëshmuar fati i Perandorisë Romake dhe fati i Perandorisë Bizantine.

2.

Fati i tij, emrin e të cilit nuk po jua them kësaj here, e dëshmon plotësisht pohimin e Mahatma Gandit: “Së pari të injorojnë plotësisht; së dyti të përqeshin ditë e natë; së treti nuk lënë gjë pa thënë kundër teje, në fund, pas të parës, të dytës dhe të tretës herë ti del fitimtar, domethënë fiton.

3.

Kush e ka thënë i pari bukur e ka thënë: kurrë nuk mund t’i nënçmosh sa duhet e si duhet mendjen dhe shijen e atyre që gjithnjë dëshirojnë të tërhiqen zhagas për hunde!

4.

Ai është i mençur, ai është i talentuar, ai ka shumë përvojë politike e të përgjithshme, prandaj edhe e di, është i bindur se ekzistojnë kufizime shoqërore, politike, kulturore dhe historike që e përcaktojnë se çka mund të arrihet për një mandat të kryetarit. E me të arriturat vetëm gjatë një mandati masa nuk kënaqet. Për këtë arsye do t’i mobilizojë dijet e forcat që ato që s’ka arritur t’i realizojë në mandatin e parë t’i realizojë në të dytin. Ky është parim frytdhënës në demokraci, natyrisht në qoftë se nuk i dorëzohet korrupsionit.

5.

Është interesant, e tha me gojë dhe mandej e shkroi me dorë, se në histori kanë mbetur përgjithmonë të çmuar, jo ata që i ka ngritur por ata që i ka mohuar feja.

6.

Është thënë prej mendimtarëve të shekujve të ndryshëm se është i madh numri i sundimtarëve që kanë ardhur, që vijnë e që do të vijnë në pushtet me poshtërsi, që mbahen në pushtet në sajë të marrëzive të të tjerëve; që bien prej pushtetit kur iu mbushet mendja të huajve ndaj të cilëve ata ishin vazhdimisht puthadorës. Edhe ky është parim, qëndrim që e cilëson demokracinë.

7.

Njëra prej fjalive politike e shtetërore që zyrtarë e jozyrtarë e përsërisin shumë shpesh, në mbledhje zyrtare dhe jashtë tyre, është: të bëhemi Evropë. Nuk thonë të bëhemi Amerikë por Evropë sepse Evropën e kemi më afër dhe ua merr mendja se prej më të afërmit mësohemi më shpejt dhe si ai bëhemi më lehtë. Kur e thonë këtë fjali mendojnë të bëhemi si francezët, si anglezët, si italianët, si gjermanët. Asnjëri prej tyre nuk është dëgjuar të thotë: të bëhemi çka jemi. Prej asaj që kemi, prej asaj si jemi, të bëjmë të renë, të vlefshmen, të rëndësishmen, të dobishmen, të nevojshmen, të domosdoshmen, të dëshirueshmen, të bukurën, të gjithmonshmen. Dhe, ashtu do të bëhemi Evropë dhe do bëhemi Evropë sepse edhe Evropa do ta çmojë atë që kemi bërë dhe si e kemi bërë dhe nuk do të ngurrojë të na nderojë e të mësojë diçka edhe prej nesh.

8.

Mungesa e marrëveshjeve mes atyre që janë në pushtet dhe atyre që janë në opozitë sjell bredhjen e qeverisjeve mes autoritarizmit dhe demokracisë, në të vërtetë sjell përdorimin autokratik dhe totalitar të demokracisë!

9.

Korrupsioni, nepotizmi, privilegjet e ndryshme, të vogla e të mëdha të pushtetarëve e lodhin dhe e tendosin shoqërinë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht. Deri kur do të jetë kështu pa përgjigjen e duhur që do të duhej të jepte sovrani – populli, është vështirë të dihet dhe vështirë të thuhet.

Shkaktarët e kësaj tendosjeje, e kësaj lodhjeje nuk duan ta dinë se pasojat e privilegjeve të tyre një ditë mund të godasin në radhë të parë kokën e tyre!

10.

Imanuel Kanti: Obligimi që ka njeriu ndaj vetvetes më së shpeshti dhe më së shumti cenohet prej të kundërtës të së vërtetës: prej gënjeshtrës.

11.

Volfgang Gëte: Që njeriu të mund dhe të dijë të nderojë një personalitet edhe vetë do të duhej të jetë dikush e diçka.

12.

Mos e dhëntë Zoti që edhe unë të jem përkrahës i atij kryetaria a atij kryeministri që shpërfill, që cenon detyrën më të rëndësishme të një kryetari, të një kryeministri atdhetar: krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. Të tillë, kryetarët dhe kryeministrat, u krijojnë mundësi vetëm të vetëve!

13.

Në jetën tonë shoqërore, politike, kulturore, shëndetësore kur e kur mënjanohen pasojat, por zakonisht mbesin shkaqet!

Çka të thuhet për këtë mjeshtëri?

Mënjanimi i pasojave e i të këqijave duke i heshtur shkaqet është mjeshtëri demagogjike me të cilën mburren demagogët. Le t’i quajmë njerëz mendjepaktë dhe shpirtmjerë!

14.

Vjen në pushtet me poshtërsi, mbahet në pushtet në sajë të servilizmit dhe marrëzive të të tjerëve, kurse mënjanohet prej pushtetit kur u mbushet mendja të huajve që në jetët tona politike denjësohen me fjalën ndërkombëtarët.

15.

Madhështinë e popujve barbarët e matin me sasinë e armëve që kanë, tha mendimtari i dikurshëm evropian, kurse të qytetëruarit me sasinë, me cilësinë, me kuptimin, me domethënien, me vlerën e arteve, të shkencave, të filozofive.

16.

Një publicist i moshuar më tha, dhe njëkohësisht mu lut të mos ia shënoj emrin, se foltoret e sotme shqiptare do të ishte mirë, dhe do të ishte mirë sepse do të shpjegoheshin mirë paraqitjet, deklaratat, diskutimet, polemikat në to, sikur të quheshin me fjalën e huaj të përkthyer shqip lehore. Nuk jam i sigurt se gjuhëtarët do të pajtohen me këtë fjalë të re shqipe të krijuar prej përkthimit të fjalës latine, në të vërtetë italiane.

17.

Kultura është përmbajtje e trajtë e ekzistencës më të lartë historike.

Kultura, që moti thuhet e shkruhet, është identiteti i popullit; ajo ruan vlerat thelbësore të tij; ajo është shpirtësia e tij. Si shihet prej veprimtarisë së saj, Ministria e Kulturës e Kosovës sikur nuk kujdeset t’i dëshmojnë si duhet e sa duhet këto virtyte të Kulturës sonë.

18.

Vendimet politike janë më të bindshme, më të sigurta, në të çmuara në qoftë se bazohen në të dhëna që sjell hulumtimi shkencor.

Është e kuptueshme, prandaj, pse disa prej shteteve të mëdha, të mëdha në të gjitha pikëpamjet, kanë institute shkencore të cilat me veprimtarinë e tyre iu shërbejnë institucioneve shtetërore.

19.

Mendjepakti, e ka thënë një poet i madh evropian me prejardhje etiopiase, është gjithmonë lokal, derisa gjeniu është universal.

I njëjti krijues e ka thënë edhe këtë mendim: Gjení e ligësí nuk mund të bashkëjetojnë.

20.

Heshtja e intelektualëve në jetën shoqërore e politike është më e pamoralshme sesa dhuna e diktatorëve.

21.

Në jetën politike sot natyra dikujt ia ka marrë mendjen, dikujt sytë e ballit, dikujt veshët, dikujt fatin, kurse disa politikanëve ua ka marrë të gjitha këto.

22.

Kush harron apo e shpërfill historinë do të jetë i detyruar ta përsërisë të tillë çfarë ishte!

23.

Ministri frances Aleksis de Tokëvill, shumë shkurt ministër, në gjysmën e shekullit nëntëmbëdhjetë, ka thënë se më anë të votimit mund të triumfojnë edhe figurat më banale të kohës. Triumfet e këtilla në kohën e tij nuk ishin të rralla. E sot? Sot nuk do të jenë të rralla as në Evropën e madhe, thonë, e as në vende të tjera që kanë e që s’kanë kulturën evropiane për rregullimin demokratik të marrëdhënieve politike, shoqërore, kulturore, të përgjithshme. Si të parandalohen triumfet e këtilla në votime? Natyrisht, me sundimin e ligjit.

24.

Me politikën e tyre disa nga pushtetarët tonë të sotëm i kanë përmbysur kodet historike, demokratike, kulturore dhe sociale!

25.

Galileo i lavdishëm ka thënë se numri i atyre që i shpjegojnë drejt çështjet e vështira është shumë më i vogël se numri i atyre që i shpjegojnë gabimisht. Shpjegimi është si vrapimi. Një kalë arab do t’ia kalojë një grumbulli të gomarëve.

26.

Terrorizmi! Fatkeqësi e madhe për njeriun, shoqërinë dhe shtetin. Terrorizmi nuk rrezikon vetëm sigurinë siç po e trajtojnë zyrtarët sot, por edhe demografinë, qytetërimin e përbërës të tjerë të mëvetësisë së shtetit të sulmuar e të popullit të tij.

27.

Thuhet, por kjo që thuhet shpejt harrohet, se asgjë nuk e komprometon një pushtet sesa ai veten kur i shërben vetëm vetvetes.

28.

Historia do të duhej t’i mësonte njerëzit se rrezik më i madh se mbiçmimi është nënçmimi i armikut.

29.

Interesi kombëtar në politikë ndodh të vendoset mbi bazë të shtetit, mbi bazë të partisë dhe mbi bazë të kombit. Nuk ka dyshim se interesi kombëtar më së shumti shpërfillet e dëmtohet kur vendoset mbi bazë të partisë. Kur shikojmë dhe dëgjojmë se si sillen partitë e opozitës ndaj partisë apo partive që janë në pushtet bindemi se edhe sot e gjithë ditën interesat kombëtare vendosen mbi bazë të partisë. Dhe kështu e cenojnë interesin kombëtar.

30.

Mendimtari dhe politikani i lavdishëm Tomas Karlajl ka thënë dhe ka shkruar se Shekspiri vlen më shumë se krejt Mbretëria Britanike.

Pse jo? Mbretëria Britanike mund të shpërbëhet dhe mund të pushtohet prej ndonjë pushtuesi të çmendur, por veprat e Shekspirit as nuk mund t’i shpërbëjë, as nuk mund të asgjësojë dhe as nuk mund t’i pushtojë asnjë pushtues. Ato janë të papushtueshme dhe të paharrueshme. Mos do të thotë kjo se përkushtimi ndaj krijimtarisë shpirtërore duhet të jetë përkushtimi kryesor në çdo program shtetëror.

31.

Si po shihet sot dhe si është parë e dëgjuar edhe më herët kur e sundonte Shqipërinë, herë si kryeministër, herë si kryetar i shtetit e gjithnjë si kryetar i Partisë Demokratike, politika e tij përcaktohej prej shfrenimeve të pushtetshme të cilat as kultura dhe as etika nuk kanë mundur t’i ndalojnë e as t’i frenojnë. Dhe, s’po mund t’i frenojnë as sot. E kuptueshme. Ato nuk udhëhiqen nga vetëdija e ndërgjegjja.

32.

Në njëmendësinë politike e shtetërore shqiptare pushteti ekzekutiv vazhdon të jetë pushtet mbisundues. Dhe, si pasojë e këtij mbisundimi në njëmendësinë tonë politike e shtetërore nuk mund të ndërtohet demokraci e vërtetë. Po për këtë arsye në dy shtetet tona jurisprudenca nuk mund të ndërtohet si pushtet i tretë. Fatmirësisht në kohë të fundit në Shqipëri e në Kosovë, ajo, jurisprudenca, ka filluar të pavarësohet si pushtet i tretë.

33.

Në jetën shqiptare politike mund të dëgjohen zyrtarë të lartë të cilët sillen si perandori i Bizantit, Kodima, i cili thoshte: sundimtari ka të drejtë t’ua ndërrojë domethënien fjalëve. O sa fjala e zyrtarëve emetohet me domethënie të ndryshuar kur e kur edhe gramatikisht e sakatuar. Të shkretat fjalë e të shkretët dëgjues!

34.

Është thënë prej një vargu studiuesish tanë se përpjekjet kundër gjuhës standarde realizohen si përpjekje kundër identitetit kolektiv të shqiptarëve.

Është thënë prej shumë të tjerëve se përpjekjet për krijimin dhe njohjen e kombit kosovar realizohen si përpjekje kundër identitetit kolektiv të shqiptarëve.

Si të parat ashtu edhe të dytat janë përpjekje kundër Kombit shqiptar.

35.

Nuk është vështirë të bindet njeriu, që e përcjell gjendjen politike, shoqërore, shtetërore shqiptare se disa pjesëtarë të klasës politike më shumë mendojnë e përpiqen të marrin prej Shqipërisë e Kosovës sesa t’u japin atyre. Ajo që japin çmohet në mënyra të ndryshme, kurse ajo që marrin quhet korrupsion, ryshfet, plaçkitje, uzurpim, vjedhje e ku ta dimë si ndryshe.

36.

Konflikti i interesave midis të pushtetshmëve, në njërën anë, dhe të tjerëve, kryesisht të shpërfillurve, në anën tjetër, ende është i heshtur dhe i pashprehur. Do të vijë koha kur do të shprehet duke i sjellë pasoja të rënda njëmendësisë shoqërore e shpirtërore. E kuptueshme. Klasa politike i ka mjetet për atë uzurpim të interesave: i ka mediat që i shërbejnë, e ka policinë, i ka argatët e paemërtuar dhe i ka mjetet e tjera të ndryshme të kontrollit.

Shtresat e tjera, duke i përfshirë këtu edhe shtresën e intelektualëve, janë dhe mbeten të heshtura, të pranguara kryesisht për shkak të varfërisë!

37.

Populli shqiptar i ndarë në dy shtete sot për sot nuk ka fuqi biologjike, ekonomike, shpirtërore, qytetëruese, kulturore, për t’iu shmangur zvetënimit të identitetit të tij në Bashkimin Evropian. Ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e identitetit të tij nuk mund ta gjejë në Bashkimin e sotëm Evropian qoftë edhe për arsye se në të janë forcuar nacionalizmat e vjetër e po krijohen edhe nacionalizma të rinj.

Për këtë arsye bashkimi i dy shteteve shqiptare, i Shqipërisë e i Kosovës, të cilat vetëm ashtu të bashkuara mund të krijojnë e të zhvillojnë politikë të përbashkët, integruese, bëhet kusht për ruajtjen, zhvillimin dhe pasurimin e Identitetit kombëtar shqiptar në Bashkimin Evropian.

38.

Në kohën, në shoqërinë e në qytetërimin siç janë koha, shoqëria dhe qytetërimi i përtashëm është me rëndësi të dihet e të çmohet mendimi shumë domethënës i shkrimtarit të madh gjerman, Gëte, i shprehur shkurt: “Në disa kohë, për shkrime (për mendime e për vendime) karakteri është shumë më i rëndësishëm sesa talenti”.

39.

Disa njerëz i njohim, por kurrë nuk mund t’i kuptojmë plotësisht. Arsyeja është e thjeshtë. Na bëhen të pakuptueshëm me disa mendime të tyre. Një prej mendimeve të këtilla është mendimi për përkushtimin ndaj Evropës i quajtur evropianizmi. Evropianizmi i disa prej tyre, mjerisht, nuk bazohet në dashurinë ndaj Evropës por në urrejtjen dhe në përbuzjen e Lindjes, sidomos në urrejtjen dhe në përbuzjen e fesë islame. Le t’i mëshirojmë evropianistët e tillë të rrejshëm.

Përkushtimin ndaj Evropës disa nga ata tani kanë filluar ta plotësojnë e disa të tjerë ta ndërrojnë me Amerikën e amerikanizmin. Ata nuk e adhurojnë amerikanizmin për shkak të arriturave e vlerave të mëdha të SHBA-ve, për shkak të qytetërimit, kulturës, demokracisë liberale, shkencës me të cilën i sollën fryte të mëdha njerëzimit, por për shkak tjetër: për shkak se amerikanizmi, thonë, është më koniunktural, më i leverdishëm sesa evropianizmi.

40.

Politikani që nuk sheh përtej kthesës së parë dhe politikani që nuk e di se si do të jetë shteti, populli, kombi i tij pas njëzet vjetëve nuk kanë të drejtë etike të merren me politikë dhe të jenë zyrtarë shtetërorë. Ky është mësimi politik që Evropa ia ka dhuruar me kohë Botës.

Fragmente nga libri testamentar që do të botohet me titullin “Alfabeti i kulturës demokratike”.

Shikoni, dëgjoni, lexoni e mendoni
Nga Rexhep Qosja

1.

Slogani i parë: SHQIPËRIA NË RREZIK!

Slogani i dytë: KOMITETI I SHPËTIMIT KOMBËTAR!

Mes dy sloganeve: Ai, komandanti, që do ta drejtojë Komitetin e shpëtimit kombëtar në betejën për ta shpëtuar Shqipërinë!

Por, duhet bindur popullin, duhet bindur votuesit, duhet mbushur mendjen e shqiptarëve që të pajtohen me këto slogane luftarake për shpëtimin e Shqipërisë prej atij rreziku në të cilin e paska sjellë Qeveria e sotme shqiptare e ka sjellë Qeveria e djeshme shqiptare dje e do ta sjellë qeveria e ardhshme shqiptare nesër!!!

Cila është ajo gjuhë që do ta bindë popullin?

Çfarë përmbajtje ka?

Çfarë ndjenjash e çfarë mendimesh e stolisin atë gjuhë?

Çfarë ndjenjash e çfarë mendimesh u sjellin dëgjuesve të tyre bindjen që t’i dëgjojnë?

Shikojini shpëtimtarët, dëgjojini shpëtimtarët, prijësit e dy partive opozitare, lexojini fjalitë e tyre të shkruara në gazeta e të shqiptuara në televizione e në radio duke menduar se çka i sjellin Shqipërisë e çka Kosovës!

2.

Qeveria është kthyer në promovuese të krimit!

Kemi një kërcënim serioz për të ardhmen e Kombit!

Kryeministri ka kthyer monizmin në të gjitha format e persekutimit!

Sulmi kibernetik u krye nga serbët e rusët për të zhdukur gjurmët e krimeve të Kryeministrit!

Ai, kryeministri, nuk ka atdhe!

Kryeministri është shkelmues i interesave kombëtare!

Padroni i Kryeministrit tonë është kryetari serb Vuçiqi!

Na thuaj për çka je ti? Je skllav i Vuçiqit!

Je avokat i Vuçiqit!

Ai, kryeministri, nuk ka atdhe, i është përkushtuar vjedhjes!

Më i cituari në fjalimet e tij, të Kryeministrit shqiptar, është Vuçiqi!

Kryeministri e ka faktuar skllavërinë!

Me Greqinë Kryeministri e shiti Detin!

Për Kryeministrin s’ekzistojnë gjykata!

Trajektorja e kryeministrit nga batakçiu te vandali!

Kryeministri shkatërroi dhe shqeu Tiranën!

Kryeministri shkatërroi Tiranën në mënyrën më monstruoze!

Kjo qeveri di vetëm të vjedhë!

Kjo qeveri është një bandë kriminale!

Partia jonë do të bëjë gjithçka për ta rrëzuar këtë Qeveri! Siç bëri dje kur e rrëzoi atë qeveri!

Prioritet i saj krimi jo arsimi!

Mision i saj, shpopullimi i vendit!

Jemi në një betejë për ekzistencën e kombit tonë!

Kryeministri e ktheu administratën në sërë hajdutësh!

Taksat e qytetarëve po mbushin xhepat e Kryeministrit!

Qeveria ka asgjësuar plotësisht prokurorinë e gjykatat!

Gjithçka po bazohet në mashtrim e vjedhje!

Ai, kryeministri, po sillet si pushtues i shqiptarëve!

Militantët e tij po kryejnë krime pa fre!

Kryeministri i varur nga mafia ndërkombëtare!

Qeveria është një organizatë kriminale!

Kriza është faji i Kryeministrit dhe bandës së tij!

Ai, kryeministri, i sulmon kundërshtarët si i tërbuar!

Vrasjet në Shqipëri e porositësit nga Dubai!

Ai, Kryeministri, armik i shqiptarëve!

Shqipëria vendi më i rrezikshëm i Evropës!

Kryeministri është antishqiptar i rrezikshëm për kombin!

Ai është një hajdut, hipokrit, antishqiptar!

Kryeministri është një nga armiqtë kryesorë të Kosovës!

Ai është një shpresëvrasës masiv!

Në Kuvend po flet armiku më i madh i Kosovës!

Ai – thika pas shpine Kosovës!

Ai – një armik i egër i interesit kombëtar!

Hidheni në gjyq dhe kërkoni t’i bëhet testi i drogës!

Ai është hajduti më i rrezikshëm i të gjitha kohëve!

Do ia tregojmë vendin atij, pjellës më bastarde!

E shumë të tjera.

3.

Kjo është gjuhë e përçdomuajshme!

Kjo është gjuhë e përçdojavshme!

Kjo është gjuhë përçdoorëshe!

Kjo është gjuha e papushueshme kundër Kryeministrit e dy partive opozitare në Shqipërinë e sotme. E dy partive të sotme, të nesërme, të pasnesërme shqiptare!

Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj u drejtohen bashkëqytetarëve, bashkatdhetarëve, bashkështetarëve!

Kjo është gjuha me të cilën ata u drejtohen edhe ndërkombëtarëve!

Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj duan t’i përvetësojnë bashkëvendësit, bashkatdhetarët, bashkëqytetarët, bashkështetarët!

Kjo është gjuha me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bëjnë për vete e t’i çojnë kundër Qeverisë e rrjedhimisht edhe kundër shqiptarëve faktorët ndërkombëtarë!

Kjo është gjuhë me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bindin me çdo kusht bashkëvendësit dhe ndërkombëtarët që të besojnë në ato që predikojnë!

Kjo është gjuhë e urrejtjes!

Nuk duan të dinë, nuk lodhen aspak, nuk lodhen aspak sepse dëshirojnë shumë, shumë që me këtë gjuhë t’i mësojnë bashkëvendësit, që të urrejnë edhe sot si pardje, si dje e ndoshta edhe si nesër e pasnesër bashkëkombëtarët, bashkatdhetarët, bashkëqytetarët, bashkështetarët e vet të dijshëm, të pashëm, të suksesshëm si kryeministra!

Kjo është gjuhë me të cilën prodhuesit e saj duan t’i bëjnë ndërkombëtarët të mos e mirëtrajtojnë Shqipërinë në asnjë pikëpamje për arsye se e duron një pushtet të tillë, një qeveri të tillë, një kryeministër të tillë!

Qeveria nuk është e pastër siç paraqitet vetë, nuk është e pa gabime e pa teprime, e pa zmadhime, kur më pak e kur më shumë të dukshme, por me gjuhën e sipërthënë të opozitës nuk mund të flitet më në asnjë shtet me kulturë elementare politike.

A mund të dëgjohet edhe kund tjetër një gjuhë e këtillë?

A ka simotër kund tjetër kjo farë gjuhe sot?

Si të ketë e ku të ketë?

Në Evropë jo.

Në Ballkan jo.

Në SHBA jo, kurrë, kurrë!

Dhe as në Australi, Azi e Afrikë!

Kjo është gjuhë tepër e dëmshme dhe e rrezikshme që fyen, përul, bastardon kulturën politike shqiptare! Dhe, virtytet shqiptare në përgjithësi.

Megjithatë, kjo gjuhë e ka një paraardhëse pikërisht në Evropën. E paraardhëse e gjuhës së sotme mbizotëruese politike në Shqipërinë opozitare është gjuha, fashiste e kohës së Luftës së Dytë Botërore në Gjermani dhe në Itali.

Këtë gjuhë filozofët gjermanë e kanë studiuar dhe e kanë quajtur gjuhë e urrejtjes që i ka mësuar gjermanët të bëjnë krime duke urryer kundërshtarët politikë në Gjermani dhe të tjerë jashtë Gjermanisë.

Kjo është gjuhë që e fyen dhe e ndot shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar me sasi të mëdha, pamatshëm të mëdha, të urrejtjeve e të ndotësive të gjithfarëllojshme!

Si e dëgjojnë të heshtur, gojëkyçur këtë gjuhë përulëse, fyese, ndotëse, urrejtëse, numri më i madh i intelektualëve shqiptarë?!

Nuk duan të dinë prodhuesit e as dëgjuesit e heshtur të kësaj gjuhe fashiste, përplot gënjeshtra, shpifje, denoncime, poshtërime, ndotje, urrejtje se, si e ka thënë një gjeni evropian, “krim nuk është vetëm vrasja e njeriut, por edhe vrasja e të Vërtetës dhe e të Drejtës”.

4.

Meqenëse të gjitha këto fjali e shumë të tjera përplot urrejtje po dëgjohën në heshtje prej numrit më të madh të intelektualëve nuk mbetet tjetër pos lutjes së besimtarëve:

Shpëtoji Zot Shqipërinë e Kosovën prej gjuhës së urrejtjes që po prodhohet në disa nga partitë opozitare sot më shpesh, më zëshëm, me sasiorisht, më ndotësisht se kurrë më përpara në historinë politike shqiptare!

Shpëtoji Zot Shqipërinë dhe Kosovën prej gjuhës së urrejtjes e cila u përdor edhe në Ditën e madhe historike të samitit mes Prijësve të Bashkimit Evropian dhe Prijësve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me të cilën Evropa për herë të parë në historinë e saj nderoi njëzëshëm, gjithevropshëm shqiptarët e Shqipërinë, Shqipërinë gjatë, me shekuj, të keqshikuar e të keqtrajtuar prej saj, prej Evropës! Dhe, në vend se të ishte gjuhë e manifestimit të gëzueshëm të mirëpritjes e nderimit të mysafirëve të mbledhur në një samit të përbashkët me të cilën do të trajtohej përcaktueshëm e sotmja dhe e ardhmja e kësaj Pjese të Ballkanit, u bë gjuhë e protestës me të cilën, deshën s’deshën shqiptuesit e saj, u bë gjuhë urrejtëse e protestës, pra, në të cilën, pikërisht pse ishte gjuhë proteste e jo e manifestimit të gëzimit u cenua tradita e njohur e mikpritjes së lavdishme kombëtare shqiptare.

P.S.

Këtij vështrimi të shkruar në fillim të nëntorit tani iu shtua paragrafi i fundit për Samitin BE – Ballkani Perëndimor dhe për protestën e 6 dhjetorit 2022, si dhe të gjithë, të gjithë dhjetorët e ardhshëm që do të mund të “stolisen” me protesta si ajo e 6 dhjetorit 2022 tashmë e moskujtuar.

Vrasja e të vërtetës është krim
Nga Rexhep Qosja*

Dhjetëvjetori i gazetës së përditshme “Dita” është një përvjetor i rëndësishëm i gazetarisë dhe në përgjithësi i mediave në gjuhën shqipe në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo jetojnë shqiptarët sot në këtë botë të madhe e shumë të përbërë.

Të gjithë atyre vetjeve që e përgatisin këtë gazetë, që e bëjnë të mundshme daljen e saj në dritë ashtu siç e shohim se po del – investuesit Alban Dabulla, drejtuesit Adrian Thano,  kolegjiumit me Bedri Islami, Fatos Tarifa, Shaban Murati, Viktor Malaj e Janush Bugajski, gazetarëve të përhershëm dhe gazetarëve të kohëpaskohshëm të saj, studiuesve shkencorë, publicistëve e intelektualëve të tjerë krijues shqiptarë Alfred Moisiu, Emil Lafe, Ksenofon Krisafi, Gjovalin Shkurtaj, Marenglen Kasmi, Miranda Vickers, Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Peter Lucas, Shaqir Vukaj, Shefkije Islamaj, Xhelal Gjeçovi, Xhevat Lloshi, Xhejms Petifer, etj shkrimet, intervistat, deklaratat e të cilëve i lexojmë në “Dita”, ua uroj këtë përvjetor shumë të rëndësishëm.

Me nderim kujtohen autorët e Ditës, që kanë shkuar, Andrea Stefani, Arben Duka, Moikomi ynë i veçantë, Nasho Jorgaqi e Ymer Minxhozi.

Ata e kanë pasuruar Ditën e përmes saj krejt gazetarinë shqiptare me ide, me mendime, me tema e çështje për të cilat kanë shkruar a folur në faqet e saj. Ata e kanë rritur kulturën e komunikimeve kombëtare shqiptare dhe e kanë bërë Ditën gazetë moderne.

Ua uroj dhjetë vjetorin me dëshirën që “Dita” të ketë jetë sa më të gjatë e më të pasur dhe lexuesve të saj kudo qofshin ata t’u dhurojë edhe dhjetëvjetorë të tjerë.

“Dita” bën pjesë ndër gazetat që priten me interesim prej shumë lexuesve, në radhë të parë për arsye, se, kureshtjes së tyre politike, shoqërore, kulturore, kombëtare, iu përgjigjet me çështjet e temat që trajtohen.

Por, lexohet Dita edhe për veçanësinë e saj të pamjes. Faqen e saj të parë “Dita” e ka shumë tërheqëse – tërheqëse me pamjen origjinale dhe tërheqëse me rëndësinë e përmbajtjes së shkrimit që veçohet, që paraqitet, paralajmërohet a shquhet në atë faqe.

Me paraqitjen e çështjes kryesore politike, shoqërore, kulturore, kombëtare, e përtashme a historike që trajton gazeta, në anën e djathtë të së cilës paraqitet ilustrimi a fotografia e çështjes apo fotografia ose karikatura e protagonistit të asaj çështjeje – “Dita” i bën për vete, duke i bërë lexues shikuesit e saj.

Mua si lexues dhe bashkëpunëtor i “Ditës” sa veçanësia e pamjes artistike të saj, më intereson pamja e jetës shqiptare që paraqitet në përmbajtjet e sipërthëna. E quaj Ditën gazetën që dëshiroj ta shikoj dhe ta lexoj në radhë të parë. Dhe, dëshiroj ta shikoj e ta lexoj sepse në të trajtohen tema, ngjarje, dukuri, probleme, të mira e të këqija, personazhe a protagonistë që e vlen të trajtohen.

“Dita” është gazetë me shikime të gjera e të thella përkushtuar trajtimit të së përtashmes, të së shkuarës dhe të së ardhmes së shoqërisë shqiptare. Ajo me shkrimet e saj ndëshkon të këqijat politike, shoqërore, kulturore, morale e pavarësisht a quhen korrupsion, nepotizëm, padrejtësi, vjedhje, plaçkitje, gënjeshtër, mashtrim, poshtërsi apo ndryshe, më sofistikueshëm, më durueshëm, më mashtrueshëm; të gjitha i ndëshkon me shkrimet e autorëve të saj të përhershëm apo të bashkëpunëtorëve të kohëpaskohshëm, të vetëdijshëm se ato të këqija janë pengesë e madhe për zhvillimin e shoqërisë shqiptare, të demokracisë së saj, të kulturës dhe të qytetërimit shqiptar.

Nuk mund të mos e them se shkrimet që ia kam çuar “Ditës”, të shpeshtën e herëve me kërkesën e publicistit të saj zëqartë Xhevdet Shehut, pavarësisht sa të matura e sa të ashpra kanë qenë, kurrë nuk më janë censuruar. Besoj as të tjerëve.

Për “Ditën” mund të thuhen edhe shumë fjalë të tjera të mira, dhe prej kundërshtarëve edhe ndonjë vërejtje, që humb, s’duket mes të mirave.

“Dita” i është përkushtuar mbrojtjes së të Vërtetës dhe së të Drejtës në shoqërinë shqiptare: në të përtashmen, në të kaluarën dhe në të ardhmen e saj. Në vazhdimësi me përkushtim, me parimësi, me vendosmëri, me atdhetarizëm ka mbrojtur dhe mbron interesat e popullit shqiptar.

Dhe, duke iu përkushtuar mbrojtjes së këtyre vlerave madhore në sajë të vetëdijes së atyre që e bëjnë “Ditën” të dalë në dritë, – ajo, “Dita”, na tregon se, – si e kanë thënë gjenitë e lashtësisë kulturore evropiane: krim nuk është vetëm vrasja e njeriut, po krim është edhe vrasja e së Vërtetës dhe e së Drejtës, që aq shpesh po vriten në shoqërinë tonë të sotme e, sidomos, në politikën, në ekonominë, në arsimin e lartë, në partitë, në institucionet e ndryshme politike.

Po vriten të Vërtetat dhe të Drejtat sidomos qe një kohë prej atyre që, ditë e natë, shihen në televizione, dëgjohen në radio e televizione, lexohen në gazeta duke e shpallur Shqipërinë të rrezikuar dhe duke e krijuar Komitetin e Shpëtimit Kombëtar për ta shpëtuar Shqipërinë prej atij rreziku, që i vjen prej kujt? Prej kujt? Ata, prijësit e Komitetit të Shpëtimit Kombëtar, ata s’mund ta thonë të vërtetën se prej kujt i vjen Shqipërisë ai rrezik!

E ai rrezik Shqipërisë sot i vjen pikërisht prej atyre “shpëtimtarëve”, atyre dy prijësve, komandantëve të “Komitetit të Shpëtimit Kombëtar”: të cilët po e çajnë e përçajnë, po e turbullojnë fort turbullueshëm Shqipërinë, po e rrezikojnë Shqipërinë me gjuhën e tyre plot fyerje, përulje, përçmime, mashtrime, denoncime, gënjeshtra, urrejtje, urrejtje ndaj qeverisë shqiptare, ndaj shtetit shqiptar, rrjedhimisht edhe ndaj shqiptarëve.

Dhe, duke e përulur e përtokur ashtu me aso gjuhe politike dinjitetin e kulturës politike e të qytetërimit shqiptar para shqiptarëve e sidomos para ndërkombëtarëve.

Uroj që të vijnë ditë më të mira për shqiptarët e shtetet shqiptare, ditë kur gazeta “Dita” e gazetat e tjera normale nuk do të kenë nevojë t’iu dalin në krahë kaq fuqishëm të Vërtetës, e të Drejtës, ditë kur e Vërteta e jo gënjeshtra dhe e Drejta e jo padrejtësia do të bëhen jeta e shqiptarëve kudo janë.

Shënim i Kryeredaktorit:

Në 1 nëntor 2012 doli në qarkullim numri i parë i gazetës Dita. Pak vetë e dinë që ishte një projekt afatshkurtër. Por tre muaj pas botimit ishte gazeta më e lexuar në vend. Ndaj mbeti.

Këtë 1 nëntor Dita mbush dekadën. Është një gazetë atipike, e padëshiruar nga sistemi. Shkaqet pse është e tillë janë disa, nuk është sot koha për t’u thelluar këtu.

Dita është gazetë e njerëzve të mirë. Liria është arsyeja pse sot ajo vuan vështirësi të shumta. Si shërbyese, do kishte patur një fat tjetër, të begatë.

Ka një grup shqiptarësh, dhe jo i vogël, të cilët kanë hyrë në pazar me të keqen. Ata mendojnë që duke siguruar një llokmë për vete do kenë imunitet nga e keqja që ka zaptuar Shqipërinë. Por, pazari nuk e zhduk të vërtetën e gjendjes së Shqipërisë.

Shumica e popullit sot beson se të jesh i ndershëm në Shqipëri është diçka e kotë. A nuk ju duket kjo, e rëndë?

Dita mëton, si ata që e lexojnë, një Shqipëri tjetër. Shpresa për një Shqipëri të re duhet të nisë duke i bërë varrin të kalburës, të sëmurës.

Faleminderit profesor Qoses për letrën që na ka dërguar dhe ditë të mbarë, të keni të gjithë, këtë 1 nëntor.

*Shkrimi, me rastin e 10 vjetorit të gazetës “DITA”

Moshatarët e tij enden spitaleve, Berisha po tollovit shqiptarët për t’u rikthyer sundues autoritar
Nga Rexhep Qosja

Megjithëse në moshën kur moshanikët e tij (Sali Berishës) enden korridoreve të spitaleve me fashikuj në duar plot diagnoza e dokumente të tjera mjekësore, ai po i bën këto beteja politike dhe që gati një vit po i tollovit shqiptarët në Shqipëri e Kosovë, unë, pas qindra e qindra faqeve të shkruara kundër politikës së tij, do të shkruaj tani një panegjirik për të: për energjitë e tij, për demagogjitë e tij artistike, për mendimet e tij të qarta, buçitëse, të sistemuara, të tejpërtej dëgjuara.

E di se me atë panegjirik nuk do ta shpëtoj prej veprimit kundër vetvetes, por unë do të përpiqem ta bëj të amshueshëm në historinë shqiptare përplot të Papritura e Fatkeqësi.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, i cili, në emrin e SHBA-së, e shpalli person të padëshiruar në SHBA dhe po sillet e po vepron si të mos ishte i shpallur i tillë! Dhe, në këtë betejë angazhoi edhe avokat francez, edhe gkykatës francez! Edhe shtet tjetër!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër ambasadores amerikane në Tiranë, Juri Kim! Dhe, me këtë betejë politike kundër ambasadores amerikane, ai në të vërtetë po bën betejë politike kundër SHBA-së duke mos menduar aspak se SHBA me UÇK-në dhe me NATO-n jo vetëm ndalën gjenocidin që bënte Serbia e Millosheviqit duke dëbuar afro 1 milion shqiptarë prej Kosovës, por edhe e çliroi Kosovën prej okupimit shekullor serb duke e bërë çka është sot: shtet i lirë e i pavarur.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë që ia mohoi veprimtarinë pasi u shpall person i padëshiruar në SHBA! Dhe, e “filloi” këtë betejë politike me puç partiak!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër krijesës së tij politike, birit të tij politik, kryetarit të PDSH-së, Lulëzim Basha, të cilin më në fund e detyroi të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të PDSH-së.

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike për t’u dëgjuar zëri dhe mendimi i tij si dikur! Dhe, po i dëgjohen!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike kundër bashkëpartiakëve të padëgjueshëmdhe krijoi parti të re të quajtur, çfarë çudie, kur Shtëpia e Lirisë, e kur Foltorja!

E filloi dhe po e vazhdon betejën politike, po bën çmos, s’po lë gur e dru pa lëvizur, për ta fituar atë betejë politike kundër kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, Edi Rama, duke çuar në këmbë kundër tij të rinj e të moshuar, gra e burra, me pretekst ngritjen e çmimeve të shportës e të naftës megjithëse ai, Edi Rama, nuk ishte ngritësi i tyre!

E filloi dhe po i vazhdon të gjitha këto beteja politike për Shqipërinë Autoritare në të cilën do të jetë çka ishte, shumë vite, dikur – sundues autoritar.

Pse të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen në Shqipëri e Kosovë?
Nga Rexhep Qosja

Kjo vepër i kushtohet pakënaqësisë, mund të thuhet, madje, dëshpërimit që ka populli shqiptar sot ndaj politikës së

brendshme të oligarkisë politike të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila të këqijat e shumta dhe dështimet e rënda po përpiqet t’i fshehë pas politikës së jashtme.

Pse mund të thuhet kështu? Në politikën shqiptare të fundit të shekullit njëzet dhe të fillimit të shekullit njëzet e një, përpos një numri të vogël individësh, do të gjenden shumë mendje të ngushta me pak a aspak kulturë politike, me pak a aspak mendje historike, me pak a aspak dije për organizim shtetëror, me pak a aspak qartëpamje për sfidat e së ardhmes, kurse disa prej tyre edhe me jetëshkrime politike pothuaj të komprometuara për gjendjen, qëllimet dhe vlerat e kohës së re.

Liria me të cilën na ndriçoi fillimshekulli premtues, prej pushtetarëve të ndryshëm do të kuptohet në mënyra shumë të ndryshme, duke e dëshmuar atë mençurinë e të urtëve evropianë se lirinë më lehtë e fitojmë se ç’dimë ta përdorim. Në këtë fillimshekulli për shumëçka nuk kemi menduar kur do të duhej të kishim menduar, prandaj shumëçka nuk do të dimë, që do të duhej tashmë ta dinim.

Nuk kemi menduar se, siç e kanë thënë të tjerë para meje, liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të diturve; prej dikujt për të urrejtur; prej dikujt në radhë të parë për të gënjyer e prej dikujt për të sharë e për të fyer të madh e të vogël, burra e gra!

Dhe për shumëçka tjetër. Nuk kemi ditur se demokracia, sidomos ajo e shtetit që nuk është bërë ende shtet i së drejtës, por i shtetit që është ende shtet i pushtetarëve, që shtetin e shikojnë pafytyrshëm si shtëpinë e tyre private, demokracia bëhet e pafuqishme ndaj shumë të këqijave.

Nuk kemi ditur dhe, natyrisht, nuk kemi pritur se tribunat e quajtura demokratike do të mund të jenë të pushtuara jo

vetëm për diskutime të kulturuara, të argumentuara, me të cilat paraqiten dhe mbrohen e drejta dhe e vërteta, por edhe për ulërima parahistorike të disa prijësve partiakë, të cilët për të mirën e përgjithshme mendojnë sa për borën e parvjetme!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se sovrani – populli shqiptar nuk do të mund të bëjë asgjë, bash asgjë, për të penguar primitivizmin, arrogancën, pangopësinë, korrupsionin, nepotizmin e klasës politike dhe plaçkitjen e

vjedhjen e pasurisë kombëtare nga ana e saj! Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se partitë politike në vend se forca politike, që mendojnë se si dhe se sa do ta ndryshojnë për të mirë shoqërinë, do të bëhen firma që mendojnë se sa do të pasurohen vetë dhe se sa do të pasurohen udhëheqjet e tyre!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se klasa e mesme, pa mendjen e së cilës asnjë shoqëri dhe asnjë shtet nuk mund të gjejë as gjedhen e duhur të qeverisjes së sotme, as të ardhmërisë vërtet premtuese, do të jetë kaq e shpërfillur, madje, kaq e mosduruar prej klasës politike, prej klasës politike të pajisur pamoralshëm me magjistratura e me doktorata në sajë të mjerimit shpirtëror të pjesës së korruptuar materialisht dhe moralisht të kësaj shtrese të mesme!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se pushtetarë të rendit të parë pushtetar do të shfrytëzojnë korrupsionin e

nepotizmin për interesa të ndryshme vetjake, do të zhvasin pasuritë kombëtare, do të bëjnë uzurpime të ndryshme, do të shfrytëzojnë konfliktin e interesit e, megjithatë, do të mbesin të pandëshkuar e të pandëshkueshëm si cezarët në Perandorinë Romake e despotët në despotitë orientale! Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se edhe mbas turpit

me të cilin e kishin shënuar përgjithmonë veten Esat Toptani dhe Ahmet Zogolli duke i falur tokë kombëtare e sovranitet kombëtar pushtuesit serb dhe malazez, do të kemi aq pushtetarë, dhe aq çerekintelektualë, dhe aq çerekakademikë, që pa aspak brejtje të ndërgjegjes do t’i falin Greqisë tokë e dete të Shqipërisë e do t’i falin Malit të Zi tokë të Kosovës, duke cenuar kështu jo vetëm pasuritë natyrore po edhe sigurinë e tyre!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se oligarkia politike e Kosovës do t’i shpallë të vjetruara pas tre vjetësh krimet ekonomike dhe krimet e bëra me konflikt të interesit dhe do t’i shpallë ashtu, të vjetruara, për të shpëtuar vetë, me trabantët e vetë, prej ndëshkimeve prej të cilave ligjet e demokracisë kurrë s’do t’i lenin të shpëtojnë.

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur se Njëmendësia jonë do të jetë e shënuar, o sa dëshpërueshëm: prej përmbysjes intelektuale, prej mjerimit ekonomik dhe prej rënies morale, që do t’i nxisin shqiptarët më masivisht se kurrë në historinë e tyre që të kërkojnë shpëtim në Botë!

Nuk kemi ditur dhe nuk kemi pritur që ish të burgosurit politikë, aq vetëflijues dikur, do të heshtin siç po heshtin, kryevarur, do të bëhen të shurdhër siç po bëhen, kryevarur, ndaj ë këqijave të shumta, të gjithfarëllojshme, ndaj padrejtësive, ndaj shpifjeve, gënjeshtrave, mashtrimeve, korrupsionit, nepotizmit, krimeve të ndryshme politike dhe materiale të oligarkisë së sotme politike të Kosovës!

Kanë harruar të thonë çka është tepër e rëndësishme të thuhet sot: Mjaft më! Por…? Por…? Por…?

Por tani po shihet se larg më të shumta se ato shpresat që kemi ditur dhe se ato shpresat që kemi pritur janë ato të këqijat për të cilat as nuk kemi ditur as nuk kemi pritur se do të na dalin, se do të shumohen siç janë shumuar në këtë Njëmendësinë tonë! Pse, megjithatë, të gjitha këto të papritura, të gjitha këto të këqija janë bërë e po bëhen, kanë ndodhur e po ndodhin në Kosovë dhe në Shqipëri? Pse? Pse? Pse? Pse? – do të provoj të tregojë në krerët vijues të librit.

*Fragmente nga parathenia e librit “Pushteti i korruptuar – protagonistet dhe viktimat”, 2016

Rexhep Qose: Për të gjithë e jo vetëm për veten
Për kujtesën historike dhe rëndësinë e së cilës, kur sot konfirmohet natyrshëm ekzistenca e jo më të një shteti shqiptar, por dy të tillë, Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Lufta e “Vlorës”, ajo e vitit 1920, qëndron në piemontin e sakrificave sublime autentike të kombit tonë! Luftë e cila ka rëndësi jetike sa dhe vetë etniciteti ynë kombëtar!

Mbi këtë aksiomë lapidar, në kuadër të 100 vjetorit të kësaj lufte, inaugurimit të shtatores dhe muzeut të Heroit të Popullit “Selam Musa Salaria”, në fshatin e tij të lindjes, nën kujdesin disa vjeçar të z. Gramoz Ruçi, qoftë si atdhetar e qoftë si bir i këtij fshati, ne si Shoqatë Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, organizuam për pjesëmarrjen e figurave më të spikatura intelektuale dhe ish-ushtarakëve të lartë të Luftës së Kosovës.

Sigurisht, për t’i dhënë këtij evenimenti vendin e merituar në histori, përmes anëtarit të kryesisë sonë, ish-Gjeneralit të UÇK-së z. Kudusi Lama, arritëm të “përfitojmë” krenari legjitime me kredenciale të merituara pjesëmarrjen historike, përmes një fjalimi brilant, të Akademikut, eruditit prof. dr. Rexhep Qosja. (Kryetari i Shoqatës A.I.B.K Av. Genc Llakaj)

Fjalimi i plotë e Rexhep Qoses:

Të dashur e të nderuar miq e kolegë,

Vëllezër e motra,

Përshëndetje për të gjithë ju!

I falënderoj organizuesit e këtij solemniteti – Shoqatën Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar, Shoqatën Atdhetare Kulturore LABËRIA dhe Shoqatën SALARIA.

I falënderoj për nderimin që më kanë bërë duke më ftuar për të marrë pjesë në solemnitetin e inaugurimit të shtatores dhe të Muzeut Historik të Heroit legjendar Selam Musai.

Ky është nderim që e pasuron jetën e të nderuarit, por ky është nderim që njëkohësisht e obligon të nderuarin: e obligon për të ruajtur përgjithmonë në mendimoren e tij përkushtimin atdhetar ndaj Selam Musait, që u sakrifikua në luftën kundër atyre shteteve që në vitin 1912 bënë shumë përpjekje për të mos lejuar krijimin e Shqipërisë, kurse në vitin 1920 për të realizuar shpërbërjen e saj!

Por, i penguar prej gjendjes shëndetësore dhe kushteve që u krijuan nga pandemia e virusit korona, për të qenë me ju në solemnitet, unë ju kërkoj mirëkuptim pse mosardhjen time e zëvendësoj me disa fjalë me të cilat shpreh bindjen se inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait përmban porosi të rëndësishme, domethënëse e larghedhëse për shoqërinë, për politikën dhe për kulturën shqiptare sot. Jetojmë në një kohë, për ne historike, që na solli disa gjasa: gjasa për t’u bërë subjekt politik i rëndësishëm në Ballkan dhe madje në Evropë.

Na u dhuruan në këtë kohë gjasa për të shëruar disa nga plagët historike që e vështirësuan gjatë, gjatë, jetën tonë. Në përpjekjet për shërimin e tyre u flijuan rilindësit tonë e mes tyre edhe Selam Musai i lavdishëm. Por, a jemi mjaftueshëm të vetëdijshëm për këto gjasa historike? Përgjigjja ime është: mjerisht jo, jo edhe ata që do të duhej para gjithë të tjerëve të ishin të vetëdijshëm për këto gjasa.

Për këtë arsye shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë dhe kudo jetojnë tjetër ndiejnë nevojë që të flitet për të gjitha. E, nuk po flitet. Janë lënë pjesërisht a tërësisht në harresë periudha historike, ngjarje, bëma, veprime, vlera. Janë lënë në harresë pjesërisht ose tërësisht ngjarje historike dhe të përtashme, veprimtari historike dhe të përtashme, të arritura historike e të përtashme, vepra historike dhe të përtashme, që përbëjnë identitetin tonë, që sigurojnë vazhdimësinë tonë në hapësirat në të cilat jemi dhe kemi të drejtë etnike e historike.

Në vend të të gjitha këtyre, syve tanë dhe veshëve tanë u paraqiten pa pushim mbi të gjitha të tashmet politike: ngjarje politike, të rëndësishme e të parëndësishme, veprimtari politike të rëndësishme e të parëndësishme, merita politike të rëndësishme e të parëndësishme, vepra politike të rëndësishme e të parëndësishme, që janë sot e do të harrohen nesër!

Dhe, kështu politika është bërë përmbajtja kryesore, kur e kur e vetme e vëmendjes sonë, që prodhuesit e saj duan ta bëjnë përcaktuese të vetme të vendimores sonë. Për arsyen e sipërthënë, shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, shqiptarët kudo jetojnë sot, ndiejnë nevojë që t’u flitet edhe për të gjithë. E nuk po iu flitet! Gjatë 24 orëve të ditës e të natës atyre po iu flasin njerëz të politikës dhe po iu flitet për njerëz të politikës.

Prej mëngjesit të sotëm e deri në mëngjesin e nesërm, domethënë plot 24 orë, syve të tyre në televizionet tona iu paraqiten vetëm njerëz të politikës! Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë!

Në mediet tona, në televizionet tona, nuk shihen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit dhe nukdëgjohen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit profesorët, historianët, albanologët, inxhinierët, arkitektët, shkrimtarët, krijuesit e arteve të ndryshme, mamitë, lehonat me foshnjet e tyre, studentët, as një varg veprimtarësh, mjeshtrish të tjerë, puna e të cilëve e përbën dhe e pasuron jetën tonë.

Jemi të gjykuar e të dënuar të shohim vetëm veprimtari e turrahi politike, të shohim vetëm politikanë e të dëgjojmë vetëm për politikanë! Ata janë personalitete të ditës e të natës e të vitit! Ata janë prej mediave të tyre të shpallur personalitete me ndikimin më të madh në Shqipëri e në Kosovë! Dhe, personalitetet me përfitim më të madh për propaganduesit e tyre!

Ata, njerëzit e sotëm politikë dhe mediat në shërbim të tyre, janë bërë shpërfillës, nënçmues të të gjitha të tjerave dhe të të gjithë të tjerëve!

Dhe kështu e kanë varfëruar, e kanë saharizuar jetën tonë shoqërore e kulturore duke e bërë vetëm të një përmase: vetëm të përmasës politike! Deri kur? E thashë në fillim të kësajfjale se fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli në të cilin jemi na kanë sjellë gjasa historike për t’ushëruar prej plagëve shumë dhembjesjellëse të së kaluarës e për t’u bërë subjekt i rëndësishëm politik, shoqëror, kulturor, historik në Ballkan dhe, madje, në Europë. Por, për sendërtimin e këtyre gjasave duhet të bëhet ajo që nuk po bëhet.

Dhe nuk po bëhet prej atyre që do të duhej ta bënin: nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar. Për arsyet e sipërthëna inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait, në të vërtetë vendosmëria, burrëria, etika dhe sakrifica e tij më nxitën të kërkoj çka kërkova: që popullit shqiptar t’i flitet për të gjitha, që përbëjnë historinë dhe për tashësinë tonë dhe njëkohësisht për të gjithë, që i takojnë së djeshmes, së sotmes dhe së ardhmes sonë. Dhe, të çlirohet prej atyre që po e pengojnë sendërtimin e kësaj të drejte të patjetërsueshme të tij.

Dhe, të jetë i qeverisur jo si sot – prej atyre që kuptim dhe qëllim të parë të pushtetit të tyre kanë postet e privilegjet e veta, të mirat e vetes e të të vetëve, por që të jetë i qeverisur prej atyre që do të mendojnë për popullin, që do të flasin për popullin, që do të punojnë për popullin, që të mirat e përgjithshme do të jenë kuptimi dhe qëllimi i qeverisjes së tyre demokratike. Demokratike.

Shkove para kohe!
Nga Rexhep Qosja

Moikom, Moikom! Na le! Na le papritmas! Na le shpejt! Nuk e prisnim shkuarjen tënde! Më trondite me këtë shkuarje të papritur!

Shumica prej nesh, miqve tu, që ishim më të moshuar se ti, dhe jo vetëm pse ishim më të moshuar ishim kandidatë për t’u bërë para teje “deputetë” të atij parlamenti në të cilin e përfundojnë jetën të gjithë njerëzit, që kanë hyrë në këtë jetë. Ti nuk kishe drojën prej atij parlamenti. Në kujtesën tënde madhështore kishte zënë vend të përhershëm edhe mendimi i filozofit Imanuel Kant: vdekjes më së shumti i frikësohen njerëzit e parëndësishëm.

I dashur Moikom, Ti nuk iu frikësove në asnjë çast vdekjes. Dhe për arsyen se nuk iu frikësove vdekjes punove deri në ditën e fundit, punove ditë e natë, pa u lodhur, pa menduar se njeriu mund të vdesë edhe prej punës së pandërprerë mendore, se: mund të vdesësh e mund të të vdesin!

Ti, Moikom i dashur, ishe i rëndësishëm, shumë i rëndësishëm, për shumë arsye. Ishe i rëndësishëm pse kishe dhunti të madhe krijuese.

Dhuntinë tënde të madhe krijuese e shquanin dy prirje të jashtëzakonshme: prirja poetike e shprehur edhe në eseistiken tënde shumë të shquar cilësisht dhe shumë të madhe vëllimisht edhe në studimet tua shkencore e arkeologjike.

Ti Moikom miku im, ishe i rëndësishëm sepse kishe shumë dije. Më shumë se asnjë intelektual, më shumë se asnjë krijues tjetër, më shumë se asnjë shkrimtar e asnjë studiues tjetër shqiptar.

Ti ishe jo një enciklopedi e gjallë si të quanin shumica e kolegëve, mes të cilëve ashtu të kam quajtur edhe unë, ti ishe më shumë se aq! Ti ishe bibliotekë e madhe kombëtare e botërore.

Duke i lexuar shkrimet tua, duke i lexuar veprat tua, ne, shumica e lexuesve tu, kemi mësuar shumë prej teje dhe kemi mësuar shumë prej teje qoftë edhe pse dijet tua thuheshin në mënyra të reja që s’thuhen ashtu në shkrimet e në veprat e krijuesve të tjerë të kohës tënde.

Ti, Moikom, ishe i veçantë, shumë i rëndësishëm si i veçantë, sepse nuk ishe si ne të tjerët, sepse dalloje prej nesh, dalloje me dhuntinë, dalloje me mbamendjen e jashtëzakonshme, dalloje me shpirtësinë e gjithanshme, dalloje me thellësinë mendimore e kuptimore, dalloje me shprehjen, dhe dalloje me estetikën dhe me figurshmërinë e asaj shprehjeje.

Për arsye se ishe ndryshe prej të tjerëve, se dalloje prej të tjerëve, unë kisha kënaqësinë të të fusja në “Antologjinë e lirikës shqipe”, të ribotuar në vitin 1979, kur ti s’kishe më shumë se 30 vjet, e në të cilën ishin përfshirë gjithsej tridhjetë e një poetë lirikë shqiptarë.

Çka do Moikom Zeqo aq i ri në antologjinë e lirikës shqipe më pyesnin kolegë, studiues të letërsisë dhe poetë të përfshirë në atë antologji. Moikom Zeqo ti ishe aty, në këtë antologji, sepse dalloje prej të gjithëve, e antologjitë duhet të jenë vepra jo të autorëve që me mendime e shprehje i shëmbëllejnë njëri tjetrit, por vepra në të cilat përfaqësohen autorë që me mendime e me shprehje dallojnë prej njëri tjetrit, përgjigjesha.

Megjithëse aq i rëndësishëm, megjithëse aq i veçantë, megjithëse aq shumë rrezatues me mbamendjen tënde, me mendimoren tënde, me veprën tënde në jetën kulturore shqiptare, megjithëse poet e studiues njëkohësisht, ti shkove përgjithmonë duke mos gëzuar njohjet që meritonin dhuntia dhe krijimtaria jote prej atyre institucioneve shtetërore dhe shkencore e artistike, që janë të shpallura të ligjshme për t’ua dhuruar atyre që i meritojnë këto njohje.

Ti, Moikom ishe i rëndësishëm, ishe shumë i rëndësishëm, sepse rëndësia e dhuntisë sate, rëndësia e krijimtarisë sate nuk varej prej njohjeve zyrtare po prej teje, – prej asaj dhuntie dhe prej asaj krijimtarie.

Të kemi mbetur borxh edhe ne, kolegët e miqtë, por në Panteon nuk e çojnë krijuesin njohjet, në Panteon e çojnë krijuesin Dhuntia e tij, Vepra e tij, pasuria e Shpirtësisë së tij, rëndësia e përgjithshme e Mendimores së tij. E vepra jote do të nderonte çdo institucion të dijes e të artit.

E ti Moikom prej sot do të jesh i vendosur përgjithmonë në Panteonin e historisë së popullit shqiptar.

Lavdia jote historike, Moikom, le të jetë ngushëllim për bashkëshorten tënde, për fëmijët e tu, për kolegët tu të Akademisë Shqiptare të Arteve e të Shkencave anëtar i së cilës ishe, për të gjithë lexuesit tu të cilët aq shumë të deshën e të nderuan.

Çfarë kanë shqiptarët e që nuk e ka Evropa?
Nga Rexhep Qosja

Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” i televizionit Top Channel, shumë i rëndësishëm që për Shqipërinë e për shqiptarët të mësohet edhe çka s’ dihet sa duhet e ndoshta as si duhet, më nxiti sot të them edhe atë që e kam shkruar para disa vitesh, rikujton sot akademiku Rexhep Qosja.

Evropa ka shumë e shumëçka që s’e kanë pasur kurrë dhe as nuk e kanë sot shqiptarët. Por, shqiptarët kanë pasur dhe kanë diçka që Evropa s’e ka pasur kurrë dhe s’e ka as sot.

Evropa ka pasur dhe ka mirëqenie të madhe lëndore e kulturore. Por, shqiptarët kanë pasur e kanë dy madhështi të jashtëzakonshme shpirtërore: kanë dy familje të mëdha që vunë themelet e dy shteteve të tyre të sotme.

Shqiptarët kanë familjen madhështore të Frashëriotëve kanë:

Abdyl Frashërin – diplomatin dhe shtetarin e madh, që me diplomacinë dhe me politikën e tij shtetare bëri Shqipërinë e ardhshme.

Naim Frashërin – vëllanë e tij, poetin e madh kombëtar, që bëri veprën e madhe poetike e historike të Kombit shqiptar e të Shqipërisë së sotme e të ardhshme.

Sami Frashërin – vëllanë e Abdylit e Naimit, ideologun e madh kombëtar, i cili bëri programin kombëtar sipas të cilit u ndërtua Shqipëria, shteti i ardhshëm kombëtar shqiptar.

Evropa ka shumë e shumëçka që s’e kanë pasur kurrë dhe s’e kanë ende shqiptarët, por shqiptarët kanë familjen e madhe, historike të Jasharajve: kanë kryefamiljarin e madh Shaban Jasharin dhe të bijtë e tij, heronjtë e lavdishëm, Adem dhe Hamëz Jasharin me anëtarët e familjeve të tyre.

Evropa ka pasur e ka shumëçka që s’e kanë pasur shqiptarët, por shqiptarët, ja, kanë dy familje të mëdha që me emrat e tyre, me sakrificat e tyre madhështore, me etikën e tyre vunë themelet e shtetit të tyre: familjen e Frashëriotëve me tre bijtë e saj: Abdylin, Naimin e Samiun dhe familjen e Jasharajve që me sakrificën e lavdishme, heroike të të gjithë anëtarëve të saj me të rinj e të vjetër, me të vegjël e të mëdhenj – të kryefamiljarit, të bijve, të bijave, të grave, të nipërve e të mbesave e vunë jetën në themelet e shtetit të ardhshëm të Kosovës, në të vërtetë të Kosovës së bashkuar me Shqipërinë.

Shqiptarët s’kanë pasur e s’kanë ende shumëçka që jetën e evropianëve e bën të pasur, të mirëqenë; por shqiptarët kanë diçka që s’e ka pasur dhe s’e ka Evropa e madhe e cila aq përparim i ka sjellë njerëzimit me mendjen e saj: s’e ka madhështinë e dy familjeve shqiptare të cilat me sakrificat e tyre të lavdishme vunë themelet shpirtërore, ideologjike, morale, kombëtare të Kombit të tyre siç janë Frashëriotët dhe Jasharajt.

Evropa, pra, ka shumë e shumëçka që e bën të dalluar në krejt Botën, por Evropa nuk ka pasur kurrë e nuk ka as sot tre vëllezër siç ishin e janë Abdyl, Naim e Sami Frashëri, të cilët idealin e tyre madhështor “të bëjmë shqiptarin e të bëjmë Shqipërinë” e bënë njëmendësi.

Evropa, pra, ka shumë e shumëçka që e bën të dalluar në krejt Botën, por Evropa nuk e ka pasur kurrë dhe nuk e ka as sot një familje të madhe historike që për Kombin e vet u sakrifikua njëkohësisht, njëherësh, aq vendosmërisht, aq etikisht, aq madhërishëm siç u sakrifikuan Adem dhe Hamëz Jashari me familjen e tyre.

Kjo është e veçanta e madhe, e lavdishme, madhështore me të cilën shqiptarët bëhen të veçantë me historinë e të veçantë me dinjitetin në historinë e përbashkët evropiane./koha.net