Panajot Barka – JavaNews.al

Fondet e fshehta të huaja në Shqipëri dhe retorika anti-greke
Nga Prof.asoc. Panajot Barka

“Skandali” i financimit të mediave dhe gazetarëve shqiptarë, apo dhe të Kishës Ortodokse nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke, në rastin më të mirë përbën treguesin e qartë se në Shqipëri interesimi për të patur me Greqinë nje realitet marrëdhëniesh të acaruara është sfidues.

Së pari, për “skandali” përbën lajm fakti i publikimit. Pra përbën një realitet të njohur që nga lashtësia në marrëdhënje dypaleshe dhe shumëpaleshe. Në këtë kuptim edhe në Shqipëri, ashtu si në Greqi, Itali, Turqi, akoma dhe në SHBA, Rusi, Kinë etj derdhen para të kësaj natyre nga vende apo institucione të tjera të huaja që duan të përmirësojnë apo të risin ndikimin e tyre me forma nga më rezultative për ta. Kuptohet që një nga kanalet më të preferuara e zenë medjat. Ky reralitet dhe ky qellim nënkupton dhe paratë e shumta që rrjedhin nga Shqipëria, drejt Greqisë e që me kalimin e kohës janë më të prekshme (sidomos në sektorë më të qenësishëm se medjat).

Së dyti, çuditërisht parët e ardhura nga Greqia “nga fondet e fshehta të Ministrisë së Jashtme greke” (institucion zyrtar shtetëror) u ngjajnë arrave që bëjnë zhurmë në enën e bakërt që ushqen ndjenjën e nacionalizmin në formën antihelenizmit në Shqipëri. Ndërsa po e njëjta formë parash që vijnë në Shqipëri nga Turqia, vendet arabe, Italia, SHBA etj u ngjajnë fiqve, që nuk bëjnë zhurmë. Nuk bëjnë zhurmë dhe as provokojnë thirrje patriotike apo për rreziqe përmanente për integritetin e shqiptarëve paratë që vijnë nga organizata terroriste, ato që financojnë ekstremizmin fetar, armiqësinë me fqinjët etj. Në Shqipëri përbën sekret publik financimi i medjave të njohura në vend, i politikaneve, i ministrave, i universiteteve private, i sekteve fetare nga shtete të ndryshme apo dhe nga organizata të dyshimta dhe ato gëzojnë paprekshmeri absolute dhe respekt maksimal. Dëgjohen prej tyre teza dhe thirrje që venë në dyshim fontamentin e historisë së popullit shqiptar dhe po këto klane bertitngrenës i kanë kardhashë e vellamër!

Së treti, zhurma nacionaliste në Shqipëri për financimet greke të kësaj forme, nuk duhet lidhur me publikimin e këtij fakti, pasi në një menyrë apo një tjetër përbën, thamë, fenomen të njohur. Publikimi në përgjithësi (pa emra konkrete) i këtyre financimeve ishte pasojë e demokracisë pa kufi që manifestohet shpesh në Greqi, e cila kursesi nuk mund të justifikojë luftën dhe përplasjet e brendshme në qeverinë greke. Fakti që u publikuan financimet që lidhen me dy fronte të angazhimeve më të mëdha personale të ish ministrit të Jashtëm (Shqipërisë dhe ish R J të Maqedonisë) të konsideruara për të të suksesshme, e vërteton këtë kongluzion.

Nga ana e vet zhurma patriotike në Shqipëri mirret kryesisht me faktin e publikimt në Greqi të këtyre të dhenave dhe jo me kërkesën për emrat apo subjektet kongrete përfituese në Shqipëri dhe si u përdorën ato. (Ashtu si në Greqi nuk bëhet fjalë se sa justifikuan qëllimin për të cilin u dhanë këto para, por mirren me faktin që pse u dhanë). Askund dhe prej askujt në Shqipëri nuk thuhet qoftë edhe një gjysëm fakt se si këto financime greke dëmtuan interesat e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar! (Ndërkohë që ka me dhjetra fakte të tjera se si interesat e të tretëve e kanë marrë shpesh peng fatin e popullit shqiptar.)

Pra, mjegulla përbën mundësinë më të mirë për një zhurmë patriotike sipas efektit të iluzionit optik dhe jo reralitetit konkret. Vetpërmbajtjen për të mos kërkuar apo publikuar emra konkrete, kuptohet, lidhet me faktin se një gjë e tillë do të shkaktonte një reaksion zinxhirë pa kufi akuzash e kunderakuzash nga ku do të rezultonin fole të shumta të bëra pis nga financime të fshehta të vendeve dhe

organizatave të ndryshme. Pavarësisht se pati nga ata që për të mbuluar vetën si konsumatorë të mëdhenj të fondeve të tilla veprojnë sipas fjalës së urtë që hajduti bërtet kapeni hajdutin

Së katërti. Mjegulla për të cilin flasim ka edhe një qëllim tjetër më të rrezikshëm. Duke u nisur nga imazhi i krijuar në Shqipëri lidhur me fonde të fshehta, para të pista, para që ushqejnë krimin etj dhe roli apo qëllimi i tyre, bërtitngrenësit e tyre duan të justifikojnë ose t’i japin “një argument të fortë” nacionalizmit të tyre të identifikuar si antihelenizëm. Ata kërkojnë të abuzojnë me paqartësinë e opinionit publik shqiptar, ose të intokrinuar nga sistemi komunist, për të indentifikuar tani shtetin grek (dhe jo sillogjet apo organizatat ekstremiste) me idetë aneksioniste ndaj Shqipërisë sipas modelit hoxhist.

Së pesti. Bërtingrenisit e financimeve të fshehta të huaja ngatërrojnë qëllimisht destinacionin e këtyre financimeve greke me ato të burimeve të tjera. Siç pohojnë dhe vet kundërshtuesit e financimeve “të fshehta” greke, qëllimi i tyre është përmirësimi i imazhit të Greqisë në Shqipëri. Kjo, aq sa është e vërtetë, aq është dhe e pranueshme dhe e ndërshme. Ky pohim zbulon nga ana tjetër faktin se dikush po financon struktura të ndryshme në Shqipëri për të prishur imazhin e Greqisë këtu. Të tretë paguajnë si për të forcuar praninë e tyre të paqenë në Shqipëri, ashtu dhe për të menjanuar dhe shkëputur marrëdhëniet diakronike kulturore midis dy popujve, shqiptarë dhe grekë. (Kush po e varferon dhe i prish identitetin monumenenteve kulturore në jug të vendit?) Paguajnë për mosarritje marrëdhëniesh të interesit strategjikë midis dy vendeve, (flet qartë lufta epike e politizimit nacionalist për marrëveshjen e detit). Paguajnë që të mbahet në këmbë një histori e shtrembëruar midis dy popujve. Paguajnë që të pengojnë integrimin e emigranteve shqiptarë në shoqërinë greke, paguajnë që të mbahen në këmbë histori nacionaliste të paqena….!

Në këtë ngatërresë të qëllimshme bërtingrenësit e financimeve të fshehta nuk arrijnë të venë re (nuk i lenë, ndoshta se janë pjesë e tyre) përmasat e financimeve të “fshehta” të tjerëve në krahasim me ato greke. Janë si bualli me milingonën. Dhe këtu qëndron paradoksi tjetër. Frika e buallit!!

Së gjashti. Mendoj se një e drejtë që u takon kritikuesve në Greqi të përdorimit të fondeve të fshehta të Ministrisë së Puneve të Jashtme të Greqisë, është fakti i efektivitetit të tyre në Shqipëri. Ka abuzim dhe korrupsion, apo frikë dhe ngurim përballë antihelenizmit ekstrem në medja dhe opinion publik të kultivuar nga bërtitngrenësit e fondeve nga kanale të fshehta?!

Eshtë një fakt që flet shumë. Imazhi i Greqisë dhe i helemnizmit në sistemin medjatik, bibliografik dhe të rjetëve sociale, në mos është me shpatulla prej muri, është i mënjanuar, ndërkohë që ka një imazh tjetër, atë që ngrenë përditë kondaktet dhe marrëdhëniet e sotme njerëzore dhe historia midis dy popujve.

Çfarë do të ndodhte nëse shtohet dhe në këto struktura kondaktet në muzikë, në arte, në letërsi, midis dy popujve. Përse nuk përkrahen iniciatorët në këtë drejtim nga të dy anët? Çfarë do të ndodhte nëse do të kishim më shumë informacion pozitiv nga Greqia në të cilën banon një e treta e popullsisë aktive të Shqipërisë? A nuk do të ishte kjo një mundësi për integrimin e tyre më të mirë në shqoqërinë greke dhe një mundësi me shumë për të ruajtur identitetin e tyre atje?

Nëse pranohet p.sh akuza se kisha ortodokse shqiptare financohet edhe nga Greqia, a nuk duhet duhet falenderuar populli grek se kontribuon për ngritjen e të gjithë infrastrukturës së kësaj kishe që nga themelet, si kishë e re ortodokse shqiptare, ndërkohë që trashëgimia fetare ortodoksenë vend që mban vulën greke lëjohet të shkatërrohet?

Përse nuk mbahet i njëjti qëndrim armiqësor edhe ndaj investimit të Ankarasë për xhaminë më të madhe në Ballkan në qëndër të Tiranës, apo për qindra xhami të tjera anëkand vendit, apo për investimet e Vatikanit për kishën katolike?!

Shkruar për TemA

Kriza turke, “Kriza Lindore” dhe i“Sëmuri i Bosforit”
Nga Panajot Barka*

Vendosmeria i Erdoganit për të ushqyer optimizmin se përshkallëzimi i krizës turke nuk do ta gjunjëzojë atë, nuk lidhet aq me referencat nacionaliste të brendshme në ligjerimin politik të Presidentit turk, se sa me taktikat e tij për ta eksportuar krizën, sidomos drejt Balkanit dhe Evropës JL. Dallohen tre nivele kryesore.

Së pari. Kërcenimet dhe retorika luftarake ndaj Greqisë, anëtare e NATO-s dhe e BE-së. Konfliktualiteti turk fitoi një dimesion tjetër në pengësat në Mesdhe ndaj shoqërive shumëkombëshe nga më të fuqishme në botë në kërkimet e tyre për hidrokarbure.  Me këtë sjellje Ankaraja dukej se kërkonte të baraspeshonte kërcenimet për cenimet e integritetit të vet territorial, sidomos nga ana e kufirit të luftës. Ndërkohë që kjo retorikë shkonte paralelisht me investimet shumëplanëshe të saj në vende të ndryshme të Ballkanit në funksion të idesë së neotomanizmit.

Së dyti. Kërcenimi i Evropës me eksportimin e numrit të madhë të refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet ndërluftuese në kufinjtë e saj. Ky realitet nuk ka nëvojë për komente, pasi përbën prekshëm një minë njerëzore destabilizuese për vetë Evropën.

Së treti dhe ndoshta më i rendësishëm. Turqia po shndërrohet në një pol, sidomos në Evropën JL, nëpërmjet të cilit demonstrohen se fundi interesat e kundërta, apo dhe të ndryshme midis fuqive vendimarrëse në botë, si SHBA, BE, Rusi, Angli. Këtë rol po ia afirmon Turqisë përplasja e saj me SHBA-në.

Analiza më e thjeshtë tregon se kemi një riciklim, kuptohet në kushte të tjera të të njëjtit realitet të fillimit të shekullit XIX, i njohur ndryshe në Kongresin e Veronës 1822 si Kriza Lindore. Për më shumë se gjysëm shekulli fuqitë e mëdha evropiane të kohës, Austrohungaria, Franca, Anglia dhe Rusia shmangnin përplasjen e interesave të tyre në lidhje me territorët evropiane të P. Otomane, në Mesdhe dhe Detin e zi, duke respektuar “integritetin territorial” të saj. Po ashtu në emër të këtyre interesave, ato u kundërviheshin përpjekjeve të popujve për çlirim nga zgjedha Otomane. (Spikatin qëndrimet e Rusisë, e cila për qëllimet e veta perandorake nxiste popujt me besim të homogjen në luftë kundër P. Otomane dhe sapo realizonte qëllimet e veta i braktiste në hakmarrjen e egër të sulltaneve. – rast i përseritur ai i popullin grek madje edhe gjatë vendimit të tij për nisjen e revolucionit me 1821.

Nga ana tjetër, Fuqitë e Mëdha arrinin marrëveshje të njëanshme me Portën e Lartë, për të penguar ambicjet territoriale të ndonjërës prej tyre në kurriz të P. Otomane, ose hynin në luftë midis tyre për të garantuar status quo-n e P. Turke në pjesën e saj evropiane. Rastin më ekstrem përbën ndërhyrja angleze, në shkurt të 1878, për të penguar ushtritë ruse të pushtonin Konstandinopojën. Kur P. Otomane u bë i “semuri i Bosforit” Fuqitë e Mëdha nxitën shpërbërjen finale të P.Otomane dhe me flamur krishterimin skicuan hartën e shtëteve kombe sipas interesave të tyre, hartë që do ta ndryshonin sa herë që raportet dhe interesat midis tyre ndryshonin, por veç me luftë dhe shkatërrime të përmasave botërore.

Turqia, në vitet e ndryshimit të sisteve politike në Evropën JL, vitet 90’ të shekullit të kaluar, tregoi se posedonte dhe ushtronte një strategji dhe taktikë perandorake. Që në këtë periudhë filloi të zgjojë, të rigjenorojë dhe bashkojë, në bazë të homogjenitetit fetar mysliman, segmentet e shthurura të ish Perandorisë Otomane, trashëgimtare e së cilës Turqia është. Këto segmente me shtrirje gati në të gjitha vendet e Evropës JL, i shërbyen në vijim strukturës së ideologjisë neotomane të Ankarasë me presidentin Erndogan të shpallë me 2015 bregdetin shqiptar të Adriatikut si skajin perendimor të perandorisë Neotomane. Njëkohësisht arriti të ruaj epersinë e dukshme  ndaj faktorëve të tjerë të botës islame që treguan interes dhe investuan po këtu.

Burokracia evropiane e pushtuar nge euforizmi i globalizmit me bazë multikulturën dhe multireligjonizmin nuk tregoi ndonjë shqetësim ndaj këtyre zhvillimeve.

Sot, pavarësisht se nuk tregohen kuptohen qartazi arsyet e përplasjes së Shtëpisë së Bardhë me aletaten e kahërshme, Turqinë. Njëkohësisht në sfidat Erdogan ndaj SHBA duhet llogaritur prapavija e marrëdhënieve të tij me Moskën. Kuptohet, që për kthesen e madhe nga “armiq” në “miq”, Putin-Erdogan, nuk shërbeu sfida turke në rrezimin e avionit luftarak rus. Ajo, përbën një rast klasik i përseritjes së historisë së marrëdhënieve të tyre. Brenda një shekulli zhvilluan dhjetë luftra epike dhe arriten po aq marrëveshje paqeje. Gjithëçka për të ruajtur dhe zgjeruar interesat e atëhershme perandorake ndaj të treteve. Në kendveshtrimin e ri duhet venë re hapësira që Putin i krijoi Erdoganit në Beograd, ku ky i fundit nëpërmjet investimeve të premtuara shpreson në unifikimin e gjeografisë së ndikimit shumëplanesh në Ballkan nga Bullgaria në Bosnjë.

Me pikë referimi Turqinë, nisen së fundi të shfaqen dhe përplasjet apo diferencimet  e heshtura, midis BE-së apo vendeve të fuqishme të saj nga njera anë dhe SHBA-ve nga ana tjetër, të cilat nuk janë thjeshtë të karakterit ekonomik, por edhe të aspektit gjeopolitik dhe ushtarak. Kohët e fundit presidenteti Tramp p.sh i bëri më të dukshme pretendimet amerikane në fushën ekonomike dhe tregtare ndaj BE-së,  duke provokuar veçanerisht Gjermaninë, ndërsa së fundmi, presidenti francez Makron i propozon Evropës së bashkuar një strategji sigurie autonome (me kuptimin që të mos mbështetet vetëm te SHBA). Njëkohësisht kërkoi një bashkëpunim strategjik me Rusinë, që flet për hapjen e parë evropiane që para fillimit të luftës së ftohtë.

Shtetet evropiane, të cilat nuk mund të injorojnë faktin se një Turqi e destabilizuar përbën rrezik për Evropën, apo rolin e Turqisë në problemin e refugjatëve, apo realitetin se në Turqi dhe nëpërmjet saj zhvillohen interesa ekonomike të rendësishme të tyre, kërkojnë të ndihmojnë Turqinë për të kapërcyer krizën e vet të përkeqësur kohët e fundit nga qëndrimi amerikan. E para u shpreh pro kësaj ndihme supërfuqia ekonomike evropiane, Gjermania, e cila herë pas herë u ndie e bezdisur nga qëndrimet amerikane. (Ministri gjerman i ekonomisë viziton në shtator Ankaranë) Në këtë kontekst vjen dhe zbutja e marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë që u duk veçanërisht me lirimin e papritur të dy ushtarakeve grekë të arestuar në kushte misterioze e të mbajtur në burgjet turke pa asnjë akuzë për muaj me radhë.

Problemi fiton një dimesion më të mbrehtë në rastin e kërkesës “për rregullimin paqësor” të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e trajtuar shpesh si një çeshtje loklae midis tyre. Terminologjia e përdorur përbën në esencë një indikator gjumëndjellës në përvojën e hidhur të Evropës së ndryshimi i kufijve kërkon gjak, dmth luftë, kur dihet se pasojat e këtyre luftrave historikisht i kanë paguar shumë shtrentjë popujt e Evropës. Ndërkohë, kur bëhet fjalë për Ballkanin, përveç faktit se historia ka mesazhet e veta të hidhura presupozon një reaksion zinhirë, shumë të ndërlikuar dhe të rrezikshëm, të cilën fuqitë evropiane njohin mirë pasi vetë e gatuan për herë të fundit para 70 vjetëve.  Pavarësisht kumteve në deklarimet e Thaçit në Kosovë se vendimi diku është marrë, Evropa tregon vendosmeri kundër këtij hapi. SHBA tregon me qëndrimet e veta se është pro këtij procesi. Kërkesa e Thaçit për ta shtruar zyrtarisht çeshtjen në instancat e BE-së dhe për pjesëmarrjen e SHBA-ve në bisedimet e tij me Vuçiç me ndërmjetësinë e BE-së, vërteton më së miri qëndrimin e paleve për këtë problem. Nga ana tjetër në heshtjen e Rusisë duhet lëxuar pritja për krijimin e një precedenti të ri që do të justifikonte pretendimet e veta për ndryshim kufijsh në territore të interesit rus. Ndërsa në heshtjen e Turqisë duhet parë endrra për krijimin e teritoreve të pastra të ndikimit të vet sipas dogmës së neotomanizmit. Pra kemi rishfaqjen bashkë të të Sëmurit të Bosforit në Krizën Lindore. Që do të thotë se Turqia, aq sa mund të përfitojë nga nëvoja e fuqive të mëdha për të shmangur nëpërmjet rolit të saj përplasjen e hapur të interesave të tyre (sipas logjikës së Krizës Lindore) aq mund të paguajë haraçin e ambicjeve të veta të ideve neotomaniste, sipas ndëshkimit të të Semurit të Bosforit.

Në këto zhvillime Shqipëria si shtet dhe faktori shqiptar në përgjithësi fitojnë një peshë specifike me rendësi. Por ky rol, në kushtet e një ekulibri shumë të veshtirë, mund të shndërrohet në thikë me shumë presa. Tirana, duke lëjuar pa arsye të qenësishme një numër xhamish që tejkalojnë shujmë numrin e periudhës Otomane, i dha Shqipërisë, në pamjen nga lart, identitetin e një vendi islamik. Bashkë me ndikimin e gjithanshëm turk në vend importoi dhe kontradiktat e brendshme të Turqisë dhe ndikimin tjetër arab,ndërsa në nivele të ndryshme, shpesh të rendësishme, shfaqen dhe ndikime të tjera, duke përfshirë dhe ato ruse. Ndërkohë, ka shpallur partner strategjik SHBA, të cileve, përsa i përket fatit historik të shqiptarëve u ka dhenë vend prioritar absolut. Njëkohësisht ka shpallur si prioritet parësor integrimin e vendit në BE.

Kuptohet lehtësisht veshtirësia, në kufijtë e së pamundurës të Shqipërisë për të manaxhuar në favor të një roli gjeopolitik me sens perendimor këto interesa aq pak konverguese. Aq me shumë kur megalidhea e qarqeve të saj nacionaliste ripërterihet e përputhur me zotërime shqiptare në ish territorët e pushtuara nga P. Otomane dhe për pasojë sipas formatit të dogmës neotomane.

*Titulli origjinal eshte ‘Kriza turke dhe rishfaqja e njekohshme ne Evropë e “Krizës Lindore” dhe e të “Sëmurit te Bosforit”’

Sa i vërtetë është sinqeriteti i Tiranës në dialogun me Athinën
Nga Panajot Barka

Bisedimet greko-shqiptare, ku palet pranojnë përmirësimin e admirueshëm të marrëdhënieve bilaterale, po shoqërohen ditët e fundit, vëçanërisht në Shqipëri me reagime të shumta dhe të ashpra. Lëximi i kujdesshëm i tyre lëjon të kuptosh se bëhet fjalë për një “shqetësim” bezdisës në disa plane dhe pavarësisht se nga pikëpamja parimore është non sens të kundërshtosh përmiresimin e marrëdhënieve.

Pika e ujit që shkaktoi derdhjen e gotës në këto zhvillime ishte deklarata e Kryeministrit grek A. Cipras pas takimit në Davos me Kryeministrin Rama për përparim të admirueshëm pozitiv në marrëdhëniet greko-shqiptare, duke lene hapur të kuptohet se Greqia nuk do te bëhet pengesë për Shqipërinë në hapjen e negociatave të vendit kandidat në BE. Duke njohur sado pak natyrën e kryeministrit grek, historine e ballafaqimeve të tij epike me të fortet e BE-së, kupton se entusiazmi i tij me Ramën lidhet me ndërrimin e kursit të Ramës nga kryesues i nacionalizmit antigrek në bashkëbisedues për zgjidhjen e çeshtjeve të tilla si marrëveshja e detit, e cila kishte ngecur për arsye të nënshtrimit të logjikës së interesit të përbashkët tek nacionalizmi i semure, apo për interes të të treteve !

Në fakt artikulimi nga ta dyja palët për një zgjidhje të marrëveshjës së detit, (qoftë edhe pse i paqartë, ashtu si mbajtja sekret i brendisë së të gjitha bisedimeve), i ka shndëruar dialogun dypalësh në ballafaqim të tensionuar të brendshëm.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm Grek se gjeti gjuhën e përbashkët me Tiranën për zgjerimin e vijës së ujrave territoriale të Greqisë në 12 milje, konsiderohet në Shqipëri si një tradhëti më të madhe se ajo e 2009. (!) Në fakt zbatimi praktik i interpretimeve në Shqipëri, nuk mund të ndodh për shka të distancave më të vogla midis brigjeve të të dy vendeve. Ndersa, duket se egziston një konceptim tjetër, për të cilin Tirana hesht dhe Greqia nuk jep shpjegime.

Në qarqe të ndryshme greke kjo konsiderohet si një tërheqje pa takt të qeverisë greke. Argumentohet si marrëveshje e re, e cila do të kënaq pretendimet e Tiranës për “padrejtësitë ndaj saj” në marrëveshjën e 2009, ndërkohë që ajo nuk cenonte interesat shqiptare në asnjë drejtim; se kjo marrëveshje “e re”, mund t’i kalojë Shqipërisë sipërfaqe deti që i takojnë Greqisë; dhe ajo që ka më shumë rendësi politike dhe kombëtare, thuhet në Greqi, pretendimet shqiptare ngjasojnë si dy pika uji me ato turke në detin Egje dhe një tërheqje e tillë nga pala greke do të krijojë precedentë të rrezikshëm edhe me Turqinë.

Në fakt, nëse pretendimet vërtetohen, kjo më shumë duhet konsideruar si një terheqje greke për t’i krijuar mundësi Ramës për të shpetuar nga ngërçi që vet ia krijoi vetës me Gjykatën Kushtetuese, për marrëveshjen e 2009ës,  pasi pavarësisht vendimit të kësaj Gjykate, i respektueshëm në parim, përmbajtja e tij nuk ka asnjë argument dhe fakt që të mundësojë marrjen e këtij vendimi.

Momenti i dytë që duhet dalluar në realitetin e bisedimeve, është ekspasioni medjatik i vet protagonisteve në bisedime, sidomos nga pala shqiptare, për të bindur publikun për drejtësinë e qëndrimeve të tyre, të cilat mbahen edhe sekret edhe publikohen. Eshtë për të venë re këtu se pala shqiptare i mëshon argumentit të përfitimit të Shqipërisë nga këto bisedime, duke anashkaluar ose shpërfillur parimin e interesit reciprok.

Elementi tjetër sfidues i këtyre bisedimeve është fakti që përpjekja për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve po shnëdrrohet reciprokisht në problem të brendshëm politik ose etnik të çdo vendi. Kjo i ka detyruar palët të bëjnë lëshime njera tjetrës, si fakte për të bindur kundërshtarët se ndryshku po shkundet.

Kjo tregon se ajo që deklarohet për dialog të sinqertë dhe përparim spektakolar në marrëdhëniet midis dy vendeve nuk përbën realitet. Dhe nuk mund të ndodh ndryshe kur dihet se pikënisjet e secilës palë në këtë dialog janë krejt e ndryshme nga njëra-tjetra, pikënisje që në fund të fundit, pavarësisht nga taktikat, derivojnë në strategji të ndryshme dhe të kundërta.

Pala greke u nis nga pozita e superioritetit që i jep statusi i vet në strukturat euroatlandike dhe me synimin që të zgjidh problemet me fqinjët cilatdo qofshin ato. Ajo shpreson se një lëvizje e tillë, së bashku me sinjalet pozitive për daljën nga kriza e stërgjatur ekonomike, do t’i sigurojnë një avantazh rolit të vet në Ballkan. Nga ana tjetër shpreson se me këtë mënyrë do t’i heq nga dora çdo armë fqinjëve, sidomos Shqipërisë, në lidhje me ambicjet dhe retorikën nacionaliste.

Pala shqiptare u nis nga pozita thellësisht nacionaliste, që kishte si frymëzim antihelenizmin, të inspiruar shpesh personalisht nga kryeministri. Kjo përbën për palën shqiptare një piruetë dhe nuk është e vështirë për të kuptuar se lidhet me qëllime afat shkurtëra politike të Tiranës, siç është hapja e negociatave të vendit kandidat për në BE, proces në të cilin edhe Rama e ka provuar se faktori Greqi është i rendësishëm. Në fakt bëhet fjalë për një qëllim strategjik të vendit, por që qeverisë i duhet me urgjencë si një kartë suksesi, të rritjes së kredibilitetit të renë në publik dhe çarmatosjës së opozitës në ashpërsimin e luftës politike.  Këtu duhet kërkuar edhe një nga arsyet e ashpërsimit të debatit për rezultatet e bisedimeve dypalëshe.

Në këtë prizëm, Tirana, të paktën në ligjerim medjatik, përpiqet nga njëra anë t’i tregojë palës greke se klima e mirëbesimit është e dhenë. Nga ana tjetër t’i mbush mendjen opinionit publik vendas se nuk bën asnjë lëshim apo devijim nga rruga e egocentrizmit nacionalist. Varësia nga kjo mendesi nuk është thjeshtë se e bën më të ndjeshme ndaj presionit të brendshëm. Por i imponojnë mashtrime të tilla që çuan palën greke, të arrijë brenda muajit të mjaltit midis tyre, të përgënjeshtrojë zyrtarisht Tiranën dha ta këshillojë atë të ketë kujdes .(!) (Rasti i pretendimit nga Tirana se pjesë e bisedimeve është edhe problemi çam).

Një qëndrim i tillë abuzues krijon nga ana tjetër një precedent jo pak të rrezikshëm. Vetë Kryeministri, ministri i EPJ, apo dhe faktorë të tjerë pranë tyre, po trumbëtojnë më të madhe se arritje të tilla siç është abrogimi i ligjit të luftës i palës greke, (pavarësisht nga formula që do të zgjidhet, që edhe për palën shqiptare të quhet i abroguar ligji i saj i luftës së qërshorit të 1940), do të çojë në përfitime të mëdha pasurore dhe monetare të qytetarëve shqiptarë që arrijnë në disa dhjetra miliardë dollarë. Po krijohet një situatë tjetër shprese për pasurim të shpejtë dhe të papritur të shqiptarëve, të shoqëruar me një ndjenjë në rritje revanshizmi pa arsye ndaj Greqisë. E thenë ndryshe kjo do të thotë se kur këto shpresa do të shuhen, pasi të jenë konsumuar dhe shumë energji, të ushqehet edhe më shumë nacionalizmi antihelenë.

Në Greqi flitet tashmë hapur se Tirana, për të fituat përkrahjen greke  në arritjen e qëllimeve imedjate politike të saj, hapjen e ngociatave të vendit kandidat për në BE, bën të njejta lëshime si qeveria e saj parardhëse para dhe me 2009. Premton, bën ndonjë lëshim të cilin mund ta terheq sapo ta arrijë qëllimin e vet etj. (Flet për këtë fakti i përpjekjës për të minimizuar rendësinë që ka për Greqinë, çeshtja e prehjës së eshtrave të ushtarëve grek renë në luftën italo-greke me 1940-41 në tokën shqiptare)  Në këto kushte Athina tregon se nuk do të lëjojë kësaj herë që të sfidohet. Që do të thotë akoma se në vija të përgjithshme përpjekja për të zgjidhur problemet e së kaluarës do të shoqërohet me krijimin e një zinxhiri të ri probemesh dypalëshe, të paralajmeruara qartazi që tani nga autoritetet shqiptare.  FUND 31.01.2018 (Javanews)

PostKreta si verifikim i antidialogut që imponon pseudoegoizmi nacionalist
Pavarësisht nga përpjekjet për të fshehur të vërtetën, ditët e post Kretës ofrojnë realitetin e problemit në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Nuk ka të bëjë me ligjerimin që konsumojnë përditë medjat, opinionbërësit, politika dhe segmentë të tjerë. Ky ligjerim është shprehje e mentalitetit dhe epersisë që ai ka krijuar mbi problemet reale dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre, i marrjës peng të këtij reraliteti, ne atë shkallë sa që në çdo ballafaqim me të vërtetën prodhon frikshëm energji negative dhe reaksion.  Thelbi i tij lidhet me mbajtjen gjallë të ideve romantike që i shërbyen egos nacionaliste të shek. XIX. Kuptohet që tek çdo popull, qoftë ballkanas apo evropian, pavarësisht vokalitetit dhe peshës politike, janë evidente linja shprehëse të egos etnike. Në rastin e Shqipërisë, qoftë si pasojë e traditës komuniste, apo i krizave të brendshme dhe nëvojës për të tërhequr vemendjen e publikut nga ato, qoftë në kushtet e mungesës së ideve alternative që promovojnë vizion evropian, apo edhe  të investimeve të të tretëve në këtë drejtim, realiteti i egoizmit etnik iu injektua dhe iu imponua si misherim vital, politikës dhe diplomacisë zyrtare dhe opinionit publik.

Flet për këtë përpjekja për ta paraqitur takimin e Kretës si historik, në emër gjoja të asaj se diplomacia shqiptare për herë të parë i mblodhi në një paketë problemet e historisë dhe të së tashmës dhe ia la mbi tavolinën palës greke, pa bërë lëshime,  apo edhe kultivimi para takimit i iluzioneve për pritshmëri triumfale.

Kjo është logjika e pashmangshme i këtij mentaliteti, e adresuar nga teoritë banale se në themel të Greqisë, të kombit grek dhe të arritjeve të tij historike e kulturore janë shqiptarët; nga promovimi i hartave me “troje shqiptare” deri në Pelopenez, (kufiri i fundit i Perandorisë Otomane në Greqi, por që mban gjallë centrifugalizmin shqiptar të kohës të Perandorisë Otomane); nga pretendimi si truall kombëtar shqiptar të gjeografisë së mitologjisë dhe të kulturës së lashtë greke; nga teoritë e dështuara Fallmerayerane, që mohojnë vazhdimësinë e grekëve të sotëm nga grekët e lashtë dhe atribuimi i kësaj trashëgimie shqiptarëve; nga paraqitja e Greqisë dhe grekërve si armiq përmanent që synojnë copëtimin e Shqipërisë dhe për pasojë, helmojnë raporte miqësore midis popujve, sidomos të rinisë.

Por, ky ligjerim masiv dhe shumëplanesh i cili ka fituar një status publik paprekshmerie që i shkon përshtat tabuve, bie ndesh me çdo lloj parimi të fqinjësisë së mirë në frymë Evropiane. Me këtë status iu imponua bisedimeve në Kretë, duke përjashtuar çdo pritshmeri jashtë këtij kuadri. (Të mendohet për një çast se çfarë do të ndodh nëse pala shqiptare do të pranojë të heq nga literatura zyrtare shkollore “trojet shqiptare” të Çamerisë dhe të gjithë Epirit të Jugut). Problemi, me fajtor primar politikën, e cila për konsum të brendshëm politik e stimuloi atë,  bëhet më i vështirë, se është lëjuar të shkojë shumë larg pa lëjuar hapësira për kthim prapa.

Kuptohet që edhe pala greke, në kushtet e njohura ekonomike, politike dhe sociale nuk mund të anashkalojë faktorët e egos nacionaliste greke, pavarësisht nga mungesa e peshës në qeverisje, por me ndjeshmëri të lartë, sidomos pas ngjarjeve në Himarë. (Në Shqipëri qëllimisht është ngatërruar vazhdimisht faktori jo zyrtarë me qëndrimet zyrtare të shteti grek ndaj Shqipërisë) Nga ana tjetër, argumenti “i Shqipërisë së madhe”, artikuluar në mënyrë formale dhe informale, i cili nuk lë jasht Greqinë, i bën sensibilitetet dhe shqetësimet greke, të tilla që të kenë mirëkuptimin edhe të faktorit ndërkombëtar. Në këtë prizëm Ministrit Grek Kotzias, i duhej të ishte i kujdesshëm në Kretë. E kondiciononte këtë edhe propozimi i tij në vizitën në Shqipëri, qershor 2016, i mohuar nga Tirana, për një aleancë me faktorin shqiptar në Ballkan me horizont njohjen e Kosovës, që atij i kushtoi jo pak.

Gjasat tregojnë se Athinës i duhej të bëhej në këtë takim pak Çeki, që për interesat e një firme private të saj në Shqipëri, kërcenoi me veto në BE. Të bëhej pak Bullgari, e cila me disa mesazhe bllokuese për hapjën e negociatave integruese të Shqipërisë në BE, fitoi një minoritet kombëtar në Shqipëri, të bëhej pakëz Itali e cila, si “shpërblim” që hedh në det qindra shqiptarë, merr falinderimet e Tiranës zyrtare, për arsye se nxjerr nga fundi i detit një pjesë të truapve të tyre,  .. ose pak Turqi etj. Pra, të dalë nga praktika e deritashme të përkrahjës pa kushte të integrimit të Shqipërisë në organizmat Euroatlandike, pa marrë kurrë ndonjë falenderim .

Pra, në këtë logjik takimi i Kretës konfirmoi jo aq egzistencën e problematikës në marrëdhëniet midis dy vendeve, se sa mentalitetin e njëanshëm që provokon “problematikë të komplikuar” duke e ricikluar çeshtje të tejshkuara dhe për interesa, shpesh të të treteve, që të kthejnë hisotrikisht pas. Fakti i pajtimit të të gjithë të interesuarve me vendimin për të mbajtur sekret përmbajtjen e bisedimeve, është i mjaftueshëm për të mbështetur këtë tezë.

Pas kësaj shqëtësimi po bëhet përditë dhe më i dukshëm. Nxitoi ta shprehte i pari kryeministri Rama, i cili e karakterizoi Kreten si sukses për faktin se palët pas vitesh replikash në distancë, u ulën në tavolinën e bisedimeve. (!!) Paralelisht, faktorë potentë që shquhen në kultivimin e mentalitetit shqiptar antihelenë, nxituan të zbusnin efektet në lidhje me iluzionet e krijuara po prej tyre për rezultate spektakolarë në favor të palës shqiptare. Avancimi i bisedimeve me zgjidhje në favor të të dy vendeve do të vinte në dyshim “drejtësinë” e klanit antihelenë, ndërkohë që justifikimi se “ishte takimi i parë dhe nuk priteshin rezultate” nuk bind, se takimit i paraprinë bisedime teknike dypaleshe që zgjaten dy vjet.

Shëmbulli më të spikatur vjen kolonel Pashaj. Ai që gati u shpall hero se përndezi “patriotizmin” për  “tradhëtinë” në  marrëveshjen e detit, para ca ditesh, në një të përditshme të Tiranës deklaroi se, “fajtori për këtë marrëveshje është pala shqiptare”. Pranon se marrëveshja “nuk ka qenë kundër Shqipërisë”. Ngarkon me teknicientet shqiptarë pasi demi që i shkaktuan vendit është se “prishja e marrëdhënieve midis dy vendeve” dhe porosit “të mos shkohet në arbitrazh”(!!). Në fakt zoti Pashaj, iu kundërvu Gjykatës Kushtetuese, e cila në thelbin e argumentitmit të vet pranon se negociatorët e marrëveshjës ndoqën një rrugë ligjore, në respekt të akteve nderkombëtare. Ajo kërkon antikushtetshmerinë e marrëveshjës me kërkesën për zbatim të parimeve të tjera, “më të leverdishme” për vendin, të cilat, po sipas Kushtetuesës, në të gjitha rastet janë produkt i vendimeve të Gjykatave Ndërkombëtare dhe aspak produkt negocimi dhe marrëveshjeje dypaleshe. (Arbitrazhi është forma më e thjeshtë e këtyre vendimeve.) Këtu ka edhe momente të tjera të dyshimta. Pse nuk u dënua asnjë nga negociatorët e marrëveshjës, “për tradhëti të lartë” por disa prej tyre u ngriten në përgjegjesi dhe perse qeveria do një marrëveshje “të rrezuar”?

Po ashtu, edhe problemet e tjera të paketës shqiptare në Kretë ishin paragjykuar paraprakisht nga mentaliteti i egos antihelene nacionaliste, kuptohet pa argumente.  P.sh. në të ishte përfhsirë dhe “çeshtja çame”.

Nuk duam t’i referohemi vendimit të panegociueshëm të palës greke për këtë problem, por asaj se çfarë do thotë pala shqiptare nëse do të kishte në tavolinë dokumentin britanik PRO/FO 371/48094 R 18138, sipas të cilit shefi i misionit të aleatëve në Epir, Cris Woodhouse, pranon se Zervës iu dha urdhër për të pastruar Epirin nga Çamët. Çfarë do të thotë nëse do t’i vihen përpara vendimet e gjykatave greke që i akuzojnë çamet edhe për përpjekje të armatosur për cënim të tërësisë territoriale të Greqisë, për përmbysje të dhunshme të pushtetit lokal në Thesproti, të cilën edhe vet pushtuesit nuk e prekën, për vrasje dhe reprezalje kundër popullisisë civile greke? Në Thesproti është themeluar se fundmi një shoqatë e viktimave të çameve bashkëpunëtorë të pushtuesve. Doli në qarkullim edhe libri me dokumenta nga arkivat gjermanë mbi veprimtarinë bashkëpunuese me armë në dorë me nazistët të mbi 3 200 çameve. Në arkivat greke, egzistojnë dokumente italiane, turke apëo dhe austrohungareze, që  vërtetojnë se elementi çam në Thesproti u përdor që me 1913 nga këto fuqi për të krijuar destabilitet në Epir. Me 1940 lufta italogreke kishte si pretekst provokimet çame dhe si kasus  bashkimin e Çamerisë me Shqipërinë.

Përsa u përket të reneve grekë të cilët janë të renët e fitorës së parë lundër makinëns fashiste, janë dhe të vetëm të vrarë të luftës së dytë botërore që janë ende pa një varë. Pala shqiptare, para se të zbatojë një marrëveshje dypaleshe dhe një detyrim ligjor ndërkombëtar, duhet të sqarojë, a janë këta të renë fashizmit çlirimtarë të grekëve dhe shqiptarëve prej ketyre pushtuesve!? E them këtë pasi dhe qëndrimi zyrtar duket se pajtohet me qëndrimin që i quan të renët grekë pushtues. Nëse është kështu atëherë rezulton i dhenë dhe praktikisht fakti se Shqipëria ishte pjesë e perandorisë fashiste të Viktor Emanuelit III.

Atëherë, nëse pala Shqiptare nuk pranon si të abroguar ligjin e luftës me Greqinë të paktën sipas praktikës së ndjekur nga Athina me Italinë, duhet fillimisht ajo të abrogojë vendimin e parlamentit shqiptar (të zgjedhur para pushtitmit) të 15 qershorit 1940, i cili me brohoritje (dhe jo i imponuar) ktheu në ligj një dekret të Viktor Emanuelit, sipas të cilit Shqipëria ishte në luftë me cilindo shtet që do të ishte në lufte edhe Italia.(!) Por dihet se është shumë e vështirë që ego-ja nacionaliste e Shqipërisë të pranojë një diçka të tillë, edhe sikur Greqia t’ ja kërkojë me ngulm! Por, në emër të po kësaj ego-je nacionaliste, ka guximin t’ ja kërkojë Greqisë deri në imponim.

Së fundmi, për mendimin tim rezultati poziv në Kretë qëndron tek fakti se rezistoi sprova e diplomacisë së dialogut me aleat kohën për një ditë më të mirë, me shpresë së mentaliteti i egos nacionaliste të shek XIX mund t’i hapin rrugën vullnetit pozitiv për fqinjësi të mirë fhe të përspektivës evropinae të të dy popujve.   FUND!