Ornela Çuçi – JavaNews.al

Big Brother Politics, edicioni i paraburgimit
Nga Ornela Çuçi

Meqë politika shqiptare ka hyrë zyrtarisht në fazën e paraburgimit, arrest-shtëpisë, detyrim-paraqitjes dhe monitorimit 24/7, ndoshta është koha ta bëjmë më në fund transparente, andaj propozoj:

SUPER BIG BROTHER, një reality show politik, pa skenar. Skenarin e kanë konsumuar pjesëmarrësit prej vitesh.

Koncepti:

Një shtëpi e vetme.

Kamera 24 orë.

Banorë që, për herë të parë, nuk flasin për popullin,

por jetojnë si populli, me rregulla, me orare, pa shofer, pa imunitet, pa “një telefon që ta marrin gjithë dynjanë në qafë”.

Zë do të ketë boll. Sepse aty ku pushteti rrëshqet,

fjalët shtohen. Justifikimet gjithashtu.

Pse do të ishte më i suksesshëm se çdo fenomen televiziv? Përfshirë këtu Luisin.

Sepse këta janë personazhe që publiku i njeh prej 30 vitesh, jo të panjohur VIP që hyjnë për famë apo se janë pabuksa thjesht.

Sepse nuk janë aktorë, janë produkte reale të pushtetit, dhe e luajnë veten pa nevojë për regji. E aktorë më të mirë nuk ke ku gjen.

Sepse publiku nuk ka më nevojë për dramë dashurie,

por për dramë drejtësie. Gati është të shqyeje në çdo kohë.

Dhe sepse ky format nuk ka nominime nga banorët,

por nga realiteti ligjor, me sa duket I vetmi deri tani që nuk negocion.

Dhe sepse ata kanë ende shumë për të dhëne.

Rubrikat kryesore

• Dhoma e Rrëfimit → ku flitet pafund, por nuk pranohet asgjë

• Sfida e Javës → të jetosh pa u justifikuar

• Prime Time → justifikime live

• Eliminimi → jo me SMS, por me dosje

Një Big Brother pa fitues. Fituesit i kemi parë tashmë.

Mesazhi publik: Ky nuk është show argëtimi. Është edukim qytetar.

Suksesi i garantuar

Shqiptarët e kanë ndjekur politikën si serial tragjik për dekada. Me role të njëjta, dialogë të njëjtë, dhe fund që nuk vinte kurrë.

Tani është koha ta shohin pa montazh.

Sepse kur drejtimi i një vendi shndërrohet pa asnjë turp në format televiziv, problemi nuk është më as paraburgimi, as kamerat. Problemi është se kjo na duket krejt normale.

Dhe ky është ndoshta dënimi më i madh, jo për ata brenda shtëpisë, por për ne jashtë saj, që jemi mësuar ta quajmë këtë realitet.

Ne, triumfuesit e betejave virtuale
Nga Ornela Çuçi

Çdo mëngjes bëj të njëjtin ritual ekzistencial. Shkoj në punë. Ngjitem në makinë, hyj në një trafik që më dredhon nervat si kaçurrela, dhe kuptoj se sa pak kërkon kjo shoqëri nga vetja. Nga shtëpia deri te QTU jam mësuar, 13 km në varësi të orës, 30-50 minuta.

Por pastaj fillon absurdi. 2.2 km deri në Universitet. 30-50 min, pa asnjë varësi nga fasha orare. Dy kilometra e pak, dhe gomat fundosen brenda gropave bashkë me gjysmën e makinës. Nuk është metaforë. Janë gropa reale, që ruhen nga mirëmbajtësit e tenderuar të rrugëve, si monument kulture.

Dhe ndërsa unë llogaris amortizimin tim, jo vetëm kohë e nerva, por edhe para, mendoj….

Po bizneset që mbajnë ekonominë gjallë në këtë arterie të harruar? Arteria kryesore e vendit…. Sa e paguajnë ata?

Dhe pastaj më vjen reflektimi i zi i çdo dite.

Askush nuk flet. Askush.

Sepse jemi popull që ka vendosur të jetë dele me vetëdije. Që sheh, pëson, pranon, dhe pastaj nis ditën si të mos kishte ndodhur asgjë.

Ironia?

Ata që nuk kanë nevojë për qeverinë për asgjë, ata që janë të paguar mirë, me staf, me kapacitet, me platformë për të protestuar, janë më të heshturit nga të gjithë.

Dhe pastaj ne vazhdojmë t’i shqyejmë njerëzit në Facebook. Presim të dalë ndonjë emër te SPAK që të kemi për çfarë të shpërthejmë sërish në rrjete sociale. Protestojmë vetëm aty ku nuk rrezikojmë as shoferin e furgonit, as pronarin, as qeverinë, as opozitën, as qetësinë tonë prej të nënshtruarish.

Rrugën nuk e rregullojmë dot.

Por virtualisht e shpëtojmë vendin çdo ditë.

Kur identiteti jepet me çmim oferte
Nga Ornela Çuçi

Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën e Mesdheut si një destinacion në ngjitje. Më shumë se 10 milionë turistë në vit, të ardhurat nga turizmi që për herë të parë kalojnë eksportin e mallrave, dhe një entuziazëm i përgjithshëm që shpesh e përkthen çdo shifër si sukses kombëtar.

Por shifrat edhe pse janë fakte kokëforta, jo  gjithmonë janë pasqyrë e mirëqenies. Në shumë raste, ato janë thjesht përshpejtues i një procesi që ecën më shpejt se kujtesa dhe planifikimi.

Shqipëria është kthyer në një shtet me një sektor ekonomik të vetëm: turizmin. Nëse në të kaluarën jemi përpjekur të krijojmë një ekonomi të larmishme, sot realiteti është ndryshe: turizmi është bërë baza e vetme e zhvillimit ekonomik. Dhe ndërkohë që kjo mund të duket si një histori suksesi, në të vërtetë fsheh brishtësi të thella.

Po përjetojmë mungesë të fuqisë punëtore, emigrim të të rinjve, konsum të tepërt të burimeve natyrore, dhe ndërtim pa kriter në zonat më të ndjeshme. Në vend të një turizmi të qëndrueshëm, rrezikojmë të krijojmë një cikël ku rritja e sotme sjell dëme që nesër do të jenë të pakthyeshme.

Turizmi nuk është vetëm ekonomi. Është marrëdhënie me vendin, me komunitetin dhe me të ardhmen. Një resort i ri nuk është gjithmonë shenjë zhvillimi. Mund të jetë edhe shenjë e humbjes së një peizazhi natyror. Një statistikë e rritjes së turistëve nuk tregon domosdoshmërisht përmirësim të cilësisë së jetës së banorëve lokalë.

Në shumë zona rurale dhe bregdetare të Shqipërisë, mungon ende uji i pijshëm gjatë muajve të verës. Mbetjet janë sfidë akute. Rrugët lokale nuk mbajnë fluksin e makinave. Dhe, më e rëndësishmja: shumë komunitete nuk ndihen të përfshira në përfitimet që sjell kjo industri.

Nëse duam një të ardhme të qëndrueshme për turizmin shqiptar, duhet të vendosim disa parime të qarta:

• Turizmi nuk duhet të zëvendësojë çdo sektor tjetër. Duhet të jetë një pjesë e mozaikut, jo gjithë tabloja.

• Zhvillimi duhet të ndjekë planifikimin, jo e kundërta. Ndërtimet pa strategji i vrasin destinacionet.

• Kujdesi për burimet natyrore është kusht për çdo investim të ri. Veçanërisht në një vend që përballet me ndryshime klimatike, thatësira dhe erozion bregdetar.

• Komuniteti duhet të jetë bashkë-autor i politikave turistike. Jo spektator i një zhvillimi që ndodh mbi ta, por pa ta.

Shqipëria nuk ka nevojë të imitojë askënd, aq më pak fqinjët. Shpesh dëgjoj krahasime me vende që kanë ndërtuar marka të forta turistike. Por Shqipëria ka një potencial tjetër: ajo mund të jetë vendi që zgjedh me kujdes, jo që ndërton me ngut. Vendi që ofron autenticitet, jo kopje të pakuptimta të modelit ndërkombëtar.

Në vend që të jemi vetëm të lirë për të vizituar, le të jemi të pasur për të kujtuar.

Në vend që të jemi një sezon i suksesshëm, le të jemi një udhëtim që lë gjurmë — për turistin dhe për banorin.

Turizmi është pasqyrë. Ai na tregon sa e duam vendin tonë, sa e respektojmë trashëgiminë, sa jemi të gatshëm të ndërtojmë një të ardhme që nuk varet vetëm nga sezoni tjetër, por nga vizioni që kemi për Shqipërinë në 10, 20, 50 vitet e ardhshme.

Nëse këtë e bëjmë me mençuri, atëherë po: turizmi do të jetë fati ynë.

Por nëse e ndjekim me epsh, pa busull, ai do të na lodhë dhe rraskapitë më shpejt se sa mendojmë.

E ardhmja nuk pret. Ajo ndërtohet tani, por me vendime të mençura, me politika të guximshme dhe me dashuri për këtë tokë që ka më shumë se plazhe për të ofruar.

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet
Nga Ornela Çuçi

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen.

Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë fushatë zgjedhore. Në vend që të mbledhim mbetjet, po mbledhim grimcat e dioksinave në mushkëri. Dhe ndërkohë që flitet për 12 milionë turistë, ata dhe gjithë banorët e Vlorës sot frymojmë PAH, PCB, dhe grimca PM2.5 në doza që as libri i toksikologjisë nuk i përballon pa maskë.

Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë europiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer. Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor.

Landfilli i Sherishtës nuk është më një problem teknik. Është një simbol tragjik i paaftësisë për të menaxhuar të djeshmen pa djegur të nesërmen.

Nëse ka një erë që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikes që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat. Dhe siç ndodh gjithmonë, ata që frymojnë më shumë janë ata që kanë fajin më pak.

Ndërkohë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit krijoi një Agjenci Kombëtare të Mbetjeve, jo për të ndaluar djegien e plehrave, por ndoshta për të djegur ndonjë listë të re pagash. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem funksional të mbetjeve, ka nevojë për disa vende pune dhe ca fonde ndërkombëtare të reja për të justifikuar “angazhimin”.

Dhe kur tymi ngrihet, fondet zbresin rafishatë në manaxhim të ministrisë. Ironike, apo jo?

Sa për kryetarin e bashkisë, i ngarkuar me përgjegjësinë ligjore për të menaxhuar dhe mbrojtur qytetin nga ndotja, ka zgjedhur ta denoncojë landfillin në prokurori, si të ishte ndonjë kalimtar i rastësishëm që u kap i papërgatitur nga zjarri.

Edhe këtë vit ka vendosur që të ndjekë dikë në drejtim të paditur!

Po të mos e dinim që është vetë përgjegjës për menaxhimin e tij, do mendonim se e paska djegur ndonjë turist i dehur dhe jo paaftësia e institucioneve që kanë dekada që e mbulojnë problemin me baltë e më pas me zift.

E ndoshta ndonjë ditë do kuptojmë që flakët e landfillit nuk janë vetëm pasojë e mbetjeve, por e indiferencës sonë kolektive që digjet ngadalë, pa tym, por me pasoja shumë më të rënda.

Kur tranzicioni digjet në pak megavatë
Nga Ornela Çuçi

Rreth një muaj më parë, Portugalia dhe Spanja u përballën me një ndërprerje të papritur masive të energjisë elektrike, një blackout që zgjati disa orë dhe la miliona qytetarë në errësirë. Shkaqet mbetën të paqarta, por pasojat ndezën menjëherë një valë të re teorish, disa teknike, disa të dyshimta, dhe disa që ende sot përfliten në tavolina jozyrtare të forumeve gjeopolitike si ky ku po flas sot: Yerevan Dialogue 2025.

Ndërsa ende nuk ka një version përfundimtar zyrtar për atë që ndodhi në gadishullin Iberik, ngjarja na kujton një të vërtetë të ftohtë: sistemet tona energjetike janë më të ndërlidhura, më të ndërlikuara dhe më të prekshme se kurrë më parë.

Ne shqiptarët, vetëm para pak kohësh e patëm edhe një tjetër ndërhyrje në të gjitha sistemet tona të të dhënave personale dhe qeveritare, e cila na tregoi qartazi sa të pambrojtur mund t ë jemi si qytetarë përpara sulmeve kibernetike.

Dhe kjo ndodh në një botë që, si rrallëherë në histori, po kalon një prej periudhave më të paqarta, më të tensionuara dhe më të panjohura të shekullit të fundit. Prej pandemisë, krizave të furnizimit, luftës në Ukrainë, ajo në Lindjen e Mesme. ndryshimeve klimatike që na impaktojnë shumë por pothuaj janë harruar si narrativë tashmë, e deri tek transformimet digjitale të pakontrolluara, ne nuk po jetojmë tranzicion, por turbullim global.

Në këtë peizazh fragmentar dhe të elektrizuar, energjia e pastër është shpesh përmendur si zgjidhja magjike. E lirë, e pafundme dhe gjithnjë e disponueshme, por për momentin vetëm në PowerPoint. Realiteti është më pak poetik. Po ndërtojmë turbina, po ngrejmë panele, por kemi harruar të pyesim: çfarë ndodh kur fryn më pak erë? Kur bie një server? Kur mungon një teknik i rrjetit?

Ndërkohë që burimet e rinovueshme janë gjithnjë e më të leverdishme në kosto, ajo që mungon nuk është drita, por strukturat që e mbajnë ndezur: rrjete të modernizuara, sisteme ruajtjeje, dhe kapacitete njerëzore për t’i mirëmbajtur. Energjia nuk është më çështje kilovatësh, është infrastrukturë për mbijetesë.

Kërcënimet? As ato nuk janë më tradicionale. Në vend të një rregullatori të prishur, kemi një algoritëm të manipuluar. Në vend të një kablli të djegur, kemi një fushatë dezinformimi. Kërcënimet hibride, kjo përzierje e mjegullt e sulmeve kibernetike, sabotimeve fizike dhe kaosit institucional, e kanë vendosur energjinë në krye të objektivave strategjikë. Kudo. Në Europë kjo këmbanë jehonë pambarim në cdo vend aktualisht.

Është pothuajse ironike: po bëjmë më të pastër prodhimin e energjisë, por më të brishtë shpërndarjen e saj. Dhe, n ë ndërkohë që në këto panelet tona ne flasim për paqe, investimet globale po kalojnë gjithnjë e më shumë nga energjia e gjelbër në ekonominë e mbrojtjes. Gjermania me ardhjen e qeverisë së re, shpalli qëllimin e saj të ri: Superfuqi ushtarake, madje këtë e shpalli nga inagurimi i bazës së saj në Lituani.

Në këtë sfond, institucionet ndërkombëtare janë bërë më shumë se donatorë: janë kujdestarë të arkitekturës energjetike globale. Por sa efektive janë këto përpjekje kur në shumë vende mungojnë kuadrot teknike, rregullatorët janë të dobët dhe politika publike është në vakum?

Rindërtimi i sigurisë energjetike kërkon më shumë se fondet e EBRD-së apo dokumentet strategjike të UNDP-së. Kërkon rikthim në realitetin praktik: diversifikim real të burimeve, ruajtje të decentralizuar të energjisë, eficiencë të detyruar, liberalizim të kontrolluar dhe mbi të gjitha, forcim të kapaciteteve njerëzore. Në Shqipëri ende nuk përcaktoj dot qartë “kë të qaj më parë?!”.

Po, na duhet tranzicion. Por jo më si slogan. Si sistem që di të përballet me blackout-e, me mungesë furnizimi, me rrjete të mbingarkuara dhe me shoqëri që nuk duhet ta humbin dritën, në çdo kuptim.

Në shekullin XXI, energjia nuk është thjesht dritë (jo vetëm elektriciteti, por gjithë format e energjisë përfshirë mineralet si lëndë e parë). Është strategji. Është mbijetesë. Është mburojë.

Gjyshja ime, rrugëtimi nga rrahja e zemrës tek derdhja e lotit!
Nga Ornela Çuçi

“Fisnik lind, nuk bëheç”, është një nga shprehjet e mia të preferuara të gjyshes. Tashmë që i kam kaluar ca vjet edhe une kam edhe një shtesë të preferuar për shprehjen e saj:

Fisnik lind, nuk bëhesh… legen po ashtu!

Mirësia nuk mësohet, ajo lind. Po ashtu edhe shpirtngushtësia. Karakteri nuk është një rol. Është një shprehje e gjenomit tonë. Është fenotip – si dukemi në fund të fundit – por është i rrënjosur thellë në gjenotip: çfarë jemi në të vërtetë, edhe kur askush nuk na shikon.

Pra, në ato momente kur sheh qartë se cilët janë njerëzit në të vërtetë – pas maskave, fjalëve, qëllimeve – jeta të kujton diçka thelbësore: se ne jemi, para së gjithash, biologji. Dhe pastaj, gjithçka tjetër…

Ne shpesh e mendojmë veten si diçka më shumë se materie: flasim për shpirtin, për karakterin, për zgjedhjet – dhe sigurisht që të gjitha këto ekzistojnë dhe kanë rëndësi. Por thellë nën gjithçka, një oqean qelizash, gjenesh, hormonesh dhe impulsesh elektrike pulson brenda nesh. E në se vetëm një jon, një atom ndryshon kohën apo mënyrën e lëvizjes, na I hallakat organizmin e madje edhe jetën ndonjëherë .

Trupi ynë dhe çdo funksion – që nga rrahja e zemrës deri te derdhja e një loti – ka një bazë biologjike. E megjithatë, sa herë që lexoj edhe më tepër, edhe më tepër për këtë të vërtetë, nuk ndjej frikë apo habi – përkundrazi, mbushem me admirim për ata që kanë ditur ta rregullojnë atë në mijë vjecarë , pa I pasur scanerat tanë.

Mendoni pak: Brenda secilës prej qelizave tona ka një varg ADN-je me dy fije, një kod që mbart historinë e miliona viteve të evolucionit. Të shkruara në ADN-në tonë janë udhëzimet se si është ndërtuar trupi ynë, si funksionon, por edhe një pjesë e asaj se kush jemi ne si personalitet. Të gjithë ne mbajmë trashëgiminë e prindërve dhe të paraardhësve tanë në qelizat tona. Nuk mund të injorojmë se sa shumë ndikon materiali ynë gjenetik: nga ngjyra e syve dhe gjatësia e deri te ndoshta aspektet e temperamentit apo talentit tonë, gjenet luajnë një rol. E megjithatë, këtu është kthesa e bukur: ADN-ja jonë nuk funksionon e vetme, as nuk dikton gjithçka në izolim. Shkenca e epigjenetikës ka treguar se mjedisi në të cilin jetojmë, përvojat që kemi, madje edhe zgjedhjet tona personale, mund të ndikojnë se cilat gjene do të “shprehen” dhe cilat do të heshtin. Kështu, secili prej nesh në fund zhvillon një fenotip unik – shprehjen e veçantë të të gjitha karakteristikave tona – që rezulton nga një dialog i përhershëm midis gjeneve që trashëgojmë dhe mjedisit ku zgjedhim të vendosemi (if you don’t like it, move, you are not a tree).

Grekët e lashtë, në përpjekjen e tyre për të shpjeguar misterin e jetës, folën për Fatet: Klotho që rrotullon fillin e jetës, Lachesis që përcakton gjatësinë e saj dhe Atropos që e shkurton atë kur të vijë koha. Edhe Zeusi i plotfuqishëm, thanë ata, nuk mund të ndryshonte atë që Fatet kishin thurur për çdo të vdekshëm.

Imazhi i fuqishëm – por i tmerrshëm – i fatit: ideja se jetët tona janë plotësisht të paracaktuara nga forca jashtë kontrollit tonë. Sot, ne mund të themi poetikisht se “Fatet tona moderne” janë gjenet tona – ADN-ja jonë – e cila në të vërtetë përcakton kryesisht evolucionin tonë që nga momenti i konceptimit. Mendimi se ndoshta gjithçka është e shkruar në kodin tonë gjenetik duket i tmerrshëm, si një fat nga i cili nuk mund të shpëtojmë.

Për fat të mirë, realiteti është shumë më optimist: gjenet japin drejtime, por ato nuk shkruajnë të gjithë librin e jetës sonë. Dhe këtu vjen koncepti i vullnetit të lirë dhe pjesëmarrja jonë aktive në jetë. Ne nuk jemi spektatorë pasivë të programit tonë biologjik, por bashkëformësues të fatit tonë. Zgjedhjet që bëjmë çdo ditë – çfarë hamë, si ushtrohemi, si e menaxhojmë stresin, si dashurojmë , si mashtojmë bazuar në çfarë synimesh vendosim – mund të përmirësojnë ose të zbusin predispozitat tona gjenetike.

Një predispozitë nuk është fati. Një gjen mund të rrisë gjasat për një sëmundje, por mënyra jonë e jetesës mund ta mbajë atë “të fjetur”. Në mënyrë të ngjashme, ne mund të kemi një talent të lindur, por vetëm me përpjekje dhe praktikë do ta shohim atë të lulëzojë vërtet.

Ka një shembull tipik: i famshmi “Studimi i murgeshave”. Në këtë kërkim afatgjatë, shkencëtarët studiuan jetën dhe shëndetin e qindra murgeshave për dekada. Rezultatet ishin mahnitëse: Shumë murgesha, edhe pse pas vdekjes u zbuluan se kishin ndryshime të theksuara në tru të shkaktuara nga sëmundja e Alzheimerit, qëndruan mendërisht të afta deri në pleqëri. Çfarë kishin të përbashkët? Një jetë plot pozitivitet, mësim dhe vigjilencë shpirtërore. Murgeshat që në moshë të re shkruanin në ditarët e tyre me një fjalor të pasur dhe një ndjenjë optimiste, në fund jetuan më gjatë me mendje të kthjellët.

Ky studim tregon qartë se predispozitat biologjike nuk janë të barabarta me fatin e pashmangshëm – mënyra se si jetojmë dhe mendojmë mund të ndryshojë rrugën që gjenet tona na vendosën që në fillim.

Dhe çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne?

Ne jemi kryesisht biologji dhe kemi brenda nesh procese të lashta, themelore të jetës. Por në të njëjtën kohë, ne jemi edhe qenie të ndërgjegjshme me vullnet, të aftë për të marrë vendime që rezonojnë edhe në qenien tonë biologjike. Sepse në jetë, njeriu nuk korr gjithmonë atë që dëshiron, por e sigurt do të korrë atë që është. Veprat nuk zhduken — qoftë në jetë n që ndërtojmë, qoftë në kujtimet që lëmë pas. Drejtësia e jetës nuk vepron gjithmonë menjëherë, por është e pashmangshme: nëse nuk e prek burimin, prek rrjedhën. Dhe s’ka dënim më të heshtur e më të thellë sesa ai që buron nga shkelja e së vërtetës së vetvetes.

Siç thoshte Pitagora: “Mos u përpiq të shërosh trupin pa u përpjekur të shërosh shpirtin.”

Sepse veprat, mendimet, ndërgjegjja – janë energji që mbeten në rendin e gjërave.

Dhe në këtë rend, gjithçka që lind jashtë mase, e gjen masën e vet në kohë.

Rubrika: Refleksione nga Diskutimet me Studentët e Bioteknologjisë në FSHN

Shqipëria paralele e të rinjve të heshtur
Nga Ornela Çuçi

Në Shqipëri kemi një zakon të keq: fajësojmë rininë për gjithçka — “s’kanë vullnet”, “nuk mësojnë”, “rrinë vetëm në TikTok”… dhe ndërkohë edhe jua mbyllim TikTok-un.

Po ku e kemi kërkuar këtë rini që na mungon? Se mua më del përpara çdo ditë. E gjej tek djali i hidraulikut që punon 14 orë në ditë e pastaj vjen në universitet e më tregon se ç’është përgjegjësia. E gjej tek vajza e asaj gruas që punon në furrë, që ngrihet në katër të mëngjesit, dhe kur ne akoma jemi në fazën REM, ajo është në fazën “letër A4, 12 font, spacing 1.5”. E gjej tek fëmijët e mësuesve që s’kanë mik në parti, por kanë tru në kokë.

Dje, në prezantimet e provimeve të gjysmë-semestrit, u ndjeva si student, jo si pedagog. Sepse ka raste që studentët tanë na edukojnë më shumë nga ç’provojmë ne t’i edukojmë ata. Dhe kjo është e bukur. Dhe pak e turpshme, nëse jemi të sinqertë.

Por kjo rini ka nevojë për diçka që ne shpesh e harrojmë: hapesirë. Jo për të parkuar tek kafja, por për të qenë vetja. Për të bërë pyetje të vështira, për të gabuar, për të eksploruar. Dhe ne që jemi më “rritur”, duhet të bëjmë pak më shumë vend… në mendje, dhe mbase edhe në karrige…

Kam pasur alergji gjithmonë ndaj atyre profesorëve që thonë “10 është për veten time”. A thua se është byrek me spinaq që do e çosh në shtëpi. Dija nuk është për t’u ruajtur në raft, është për t’u shpërndarë si buka e ngrohtë në furrë. (Pa radhë, nëse është e mundur.)

Nëse vërtet duam të ndryshojmë këtë vend, le të fillojmë duke edukuar ata që edukojnë. Pedagogët dhe mësuesit. Të mos jenë thjesht njerëz me tituj, por njerëz me zemër, me prani, me dëshirë për të mësuar edhe mbi të gjitha të kuptojmë se jetojmë në vitin 2025 – e jo vetëm të jetojnë në kujtimet e vitit kur morëm diplomën.

Sepse rinia jonë nuk ka nevojë për leksione — ka nevojë për udhëzime, besim dhe… pak hapësirë për të marrë frymë. Dhe kur ua jep këtë, bëjnë mrekulli.

Dua të besoj se në ndonjë univers paralel, edhe trasta e “10-ave” është kthyer në çantë që hapet e shpërndahet, jo që mbahet si thes me thesare personale.

Në këtë universin tonë, unë ende po përpiqem.

Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern
Nga Ornela Çuçi

“Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në një nga bisedat në forumet e gjeopolikës globale, në kohën kur sapo filloi ataku në Ukrainë. Ajo madje theksoi se ukrainasit nuk kanë këngë për trimëri dhe guxim, sepse këto virtyte janë të natyrshme për ta. Ato janë të lidhura me identitetin e tyre, e nuk kanë nevojë për të shpallur se janë trima – thjesht veprojnë si të tillë. Dhe, këtë ia demonstruan gjithë botës në fakt.

Gjatë kthimit të gjatë në avion, kjo fjali më bëri të reflektoja për ne, shqiptarët, një popull që ka kënduar për “besën” për shekuj me radhë. Besa është një vlerë e lartë për ne, një parim që e kujtojmë në çdo bisedë dhe çdo traditë. Madje, dikur emigrante në Greqi, krenohesha se kjo fjalë që edhe ata e përdorin “besa” apo “pabesas”, ishte plotësisht shqiptare. Por, nëse e shikojmë me sy kritik, besa shpesh duket të jetë diçka që këndojmë më shumë sesa e zbatojmë.

Më kuriozon shumë nga ana tjetër se sa shumë studentët e mi e përdorin Chatgpt apo Siri, apo Aleksa, për të folë problemet e tyre. Sa shumë iu shërben si mik, mësues, psikolog (dashtë Zoti të mos e cojnë më tej). E në fakt të dhënat tregojnë se përdorimi i aplikacioneve në Ballkan është realisht shumë i madh, sidomos ndërveprimi me ta. Pra, jetojmë në një kohë kur ne i besojmë më shumë aplikacioneve, algoritmeve dhe Siri-t sesa njëri-tjetrit, e kjo pasqyron një realitet tjetër – një kontrast mes asaj që duam të jemi dhe asaj që jemi vërtet.

Një studim i fundit rajonal ka treguar se 90% e shqiptarëve nuk i besojnë njëri-tjetrit. E po, ky është një tregues i qartë se besimi mes njerëzve tanë është në nivele të ulëta. Por a kemi vërtet besim tek dikush tjetër? Po, tek Siri! Ja, ky është momenti i ironisë epokale: Ne mund të mos besojmë tek kushëriri, komshiu, apo miku më i afërt, por i besojmë çdo fjalie që Siri thotë! Dhe për më tepër, tani që aplikacionet dhe telefonat janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, ndoshta i besojmë më shumë një algoritmi sesa një ndjenjë të thjeshtë të besimit njerëzor.

Ironia është e madhe, sepse në një moment kur besimi midis njerëzve është shumë i paqëndrueshëm, besimi tek teknologjia ka marrë një tjetër dimension. Dhe për këtë, mund të sjellim një shembull tjetër: Apple ka humbur një padi për 95 milionë dollarë, për shkak të përgjimeve të paautorizuara përmes Siri-t. Kjo tregon qartë se sa i fuqishëm është ky besim që i japim telefonave. Siri është gati të dëgjojë gjithçka për ne, edhe kur ne nuk e kërkojmë. Dhe në vend që të besojmë tek njëri-tjetri, ne vazhdojmë të mendojmë se Siri mund të jetë më i besueshëm se shumë njerëz rreth nesh.

Filozofia e ditës, javës muajit dhe viteve në vazhdim në fakt, do të jetë pyetja:

A është ky një paradoks i kohës sonë, apo një pasqyrim i realitetit të jetës moderne? Ne mund të këndojmë për besën dhe trimërinë, por ndoshta duhet të mësojmë të besojmë më shumë tek njeri-tjetri, sesa të mbështetemi tek një telefon që mund të na “dëgjojë” më mirë se një shok. Dhe ndoshta, përderisa ne e përqafojmë teknologjinë me të dy duart, ka ardhur koha që të reflektojmë se sa shumë i kemi dhënë hapësirë besimit tek ajo dhe sa pak njëri-tjetrit.

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

-Më vjen keq, por do të duhet të kërkosh ndihmë diku tjetër. Në Shqipëri ky informacion është ende në përditësim…

Mbase si shoqëri, duhet të mendojmë më shumë për atë çfarë po ndodh me besimin. A mund të jetë koha për të kthyer besimin tek njerëzit, të ndërtojmë më shumë lidhje të sinqerta dhe më pak të varura nga ekranet që na japin atë që mendojmë se duam, por ndoshta nuk është gjithçka që na duhet. Në një kohë kur këndojmë për besën, ndoshta është koha që të veprojmë për të ruajtur besimin mes nesh, jo vetëm me një klikim në ekran, por me një dorë që jep dhe merr me sinqeritet.

Më mirë një mik apo një telefon? Apo vetëm Siri dhe e mbyllim me dinjitet këtë diskutim?!

Zgjedhjet dhe zgjidhjet: A është rendi botëror në tranzicion
Nga Ornela Çuçi

Teksa njerëzimi po kalon nëpër revolucionin e katërt industrial, ky vit, mund të themi pa mëdyshje, paraqet edhe një udhëkryq historik. Zgjedhjet në mbarë globin po formësojnë themelet e një epoke të re. Rendi botëror sikurse e njohim ne në Shqipëri, në Bashkimin Europian dhe në mbarë botën perëndimore, po luhatet shumë. Pas dekadash dominimi nga unipolariteti i udhëhequr nga SHBA, bota po hyn në një epokë të re, ku fuqi të tjera globale po kanë nisur t’i rivizatojnë vijat e ndikimit. Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e pushtetit, por edhe me krijimin e strukturave të reja të bashkëpunimit, partneriteteve dhe kristalizimit kush është kush dhe me kë (s’)është?

Trump 2.0 dhe rendi botëror

Në këtë kuadër, pas fitores së tij të thellë, presidenca e dytë e Trump-it mund të sjellë ndryshime të thella për rendin global, veçanërisht për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Qasja e Trumpit ka qenë shpesh egocentrike, duke sfiduar dhe tërhequr SHBA-në nga disa institucione, aleanca apo marrëveshje shumëpalëshe ku më domethënësja është pikëpyetja e prezencës në NATO dhe iniciativa që synojnë të frenojnë ndikimin e Kinës, përfshirë AUKUS dhe Quad. Edhe pse mund të jetë e pamundur që Trump të shkatërrojë këto angazhime, mund të shohim një rritje të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe një presion të shtuar ndaj aleatëve të ngushtë për të mbështetur interesat e tij strategjikë, sidomos ato që kanë të bëjnë me Kinën.

Në Lindjen e Mesme, Trump ka ndjekur një politikë të ashpër, përfshirë mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe tërheqjen nga marrëveshje si ajo me Iranin. Nëse ky kurs vazhdon, mund të shohim një intensifikim të tensioneve rajonale, duke çuar në një pasiguri të mëtejshme për aleatët e SHBA-së dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Të gjithë mendojnë, Iranin, Libanin, Palestinën por në fakt nëse do të shohësh në miniaturë sesi zhvillohet përplasja e forcave gjeopolitike duhet të ndjekësh Sirinë. Ky vend mban termometrin që mat temperaturën e përplasjeve të shumë aktorëve. SHBA-ja, Rusia, Turqia dhe Izraeli ndodhen në fushën e shahut të Sirisë. Aty përleshen mes tyre edhe me forcë edhe me strategji.

Në lidhje me NATO-n, kërcënimi për dobësimin e bashkëpunimit transatlantik mbetet një shqetësim i madh. Dhe kjo më së shumti do të reflektohet në konfliktin Rusi-Ukrainë. Nëse Trump mbyll “bankomatin” për të financuar qëndresën ukrainase Evropa do të duhet të zgjidhë thesin e parave që e mban gjithnjë me grykën pak të hapur. Ai ka shprehur përbuzjen ndaj NATO-s dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi aleatët do të përballen me kërcënimet e jashtme, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e aleancës dhe sigurinë globale në përgjithësi.

Dy polet gjeopolitike dhe rendi i ri botëror

Bota po futet në një epokë polarteti, ku dy sisteme të mëdha me qeverisje, partneritete dhe ekonomitë e tyre po marrin formë. Nga njëra anë, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA dhe aleatët tradicionalë, synon të ruajë një sistem të hapur global të bazuar në rregullat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, Rusia, Kina, India dhe një grup vendesh të tjera krijuan BRICS-in një forum ndërshtetëror politiko/financiar.

Tashmë antidoti amerikan, binomi Rusi – Kinë, ka përftuar rrugës edhe shtete e aleatë të tjerë kanë ndërtuar një partneritet strategjik që është në nivelin më të lartë historik. Ky bashkëpunim nuk është vetëm ekonomik por edhe ideologjik, duke synuar të sfidojë dominimin perëndimor në fusha si teknologjia, tregtia dhe politika ndërkombëtare. Brazili, Indinë dhe Afrikën e Jugut, po shndërrohet në një platformë kyçe për këto ndryshime.

Brazili, nën drejtimin e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, është bërë një partner i rëndësishëm për Kinën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si furnizues i lëndëve të para. Kina, e cila ka nevojë për rezervat strategjike për industrinë e saj në rritje, po ndërton partneritete të forta me vendet e Jugut Global për të siguruar aksesin në burime.

Lufta e parë financiare botërore?

Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshime në gjeopolitikë, por edhe me një “luftë të parë financiare botërore”. Kina dhe Rusia kanë filluar të zhvillojnë sisteme të reja pagesash dhe monedhash që synojnë të shmangin dominimin e dollarit amerikan. Në Kazan, janë hedhur bazat për një rrjet alternativë financiare globale, duke sfiduar kontrollin perëndimor mbi tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa Jugu Global përpiqet të qëndrojë neutral, vende si India dhe Brazili po lundrojnë me kujdes midis dy blloqeve, duke shfrytëzuar avantazhet e tyre strategjike për të mbajtur një pozicion të pavarur por shumë me interes nga ana e përfitimeve ekonomike në tregje. Ky ekuilibër delikat mund të përcaktojë dinamikën globale në vitet që vijnë.

Një botë pa rregulla universale?

Në këtë realitet të ri, rendi botëror është në një fazë tranzicioni të thellë. Struktura të reja po marrin formë, ndërsa rivalitetet e mëdha po përshkallëzohen. Në këtë periudhë pasigurie, mbetet e paqartë se cili rend do të mbizotërojë. A do të shohim një botë të ndarë në dy blloqe, të ngjashme me Luftën e Ftohtë, apo një botë të fragmentuar ku fuqitë rajonale dhe aktorët më të vegjël diktojnë agjendën?

E sigurt është se epoka e të parit mes më të fortëve ka përfunduar. Tranzicioni global është në zhvillim, dhe të gjithë lojtarët e mëdhenj po përgatiten për rolin e tyre në këtë rend të ri.

Në çdo epokë ka një ftesë për të ndërtuar një botë të re, shkruante dikur filozofi dhe dhe poeti amerikan Henry David Thoreau. Kjo do të ishte padiskutim thirrja më e mirë për ta parë këtë moment të pasigurt si një mundësi për të krijuar një të ardhme tjetër, të ndryshme nga e sotmja.

Vrasja e të miturit / Bota jonë nuk dënon, por lëvdon dhunën
Nga Ornela Çuçi

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

Përgjatë gjithë ditës dje, e kam më fort se kurrë dëshirën të iki nga sytë këmbët nga ky Shqipëria. Për herë të parë që kur jam rikthyer, dje kam dashur të mos i mbaj më asnjë sekondë fëmijët e mi në këtë vend.

Dje, të gjithë në u zgjuam me një tjetër lajm tragjik. Një djalë 14-vjeçar humbi jetën në një sherr brenda një shkolle, viktimë e një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Ky ishte lajmi që, më tepër se një njoftim, ishte një përkujtim i asaj që ndodh çdo ditë në shkollat tona. Tmerre të pafundme, pjellë e një shoqërie e cila ka humbur udhën.

Fajet për këtë nuk mund t’i kenë asnjëherë fëmijët, paçka se ai që kreu aktin makabër ishte një fëmijë. Ato i kemi të gjithë ne, bashkë.

Ne të gjithë që ju krijojmë idenë çdo ditë që paraja e lehtë është vlerë. Ne që i rrisim në familje me idenë që je goxha burrë vetëm nëse qëndron sa më pak në familje e sa më shumë në qejfet e tua. Ne të gjithë që tregojmë se një “i fortë” ka nën hyqëm 100 “të shkolluar”. Ne që i ushqejmë me dëshirën për tu bërë drejtor ditën e parë të punës, e kur të bëhesh drejtor do të mund ta mbash atë pozicion nëse promovon nëpër fushata elektorale modelet që do t’u ngjajnë këta fëmijë, fëmijët tanë.

Kultura që ushqen dhunën

Pse ndodhin këto gjwra në Shqipëri? Apo mw saktw, pse ndodhin kaq shpesh dhe ngjajnw kaq tw natyrshme? Sepse jetojmë në një vend ku dhuna nuk dënohet, por shpeshherë ajo glorifikohet. Kur djemtë e mi filluan adoleshencën fillova të mësoj këngët që i zgjonin në mëngjes ata. I di kaq shumë këngë të tyre dhe tw gjitha kanw dhunw e krim pwrbrenda.

“Unë, unë i kam dy hekra mrena çantës, për me i la hesapet e mesnatës; për me dalë makinat janë the fastest; ti ma njeh ekipin, we the hardest”, thotë një prej tyre. Më kujtohet si sot momenti kur e kisha dëgjuar për herë të parë. Në fillim s’e kuptoja çfarë po thoshte. Dëgjoja vetëm melodinë. Por, kur bëra lidhjen e fjalëe, u tmerrova. Ishte një thirrje e hapur për posedim e përdorim armësh, për qërim hesapesh. Pra, për të bërë krim.

Natyrisht, të tilla tekste nuk mund të bëhen këngë vetëm në shqip. Por, vetëm në shqip ato janë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të të gjitha moshave, padallim.

Këta jemi ne. Një shoqëri ku këngët që promovojnë krimin dëgjohen kudo dhe në çdo kohë. Përtej përditshmërisë, jo rrallëherë ato kanë shoqëruar edhe fushatat zgjedhore të partive politike. Krimet që janë kryer gjatë tyre ngjajnë si kobe të paralajmëruara në po ato këngë.

Kemi krijuar ne këtë atmosferë, ku një zënkë në rrjetet sociale është më shumë se një keqkuptim – ajo është një pasqyrim i tensioneve të pashprehura që ne, si shoqëri, nuk i kemi adresuar kurrë. Këto tensione janë si plagë të hapura që dalin në sipërfaqe aty ku duhet të kishte paqe: në shkolla, në sheshe lojërash, në biseda mes miqsh.

Po shkolla?

Një rrëfim i trishtë, aq sa sado t’i rrisësh rrogën zyshave, nuk ia rrit dot mesataren e shkollës 9-vjeçare asnjë qeveri. Sepse po, në mësuesi kanë shkuar përgjatë 30 viteve të fundit shumica nxënës që e kanë pas të vështirë shumë shkollën e mesme në fakt (pa i përgjithësuar plotësisht, por ky është realiteti i shumicës). Sepse po, universitetet e rretheve që kanë pas në fokus mësuesinë, të gjithë e dimë se kanë funksionuar si miniera për stafin e tyre.

Shkollat tona nuk e kanë aspak fokusin në formimin e individit, sepse të gjesh një vend si mësues në një shkollë afër qendrës, do të duhet të kesh edhe kontribut partiak, jo vetëm professional. Nëse nuk e ke te plotë aftësinë profesionale, nuk përbën problem. Ke mikun e fortë. Sepse të fortët e të gjitha niveleve janë faktor.

A mund të presim fëmijë paqësorë kur rreth tyre të gjitha modelet promovojnë të kundërtën? Kur mediat japin hapësirë për të lavdëruar ata që kanë “zgjidhur konfliktet” me armë? Kur sukseset shihen si rezultat i arrogancës dhe jo i punës? Kjo tragjedi nuk ndodhi vetëm nga një fjalë e nxituar mes dy fëmijëve. Ajo është produkt i një shoqërie ku dhuna është normalizuar dhe ku vlera shihet si dobësi.

Nevoja për një zgjim kombëtar

Nëse ky vend do të ketë një të ardhme, atëherë duhet të ndalemi këtu. Kjo humbje e një jete të pafajshme duhet të na zgjojë. Duhet të shohim më thellë dhe të pranojmë përgjegjësinë tonë kolektive. Nuk është vetëm faj i shkollës që nuk ndërhyri, as i familjeve që nuk e parashikuan këtë konflikt. Është faji i një kulture që nuk vlerëson jetën e njeriut, që ushqen dhunën si një mënyrë për të fituar respekt.

E vramë të gjithë ne atë fëmijë, në atë shkollë. Edhe fëmijës tjetër, që përdori thikën, ia shkatërruam ne jëtën, të ardhmen, e vramë për së gjalli.

Të gjithë!

Ne!