Niko Peleshi – JavaNews.al

Kamarieri i Pargës, Mario Draghi dhe Europa e bashkuar
Nga Niko Peleshi

Dy dekada para se Europa të përfshihej në Luftën e Parë Botërore, Friedrich Engels bëri pyetjen dramatike “Kann Europa abrüsten?” (“A mund të çarmatoset Europa?”). Dy ditë më parë, në të njëjtën sallë që mban emrin e vizionarit të Evropës së Bashkuar, Altiero Spinelli, Mario Draghi ngriti pyetjen po aq dramatike “A mund të jetë konkurruese Europa?”.

Sfidat epokale kerkojne pergjigje epokale.

Teksa bota po hyn në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, Europa rrezikon të mbetet mbrapa si një projekt gjysmak politik – as shtet federal, as bashkim real shtetesh. Zgjidhja mund të vijë vetëm nga një rikonceptim radikal i projektit europian.

Mario Draghi ka analizuar jo vetëm sfidat, por edhe mundësitë, dhe Kompasi i BE-së i hartuar mbi bazën e raportit të Draghit dhe i prezantuar para disa ditësh nga  Ursula von der Leyen, i përkthen këto munësi në politika me buxhete dhe afate ambicioze. Por në mes të rrugës së jetësimit të këtyre politikave qëndron një shkëmb i madh: burokracia dhe organizimi politik i BE-së.

Në anën tjetër, në SHBA presidenti Trump firmosi mbi 60 urdhra ekzekutive, për të cilët BE-së do t’i duheshin mbi 20 muaj. Madje, jo vetëm kaq, SHBA-ja është futur në një proces të thellë të deregullimit, që synon çlirimin e energjive dhe buxheteve nga burokracia e rregullave dhe agjencive.

“Nëse ndjekim procedurat tona të zakonshme legjislative, të cilat shpesh zgjasin deri në 20 muaj, përgjigjet tona politike mund të jenë të vjetruara sapo të implementohen,” tha Draghi dje në Parlamentin Europian. Sipas Draghit, FMN-ja vlerëson se barrierat e brendshme të BE-së janë të barasvlershme me një tarifë prej rreth 45% për prodhimin dhe 110% për shërbimet.

Ndërkohë, Kina është një shtet me një qeveri dhe vetëm një parti që merr vendime. Diferenca e shpejtësisë së vendimmarrjes, sidomos në kohën e sotme të avancimit teknologjik mahnitës, është thelbësore për konkurrueshmërinë. Për shkak të organizimit politik me 27 shtete, pra me 27 qeveri dhe 27 parlamente që duhet të bien të gjitha pa përjashtim dakord për një politikë të re, BE-ja nuk është në të vërtetë një treg i përbashkët.

Pra, Kompasit të Konkurrueshmërisë i mungon diçka.

I mungon vetë Europa.

BE DHE EUROPA E BASHKUAR

Tani le të shkojmë pak më larg, te ëndrra e Evropës së bashkuar federale e Altiero Spinellit në Manifestin e Ventotenes (1941). Për një koencidencë të bukur, salla e Parlamentit Europian ku dje Mario Draghi mbajti fjalimin e tij alarmant quhet Salla Altiero Spinelli. I internuar si antifashist në ishullin Ventotene, Spinelli, në grupin e të cilit ishte edhe shqiptari Llazar Fundo, shkroi një manifest për Evropën e pasluftës. Ky manifest ka një ide të madhe, siç janë idetë e lindura në ditët e vështira: bashkimin e Evropës në një, Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Sot, Evropa e bashkuar në një shtet të vetëm federal, me një qeveri federale, një ushtri dhe një president me fuqi ekzekutive si SHBA-ja, është sa utopi, aq edhe domosdoshmëri e kohës. Është utopi për shkak të kompleksitetit të diversitetit të gjuhëve dhe kulturave të shteteve evropiane.

Pra, identiteti i fortë kombëtar i shteteve evropiane duket se është pengesa e pakapërcyeshme drejt një Evrope të bashkuar dhe konkurruese.

Në të vërtetë, jo.

Ashtu si identiteti krahinor komunitar për një shtet, identiteti kombëtar për Evropën e Bashkuar jo vetëm që nuk është pengesë, por mund të jetë themeli i fortë i këtij projekti gjenial, që duhet të marrë formën e vet historike të unifikuar. Shtetet dhe BE-ja si një familje e madhe e shteteve anëtare janë organizma të gjallë. Në bazë janë qelizat, pra komunitetet lokale, dhe më pas indet, shtetet anëtare të këtij organizmi.

Historia na ka treguar se çdo konstrukt shoqëror që nuk ndjek konstruktin gjenial të natyrës apo Zotit ka dështuar.

Projektit të Europës së Bashkuar i nevojitet jo vetëm trupi, por edhe shpirti europian.

KOMUNITETET SI NYJE NDËRLIDHËSE TË HARRUARA

Projekti e Europes se Bashkuar

Politika sot mendon dhe flet pak për komunitetet, ndaj karakteri komunitar i stofit me të cilin ndërtohet kohezioni social është prishur. Shoqëria nuk është thjesht një bashkësi individësh apo konsumatorësh. Ajo është e organizuar në grupe sociale si familja dhe komunitetet lokale. Aty fillon ndertimi i shpirtit dhe vetëdijes europiane, aty kultivohet një identitet i përbashkët, i cili ka brenda edhe diversitetin e individëve si një vlerë të shtuar. Ky identitet bëhet fabula rreth së cilës jeton dhe rritet individi si anëtar i këtij komuniteti. Nëse identiteti komunitar është i shëndetshëm, edhe identiteti kombëtar rreth një fabule më të madhe si kombi është gjithashtu i shëndetshëm.

Shoqëritë nuk mund t’i mbajë bashkë vetëm ligji, sepse esenca e shoqërisë është shpirtërore, jo ligjore; është natyrale, jo politike; është komunitare, jo shtetërore. Familja, lagjja, qyteti, krahina janë organizimet ku ruhet dhe kultivohet karakteri i përbashkët komunitar.

Liberalizmi, sistemi i ekonomisë së tregut dhe globalizmi kanë krijuar një progres të jashtëzakonshëm, por harruan dimensionin shpirtëror emocional të qelizës së shoqërisë që është familja dhe komuniteti. Ndaj duket se dalëngadalë po bëhen viktima të suksesit të tyre. Mjafton të shikoni hartën e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe të dalloni qartë se si janë ngjyrosur me të kuqe zonat me komunitete të vogla. Aty cenimi i vlerave komunitare, duke filluar nga familja, është më i ndjeshëm, ndaj dhe tezat e Trump për kufizimin e imigracionit ilegal, deportimin e individëve me rekorde kriminale dhe mbrojtjen e familjes tradicionale u përqafuan masivisht.

Në një kuptim, përkatësia në një komunitet bëhet edhe më e fortë se përkatësia në një shtet. Kufijtë shtetërorë janë vendosur përgjithësisht brutalist, nga “të fortët” dhe kanë krijuar realitete të sforcuara sepse i kanë konsideruar si problematike fijet krahinore komunitare, ndaj në rastin më të mirë i kanë shpërfillur, dhe në rastin më të keq janë përpjekur t’i prishin.

MIHALI, KAMARIERI I PARGËS

Në një restorant në Parga të Greqisë, kamarieri më foli shqip. E pyeta nëse kishte ardhur nga Shqipëria për punë. “Jo,” më tha Mihali, “jam vendas, nga Suli.” “Je shqiptar?” e pyeta. “Jo,” më tha, “por në familje kemi folur shqip (arvanitika).” Pasi e dalloi që përgjigjja e tij m’u duk pak e çuditshme, m’u afrua dhe më tha në vesh: “Jemi një; politika na ndan me kufij, na vendos emra, na vendos kundër njëri-tjetrit, na tregon çfarë na ndan dhe jo çfarë na bashkon.”

Krahina e Sulit dhe luftërat e suliotëve për të ruajtur identitetin e tyre mund të jenë ilustrimi më monumental i tensionit konstant ndërmjet gjeopolitikës dhe shpirtit komunitar, që fatkeqësisht zakonisht përfundon në favor të së parës. Ky shpirt, i përdorur dhe i nëpërkëmbur, është shumë i thellë; ndaj Mihali, pasi u ngatërrua pak me identitetin shtetëror politik, tha të vërtetën shpirtërore, të zhveshur nga ideologjia: jemi një.

Askush nuk e harron mëhallën e fëmijërisë, komshinjtë, shokët e vjetër, lojërat në rrugicë. Rrënjët e komunitetit ku njeriu lind e rritet i merr gjithmonë me vete. As lëvizjet e mëdha demografike të kohës së sotme, as dinamikat dhe cepat ku jeta të përplas për mirë apo për keq, nuk i fshijnë dot kujtimet, të cilat janë skalitjet e identitetit tënd të thellë. Një sipërmarrës i suksesshëm që kam takuar në Boston, ku kishte emigruar prej 30 vitesh, më tha se çdo ditë zgjohet me dëshirën për t’u kthyer në shtëpinë e tij në Malësinë e Madhe. “Këtu ndjehem si një pemë e shkulur nga toka e vet dhe e mbjellë në një vazo,” më tha.

Pra, nuk mjafton ekonomia. Dimensioni që nuk e zëvendëson dot ekonomia është përkatësia, është familja, fshati, qyteti, kultura; janë këngët, tregimet, gjuha.

Nëse do të imagjinonim një politikë që fillon nga ky dimension shpirtëror njerëzor, edhe vetë shtetet do të ishin më kohezive dhe me më shumë energji për progres. Duke shkuar larg me liritë individuale dhe interesat shtetërore, janë harruar interesat komunitare. Pak shtete kanë provuar të vendosin në themel karakterin komunitar. Singapori është një model suksesi spektakolar që provoi se shpirti i komunitetit është më i fortë edhe se feja. Kultivimi i këtij shpirti e bëri edhe vetë Singaporin një histori suksesi ekonomik. Zvicra është një shtet tregjuhësh, por kantonizimi dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e komunitetit në vendimmarrje e bën një shtet pa tensione të forta. Pra, politikat duhet të ndërtohen jo vetëm në respekt të lirive individuale, por edhe të familjes dhe komunitetit, për të ruajtur kohezionin social të pacënuar.

Pra raportet për të ardhmen e Europës duhet të dalin nga zyrat dhe të kthehen në një lëvizje epokale shoqërore që shkon nga kryeqytetet e BE deri në fshatin më të largët të Ballkanit. Kjo lëvizje duhet të përhapë një tregim:

Jemi një, jemi europianë. Kemi familjen të parën, pastaj lagjen, fshatin a qytetin ku kemi lindur dhe kombin të cilit i përkasim me krenari, por mbetemi një – europianë të bashkuar në historinë tonë të re.

Ka vetëm një forcë që mund ta bëjë këtë narrativë të gjithëpranuar – rreziku i madh i falimentimit të kontinentit tonë në kohën e re, që erdhi më shpejt se ç’e parashikonim. Vetëm kjo forcë mund të shtyjë Europën drejt federalizmit.

Deri atëherë, ky projekt do të jetë në fijen e perit, i lëkundur ndërmjet zhgënjimit dhe shpresës për të rigjetur ekuilibrin.

Të rinjtë e heshtur të së nesërmes
Nga Niko Peleshi

Pa i shpëtuar kompleksit të paragjykimit që mbulon një politikan sa herë që sjell në vëmendjen e opinionit publik shembuj pozitivë, po e them që në fillim se të rinjtë për të cilët dua të flas e do të flas pa u lodhur, janë produkt i punës së tyre, i mundit dhe peëpjekjes për të ecur përpara në vend që të presin një vend pune në shtet.

Merita jonë nuk është ajo çfarë ata kanë arritur. Meritën ne mund ta fitojme kur të jetësojmë projektet për të cilat do të shkruaj më poshtë. Ata kanë zbuluar mundësitë që teknologjia ofron sot dhe i kanë kthyer në burim pune e të ardhurash duke ofruar shërbime në tregun global përmes internetit.

Zhvillim e mirëmbajtje web site-i, menaxhim i rrjeteve sociale, dizajn grafik, optimizim i motorëve të kërkimit, Google ads, fushata marketingu dixhital në facebook, linkedin, instagram, pinterest, tik-tok, zhvillim software-i, shërbime arkitekture, përkthime, data entry e shumë shërbime si këto, sot ofrohen nga të rinj shqiptare në tregun global nga Shqipëria.

Duke qënë se ky treg nuk të paguan sipas standartit të pagave në vendin ku jeton, por sipas çmimeve të shërbimeve në tregun global, është lehtësisht e kuptueshme pse të ardhurat që mund të realizosh jane sa një ofrues shërbimesh në Itali apo Angli apo SHBA.

Po, po.

Ka shumë të rinj që fitojnë mijëra euro në muaj. Dhe nuk janë pak.

Vetëm në Korçë janë trainuar të paktën 300 të rinj nga Online Marketing Academy e mbi 300 të tjerë nga platforma e trainimit online e Laidi Ferrunit, një sipërmarrës i hershëm i bizneseve online. Shumë fëmijë janë trainuar në programim nga ICTSlab, një klasë nxënësish të klasave të 9-ta janë pjesë e programit 3-vjeçar të kodimit e design thinking nga Code for Albania e BetaPLAN etj.

Kjo nuk është një parajsë e fshehur. Edhe në këtë hapësirë mundësish për pune dhe sipërmarrje vlejnë të njëjtat parime për suksesin – NJOHURI TE SPECIALIZUARA, KEMBENGULJE e ORE TE GJATA PUNE.

Ashtu si në sipërmarrjen klasike, disa zgjedhin të punësohen apo vetëpunësohen, të tjerë marrin më shumë risk dhe hapin biznesin e tyre në fushat e reja dhe të pakufishme të teknologjive të informacionit. Por në ndryshim nga sipërmarrja klasike, këtu tregu është global, çmimet janë globale dhe te ardhurat janë si ato në tregun global.

Në Korçë po bëhet një punë e madhe për ta bërë qytetin një qendër të vërtetë të inovacionit. Biblioteka e re dhe ndërtesa ku më parë ishte vendosur prefektura dhe këshilli i qarkut, po kthehen në një hub të madh, një qendër për freelancer-at, startup-et dhe sipërmarrësit e inovacionit.

Do të ketë hapësira pune, trainime e kualifikime të shpejta në profilet më të kërkuara në internet, mentorim dhe programe akselerimi. Bashkia po punon për tër ndërrtuar një ofertë të parezistueshme për kompanitë që operojnë në këto fusha në Tiranë apo jashtë vendit për të mundësuar hapjen e degëve të tyre në Korçë. Kryeministri ka konfirmuar mbështetjen për ta pilotuar së pari në Korçë këtë model zhvillimi dhe rritjeje personale për të rinjtë.

Dhjetra të rinj që hynë në këtë rrugë pa bujë e pa mbshtetje sot meritojnë të thirren në skenë.

Ata janë të heshtur në sukesin e tyre, të pakuptuar nga të rinjtë e bareve ku edhe ata shkojnë shpesh, jo për llafe, por për të punuar nga laptop-i i tyre për klientë në Amerikë, Spanjë, Angli, Itali, Gjermani, Australi e kudo tjetër pa kufij.

Shembulli i tyre duhet të na shtyjë të investohemi si institucione e si shoqëri në ndërtimin e një ekosistemi që përfshin rishikimin e sistemeve të edukimit, rishkimin e kuadrit ligjor të sipermarrjes dhe punës (një ligj për start-upet inovative është në rrugën e miratimit) , ngritjen e fondeve per inovacionin, ndërtimin e hapesirave fizike te inkubatoreve e aksereatoreve si Hubi i Inovacionit ne Korce dhe Tumo tek Piramida ne Tirane, promovimim e organizatave që mbështesin inovacionin dhe eliminimin e burokracisë së zyrave.

Le ti mbështesim të rinjtë në këtë kohë mundësish dhe transformimesh të mëdha e të mos i tërheqim në rrugën e mbijeteses gënjeshtare dhe nihilizmit politik. Të kërkosh votën e të rinjve duke iu premtuar sukses pa pune, pa dije, pa mund, është një mëkat që paguhet shtrenjtë nga vetë të rinjtë. Nëse i pengojmë apo keqorientojmë sot, ata nuk do të na i falin neser.

Shqipëria e së nesërmes është misioni i tyre.

g.kosovari

Ju rrëfej pse akuzohem
Nga Niko Peleshi

E mira dhe e keqja janë kudo. Ato janë në bashkëjetese dhe në luftë të vazhdueshme. Në të njëjtin univers, në të njëjtin shtet, qytet, lagje, shkalle pallati. Ato bashkejetojne edhe brenda qenies se cdo një riu. Nuk janë të ndara dukshem. Nuk i shqiten njera-tjetres. Keshtu janë edhe sistemet. Nuk ka sisteme puritane ashtu sikunder nuk ka sisteme totalisht të korruptuara.

Ai që bën diferencen midis njerëzve, shoqërive, sistemeve dhe shteteve është raporti i të mirës me të keqen. Diku dominon e keqja, diku dominon e mira. Por brenda një shoqerie une mendoj se ky raport është i njëjtë. Të gjitha hallkat e një shoqërie tentojnë këtë raport. Shoqëri të ndryshme kanë vlera të ndryshme të këtij raporti.

Ne Shqipëri sot perceptohet politika si një hapësire e dominuar totalisht nga e keqja. Po ashtu edhe drejtësia. Për rrjedhoje të gjitha perpjekjet dhe të gjitha veshtrimet janë drejtuar andej. Por pak a shumë raporti ndërmjet të mirës dhe të keqes, qëndron si një mesatare morale e shoqërisë. Një mesatare e pamëshirshme që i terheq të gjithë tek vlera e vet. Jo vetëm politikën. Jo vetëm drejtësinë.

Rruga e duhur është rritja e kësaj mesatareje, e këtij raporti, në të gjitha sistemet paralelisht. Një sistem drejtësie i pastruar plotësisht përmes një operacioni të pazakonshëm pastrimi, herët a vonë do të shkonte drejt kësaj mesatareje. Një klasë e re politike, e pastruar nga mëkatet, por e rrethuar nga problemet morale të mediave, klasës së biznesit apo edhe opinionit publik në tërësi, do të rreshkiste drejt mesatares morale të shoqërisë.

Ta shohësh të mirën dhe të keqen si të ndara do të thote të mendosh si fanatik dhe t’i shërbesh përkeqësimit të raportit ndermjet tyre.

Pardje David Brooks në kolonën e tij në New York Times publikoi shkrimin “Dhe tani një fjalë nga një fanatik”. Po bashkëngjit një paragraf që përshkruan mendimet e një fanatiku në raport me botën dhe që është relevant me sa kam shkruar më sipër:

“Katastrofa është mendësia ime. Katastrofa përshkruhet thjesht: Shoqëria është totalisht e korruptuar. “Sistemi” është totalisht i kalbur. Unë jam i tmerruar nga mëdyshja dhe ambivalenca, nga ideja se gota mund të shihet gjysëmplot. Unë kapem pas shembullit ekstrem të gjithçkaje dhe e pergjithësoj. Në këtë menyre une krijoj të vërtetën time: Nëse një emigrant ka kryer një krim, të gjithë emigrantet janë kriminele.

Sistemi im moral është i thjeshte: Lart është e keqja dhe poshtë është e mira. Njerëzit me status hierarkik më të larte se unë janë të korruptuar, ndërsa ata që janë perreth meje janë viktimat e korrupsionit të tyre. Ekzistenca e çdo hierarkie është automatikisht provë e padrejtësisë.”

Nëse politika do të perceptohet totalisht e korruptuar, në politikë do të militojnë gjithnjë e pak njerez të ndershem e me dinjitet.

Na duhen më shumë politikanë të ndershem, por na duhen edhe media me të përgjegjshme në raport me misionin publik jo vetëm në raport me përfitimin, biznese me pergjegjshmëri sociale jo vetëm individuale, profesionistë që i kontribojne shoqërisë me dijet e tyre, shoqëri civile proaktive.

Na duhet t’u mësojme fëmijëve në shkolla një perkufizim të ri për vleren. Vlerën e përbërë jo vetëm nga materia por edhe nga shpirti, nga kontributi social.

Nuk është e pamundur.

Nuk mungojnë iniciativat e para.

Dy të rinj shqiptare, inxhiniere IT në Silicon Valley, Ori dhe Aleksandri së bashku me disa miq amerikanë filluan këtë vit një iniciativë vullnetare për të edukuar një grup nxënësish shqiptarë me konceptet e mendimit kritik dhe më pas për t’i aftesuar në fushën e programimit me mentorë nga Universiteti i Standfordit. Kur e pyeta Aleksandrin çfare e motivon të marre kohë nga puna jopak fitimprurese si inxhinier pranë kompanisë Ëhatsapp për t’i sherbyer kesaj iniciative, më tha se përgjigjja lidhet me përkufizimin e vlerës dhe pasurisë. Nuk je i pasur kur ke të ardhura të larta. I pasur je kur ke edhe kontribute për të tjeret, për brezin e ri, për vendin tend, më tha Aleksandri.

Kështu e përmirësojmë hap pas hapi e ditë pas ditë raportin e të mires me të keqen duke rritur të mirën në shoqëri. Dekadenca morale është ngjitëse për shkak se shoqëria është një sistem ingranazhesh të lidhur me njëri-tjetrin. Pastrimi i vetëm njërit prej tyre nuk bën punë.

Le të mos na pezmatoje e keqja. Ajo shpesh te jep forcën kundërvepruese për ndryshim.

E ndonëse nuk mund të ketë fitore përfundimtare të së mirës mbi të keqen, mund t’ia dalim të shërojmë me durim plagët që e keqja krijon në trupin e shoqërisë sonë dhe të ujitim të mirën. Me durim dhe në çdo pjesë duke kujtuar gjithmonë se çfarë është më e padukshme apo më e vogël nuk do të thotë se është më e mirë.

E keqja është kudo.

E mira është kudo.

P.S. Për ata që kane durim të lexojne pak më tepër, po postoj një pjesëz të përkthyer nga libri i Janis Varufakis “Bisedë me vajzën time rreth ekonomisë ose si funksionin kapitalizmi dhe si dështon ai”:

Në ishullin e Aeginës ka rënë muzgu. Është verë. në jemi ulur në verandë me vështrimin e hedhur matanë detit tek dielli që skuq gjithë shkëlqim prapa maleve të Peloponezit. Njëlloj siç bënte im atë me mua kur isha i ri, fillova edhe une të të tregoj me terma shkencorë pse dielli bëhet i kuq kur zhduket ngadalë në horizont. Ti fillon të bezdisesh.

Me vone, po atë mbrëmje, marrim barken tonë me disa miq dhe Parisin, djalin e tyre të vogël dhe nisemi për tek taverna jonë e zakonshme në Marathona Beach. Teksa porositim darkën Parisi fillon me shakatë e tij pandalim. në biem përmbys së qeshuri, madje edhe ti që zakonisht qesh e fundit.

Para se të arrijë ushqimi kapiten Kosta, që e ka lidhur barken e tij të peshkimit ngjitur me tonën në molin përballë tavernës, të kërkon ty një nder. Spiranca i është kapur në një shkemb në fund të detit dhe nga perpjekjet për ta terhequr lart i është keputur zinxhiri. “Të lutem”, të thotë “meqenese une e di që ty të pëlqen zhytja, mund të hidhesh e ta lidhësh këtë litar tek zinxhiri i spirancës? Mund ta bëja vetë por më ka kapur keqas reumatizma sot.” “Sigurisht” i pergjigjesh ti duke iu gëzuar mundësise për të qënë heroina e momentit, meqënëse edhe zhytjen në det e ke me qejf.

Perëndimi i diellit. Bezdija jote nga unë. Shakatë e Parisit. Gëzimi nga zhytja në det meqënëse ta kërkoi Kapiten Kosta. Këto janë gjërat e kënaqësisë së kësaj vere për ty. Me përkufizim këto quhen “të mira”, përkundër “të këqijave” si për shembull ndjenja që të shkakton një shok i lënduar, detyrat e mërzitshme të shtëpisë apo vetmia dhe pasiguria për jetën. Tani ver re ndryshimin ndërmjet këtyre të mirave që të mbushin jetën me gëzim e lumturi dhe të mirave siç iu referohemi në ekonomi: sendet që ti i gjen në raftet e dyqaneve, që shiten në Amazon e që televizori insiston që të nevojiten. Ato janë diçka më tepër, ndoshta edhe diçka më pak, por me siguri diçka shumë e ndryshme. në edhe këtyre të dytave iu referohemi si “të mira”, por mbase një fjalë tjetër, sidoqoftë më pak konfuzuese, do të ishte “MALLRA”.

Ne dhe Europa, por përtej një rezolute
Nga Niko Peleshi

Para disa ditësh, Parlamen ti holandez votoi në shumicë një rezolutë, ku i kërkohet BE-së të pezullojë regjimin e lëvizjes së lirë në BE të qytetarëve nga Shqipëria. Më shumë se sa një lajm i keq për Shqipërinë, ky është një lajm i keq për vetë BE. Iniciativat radikale e nacionaliste, që i imponohen vendimmarrjes politike në vendet komunitare janë kërcënimi i vërtetë për projektin europian. Ndaj ky është vërtet një lajm për t’u trishtuar, por në radhë të parë si europianë e pastaj si shqiptarë.

EUROPA DHE GJUHA POLITIKE

Kohë më parë pata shkruar një opinion të titulluar “Të jesh politikisht korrekt”. Ishte një këndvështrim mbi rolin që po luan gjuha politike në ndryshimin e shpejtë të skenës politike botërore. Nuk bëhet fjalë thjesht për një betejë politike semantike. Bëhet fjalë për raportet e ndryshuara të politikës me shoqërinë. Ndonëse nuk ka kaluar shumë kohë nga ai shkrim, konfiguracioni i forcave politike në Europë e më gjerë ka ndryshuar ethshëm. Nga epoka e të qenurit “politikisht korrekt” kaluam në epokën e retorikës radikale dhe të urrejtjes së ushqyer nga fryma e populizmit dhe nacionalizmit. Në Hungari, Poloni, Çeki, Itali kjo frymë është në pushtet. Në Britani solli kaosin e Brexit, në Francë është forca e dytë më e madhe, në Gjermani është forca e tretë me rritje të shpejtë. Sot ndarja e madhe e politikës nuk është ndërmjet së majtës dhe së djathtës, por ndërmjet globalistëve dhe nacionalistëve. Globaliste janë edhe forcat e vjetra të majta, edhe forcat e vjetra të djathta. Nacionaliste janë forcat e reja të ekstremit të majtë, por edhe të ekstremit të majtë. Duket se bota po shkon drejt një rendi të ri. Globalizmi, të drejtat e njeriut, liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave duken si parime të botës së vjetër. Se si do të duket bota e re, nëse do të vazhdojë ky trend politik, askush nuk guxon ta vizatojë. Në çdo rast nuk duket se do të jetë demokratike liberale.

Ndërkohë, forcat “e vjetra” politike, pra, establishmenti politik, e rrumbullakosën gjuhën politike për ta përshtatur me kauzat e partive populiste. Mbase kjo është rrethana që i dha shumicën e votave të parlamentarëve holandezë, rezolutës për Shqipërinë, shtuar edhe faktin që në kohë fushatash si kjo (në vendet e BE-së po zhvillohet fushata për zgjedhjet e Parlamentit Europian), partitë nuk duan të humbin asnjë votë. Megjithatë, rrumbullakosja e gjuhës, në vend që t’i shpëtonte, i ka çuar në një rënie të dukshme gjithandej partitë europianiste, sepse sjellja “politikisht jokorrekte” populiste duhet përballuar me gjuhën “politikisht jokorrekte” të së vërtetës, jo me uljen e kokës para histerisë populiste. Rezultati i zgjedhjeve parlamentare europiane pritet të rritë ndjeshëm vendet e nacionalistëve në PE.

PËRBALLJA ME TË VËRTETAT

Ka ardhur pra koha e gjuhës së vërtetë, politikës që pranon dështimet dhe jep alternativat e korrigjimit pa u përpjekur t’i fshehë ato. Duhet pranuar, për shembull, që globalizmi ka sjellë përqendrimin e pasurisë te një numër gjithnjë e më i vogël individësh dhe vendesh më të pasura. Lipset, pra, një qasje e re e globalizimit të tregut që i jep mundësi më shumë kompanive të operojnë në tregun global. Jack Ma, themeluesi i Alibaba, portalit më të madh në botë të tregtisë online, ka ndërtuar një platformë elektronike, që i krijon mundësinë prodhuesve të kafesë në Ruanda të shesin prodhimin e tyre drejtpërsëdrejti te tregtarët kinezë. Në këtë mënyrë, çmimi që përfitojnë prodhuesit ruandezë është rritur nga 8 në 12 dollarë/kg. Kjo qasje po quhet globalizëm nga poshtë lart (bottom-up) dhe inspirohet nga nevoja për të rritur numrin e kompanive përfituese të globalizimit nga 60 mijë që llogariten aktualisht, në mundësisht 60 milionë, sipas Jack Ma.

Politika sot duhet të pranojë dhe korrektojë edhe dështimet politike të sistemit të demokracisë liberale. Le të marrim risqet e avancimit teknologjik. Bota po kalon me shpejtësi nën pushtetin e algoritmeve, thotë historiani izraelit, Youval Noah Harari. Bazuar në të dhënat personale, algoritmet arrijnë të zbërthejnë botën emocionale të njeriut dhe të orientojnë zgjedhjet. Pra, demokracia shpejt do të jetë vullneti i një shumice të ndikuar nga teknologjia, jo i një shumice që zgjedh me vullnet të lirë. Është e nevojshme të bëhet një punë kolosale nga BE dhe SHBA, kryesisht, për të ndërtuar kuadrin rregullator dhe institucional të kësaj fushe, ende të parregulluar.

Këto sfida të vështira nuk mund të zbukurohen dhe as të pasohen te qeveritë pasardhëse. Ndërkohë, mandatet politike të kufizuara në kohë (përgjithësisht 4-vjeçare) i bëjnë të gjitha qeveritë të paguximshme për t’u përballur me këto çështje të sikletshme.

SHQIPËRIA SOT DHE NESËR

Politika në Shqipëri duket e shkëputur nga ngjarjet globale, por është thjesht e sfazuar në kohë. Këtu era fryn me disa vite vonesë, por kjo periodë vonese sa vjen dhe zvogëlohet për shkak se Shqipëria është duke u bërë gjithnjë e më e hapur. Teknologjitë e informacionit dhe media luajnë rolin e tyre në këtë përshpejtim.

Edhe këtu te ne doktrinat politike e ekonomike nuk janë më ato që ndajnë forcat politike. Me disa përjashtime këtu, gjithë klasa politike ka të njëjtin qëndrim për çështjet kryesore të kohës.

Të paktën në programet e tyre politike, të gjitha partitë janë pro integrimit europian, pro reformimit të sistemit të drejtësisë, pro tregtisë së lirë, pro të drejtave të njeriut, pro të drejtave të minoriteteve, pro legalizimit të ndërtimeve pa leje, pro kthimit e kompensimit të pronave, pro kompensimit të ish-të përndjekurve politikë, pro investimeve të huaja.

Do të krijohen me siguri, herët a vonë, forca të reja politike me platforma të ndryshme populiste, nacionaliste, radikale majtiste, antieuropiane apo fetare, që do të sjellin edhe këtu në Shqipëri ndarje të reja.

Ato do të peshkojnë pa dyshim te problemet ekonomike e sociale, te pafuqishmëria e bizneseve për të mbijetuar në një treg europian, ku kërkohen standarde shumë më të larta prodhimi dhe shërbimi, te dëshpërimi i të rinjve nga pamundësia për të konkurruar në tregun europian të punës me dijet e marra nga arsimi i lartë shqiptar. Ndaj, sa më shumë të mbështeten bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla e të mesme sot, aq më pak i kërcënuar do të jetë realiteti politik nga sharlatanizmi nesër. Nuk po shohim ende një Jack Ma shqiptar, që ta projektojë suksesin e biznesit të vetë në shtimin dhe fuqizimin e bizneseve te tjera shqiptare. Jemi larg kësaj filozofie biznesi. Përkundrazi, ka një tendencë të vazhdueshme për ta ngritur suksesin mbi dështimin e të tjerëve.

Ndërkohë, sa më e paprinciptë të jetë lufta politike ndërmjet dy forcave tona kryesore politike, sa me tepër t’u largohemi nevojave të vërteta të njerëzve të zakonshëm, sa më të pavërtetë të jemi në ato çka themi ndryshe nga ato çka bëjmë, aq më e madhe do të jetë hapësira për forcat e reja populiste që mund të lindin në skenën tonë politike.

Rezoluta e Holandës na jep rastin që qeveria dhe opozita politike e parlamentare të bëjnë gjestin e parë të vendosjes së interesit kombëtar mbi atë politik. Të flasim me zë të lartë me gjuhën e vërtetë të shqiptareve, që nuk meritojnë të portretizohen si rreziku i Europës. Shifrat e azilkërkuesve dhe kriminalitetit në vendet e BE-së e vërtetojnë këtë pohim. Vendimmarrjet e sotme po bëhen gjithnjë e më irracionale dhe mbase ne nuk mund t’i influencojmë dot ato, por një Shqipëri që nuk reagon, ose akoma me keq që me gjysmën e vetë feston, është një Shqipëri që i thotë qartazi BE-së se nuk e meriton ende të merret në konsideratë si vend aspirant.

Dhe së fundi, edhe në Shqipëri ka ardhur koha të ndryshojmë gjuhën politike. Tezat e vjetra njerëzit i kanë mësuar përmendësh dhe kanë filluar t’i neveritin.

Rruga më e lehtë dhe më joshëse për politikën është kalimi nga gjuha politikisht korrekte në gjuhën populiste, por Shqipëria ka nevojë për zgjidhje e reforma dhe nuk i përballon dot më lojërat politike me pushtetin.

Ndaj, gjuha populiste e rrugës në Shqipëri është edhe më e rrezikshme se në vendet e tjera.

Kemi vetëm një rrugë:

Të jemi njerëzorë e të përulur para sfidave të mëdha.

Dy fjalë për TEC-in, për t’i mbyllur rrugën spekulimeve
Nga Niko Peleshi

I. STATUSI AKTUAL I PROJEKTIT

1. Investitoret kane kerkuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një centrali elektrik që përdor si lëndë djegëse gazin e TAP. E kane marre kete status si detyrim i ligjit te investimeve strategjike per te gjitha projektet mbi 30 mln euro.

2. Ky status ka te beje VETËM me detyrimin e institucioneve per te kthyer pergjigje në një afat më të shkurtër. Përgjigjja mund të jëtë NEGATIVE ose POZITIVE, por duhet të jëtë e shpejtë. Pra statusi ka të bëjë thjesht me reduktimin e burokracisë dhe NUK nënkupton LEJIMIN apo APROVIMIN e investimit. ASPAK.

3. Për rrjedhojë ky projekt NUK ka marrë ende autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

4. Projekti NUK ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

II. QENDRIMI IM I SHPREHUR NË KOMITETIN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE DHE AKTUALISHT.

1. Jam tërësisht në të njëjtin qëndrim me kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo.

2. Pra, ne qofte se ky projekt shton SADOPAK ndotjen ne qytet, UNE JAM AKTIVISHT KUNDER dhe projekti nuk do të ketë ASNJE SHANS të realizohet kundër vullnetit të institucioneve dhe interesit te Korçës.

3. Angazhimi i investitorëve për:

– të reduktuar ndotjen në qytet duke eliminuar ndotjen prej tymit të druve të zjarrit me anë të ndërtimit të një sistemi për ngrohjen e qytetit me ujë të ngrohtë dhe

-për të ndërtuar një termoelektrocentral me ndotje me të ulët se sa ndotja që eliminohet, NUK MUND TE JETE NJE FJALE GOJE.

4. Ky angazhim duhet të vërtetohet shkencërisht dhe në diskutim transparent me qytetarët e Korçës.

5. Fakti që në Bashkinë e qytetit nuk është depozituar ende një raport i plotë për të gjitha kēto cështje, është një sinjal joserioziteti.

6. Të gjitha spekulimet në emër të interesit të politikës janë përpjekja e rradhës për të përfituar ndonjë votë të dëshpëruar duke shpikur gogolin. Ato nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe me dashurinë për qytetin dhe nuk jane as të parat, as të fundit në listën e shpikjeve të projekteve fantazmë. Korça sot është një projekt i ushqyer me dashurinë e pasionin e qytetarëve të mirë. Pas 12 viteve punë kemi ndërtuar një destinacion kombëtar dhe model zhvillimi, por është vetëm fillimi. Do të na duhet të vazhdojmë punën për të ndërtuar mirëqënie për çdo familje. Eshtë një rrugë e gjatë pa kthim. Koha na ka treguar se kjo rrugë nuk është e shtruar me asfalt.

7. Shqetësimi i artikuluar i qytetarëve korçarë jashtë spekulimeve partiake, është shprehje e kulluar e ndjeshmërisë qytetare dhe e emancipimit të qytetit tonë.

Mbase ky qëndrim le pa punë ndonjë të punësuar në makinerinë e të pavërtetave, por ky nuk është problemi im.

Duhet të shkruajmë tregimin tonë
Nga Niko Peleshi/

Edhe fjalimet më optimiste për të ardhmen e vendit tonë, kanë për tregim të shkuarën. Shqiptarët kanë patur një histori të vështirë, të ndodhur ndërmjet lindjes dhe perëndimit dhe padyshim kanë meritën historike të mbijetesës me gjuhë, kulturë e zakone të trashëguara, që mund të jenë frymëzim por nuk mjaftojnë për të ndërtuar një qëllim për të nesërmen. Kur flasim për të ardhmen duhet të vështrojmë nga e ardhmja.

Kombet që kanë arritur të ndërtojnë një qëllim dhe t’a tregojnë e t’a ngulitin atë në mendjen e të gjithëve, nga femijët e deri te të moshuarit, ia kanë dalë të fuqizohen edhe kur kanë qënë në disavantazh numerik, gjeografik apo burimesh natyrore. Izraelitët jetojnë tregimin e tyre prej 2500 vjetësh. Çdo izraelit, që kur fillon të kuptojë e deri sa mbyll sytë, e mban në mendje mitin e Izraelit si toka e shenjtë (çështja e vërtetësisë së kësaj teze nuk ka lidhje me thelbin e ketij shkrimi) dhe jeton si misionar për ta mbrojtur atë. Veçse ka ndërtuar një tregim të ri për të ardhmen: Izraeli vendi i inovacionit, vendi i sipërmarrjeve të reja. Me tregimin e vjetër rifituan tokën nga u dëbuan, me tregimin e ri e bënë Izraelin një nga shtetet më të zhvilluar në botë, në mes te shkretëtirës.

Në librin e tij bestseller të titulluar SAPIENS, historiani Youval Noah Harari, flet për fuqinë transformuese të një “tregimi” të përbashkët. Ai mendon se supremacinë mbi tokë, njeriut (homo sapiens) ia dha aftësia e tij unike për të ndërtuar “tregime” (story ose fiction i quan Harari në anglisht). Pra jo forca fizike. Homo sapiens nuk ishte dhe nuk është specia fizikisht më e fuqishme mbi tokë, por është specia e vetme që ka imagjinatë dhe besim kolektiv.

Si ndodh kjo? Besimi tek “tregimet” është forca që grumbullon energjitë e një komuniteti, e në disa raste të gjithë njerëzimit, drejt një pike duke e bërë njeriun të pakonkurueshëm nga speciet e tjera.

Ka patur shumë raste në histori, kur këto tregime e kanë drejtuar fuqinë njerëzore drejt qellimeve të gabuara, në dëm të fqinjëve apo edhe më keq në dëm të njerëzimit në përgjithësi. Gjermanët ndërtuan tregimin e gabuar para një shekulli, që i kushtoi botës një luftë botërore shkatërrimtare.

Veçse kjo nuk duhet të na bëjë të ndryshojmë bindjen se për sa kohë nuk kemi një qëllim të madh kombëtar afatgjatë, energjitë tona do të shpenzohen në mënyrë kaotike dhe shpesh kontradiktore. Pasi humbën luftën gjermanët ndërtuan një tregim të ri. Në këtë tregim edukohen si të ndërtojnë një vend lider në zhvillimin ekonomik e shoqëror europian duke qënë më të mirët. Marka Made in Germany, për shembull, nuk ndodhi rastësisht, por fitoi personalitet të lidhur fort me cilësinë, për shkak se gjermanët punuan me këtë qëllim në mendje dhe në zemër.

A kanë shqiptarët sot një tregim, një mit, një narrativë afatgjatë?

E thënë ndryshe, çdo të thotë të jesh krenar që je shqiptar? Një mik më tregonte një ndodhi me vajzën e vet të vogël në klasën e katërt. Mësuesja iu kërkoi të bëjnë një ese me temën “jam krenar që jam shqiptar”. Vajza e vogël kishte përshkruar disa sjellje shoqërore që e bënin të ndihej keq kur vizitonte vende te Europës. Aty nuk shikonte mbeturina, nuk shikonte ndërtime të shëmtuara dhe në vend të ndihej krenare ndihej e turpëruar. Më tej shkroi për ngjarje dhe figura historike si nënë Tereza dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por nuk ishte e sigurt nëse duhej të ndihej krenare për betejat e heroit tonë kombëtar kundër turqve, 5 shekuj më parë, ndërkohë që shqiptarët e sotëm nuk fitojnë dot as betejën kundër mbeturinave në rrugë. Unë nuk jam i sigurt nëse 4-a që mësuesja i vuri vajzës së mikut tim ishte e merituar. Por jam i mendimit se asnjë betejë nuk mund të fitohet kur nuk e lidh atë me një qëllim.

Le ta themi pa doreza se patriotizmi jonë shpesh fillon dhe mbaron te thirrjet në stadiume dhe tekstet e kengëve patriotike. Në rastin më të mirë ai është i frymëzuar nga e kaluara dhe në rastin më të keq është thjesht tifozllëk nacionalist apo kundërvënie (është evidente që në rradhët e emigrantëve doza e patriotizmit apo nacionalizmit është më e lartë, sidomos kur jetojnë në shtete europiane, ku mungesa e një tradite multikulturaliste shtyn vendasit dhe për rrjedhojë edhe emigrantët në skalione nacionaliste).

E kemi të vështirë të mendojmë e punojmë për qëllime kolektive afatgjatë. Sa herë që flasim për probleme, zgjidhjen e kerkojmë sot për sot. Duam ta prekim dhe ta shijojmë ne, jo femijët tanë. Një ditë, Kassen, një mik që punon prej pak kohësh në Shqipëri për GIZ më pyeste se pse nuk ekziston në Shqipëri biznesi i investimit në pyje. Bëhet fjalë për një investim që i jep frutet pas 20-30 vjetësh. Përgjigjja për të gjithë ne është e qartë.

Edhe kur e ndava me disa miq që i çmoj këtë shkrim para se ta botoja, pati syresh që më thanë se tregimi për të cilin unë shkruaj më poshtë është shumë i bukur për të qënë i vërtetë në realitetin tonë. Në këtë realitet më tha dikush duhen tregime afatshkurtër që të sjellin ndryshim të shpejtë. Por pikërisht ky është thelbi i nxitjes sime për të shkruar për këtë temë: Duhet një tregim i madh për të orientuar siç duhet qindra-mijra tregimet e vogla të individëve, familjeve, fshatrave, qyteteve dhe kombit në ndërkohë.

Po sjell për analogji edhe një shembull kuptimplotë pavarësisht përmasës. Para pak kohësh na vizitoi një ekspert i menaxhimit të ujrave nga Hollanda. Teksa diskutuam për parandalimin e përmbytjeve, ai më tha se problemi më i madh që ne kemi, nuk janë qindra miliona euro që nevojiten dhe që ne nuk i kemi, por fakti që jemi ende në pikën A, pra në pothuaj 3 dekada nuk arritem të hartonim as masterplanin kombëtar të parandalimit të përmbytjeve (tregimin e madh). Ndërkohë miliona euro të shpenzuara për projekte të vogla (tregimet e vogla) kanë qënë të paorientuara nga një masterplan i integruar dhe për rrjedhojë shpesh kanë shkuar dëm.

Atëherë cili mund të jetë tregimi ynë?

Ky tregim mund të thuhet me një fjali, por duhet të jetë i madhërishëm. Ai duhet të jetë ëndrra jonë e përbashkët. Duhet të frymëzohet nga e ardhmja më shumë se nga e shkuara.

“Shqipëria do të bëhet toka e 10 milion shqiptarëve që sot jetojnë nëpër botë duke ndërtuar këtu vendin e mundësive. Veçanërisht për të rinjtë”. Kjo duhet jetë ambicia dhe aspirata e brezave. Ky duhet të jetë drejtimi i pandryshueshëm i Shqipërisë. Në këtë regjistër do t’iu duhet të gjitha organizatave politike te shkruajnë platformat e tyre sepse kjo duhet të bëhet optika e vetme e shqiptarëve. Nuk është një frymëzim nacionalist. Jo.

Është një rrugë shpëtimi e detyruar për një Shqipëri që duhet të rritet dhe jo të zvogëlohet. Për një Shqipëri që synon vendet e para dhe jo të fundit në trenin e Europës. Kemi burime natyrore, kemi dete, liqene, lumenj, fusha pjellore, male dhe ditë me diell. Kemi ende popullsi të re. Përgjatë një shekulli histori, herë për shkak të rrethanave , herë për shkak të zgjedhjeve tona të gabuara, Shqipëria ka mbetur shumë vite prapa krahasuar me botën e zhvilluar.

Unë nuk kam për qëllim të përshkruaj këtu edhe rrugën se si arrijmë tek mishërimi i këtij tregimi. Projekti i kësaj rrugë duhet të ndertohet me kontributet më të mira të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës. Por po përmend vetëm një mundësi që duket në horizont krahas shumë mundësive të tjera që do të lindnin nëse imagjinojmë sikur çdo shqiptar do të jetojë me tregimin: Shqipëria vendi i 10 milion shqiptarëve.

Ajo është teknologjia.

Teknologjia e re e informacionit dhe komunikimit po kapërcen shekuj zhvillimi. Historia na thotë se renditja e vendeve në kalsifikim ndodh sidomos në kohë revolucionesh. Ky revolucion sot po ndodh. Revolucioni 4.0 quhet ndryshe transformimi që po sjell teknologjia në botë. Në qoftë se vendosim të jemi në anën e përfituesve, koha është tani. Ne nuk jemi një vend i pasur, por siç më thoshte një politikan i huaj i vjetër, çdo vend, sado i varfër i ka burimet për të financuar të paktën një prioritet të vetin kombëtar.

Le të bëhemi vendi që mbështet çdo iniciativë sipermarrjeje inovative si askund tjetër. Të hapim shkollat më të mira në botë për të mbjellë farën e klasës së re të inxhinierëve dhe teknologëve. Dhe t’i mbajmë këtu duke financuar çdo start-up të shqiptarëve që jetojnë këtu dhe atyre të diasporës që mungesa e tregimit kombëtar i ka çuar në të katër anët e botës. Finlanda është në vendin e parë në Europë për mbështetjen e ideve inovative dhe shpenzon rreth 150 mln euro. Nuk janë pak, por nuk janë më shumë se sa buxheti i vetëm një rruge të cilën mund t’a ndërtojmë disa vite më vonë, për hir të një prioriteti kaq të fortë.

Ka edhe mundësi të tjera unike që na i dhuron pozicioni gjeografik, por së pari duhet të ndajmë mendjen.

E nëse do ta humbim edhe këtë tren, mbase nuk do të ketë tren tjetër. Në fillim ishte fjala, thuhet në bibël. Edhe ne sot, duhet t’a fillojmë nga fjalia: Shqipëri vendi i mundësive, Shqipëria vendi i 10 milion shqiptarëve. Të tjerat vijnë si rrjedhime të këtij qëllimi që do të tregohet çdo ditë. E di që ky shkrim tingëllon i shkëputur nga realiteti, por mbase kjo shkëputje është ajo që na duhet sot më së shumti.

Përtej kornizës së politikës
Nga Niko Peleshi

Politika ne park

Para pak kohesh, ne Parkun Rinia te qytetit, takova Vason, nje mik qe shetit shpesh ne park. E pyeta se cmendojne njerezit per parkun, qe ne fakt eshte nje nga projektet pothuaj te pakontestuara te viteve te fundit. Ai me tregoi per frekuentuesit e shumte te parkut te rikonstruktuar, por edhe per nje pjese njerezish qe e ndjejne per “detyre partie” te mos e pelqejne parkun. Nuk me shqeteson mendimi i tyre, me tha Vasoja, sepse tani parku ka perfunduar dhe askush nuk e zhben dot me, por me vjen keq qe keta njerez nuk gezohen dot njelloj si une.

Duket si nje bisede normale qe e bejme shpesh ne rrethana te ngjashme gjithandej, ne kafe, ne rruge, zyre, ne dyqan, ne parukeri, ne taksi gjithandej.

Por ka nje drame brenda.

Eshte drama e ndarjes se thelle te shoqerise sone.

Dhe ketu nuk e kam fjalen per mendimet apo shijet estetike individuale, te cilat as nuk jane dhe as nuk ka pse te jene te njejta. As per mendimet cinike per shkaqe karakteriale.

Perkundrazi.

E kam fjalen per influencen e forte te politikes qe shpesh atrofizon mendimin e lire dhe kritik dhe e zevendeson me nje kod robotik te programuar nga krahu politik te cilit i perket. Ne fakt eshte partizanizmi me shume se sa politika, qe ka hyre aq thelle ne cdo qoshe te mendjes njerezore sa duket si e natyrshme qe dy qytetare te perkatesive te ndryshme politike, duhet te kene patjeter mendime te ndryshme per vettingun e gjyqtareve, por edhe per kullen panoramike te Korces,

per taksat por edhe per parkun,

per reformen e arsimit te larte, por edhe per pedonalen e qytetit,

per Biblioteken e re, por edhe per Pazarin e Vjeter.

Dhe natyrsisht per kete nuk e kane fajin qytetaret, por lufta politike dhe mungesa e pjekurise sone si politikane.

Fajtore jemi te gjithe ne.

Ai, ajo dhe une.

Une dhe cdo politikan ne pushtet apo opozite duhet te kishim bere me shume per te zbutur ndasite sociale te prodhuara nga politika, duke gjetur forca te vecojme nga fusha e betejes politike disa projekte, programe apo reforma, qe jane te domosdoshme dhe nuk duhet te pengohen. Drejtesia, legalizmet, pronat apo formalizimi i ekonomise psh, nuk mund te vonohen me. Ato nuk mund te zgjidhen duke i qasur elektoralisht. Beteja poltike duhet te kete kornizen e vet. Jashte kesaj kornize duhet te lihen interesat afatgjate te vendit dhe disa ceshtje te tjera te jetes komunitare qe qytetet duhet ti mbajne si pjese e debatit qytetar jopolitik.

Por ne nuk kemi kursyer as ceshtjet shume te medha, as ceshtjet shume te vogla.

Duke luftuar per cdo ceshtje, duke mos pranuar asnje ide te kundershtarit, ne kemi ndertuar dita dites modelin e nje shoqerie te ndare dhe kulturen e mosbashkepunimit.

Korca dhe Shqiperia

Para pak ditesh isha ne nje takim te gjere me studente e pedagoge te Universitetit Fan S. Noli. Kryetari i Bashkise prezantoi disa projekte zhvillimi dhe ftoi ne partneritet Universitetin per te zhvilluar se bashku projektidete per Korcen.

Nuk ka shqiptar qe ka vizituar Korcen dhe nuk mbushet me optimizem se me pune dhe fuqi krijuese, Shqiperia mund te behet nje vend normal, me standarte bashkekohore.

Bashkia Korce ka zgjidhur problemet e infrastruktures nentokesore, ka ndertuar parqe dhe lulishte, ka kryer restaurimin me te rendesishem ne historine e ketryre 25 viteve, Pazarin e Vjeter, ka ndertuar terrene moderne sportive dhe tani po finalizon projektin e Parkut Olimpik ne nje siperfaqe prej 200 mije M2 (me i madhi ne rajon), ka ndertuar rreth 25 mije m2 hapesire kembesore ne qender, ka ndertuar Muzeun e Artit Mesjetar qe per pak muaj ka hyre ne faqet e shume revistave dhe portaleve boterore te arkitektures, deri te portali me i madh ne bote Archdaily, qe e nominoi per cmimin Ndertesa e vitit 2017, po nderton Qytetin unikal te Femijeve mbi nje germadhe te nje projekti te braktisur para 30 viteve, po rinderton teatrin A.Z.Cajupi sipas projektit te arkitektit Peter Wilson, i cili eshte arkitekti i teatrit te mirenjohur Luxor, te Roterdamit.

Ka edhe shume projekte te tjera ne zbatim.

Por ashtu si nje kompjuter qe ka nevoje edhe per software-in qe te funksionoje, edhe nje qytet ka nevoje per jeten dhe organizimin komunitar.

Ne kete kontekst e pashe une ftesen e Bashkise drejtuar studenteve dhe pedagogeve te Universitetit, per ta rimenduar se bashku projektin e Korces (ReThink Korca).

Projekti i Bashkise se re, qe sapo ka filluar, me konceptin e zyrave te hapura, nuk ka nevoje vetem per ndertesen e re, por edhe per kulturen e re te punes se nepunesve dhe ndergjegjesimin qytetar per te kerkuar me shume transparence dhe standart ne sherbim.

Biblioteka e re e sapofilluar, nuk ka nevoje vetem per arkitekturen moderne te pershtatur bukur me qytetin, te Peter Wilsonit, por edhe per stilin modern te te jetuarit nga te rinjte. Ky stil dhe kjo kulture nuk mund te ndertohet pa nje bashkepunim te ngushte me Universitetin.

Terrenet sportive do te degradojne (disa prej tyre kane filluar tashme) nese nuk ka interes nga te rinjte per tu perdorur.

Eshte nje sfide e madhe per qytetin Qendra e Femijeve. Ndonese une nuk kam pare nje qender me te madhe se kjo ne rajon, ajo perseri eshte e vogel nese do te mund te gjallerojme jeten e femijeve dhe harmonizojme programin mesimor me programet e shkolles komunitare. Por mund te mbetet e zbrazet dhe e stermadhe nese askush nuk i paraprin me nje pune ta madhe ne bashkepunim me shkollat dhe prinderit.

Pra Korca ka ndertuar infrastrukturen, por i duhet softi per ta vene ate ne funksion.

Tani Korces i takon detyra e gjetjes se rrugeve te reja, inovative per te ndertuar komunitete te cliruara nga cinizmi dhe politika e padobishme dhe te stervitura per te hyre si te barabarte ne familjen europiane.

Para pak ditesh kremtuam 130 vjetorin e Mesonjetores se Pare Shqipe. Atje kujtuam vargjet qe korcarin e mbushin plot krenari: Lumja ti, o Korce o lule, qe i le pas shoqet e tua.

Kohet kane ndyshuar dhe bashke me to edhe problemet, por historia duket sikur sot mund te perseritet ne nje forme tjeter. Nese nje grup qytetaresh do te arrijne te inspirohen nga puna e perbashket per transformimin e qytetit atehere do te ndjehet nje force e re, forca komunitetit si nje muskul zhvillimi. Kjo do te ishte berthama e nje kulture te re qe e shikon politiken si nje instrument per te prodhuar muziken jo si muziken e vetme per tu degjuar.

Iniciativa si keto e bejne edhe politiken tone me te mire.

Ka nje shembull modest ne Korce qe e ilustron kete. Shoqata e bizneseve te zones Pedonale eshte bere nje model i punes se frymezuar nga interesi i perbashket . Ne ate organizim te vogel nuk ka parti, nuk ka politike, por ka interesim te perbashket per te gjalleruar dhe bere me interesante per qytetaret dhe vizitoret, qendren e qytetit. Ata e hoqen Zonen Pedonale nga debati politik duke u bere vete protagoniste.

Fitimi apo kenaqesia personale nuk vjen vetem nga puna per parcelen tende te interesit. Kjo eshte e thjeshte te thuhet por e veshtire te zbatohet ketu ne Shqiperine tone, ku e perbashketa per shume vite u keqkuptua dhe injorua si nocion komunist.

Kur jeta komunitare eshte e varfer, politikes i mbetet monopoli i percaktimit te temave te debatit qytetar. Qe nga kafja e mengjezit e deri te debatet televizive.

Vecse shpirti i organizimeve per ceshtje me te medha se hallet vetjake buron nga narrativa e shoqerise.

Kesaj kohe i mungon shpirti dhe narrativa e gjithe pranuar per te nesermen. Nqse Korca e gjen narrativen dhe e zgjon shpirtin atehere shqiptaret do tja kene perjete hua.

Nje qytet nuk eshte bashkesia e njerzve qe e perbejne, por eshte nje shpirt, nje ndergjegje, nje princip i gjalle, nje ide e gjalle.

Kur ekziston SHPIRTI, IDEALI, gjithcka eshte e mundur. Popujt kane fituar lirine duke sakrifikuar jete njerezish, sepse kane pasur nje ideal. Nderkohe nje popull, nje vend, nje qytet, ka humbur beteja qesharake kur ka munguar SHPIRTI. Brezi im permbysi diktaturen sepse shpresoi te Europa, por e ndoti me plehra dhe e shemtoi kete truall, sepse nuk besoi te Shqiperia. Konica ka te drejte kur thote: “nevojitet ti japim SHPIRT Kombit shqiptar. Ky eshte problemi me i madh i shqiptareve”.

Ishte Dashuria dhe pasioni qe rizgjoi Korcen ne vitet e fundit.

Korca moderne nuk eshte nje projekt i madh, por eshte nje projekt i fuqishem sepse ka potencialin te jete guri qe krijon valen per tu perhapur ne te gjithe Shqiperine. Korca eshte e vogel ne gjeografi por e madhe ne ndjenje. Cdo shqiptar sot merr shprese nga Korca. Shpresa eshte ndjenja qe do te perhapet gjithandej per te prodhuar idete transformuese te qyteteve shqiptare te post-tranzicionit. Korca ka potencialin te jete laboratori i zhvillimit.

Ndaj investimi per Korcen, eshte investim per Shqiperine.

Shqiperia europiane do te vije kur gjithsecili ta vendose qytetin apo zonen e vet ne qender te Shqiperise dhe te punoje per te ndertuar atje nje cope Europe. Valet e perhapura nga cdo qytet do te shpelajne te vjetren dhe do te sjellin te rene.

Dy fjale per ciniket

Kritizeret dhe ciniket jane treguesi i dickaje te re qe po ndodh. Levizja prish gjumin e dembeleve dhe kenaqesine nga kotesia te te paafteve. Ne rrugen e ndryshimit ndeshen te gjithe. Ajo eshte plot gure e guraleca, por nje rruge e shtruar nuk eshte më nje rruge e re, por eshte e vjetra rruge qe po vjeterohet me shpejtesi sic thone Bob Dylan ne disa vargje te kenges “Ne keto Kohe ne ndryshim”:

E vjetra Rruga juaj / Me e vjeter po behet me shpejtesi / Nese nuk e ndihmoni dot / qendrojini larg kesaj rruge te re / Ne keto kohe ne ndryshim

BREXIT, fitorja e Sadiq Khan dhe Europa
Nga Niko Peleshi

Shumë pak kohë pas sulmeve të përgjakshme terroriste në Paris, Ankara, Bruksel, kur dukej se radikalizmi dhe islamofobia po fitonin argument dhe mbështetje, në Londër një kandidat për Bashkinë e kryeqytetit britanik, me prindër emigrantë, pakistanezë të besimit musliman fitoi numrin më të madh historik të votave në mbështetje të një kryebashkiaku në Europë. Sadiq Khan artikuloi më herët se kundërshtari konservator, platformën e vet për Londrën, përsëriti shpesh dhe qartë mesazhet e veta, nuk u kompleksua nga “pikat e veta të dobta” dhe u përpoq me sukses të bindë opinionin londinez se ekstremizmi mund të sfidohet më së shumti nga muslimanët e zakonshëm.

Por përtej personalitetit, karizmës dhe strategjisë elektorale të Khan, dukej sikur më në fund ishte zgjuar një vetëdije e hollë, si ato që kanë vendosur gurët kilometrikë në historinë e Europës. Një vetëdije që pranon me guxim se sfida e sotme e qytetërimit europian është shpëtimi i projektit politik të Bashkimit Europian, ngritur mbi një sistem vlerash europiane ku duhet të shtohet bashkëjetesa integrale multikulturore dhe pa fobi .

Vota për BREXIT, pra në favor të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, në fakt nuk ishte një lëvizje e Londrës në kah të kundërt brenda fare pak muajsh, pasi Londra votoi në masen 70% kundër largimit. Ajo vetem sa na tregoi se kriza europiane para se të jetë ekonomike është sociale.

Struktura sociale e votës së referendumit, ishte shumë e qartë. Të rinjtë, të shkolluarit dhe bota e biznesit ishin kundër largimit. Pensionistet, punëtoret që në mënyrë të natyrshme ndjehen më të kërcënuar nga një Britani e tregut të hapur dhe të përbashkët të punës, si dhe zonat me përqindje më të lartë të nacionalistve dhe nostalgjikëve, për arsye të vjetra dhe të reja, ishin pro largimit.Politikanët konvencionalë majtas dhe djathtas ishin kundër largimit, politikanët kontraversë ishin pro tij.

Referendumi i Britanisë së Madhe mund të kthehet tani në një reaksion zinxhir. Vendet ku nacionalizmi dhe ekstremizmi kanë fituar terren, do të jenë në presion të vazhdueshëm politik për të ndjekur rrugën e Britanisë.

Cilat janë arsyet e dështimit të përpjekjes për të mbajtur Britaninë në BE?

Është e vështirë të gjesh racionalen në votën e referendumit.

BREXIT ishte një dështim i racionales përballë iracionales, i të arsyeshmes përballë të paarsyeshmes. Ishte produkt i një çorodie sociale që i bënte te pavlerë të gjithë argumentet pro qëndrimit. Shakaje që qarkulloi në Internet se anglezët u bëne kureshtarë të googlonin për BE vetëm pasi rezultati i referendumit kishte bere buje botërore, ka një të vërtetë brënda.

Në tablonë e sotme shoqërore dhe politike, në Europë dhe përtej saj, e paarsyeshmja po përhapet për shkak të një lodhjeje të përgjithshme.

Kjo lodhje ka lindur antipolitikën.

Antipolitika nuk është një kauzë, por një gjëndje psikologjike e shoqërive të goditura sot nga armiq thuajse globale. Globalizmi si qasje dhe teknologjitë e komunimit si instrument kanë krijuar sot ndërthurrje të paimagjinueshme të ekonomive, tregjeve, financave por edhe mendimit.

Kjo qasje dhe ky instrument sot përhapin me të njëtën shpejtësi, edhe zhvillimin edhe varferinë, edhe të mirën edhe të keqen.

Kriza botërore financiare e vitit 2008, që solli si pasojë papunësi dhe pasiguri për të ardhmen për shumë vënde, vetëm sa ndezi skepticizmin dhe mungesën e optimizmit. Gobalizmi dhe teknologjitë e përhapjes së informacionit e kthyen pastaj në një opinion viral.

Ndaj Antipolitika po përhapet shpejt, pa kursyer as kombe të mëdhenj, as të vegjël, as Europën as Amerikën.

Partitë antiBE u ulën këmbëkryq në Parlamentin Europian.

Por Europa vuan sot edhe një krizë kulturash.

Pavarësisht nga raportet numerike, sot Europa nuk është vetëm vendi i europianëve vendas.

Imagjinoni një Europë ku 20 milionët e europianëve joeuropianë ndjehen gjithnjë e më shumë në vend të huaj.

Një algjerian i lindur në Francë, flet si francez, ka pasaportë franceze, por nuk bëhet dot francez. Kur e kupton që i duhet të jetojë gjithë jetën në këtë  identitet dual, rreket të përforcojë identitetin origjinal. Gjuhën e prindërve, këngët, zakonet dhe mbi gjithcka fenë. Feja i jep një përmasë mbitokësore dhe fuqinë të përcmojë ate që nuk e pranon ashtu sic është, i jep autoafirmacionin që i duhet. Mbaj mend turqit në Gjermani. Të gjithë më thoshin që nuk e dinin më cfarë  ishin. Kur shkoj në Turqi e kuptoj që sjam më turk si turqit që jetojnë atje, më thoshte Faruku, një miku im.

Por edhe gjerman nuk bëhej dot, edhe pas 20 vitesh që jetonte në Gjermani. Edhe pasi mori nënshtetësinë gjermane, quhej turko-gjerman.

Dhe mbaj mënd që Faruku, shante gjithcka gjermane. Por Faruku ishte njeri i mirë dhe mërzija që i zjente brenda vetes nuk e tejkalonte subkoshiencën që e udhëzonte të pranonte “cenin” e vet për hir të shumeckaje të mirë që i jepte jeta në një vend si Gjermania.

Kështu Europa është bërë shtëpia e shumë emigrantëve që kanë kapërcyer barrierat e shoqërive perëndimore dhe kanë ndërtuar një jetë të ndershme, në respekt të vetes, komunitetit dhe ligjit. Shkencëtarë, afaristë, administratorë, ekspertë, mësues madje edhe politikanë me origjinë joeuropiane, kanë spikatur në këto shoqëri.

Por në milionat e europianeve joeuropianë, për të kënaqur statistikat, ka lloj- lloj temperamentesh, depresionesh, vandalësh apo kriminelësh. Ushqimi që ju jep atyre energjinë për të dalë nga rrethi i forcës së shtetit dhe të ligjit, nuk duhet kërkuar tek ekonomia por tek kultura.

Europa,për shkaqe historike, nuk ka mundur dot të jetë multikulturaliste. Ka mundur të jetë integrale, por jo multikulturaliste. Nuk është si Amerika. Të huajt në Amerikë nuk e shohin të pamundur që të quhen një ditë amerikanë. Edhe muslimanët që jetojnë në Amerikë nuk ndjenin asnje lloj segregimi para se të ndodhte sulmi terrorist i 11 Shtatorit. Ata filluan të ndjehen të integruar por të papranuar kulturalisht kur shoqëria reagoi, në mënyrë të natyrshme, duke e pare me dyshim çdo musliman. Nuk është e lehtë të gjykohet njelloj dhe lehtësisht nga të gjithë, që terrorizmi dhe islami nuk janë e njejta gjë.

Zgjedhja e Khan si kryebashkiaku i parë musliman i një kryeqyteti të madh europian, është mesazhi i parë i rëndësishëm se Europa mund të tejkalojë segregimin e muslimanëve dhe kulturave të tjera. Sic ka tejkaluar disa norma të tjera kulturore, të cilat koha i vjetëroi dhe i bëri të papërshtatshme për moralin e sotëm. Sic ka ndryshuar për shëmbull qëndrimi i europianëve në raport me familjen dhe gjininë.

Pra, nëse Franca do ta lexonte aktin terrorist ndaj Charlie Hebdo dhe sulmet barbare të Nëntorit 2015 në Paris, si një mesazh për të vepruar me dorë të hekurt, përbuzje dhe brutalitet pa u kujdesur që të mos konfondojë terroristët me muslimanët atëherë përplasja sapo ka filluar. Radikalizmi do ti fryjë polet ekstreme me militantë dhe përplasja do të jetë e vazhdueshme. As tejkalimi i problemeve ekonomike nuk do ta zgjidhë dot këtë përplasje kulturash. A është zgjidhja multikulturalizimi i Europës dhe a mund të imagjinohet një Europë multikulturale, si SHBA?

Dikush mund të mendojë edhe që përplasja dhe radikalizmi është një e keqe e domosdoshme për të turbulluar ujin para se ta kthjellojë.

Por në të kundërt nga cmund të pritet, rruga e përplasjes së ashpër vetëm sa do të rriste kredibilitetin e islamistëve radikalë duke vërtetuar narrativën e tyre se shoqëritë perëndimore kanë thellësisht të rrënjosur sektarizmin dhe islamofobinë, duke frymëzuar kështu edhe më tepër përkrahje rreth radikalëve dhe ekstremistëve.

Ndërsa fitorja e Sadiq Khan, në Londrën me shumicë jomuslimane dhe mbështëtja e tij masive nga të krishterët “e pafe”, sfidon narrativën e tyre.

Deklarata e kancelares kristiandemokrate Merkel se Gjermania mund të presë 1 mln refugjatë sirianë, për radikalizmin ishte një goditje e fortë.

Po kështu edhe kur Papa Francesku ju bëri thirrje katolikëve europianë të hapin shtëpitë për refugjatët, Europa dha mesazhe të forta se qytetërimi europian ka forca të tejkalojë monokulturalizmin përjashtues.

Beteja e humbur e BREXIT nuk duhet të jetë preludi i një projekti të humbur. Është detyrë hisorike e liderave të vendeve europiane të gjejnë dhe promovojnë magjinë e këtij projekti për të frymëzuar shoqëritë e vendeve të Europës në vend që të konformohen me kërkesat e të paarsyshmes. Rritja e shpejtësisë së zgjerimit të BE me vendet aspirante duket sot sa e kërcenuar aq edhe e nevojshme për të rritur besimin dhe përkrahjen për projektin politik të Europës së Bashkuar. Zgjerimi i shpejtë i BE do të ishte një gjest i forcës dhe vullnetit për ta tejkaluar euroskepticizmin si një erë kalimtare, në historinë e gjatë të Europës./a.m.