Monika Stafa – JavaNews.al

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë
Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Fluturim mbi Bunë
Nga Monika Stafa

Kjo nuk eshte kultura jone. Kjo nuk eshte ne gjindjen tone.

Asnjehere. Ne asnje kohe. Ne asnje epoke. Ne asnje rresht te asnje germe shqiptare. Nje fatkeqesi e pagjetur ne trojet tona.

Dhe kur dy here ndodhi ne histori, mes sulioteve apo krutaneve ndodhi sepse ju keput dinjiteti ne mes prej kepuces se huaj dhe jo prej deshperimit te nje te marri.

Shqiptarja nuk trembet. Nuk dorezohet. Nuk eshte ne etnogjenezen tone. Nuk eshte ne damarin tone.

Asnjehere. Dhe ne asnje oborr. Shumecka mund te kete ngjare, si kaloresi ne perralle por te tille histori, shqiptaria se ka pare.

Po cfare ka ndodhur?

Dhe perse? Globalizmi? Neo-teknologjizmi? Apo virtualizmi?

Flijohet nena me tre femije per nje te marre!!

Të pafatë dhe këta Zogollë të ngratë!
Nga Monika Stafa

Mes përpjekjes për të mbijetuar në një vend të varfër dhe mjeran ajo mbeti një Mbretëreshë jo vetëm e bukur. Prej një biblioteke në Budapest në mes një perandorie duhet të shkonte në një vend ku balta të zhytej deri në kërci në rrugët e kryeqytetit.

Në Tirane. Në Shqipëri.

E megjithatë zemra i tha, Po. Sepse ishte e mirë. Një njeri i mirë që në jetën njerëzore është fat edhe ta lexosh kur nuk jeton në kohen e saj.

Geraldine Appony të dehte me mirësinë e saj. Oh, c ‘shpirt të bukur kishte! Kur lexoja për të ndër dorëshkrime e dokumente të kohës, kuptoja se zemra e saj gjallonte si të ish zemra e një fëmije. Aq e çiltër dhe e mirë ish!!

Portrete si ajo, janë qenie të rralla që i vijnë botes, epokave, historisë apo dhe vendeve e kur vijnë mbeten një thesar.

Tejet i paçmuar.

Hungaria ishte atdheu i saj, por vendi ku kish hyre nuse çuditërisht mbeti dashuria e saj.

Shqipëria. Ky vend i shqiponjave.

Të jetë i shqiponjave valle?

Por sot Shqipëria e turpëroi.

Dhe në muret e korridoreve ku vareshin fotot plot dritë të saj, ca lotë pas atyre shëmtive prej balte pashë të rrëshqisnin ngadalë.

E pafat isha unë, dukej sikur thoshte nënzë Trëndafili i Bardhë.

Të pafat dhe këta Zogollë të ngratë!

Porosia e fundit
Nga Monika Stafa

Historikisht bota është dominuar prej ëndrrave dhe projekteve për sundim global. Dikur flitej për dy kampe dhe dy lidershipe. Kishte dhe një listë të paangazhuarish apo dhe një “botë e tretë”, që gjithashtu paraqitej si model për njerëzimin. Sepse ambicia për lidership botëror është po aq e natyrshme sa çdo ambicie njerëzore për vendin e parë, çmimin e pare, medaljen e parë.

Kur “modeli i modeleve”, ikona e demokracisë autentike dhe referenca e së ardhmes së botës, shprehet përmes funksionarit të vet më të lartë diplomatik se Shqipëria nuk është një mike vetëm në kohë të mirë, ky është një vlerësim që meriton të studiohet thellë.

Dhe Blinken e pohoi këtë për vendin e shqiponjave. Për askënd tjetër. Sepse nuk janë shqiptarët zgjedhje e tyre por Shqipëria. Në fjalimin e tij ai nuk kishte më model. Në një botë të ndezur tashmë prej xhindeve, SHBA nuk janë më modeli.

Më keq akoma. Sepse kjo është një botë që ka mbetur pa model.

A ishte vallë ikje nga përgjegjësia e modelit shkurtesat në fjalimin e tij? Vetëm kur rreziqet planetare janë shumë më tepër se ato që mendojmë ndodh “largimi prej privilegjit dhe përgjegjësisë së modelit”. Rrallë herë ka ndodhur më parë të flitet kaq hapur për lënien mënjanë të ambicieve të protagonizmit.

Dhe Blinken e bëri. Në jemi miq, tha ai. I katërti në radhë që pohoi duke na përkëdhelur sedrën se aleanca jonë shkon përtej dashurisë që kemi ne për njëri -tjetrin.

Cilës përtej? Botës mes luftërave, me siguri.

Kjo ishte dhe një arsye më shumë pse sek. Blinken pati kohë të mbajë fjalim në ambasadë, të takojë Fullbright-istët, të vizitojë piramidën, etj., por jo më të takojë opozitën sic bëri herën e fundit. Për të do ishte një kohë e humbur për një kockë të fortë si ai.

Ardhja e Blinken pati dhe një qëllim tjetër. Paralajmërues gjithashtu; ju keni nevojë për mbrojtje, lufta është rrotull. Kemi hyrë apo jo ende popujt janë të pavetëdijshëm por Amerika, si modeli ende i më të fortit, duhet të jetë e pranishme ushtarakisht.

Baza e Kucovës. Në gojën e Sekretarit të Shtetit asnjë emër i përveçëm nuk hyn kollaj. Hyri Kucova, Dua Lipa, Mira dhe Edi Rama.

Të gjithë janë ‘good’, tha ai. ‘Ours’, gjithashtu

Si shkenctarja finlandeze Dr. Helena Ranta që provoi shkencërisht e para masakrat në Kosovë. Ajo shqiptoi fjalën ‘Recak’ duke i dhënë tonin sulmit të Nato-s mbi Serbinë. Dhe e përdori Clinton menjëherë.

Sepse ai që don vend për të instaluar armë ka besim tek ti. Të dish emrin e një vendi thuajse të panjohur edhe për vetë shqiptarët, si Kucova dhe ta përmendësh në konfererencë shtypi do të thotë se unë kam ardhur për të.

Amerika don ata shqiptarë që e duan. Jo të tjerë.

Sot Kosova feston pavarësinë por dy ditë më parë kur sek. Blinken ishte në Tiranë ajo ishte gati- gati si non grata. Albini ta ketë fajin?! Absolutisht po. Kokëkullë, e quajtën. Kush? Amerikanët? Nuk u shqiptua gjë por u dëgjua po se po.

Sa i takon pjesës tjetër në Kosovë t’i thërresin mendjes, tha ai. Bush në bulevardin e Tiranës, atëkohë shqiptoi me zemër se ‘Time is noë” për pavarësinë e Kosovës. Sot gjërat kanë ndryshuar por nuk është se na e ka bota fajin. Për këtë arsye Blinken, tha tjetër gjë. Ai na bëri të ditur se ka dy politika e dy diplomaci për shqiptarët.

Shkurt aleati që nuk të dëgjon nuk është më aleat. Në Kosovë qëndrojmë thjesht për interesat tona, mërmëriti ai.

Nuk duhet ta heqim nga mendja se në kohën kur Rama dhe Blinken dolën në konferencë shtypi në ish -Sheraton ishte pritja për festën e pavarësisë së Kosovës.

Dhe aty ishte aspak një atmosferë feste. Të gjithë me celularë në dorë. Si një grup të rinjsh rreth Tik-Tok-ut. Shkoi Begaj dhe mbajti një fjalim. Krejt rutinë. Por duket se Blinken e kishte takuar për një porosi që Begaj e tha si të vetën; mos cënoni partnership-in me aleatët.

SHBA të gjitha porositë e drejtëpërdrejta për Kosovën i ka dhënë nga Tirana: Bush, Clinton, Blinken. Ka kjo një kuptim?

Është në filizofinë amerikane shprehja; qëndro besnik të të dua. Ndoshta nuk është rasti për ta cituar por një president amerikan pat thënë njëherë për Daniel Ortegën, presidentin e Nikaraguas, ne e dimë se ai është një qen, por si qen është një besnik i yni.

Ina Rama, asnjëherë si ajo më parë
Nga Monika Stafa

E vërteta është vetëm një. Nuk është dogmë, as fe, as dëshir dhe as mendim. E vërteta është ngjarja, cështja, fakti apo ndodhia vetë. Sado e vështirë, e papërtypshme apo dhe e tmerrshme ajo të jetë.

Sa herë 21 janari vjen, e vetmja gjë që mendoj është se sa shpejt makina e kohës merr përpara të vërtetat e humbura të saj. Ato të cilat sot ngjajnë se po largohen gjithmonë e më shumë. Po si mund ta ndalojmë atë? Si t’i kthejmë ata njerëz? Atë kohë pas? Aq më keq kur e vërteta dihet dhe është frika ndaj saj që nuk i bën dot ngjarjet dhe protagonistët bashkë.

Cfarë nuk shkoi si duhet në atë cast?

Ngjarjet që ndodhën gjatë këtyre dekadave në Shqipëri thuajse nuk i lanë njeriut shqiptar asnjë shteg mendimi për të besuar se shteti i tyre nuk po sillet si bandit. Ndodhën shumë ngjarje si shpërthimi i Gërdecit dhe askush s’u kallëzua për faj! Humbi jetën i vetmi dëshmitar i procesit të ndërkombëtarizimit të krimit dhe me të drejtë, të gjithë thamë atëherë se “Të paktën shpëtoi qeni i gjahut!”.

21 janari 2011. Njëjtë. Edhe sot ndodhia qëndron pa autor.

Të gjithë ata që sadopak kanë studiuar historinë e përhapjes së pushteteve kriminale në botë e dinë mirë se mafia nuk bëhet vetëm dhe nuk ka karakter kombëtar. Mafia bëhet kur krimi ndërkombëtarizohet.

Ngjarjet që morën përmasë ndërkombëtare te ne, si Gërdeci apo dhe 21 janari janë dy akte të së njëjtës tragjedi, dy anë të së njëjtës medalje. Duke përmendur vazhdimisht dhe një “përmasë atlantike” të krimit, atë kohë ata që donin t’i ndërkallnin frikë publikut, shtypit që heton, dëshmitarëve, dikujt tjetër i nisnin mesazhe, gjithashtu.

Cili ishte ai?

Në të vërtetë, kush nuk ka kuptuar se Gërdeci dhe 21 janari që vazhdojnë sot të mbajnë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë, qenë një sfidë poshtërimi ndaj drejtësisë, nuk ka kuptuar asgjë nga gjithë historia që ndodhi.

Ne qemë dëshmitarë, të verbër a me sy nuk e dimë ende, të kërcënimit të shtetit ndaj drejtësisë. Ina Rama ishte ajo që u ndodh ndoshta në provën më të vështirë të karrierës së saj. Me këto dy ngjarje. Me këto dy krime. Shtetërore dhe njerëzore gjithashtu.

Çfarë i ndodhi asaj?

U komanduan të gjitha veglat e shtetit, vullnetare e zyrtare, për të marrë pjesë në provën gjenerale të ushtrimit se “si i tregohet vendi drejtësisë”. Truproja, policë, gazetarë, deputetë, ministra e mbiministra u rreshtuan në operacionin e përgjithshëm për ta vënë institucionin e akuzës fillimisht në gjendje amnezie dhe pastaj edhe më keq, në karrigen e të paditurit.

“Ligjin e bëjmë ne!” – të gjitha veprimet e këtij egërsimi të pabesueshëm të shtetit atë kohë vetëm këtë kuptim kishin. Dëshpërimisht ishte pranuar se Ina Rama dhe institucioni që ajo kryesonte kishin mbetur i vetmi institucion shqiptar që mendonte. Përtej kësaj, një institucion që riktheu frymëmarrjen në këtë vend.

Kishte mbetur vetëm Ina Rama. Dhe asaj i duhej treguar vendi. I duheshin prerë krahët. I duhej tharë ajo buzëqeshje e kursyer që më së shumti u duhej shqiptarëve që rrethrrotulloheshin e akoma e bëjnë, në një ankth politik prej më shumë se tri dekadash. Ajo buzëqeshje që fliste më shumë se deklaratat e saj. Optimiste apo të trishtuara sic ishin.

“Këtu jemi ne dhe këtu ligjin doemos duhet ta bëjmë ne”! Dhe e bëjmë, thoshin ata. E bëjmë si një makinë ndërkombëtare që të gjen kudo që të jesh!

Ina Rama ishte sigurisht në provën më të vështirë të karrierës së saj. Ajo ishte në provën për të dëshmuar nëse kishte pranuar të hynte në orbitën e “shefit të madh” apo, përkundrazi, kishte gjetur brenda vetes gjithë dinjitetin e nevojshëm për të mos e lënë kandilin e shpresës në drejtësi të shuhej.

E lodhur nga sabotimi, e shkurajuar nga komploti i vetë shtetit, ajo klithi sa mundi për drejtësi. Burrave shqiptarë që qeverisnin, qeverisin apo presin të qeverisin do t’u duhet të rriten shumë për të mbërritur deri tek ky dinjitet gruaje!

Në të vërtetë, çfarë bënë burrat shqiptarë të politikës ndërkaq?! Shumë thjesht: vetëm retorikë, domethënë vetëm dredhira të mjeshtërisë. Ndërsa autoriteti më i lartë qeverisës, propozoi marrëzinë më të dashur për vete dhe jo për popullin, për të dalë faqebardhë në një hetim ndërkombëtar për shkeljet e prokurorisë, opozitarët atë kohë u morën me zjarrmi me dinjitetin e shtetit që po njollosej, por aspak me vetë këtë zonjë dinjitare që po terrorizohej, sic tha dhe avokat Ngjela, nga morsa vrastare e mërisë së njerëzve të trembur nga kallëzimi.

Në të vërtetë që kur u emërua në atë post kam dashur ta shoh portretin e saj përmes “ikonës” së Silvia Conti-t, ashtu sikurse kreu i ekzekutivit Berisha e përvecoi denjësisht. E vetmja gjë me të cilën rashë dakord, aherë kur e tha. Dhe jo vetëm një herë.

Në fakt, në Shqipëri, një vend ku “shteti i së drejtës” janë aq larg jetës së vërtetë sa qendron idealizmi me realitetin, edhe ndonjë gabim i madh të krahasosh një figurë artistike me një tjetër figure, të gjendur brenda përditshmërisë nuk është. Vetëm se, si të gjitha çuditë e tjera të kësaj bote, në Shqipëri, gabimi ndodh në të kundërtën: këtu jo arti, por realiteti ia kalon të pabesueshmes (fiction).

Kur e vërteta del dhe është shumë e dhimbshme, e vetmja gjë që na mbetet për të bërë është të gjejmë prehje tek ata që na duan. Sepse të besosh është një ndjenjë kaq e brishtë… Besimin mund ta fitosh por dhe mund ta humbasësh në çast. As besimi, as dashuria dhe as arsyetimi ndonjëherë nuk mund ta zbusin dot dhimbjen që mbart e vërteta.

Kështu na mbetet vetëm të presim. Të presim që koha të kalojë dhe plagët të shërohen. Dhe e vërteta të vijë. Ashtu e druajtur, pak e fshehur jo pa qëllim prej pushtetit të më të fuqishmëve. Por të paktën të vijë e të na rrëfejë se nuk ka asnjë të vërtetë që gënjeshtra e fsheh për një kohë të gjatë.

Ashtu si vrasja e katër shqiptarëve mu si zogj, në mes të bulevardit të kryeqytetit, atë mesditë janari të ftohtë e të thatë.

Vitrina e librit/ Bitcoin & Kripto- monedhat- Adrian Civici; Struktura e Bitcoin është shumë inteligjente. Paratë e letrës zhduken dhe kriptovalutat janë një mënyrë e mirë për të transferuar vlera sesa një copë letër, kjo është e sigurt. Pse lindi nevoja e shpikjes së tyre?

-Welcome to Paris- Skënder Sherifi; libri me kujtime dhe biseda i autorit me personalitete të artit dhe kulturës botërore në 15 vitet e karrierës së tij.

Kur fqinji thotë ‘jo’
Nga Monika Stafa

Gishti i Kryeministrit grek Micotaqis drejtuar Kryeministrit Rama në castin para se të dy ata, t’i bashkoheshin grupit të liderëve europianë për të pozuar si burokratë të lumtur në përmbyllje të kalendarit të ditës, ishte shenja e qartë që ai i dha nacionalistëve të vet dhe shpurës së tillë shqiptare se jo cdo gjë shkon mbarë në jetë.

Për atë vetë. Për Edi Ramën sigurisht.

Kanë kaluar më shumë se tri dekada qëkur bota ndryshoi dhe brenda saj nuk ka më dy Europë. Që atëherë lindi dhe shpresa shqiptare për të rigjetur fatin e vet në atë bashkësi që i kishte takuar prej fillimeve.

Nga ajo kohë ky vullnet mbeti në të shumtën e herës thjesht deklarativ. Sepse vullneti nga real-politika e ditës janë si dëshira nga e vërteta. “Rubicon-i” shqiptar në rrugën drejt BE-së ka pasur disa përkufizime në kohë të ndryshme: ndryshimi i sistemit politik, ndarja me të shkuarën, fundi i tranzicionit, rivendosja e autoritetit të votës, besueshmëria e institucioneve politike apo dhe standardet e mirëqeverisjes.

E fundit Reforma në Drejtësi dhe institucionet e saj.

Ndoshta të gjitha këto përkufizime të marra së bashku nuk kanë karakter kushtëzues aq sa vetëm njëri prej tyre, ndoshta më pak i përmenduri: mendimi i fqinjit.

Pikërisht rëndësia që ka ndryshimi i perceptimit të fqinjit dhe i mendësisë për kufirin si kushte parësore për të kapërcyer dyert e hapura të Bashkimit Europian.

Edhe këtë radhë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e mësuan se kur do të nisë celja e kapitullit të parë të bisedimeve. Bosnja-Hercegovina, gjithashtu. Mali i Zi e Serbia mbetën në atë proces si ngelës të njëjtë me fqinjët e tyre. Asnjë dallim edhe Kosova. As ajo nuk mësoi se kur do t’i hiqen masat ndëshkuese. Aq më shumë dhe se kur do t’i konsiderohet kërkesa për statusin e vendit kandidat.

Ama këshillën e morën: të ecet përpara me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ç’tensionimin e situatës.

Po pse Ballkani Perëndimor vuan mënjanimin përbuzës të Europës edhe pse krejt më dëshpëruese nga tri dekada më parë?

Një shumicë zhvillimesh gjeopolitike rajonale dhe politike të brendshme në Ballkan kanë luajtur rol frenues në këtë proces pikërisht sepse kushti i pashqiptuar i certifikimit prej fqinjit dhe i zhytjes së kufijve nëndhe nuk ka ecur në ritmin e duhur. Kjo është arsyeja pse nuk ka vec një Ballkan, por dy.

Pikërisht ky konstatim, që Ballkanet vazhdojnë të jenë me dy pjesë, me dy shpejtësi, me dy orientime, pa sinkroni, pa vullnet tejkalimi të antagonizmit rajonal, pa mendësinë që tani e tutje fqinj nuk do të jetë më vendi që bën pjesë në BE, por vija më periferike e kësaj të fundit, përbëjnë një subjekt meditimi të thellë për fatet e vendeve të rajonit dhe për rrugën e mbetur drejt integrimit europian.

Është gjithnjë e më e qartë se nuk do të ketë integrim të tillë pa integrimin në shkallë rajonale-ballkanike. Pa një sinergji të vendeve përbërëse të gadishullit. Pa tejkalimin e ndarjes në dy Ballkane, pa pacifikimin e përgjithshëm të tyre, pa ekzorcimin e urrejtjeve të trashëguara nga e shkuara e afërt dhe e largët, pa dëbimin e konfliktshmërisë dhe frymës kontestuese e përjashtuese ndaj tjetrit.

Në rastin tonë kufiri dhe urrejtja e trashëguar doli të ishte Beleri dhe nacionalizmat që rrethojnë këtë Shvejk të vogël të Ballkanit Perëndimor.

Por a është kjo e vërteta?

A është gjuha e trupit e liderit grek dhe atij shqiptar, ajo që foli mjaftueshëm para kamerave? Dhe pse e kishin lënë pikërisht aty atë melodramë? A do duhet t’u besojmë deri në fund?

Ne mbështesim ide ose pikpamje që duket se na sjellin kënaqësi. Thellë brenda nesh megjithëse mund të kemi dyshime në vërtetësinë e tyre bëjmë cmos për të bindur veten.

Besimi ynë te këto ide është aq i hekurt saqë kundërshtojmë dhunshëm këdo që guxon të hedhë dyshime rreth tyre.

Por kjo është vetëm një ide, besim apo ideal i cili në fund fare mund të jetë dhe një paragjykim. Një paragjykim që shfaqet më qartë kur ndjekim një kauzë apo kur duam të mbështesim një udhëheqës.

Paragjykime që na bëjnë thellësisht viktima të lehta të shitësve dhe demagogëve që përdorin bindjen si mënyrë për të na mashtruar dhe për të ndikuar te ne.

Udhëheqësit gjithmonë e dinë se njerëzit janë të etur për zbavitje, prandaj në të shumtën e herës i veshin të vërtetat e tyre gjysmake me mantelin e efekteve dramatike.

Këto nuk janë mësime të shkruara në letër dhe as këshilla sesi të qeverisësh.

Prej Biblës mësojmë se këto quhen ndryshe ligje të natyrës njerëzore.

Përse u tradhtuan shqiptarët?
Nga Monika Stafa

Prej një gjysmë shekulli të gjithë ne kemi mësuar se Shqipëria u shpall mbretëri për shkak të ambicies së shfrenuar për pushtet të Ahmet Zogut.

Ky mendim ka vazhduar edhe për gati 33 vite pavarësisht se studimet janë divulguar prej marshit politik.

Po përse ne ende kemi këtë përfytyrim?

Si qëndron e vërteta?

E gjitha rrëzohet prej një vështrimi sinkretik të historisë së sistemit politik të vendit, një histori politike e cila ende na mungon.

Qeveria kombëtare e Ismail Qemalit, të paktën deklarativisht, u njoh nga disa prej Fuqive të Mëdha.

Po Shqipëria vetë çfarë ishte në vështrimin e këtyre fuqive? Republikë? Monarki?

E vërteta është se Fuqitë e Mëdha, pikërisht më 1913, kur pranuan deklarimin e pavarësisë së Shqipërisë, vendosën ta njohin shtetin më të ri të Ballkanit si një shtet monarkik. Dhe kjo është një nga arsyet pse Ismail Qemali dha dorëheqjen. Ai mori udhët e mërgimit politik sepse pikërisht bashkëluftëtarët e vet e akuzuan se e kishte shpallur Shqipërinë të pavarur për t’u kurorëzuar vetë si mbret.

Vetëm një vit më pas Fuqitë e Mëdha ishin ato që sollën në Shqipëri një princ dhe e shpallën Shqipërinë një principatë të trashëgueshme, një monarki të rrudhur.

Kjo është arsyeja përse viti 1913 përmendet gjithmonë si një vit i mbrapshtë për Shqipërinë. Këtu morën shkas dhe shumica e fatkeqësive të saj;

Paqëndrueshmëria e sistemit politik.

Varësia prej fqinjëve të saj shovinistë.

Forca e madhe e presionit të të huajve cinikë dhe indiferentë ndaj fatit të saj dhe copëtimi i thellë i territoreve të saj.

Konferenca e Ambasadorëve në Londër projektoi një status të çuditshëm për shtetin shqiptar. Një projekt me paradokse të forta konceptuale. Edhe autonom, edhe sovran. Edhe autonom, edhe neutral. Edhe sovran, edhe nën kontrollin ndërkombëtar.

Çfarë ishte ky sistem për shqiptarët dhe trojet e tyre tashmë të vjedhura edhe ndërkombëtarisht?

Ku ishin miqtë e saj? Dhe përse ata ishin tradhtuar kaq rëndë?

Nocioni i principatës që të huajt futën për ne parakuptonte një filiacion me monarkitë evropiane. Dhe ky ishte një projekt i mirë në letër sepse parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë e Mëdha.

Një sistem gjyqësor ku të huajt do të ishin ata që do të luanin rolin vendimtar, duke nënkuptuar se nën rregullimin e statusit të Shqipërisë gjithçka do të procedohej mbi bazën e një parimi ndërkombëtar.

Po ai kombëtar ku gjendej në projekt?

Rrugës e vërteta do të qe ndryshe. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit që u vendos në Vlorë nuk e njohu as formalisht qeverinë e Ismail Qemalit. Ai u konsiderua një faktor ‘lokal’, i barasvlefshëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh., qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër. Dhe me këta faktorë do të mund të bashkëpunohej deri në zgjedhjen e princit.

Ishte ky Komision që sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës duke çuar deri në dorëheqjen e Ismail Qemalit.

Kurthet që ju ngritën shqiptarëve pas kësaj ishin të njëpasnjëshme. Shqipëria ishte e vogël. Elita politike ishte gërrnjare dhe pa asnjë traditë shtetformuese. Nisur nga kjo fqinjët që i rrinin asaj pas për të përfituar gjithçka prej dobësisë së tyre realizuan për qejf gjithçka për të bërë të mundur të merrnin në dorë fatet e një kombi si shqiptaria.

Në vitet 1924 autoriteti më i lartë i shtetit ishte Këshilli i Lartë, me katër anëtarë, që përbënin kryesinë e shtetit. Ata mbajtën ndryshe dhe një titull qesharak; çerek-mbretër. Këshilli i Lartë ishte një krijesë e Kongresit të Lushnjës. Një përpjekje për t’i treguar Fuqive të Mëdha në një moment të rrezikshëm për shtetin shqiptar se klasa politike shqiptare gjithsesi po respektonte zgjedhjen që ato vetë kishin bërë. Kjo zgjidhje u konceptua si një gjë e përkohshme, derisa të vendosej forma e regjimit.

Gjatë gjithë periudhës deri tek shpallja formale e monarkisë (1928) Shqipëria kishte si institucionin më të lartë herë një “këshill shteti”, herë një “kryesi shteti”, e cila në fakt kryente funksionet e një sovrani polikratik pa kurorë.

Ishin të njëjtat Fuqi të Mëdha që ndryshimin formal të formës së regjimit nga republikë në monarki e pritën me një indiferencë spektakolare. I vetmi që kundërshtoi mbretin Zog në nismën e tij ishte themeluesi i Turqisë republikane M. Ataturk.

Në ç’sistem jetojmë?

Kjo pyetje e poetit filozof Lasgush Poradeci drejtuar shkrimtarit Ismail Kadare në thelbin e vet, nuk është një çështje kërshërie poetike por një prej nyjave kyçe që ka kushtëzuar fatin historik të popullit shqiptar prej themelimit të shtetit kombëtar e këtej. Tronditjet e herëpashershme në sistemin politik, përmbysjet, marrja e pushtetit me dhunë, revolucionet popullore, luhatjet dhe pasiguritë, zig-zaget si dhe shumë paqartësi të tjera, janë shkaku themelor që Shqipëria e ka kaluar shekullin e vet pa e tejkaluar Rubiconin e saj.

Afganistani
Nga Monika Stafa

Ndryshimet mes qytetërimeve janë pasuri në mozaikun historiko- kulturor të popujve të botës. Ato nuk duhen lejuar të shërbejnë si llogore konfliktesh apo luftrash qoftë dhe paragjykimesh të brishta që e prishin ekulibrin shpirtëror të njerëzimit. Shpesh na ndodh kur takojmë njerëz të huaj të pyesim se nga është dhe ku jeton, kjo për të na shërbyer që të ndërtojmë menjëherë në mendje stereotipin e mundshëm.

Por a mundemi ne ta ndërtojmë atë gjithmonë në mënyrë të drejtë? A mundemi të jemi të saktë për të krijuar përfytyrimin e duhur?

Afganistani është një vend i largët nga ne. Po aq një botë njerëzore që pak na ka interesuar. Një vend që e kemi dëgjuar më së shumti në rubrikat e lajmeve nga bota. Gjithmonë në pjesën e dytë të buletinit të informacionit. Ose ndoshta aspak fare nëse nuk ka pasur konflikt të ndezur.

Por në librin “Dosja Afganistan” të princit Al Saud teksa e lexoja fillova ta doja këtë vend. Me kaq shumë histori. Me kaq shumë larmi kulturash. Me kaq shumë energji dhe ngjyra. Mbi të gjitha njerëzit. Edhe pse me mbi 70 vite konflikte e ndërkonflikte, ata janë aty.

Të sertë.

Të fortë.

Luftëdashës.

Sfidues.

Por në fund të mirë.

Cdo kush do të dinte më shumë për historinë e tyre. Unë e përpiva librin me një kuriozitet të cmendur.

Dy vende nuk kanë rreshtur së mbështeturi afganët në përpjekjet e tyre për liri dhe pavarësi. SHBA dhe Arabia Saudite. Mbështetja e tyre për qëndresën e muxhahedinëve ndaj pushtimit sovjetik të Afganistanit e cila filloi në fund të vitit 1979, ka qenë një operacion i përbashkët qëllimor mes tyre në bashkëpunim të pandërprerë me Pakistanin, Britaninë e Madhe, Francën dhe Egjiptin.

Më vonë pas tërheqjes së sovjetikëve në 1989, kur për fat të keq fuqitë perëndimore u duk se e humbën interesimin për atë vend, ishin vecanërisht arabët ata që ndërmorën disa nisma në përpjekje për të ndaluar fraksionet muxhahedine të luftonin njëri- tjetrin.

Ata ndihmuan shumë sidomos në formimin e një qeverie të qëndrueshme. Arabia Saudite i vazhdoi përpjekjet e saj edhe kur talebanët erdhën në pushtet në vitin 1996. Ata u përpoqën të bindnin atë regjim edhe për disa kohë që të dorëzonte Osama bin Laden. Por pa rezultat. Dhe kjo vinte nga dashamirësia e tyre.

Ngjarjet që buruan nga lufta në Afganistan ishin në shumë aspekte tepër të pazakonshme. Madje kryesisht të këqija. Kjo ishte një arsye përse SHBA e pushtuan Afganistanin në vitin 2003. Dhe është po e njëjta arsye që e mban veten ende të lidhur me atë vend edhe sot, thuajse njëzet vite më vonë.

Deri në fillim të vitit 2021 Afganistani nuk ka njohur një qeveri që mund të konsiderohet e qëndrueshme.

Po si nisi ai konflikt?

Operacioni Afganistan u pasua në fillim të vitit 2003 nga pushtimi i Irakut i udhëhequr nga SHBA. Ai u vlerësua nga qeveria amerikane si i lidhur me luftën ndaj terrorizmit dhe që kishte për qëllim zhdukjen e një tjetër burimi paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Ne e dimë se regjimi iraken i Sadam Huesinit ishte i rrezikshëm. Ai kishte pushtuar Iranin në vitin 1980 dhe Kuvajtin në 1990.

Pushtimi i Irakut shkaktoi kaos dhe gjak. Ende vazhdojnë sot. Ai prodhoi Isis, një tentativë delirante për të rikrijuar Kalifatin Islamik nga një grup njerëzish. Lufta kundër Isis solli luftë civile në Siri e cila filloi në vitin 2011.

Në librin “Dosja Afganistan”, përshkruhet me hollësi se të gjitha këto trazira i con përpara vetëm një motiv. I lemeritshëm në fakt. I kthyer tërësisht në një mallkim për botën moderne. Është dalja në skenë e djemve me intelegjincë të ulët, shkollim minimal dhe një pavetëdije të plotë të cilët besojnë se luftën e tyre ata e shohin si një mision për të ndryshuar botën me anë të dhunës.

Pinjollë të Al Kaedës, ata i besojnë sloganit “Ndalohet Shkollimi Perëndimor”.

Ky tip i të menduarit nihilist, i palidhur me asnjë cështje kombëtare që i udhëheq këto personazhe është shfaqur edhe më parë tek terroristët. Në Evropë dhe Japoni në vitet 1970. Por në Lindjen e Mesme ai u shfaq vetëm kur mbaroi lufta kundër Bashkimit Sovjetik në Afganistan në 1989.

Por sic dhe shënjova më lart historia e Afganistanit nuk fillon këtu.

Afganët nuk janë një popull i vetëm. Vendi përbëhet nga një përzierje racash dhe grupesh gjuhësore të ndryshme. Kjo e mbizotëron historinë e tyre. E ndërlikon tej mase politikën e sotme dhe është një nga problemet që ka të bëjë drejtëpërdrejt me cdo të huaj që përfshihet në këtë vend.

Grupet janë të ndarë dhe kjo është një arsye përse ai vend është vështirë ta komandosh e ta bësh bashkë. Secili prej tyre përshkruhet si i egër, i pavarur, luftëdashës dhe të interesuar shumë për nderin e familjes – që ka të bëjë me sjelljen e grave dhe sjelljen e të tjerëve ndaj grave të tyre.  Të prirur shumë për gjakmarrje që mund të zgjasë me breza të tërë afganët janë padyshim ndër popujt më guximtarë të botës.

Historia moderne e këtij vendi të ndërlikuar daton në fundin e shek. të 19-të me ‘Amirin e Hekurt’. Ai ishte një monark afgan si të gjithë monarkët dhe presidentët e tjerë në vendin e tij që u lidh shumë me britanikët dhe që u mundua t’i japë vendit një pamje perëndimore. Por që nuk do t’ia dilte deri në fund. Konfliktet për fron, hiletë e fqinjëve, mosshkollimi i plotë i popullsisë, grupet e ndara që jetojnë në vend ishin disa nga shkaqet që do të shoqëronin këta monarkë të mos ja dilnin me sukses për të qeverisur qetësisht një vend si Afganistani.

Kjo situatë ulje -ngritje do të vazhdonte deri në vitin 1973.

Megjithatë Amiri i Hekurt ishte ai që doli si sundimtar në vitin 1880 në fund të luftës së dytë afgane. Ishte kjo dhe përpjekja e dytë e dështuar e Britanisë për të vënë nën kontroll qeverinë e vendit. Ai nuk ishte klient i Britanisë por liria e tij e veprimit ishte deri diku e kufizuar nga traktatet me Britaninë.

Edhe njëherë për Perëndimin!
Nga Monika Stafa

Liria është një ndjesi e brendshme që gjithkush nga ne kush nuk e dëshiron?!

Pavarësisht se nuk jemi gjithmonë të vetëdijshëm për rreziqet që ajo mbart.

Sepse të jesh i lirë do të thotë gjithashtu, të kuptosh se liria ka dhe caqet e saj. Ajo mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Të jesh i lirë do të thotë të marrësh përgjegjësi gjithashtu.

Një gabim apo një vendim i keq i çdokujt, mund të bëjë që bota rrotull nesh befas të përmbyset. Por jo vetëm ajo.

Dhe vetëm kur zgjohemi, mund të kuptojmë se ajo që cmojmë më shumë, na është marrë…

Ndoshta kjo është arsyeja përse romani “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” mbetet ende një nga kryeveprat e shkruara në gjuhën gjermane. Një roman tërësisht kundra luftës dhe cfarë ajo pjell.

Por si nisi lufta?

Në fillim të shekullit të 20-të, njerëzit mezi e prisnin luftën. Ishte një periudhë ndryshimesh radikale dhe pasigurie. Progresi teknologjik diktoi ritmin; u ngritën fabrika, u shpikën makinat e bashkë me to edhe dhjetra zbulime të tjera shkencore. Në shoqërinë ku dominonin burrat kishin nisur krisjet e para. Gratë po rebeloheshin kundër roleve të përcaktuara dhe po kërkonin më shumë të drejta.

Shumë menduan se lufta, mund të ishte një forcë që do të ndalonte ose mund të ngadalësonte ndryshimin. Njerëzit e nisën si një festë shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në verën e vitit 1914 dhe besonin vërtet se do të ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje.

Por nuk ndodhi kështu.

Në vijën e parë të frontit nuk arrin të flesh kurrë. Të katërt shokët ishin nëntëmbëdhjetë vjeç kur vendosën të shkojnë në llogore ndërsa asgjë nuk dinin për to.

Në luftë nevojtoret janë të përbashkëta. Aty s’ka dyer dhe njëzet vetë mund të rrinë pranë e pranë, si në tren. Vetëm kështu ushtarët mund t’i përfshish me një vështrim e t’i kontrollosh vazhdimisht.

Sepse në luftë nuk ka liri. Ka disiplinë.

Nuk ka ide. Sepse ka sistem. Në luftë ushtarët lexojnë letra dhe gazeta.

Pinë cigare ndërsa era lodron me fjalët dhe mendimet e tyre. Nën ethet e frontit çdokush cmendet njëherë. Ndaj dhe për shoku- shokun duhet kujdes.

Por si mund ta kesh kujdes dikë në luftë?!

Për të rinjtë lufta të merr përpara sic të merr rrjedha e lumit. Ndërsa për të moshuarit lufta është një pengesë në kohë. Ata janë në gjendje ta cojnë mendjen edhe përtej saj.

Në luftë vetëm një gjë është e kuptueshme, në një mënyrë të çuditshme dhe të trishtuar njerëzit bëhen të vrazhdë dhe aty harron të mallëngjehesh.

Në luftë nuk ka dashuri. Dhe një palë çizme të mira janë një gjë e rrallë.

Ja që njerëzit nuk e kishin idenë e asaj që po vinte. Më të arsyeshmit ishin padyshim njerëzit e varfër dhe të thjeshtë; ata qysh në fillim e quajtën luftën një fatkeqësi.

Ata ishin disa të rinj që u besonin deri në fund mësuesve të tyre. Por deri në një farë kohe.

Sepse i vdekuri i parë që ata panë e kish bërë pluhur e hi këtë bindje. Duke krijuar kështu një mendim tjetër që brezi i ri ishte më i ndershëm se i tyre.

E megjithatë kjo nuk i bëri ata rebelë e as dezertorë. Porse tani dinin të bënin dallimin. Kishin mësuar të shihnin. Duke kuptuar se nga bota e tyre s’kish mbetur thuajse asgjë.

Paul dhe shokët e tij nuk kishin armiqësi me francezët. Ata luftojnë sepse u thuhet të luftojnë ndaj dhe nuk duan të vdesin.

Remark i përshkruan aq magjishëm trazirat e luftës në roman ngase ai vetë luftoi në front për një kohë të shkurtër. Në vitin 1916 u thirr në luftë, por u plagos menjëherë dhe u transferua pranë të sëmurëve ushtarakë. Atje, dëgjoi historitë e ushtarëve të tjerë të plagosur rëndë duke mbajtur shënime, të cilat më vonë u shndërruan në romanin e tij me famë botërore.

“Asgjë të re nga fronti i perëndimit” u publikua në vitin 1929 dhe u bë një nga sukseset më të mëdha të letërsisë gjermane. Kritikët në mbarë botën e vlerësuan librin si një armë kundër forcave agresive të kohës.

Pak më vonë ai u kthye në një film hollivudian.

Sot ai rezulton edhe më i suksesshëm në një prurje të re kinematografike e po aq polemizues sa dikur, duke rrëmbyer 4 cmime Oscar në mbrëmjen e madhe të Akademisë së Arteve në SHBA.

Lufta e Parë Botërore për popullin gjerman nuk është një përrallë e bukur kundra së keqes. Ajo është një histori e ngarkuar me po aq faj dhe turp.

Gjermania  u zgjua pas kësaj lufte. Por jo aq e kthjellët me 20 milion të vdekur dhe 21 milion të plagosur.

Ndoshta për këtë arsye ajo nuk çmoi asgjë nga ajo që kish humbur.

E çoroditur prej histerisë naziste, ajo shkoi në front me një kosto vdekjesh dyfish më të madhe se e para.

Në fund sërish asgjë e re nuk do të shënohej nga fronti i perëndimit.

E njëjta luftë. Të njëjtat humbje. Si edhe sot.

Magjia e krijimit!
Nga Monika Stafa

Krijimi i një libri është një ngjarje e vogël ndërsa libri apo vepra vetë është dicka që mund të përdoret me cdo mënyrë a në cdo formë. Leximi i saj të jep për një cast përshtypjen e një trupi të paprekshëm dhe unik ndaj dhe komentuesit gjithmonë përpiqen të nxjerrin prej saj atë që në fakt shkrimtari nuk ka dëshirë ta rrëfejë. Pra, atë që ai e fsheh dhe nuk ka pranuar ta thotë e të shpëtojë nga ajo që plot potere ai shtihet se është.

Që këtë cast vepra hyn kësisoj në një lodër të pafund mendimi ndërsa numri në seri i prodhimit të saj nis të vërshojë me shpejtësi. Dhe pas ca, kur atë e riboton në një kohë tjetër apo në një vend tjetër kthehet vetëm në një kopje duke e përmbysur kështu kultin e origjinalit. Nuk është as krejtësisht grackë e as krejtësisht identitet.

Ndaj në kohën që libri shkruhet, për njeriun që e krijon atë është i madh tundimi për t’u treguar vendin fantazmave të mendimit që frushullojnë qark duke u dhënë një formë; duke i pajisur me një identitet apo duke i detyruar të mbajnë një maskë që do t’u jepte që këtej të gjithave njëfarë vlere të qëndrueshme.

Për këtë arsye të gjithë ne, në cdo varg a rresh duket sikur dëgjojmë që shkrimtari të thotë, unë jam autori, shikoni këtu fytyrën apo profilin tim. Ja, se kujt duhet t’i ngjajnë këto figura të krijuara prej meje. Unë jam emri, jam ligji, jam shpirti, jam e fshehta, jam shamani, i vetmi shpirtlehtësues që mund të komunikojë me forcat e natyrës, hyjnitë apo dhe botën e nëndheshme!

Cfarë pushteti është ky?

Vullneti, dashuria dhe imagjinata janë fuqi magjike që i zotëron cdokush dhe cilido që di t’i zhvillojë ato deri në përsosmëri është magjistar. Magjia ka vecse një doktrinë që merret si një e vërtetë e pakundërshtueshme, e pandryshueshme historikisht dhe e shkëputur nga rutina e së përditshmes. Sepse ajo që është e dukshmja është patjetër kufiri i së padukshmes.

E këtu zë fill monarkia e autorit. Shpallet sundimi i tiranisë së tij ndërsa qëllimi për të cilin ai ka shkruar librin nuk është gjë tjetër vecse një mësim më shumë për lexuesin.

E prapëseprapë jeta duket e këndshme dhe ai ndihet i kënaqur duke menduar se nuk ekziston ndonjë arsye përse të mos vazhdojë në këtë mënyrë; të nxjerrë cdo vit nga një roman të ri, i cili rrallë sjell më shumë të ardhura sesa paradhënia e vogël që i jep botuesi, apo dhe duke shkuar gjithmonë e më shpesh në mbrëmje festive për të njohur njerëz të rinj. Në të vërtetë të gjitha këto janë shumë të bukura por ai thotë se nuk është se të cojnë ndokund.

Kur shkrimtari detyrohet të jetë i kufizuar në krijmtarinë e tij, ai ka qëllim të kufizojë lirinë tonë, lirinë e lexuesit. Dhe duke përmbushur pak nga këto qëllime, të tijat sigurisht, ai nuk është më i barabartë me lexuesin e tij. Pavarësisht se ai hiqet sikur e do, për të, lexuesi mbetet një qenie e zakonshme.

Sepse ai është monarku i atyre që ka thënë duke ushtruar mbi to një pushtet epror; atë të qëllimit të librit të vet dhe kuptimit që ka dashur t’i japë. Të paktën kështu thotë ai.

Rrallë ndodh për një shkrimtar që libri i tij të mos jetë gjë tjetër vecse tërësia e frazave nga të cilat është formuar; apo dhe të mos pretendojë t’u imponojë ligjin e vet të gjithë librave të tjerë që në të ardhmen mund të lindin duke u nisur nga ai.

Kur ti i thua shkrimtarit që ta ribotojë sërish veprën që ty të ka pëlqyer, ndjen se duhet ta rilexosh para se t’u japësh pëlqimin. Shpesh herë atyre u del nga kujtesa. Disa autorë gjejnë kënaqësi duke i rilexuar veprat e tyre të vjetra, disa të tjerë nuk e kanë më atë durim. Dhe madje nuk kanë durim as kur njerëzit këmbëngulin të flasin për të.

Po, u vjen mirë që e pëlqejnë por dhe nëse jo, s’u bën më përshtypje. Vepra u intereson po aq pak sa edhe një kostum i ronitur të cilin ua ke falur të tjerëve. Ndaj dhe leximin e një vepre të vjetër e nisin me njëfarë bezdie.

Një shkrimtar i mirë nuk mund ta pranojë që krijimi i tij të jetë i paperceptueshëm në morinë e krijuesve të tjerë. Ai pëlqen që libri të kopjohet, të imitohet, të dublohet dhe në fund të mos harrohet në mënyrë që ai ta meritojë fjalën profet. Shkurt, ai do të dëshironte që libri i tij të ketë të drejtën t’i caktojë vetes statusin e tekstit të cilin sipas tij kritika nuk di ta klasifikojë; cilësinë dalluese/ talentin për t’u zhvilluar si një bisedë.

A mundet ai?

Herë beteje dhe armë, herë strategji dhe tronditje, herë luftë dhe trofe, herë melhem apo plagë. Herë ndeshje e crregullt e skenës së përditshme.

Kjo është arsyeja përse në një kohë tjetër librat nuk janë më ata të parët. Ata bëhen të vjetër dhe si të tillë nuk i shërbejnë më kohës. Por një gjë është e vërtetë, për të gjithë pa përjashtim, vargu i ngjarjeve të cilave ai u përket dhe që përbëjnë ligjin e tij do kohë të marrë fund.

Sepse ne e dimë që një thesar i tillë nuk është formuar vecse nga ato që janë thënë për të deri tani, si dhe ngjarjet në të cilat ai ka qenë i përfshirë. Për shumë kohë ai do të vazhdojë të mbetet një burim ende i pashfrytëzuar që si roje pikëllimi pret me fytyrën mbështetur mbi xham “shtrëngatën” e radhës, do thoshte Pol Elyar.

Është mirë kur vëren me kënaqësi krenarinë që ke për profesionin tënd dhe vendosmërinë të mbështetur tek besimi dhe talenti që zotëron për t’u bërë mjeshtër në këtë punë. Por ne e dimë se shumëllojshmëria e interesave ndonëse edhe arrijnë ta bëjnë një njeri shumë tërheqës, prapë ato kanë prirjen për ta dobësuar atë profesionalisht. Për të rritur shkëlqimin e kërkuar, është e nevojshme t’i kufizosh këto interesa.

Ndaj dhe ne nuk rreshtim kurrë së habituri me papritshmërinë e natyrës njerëzore.

Ne e dimë se është e pamundur të dashurosh pa imagjinatë.