Mentor Nazarko – JavaNews.al

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?
Nga Mentor Nazarko

Pyetja në titullin e shkrimit ngjan absurde: hane Shan, hane Bagdat. Ç’lidhje kanë Kurti, Hoxha dhe grekët me Zogun?

Lidhja është tek 7-8 prilli 1939.

Kurti duke imituar Ramën, i kushton shpesh në facebook një lexim modern ngjarjeve të historisë kombëtare (jo vetëm përkujtim masakrash serbe). Kështu ndodhi në 7 prill 2024 kur u mor me pushtimin italian të Shqipërisë që nuk ishte dhe aq keq për Kosovën. Dhe shkroi si  pretendon Enver Hoxha: Zogu nuk bëri rezistencë.

Enver Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes (me Italinë) në Paris në 1946, ku diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë së Jugut, dhe foli për rezistencën e shqiptarëve në Luftën e dytë botërore (posaçërisht ndaj italianëve). Shqipëria e Jugut rivendikohej nga grekët, e mbështetur nga anglezët, por mbrohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e Titos. Enveri tha duke mohuar totalisht pasardhësin: populli rezistoi në 1939!  Asnjë fjalë për Zogun.

Greqia, atëherë, por dhe sot, pa ndryshuar asgjë, as nga dialogu me qeveritë shqiptare, por as nën peshën e fakteve historike, afirmon: institucionet shqiptare, parlamenti, u bashkuan vullnetarisht me Italinë dhe i dhanë kurorën Viktor Emanuelit. Shqipëria  bashkë me Italinë, na sulmuan në 28 tetor 1940!

Galeazzo Ciano,dhëndrri i Musolinit dhe ideatori apo ekzekutori i pushtimit, ideologët fashistë po ashtu i mbahen kësaj teze. Bashkimi ndodhi vullnetarisht; ne nuk e pushtuam Shqipërinë, por zbatuam një nen të Pakteve të Tiranës të 1926. Shqipëria kërcënohej nga një turbullirë e brendshme dhe rreziku jugosllav, ndaj ne ndërhymë ushtarakisht për ta mbrojtur.

Mirëpo cili është versioni i vërtetë mbështetur mbi faktet e gjithëpranuara?

Pushtimi zgjati dy ditë, sepse rezistenca kryesisht e policisë (trajnuar prej anglezëve) zgjati dy ditë. Italianët përshkruan 40 kilometrat nga Durrësi për Tiranë për një ditë e gjysmë, ndonëse kishin një ushtri 50 herë më të madhe se ushtria shqiptare e sabotuar prej instruktorëtve të saj. Zogu ka ikur natën duke gdhirë 9 prilli nga kufiri shqiptaro- grek. Gjatë dy ditëve pati rezistencë të organizuar ndonëse e dështuar: u vranë 400 italianë që nuk vriten spontanisht nga tributë e shoqërisë “civile” shqiptare ku 90% ishin analfabetë. Abaz Kupi, major i ushtrisë mbretërore udhëhoqi rezistencën dhe ishte heroi i saj. Për të u kënduan këngë me gjallje, në muajt që pasuan pushtimin. Komunistët duke njohur rolin e tij historik (si individ?) e përfshinë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare. Mujo Ulqinaku simbol i gjithëpranuar i rezistencës ishte ushtarak. Një ushtarak tjetër në Durrës me mbiemrin Papakristi- për të cilin flet ish ambasadori amerikan, Hugh Gladney Grant-, në fakt ishte simboli real i saj. Papakristi rezistoi nga llogorja e tij duke vrarë shumë italianë. Kur italianët e bombarduan llogoren e tij me mortaja, ai u tërhoq në shtëpinë e tij dhe qëllonte prej aty. Kur rrethuan shtëpinë e tij, ai i vuri flakën vetes për të mos ju dorëzuar pushtuesve. Skenar për film Hollivudi të cilin historiografia jonë, memoristika politike e hesht. Mirpo gjithë gazetat botërore happen me titujt e parë për rezistencën shqiptare shtetërore!!

-Kush e udhëhoqi rezistencën nëse jo sovrani? Shoqëria civile? Nëse Zogu do bashkëpunonte me italianët, pse nuk ndejti në krye të vendit duke i dhënë dukje legale paqësore pushtimit dhe dorëzimit të sovranitetit tek pushtuesit? Mbreti Zog e ka dhënë versionin e vet për rezistencën me librin e kujtimeve të Hysen Selmanit, që në fakt janë thjesht të tijat. Redaktorët e librit, të pakujdesshëm, shpesh kanë kujtimet në vetën e parë, si janë rrëfyer nga Mbreti. Ata që e kundërshtojnë librin, pra Enveri, grekët, italianët dhe … Kurti nuk kanë ofruar faktet e tyre kundërshtuese!

Pse të gjithë janë më një llogore?

-Nëse grekët në emër të pretendimeve territoriale, e mohuan rezistencën e organizuar shtetërore të Mbretit, duke pretenduar se Shqipëria e tetorit 1940, ishte sovrane, ndaj mban në këmbë ende Ligjin e Luftës; ka në sirtar rivendikime territoriale, bllokon kthimin e pronave;

-Nëse Enveri e mohoi rezistencën e paraardhësit sepse nuk donte t’ja jepte meritat Mbretit Zog për një ngjarje kaq të madhe ndërsa komunistët nuk kishin parti dhe shumë prej tyre mbanin pozicionin se pushtimi është gjë e mirë pasi zhvillon klasën punëtore;

-Nëse ideologët fashistë përdorën argumentat e dorëzimit paqësor të pushtetit për të justifikuar fashizmin dhe ndërmarrjet e veta imperiale;

Po Kurti pse e mohon rezistencën shtetërore të Mbretit Zog?

Sigurisht, jo pse është enverist, apo filogrek si e sulmojnë opozitarët e Kosovës. Po sepse historiografia jonë postdiktaturë nuk ka mundur të afirmojë përfundimisht të vërtetën për ngjarje të tilla kaq të mëdha; inercia e veprave të autorëve komunistë, mbetet në gjithë hapësirën kombëtare. Pra Kurti e sheh padashje këtë moment me sytë (të paktën) e Enverit.

Sa pak njohim njeri tjetrin,veten dhe historinë tonë të përbashkët, apo të zhvilluar në territoret e ndara ku jetojnë shqiptarët! Ndaj kur flasim në Shqipërinë londineze apo Kosovë, apo mbarë hapësirën tonë etnike, si politikanë, si shkollarë, apo si qytetarë flasim si don apo si bën akoma shteti që ligjërisht e quan Shqipërinë e 1939-1944, shtet sovran! Si grekët!

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin
Nga Mentor Nazarko

Një shahist profesionist që ka ndenjur me Albin Kurtin, më thoshte dikur se ai njeh mirë Mbrojtjen Karo Kan, dëshmi se ai ka bazament të mirë teorik në shah, ka durim strategjik, etj. Përtej kuriozitetit se ku e ka mësuar shahun dhe cilët kanë qenë mësuesit e Kurtit, është shumë e qartë se mënyra sesi ai luajti politikisht vitin që shkoi, kur u rrit elektoralisht për fundvit, ishte fituese.

Duket qartë po ashtu se dhe në procedurën që ka nisur për zgjedhjen e presidentit, ai po ndjek skenarë të ngjashëm e të pamëshirshëm: asnjë lëshim; shtyrje e opozitës deri në buzë të humnerës; kërcënim me skenarin e zgjedhjeve të parakohshme nëpërmjet krizës  që krijohet nga shpërndarja e parlamentit që dështon ta zgjedhë presidentin, etj. Dhe gjasat janë që të ketë sukses, nëse shikon mënyrën si kanë reaguar lojtarët përballë tij, Abdixhiku e Hamza: kanë pranuar takime kokë më kokë; nuk kanë ofruar asgjë strategjike përveç tymueseve se nuk tërhiqen apo bëhen pjesë e një loje të kundërshtarit të tyre, Kurti. Fundi? Asgjë.

E gjitha kjo, po ndodh ndërsa Kurti po tregon përgjithësisht vetëpërmbajtje. Jo triumfalizëm për rezultatin e mbërritur në zgjedhje. Jo denigrim të kundërshtarit. Rishpikje e vetes pasi ka provuar të jetë rugovist; veteran i UÇK-së, mbrojtës entuziast i idesë për të vendosur familjen Jashari në fronin e presidencës; i akullt dhe reticent me ish partneren e vet institucionale, Osmanin, privilegjues i zgjerimit të programit të mbrojtjes deri në një miliard euro në vit, etj, etj. Duke pritur se ku do të gabojë opozita e përçarë, pasi ka mbledhur informacione të mira nga prirjet e tyre në takimet  kokë më kokë.

Mirëpo, opozita ka një kartë që ngjan paradoksale, por që mund ta fuqizojë atë. Mund ta fuqizojë shtetin e Kosovës ndërkombëtarisht, por dhe institucionalisht nëse realizohet.  Në kushtet e një modeli kushtetues, të deformuar fuqishëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në çështjen Pacolli, që imponon në mënyrë absurde kuorumin prej dy të tretave në dy raundet e para- vendim që krijon krizë ciklike nëse nuk korrigjohet sipas modelit të republikave të tjera parlamentare.

Cila është karta? Të ngrihet mbi vetëveten!. Të duket sikur humb sot, por të fitojë nesër, bashkë me Kosovën: të propozojë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë. Osmani ka patur luhatje në mandatin e parë; e ka privilegjuar Kurtin shpesh; i është bashkuar komunikimit të tij shpesh në planin ndërkombëtar; i ka krijuar agjendë elektorale të favorshme; ka legalizuar zgjidhje taktike të tij veçanërisht në 2025.

Por si duket në divergjencat për të mbushur vendet vakante në krye të ambasadave, në Gjykatën Kushtetuese, apo diku tjetër; Osmani nuk është yeswomane. Mbi të gjitha në planin ndërkombëtar, Osmani ka luajtur shkëlqyeshëm, veçanërisht në dy vitet e fundit, duke mbajtur të hapur dyert e Perëndimit, veçanërisht të SHBA-ve, në kohë shumë të vështira, të izolimit të Kosovës.

Kjo sjellje e opozitës do ishte ftesë për emërues të përbashkët, në kapërcimin e kësaj sfide; do të ishte  lëvizje shtetndërtuese; dhe do t’i jepte shah VV: ke radhën ti të lëvizësh, por nuk mund të na bësh ne përgjegjës për bojkot!  Përballë kësaj lëvizje VV është e detyruar: a) të mos sulmojë dot publikisht Vjosa Osmanin, profili ndërkombëtar i të cilës është fuqizuar shumë.

Por dhe i brendshmi- ajo ka simpatinë e elektoratit të VV, por dhe më gjerë se kaq. b) të propozojë një kandidaturë të dytë, sepse gara duhet të ketë patjetër dy kandidatë. C) të mos tërhiqet nga gara, duke bllokuar kuorumin prej dy të tretat. Epo të arrish këto objektiva nuk është pak për një opozitë të përçarë. Vështirë të ketë kandidaturë të tretë, dhe votimi është i fshehtë.

Mirëpo rezultatet nuk janë vetëm kaq. Zoti Kurti do ta ketë të vështirë të justifikojë publikisht pse po e braktis Osmanin- nëse do ta braktisë. Pse don të marrë gjithë pushtetet- nëse insiston në kandidatin e vet në raundin e tretë. Kjo do ta ekspozonte negativisht, jo vetëm në planin e brendshëm, por dhe në atë ndërkombëtar.

Nuk dihet si do reflektonte shahisti politik Kurti, por vështirë se kishte hapësirë për të shpikur zgjidhje pragmatike,  apo partiake.

Llogjikisht do t’i thërriste arsyes shtetërore.

Nëse është e vërtetë se si tha populli sovran e vetëvendosës, punët në planin e brendshëm kanë ecur shumë mirë- prandaj VV ka marrë aq shumë vota; në planin ndërkombëtar nuk janë aq mirë. Osmani ka kontribuar në thyerjen e izolimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe sot është momenti më i mirë se kurrë që Kosova të tregojë stabilitet e vijimësi, në lojën e saj jashta vendit.

Administrata Trump 2, (Trumpi i parë është mallkuar aq shumë dhe u pikturua si proserb nga VV;) ka ftuar vetëm Kosovën në Bordin e Paqes- Serbinë e ka injoruar dukshëm, ndërsa Rubio duket se i bëri presion Xhuriçit; ka miratuar ligjin për prosperitet e siguri në Ballkan, që imponon njohjen reciproke; konflikti ruso-ukrainas mund të përmbyllet duke krijuar skenarë pozitivë për konsensusin ndërkombëtar aq shumë të nevojshëm për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Epo në një situatë si kjo, të zgjedhësh dikë  që i ngjan zotit Kurti në politikën e jashtme; që dëgjon vetëm atë; që nuk ka eksperiencë e duhet të mësojë zanatin, që nuk ka netuork ndërkombëtar, nuk ngjan skenar realist. As interes i Kosovës.

Sigurisht Kosova ka figura që mund ta bëjnë detyrën e presidentit. Edhe më mirë se Osmani. Surroi, mund të ishte, apo dikush tjetër, mirëpo a kanë vota?  Ndaj karta e vazhdimësisë ngjan karta më fituese. Edhe për opozitën që do të rishpikë veten duke u bërë joshëse ndaj një elektorati që përndryshe do ta humbë, nëse tregon nënshtrim ndaj skenarëve me presidentë me origjinë nga VV. Do të ketë një derë të hapur në presidencë.

Osmani nuk do të paraqitet kërcënueshëm në derën e LDK-së, për të kërkuar largimin e Abdixhikut.  Dhe në dy institucionet- presidencë dhe kryeministri, do të ketë mjaftueshëm autonomi vendimmarrje, aq sa dhe bashkëpunim. Recetë që duhet në kohëra si këto, ku Serbia është në trend dobësimi ndërkombëtar e të brendshëm.

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim
Nga Mentor Nazarko

Rëndësia e bregdetit shqiptar

85%-90% e transporteve botërore bëhet nëpërmjet detit. Është e shpjegueshme sa kohë që 70% e sipërfaqes së globit është ujore.  Shqipëria e vogël ka pasuri ujore të jashtëzakonshme për të ndërtuar porte, dhe për pasojë për të zhvendosur transporte të mëdha botërore, posaçërisht nga perëndimi në lindje dhe anasjelltas. Bregdeti shqiptar nga Delta e Bunës deri në  Trieste; nga Karaburuni deri në Peleponez janë shkëmborë, pra vetëm ai midis Bunës dhe Karaburunit janë ranorë, diçka unike në një bregdet kaq të gjatë. Çdo mall që mund të tranzitohet nga bregdeti shqiptar, për hapësirën ballkanike nga Beogradi-Kiev-Ederne, kursen 400- 1200 km në krahasim me portet e Igumenicës dhe Selanikut. Kjo nënkupton se mungesa e porteve në bregdetin  Vlorë–Durrës- Shëngjin i shton lëvizjes det-tokë deri në 30-40 % të kostos së trasportit, sipas një vlerësimi të një instituti ekspertize. Nga ana tjetër mungesa e  porteve në bregdetin shqiptar detyron mallrat të kryejnë nji itinerar më të gjatë nëpërmjet porteve  greke.

Pse jemi kaq vonë për Korridorin tetë kur porta hyrëse jemi ne

Mjafton vetëm ky vlerësim për të thënë  se është krejtësisht e qartë se koha ka ardhur, madje është vonë për Korridorin tetë në kuptimin e tij të plotë, si autostradë, hekurudhë e elektrifikuar, gazjellës, linja digitale, që lidh kryeqytete. Që nga konferencat për transportin paneuropian të Pragës, në 1991; të Kretës 1994,  nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit midis Presidentit Klinton dhe 4 presidentëve të Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Turqisë, në 1994; konferenca e Helsinkit 1997, e disa memorandumeve të mirëkuptimit, disapalëshe, shumë ujë ka rrjedhur nën urë për ndërtimin e këtij korridori-mbi tridhjetë vjet.  Greqia, me portet e saj, kundërshtarja kryesore e këtij projekti, ka përparuar me atë që ajo e quan Rruga Egnatia, Igumenicë -Selanik duke thithur një pjesë të madhe të trafiqeve të mallrave nga Perëndimi drejt Lindjes, apo nga Adriatiku drejt Detit të Zi.  Ndërkohë që infrastruktura lidhëse e shteteve tona vazhdon të mbetet  e fragmentuar dhe me zona të palidhura me njera tjetrën. Shqipëria nuk ka as hekurudha, dhe as… port europian.

Mirëpo koha, i jep rëndësi hapësirës. Është krejtësisht e qartë se konflikti Rusi- Ukrainë e ka theksuar rëndësinë e këtij Korridori. Pra ky konflikt ngjan se e ka bërë të domosdoshëm ndërtimin e këtij korridori në kohën tonë si e theksojnë disa marrëveshje për lëvizshmërinë ushtarake në kuadër të NATO-s të nënshkruara  në dy vjet. Marrëveshja e tre shteteve, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bullgari, të cilës ju bashkangjit dhe Rumania  në Samitin e Uashingtonit te 2024 që e konsideron Korridorin tetë si infrastrukturë kritike për mobilitetin ushtarak;   dhe më në fund vendimi i NATO-s, në samitin e Brukselit, 12 shkurtit 2026, që e përfshin Korridorin tetë si infrastrukturë kritike ushtarake të NATO-s.

Diplomacia bashkon sigurinë me ekonominë

“Korridori VIII është i vetmi aks i vërtetë lindje–perëndim në Europën Juglindore. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes vendeve tona, të gjitha anëtare të NATO-s. Kjo i jep këtij korridori një dimension të dytë, shumë praktik. Ai nuk është vetëm një projekt ekonomik dhe integrues- theksoi ministrja e jashtme  Elisa Spiropali në ministerialin e Tiranës, ku Shqipëria mori në dorën inisiativën.. Sepse në kushte të tilla, diplomacia bashkon sigurinë me ekonominë, ndaj Tirana për një ditë u bë kryeqyteti i Korridorit tetë. Shqiptarët në Shqipëri kanë në dorë portën hyrëse; bashkë me sllavomaqedonasit kontrollojnë në Maqedoni dy korridore kaq të rëndësishme. Ja pse Shqipëria e përfaqësuar nga ministrja Spiropali, e fuqiuzuar ndërkombëtarisht shfrytëzoi marrëdhëniet e mira me Italinë; problemet politike në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, dhe në një ditë i dha këtij korridori vëmendjen maksimale, duke sjellë në Tiranë numrin dy të qeverisë italiane, Antonio Taiani. Aq e rëndësishme ishte kjo për shefin e diplomacisë italiane, i ardhur me avion plot gazetarë, sa ai gjeti kohën për dy orë në Pallatin e bukur italian të Brigadave,  (si e quajti ai) prej nga fluturoi në Uashington për punimet e Bordit të Paqes , ku Edi Rama vetëm sa kishte mbërritur. Krahas ministerialit, ekspertë nga vendet ku kalon korridori, apo BE diskutuan në Tiranë. Fjala kyçe: dobia e përjetshme e  Korridorit, dikur rruga e lashtë Egnatia, për gjithë vendet që i përshkon, por dhe globin, në plan ekonomik, tregëtar, të sigurisë, por dhe të integrimit europian. Diplomacia shqiptare i dha shah vendeve që po krijojnë probleme përgjatë korridorit: së pari Maqedonisë së veriut, e cila  dy vjet më parë tentoi të zhvendosë fokusin tek modernizimi i Korridorit dhjetë (me gjasë nën ndikimin e faktorit serb), së dyti, dy vendeve, që janë në bllokadë gjeopolitike, Maqedonisë dhe Bullgarisë, që nuk janë marrë vesh ende për një tunel të përbashkët në kufi. Prandaj takimi i radhës do jetë në kufirin mes dy shteteve.

Dy probleme: paratë, për të cilat bëhet dorëzanë Italia, dhe… portet shqiptare.

Megjithatë dy duken problemet më imediate, të cilat ekspozojnë vonesën, apo rëndësinë e faktorit kohë, ndërsa po flasim për një hapësirë në glob, kaq qendrore që lidh dy dete- Adriatikun me Detin e Zi.

Paratë. Përfshirja e këtij Korridori për t’u financuar në kuadrin e Trans European Transport Network, është detyrë e Italisë, e cila ngjan se është përfituesja kryesore e financimit për kompanitë e veta. Ndaj njeri nga gazetarët e pyeti Taianin ( e vetmja pyetje italiane në konferencën e shtypit): sa është vlera financiare e projektit, pyetje që mori përgjigjen e shefit të diplomacisë romane: është ende herët!  Është e kuptueshme se ndërtimi i Korridorit favorizon kompanitë italiane të ndërtimit, por dhe hyrjen e mallrave italiane drejt Europës Juglindore,(por jo vetëm) vëllimi i të cilave sot është 9 miliard euro. Ja pse Shqipëria përfiton nga marrëdhëniet e mira me Italinë (Rama-Meloni), për të shtyrë përfshirjen e këtij Korridori  në financimet europiane, posaqë Italia ka mundësitë si anëtar me rëndësi i BE, G7 dhe organizmave të tjera. Taiani tha se ne e shikojmë të lidhur Korridorin tetë me IMEC, korridorin që nis nga India e nëpërmjet vendeve arabe përfundon në Trieste.  Rrugët janë si enët e gjakut, të ndërlidhura me njera tjetrën, venat me arteriet, etj.

E pika e dytë me rëndësi është në fakt më e rëndësishmja, sepse paratë do të gjenden nisur edhe nga imponueshmëria ushtarake e Korridorit. Cilat porte? Cili port?

Shqipëria lidhet me Korridorin tetë nëpërmjet porteve të saj. Cilëve porte, e kush do bëhet më shpejt? Porto Romano, për të cilën ka mesa duket mosmarrëveshje rreth fituesve të garës?  Apo portit të Vlorës, më i thellë, më i gjerë, që është më ekonomiku dhe për trafikun e mallrave prej Aleksandrisë, domethënë prej Afrikës? Mbetet për t’u parë, sepse Korridori tetë pa Porte  europiane nuk ka kuptim, dhe ndërtimi i tyre vonon ende përfitimin e epërsive tona ekonomike e strategjike, në qarkullimin e mallrave, etj. Mirëpo  vonesa në kohë në ndërtimin e këtyre porteve, lidhet pikërisht me konkurencën  e egër me vendet fqinje: nëse ndërtohen këto porte shqiptare sipas standarteve europiane, sa pjesë të vlerave të trafikut që shkon drejt Detit të Zi, apo më tutje, do të mbetet në Shqipëri? Sa humbin fqinjët tanë? Si ndikohen portet  greke, apo dhe ato italiane, nga ky fokusim tek portet shqiptare?

Marrëveshja e Uashingtonit duhet riaktivizuar!
Nga Mentor Nazarko

Është krejtësisht e qartë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka hyrë në një rrugë pa krye. Ardhja e drejtuesve të rinj në krye të Unionit, përfundimi i mandatit të Lajcakut dhe zëvendësimi eventual i tij, zgjedhjet në Gjermani, ato të 9 shkurtit në Kosovë- nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi,- e bëjnë të paqartë se kur do të kemi sërish dialog të nivelit të lartë.

Brenda frontit europian vijnë megjithatë propozime  të reja të ndrojtura. Deputeti I CDU gjermane Knut Abraham, që është konsideruar mik i Kosovës, thotë se BE duhet të zhvillojë dialog më vete me të dy shtetet, duke i shndërruar detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit si detyrime për integrim ndaj BE. Kësaj teze i është përmbajtur dhe kryeministri Rama, I cili e propozoi një gjë të tillë në Parlamentin e Kosovës duke marrë mbi vete rrufetë e deputetëve të VV.

Mirëpo si u arrit këtu? Ndërmjetësimi europian është imponuar nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB të shtatorit 2010. Ama duket bukur mirë se Bashkimi Europian nuk ka fuqi imponuese për jetësimin tërësor të marrëveshjeve të negociuara deri më tani. Kjo është drama. Marrëveshjet jetësohen nëse midis dy shteteve, dy shoqërive, nisin procese reale normalizimi marrëdhëniesh, nëse ka garantë fuqiplotë dhe jo ndërsa palët nxisin armiqësi që kulmojnë me akte agresioni si ai i Banjskës.

Zgjidhja amerikane mbetet zgjidhja më e mirë…

Katër vjet më parë midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Avdulla Hoti u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit e cila ishte kapërcim i rezolutës në fjalë. Në shumë aspekte ishte kërcim cilësor: ndërmjetës ishte Shtëpia e Bardhë, garante ishte ajo dhe jo një Komisioner Europian apo i dërguar i KOmisionerit. Teksti i marrëveshjes që mund të ketë ndryshuar si pasojë e rezistencës së palëve, kufizohej nga letrat që Presidenti Trump i dërgonte negociatorëve-njohje reciproke në qendër. Në tekstin përfundimtar aq të detajuar-të zhvendosurit, Ujmani në interes të përbashkët, njohja e diplomave, hekurudha, etj parashikohej një karotë e fuqishme ekonomike. Bëhej fjalë për një fond investimesh amerikane me qendër në Beograd, për të financuar projektet infrastrukturore që ndërlidhnin krejt vendet e Ballkanit, si alternativë e projektit kinez One road one belt, madje dhe e vetë procesit të Berlinit financuar nga BE. Por mbi të gjitha-element diferencial ky- ndërmjetësimi amerikan, ngjante i toleruar prej Rusisë, ose i marrë vesh me të, si duket nga fakti që nuk pati kundërshtime publike  ruse. Madje Presidenti Putin e takoi shkurt Hashim Thacin në këmbë në ceremonitë e organizuara në Francë dhe foton e komentoi shefi i tij i PR, Dimitri Peskov. Media serioze flisnin se Rusia e kishte toleruar një përfshirje amerikane dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në emër të legalizimit të pushtimit të Krimesë.

Cila është rruga për t’u rikthyer tek ajo?

Në nenin 15 të saj, Marrëveshja parashikonte moratorium njëvjeçar kur të dy palët do hiqnin dorë nga përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, apo fushata për çnjohje. Duket qartë se ky nen e ngrinte pretendimin e Kosovës për njohje reciproke nga Serbia, si pasojë e lutjeve serbe, deri në një afat të dytë- kur logjikisht palët duhet të takoheshin sërish. Ky nen ishte realist dhe pse pandemia praktikisht ngriu veprimtarinë ndërkombëtare shumëpalëshe.

Kanë kaluar 4 vjet prej atëherë.  Kryeministri Kurti e kritikoi marrëveshjen, bëri thirrje për të votuar Biden dhe mandati i tij kaloi  pa përparime reale nën ndërmjetësimin europian dhe mbështetjen e dobët të Uashingtonit. Sot do ishte ideale që palët të mblidheshin përsëri nën ndërmjetësimin e presidentit Trump, apo ekipit të tij, ku ngjan se Richard Grenell vazhdon të ketë vëmendje për një temë si kjo.  Në mënyrë miope, asokohe me nxitjen e VV, me heshtjen e opozitës të mbetur pa kokë me arrestimin e Thaçit, u sulmua Grenell, presidenti Trump, familja e tij. Nga kritikët e Grenell në Kosovë  madje përmendet dekorimi i tij nga Vuçiq, duke harruar që ai e kishte marrë më herët medaljen e Lirisë nga Thaçi.

Ndërlidhja me konfliktin Rusi Ukrainë

A pengon fakti që bota, pra dhe SHBA e kanë mendjen te konflikti Rusi-Ukrainë? Edhe po, por dhe jo. Presidenti Trump vjen me autoritet të shtuar në krye të SHBA-ve, dhe suksesi tek mbyllja e njerit konflikt do të ndikonte pozitivisht tek arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Jo sepse Kurti thotë në mënyrë autolezioniste se Kosova është si Ukraina!! Por sepse në zgjidhjen e njerit apo tjetrit konflikt është përdorur si precedent ndryshimi i kufijve: me forcë në 1999, konsensualisht mes dy palëve (marrëveshja e Uashingtonit),  apo me referendum (pakica ruse). Rusia krejt ndryshe nga sa thuhet e mendohet në Prishtinë, është shumë e dëshiruar ta pranojë precedentin e Kosovës, si e ka pohuar vetë Putini në një dalje publike me kreun e OKB Gutierrez në 2022. Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit vetëm me votën pro të Rusisë.Rusia nuk mund të ndjekë përjetësisht fatin e Serbisë.

Koha është tani. Po për Gjykatën speciale?

Koha pra ka ardhur sërish që Marrëveshja e Uashingtonit  të riaktivizohet nisur pikërisht nga neni 15. Kur Kosova të ketë qeveri të re, me autoritet të ri mund të krijohet baza dhe për rishikimin apo shfuqizimin e Gjykatës speciale, me votë konsensuale në parlamentin e Prishtinës, përfshirë ndonjë nen  në Marrëveshjen e re të plotësuar të Uashingtonit, diçka që Grenell ka lënë të kuptohet se do ta dëshironte: si shuplakë ndaj prokurorit Smith, por dhe si mirënjohje për ish presidentin Thaçi, bashkëbisedues i arsyeshëm i tij që po kalon 4 vjet në burg pa një vendim gjyqësor.

Kur Presidenti Trump imponoi firmosjen e asaj marrëveshjeje, një deputet suedez e propozoi si laureat të çmimit Nobel atë dhe dy presidentët. Të nesërmen në fushatë Trump thoshte: negociova një marrëveshje midis dy kombeve në luftë prej 150 vjetësh. Naivisht kritikët tanë thoshin-ç lidhje ka kjo me Kosovën e pavarur? Harronin se Marrëveshja e para 4 vjetëve, parashikonte indirekt një normalizim total mes dy kombeve, pra përfshi dhe Shqipërinë. Askund s’flitej për shkëmbim të territoreve, por për një vizion amerikan të ri për Ballkanin nëpërmjet tryezës së Minishengenit që do shpërndante fonde infastrukturore për gjithë vendet. Atëherë pse ishim kundër, e pse duhet të jemi akoma kundër 4 vjet më pas?

Grenell në Shtëpinë e Bardhë: Ja rolet që mund të luajë
Nga Mentor Nazarko

Në lidhje me emërimin e Richard Grenell si i dërguar presidencial për krizat në botë, më vijnë spontanisht këto komente:

a) ka zgjedhur apo është zgjedhur në një rol të rëndësishëm që kapërcen kundërshtitë e këtij momenti- Senat; Elon Musk ( jo të dikujt në Kosovë sigurisht);

b) Do ketë zyrë afër Trump, në Shtëpi të Bardhë, pra raporti me Trump mbetet i konsoliduar dhe pritet të konsolidohet akoma më shumë nëse ka sukses;

c) ka platformë dhe vizibilitet të lartë sepse do t’ i hedhë një sy gjithë krizave në botë, duke filluar nga dy kriza të rëndësishme si Venezuela dhe Koreja e Veriut (nuk përjashtohet Ukraina dhe Lindja e Mesme) pra dhe Kosovës nëse mbetet kohë apo prioritizohet;

d) me Grenell në këtë rol në Shtëpi të Bardhë duket se atje krijohet një zyrë e përhershme antikrizë me staf të madh që mbikqyr dhe i përgjigjen nga çdo vatër krize;

e)nuk do marrë urdhra nga askush, pra as nga Departamenti i Shtetit, por vetëm nga Presidenti;

f) ka autonomi të plotë të propozojë gjithçka dhe të merret me gjithçka;

g) mund të marrë pjesë në takimet më të rëndësishme, të hyjë në Dhomat më të rëndësishme;

h)Kalë rezerve për tre rolet kyçe: nëse do lirohet ndonjë vend i rëndësishëm prej Trump ( kështu është stili i shefit te vet), ai është gati ta zëvendësojë, sepse gjindet para syve të NR 1 të botës!

Debati kushtetues për gjuhën: partitë shqiptare bashkë dhe Shqipëria pas tyre!
Nga Mentor Nazarko

Si pjesë e një rrëkeje gurësh që vjen nga lart duke tërhequr e shtyrë njeri tjetrin, ndërsa derdhet në një rrugë automobilistike, mbrriti shprehja publike e kryetarit të gjykatës kushtetuese maqedonase. Ligji për gjuhët ka krijuar kaos dhe këtij kaosi i duhet dhënë fund, tha ai, në linjë me shumë qendrime apo akte të shumicës politike apo shoqërisë maqedonase të kohëve të fundit, që ngjajnë si revansh ndaj shqiptarëve. Duke parathënë pezullim të pjesshëm apo shfuqizim të plotë të një ligji që kur u miratua- u quajt sukses i madh kombëtar në 2018.

Pse po ndodhin tani këto qendrime a akte të ngjashëm me rrëkenë e gurëve që nuk dihet kur do ndalet? Gjasa më e madhe është se ato janë pjesë e një skenari restaurues, prapakthyes me regji unike- nga një qendër hibride pushteti ekonomiko-politike. Aktorë rajonalë apo të largët fërkojnë duart nga rritja e konfliktualitetit ndëretnik. Edhe sikur kryeministri Mickovski të mos jetë pjesë e këtyre akteve si ideator, apo në ndonjë rol, ai është përfituesi kryesor i tyre brenda Maqedonisë: me gjasë partia e tij është duke i rritur kuotat e veta elektorale mbi shifrat që dëfteu në zgjedhje. Kjo rritje shërben për të amortizuar koncesionet eventuale për ndryshimet kushtetuese. Kahja e këtyre akteve është e njëjtë- tkurrje në rritje e statusit legal të shqiptarëve pas 5 vitesh mbajtjeje në sirtar të padisë së Levicës; partitë maqedonase kanë të njëjtin qendrim, edhe kur heshtin; partitë shqiptare luftojnë duke treguar me gisht si fajtore njera tjetrën. Shqipëria zyrtarisht (në komunikimin publik) nuk thotë asgjë. Batalione dixhitale kombëtare reagojnë duke u viktimizuar, ose duke kërcënuar, por nuk ka ende akt politik e ligjor reagues. Edhe sa do vazhdojë kështu?

Pse përfshirja e Kushtetueses, hap skenar të vështirë?

Reagimi i fundit maqedonas, megjithatë është më i rëndi. Për disa arsye. Së pari se shfuqizimi i ligjit lidhet me të drejtën e përdorimit të gjuhëve në hapësirën publike, e drejtë themelore kushtetuese për të cilën u luftua derisa u sanksionua në Marrëveshjen e Ohrit e me ligj të veçantë. Ndërkohë Kryetari i Gjykatës kushtetuese që flet me akte legale dhe jo me intervista, e parapriu çfarë lloj vendimi pritet të merret. Ndonëse shkelje e rëndë e statusit të tij të lartë si gjyqtar kushtetues, qëndrimi i Darko Kostadinovskit megjithatë mbështetet në mendimin e paanshëm të Komisionit të Venecias. Ky mendim praktikisht e deklason ligjin në shumë elementë: inkoherent; i parealizueshëm; preferencial,i ngarkuar, etj. Dhe si pohojnë edhe zëra të arsyeshëm shqiptarë- ndonëse jopublikisht- vërejtjet e Venecias kanë njëfarë themeltësie. Ligji që nuk është realizuar në plotësinë e vet asnjëherë, u miratua në një kohë fuqie bukur të madhe të shqiptarëve në parlament dhe i dha atyre hapësira të mëdha të përdorimit të gjuhës që ngjajnë diskriminuese pozitivisht. Për të gjitha këto arsye, por dhe parimisht perëndimorët nuk mund të reagojnë kundër kryetarit të Gjykatës dhe as ndaj Komisionit të Venecias.

Çfarë duhet bërë?

Hapësira e veprimit bllokues është thuajse zero. Gjyqtarët shqiptarë (propozuar nga BDI) janë pak për ta bërë këtë. Protestat nuk është e thënë se mund të bllokojnë, përveç se do nxisin edhe më shumë ndarjen etnike që është shumë e thellë. Ka skenarë pezullimi të pjesshëm, të përkohshëm, apo shfuqizimi tërësor të ligjit-skenari më i keq, që shkon kundër një parimi kushtetues: të drejtat e fituara nuk mund të kufizohen, apo aq më keq të anulohen. Këtë duhet ta thotë avokati i palës shqiptare nëse supozohet se Gjykata do të bëjë debat gjyqësor. Mirpo shkeljen eventuale të kushtetutës do ta bëjë organi më i lartë mbikqyrës i saj, dhe atë nuk ka kush ta korrigjojë.

Në një skenar të tillë, ka vetëm një rrugëzgjidhje optimale. Praktikisht ngjan e pamundur, por e vetmja zgjidhje kushtetuese. Ajo mund të imponohet dhe miratohet me fuqinë e shqiptarëve, të bashkuar pavarësisht llogores ku gjinden. Të miratohet njëherë e mirë dhe urgjentisht një ligj i ri i plotë, sipas modelit më të mirë- pse jo nga Zvicra, realitet i konsoliduar nga vijnë raporterët e paanshëm të Komisionit të Venecias. Miratimi kësisoj është imponim i parimit të Badinterit: ligjet që prekin pakicën etnike, (term që kontestohet sepse shqiptarët nuk duan të konsiderohen pakicë), duhet të miratohen me shumicën e deputetëve të kësaj pakice, pavarësisht krahëve që i përkasin. Ky parim është i vetmi parim që është kushtetëzuar, pra si pjesë e kushtetutës. I ashtuquajturi parim tjetër: partia apo koalicioni më i madh i një etnie bën qeverinë me partinë apo koalicionin më të madh- ishte vetëm një zakon. Këtë zakon për hir të vërtetës e shkelën perëndimorët kur i kërkuan BDI të bënte koalicion me LSDM-në, në zgjedhjet e parafundit. Kështu që BDI-së pas kalimit në opozitë prej shfuqizimit të këtij zakoni, i takon me fuqi të rigjetur, e rishpikur strategjikisht dhe taktikisht, të bëjë thirrje për bashkim në miratimin e një ligji të ri e modern për gjuhët.

Situata ama nuk ngjan më e favorshmja. Një pakicë a faktor i ri po tenton të afirmohet kushtetutshmërisht, faktori bullgar. Ligji i kontestuar për gjuhët, kishte referenca për shqiptarët, por do kërkohet të mos i ketë, duke mbajtur parasysh çdo pakicë a faktor të krahasueshëm demografikisht me 20%, ndërsa bullgarët nuk kanë parti, por shtet që imponohet prapa logos së Bashkimit Europian. Ndërkohë miratimi i një ligji të tillë kërkon një klimë të relaksuar marrëdhëniesh ndëretnike: a është ajo sot, klimë e relaksuar?

Pikëpyetjet rreth arritjeve pas 2001 dhe rolit të Shqipërisë

SI në një rreth vicioz, gurët që bien nga shpati i malit e dëmtojnë këtë klimë, e dëmtojnë rrugën e trasuar të bashkëjetesës ndëretnike pas 2001-it, duke hapur skenarë të rinj e duke shtruar një pikëpyetje themelore. Çfarë u arrit që nga 2001 e këtej, a ishte e qëndrueshme dhe e pakthyeshme? Ok, nisi dhe u jetësua një proces i madh epokal për t’ i dhënë më shumë të drejta shqiptarëve. Por a u hodhën hapa për të krijuar pavarësisht etnisë, një vetëdije të përbashkët komunitare rreth shtetit a identitetit politik maqedonas, mbështetur mbi sportin ku militojnë bashkë sportistët e shquar; betejat e përbashkëta gjatë Rilindjeve kombëtare, festat shtetërore; bashkëjetesa në nivele të ndryshme të shkollimit, (ajo nuk ekziston thuajse fare) etj?

Bashkimi i shqiptarëve rreth një emëruesi minimal të përbashkët-ligj modern për gjuhët, është rruga që duhet ndjekur. Nëse brenda qendrës hibride ka përfaqësues nga të gjithë partitë maqedonase, pse partitë shqiptare nuk duhet të jenë bashkë për një ligj ku bashkimi imponohet dhe kushtetutshmërisht? Në favor të këtij bashkimi kombëtarisht duhet të investohet në mënyrë krijuese Shqipëria. Çdo tërheqje e vendit amë, duke lënë gjërat të rrjedhin kah fuqizimi i aksit proserb, apo pse ndërroi partia shqiptare në pushtet, sjell dobësimin kronik të faktorit shqiptar, garantit të aksit properëndimor, në një vend kaq të rëndësishëm sa Maqedonia. Kjo është totalisht vetëdëmtuese.

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxhën, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?
Nga Mentor Nazarko

Pyetja në titullin e shkrimit ngjan absurde: hane Shan, hane Bagdat. Ç’lidhje kanë Kurti, Hoxha dhe grekët me Zogun?

Lidhja është tek 7-8 prilli 1939.

Kurti duke imituar Ramën, i kushton shpesh në facebook një lexim modern ngjarjeve të historisë kombëtare (jo vetëm përkujtim masakrash serbe). Kështu ndodhi në 7 prill 2024 kur u mor me pushtimin italian të Shqipërisë që nuk ishte dhe aq keq për Kosovën. Dhe shkroi si  pretendon Enver Hoxha: Zogu nuk bëri rezistencë.

Enver Hoxha shkoi në Konferencën e Paqes (me Italinë) në Paris në 1946, ku diskutoheshin kufijtë e Shqipërisë së Jugut, dhe foli për rezistencën e shqiptarëve në Luftën e dytë botërore (posaçërisht ndaj italianëve). Shqipëria e Jugut rivendikohej nga grekët, e mbështetur nga anglezët, por mbrohej nga Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia e Titos. Enveri tha duke mohuar totalisht pasardhësin: populli rezistoi në 1939!  Asnjë fjalë për Zogun.

Greqia, atëherë, por dhe sot, pa ndryshuar asgjë, as nga dialogu me qeveritë shqiptare, por as nën peshën e fakteve historike, afirmon: institucionet shqiptare, parlamenti, u bashkuan vullnetarisht me Italinë dhe i dhanë kurorën Viktor Emanuelit. Shqipëria  bashkë me Italinë, na sulmuan në 28 tetor 1940!

Galeazzo Ciano,dhëndrri i Musolinit dhe ideatori apo ekzekutori i pushtimit, ideologët fashistë po ashtu i mbahen kësaj teze. Bashkimi ndodhi vullnetarisht; ne nuk e pushtuam Shqipërinë, por zbatuam një nen të Pakteve të Tiranës të 1926. Shqipëria kërcënohej nga një turbullirë e brendshme dhe rreziku jugosllav, ndaj ne ndërhymë ushtarakisht për ta mbrojtur.

Mirëpo cili është versioni i vërtetë mbështetur mbi faktet e gjithëpranuara?

Pushtimi zgjati dy ditë, sepse rezistenca kryesisht e policisë (trajnuar prej anglezëve) zgjati dy ditë. Italianët përshkruan 40 kilometrat nga Durrësi për Tiranë për një ditë e gjysmë, ndonëse kishin një ushtri 50 herë më të madhe se ushtria shqiptare e sabotuar prej instruktorëtve të saj. Zogu ka ikur natën duke gdhirë 9 prilli nga kufiri shqiptaro- grek. Gjatë dy ditëve pati rezistencë të organizuar ndonëse e dështuar: u vranë 400 italianë që nuk vriten spontanisht nga tributë e shoqërisë “civile” shqiptare ku 90% ishin analfabetë. Abaz Kupi, major i ushtrisë mbretërore udhëhoqi rezistencën dhe ishte heroi i saj. Për të u kënduan këngë me gjallje, në muajt që pasuan pushtimin. Komunistët duke njohur rolin e tij historik (si individ?) e përfshinë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë çlirimtare. Mujo Ulqinaku simbol i gjithëpranuar i rezistencës ishte ushtarak. Një ushtarak tjetër në Durrës me mbiemrin Papakristi- për të cilin flet ish ambasadori amerikan, Hugh Gladney Grant-, në fakt ishte simboli real i saj. Papakristi rezistoi nga llogorja e tij duke vrarë shumë italianë. Kur italianët e bombarduan llogoren e tij me mortaja, ai u tërhoq në shtëpinë e tij dhe qëllonte prej aty. Kur rrethuan shtëpinë e tij, ai i vuri flakën vetes për të mos ju dorëzuar pushtuesve. Skenar për film Hollivudi të cilin historiografia jonë, memoristika politike e hesht. Mirpo gjithë gazetat botërore happen me titujt e parë për rezistencën shqiptare shtetërore!!

-Kush e udhëhoqi rezistencën nëse jo sovrani? Shoqëria civile? Nëse Zogu do bashkëpunonte me italianët, pse nuk ndejti në krye të vendit duke i dhënë dukje legale paqësore pushtimit dhe dorëzimit të sovranitetit tek pushtuesit? Mbreti Zog e ka dhënë versionin e vet për rezistencën me librin e kujtimeve të Hysen Selmanit, që në fakt janë thjesht të tijat. Redaktorët e librit, të pakujdesshëm, shpesh kanë kujtimet në vetën e parë, si janë rrëfyer nga Mbreti. Ata që e kundërshtojnë librin, pra Enveri, grekët, italianët dhe … Kurti nuk kanë ofruar faktet e tyre kundërshtuese!

Pse të gjithë janë më një llogore?

-Nëse grekët në emër të pretendimeve territoriale, e mohuan rezistencën e organizuar shtetërore të Mbretit, duke pretenduar se Shqipëria e tetorit 1940, ishte sovrane, ndaj mban në këmbë ende Ligjin e Luftës; ka në sirtar rivendikime territoriale, bllokon kthimin e pronave;

-Nëse Enveri e mohoi rezistencën e paraardhësit sepse nuk donte t’ja jepte meritat Mbretit Zog për një ngjarje kaq të madhe ndërsa komunistët nuk kishin parti dhe shumë prej tyre mbanin pozicionin se pushtimi është gjë e mirë pasi zhvillon klasën punëtore;

-Nëse ideologët fashistë përdorën argumentat e dorëzimit paqësor të pushtetit për të justifikuar fashizmin dhe ndërmarrjet e veta imperiale;

Po Kurti pse e mohon rezistencën shtetërore të Mbretit Zog?

Sigurisht, jo pse është enverist, apo filogrek si e sulmojnë opozitarët e Kosovës. Po sepse historiografia jonë postdiktaturë nuk ka mundur të afirmojë përfundimisht të vërtetën për ngjarje të tilla kaq të mëdha; inercia e veprave të autorëve komunistë, mbetet në gjithë hapësirën kombëtare. Pra Kurti e sheh padashje këtë moment me sytë (të paktën) e Enverit.

Sa pak njohim njeri tjetrin,veten dhe historinë tonë të përbashkët, apo të zhvilluar në territoret e ndara ku jetojnë shqiptarët! Ndaj kur flasim në Shqipërinë londineze apo Kosovë, apo mbarë hapësirën tonë etnike, si politikanë, si shkollarë, apo si qytetarë flasim si don apo si bën akoma shteti që ligjërisht e quan Shqipërinë e 1939-1944, shtet sovran! Si grekët!

Recetë për një sallatë të shijshme maqedono-shqiptare
Nga Mentor Nazarko

Skena politike shqiptare në Maqedoni është në trysninë e zhvillimeve cilësore që mund ta ndryshojnë jo vetëm statuskuonë elektorale të saj. Nga njëra anë, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, dikur udhëhequr nga Zijadin Sela, hyn në qeveri duke sjellë individë me cilësi të spikatura në role ekzekutive, pas eksperiencës agresive në opozitë,me një riorientim të ri kah Shqipëria (jo veç Kosova). BDI e kryesenjorit Ali Ahmeti, po ndihet e kërcënuar nga lufta e brendshme e ish senjor-ve të saj -Musa Xhaferri, e Izet Mexhiti, luftë që mund ta dobësojë të paktën në Shkup e Çair. Besa e Bilal Kasamit, që kontrollon Tetovën, komunën më të madhe, sheh sesi flamuri i i opozitës i mbetet vetëm asaj tek shqiptarët, dicka që mund ta favorizojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia më e vogël Alternativa që doli prej qeverisë, në përpjekje për të mbajtur të ndezur flakën e protagonizmit shqiptarocentrik, hodhi tezën e Asosacionit të komunave shqiptare, si refleks i kërkesës serbe për Kosovën, por nuk dihet sa flaka do të mbetet e ndezur.

Në fakt ky është thjesht një lexim fuqie elektorale dhe jo i cilësisë së vërtetë programore të partive shqiptare në skenën politike maqedonase, relativisht të populluar. Aleanca për Shqiptarët i ka ofruar qeverisë imazhin e mirë të pakorruptuar të kreut të saj Taravari si kryekomunar i Gostivarit, ekspertizën e Hazir Aliut, etj, dicka që mund të jetë e shëndetshme krahasuar me bjerrjen e madhe morale të BDI në pushtet prej shumë vitesh. Ama pritet të shihet a do të mbetet programor ky afrim, dhe cfarë axhende në favor të shqiptarëve dhe shoqërisë maqedonase sjell ky kapërcim i ylberit për ASH. Pa hyrë në analizën programore të partive të tjera, po duket qartë se kjo hyrje e ASH në qeveri e rrit ndjeshëm përfaqësimin e shqiptarëve në poste ekzekutive ndoshta në më shumë se 50%. Mirëpo a sjell skenarë gjithsesi të volitshëm për interesat e shqiptarëve në afat të mesëm- kjo rritje e përfaqësimit, bashkë me kërkesën për kryeministër shqiptar 3 muajt e fundit? VMRO-DPMNE, e Mickovskit, prapa të cilit ndihet hija e fuqishme e Gruevskit që poston përditë në facebook qëndrime të forta apo glorifikuese të veprave të veta ekzekutive, po rritet ndjeshëm. Gruevski I falur penalisht, mbrapa apo para Mickovskit nesër në qeveri, mund të sjellë dhe front panmaqedonas, ashtu si dhe interesa ruse dhe serbe. Skenari i rritjes së përfaqësimit ekzekutiv shqiptar, ndërlidhur me krizën kushtetuese prej bullgarëve ngjan se e rrit frikshëm VMRO-në, madje dhe Levicën haptazi proruse. Ndërsa LSDM, duket qartë se ka krizë lidershipi, pra prirja e saj elektorale duket rënëse.

Po mundohemi të kuptojmë ndikimin e ngjarjeve të reja në avancimin e statusit të shqiptarëve dhe të vetë Maqedonisë. Me statuskuonë aktuale – sa për shembull-faktori kryesor shqiptar, BDI me qendrimin e gjatë në pushtet, nuk ka prodhuar dot as 17 kilometra autostradë drejt Kosovës, as universitete elitare megjithë shtimin numerik të tyre, as emancipim cilësor shoqëror, ndërsa figurat religjioze islame kanë ndikim të fuqishëm dhe jo rrallë prapambetës.

Ndaj duhen kqyrur disa drejtime të paeksploruara, që e prishin statuskuonë dhe mund të riorientojnë elektoralisht, por jo vetëm elektoralisht prirjet e shoqërisë maqedonase.

Disa sugjerime

Avancimi numerik i shqiptarëve në kontrollin e një pjese të pushtetit në Republikën fqinje, ofron karburant për nacionalizmin maqedonas.Kjo nuk i leverdis Perëndimit, pra nuk duhet t’i pëlqejë as shqiptarëve. Ndaj ka ardhur koha, madje shumë më herët, për një Marrëveshje të madhe, midis dy popujve, a kombeve, ku hyn pra dhe Shqipëria. Njëlloj Traktati miqësie i RMV me RSh, i cili si shtyllë kryesore ka garancitë për faktorin maqedonas se Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk do të konspirojnë për dobësimin e shtetit të tyre, se do respektohen popullsitë respektive në territorin e njera tjetrës, etj, etj. Brenda këtyre garancive, mund të parashihet dhe përfshirja e dy qeverive, e bizneseve të dy shteteve, diasporave përkatëse, për projekte infrastrukturore me interes të përbashkët si është përshembull Porti i Vlorës. Konflikti ruso-ukrahinas e ka rritur fuqishëm rëndësinë e Korridorit tetë, por baza portuale e këtij Korridori ka nevojë dhe për Vlorën. Një Fond i përbashkët investiv, i hapur për publikun, biznesin, mund të ishte zgjidhje. Ky Traktat në fund të fundit, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar (pa dobi hëpërhë), një traktat të tillë me Bullgarinë, apo një surrogat (Prespa) të tij me Greqinë, ngjan i vonuar, sa kohë që Shqipëria ka gjithmonë faktor stabiliteti për republikën e re: në 1992, e njohu e para; ofroi lehtësira portuale gjatë embargos greke (embargo që s’u shfrytëzua si duhej madje prej Shqipërisë;), etj.. Ky traktat duhet të negociohet dhe firmoset patjetër para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nëpërmjet ketij instrumenti diplomatik të miqësisë të propaganduar fuqishëm, mund të shërohet sadopak vetëdija e popullit maqedonas të helmuar aktualisht nga ndikime ruse, serbe, etj, duke i krijuar idenë se Adriatiku ku shkojnë për pushime të lira, është dhe det i tyre.

Një sugjerim tjetër vlen për politikën e jashtme shqiptare. Një arsye pse Serbia është faktor i fuqishëm rajonal, veç ekonomisë dhe armëve, është dhe ndërlidhja e popullsive serbe me Beogradin. Tirana e fuqizuar ndjeshëm ndërkombëtarisht si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me bazë të NATO-s, etj, duhet të rikonceptojë politikën e vet rajonale, duke ndikuar faktorin shqiptar (si ishte Tryeza e Tiranës, por jo vetëm) kah perëndimi, kah pajtimi, kah racionaliteti, kah rrallimi i lastarëve partiakë sherrxhinj, me instrumentin e non grata-s, madje. Në këtë drejtim, ajo logjistikisht duhet të orientojë në mënyrë centralizuese këtë politikë, me një figurë profesionale, që koordinon apo ndihmon ambasadorët në seicilin prej vendeve.

Këto ishin disa sugjerime modeste për një sallatë të shijshme maqedono- shqiptare. E ngrënshme dhe për miqtë perëndimorë, aq shumë të ndjeshëm historikisht per ruajtjen e stabilitetit në vendin e vogël me rëndësi strategjike globale si kryqëzim i korridoreve më të rëndësishme të botës.

Dilemat e ndërrimit të gjysmës së skuadrës qeveritare
Nga Mentor Nazarko

Me lëvizjen e fundit të ndërrimit të thuajse gjysmës së vet të ministrave më të rëndësishëm, Rama ja arriti që të mbushë me tema bisede tryezat e ditëve të fundit të 2018 dhe fillimit të vitit. Duke shuar disa dilema dhe krijuar disa të tjera.

Së pari, ai ju përgjigj pozitivisht dilemës se a do të shkëpuste lidhjet me disa prej ministrave, të cilët ngjanin se ishin të plotfuqishëm, si tregohej dhe nga fakti se ishin në rol ekzekutiv prej 5 vjetësh. Nga nevoja megjithatë që të dukej se kishte vendosur një kriter unik kohor për largimin, dhe jo si lëshim ndaj akuzave të opozitës dhe protestave të studentëve, Rama përfshiu në listën e të larguarve Peleshin dhe Bushatin.

I pari, që përfaqson një qark që vetëm prosperon si Korça, me prova të prekshme suksesi në çdo rol që ka patur, me qasje top manaxheri dhe në bujqësi, pa militantizëm, pa afera. I dyti, që ka menaxhuar disa dosje të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, dhe që sipas një rregulle të pashkruar, ndryshohet vështirësisht. Mirëpo ky akt fuqie i Ramës megjithatë nuk mund të mohohet se krijon dilema të tjera.

A nuk ngjan largimi i gjysmës së ministrave si dështim i krejt qeverisë? Kur në prill 2008, kryeministri Nano i kërkoi presidentit të kohës Meidani të largonte 8 ministra pa asnjë motivacion (pa protesta madje), kreu i shtetit përveçse i kërkoi një gisht letër ku të justifikohej largimi sipas paketës kushtetuese, i tha njëkohësisht : të largosh gjysmën e ekipit, kur sapo ke filluar qeverisjen, i bie të pranosh se ke dështuar pa nisur ! Ok, Rama, i fillimit të mandatit të dytë, e kapërcen këtë pikë krahasimi duke thënë se ministrat në fjalë vijnë prej 5 vjetësh qeverisje, po a ëshë ky argument që ata të zëvendësohen me ministra që për shumë aspekte ngjajnë ministra teknikë ?

Pa eksperiencë politike, në një sprovë të re, që realisht fuqizon kabinetin e afërt të Ramës, të cilit praktikisht i bie barra akoma më e rëndë e koordinimit, vijimësisë dhe këshillimit të ministrave të rinj ? Një komentues krahasimit të ministrave që u larguan me kuajt e betejës, ju përgjigj : mos vallë këta kuajt i ngjajnë atyre të rrethimit të Stalingradit, që u hëngrën, sepse rrethuesit s’kishin ç’të hanin më !

A nuk ngjan promovimi i ministrave teknikë në prag të zgjedhjeve lokale, si një lëshim i ngjashëm i Ramës para protestës me çadër të opozitës së asaj kohe, e cila në fakt ishte para zgjedhjeve parlamentare ? Në fakt opozita pretendon se si pasojë e zinxhirit të ri të publikimit të disa skandaleve qeveritare, mund të shkohet në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale njëkohësisht, po kjo mbetet për t’u vërtetuar në këto 6 muaj. Skema ngjan  si e asaj kohe megjithatë. Rama i tha njëjtë këtyre ministrave dy vjet më parë : shkoni udhëhiqni qarqet në kuadër të zgjedhjeve të reja, konfirmoni suksesin dhe shihemi prapë… në kabinet.

E vërteta pa dilemë është se me këtë hap, Rama konfirmoi fuqishëm lidershipin e vet brenda partisë, diçka që e bën megjithatë paradoksalisht edhe më të brishtë. Mori përgjegjësinë të gjithën për vete, diçka që e bëri dhe kur i ftoi protestuesit të shkonin të protestonin para kryeministrisë dhe jo ministrisë së arsimit, e cila mund të ishte rrufepritëse e presionit studentor.

Në qeverinë e re (mund të quhet dhe ashtu), ministrat e rinj, rrufepritëset e reja të godinës qeveritare nuk duket se meritojnë të goditen me rrufe nga poshtë në fakt (jo nga lart) : ministrja e arsimit është nga Kosova, prej nga vijnë megjithatë paradoksalisht si protestues dhe studentë të universiteteve kosovare. Ministri i ri i jashtëm, me biografi të mirë akademike, ngjan se është zgjedhur për t’i shërbyer më së shumti dy dosierëve të rëndësishëm, sepse për të tjerat i duhet kohë t’i përtypë, pa diskutuar për dilemën a e ka ai verbin e diskutimit diplomatik veçanërisht me Greqinë, me të cilën negociatat shtyhen me gjasë për shkak të zgjedhjeve të saj. Dy janë dosjet të cilave ai do duhet t’i shërbejë  fuqimisht : bisedimeve të paqes midis Kosovës dhe Serbinë, ku dhe Shqipëria supozohet se ka rol, ashtu dhe çeljes së negociatave me BE-në, ndërsa ai duket se e ka brenda fushës së vet të specializimit integrimin europian.

Pra ngjan se Rama ka dashur të rrisë sintoninë e Shqipërisë me Kosovën që përfaqësohet në këto negociata me Presidentin Thaçi, ndërsa paraardhësi i tij, Bushati rezononte më shumë me qëndrimin gjerman. Çuçi ndërkohë nuk duket se ka lidhje me bujqësinë, përveç eksperiencës së tij me ndarjen territoriale. Në përgjithësi, pra ministrat e rinj, të papërfolur për afera përgjithësisht, reflektojnë profile teknike, që amortizojnë goditjen e opozitës, duke e përqëndruar të gjithën ekskluzivisht tek Rama.

Sa i përket vijimësisë së politikave, përputhshmërisë së vizionit të tyre në raport me paraardhësin, të shkon në mendje një thënie e Enver Hoxhës, kur në krye të qeverisë dhe të partisë në fund të viteve 70 filloi të sillte  në udhëheqje profile punëtorësh militantë, ndonëse dhe krahasimi më i mirë çalon. « Partia– thoshte Enveri- ka bërë një organizim të tillë të punëve, sa dhe sikur në role drejtues të vijnë shokë dhe shoqe pa eksperiencë, vijueshmëria e tyre është e sigurt dhe pa probleme ».

Fjalimi që i parapriu shpalljes së ndryshimeve të fundit të Ramës, tentoi t’i jepte përgjigje dhe dilemës tjetër- shkëputjes së PS-së, dhe qeverisjes nga oligarkët. Përgjigja ishte në formën e të dhënave që ilustronin se pse pasuria e të varfërve, e atyre me të ardhura të vogla ishte rritur, apo  nuk ishte cënuar nga politikat qeveriëse, nga inflacioni, mirëpo dilema mbetet sakohë që në fjalimin e vet, Rama megjithatë nuk ofroi ndryshim të filozofisë qeverisëse, me përjashtim të shpalljes se « ligji i arsimit të lartë nuk abrogohet, por thjesht zbatohet nëpërmjet akteve nënligjore që ishin vonuar shumë ».  Me gjasë të dhënat janë të vërteta, ndonëse sfera mund të shihet nga shumë kënde, dhe perceptimi shpesh është më i fuqishëm se të dhënat, kur për më shumë banaqet mediatike i shërbejnë perceptimit të kundërt.

Kësisoj problemi më i madh i qeverisjes,  që në fakt do duhej të ishte pika e fortë e saj sepse në pushtet është një parti që qeveris prej 5 vjetësh, mbetet shndërrimi i modelit aktual të zhvillimit ekonomik. Problemi qëndron pikërisht tek kalimi nga tranzicioni në zhvillim normal mbështetur tek prodhimi ndaj dhe Rama përmendi shpesh tranzicionin. Prodhimi kërkon klimë sociale dhe politike pajtuese, kërkon afatgjatësi, kërkon vizion. Dhe teknikët e rinj nuk duket se e mundësojnë këtë dhe as kabineti i afërt, i cili e rrit fuqinë në mënyrë stratosferike, ndërsa shefi i tyre rrit përgjegjësinë e vet, rrit fuqinë politike, ndërkohë që ajo ekzekutive mbetet pikërisht tek ata… njerëzit e afërt të kryeministrit.

Konica.al

A është vetingu i Bashës një atvrarje?
Nga Mentor Nazarko

Gjithë opinioni publik është bërë i njohur me një inisiativë të re të opozitës shqiptare të drejtuar nga Partia demokratike për të realizuar të ashtuquajturin vetingun e politikës. Insiativa në pikëpamje formale e legale përfaqësohet nga një set amendamendesh kushtetuese dhe një relacion shoqërues për të futur në sistemin kushtetues shqiptar norma që kufizojnë të drejtën e zgjedhjes së individëve për shkak të të ashtuquajturve- si përkufizohen në tekstin e paraqitur nga opozita- kontakte të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar.

Kjo është risia, e kombinuar me shtrirjen e konceptit të ligjit antimafia tek reforma në drejtësi- barra e provës për pasuritë e dyshimta i takon politikanit. Pra në thelb kemi të bëjmë me një kufizim të së drejtës së zgjedhjes së individëve për politikanët. Risia kryesore: prej këtij hapi do duhet të dalin nga politika apo nuk do hyjnë ata që kanë kontakte me krimin e organizuar. Parashikohet në këtë set amendamentesh edhe një nen që nënkupton krijimin e një mekanizmi për kontrollin e figurës. Pra kemi gjithësej kemi pak nene dhe një relacion shoqërues që supozohet se do iniciojnë në sistemin kushtetues shqiptar një reformë të rëndësishme, vijim i reformës në drejtësi, reformë që nënkupton pastrimin thuajse tërësor të institucioneve të shtetit.

Plani formal

Tash për tash kemi në dorë vetëm amendamentet kushtetuese që do mundësonin këtë reformë, pra vetingun e politikës. Këto amendamente nënkuptojnë edhe ekzistencën e një ligji, që do të mundësonte në praktikë, do të zbërthente, do të jetësonte funksionimin e këtyre normave kushtetuese. Në këtë kuptim angazhimi i të ashtëquajturve ekspertë të opozitës nuk mund të vlerësohet i krahasueshëm me atë të reformës së drejtësi që mori disa vite punë, vuri në lëvizje grupe të mëdhenj ekspertësh dhe ndërkombëtare, të financuar qoftë edhe nga Sorosi (siç ishte një nga akuzat e opozitës kur në SHBA erdhi në fuqi një administratë antagoniste e Sorosit). Kemi një bëjmë me një inisiativë që në pikëpamje të angazhimit të ekspertizës është një hap shumë më i vogël dhe i pakrahasueshëm. Megjithatë iniciativa në fjalë duhet të konsiderohet për nga efektet, qoftë dhe propagandistike dhe këtu hyjmë në planin politik të shqyrtimit të këtij hapi të opozitës.

Plani politik

Kjo s’do të thotë që iniciativa e opozitës nuk ka vlerë, përkundrazi ajo është me vlerë të jashtëzakonshme sepse synon të plotësojë vijimin e disa reformave themelore të shtetit- ta mbushë puzzle-n e tyre. Të paktën disa prej tyre kanë dhënë efekt siç është ajo e dekriminalizimit, që përmendet me krenari në relacionin shoqërues të pojektigjit të vetingut, reformës në drejtësi që ka filluar të japë edhe ajo rezultate konkrete. Ky set reformash tërësore me natyrë kushtetuese dhe ligjore nuk do të ishte i plotë, po të mos përfshinte edhe politikanët. Dhe janë disa konsiderata paraprake që mund të bëhen.

Së pari, opozita në hedhjen e këtij hapi ka rimarrë iniciativën politike për Shqipërinë. Kësisoj ngjan se e ka gjetur të papërgatitur qeverisjen ndërsa ditë më parë na krijoi idenë se e kishte zgjedhur rrugën e radikalizimit, bojkotit, por në fakt me këtë hap ngjan se ka zgjedhur rrugën e konstruktvitetit, propozimit, diskutimit dhe pse jo edhe rrugën e gjetjes së konsensusit. Kështu që në këtë kuptim opozita duhet vlerësuar, duhet duartrokitur pavarësisht se që në themel të kësaj iniciative ligjore qëndron një angazhim i kufizuar, i cili madje supozohet që është kryer gjatë periudhës së verës. Por kjo nuk e bën të paragjykueshme gjithë iniciativën në fjalë. Duke shikuar qëllimet e saj-ndonëse jam besnik i një lloj dogme që të mos paragjykohen qëllimet,- do duhet supozuar që kjo mund të jetë edhe një inciativë e mbështetur nga bashkësia perëndimore. Kjo bashkësi natyrisht kur ka konceptuar refomën në drejtësi është nisur nga ideja që në fillim të pastrohet veza dhe pastaj të pastrohet edhe pula. Pra reforma në tërësinë e vet s’mund të konceptohet pa pastrimin e politikës.

Ndaj së dyti, do duhet supozuar që bashkësia ndërkombetare mund të ketë dhënë mbështetjen e saj ndonëse nuk ka prononcime publike të ndonjërit prej ambasadorëve më të rëndësishëm të vendit. Gjithsesi ata e kanë të vështirë të kundërshtojnë një nismë të tillë edhe nëse nuk qëndrojnë vetë pas kësaj iniciative.

Së treti, iniciativa në fjalë mund të këtë karakterin e një testi për të provuar dhe për të krijuar përshtypjen e gjerë në popull se qeverisja për shkak të lidhjeve të papërshatshme me botën e krimit, nuk është e interesuar për të bashkëpunuar me opozitën. Pra ta miratojë këtë reformë që kërkon konsensus, kërkon dy të tretat e votave në parlament. Kjo është një hipotezë që duhet logjike, për shkak të faktit që porjektligji në fjalë i ka elementet e angazhimit të vogël në vëllim, në kohë, në ekspertizë, pra ka elementet e një testi politik. Por ky element nuk e bën atë të paragjykueshme, sepse do na mjaftonte nxitja e një debati publik në lidhje me kontaktet e politikës me krimin, që ta konsiderojë plotësisht të justifikuar një insisiativë të tillë të opozitës.

Së katërti, inisiativa në fjalë mund të jetë edhe produkt i gjetjes së një rruge për të arritur tek një tjetër kompromis i madh midis opozitës dhe qeverisjes, për ato prioritete, që janë lënë të imponuara nga vendimi i fundit i Këshillit Europian, institucioni që bashkon kryeministrat apo krerët e shteteve të BE, përveç dhënies së rezultateve të reformës në drejtësi, kërkohen reforma në administratën publike, reforma zgjedhore apo një set reformash të tjera. Kështuqë në këtë kuptim, në përpjekje për të gjetur, për të hedhur në tavolinë, për të demonstruar konstruktivitet edhe para ndërkombëtarëve, opozita ka zgjedhur këtë kartë si përpjekje për të kërkuar konsensus apo për tu ulur në tavolinë me qeverisjen, dhe ky është një opsion real që mund të qëndrojë në themel të kësaj inisiative.

Së pesti, mundësia tjetër është që mbrapa kësaj mund të qëndrojnë edhe negociata të zhvilluara mes dy palëve, përmes të tretëve, negociatorëve, për të arritur një set reformash, për ta përmbyllur setin e reformave që do t’ia zbardhin faqen Shqipërisë. Do duhet të pranohet që një set i tillë reformash (edhe pa vetingun e politikës) është mjaft i guximshëm, është i paprecedent në të gjithë Evropën Lindore dhe aq më shumë në të gjithë Evropën Kontinentale, për shkak të rreptësisë, stekës së lartë (kufizimin e të drejtës së zgjedhjes) që parashikon për të zgjedhurit politikë, në të gjitha nivelet, përfshi edhe kryeministrin, dhe në këtë kuptim meriton mbështetje, por dhe diskutime të mëdha.

Ka shumë pikëpyetje për atë se cili do të ishte mekanizmi i kontrollit të figurës, a do të vendosën paralelizma me atë të vetingut të drejtësisë, pra a do të përdoret i njëjti mekanizëm siç është ai për gjyqtarët, apo thjesht do të funksionojë mbi bazë të parimeve të ngjashme. Dhe kjo ngelet për tu verifikuar nëse do të kemi në dorë (dhe kur të kemi) një tekst të projektligjit sesi e mendon opozita këtë hallkë themelore.

Fushëveprimi kohor i ligjit dhe a është Basha atvrasës?

Gjithsesi prej projektligjit eventual, nga këto amendamente kushtetues do të kuptohet se cila është shtrirja kohore e kësaj ndërhyrjeje ligjore, sepse sot nuk kuptohet nëse do të prekë edhe ish-kryeministra apo ish-presidentë. Dhe ky është një moment që ka filluar të nxisë ato spekulimet në botën politike, apo mediatike të Tiranës, sipas së cilës mbrapa kësaj iniciative qëndron një përpjekje e Bashës për ta atakuar paraardhësin e vet, Berishën. Po kjo është një pandehmë e cila nuk është për tu marrë në konsideratë për shkak të mungesës së bazueshmërisë së saj. Pse vallë? Pse i duhet? Berisha nuk ka komentuar megjithatë.

Ajo që duhet evidentuar, është fakti që në një situatë të tillë, e gjetur e papërgatitur, apo në përpjekje për të treguar vullnet pozitiv, kundërshtimi i kësaj iniciative do të ishte i gabuar. Ja përse qeverisja nëpërmjet kryeministrit Rama, ka dhënë idenë se do ta mbështesë një iniciativë të tillë, dhe ky është një zhvillim pozitiv gjithashtu. Por nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë…

(Konica)