Marin Mema – JavaNews.al

Shqipëria tjetër…
Nga Marin Mema

Shqipëria është një vend i bekuar nga perëndia, por i mallkuar nga politika!

Në një territor kaq të vogël sa jemi tkurrur, korrupsioni sot e mot është gradë, është pushtet, është arritje, është tallje me të ndershmit dhe të pamundurit.

Janë të njëjtët që fshehin kokën dhe shmangin drejtësinë duke u përdredhur e shitur dëngla, gjoja parimore.

Pikërisht kjo duhet ndryshuar, kjo mendësi që e ka kthyer Shqipërinë në një vend ku asgjë nuk kryhet pa u përlyer, pa patur miq e shokë, pushtet e mundësi.

Ku i pamunduri është edhe më i pamundur, ky pensionisti konsiderohet barrë dhe ku përballë zyrtarëve të gjithëpushtetshëm, qytetari është një qenie pa zë.

Ku askush nuk dënohet, por qytetarët mund të dhunohen. Shqipëria ka plot burra e gra, djem e vajza, gjyshër e gjyshe që mundet ta bëjnë këtë vend !!

Të gjithë ata që e duan munden! Mjafton të shohim të ardhmen bashkë, pa ngjyra politike, pa flamurë, pa ndarje e përçarje… Boll jemi vrarë e masakruar kaq shumë sa më shumë po i bëjmë vetes sesa po na bëjnë të tjerët!

Ndoshta këto ideale janë të tepruara, sepse e di që një bazë e mirë e tyre tallen me to, tallen me mua, me ty, me të gjithë ne që e duam pa interes këtë vend, që kërkojmë më shumë nga e sotmja dhe e ardhmja e tij.

Më quani idealist të sëmurë, por për vendin tim do të jem gjithmonë i tillë!

*Titulli JavaNews