Majlinda Bregu – JavaNews.al

Tërhiq e mos e këput…
Tërsëllimën e kotësive që dëgjojmë çdo ditë dhe mjegullën se ç’ndodh me ne, ia vlen ndonjëherë t’i lësh mënjanë për të parë më kthjellët se çfarë po vendoset për fatin tonë politik europian.

Sepse vendet nuk jetojnë sa mandatet e qeverise, as me lajme hapje e mbyllje kapitujsh. Jetojnë me zgjedhjet që bëjnë për dekadat që vijnë, me institucionet që ndërtojnë dhe me vendin që arrijnë të zënë në botën ku u ka rënë të jetojnë.

Dhe ndërsa ne perplasemi e s’dalim dot nga qerthulli ynë mbytës, në Bruksel po diskutohet diçka shumë më afatgjatë për Shqipërinë: si do të hyjmë në Bashkimin Europian, çfarë do të marrim përpara se të hyjmë dhe çfarë lloj anëtari do të jemi pasi të hyjmë.

Dokumenti i ri i Komisionit Europian, Preparing for a Ëider Union, duhet lexuar pikërisht kështu. Jo vetëm për lajmin që tërhoqi vëmendjen, një mekanizëm i posaçëm mbrojtës për 15 vitet e para pas anëtarësimit të vendeve të reja, por sepse pas tij po merr formë një kontratë e re politike e zgjerimit.

E thene shqip, më shumë integrim përpara anëtarësimit; më pak hapësirë për veto politike gjatë rrugës; më shumë garanci kundër regresit pasi bëhesh anëtar.

Më shumë Europë përpara anëtarësimit

Këtë tezë e njoh mirë. Për vite me radhë, në RCC, ishte ideja kryesore mbi të cilën punuam: që Ballkani Perëndimor të mos presë ditën e anëtarësimit për të filluar të jetojë disa prej përfitimeve të tij.

Roaming-u pa tarifa shtesë në rajon, ulja e kostove të roaming-ut me BE-në, Green Lanes, njohja e diplomave dhe profesioneve, lëvizshmëria, afrimi me SEPA-n dhe Tregun e Vetëm, të gjitha vinin nga e njëjta logjikë: të zvogëlojmë, një nga një, dallimet praktike mes të qenit brenda dhe jashtë BE-së.

Më duhet ta them këtë edhe për hir të saktësisë historike: kjo ide lindi në rajon, jo në Bruksel. Ishte rajoni që kërkoi të mos priste anëtarësimin për të filluar integrimin dhe që e provoi këtë logjikë me hapa konkretë. E them jo për të ndarë meritat, por sepse historia institucionale ka kujtesë të shkurtër dhe ndoshta këtë nuk e dinë më as të gjithë ata që sot punojnë në Bruksel, e jo vetëm jashtë tij.

Sot Komisioni po e çon këtë logjikë në një nivel tjetër: po e kthen nga një ide e shtyrë dhe e provuar nga rajoni, në pjesë të arkitekturës së zgjerimit të BE-së. Dhe kjo është një gjë e mirë.

Vendet që përmbushin kushtet mund të integrohen gradualisht në politika, programe dhe agjenci të BE-së dhe, në një fazë të avancuar, edhe në pjesë të Tregut të Vetëm, pa pritur ditën formale të anëtarësimit.

Më pak veto gjatë rrugës

Komisioni propozon gjithashtu që disa vendime të ndërmjetme të negociatave, përfshirë hapjen e grup-kapitujve, të mos varen më domosdoshmërisht nga unanimiteti, por të merren me shumicë të cilësuar. Vendimi përfundimtar për anëtarësimin mbetet unanim nga te gjitha vendet anetare.

Kjo prek një nga kontradiktat e vjetra të procesit.

Nuk mund t’i thuash një vendi se anëtarësimi është i bazuar në merita dhe në të njëjtën kohë, ta lësh çdo hap të tij peng të një vetoje politike apo të një mosmarrëveshjeje dypalëshe që nuk ka lidhje me kriteret e anëtarësimit.

Por pastaj vjen pjesa e tretë qe beri lajm dje dhe ajo është më e ndërlikuar.

15 vjet mekanizma mbrojtës pas anëtarësimit.

Komisioni propozon që për 15 vitet e para pas hyrjes në BE ,anëtarët e rinj t’i nënshtrohen një mekanizmi të posaçëm në rast të shkeljeve serioze të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe vlerave themelore të Bashkimit Europian.

E di edhe që dikush mund të thotë: “Pas meje qameti. Të hyjmë njëherë në BE, pastaj shohim ,” apo “S’do të hyjmë kurrë, ç’na duhen këto diskutime?” Madje edhe: “Ç’e duam BE-në, nëse edhe pasi hyjmë na mbajnë 15 vjet nën vëzhgim?”

I kuptoj këto reagime. Pas kaq shumë vitesh pritjeje, premtimesh, afatesh të shtyra dhe lodhjeje nga politika, janë pothuajse të parashikueshme. Por janë më shumë shfryrje disfatiste sesa argumente.

Pyetja është, a nuk e ka këtë garanci sot Europa?

Vendet kandidate nuk mbërrijnë te dera e BE-së të pakontrolluara.

Për Ballkanin Perëndimor, kushtëzimi fillon shumë përpara negociatave, përmes Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit.

Pastaj vijnë screening-u, kriteret për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, përafrimi me legjislacionin e BE, ndërtimi i institucioneve dhe, gjithnjë e më shumë, prova se ligjet nuk ekzistojnë vetëm në letër, por zbatohen.

Metodologjia e re e zgjerimit u ndërtua pikërisht sepse transpozimi i ligjeve nuk konsiderohej më i mjaftueshëm. Kapitujt 23 dhe 24, për gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, happen të parat,monitorohen gjatë gjithë procesit dhe mbyllen të fundit. Nëse ka regres në themelet demokratike, negociatat mund të ngadalësohen apo edhe të kthehen pas.

Pra kandidati kontrollohet, rikontrollohet dhe duhet të krijojë një track record të zbatimit.

Në fund, të gjitha shtetet anëtare duhet të bien dakord se është gati të hyjë.

Atëherë, pas gjithë këtij procesi, çfarë problemi po zgjidh edhe një regjim i posaçëm 15-vjeçar?

Nëse përgjigjja është se reformat mund të zhbëhen sapo zhduket stimuli i anëtarësimit, shqetësimi është real.

Por ky nuk është problem vetëm i anëtarëve të rinj.

Hija e Hungarisë

Mbi këtë debat qëndron përvoja e BE-së me regresin demokratik brenda vetë Unionit.

Hungaria hyri në BE në vitin 2004. Përplasjet serioze me institucionet europiane mbi shtetin e së drejtës erdhën vite më vonë. Por nëse problemi është regresi demokratik, pse mekanizmi më i fortë duhet të vlejë vetëm për anëtarët e rinj?

Dhe pse pikërisht 15 vjet?

Demokracia nuk fiton imunitet nga regresi në ditën e parë të vitit të gjashtëmbëdhjetë.

Nëse një vend sillet në mënyrë shembullore për 15 vjet dhe fillon të zhbëjë institucionet demokratike në vitin e 16-të, BE-ja kthehet përsëri te instrumentet kufizimet e të cilave ndihmuan ta prodhonin këtë debat.

Prandaj ndoshta pyetja më interesante që ngre “safeguard-I” nuk është për Shqipërinë apo Malin e Zi.

Është për vetë Bashkimin Europian:

Komisionit Europian i duhet që zgjerimi të prodhojë rezultat.

Komisioni nuk mund t’i anëtarësojë vetë vendet e reja ndaj formulon një policë sigurimi politike për vendet anëtare që t’ua bëjë zgjerimin politikisht më të pranueshëm atyre që duhet të thonë “po” në fund.

Dhe këtu po biem dakord për një realitet politik që nuk ka kuptim ta zbukurojmë: çdo anëtarësim i ri do të hasë më shumë, jo më pak, rezistencë brenda vetë BE-së. Sa më afër mbylljes së negociatave , aq më konkrete bëhen pyetjet për koston, fondet, lëvizjen e lirë, bujqësinë, vendimmarrjen dhe, mbi të gjitha, frika se çfarë ndodh nëse një vend, pasi hyn, bën hapa pas.

Po Shqipëria?

Shqipëria është ende e  tunduar ta masë suksesin si mbledhje aritmetikë në shtyllë.  Sa kapituj hapëm, sa mbyllëm, sa bëjnë 5 plus 7 detyrime, përshëndesim çdo propozim që vjen nga Brukseli dhe pastaj ta quajmë duartrokitjen strategji. Nuk është kështu.

Brukseli do të vazhdojë ta rishikojë dhe ridizenjojë procesin e zgjerimit. Është puna e tij. Puna jonë është që këto ndryshime të kenë gjithnjë e më pak rëndësi për ne, sepse kemi ndërtuar një shtet që do ta kalonte çdo mekanizëm mbrojtës, me çdo qeveri dhe në çdo vit.

Një vend që e mat përparimin e vet me kalendarin e Brukselit do të mbërrijë gjithmonë si mysafir. Një vend që e mat me standartet që zbatohen në një process gjyqësor, me sigurinë ushqimore, me kostot e certifikimit të produkteve bujqësore për të eksportuar në tregun e përbashkët europian,me modernizimin e industrisë dhe monitorimin psh të gazeve ndotësë në atmosferë, mbërrin si anëtar. garancia më e fortë e Shqipërisë nuk mund të jetë vetëm një formulim më i mirë në traktatin e anëtarësimit.

Duhet të jetë një shtet ku institucionet nuk ndryshojnë karakter sa herë ndryshon pushteti, ku standardi europian nuk mbahet në këmbë nga frika se mos bllokohet një kapitull dhe ku reformat nuk zhbëhen sapo largohet presioni i anëtarësimit.

Në fund, kjo është negociata më e rëndësishme që Shqipëria zhvillon. Jo ajo me Brukselin, por ajo me qytetarët e vet.

Një vend serioz nuk negocion vetëm datën e hyrjes. Negocion edhe cilësinë e të qënit vend europian.

Pritjes i ka ikur koha…
Nga Majlinda Bregu

Pritjes i ka ikur koha…

Ka një batutë të vjetër në Bruksel, që përsëritet me më shumë dashamirësi nga sa e meriton: Europa nuk ndërton të ardhmen, por harton amendamentet.

Dikur thuhej si thumbim, për një kontinent shumë të ngadaltë për të ofruar risi dhe të zotin vetëm për të hartuar ligje.

Silicon Valley shkruan kodin; Kina ndërton modelet; Europa shkruan rregullat. Kështu, pak a shumë, është përshkruar ndarja e roleve në garën globale për inteligjencën artificiale.

Por me Aktin e ri Europian për Inteligjencën Artificiale, rregullat kryesore të të cilit nisën të zbatohen më 2 gusht, duket se këtë herë Europa po i del së ardhmes përpara, në vend që t’i shkojë pas.

Akti për Inteligjencën Artificiale nuk është një gardh kundër inovacionit, por përpjekja e parë serioze për t’i dalë të keqes para.

Nuk është arritje e vogël, në fakt.

Dhe nuk u përket vetëm 27 vendeve që votuan për të. Çdo kryeqytet i këtij kontinenti ka interes që kjo përpjekje të mos dështojë.

Një brez i rritur brenda telefonit inteligjent, ai që Jonathan Haidt e quan “brezi i ankthit”, është “kavia” e eksperimentit më të madh të pakontrolluar që është kryer ndonjëherë me vëmendjen njerëzore.

Dhe të dhënat që po mësyjnë çdo ditë nuk lënë shumë vend për dyshim: rritja e ankthit, depresionit dhe vetëlëndimit tek adoleshentët përkon pothuajse pikërisht me vitet kur telefoni në xhep u kthye nga telefoni me të cilin flisnim, në telefonin që jeton me ne.

Mund të debatojmë sa të duam për shifrat e studimeve dhe si janë kryer ato. Por asnjë njeri serioz nuk vë më në dyshim që teknologjia na ka pak e nga pak robëruar të gjithëve.

Eksperimentin e bëmë me fëmijët tanë, përpara se të na lindte refleksi rregullator, që tashmë u bë ligj në Europë.

Çfarë ndodhi me rrjetet sociale dhe ndikimin e tyre në jetët tona ishte vetëm paralajmërimi.

Inteligjenca artificiale është i njëjti eksperiment, vetëm se shumë më i shpejtë dhe këtë herë mbi të gjithë, jo vetëm mbi të rinjtë.

Por këtë herë Europa duket se ka një zgjedhje që nuk e pati me rrjetet sociale: të vendosë rregulla përpara se dëmi të bëhet kala.

Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi tek Akti Europian për Inteligjencën Artificiale. Ai nuk përpiqet të rregullojë çdo përdorim të IA-së në të njëjtën mënyrë. Niset nga rreziku. Disa praktika ndalohen. Sistemet me rrezik të lartë, që përdoren në fusha si arsimi, punësimi, shërbimet thelbësore apo zbatimi i ligjit, u nënshtrohen detyrimeve shumë më të forta. Dhe, që prej këtij gushti përvëlues, rregullat e transparencës kërkojnë që përmbajtje të caktuara të krijuara ose të manipuluara nga IA të mund të identifikohen, përfshirë deepfake-et.

Mund të jetë një ligj jo aq i përkorë për një teknologji që ecën më shpejt se aftësia jonë për ta kuptuar. Do të ndryshohet, do të kundërshtohet dhe, me shumë gjasë, teknologjia do të shpikë diçka tjetër që ligji sot ende nuk di ta emërtojë.

Por Europa ka vendosur një parim të rëndësishëm këtë herë:

Jo çdo gjë që teknologjia mund të bëjë, njeriu duhet ta lejojë.

Kjo mund të jetë ideja më e eksportueshme që Europa ka prodhuar këtë dekadë. Në një garë ku të tjerët matin fuqinë e teknologjisë, Europa po përpiqet të vendosë kufijtë e saj. Risitë teknologjike nuk e përjashtojnë përgjegjësinë dhe të drejtat e njeriut nuk pezullohen vetëm sepse teknologjia ecën më shpejt se ligji.

Akti për IA-në, rregullat europiane për të dhënat dhe kuadri për përgjegjshmërinë e platformave do të përcaktojnë mjedisin digjital ku do të rriten adoleshentët e Europës, tanët përfshirë.

Nuk duhet një certifikatë anëtarësimi për të mbrojtur një katërmbëdhjetëvjeçare në Tiranë nga i njëjti mjedis digjital ku jeton një katërmbëdhjetëvjeçare në Paris apo Berlin.

IA mund ta ndihmojë një të ri të mësojë një gjuhë, të zgjidhë ushtrimet e matematikës apo të krijojë diçka që më parë nuk do të mund ta krijonte. Por mund edhe t’i thotë, me bindje të plotë, diçka që është e pavërtetë.

Të rinjtë s’kanë pse t’i druhen IA-së, por mund ta përdorin pa humbur zakonin për të menduar me kokën e tyre.

Katërmbëdhjetëvjeçarja për mirëqenien e së cilës shqetësohemi sot është votuesja e nesërme. Aftësia e saj për të dalluar një imazh të vërtetë nga një i fabrikuar, gazetarinë nga propaganda, bindjen nga manipulimi, do të përcaktojë edhe cilësinë e demokracisë që do të trashëgojë.

Të dish si t’i bësh pyetjen e duhur një chatbot-i nuk mjafton. Duhet të dish edhe kur ta vësh në dyshim përgjigjen e tij, pse një algoritëm të solli pikërisht atë përmbajtje përpara syve, nëse një imazh është i vërtetë dhe nëse privatësia jote është e sigurt.

Sa për hisen tonë të botës, mund ta nisim me diçka shumë më të thjeshtë: të zbatojmë që tani logjikën mbrojtëse të Aktit për IA-në aty ku bëhet fjalë për fëmijët.

Vendet që ende presin te dera e Europës kanë më shumë arsye se kushdo tjetër të mos presin leje për të mbrojtur të vetët. Jo për gjë, por pritjes i ka ikur koha.

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog
Majlinda Bregu

Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar nga anthropos fjala greke për “qenie njerëzore”, ka përdorur inteligjencën artificiale për të pyetur 81,000 njerëz se për çfarë e përdorin inteligjencën artificiale.

Një intervistues AI.

Që pyet njerëz.

Për AI.

Në 159 vende, në 70 gjuhë.

E gjitha të huton pak.

Për një moment, po lë mënjanë rezultatet dhe po ndalem te metodologjia.

Gallup ka ndërtuar një perandori me sondazhe. Etnografët ndërtojnë karrierën duke jetuar brenda komuniteteve të ndryshme për të kuptuar kulturat e zakonet Antropologjia lindi nga bindja se një shoqëri kuptohet vetëm duke e pare veten përmes të tjerëve.

Dhe ja ku erdh dita që një makinë ka bërë diçka që asnjë studiues social nuk mund ta bëjë në këto nivele.

Rezultati nuk është thjesht një statistikë. Është diçka më afër një rrëfimi kolektiv. Dhjetëra mijëra njerëz që flasin për atë që besojnë se teknologjia mund t’i bëjë botës. Dhe ndoshta sepse intervistuesi ishte një makinë, njerëzit rezultojnë të kenë dhënë përgjigje më të sinqerta.

Intervistuesi i Anthropic formuloi katër pyetje të hapura, dëgjoi përgjigjet dhe përshtati pyetjet pasuese. Si një antropolog profesionist. Më pas një AI vartës:) analizoi kodoi dhe kategorizoi përgjigjet e më pas nxori rezultatet.

Ajo që studimi zbuloi, në thelb, është se njerëzit nuk ndahen qartë në optimistë dhe pesimistë për boom-in e inteligjencës artificiale në jetën e tyre.

Ata ndahen sipas nevojave qe kanë dhe nevojat marrin formë nga ku jetojnë dhe nga ajo që shoqëritë e tyre kanë, ose nuk kanë arritur të ofrojnë.

Në vendet e pasura dhe me zhvillim teknologjik të avancuar, njerëzit duan që AI t’u japë kohë për të menaxhuar kompleksitetin e jetës.

Në ekonomitë në zhvillim dhe ato në tranzicion, njerëzit kërkojnë diçka krejt tjetër. Ata kërkojnë akses në mundësi.

Evropa Juglindore (me Ballkanin Perëndimor brenda saj) ndodhet pikërisht në këtë pikë kthese. Ende jo mjaftueshëm e pasur për t’i kërkuar AI komoditete, por duke i kërkuar në pjesën dërrmuese diçka më urgjente: një rrugëdalje nga situatat e vështira ekonomike

Barometri Ballkanik 2025 Regional Cooperation Council – RCC ka një shifër që ia vlen të ndalesh: 29% e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor përdorin tani AI nga vetëm 10% në vitin 2024.

Pothuajse trefishim. Brenda një viti.

29% e njerëzve që përdorin sot AI janë në mënyrë disproporcionale të rinj, të arsimuar dhe të lidhur dixhitalisht, pikërisht popullsia që rajoni po e humbet prej emigracionit drejt Evropës Perëndimore.

Për ta, AI hap dy rrugë: të mos brasktisin vendet e tyre dhe të përdorin aftësitë digjitale për të punuar në distancë duke fituar më shumë pa kaluar kufirin, ose të përdorin të njëjtat aftësi për t’u bërë më tërheqës për tregjet europiane të punës dhe të largohen më shpejt. Cila rrugë do të dominojë do të përcaktojë trajektoren e rajonit në dekadën e ardhshme.

Në Evropën Perëndimore,shumica e përdorin AI për çështje personale, stilin e jetës dhe hapësirën personale.

Evropa Juglindore i ka përdoruesit më “seriozë”: sipërmarrja dhe pavarësia financiare renditen dukshëm më lart se mesatarja evropiane.

Një punonjës në Kopenhagen psh i kërkon AI të pastrojë email-in që të mendojë më qartë. Homologu në Shkup ose Tiranë i kërkon AI ta ndihmojë të ndërtojë diçka nga asgjëja, një biznes, apo ide se si të fitojë të ardhura që nuk i ka.

Të dy po i kërkojnë AI të zgjidhë një problem. Edhe pse diametralisht ndryshe.

Aty ku ndryshimi duket edhe me i madh janë frikërat.

-Në Evropën Perëndimore, shqetësimi kryesor është privatësia (17%), mbi mesataren globale (13%), e ndjekur nga boshllëqet në qeverisje (18–19%). Këto janë frikëra institucionale: ankth për atë se kush kontrollon teknologjinë dhe si mund të përdoret kundër qytetarëve nga qeveritë apo korporatat.

-Evropa Juglindore, fokusohet më shumë te pasiguria dhe vendet e punës.

Shqetësimi për punën dhe ekonominë ishte treguesi më i fortë i qëndrimeve negative ndaj AI në gjithë studimin (34,1%) dhe pikërisht në rajone si Ballkani Perëndimor, ku papunësia është mbi 10% dhe 68% e të rinjve po mendojnë të largohen, kjo frikë është më e fortë.

Megjithatë, një shqetësim e ndajmë njësoj me botën:humbja e aftësisë për të menduar.

Qoftë një jurist në Vjenë apo një student në Sarajevë, frika se po ia delegon mendimin një makine dhe po humbet gradualisht aftësinë për të menduar vetë, kalon çdo kufi, çdo nivel të ardhurash dhe çdo gjuhë. Është, ndoshta, frika më njerëzore nga të gjitha.

Studentët kanë 2.5 deri në 3 herë më shumë gjasa se mesatarja të preken nga ky fenomen. Që mendimi kritik dhe shkolla është në krizë, s’ka më asnjë dyshim.

Me shumë gjasa, të gjithë biem dakord: përfitimi nga teknologjia digjitale dhe dëmi prej saj, janë motër e vëlla.

Evropa Perëndimore po merret me rregullimin ligjor të AI Aktin Evropian të AI dhe detyrimet për përdoruesit.

Ne, i varim shpresat tek AI për të na dhënë punë.

AI po studion njerëzit, ndërsa njerëzit ende po përpiqen të kuptojnë veten.

Pyetja është nëse teknologjia që po u jep njerëzve arsye të reja për shpresë a po i jep formë edhe vendimarrjes për fatet e tyre.

AI rrit kapacitetin e individit. Qeverisja përcakton cilësinë e sistemit.

Por ky nuk është hall që mund të na e zgjidhë AI

Europa brenda dhe jashtë
Nga Majlinda Bregu

Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025.

Shumëkush mund të thotë: “ne kemi hallet tona, nuk na duhet të dimë çfarë hallesh kanë europianët.” Një gjysmë e vërtetë kjo. Por vetëm një gjysmë.

Sepse ajo që ndodh në Europë jo vetem nuk është kurrë larg nesh, por shpesh përcakton drejtimin tonë politik, ekonomik dhe të sigurisë. Po aq ndikon edhe në vëmendjen europiane ndaj zullumeve tona.

Teksa e lexoja raportin,po mendoja për dy Europat që bashkëjetojnë sot: Europa brenda dhe Europa jashtë. Njëra që po përpiqet të kapë mesazhin se që të mbijetojë duhet të ndryshojë dhe tjetra që ende pret të bëhet pjesë e saj.

Mesazhi që del edhe nga Eurobarometri është i qartë.

Europianët nuk po kërkojnë më pak Europë. Ata po kërkojnë një Europë më të fortë.

89% duan më shumë unitet brenda vedit dhe 86% presin që BE-ja të ketë një zë më të fuqishëm globalisht. Në një kohë luftërash pranë kufijve (72%), kërcënimesh terroriste (67%), sulmesh kibernetike dhe rreziqesh klimatike (66%), qytetarët kërkojnë drejtim të qartë dhe lidership të fortë.

62% vazhdojnë ta shohin anëtarësimin në BE si një gjë të mirë. Në një botë që shpesh duket e paqëndrueshme, besimi tek projekti europian mbetet i fortë.

Po Europa jashtë?!

Në Ballkanin Perëndimor, 64% e qytetarëve (Balkan Barometer i RCC), besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë. Pas një rruge të gjatë dhe shpesh zhgënjyese, ky është një tregues me peshë reale politike.

Gjatë kohës që drejtoja RCC-në, këto prirje i kemi parë herët dhe i kemi matur vazhdimisht përmes Balkan Barometer dhe SecuriMeter. Ato kanë treguar vazhdimisht se orientimi drejt Europës nuk është vetëm objektiv politik. Për shumë qytetarë është bërë plan personal jetese.

Rreth 41 % e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë gati për t’u larguar nga vendi.

E për tu kthyer tek “halli ynë”, shqiptarët që duan të largohen janë më lart se mesatarja e rajonit- 44%.

Kur gati një në dy qytetarë sheh të ardhmen diku tjetër, kjo nuk është thjesht statistikë. Është alarm kombëtar. Një alarm për ekonominë, për tregun e punës, për besimin tek e ardhmja.

Madje, në shumë vende të rajonit, qytetarët i besojnë BE-së më shumë sesa vetë institucioneve të tyre.

Dallimi bëhet edhe më i dukshëm kur shohim prioritetet.

Brenda BE-së, qytetarët mendojnë strategjikisht: siguri, mbrojtje, shqetësime për kërcënimet e ndryshimeve klimatike  dhe qëndrueshmëri ekonomike.

Në Ballkanin Perëndimor, shqetësimet janë më bazike: inflacioni, vendet e punës, stabiliteti ekonomik dhe funksionimi i shtetit.

Në BE, qytetarët shprehin nivele të larta shqetësimi për disa kërcënime njëkohësisht:

* Luftërat pranë BE-së, 72%

* Terrorizmi, 67%

* Fatkeqësitë natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike, 66%

* Sulmet kibernetike nga vende jashtë BE-së, 66%

* Dezinformimi, gjuha e urrejtjes, përmbajtjet mashtruese të gjeneruara nga AI dhe kërcënimet ndaj të dhënave online, rreth 68–69%.

Në Ballkanin Perëndimor, vetëm rreth 38% e shohin rajonin si të sigurt. Optimizmi mbetet i kufizuar dhe shqetësimet lidhen jo vetëm me paqëndrueshmërinë gjeopolitike, përfshirë efektet e luftës në Ukrainë, por edhe me korrupsionin, cenueshmërinë ekonomike dhe besimin e ulët tek institucionet.

Dezinformimi është një shqetësim në rritje në të dy realitetet, por përjetohet ndryshe.

Në BE trajtohet si një kërcënim strategjik ndaj demokracisë. Në Ballkanin Perëndimor lidhet drejtpërdrejt me mosbesimin e theksuar tek institucionet, mediat dhe cilësisë së jetës.

Ky krahasim ka rëndësi sepse tregon dy mënyra të ndryshme se si kuptohet Siguria.

Për Europën brenda është prioritet strategjik; për Europën jashtë është kusht për stabilitetin e përditshëm.

Ka edhe një sinjal që nuk duhet nënvlerësuar, -të rinjtë.

Në të dy sondazhet, ata janë më optimistët dhe më proeuropianët.

Rreth 65% e të rinjve në BE janë optimistë për të ardhmen e Unionit dhe shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor e shohin të ardhmen e tyre si europiane.

Mesazhi është i qartë.

Qytetarët brenda Europës po i kërkojnë Europës të përshtatet me kohën.

Qytetarët jashtë saj po i kërkojnë Europës të mos i lërë peng.

“Nga ‘like’ tek ankthi…”
Nga Majlinda Bregu:

Ekrani hyri në jetën tonë pa paralajmërim. Në fillim ishte televizori, më pas kompjuteri, dhe më vonë telefoni që nuk po e ndajmë më nga dora. Por ndryshe nga teknologjitë e mëparshme, smartfoni nuk është më një pajisje, është një botë më vete. E merr kudo, e sheh kudo, lexon, flet, këndon, zgjohesh, fle, po me të. Fëmijët, që dikur kalonin orë të tëra duke lozur apo edhe para televizorit, papritmas kishin në duar një dritare që i lidhte me gjithë botën dhe në të njëjtën kohë, e sillte botën te ta.

Shumë prindër u lehtësuan kur zbuluan se një tablet apo telefon mund të mbante një fëmijë të qetë për orë të tëra. Në dukje, asgjë e keqe. Por askush nuk e pyeti veten nëse kjo ishte e sigurt. Nuk kishte udhëzime, nuk kishte studime, vetëm një ndjenjë kolektive sigurie: të gjithë po e bëjnë, pra duhet të jetë në rregull.

Në të vërtetë, as kompanitë e teknologjisë “kurth” nuk kishin bërë kërkime serioze mbi ndikimin e produkteve të tyre në shëndetin mendor të fëmijëve. Kështu, një brez i tërë u rrit si pjesë e një eksperimenti të pashpallur, ku teknologjia të mësonte më shpejt se prindi e mësuesi dhe fëmijët u bënë përdorues përpara se të bëheshin të vetëdijshëm.

Në vitin 2024, studiues nga Digital Transformation for Health Lab (DTH-Lab) i OBSH-së për Europën WHO Regional Office for Europe ndërrmorrën një analizë të politikave për të kuptuar se si vendet po mbrojnë të rinjtë nga dëmet qe sjell qëndrimi me orë online dhe nëse vendet po e shohin sic është këtë problem: alarmant dhe po mundohen të ofrojnë rregulla për lundrim digjital të sigurt.

Arsyeja është fare e thjeshtë. Ndërsa brezat e rinj sot jetojnë së shumti ‘online’, sistemet tona arsimore, ligjore dhe shëndetësore ende funksionojnë me burokracinë e modelit ‘offline”.

Nëse fëmijëria dhe adoleshenca përbëjnë një periudhë vendimtare për shëndetin mendor, pasi rreth 75% e çrregullimeve mendore shfaqen para moshës 24 vjeç,  (OBSH), roli I teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të të rinjve, nuk është më cështje statistike apo mburrje inovacioni, por është problem i madh social dhe çështje e shëndetit publik.

Në Shqipëri, mbi gjysma e popullsisë 50.7 % përdor rrjete sociale, kryesisht Facebook dhe Instagram.

Teknologjitë digjitale kanë ndryshuar konceptet e prindërimit, shoqërimit, komunikimit, ndërveprimit, duke normalizuar dhunën, urrejtjen, tjetërsimin, indiferencën ndaj së keqes. Të rinjtë e sotëm jetojnë në një botë me të tjera koncepte kohe dhe distance, në betejë të vazhdueshme për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.

Franca, Irlanda, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar po e trajtojnë përdorimin e tepërt të ekraneve si një rrezik për shëndetin, duke ndërmarrë masa parandaluese dhe edukative.

Por shumica e vendeve, përfshirë Shqipërinë nuk e kanë përfshirë ende sektorin e shëndetësisë në politikat për sigurinë dixhitale.

Sipas hartës politike të përgatitur nga DTH-Lab, ai OBSH- Europe, shumë vende kufizohen në moderimin e përmbajtjes, duke mos adresuar rreziqet që burojnë nga vetë platformat.

Shqipëria, Azerbajxhani, Hungaria, Irlanda dhe Polonia përqendrohen në bllokimin e përmbajtjes së dëmshme, por nuk ndërhyjnë në mekanizmat e algoritmeve që krijojnë varësi dhe ndikojnë në sjelljen e të rinjve.

Në anën tjetër, Franca ka vendosur pëlqimin prindëror për përdorimin e rrjeteve sociale, filtra të parainstaluar në pajisje dhe përgjegjësi ligjore për platformat online.

Mbretëria e Bashkuar, përmes Ligjit për Sigurinë Online, detyron platformat të raportojnë algoritmet, të mbrojnë të miturit dhe të sigurojnë transparencë të plotë.

Një nga gjetjet më të rëndësishme të ËHO Europe është mospërfshirja e sektorit të shëndetësisë në hartimin e politikave dixhitale. Platformat ndryshojnë çdo javë dhe pa dyshim teknologjia s’është armiku.Por ngadalësia dhe indiferenca po e kthejnë urrejtjen dhe kërcënimin online në armën më të rrezikshme shfarosëse të një brezi.

Nëse nuk ecim me shpejtësinë e inovacionit, do të mbetemi pas në luftën për një hapësirë digjitale të shëndetshme e njerëzore.

Shqipëria ka ecur me” hapin e kohës” të teknologjisë digjitale, me programe kodimi, trajnime TIK, risi aplikacionesh, por mungon ura lidhëse, një qasje të integruar që përfshin rrezikun që sjell për shëndetin mendor ekspozimi I gjatë online. Urrejtja, mpirja, ankthi po I jep formën më të rrezikshme shoqërisë, më shumë sesa arsimi apo arti.

Rregullimi nuk është censurë është mirëqënie, shëndet I individit dhe siguri se zhvillimi nuk do na kthejë në barbarizëm.

Për vite e breza të tërë, shoqëritë sado të ndryshme kishin një të përbashkët: mbrojtjen e   fëmijëve si interesin më të lartë.

Por ja që duke u zhvilluar, krijuam një botë virtuale, ku të gjithë jemi të ekspozuar ndaj një universi që nuk e kuptojmë plotësisht.

Sot, provat janë tronditëse: një fëmijëri dhe rini e lidhur pas smartphone po dëmton mendërisht një brez të tërë.

Dhe pyetja që mbetet është e thjeshtë.

A jemi në rregull me këtë kompromisin e lirisë së online- pa kushte?

Pas pjeshkat dhe plot 8 ton domate shqiptare u kthyen nga Kroacia?
Nga Majlinda Bregu

Në një grimë kohe, prej një muaji, raportohen një zinxhir skandalesh që po dëmton shëndetin e të gjithëve, fermerët e ndershëm, ekonominë dhe imazhin e Shqipërisë.

Kjo nuk është thjesht një kronikë lajmesh.

Është mallkim, vendim, dënim.

Ndaj duhet të jetë tashmë çështje SIGURIE KOMBETARE. Kur ushqimi që hamë nuk është i sigurt, vihet në rrezik shëndeti i të gjithëve.

Në një kohë kur bota flet për BIOTERRORIZEM, dhe rrezikun e përdorimit të ushqimit si armë,Shqipëria nuk mund ta injorojë këtë kërcënim.

Përtej detyrimeve që parashikojnë ligjet tona dhe ato të BE-së, nga

testime laboratorike të detyrueshme në laboratorë të çertifikuar po sipas standardeve të BE-së; inspektime të papritura dhe të rregullta,( jo vetëm pas shpërthimit të skandaleve), qytetarët duhet të sigurohen se nuk po helmohen çdo ditë.

Me një përpjekje serioze, mund të publikohet e përditësuar lista e produkteve që kalojnë testet, që konsumatori ta dijë çfarë është i sigurt të blejë e të hajë.

Të vendosen etiketa me gjurmues (barcode/QR) në çdo produkt, (jo vetëm në supermarket), në mënyrë që gjithkush të kontrollojë origjinën dhe certifikimin në çdo pikë shitjeje.

Dhe sigurisht të raportohet  menjëherë publikisht për çdo produkt të ndaluar, duke bërë transparente emrat e kompanive dhe individëve përgjegjës.

Siguria ushqimore është një provë shtetformuese për Shqipërinë.

Nëse ka një thelb të përbashkët mes pjeshkave, specave e domateve,nga Shqipëria, nuk është ai I termit :frutazarzavate. Është HUMBJA.

Këtu humbim të  gjithë.

Faji këtu është fatal.

Nuk ka shëndet, pa standard e siguri ushqimore.

Nuk ka ekonomi të fortë pa produkte të besueshme.

Nuk ka integrim në BE nëse nuk zhdukim helmet tona.

Nuk mjaftojnë masat gjysmake apo arnat afatshkurtra, të cilat nuk ndryshojne gjendjen.

BioTerrorizmi po gjëlloi me këtë ritëm, na zhbëri të gjithëve.

Shqipëria ka nevojë urgjente për një REFORME KOMBETARE të SIGURISE USHQIMORE që mbron shëndetin e qytetarëve, ekonominë kombëtare dhe të ardhmen .

Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një Standart të Ri Europian
Nga Majlinda Bregu

Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshja në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt.

Neni 10 i Konventës është themelor për mbrojtjen e fjalës së lirë. Por ai nuk është absolut. Ky nen parashikon qartë se liria e shprehjes mund të kufizohet nëse kjo shprehje:

– cenon reputacionin ose të drejtat e të tjerëve,

– përbën gjuhë urrejtjeje apo nxitje dhune,

– ose kërcënon rendin publik në një shoqëri demokratike.

Në thelb, ligji europian e mbron fjalën, por jo fyerjen. E njeh kritikën, por jo poshtërimin.

Pak kujtesë: Shqipëri, viti 2015.

Në një kohë kur askush nuk donte të prekte fushën e rrezikshme të komenteve online, propozova një ndryshim të thjeshtë por thelbësor në Kodin Civil:

Që administratorët e portaleve të ishin ligjërisht përgjegjës nëse lejonin komente me gjuhë urrejtjeje që cenonin dinjitetin, personalitetin dhe reputacionin e individëve duke njohur dëmin ndaj reputacionit si një dëm serioz që kërkonte ndërhyrje ligjore përtej fjalëve.

Mbajtja e Përgjegjësisë nga mediumet online, sot po kthehet në parim bazë për të balancuar Lirinë dhe Përgjegjësinë.

Këshilli i Europës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

-Vendimi Kuadër i BE-së 2008/913/GJHA dhe rezolutat e mëvonshme të Parlamentit Europian (p.sh. janar 2024) forcojnë sanksionet penale për nxitjen dhe krimet e urrejtjes.

Ne 2015, nuk kërkova censurë. Kërkova përgjegjësi per “fshirje” të komenteve të padenja.

-Sot, Këshilli i Europës dhe GJEDNJ e kanë përfshirë këtë logjikë në standardet e reja, madje kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

Nuk sulmova lirinë. Kërkova mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në një mjedis gjithnjë e më armiqësor, veçanërisht për gratë, viktimat e dhunës, zërat kritikë dhe figurat publike.

Por… në vend të reflektimit, hapja e këtij debati u shndërrua në një breshëri sulmesh.

Disa më akuzuan se po riktheja nenin famëkeq të Agjitacion-Propagandës nga diktatura.

Të tjerë, që e kishin ngritur lirinë e fjalës në nivelin e dogmës, më sulmuan si kërcënim ndaj demokracisë.

Ndërsa më të zellshmit , sharësit me pagesë, të punësuar nga zgripet e partive politike (përfshi edhe timen), dolën në ofensivë për të justifikuar normën ditore të punë–sharjes.

Propozimi u bllokua në parlament.

Dhe sot…

Sot, më shumë se një dekadë më vonë, institucionet europiane, Këshilli i Europës më saktë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, po përqafojnë të njëjtin parim që atëherë u përqesh si “kërcënim”.

Po, platformave u kërkohet përgjegjësi.

Po, gjuha e urrejtjes kërkon ndëshkim, jo tolerim.

Po, liria e shprehjes ka kufi aty ku fillon dhuna verbale dhe poshtërimi.

Këto nuk janë më ide individuale. Janë standardet e reja të demokracive europiane.

E drejta vonon, por nuk harron!

Unë e di çfarë do të thotë të ngrihesh për një parim dhe të mbetesh vetëm.

E di si është të jesh e bindur që mbron diçka thelbësore, ndërkohë që të “stolisin” me fyerje dhe të drejtojnë gishtin.

Por gjithashtu e di, se kur koha flet për ty, nuk ke nevojë të mbrohesh më.

Nëse do të kthehesha pas?

Do ta propozoja sërish.

Por sot mjafton që Gjykatat kanë një vendim në dorë dhe nje standart të cilin lehtësisht mund ta zbatojnë.

Sepse liria pa përgjegjësi nuk është demokraci. Është kaos.

Dhe dinjiteti nuk është opsion. Është detyrim i çdo shoqërie që e quan veten të qytetëruar.

Në kujtim të Werner Daum, njeriut që hapi portat
Nga Majlinda Bregu

Ka disa njerëz qe nuk lënë vetëm gjurmë, por edhe porta të hapura.

Werner Daum, diplomati gjerman që u nda nga jeta para pak orësh këtu, në Shqipëri, ishte nje prej tyre.

Kisha lexuar e dëgjuar shumë per ambasadorin gjerman që 35 vite më parë vendosi të bënte të kalueshëm “murin gjerman” që ndante Shqipërine e dhunuar nga diktatura, me lirinë e ëndërruar Europiane.

Rastësia e desh kete herë që Werner Daum, ta takoj per disa momente, në ceremonine e diplomimit tëstudentëve të UET. Universiteti Europian i Tiranes

“Amazing,”, – ishte fjala e parë me të cilën iu drejtua me nje mesazh të kthjellët të rinjve të sapodiplomuar, duke iu lënë pa e ditur mesazhin-amanet më të bukur që njeriu mund te lërë në fund jetë brezit të ri: “Ju perfaqesoni të ardhmen e ketij vendi, por dhe rezultatin e mundimit të brezave para jush”.

Fare thjesht si për të na thënë të gjitheve se e ardhmja nuk eshtë një flëtë e bardhë, por është vazhdimësi e asaj që jemi, asaj qe kemi arritur me mund, gabime dhe guxim brezash, është përgjegjësi por edhe privilegj.

Edhe sot, pas 35 vitesh, gardhet mund të jenë ende atje, por ka gjithmonë diçka “amazing” tek ata që guxojne t’i kapërcejnë apo ata që nuk pranojnë të mbajnë portat të mbyllura.

Europa nuk eshtë një hartë; është një bindje se njerëzit meritojnë të mos mbeten pas mureve.

Werner Daum ishte kujdestar i kesaj bindjeje.

Mirënjohje për një burrë me mend, që me fjalët e fundit na kujtoi se liria nuk jeton dot në harresë.

Është më shume se një fjalë. Eshtë një portë e hapur me guxim që fillon aty ku shemben muret!

Kur drita nuk mjafton
Nga Majlinda Bregu

Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, raportet ekonomike nuk i lexoj më vetëm me sy politik. I lexoj me një shqetësim që rritet. Me shpresë se jam e aftë për t’i gjykuar  edhe më objektivisht pa dëmtuar një analizë të thjeshtë.

OECD ose Organizata për Zhvillim e Bashkëpunim Ekonomik, ka botuar së fundmi dy raporte atë për  Perspektivën Ekonomike në nivel global dhe Tabelën e Konvergjencës Ekonomike  për Ballkanin Perëndimor ose ndryshe Tabelën e hendekut zhvillimor që rajoni ka me Europën. Po t’I lexosh të dyja bashkë e kupton lehtësisht se tronditjet globale = dhimbje lokale. Ngadalësim I rritjes ekonomike në nivel global, inflacioni që pritet të rritet, barrierat tregëtare dhe cdo konflikt luftë e re,  prek më së shumti vendet më të vogla dhe meë të dobëta ekonomikisht. Varësia që vendet e rajonit tonë kanë nga tregtia me BE, shtojnë dozën e shqetësimit për cmimet e larta sidomos në ushqime dhe energji.  Shkurt pasiguria do të jetë dominante për një kohë të gjatë.

Në një botë gjithnjë e më e fragmentuar dhe e pasigurt, aftësia për të bashkëpunuar në tregti, zhvillimin digjital dhe investime nuk është më zgjedhje. Është domosdoshmëri. Për rajone si Ballkani Perëndimor, që synojnë jo vetëm anëtarësim në BE, por standarde të krahasueshme jetese, mesazhi është i qartë: reformat strukturore nuk janë më për të plotësuar një listë kapitujsh, janë ura drejt një ekonomie konkurruese dhe të përgatitur për të ardhmen.

Politikat tregtare duhet të jenë më  të besueshme e bashkëpunuese.

Mbështetja e inovacionit dhe shërbimet digjitale, nga shëndetësia te arsimi, mund të jenë motori i rritjes që ngushton më në fund hendekun e konkurrueshmërisë. Por vetëm nëse heqim qafe mendjelehtesinë që na mban peng dhe e marrim seriozisht mbylljen e këtij hendeku.

Në Ballkanin Perëndimor, mungesa e besimit nuk është formulë shkence. Ka emra, ka fytyra. Është i riu që përgatitet të largohet; është sipërmarrësi që heziton të rritet;është biznesi i vogël që paguan fatura gjithnjë e më të larta dhe përballet me më shumë pengesa sesa ndihmë.

Ndërmjet 2015-2024 më shumë se 635 mijë vetë kanë emigruar duke e zvogëluar popullsine në Ballkan me 4,4 milionë, ku Shqipëria ka rritjen më të lartë të emigrimit.

77% e bizneseve në rajon raportojnë kosto të rritura. Vetëm një në tre pret ndonjë përmirësim.(Balkan Barometer, 2023)

Ndërkohë, produktiviteti i punës ‘ngec’ në vetëm 40% të mesatares së BE-së. Papunësia e të rinjve mbetet dramatikisht e lartë. Vetëm 34% e të rriturve zotërojnë aftësi digjitale bazë.

Investimet në Kërkim & Zhvillim janë të pakta, rreth 17% e nivelit të BE-së, dhe mbështeten pothuaj tërësisht në buxhete shtetërore të lodhura.

OECD përdor një term domethënës: “hurdle rate”, ose shkallën minimale të kthimit të investimit. Në Ballkanin Perëndimor,  “hurdle rate” nuk është thjesht ekonomike. Është institucionale. Juridike. Psikologjike. Nuk është më norma e interesit që vendos nëse investohet apo jo. Është pasiguria.

Çdo reformë që vonohet, çdo ligj i paqëndrueshëm, çdo procedurë e ndërlikuar e shtyn atë edhe më larg me pikë.

OECD paralajmëron: nëse vijojmë kështu, pa reforma të guximshme dhe të koordinuara, Ballkani Perëndimor mund ta arrijë mesataren e BE-së vetëm në vitin 2074.

Por çfarë Evrope do të jetë ajo e vitit 2074?

Një Evropë më e vjetër. Më digjitale. Më e ekspozuar ndaj krizave klimatike.

Dhe ndoshta më e fragmentuar, nëse politikat e kohezionit nuk përmbushin premtimet.

Një kontinent ku Inteligjenca Artificiale do të udhëheqë politikat industriale, ku ekonomia e gjelbër nuk do të jetë më përjashtim, por rregull.

Dhe ku rajonet që nuk kapin ritmin sot, rrezikojnë të mbeten përgjithmonë prapa.

Ne i dimë problemet tona në rrafshin moral, njërëzor dhe institucional.

Mes nes duken më të koklavitura e nuk mund të zgjidhen me formula raportesh.Papunësia e të rinjve, financim I ulët për inovacionet, mungesa e qëndrueshmërisë së karrierës, paqëndrueshmëria ligjore, treg rajonal ende i copëzuar etj

A ka zgjidhje?

Sigurisht I jam referuar vetëm raporteve këtu që sic është edhe simbolika e botimit, janë si një far mes stuhisë,- ndricojnë, por rruga për të notuar I sigurt nuk varet nga drita  e farit.

Në një det të trazuar nuk është mungesa  e mjeteve që fundos, por hezitimi për t’I përdorur me përgjegjësi e seriozitet.

Për mendimin tim!
Nga Majlinda Bregu

Si çdo 9 maj, edhe sot mund të mjaftohesha me një “Gëzuar Ditën e Europës”, të postoja një foto me flamurin e BE-së “nell blue dipinto di blue” apo të përsërisja ndonjë mesazh optimist për të ardhmen tonë europiane. E kam bërë shpesh këto 20 vitet e fundit. Po sot Thjesht, shkurt dhe drejtpërdrejt kam tjeter gjë.

Europa e bashkuar lindi 75 vite më parë. Nuk ishte shpërblim për të përsosurit, por projekt për të guximshmit. As nuk u ndërtua gjithë njëherësh, as me plane perfekte. Padyshim nuk do te kishte Bashkim Europian, nëse gjykimi politik i ndarjes së palëve “në të mirë“ dhe “të këqinj” do të kishte qenë më kokëforte se vizioni i të ardhmes.

Bashkimi u bë sepse armiqtë e Luftës së Dytë Botërore vendosën të shohin njëri-tjetrin si partnerënë, një projekt politik të përbashkët. Sot, në vitin 2025, Europa nuk është ajo e 75 viteve më parë. As ajo e 22 viteve më parë, kur u premtua zgjerimi me Ballkanin Perëndimor.

Ajo po riorganizon vetveten me urgjencë: Nga mbrojtja dhe siguria kibernetike, tek perballja me ndryshimet klimatike, konkurrueshmëria, inovacioni, pavarësia teknologjike, autonomia energjetike etj etj… Edhe ne në Ballkan flasim gjithnjë e më shumë për këto sfida. Por ambiciet dhe elokuenca politike, nuk ecin në të njëjtën shinë, me vendimet e politikat për zgjidhje.

Ajo që na duhet nuk është thjesht një “perspektivë europiane”.

Na duhet një riformatim strategjik. Një mënyrë e re për të qenë pjesë reale e Europes jo si anëtarët e rinj në pritje, por si pjese e të tërës, kontributore në kohë reale, në konfigurimine, infrastrukturës së re të mbrojtes, sigurisë, konkurrueshmerisë, inovacionit e me radhë.

Për më shumë se dy dekada, BE-ja është përpjekur të balancojë kushtet për anëtarësim, me reformat tona , duke ofruar integrim gradual përpara, anëtarësimit të plotë. Por tre zhvillime thelbesore po e bëjnë këtë logjikë të pamjaftueshme:

Prioritetet e Europës kanë ndryshuar më shpejt sesainstrumentet e zgjerimit.

Problemet me besimin tek institucionet, cilesine e jetes, ne rajon vetem se po shtohen,

Mpakja e shoqerive dhe largimi I te rinjve po merr përmasaekzistenciale.

Ky nuk është një hendek që mund të mbyllet vetëm përmes kapitujve të anëtarësimit.

Pyetja nuk është nëse do te jemi vende anëtare të BE-së në 2030 apo 2034, por nëse rajoni do te ecë drejt BE-së me të njëjtin ritëm persa i përket përballjes me sfidat kryesore te Europes sot,- sigurinë, konkurrueshmërinë, energjinë, pavaresine e zhvillimit teknologjik, mbështetejen e inovatorëve dhe talentëve etj etj?

Sepse nëse e humbasim këtë dritare kohe, nuk rrezikojmë thjesht një vonesë, por një shkëputje të plotë. Kemi kohe deri sa te bëhemi vende anetare? E pra jo. Ne një botë ku asgje nuk është më e sigurtë, vetëm kohë nuk kemi

Siguri dhe Mbrojtje

Siguria nuk ruhet vetëm me armë, por duke edukuar brezat për atë çka ia vlen të mbrohet: liritë, mediat, arsimi, mjedisi, vlerat. Ballkani duhet të jetë pjesë e strategjive të BE-së që sot, sepse ndotja, ndryshimet klimatike, shpopullimi, dezinformimi nuk presin hapjen dhe mbylljen e kapitujve.

Inovacion dhe Konkurrueshmëri

Ndërsa Bota është tashmë ne epoken e Star Wars, duke ndërtuar armë përms inteligjencës artificiale ne shohim ende me endje si mbrohen portat e Minas Tirith në “Zotin e Unazave”. Ne investojmë vetëm 0.08% të buxhetit në kërkim dhe inovacion. A nuk është koha që, përveç aksesit në programe, të negociojmë rolin tonë në strategjinë e përbashkët për të ardhmen?

Kapitali Njerëzor

Nga rrjedhja e trurit te qarkullimi i tij. Është koha për një pakt të ri BE – Ballkani, që të mos kërkojmë më vetëm mbështetje për VET, por për kthimin e trurit, për ruajtjen e talenteve – përmes mbështetjes financiare nga BE për strehim, lehtësime tatimore, programe kërkimore të përbashkëta, dhe kushte reale për kthimin në vend.

Buxheti

Të flasësh për zgjerim pa folur për buxhetin është iluzion. BE po përgatit kornizën e re buxhetore 2028–2034. Pa një buxhet të fortë, nuk mund të përballojë sfidat e riarmatimit dhe fondet e mbrojtjes, e aq më pak t’i mbulojë detyrimet që vijnë nga zgjerimi. A e “rëndon” anëtarësimi i Shqipërisë dhe Malit të Zi buxhetin e BE-së? Jo.

Edhe nëse të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësohen kostoja vjetore për buxhetin europian do të rritej me rreth 12–15 miliarde euro – më pak se 1% e PBB-së së Unionit. Europa na e ka borxh. Dakort, në kuptimin klasik të borxhit historik. Por, jo për aftesine tonë të spikatur për të qenë gjithmonë vonë përballë zhvillimit. Sepse anëtarësimi i nesërm nuk është vetëm çështje metodologjie, por çështje mbijetese.

Shpopullimi, emigracioni, zhvillimi teknologjik, sulmet kibernetike, janë sfida që kërkojnë përgjigje tani. Aksesi në tregje, teknologji dhe siguri, ndalja e hemorragjisë së trurit, transformimi i ekonomisë – nuk janë më çështje negociatash dhe as do te vijë zgjidhja nga një datë simbolike.

Negociatat me Europë jane procesi më i rëndesishëm për të ofruar garancitë tona, por negociatat mes të cilës të ardhme duam ti përkasim dhe si?

Si partnerë në krizë, apo bashkëautorë në ndërtim – janë testi për këdo që beson tek 9 maji.