Kreshnik Spahiu – JavaNews.al

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?
Nga Kreshnik Spahiu

Falangat e tij rrihnin çdo student që hidhte sloganin “Rama Burg, Berisha në burg”.

Dje çdo idiot e kuptoi që pengesa kryesore serioze e studentve është Partia Demokratike.

Me një vendosmëri të paprecedentë, Sali Berisha ka vendosur ose ta rrëmbejë, ose ta shkatërrojë protestën.

Ashtu siç bëri më 11 dhjetor 1990, kur ua rrëmbeu 40.000 studentëve, ashtu siç bëri në 2018 para Ministrisë së Arsimit, kur e prishi me të rinjtë e FRPD-së, ashtu po vepron edhe tani

Berishën nuk e ndal asgjë dhe s’ka për t’u tërhequr derisa ta banalizojë protestën.

Studentët, të cilët fatkeqësisht janë shumë pak në numër dhe ndodhen mes dy zjarresh:

Nga njëra anë kanë gazlotsjellësin e policisë, dhe nga ana tjetër gangsterët e Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë urdhrin për ta rrëmbyer protestën dhe për të rrahur çdo kënd që përmend emrin e Saliut.

Dje zyrtarisht u provua që studentët janë drejt një procesi të vështirë që i çon drejt dështimit, krejt ndryshe nga Beogradi, ku opozita i la hapësirë studentëve të organizoheshin.

Studentët e Shqipërisë, ndryshe nga ata të Serbisë, po përballen me disa vështirësi:

* Nuk kanë mbështetje të madhe popullore, sepse njerëzit i mbështesin në Facebook, por nuk dalin në shesh. Kafenetë janë plot dhe bulevardi bosh.

* Ata kanë zgjedhur dhunën si mjet politik dhe kjo ka larguar pjesën më të madhe të qytetarëve të Tiranës nga protestat.

* Ata s’kanë as përfaqësues dhe as lider në protestë. Duke mos i përfaqësuar askush, nuk kuptohet se kush është student dhe kush jo.

* Shumica e tyre nuk janë studentë të pavarur, por aktivistë politikë të partive të reja të Arlind Qorrit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt.

* Ata janë të paqartë me kë të bashkëpunojnë dhe me kë jo.

* Ata nuk kuptojnë as kush janë partnerët dhe as kush është armiku.

* Ata janë kundër të gjithëve, por edhe kundër njëri-tjetrit.

Atëherë, si mund të fitosh luftën me Edi Ramën kur nuk di se kush e mban në pushtet këtë qeveri dhe me kë do të luftosh si aleat për ta mundur?

Dje dhuna kundër studentëve provoi se demokracia në Shqipëri është peng i atij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë shpallur Non-Grata dhe ende nuk e pranojnë as të futet në asnjë ambasadë dhe ka emrin Sali Berisha.

Studentët duhet të kuptojnë që pas 6 muajsh janë zgjedhjet dhe në fletën e votimit ata kanë ende vetëm dy logo: PD dhe PS.

Studentët duhet të ndërgjegjësohen që rruga për të rrëzuar Edi Ramën kalon nga opozita e shitur.

Ata duhet ta kenë të qartë që ndryshimet kushtetuese, ligjet, qeveritë teknike apo politike në bazë të ligjit themeltar votohen në kuvend dhe aty 130 deputetë janë të Ramës dhe Berishës.

Nëse nuk largojnë Sali Berishën nga politika, nuk do ta rrëzojnë kurrë Edi Ramën, sepse ai edhe po dha dorëheqjen, i fiton sërish përballë Sali Berishës dhe disa partive që luftojnë kundër njëra-tjetrës apo studentëve me maska që s’kanë këllqe të nxjerrin një listë.

Në këto kushte, studentët kanë tre alternativa:

1. Të krijojnë partinë e tyre dhe të garojnë kundër të gjithëve, partive të reja apo të vjetra.

2. Të bashkohen me partitë e reja dhe të mbështesin Arlind Qorrin për të fituar si kryetar të Bashkisë Tiranë, si beteja e parë kundër dyshes Rama-Berisha.

3. Të rrethojnë të shtunën Partinë Demokratike deri në thyerjen e patericës së fundit që i ka mbetur Edi Ramës.

Largoni Berishën që të shpëtoni demokracinë, Shqipërinë dhe më pas ndryshoni qeverinë.

Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale!
Nga Kreshnik Spahiu

Një miku im 45 vjeç në Tiranë ka 32.000 miq në Instagram dhe 40.000 në Facebook.

Ai është beqar, s’ka fëmijë dhe e shihja çdo ditë duke pirë kafe vetëm. Në rrjete sociale ai ndjek, por edhe e ndjekin, me mijëra gra dhe burra.

Më çudiste gjithmonë jeta e tij e izoluar.

Njerëzit kanë zgjeruar miqësitë, shoqëritë, dashuritë në mënyrë dixhitale, duke pakësuar njohjet njerëzore.

Në këtë botë virtuale këmbehen miliona puthje, buzëqeshje, përqafime ndërsa në jetën reale ndodhin shumë më pak.

Ka miliona njerëz që jetojnë për pak vëmendje dhe ndjekin jetën e të tjerëve. Të tjerë planifikojnë dhe ëndërrojnë stilin e jetës, veshjen, aromën apo prekjen e dikujt që e kanë parë vetëm në foto dhe s’e kanë takuar kurrë.

Madje, sapo fle burri apo gruaja, kontrollojnë profilin e dikujt tjetër. Po kështu, sapo debatojnë me partnerin apo partneren, shkojnë në Messenger për të shikuar një opsion tjetër.

Ka edhe nga ata që kërkojnë takim me dikë që nuk e njohin aspak dhe kanë informacion vetëm nga videot dhe fotot në Facebook dhe rrjete sociale.

Nga kjo botë dixhitale lindin miliona xhelozi, zili, kureshtje, inate dhe keqkuptime.

Sa orë, ditë, javë dhe muaj harxhojnë njerëzit në ekranin e telefonit duke kërkuar njeriun e ëndrrave, shtëpinë magjike, pushimet përrallore, veshjet e dëshiruara, femrat apo meshkujt e pëlqyer?

Sa miliona zhgënjime, lëndime apo befasime janë sjellë nga njohjet fiktive?

Dhe sa rrezik paraqet kjo botë me të panjohura për fëmijët e mitur që hyjnë në të?

Nëse do kufizoheshin rrjetet sociale:

Do të takoheshim më shpesh me njëri-tjetrin dhe do të bisedonim sy më sy.

Do të kuptoheshim më mirë.

Në vend që të postonim aforizma, do t’i këndonim serenata njëri-tjetrit apo do të recitonim vargje në dritën e hënës dhe jo në story në Instagram.

Do t’u kushtonim më shumë vëmendje miqve të zemrës sesa shokëve të panjohur.

Nuk do të harxhonim kohë me lexime të njerëzve të çmendur, as nuk do të ndërtonim komunikime false apo të stresoheshim nga komentet e budallenjve dhe perversëve.

Do të jetonim për vete dhe jo për të tjerët.

Do të flinim më herët dhe do të merreshim me më shumë sport, art dhe kulturë.

Mbi të gjitha, nuk do të humbisnim miq të vërtetë.

Njeriu u krijua si qenie sociale, jo imazh për media sociale.

Rrjetet sociale nuk po i zgjerojnë askujt miqësinë, por po rrisin vetminë.

Miliona puthje dhe përqafime virtuale nga ata që kanë bosh zemrën dhe jetën reale.

Kjo është metamorfoza e njeriut dixhital.

Të gjithë ne kemi mbushur botën me miq virtualë, por kemi zbrazur jetën nga njerëzit e vërtetë. Kemi mësuar të prekim miliona zemra me një gisht, por kemi harruar të përqafojmë fort dikë me të dy krahët.

10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta
Nga Kreshnik Spahiu

Zjarrfikësi i kauzave Sali Berisha i cili gjithmonë shuan zjarrin popullor dhe djeg kauzat. Ai ka rrëmbyer historikisht çdo protestë studentore.

Mungesa e një lideri të ri si alternativë për tu votuar si kryeminister në zgjedhje përball dyshes Rama-Berisha

PD dhe 3 partitë e reja penguan krijimin e një lëvizje të re politike e cila do i rivalizonte dhe ju merrte elektoratin opozitar. Ata nuk kanë interes partiak.

Lëvizja u mbush me laca dhe halabakë, jo me studentë.

Kamza dhe fshatrat “pushtuan” Tiranën, por kjo largoi pjesën më vitale të protestuesve..

Qytetarët janë kundër dhunës dhe diegies së qytetit.

Bizneset ishin të gjithë kundër skenarit të vitit 1997.

U kopjua modeli franko-serb në mënyrën më të shëmtuar.

Maskat shkatërruan lëvizjen e flamingove.(ndoshta edhe qëllimisht me mision)

SHBA-ja dhe BE-ja kundër skenarit të përmbyesjes me dhunë të pushtetit në Tiranë, Paris, Romë, Berlin, Bruksel etj.

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Nga Kreshnik Spahiu

Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u mbledhur në një tryezë pa maska ?

Në çdo luftë të përgjakshme, edhe kur ka mijëra të vrarë, palët zakonisht mbajnë kanale komunikimi dhe zhvillojnë negociata për armëpushim ose paqe.

Izraelitët negociojnë me palestinezët.

Amerikanët negociuan me talebanët.

Irani ka negociuar me Washingtonin.

Ukraina dhe Rusia bëjnë raunde negociatash.

Edi Rama mund të largohet sot, por çfarë ndodh nesër: Do shpallen zgjedhje të parakohshme apo do kemi një qeveri teknike me kryeministër kukull që e zgjedhin Rama dhe Berisha?

Kam 6 muaj që qindra të paditur thonë se Shqipëria, deri në zgjedhje, të mos qeveriset nga PS-ja apo PD-ja, por nga një qeveri teknike.

99% nuk e kuptojnë fare këtë nocion.

Shqipëria ka pasur tri herë qeveri teknike:

1991 – qeveria e stabilitetit.

1997 – qeveria e pajtimit.

2017 – qeveria e Lulzimit.

Në të tria rastet, kryeministri dhe ministrat janë propozuar si teknikë dhe jo politikë, por nga tryeza e dialogut të partive. Më pas, procedura është:

* Dekretohen nga presidenti.

* Votohen nga parlamenti.

Për këto arsye, po u bëj një pyetje protestuesve me maska apo flamingove:

* Nëse Rama sot jep dorëheqjen, kush e propozon nesër kryeministrin e ri të qeverisë teknike?

* Rama? Berisha? PS-PD?

* Maskat? Flamingot? Populli? Kush prej tyre, se ata s’kanë as lider dhe as përfaqësi?

* Po ministrat, kush do t’i propozojë?

* Po pas propozimit, kush do t’i votojë?

* Kush e vendos kohën se sa do të zgjasë kjo qeveri?

Protestuesit tentuan të zgjedhin një asamble qytetare me 300 persona dhe ditën e parë që u mblodhën në një sallë, u rrahën me njëri-tjetrin.

A mund të na thonë ku humbi kjo iniciativë e dështuar e “asamblesë qytetare”?

Pse, me këto eksperienca qesharake, kërkojnë të bëjnë revolucionin?

A e dini pse ambasadat e huaja, Washingtoni apo BE-ja nuk e përkrahin protestën?

Sepse s’kanë me kë të negociojnë.

Gjashtë muaj kanë që duan të kenë takime dhe s’kanë as lider, as zëdhënës, as kryesi. Thjesht janë një lëvizje anarkike.

Kush do propozoj emrat e ministrave dhe kryeminiatrit apo çdo protestues do nxjerr nga një emër dhe do kemi 2000 kandidat dhe kush do përzgjedh keta?

Si mund të mbështesin SHBA-ja dhe BE-ja largimin e Ramës pa pasur një garanci se kush do të vijë pas tij? Prandaj, protestuesit me maska duhet t’ia nxjerrin fytyrën atij që duan të zëvendësojë Ramën dhe t’ia tregojnë popullit dhe ndërkombëtarëve që ky është njeriu që do të drejtojë Shqipërinë pas Ramës.

Nëse këta protestues nuk organizohen, nuk strukturohen, nuk përfaqësohen, nuk programohen, nuk institucionalizohen, atëherë ata nuk duan as largimin e Ramës dhe as qeveri teknike, por vetëm destabilizimin e Shqipërisë.

Koha po kalon dhe zgjedhjet po afrojnë.

Nëse protesta nuk ka logon dhe partinë e saj politike, atëherë kë do të votojnë shqiptarët në fletën e votimit? Sërish PD-PD.

Ndryshimi nuk mund të vijë as nga gjimnazi i Kamzës dhe as nga gjimnazi i Laprakës, se ata nuk kanë as të drejtë vote -18 vjeç.

Ramën nuk do ta largojmë dot dhe as qeveri teknike nuk do të zgjedhim dot nëse protestuesit, nga bomba molotov, nuk transformohen në bomba juridike dhe institucionale për ta marrë pushtetin si formacione politike dhe jo si njësi guerile.

Në të kundërt, në fund do të kemi atë shprehjen:

“Luftën e bëjnë heronjtë, por pushtetin e marrin sërish maskarenjtë.”

Disa thonë le të ik Rama dhe të vijë kush të dojë.

Në fakt nëse protestuesit nuk kanë nje emër për kryeministër, atëhere Rama jep dorëheqjen dhe shkon në zgjedhje dhe fiton sërish sepae rikandidimin e ka të drejtë kushtetuese due s’ja ndalon dot.

Në fakt ka vetëm një arsye pse protestuesit nuk organizohen, sepse mes tyre janë futur kolonë e 5-të, njerzit e Berishës, Metës, Agronit, Arlindit madje edhe të Edi Ramës por të gjithë vendosin shkopa që mos krijohet partia që duhet marri pushtetin apo të dal një lideri i ri i cili do bëhej kryeministri Shqipërisë dhe që të votohej më shumë se Rama.

Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe zgjedhje dhe këto nuk mund ti arrijë as Rama me gazlotsjellës dhe as maskat me molotov.

Dita e votimeve po afron por ende votuesit nuk shohin në horizont alternativa të reja.

Një bordello gjigande
Nga Kreshnik Spahiu

Prokuroria po heton vetëm se kush i shfaq videot porno dhe jo kush i filmoi, dhunoi, detyroi, promovoi, premtoi dhe mashtroi dhjetëra artistë në karrierë për 35 vjet.

Çuditërisht këngëtaret dhe artistët viktima janë nënshtruar Sindromës së Stokolmit dhe të gjithë po mbështesin polici atë që i filmoi.

Problemi tyre i vetëm është që populli ju pa organet gjenitale në ekran. Këtu fillon dhe mbaron shqetësimi i tyre.

Sipas drejtësisë: “Epstein-i është i pafajshëm dhe se problemet janë mediat që zbulojnë.”

Ndoshta: Epstein-in e donin të vetëvrarë sepse në burg mund të nxirrte emrat e kupolës së orgjive, perversitetit dhe përdhunimit të “elitave”.

Ka mijëra figura publike që shohin vetën e tyre tek ai që krevat që nuk ndërronte as çarçafët.

Çfarë krimi, kur mendon se disa artistë burra dhe gra, janë promovuar si talente të reja që në moshën 10-vjeçare nga Epstein-i shqiptar. Kurvëria është bërë stil jetese dhe fillon nga shërbimi sekret, administrata, biznesi, arti, sporti…. çdokund.

Çudia më e madhe zgjat tre ditë.

S’ka përgjim apo video që ndryshon më mentalitetin e funksionimit të këtij shteti dhe shoqëri në formë orgjie.

E frikshme çfarë metamorfoze degraduese ka pësuar një pjesë e këtyre njerëzve.

Metamorfoza 3: Zengjinët e rinj nga mushkat me hashash deri tek jahtet për të dashurat
Nga Kreshnik Spahiu

Ju kam shkruar shpesh për Janaqin por ai është transformuar tashmë. Ai është modeli si i shndëron pasuria zengjinët e rinj shqiptarë.

Kur kthehem nga Ksamili për në Tiranë, e kam zakon që të ndaloj tek hoteli me 5 yje i Janaqit minoritar grek që kishte pushtuar bregun dhe detin me dokumenta fallco, a thua sikur gjyshin e kishte pasur delfin..

Ndjej një lloj adrenaline kur shoh me sytë e mi evolucionin e Darvinit: si transformohet majmuni në njeri dhe më pas metamorfozën e shndërrimit të një zengjini të ri nga njeri në surat majmun.

E gjeta në parking Janaqin që po i tregonte të dashurës 30 vjet më të re një makinë Porsche Macan që e kishte mbështjellë me fjongo si dhuratë për ditëlindjen e saj.

Ajo e ardhur nga nje fshat malor ndjehej e lumtur nën krahët dhe sqetullat plot lesh të Janaqit, i cili e ka bërë traditë që bën dush shumë rrallë.

Sapo më pa Janaqi, u hodh dhe më përqafoi, por gati sa nuk më helmoi, sepse kishte ngrënë shumë hudhra.

Hoteli me 5 yje i Janaqit s’kishte pësuar asnjë ndryshim.

Që kur shiti mallin e fundit me drogë në 2014 dhe mobiloi hotelin, nuk kishte bërë asnjë investim.

Papritmas plasi ulërima e së dashurës, sepse poshtë makinës Porsche kaluan 3 minj të mëdhenj, të cilët dukeshin të moshuar, sepse ecnin ngadalë. Ambienti është shumë i pisët dhe minjtë i shikon shpesh edhe në det.

Nga parkingu shkuam në beach bar dhe ishin të njëjtat tavolina dhe karrige.

Unë mora një gotë Prosecco dhe vajta të ulem në shezlong buzë detit.

U ula diku anash, sepse zhuli i dyshekëve ishte me harta dhe kisha shumë neveri, por pantallonat e bardha m’u bënë gjithë ndryshk nga hekurat. Tentova të çohesha, por u rrëzova, sepse këmba ishte aq e ndryshkur sa u thye.

Ndërkohë, nga larg dëgjoj Janaqin që shante një turist francez dhe i thonte në shqip: “Ha një mut, po s’të pëlqeu bifteku, se ju francezët nuk merrni vesh nga shija e mishit.“

Turisti francez kishte thyer një dhëmb duke tentuar të kafshonte dhe përtypte mishin brazilian të skaduar prej 3 vjetesh.

E tërhoqa veç Janaqin për të shmangur ndonjë skandal, sepse pashë që djali i Janaqit futi një thikë në xhep dhe u afrua aty pranë.

“Ejani, pimë ndonjë gotë“, ju thashë, „dhe më tregoni çfarë investimi keni bërë këto kohë për rinovim.“

Janaqi më pa i habitur dhe nxori celularin për të më treguar një video.

Kreshnik më tha: “Të gjitha lekët që kam fituar i kam hedhur për të blerë këtë jahtin.“

Unë u mrekullova dhe i thashë: “Sa bukur, këtu do shëtisësh turistët.“

“Jo mo, ç’a lesh turistësh, o burazer. Unë e kam blerë për veten, që të dal në det me të dashurën, se ajo nuk di not, por i pëlqejnë dallgët.“

Ndërkohë, ajo u skuq nga turpi dhe i futi një të pickuar në bark Janaqit.

Unë isha disi i lodhur dhe u thashë që po shkoj t’i fus një dush në dhomë përpara drekës.

Dhoma ishte njësoj si 12 vjet më parë dhe çdo mobilje ishte konsumuar. Dritaret ishin pa perde, sepse pasi ishin grisur, ato nuk i ishin ndërruar. Boja e mureve ishte e zbehtë, sepse nuk kishte lyer.

Unë u zhvesha dhe hyra në banjë, por ç’të shikoja. Perdet e dushit ishin hequr dhe dushi s’kishte kokë, por vetëm një zorrë e shkurtër që varej sikur të ishte pen*si i Janaqit pas seksit.

Anash pllakës së dushit ishte ngjyrë e zezë, se duhet të ishte një muaj pa e larë.

Pyes në korridor një pastruese filipineze: “Si janë dushet në dhomat e tjera?“ dhe ajo më pohoi që ishin njësoj.

U ktheva në dhomë dhe u vesha përsëri.

Shkoj në restorant dhe shoh gjithë turistët që po djersisnin. Kthej kokën nga ventilatori qendror, por çfarë shikoj? Ventilatori nuk rrotullohej në tarracë, por ishte kthyer nga qoshja ku ishte ulur Janaqi me dashnoren dhe po shijonin një shampanjë Don Perignon.

Ulem diku larg tavolinës së tyre, sepse e qeshura e madhe e saj sikur më priste oreksin.

Një kamarier nga Bangladeshi, që ka tre vjet që shërben aty, më vjen në tavolinë dhe më sjell menunë. Për mirësjellje e pyeta: “Si të shkon puna dhe jeta?“

Ai më pa i heshtur dhe ma ktheu: “Kam një vit që nuk marr rrogën dhe nuk i kam dërguar dot asnjë euro familjes. Ndërkohë, nuk largohem dot, se Janaqi ma ka marrë pasaportën.“

Nejse, pasi hëngra një pasta me fruta deti që natyrisht nuk ishin të freskëta, por të ardhura nga Vietnami, u çova dhe e thirra pak Janaqin për të biseduar.

“Dëgjo“, i thashë, “gjynah që nuk i jep rrogën atij djalit, se është shumë i vuajtur.“

Janaqi ma ktheu: “Po kam blerë jahtin, o valla, nga do i nxirrja lekët. Po ky zezaku kot ankohet, se unë të 10 filipinezëve nuk u kam dhënë pagat”

Mbeta pa fjalë. I urova suksese Janaqit në lundrimin e ri drejt oqeanit dhe m’u kujtua koha kur hipte mbi gomar dhe mushka për të transportuar hashash drejt Greqisë.

Ika i trishtuar duke dalë me vështirësi nga parkingu, sepse ishte bllokuar nga parkimi i keq i Porshes së të dashurës së Janaqit, e cila jo vetëm që nuk dinte not, por nuk kishte as patentë makine, por jetonte me ëndrrën e madhe që të dyja do t’ia mësonte Janaqi.

Dola nga parkingu që kushtonte 10 euro dhe i dhashë gaz makinës për t’u larguar me shpejtësi dhe për ta mbyllur këtë sezon turistik me kujtimet e hidhura mbi fitimet e kripura të Janaqëve në bregdetin shqiptar.

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit
Nga Kreshnik Spahiu

Olena është një vajzë ukrainase, me sy të kaltër, inteligjente dhe nga femrat më të bukura që njoh. Ajo prej dy vjetësh është e dashuruar me Felix, një arkitekt shumë të pasur gjerman, i cili gjithashtu është shumë simpatik.

Dje, pas pune, e pashë Olenën duke qarë dhe e pyeta ç’ka ndodhur. Ajo u ul pranë meje dhe filloi të rrëfehej.

Ishte shumë e zhgënjyer nga i dashuri, sepse në dy vjet nuk i kishte bërë asnjë dhuratë. Madje, edhe kur drekonin apo pinin kafe, e ndanin faturën: 2 euro kjo dhe 2 euro ai.

Heshta pak çaste dhe u përpoqa t’i kthej buzëqeshjen: “Olena, eja në Shqipëri, se nuk ke nevojë të punosh, sepse je e re dhe e bukur.”

Mrekullisht, batuta funksionoi dhe ajo m’u kthye:

“Më trego, Kreshnik, për vajzat shqiptare, si janë dhe çfarë stili jete bëjnë?”

Unë buzëqesha dhe fillova tregimin tim për tipologjinë e gruas shqiptare:

Gratë shqiptare janë ndër më të bukurat në botë, por edhe shumë inteligjente.

Nënë Tereza, Dua Lipa, Mira Murati, Ermonela Jaho, Inva Mula janë yje që i njeh gjithë bota.

36 vjet më parë, gratë ishin të paushqyera, të veshura keq, të lodhura nga puna e rëndë, bënin dush një herë në javë (të shtunën), por ishin Bio në fizionomi dhe pa asnjë ndërhyrje.

Familja ishte shumë e fortë. Nëse një grua tradhtonte burrin, divorci bëhej me gjykim popullor në oborrin e pallatit, kur merrnin pjesë gjithë komshinjtë.

Vitet kaluan dhe tranzicioni shkatërroi familjen.

Unë kam më shumë shoqe se shokë, sepse besoj thellësisht në vlerat e karakterit, miqësisë, përkushtimit dhe besës së grave shqiptare.

Sot ka mijëra vajza dhe gra që punojnë me ndershmëri dhe kanë evoluar shumë lart në profesion.

*Por ka dhe mijëra gra që jetën e perceptojnë si telenovelë turke, duke fantazuar një të dashur me emrin Mesut, Ahmet, Emir, Yusuf.

*Por ka dhe vajza që jetën e perceptojnë në Instagram dhe ëndërrojnë një të dashur sportist apo artist duke ëndrruar pushime në Maldive.

*Por ka dhe vajza apo studente që preferojnë një burrë të martuar që u paguan qiranë e shtëpisë dhe mbajnë paralelisht 2-3 meshkuj të tjerë.

*Por ka dhe vajza që ulen çdo ditë në klube, jo vetëm nuk paguajnë kurrë por konsumojnë drogë po aq sa meshkujt e tyre.

*Por ka edhe vajza papunë që udhëtojnë një ditë në Venecia apo Paris vetëm për të publikuar 2 foto në Instagram, sepse gjithë fotot e tjera i kanë te pasqyra e ashensorit ose te pasqyra e WC-së të ndonjë lokali.

*Por ka dhe gra me dy fytyra që me shqiptarët janë shumë të ndershme, por tradhtojnë vetëm me burra të huaj, që mos merret vesh lidhja.

*Por ka dhe vajza që, kur ulesh në lokal, kanë një nivel më banal se burrat, me tre fjali:

* “Ja q*** robt atij.”

* “As më rruhet fare.”

* “O mashkull k** “

*Por ka dhe të tjera që shkojnë te parukierja, i thonë: më bëj një model flokësh që të shkojë me ngjyrën e makinës, se ma dhuroi dashnori.

*Por ka dhe zyrtare në administratë që jetojnë me qira, hanë fasule në darkë, por kur shkojnë në punë vishen vetëm firmato, me taka, me minifund, a thua se po shkojnë në sfilatë mode.

Por të gjitha këto mund t’i gjesh edhe në Ukrainë, e dashur Olena. Por ajo çfarë ka degraduar në karakterin e disa vajzave shqiptare është përgjegjësia për t’u bërë nënë.

Ato e shohin burrin si portofol me euro, sepse edhe idiotët shqiptarë kështu i kanë mësuar femrat që dashuria blihet me para.

Në disa lagje të pasurish ka më shumë femra filipineze sesa shqiptare, sepse shumica e grave përtojnë të rrisin fëmijët dhe punësojnë dy filipineze: një të shëmtuar si dado që u rrit kalamajtë dhe një të bukur që i bën masazh burrit.

Shumë gra nuk divorcohen sepse ato bëjnë jetë paralele. Në shtëpi as nuk gatuajné dhe as nuk pastrojnë. Ushqimi porositet me telefon, ndërsa për punë kanë një pastruse, që e përdorin dhe si spiune për lëvizjet e burrit.

Mijëra prindër (burra-gra) të degjeneruar po rrisin dhe edukojnë një brez të ri me trauma që kanë parë shthurjen e nënës dhe babait.

Të zë tmerri kur je në aeroportin e Romës apo Athinës, tek gate i avionit për Tiranë. Shumica e nuseve të reja u flasin fëmijëve italisht apo greqisht. Gjuhën dhe traditën që nuk humbën arbëreshët për 600 vjet e humbën gratë e “demokracisë” për 600 ditë.

Por ti, Olena, kaq e bukur sa je, mos eja në Shqipëri, sepse do të kopjojnë edhe fytyrën.

Ajo, pa u habitur, më pyeti pse.

Qesha dhe vazhdova: Në pallatin tim kam 5 vajza me fytyrë njësoj dhe unë të gjitha i thërras Bora, sepse ato kanë bërë kirurgji kozmetike për t’i ngjasuar një vajze të mrekullueshme dhe të famshme të showbiz-it. Gjysma e tyre kanë marrë lekë borxh për të plastikuar me silikon surratin, sepse ajo u ndryshon jetën.

Plasi e qeshura dhe unë u ndjeva mirë që ia ktheva buzëqeshjen mikeshës time nga Ukraina, të cilës i është vrarë e gjithë familja në luftë, por ishte e zhgënjyer nga i dashuri gjerman që nuk e qeraste as me kapuçino.

Pas gjithë kësaj historie, Olena duhet të zgjidhte nëse duhet të ndahej nga bukuroshi gjerman që ndante faturat kur drekonte apo të nisej drejt Tiranës për të gjetur një lac me kokën me 6 cepa, që javën e parë të dashurisë t’i dhurojë apartament në plazh, ndërsa javën e dytë t’ia mbushë Range Roverin me kokainë për transport shumice dhe pakice.

E përqafova miken time, duke i dhënë kurajo, dhe e këshillova të vazhdojë dashurinë e saj me dinjitet, por pa lëmoshë.

Mashkulli apo femra perfekte nuk ekziston.

Kjo është një tango nga e cila nuk mund të ndryshojë jeta jonë.

Nuk janë njerëzit apo sendet që ndryshojnë jetët tona, por qëllimet, pasionet dhe dashuria.

Më mirë barkun gjysmë bosh, por shpirtin plot.

Metamorfoza agresive e burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Nga Kreshnik Spahiu

Sa herë kthehem në Tiranë, çdo mëngjes ora 7:30 ulem poshtë shtëpisë në barin që dikur quhej “Tajvani”, sot “Parku Rinia”, tek Shallvaret.

Duke shijuar kafen nën rrjedhën antistresuese të shatërvanit, numëroj njerëzit që rendin me nxitim për punë.

Çuditërisht, 80% janë femra dhe 20% meshkuj.

Përndryshe, në barin e lokalit 90% janë burra dhe 10% janë gra. Dikur ishte ndryshe. Gjyshet tona rrinin amvisa shtëpiake dhe punonin burrat.

Shqipëria ka ndryshuar, por më shumë janë transformuar shqiptarët.

Tirana nuk është më qyteti im.

Transformimi i njeriut në kryeqytet nuk ka qenë evolucion biologjik, por regres psikosocial.

Rrugëve shikon vetëm fytyra të vrenjtura, të ngrysura dhe që shikojnë me inat çdo kënd.

Në asnjë cep të planetit nuk shikon meshkuj me kaq mllef dhe stres në çdo veprim të tyre.

Mijëra djem që qethen njësoj, me flokë si Kim Jongu apo me mjekra arabe, që ndjekin një stil jete gjysëm si turq dhe gjysëm si rusë.

Çantat e zeza që mbajnë nën sqetull janë karakteristika komike që i dallon edhe në mes 1 milion të huajve dhe këmbët e hapura kur ecin ngadalë, duke bllokuar trotuaret.

7-8 burra që shoqërohen me njëri-tjetrin pa praninë e asnjë femre apo që i sheh të ecin si tufa bagëtie dhe që e ruajnë këtë traditë kur jetojnë edhe jashtë.

Burra që bisedojnë në mes të bulevardit dhe ngrenë bluzën duke fërkuar barkun si tullumbac në mes të syve të dhjetëra grave.

Mijëra burra që “status” kanë veshjet firmato dhe makinat luksoze apo që axhendën ditore e kanë nga garazhi makinës, tek lavazhi dhe pastaj në 7 kafene të ndryshme.

Jeta e tyre është bosh duke u vërtitur rreth timonit të makinës dhe sfida e tyre e vetme është në autostradë për t’i dhënë makinës si të çmendur dhe duke parakaluar njëri-tjetrin pa sinjale.

Mijëra burra që kanë profile fallco në facebook dhe Instagram me emër dhe foto femre por që shajnë dhe ofendojnë çdo kënd.

Mijëra meshkuj që rrahin gra apo dhjetra që i vrasin sepse s’kanë kurajo të divorcohen.

Mijëra të tjerë që në bagazhin gjuhësor kanë vetëm 400 fjalë dhe me ato artikulojnë gjithë shqipen.

Mijëra burra që në tavolinë kanë vetëm 4 pyetje:

* A ke q** ndonjë femër?

* A ke bo ndonjë lek?

* A fitoi PD apo PS?

* A di sa lek ka bo filani?

Mijëra provincialë dembelë që kanë shitur tokat dhe lopët se përtojnë t’i punojnë dhe blejnë makina luksoze për t’u dukur më qytetarë se një profesor apo doktor.

Mijëra të tjerë që kanë shitur drogë në gjithë botën dhe janë kthyer në biznesmenë.

Mijëra djem të paedukuar që e kanë për turp të punojnë kamarierë, berberë, guzhinierë, pastiçierë, shoferë dhe vendin po ua lënë indianëve dhe djemve nga Bangladeshi.

Mijëra djem biznesmenësh të llastuar që jetën e kanë vetëm në plazh apo rreth klubeve të Bllokut.

Si rezultat i gjithë kësaj:

Në vitin 1992 Shqipëria kishte 82.000 martesa.

Në vitin 2024 u zvogëlua në 17.123 martesa.

Në vitin 2026, në 30% divorce.

Gjithsesi, metamorfoza e meshkujve shqiptarë ka dhe “progres” 36 vitet e fundit, sepse 11%e tyre mbajnë qen apo mace nëpër shtëpi.

Shpesh preferojnë racën pitbull ose një racë tjetër, në varësi se çfarë u shkon me fytyrën, veshjen apo makinën.

Pas disa ditësh nostalgjie, e ndërpreva kafen për gjysëm dhe u largova i brengosur, sepse aty nuk gjeta as qytetin tim të dikurshëm, as burrat qytetarë, me traditë, zakone, parime, sjellje, moral dhe autoritet familjar.

Pas lashë gërmadhat, jo vetëm të ndërtimeve dhe betonit, por të mbetjeve kulturore që kishin ndotur vendlindjen time.

Ata pak burra që kishin mbetur ishin specie në zhdukje. Ata profesionistë që punojnë me dinjitet kanë mbetur minoritet. Ata po humbasin në hijen e llumit që po u merr çdo hapësirë, mundësi apo terren. Ata janë kokëulur, sepse shumica respekton atë llojin tjetër të meshkujve të fortë, me para, me luks, me krime dhe vrasje.

Në Shqipëri kriminelëve apo politikanëve është kompliment t’i quash mafie, sepse në të vërtetë ata janë thjesht disa halabakë ordinerë.

P.S. Kjo temë i paraprin një seriali analizash nga juristi Kreshnik Spahiu dhe shkrimesh në të ardhmen për tipoligjinë, metamorfozën dhe degradimin e njeriut të ri në Shqipëri.

A do protestojmë për vdekjen e turistit të huaj apo vetëm për ngordhjen e zogjve?
Nga Kreshnik Spahiu

Vrasja e turistit portugez në Ksamil sapo ka mbushur titujt e mediave shqiptare.

Pa dyshim, nesër mediat e huaja jo miqësore me Shqipërinë do të përhapin panikun në gjithë botën se në Shqipëri shkohet me rroba banje dhe kthehesh me arkivol.

Në fakt, në shtetet e tyre ndodhin më shumë krime ndaj turistëve sesa në Shqipëri, por, ndryshe nga Shqipëria, mediat e tyre kanë kode për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ruajtjen e imazhit të tyre.

Personalisht, kam përjetuar dy krime me viktima në Gjermani, por mediat gjermane nuk transmetuan asnjë lajm mbi ngjarjet. Kronika e zezë ka filtra etikë dhe përmbajtje profesionale.

Rrugët e Barcelonës janë më të pasigurta se rrugët e Tiranës.

Nata në Berlin është më e pasigurt se nata në Durrës.

Hajdutët dhe grabitësit në Paris janë më të rrezikshëm se në Vlorë.

Banditët në Napoli apo Sicili janë më të tmerrshëm se çdo halabak në Sarandë.

Stacionet e autobusëve në Bruksel janë më të frikshme se në Shkodër.

Turistët në Madrid grabiten më shumë se në Shëngjin.

Gjithsesi, askush nuk e thotë dhe nuk e krahason.

Nesër, pas vrasjes në Ksamil, të gjithë ne shqiptarët do të na shikojnë sërish në Europë me maskën e vitit 1997.

Mjafton një vrasje që ta thyejë imazhin e ndërtuar me vite.

Në fakt, vrasja e sotme na sjell si karakteristikë dy fenomene:

E para: Shqiptari vret pa motive dhe kryesisht për femra, për shkak të egos së sëmurë dhe provincialitetit. Vrasja s’ka të bëjë me turistin. Ai djalë do të vriste këdo, edhe nëse do të ishte shqiptar, kinez, rus apo portugez.

E dyta: Vrasja s’ka të bëjë me turizmin, sepse miliona turistë në Shqipëri as nuk vidhen dhe as nuk ngacmohen, por respektohen më shumë se në çdo shtet tjetër. Operatorët turistikë në Shqipëri i respektojnë të huajt më shumë se ne shqiptarët.

E treta: Vrasja është një fenomen në Shqipëri, një plagë që nuk po i gjejmë vaksinë.

Mijëra shqiptarë vrasin njëri-tjetrin.

Numri i vrasjeve në 36 vjet në Shqipëri po kalon numrin e vrasjeve të serbëve në Kosovë.

Bilanc lufte që duhet të na bëjë të turpërohemi.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 21 thotë: “Jeta e personit mbrohet me ligj.”

Fatkeqësisht, jetën e shqiptarëve nuk e mbron as ligji, as shoqëria, as shteti.

Jeta është më e pasigurt se xhepat në autobus.

Në fakt, është shumë e dyshimtë pse shqiptarët nuk protestuan kurrë për vrasjet dhe humbjen e jetëve njerëzore, por filluan një revolucion për mbrojtjen e jetës së zogjve.

Si ka mundësi një popull që nuk respekton jetën njerëzore, qenka ndërgjegjësuar për rrezikun e ngordhjes së disa flamingove, shpend të cilat 99% të atyre që protestojnë i kanë parë vetëm në ekran?

A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?
Nga Kreshnik Spahiu

Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma.

Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania.

Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese të mëdha me ushqime dhe ngjiteshin në dhoma. Ushqimet ishin të ndryshme, fruta dhe perime, por edhe ushqime të gatshme, ku kundërmonte era e qofteve dhe byrekëve.

E pyeta mikun tim: “Ore, ç’bëhet kështu? Lart ke dhoma hoteli apo apartamente me kuzhina?”

Toni ngrysi vetullat dhe, i tërbuar, ma ktheu:

“Lëre, lëre, vëlla, se ankoheshim kot nga kosovarët kur thoshim që vijnë me bukë me vete në plazh. Ata së paku e hanin një vakt në restorant dhe, maksimumi, në dhomë merrnin fruta. Ndërsa me këta polakët dhe rumunët kam tre muaj që paguaj kuzhinierët kot, se nuk hyn askush në restorant.”

Pasi e dëgjova, e ripyeta Tonin: “Sa nga këta turistët e huaj rikthehen sërish në Shqipëri?”

Përgjigjja ishte e prerë: “Asnjë.”

Kjo histori na bën të reflektojmë dhe rivlerësojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova, që me dekada i qëndruan besnikë bregdetit shqiptar:

* Ata nuk na braktisën kur ne i nënçmuam.

* Ata nuk u larguan edhe kur ne i mashtruam për çmimet.

* Ata u rikthyen edhe kur ne nuk i ofronim shërbimet e duhura.

* Ata vazhduan të vinin edhe kur i injoronim.

Ata na qëndruan besnikë edhe kur Mali i Zi apo Kroacia ofronin cilësi, shërbim dhe çmim më të mirë se Shqipëria.

Kosova i qëndroi Shqipërisë por kurrë nuk mori dashurinë që meriton.

Sot asnjë turist i huaj nuk rikthehet për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa qindra mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë blerë shtëpitë e tyre në plazh, madje kanë hapur edhe biznese në bregdet.

Pas tre dekadash, Shqipëria duhet t’i kërkojë falje Kosovës për keqpritjen në bregdet.

Ata ishin klientët e parë dhe ata do të mbeten të fundit. Ata na mësuan si duhet të ndryshojmë dhe të përmirësohemi, me parimin që në turizëm: “Klienti dhe turisti janë mbret dhe pronar të biznesit.”

Qartazi, djemtë dhe vajzat nga Kosova e njohin biznesin, shërbimin dhe turizmin më shumë se shqiptarët e Shqipërisë. Dikur, kur ata shëtisnin turistë pa viza deri në Amerikë, ne shqiptarëve të Shqipërisë na duhej vizë të hynim në Drilon apo Butrint. Ne vriteshim në kufi, kur ata bënin turizëm evropian.

Pas tre dekadash, ne duhet të na vijë turp që nuk i kemi vlerësuar dhe nuk i kemi dhuruar dashurinë që ata meritonin.

Ne nuk e meritojmë turizmin elitar, por duhet të shpallim prioritet kombëtar turizmin patriotik.

10 milionë shqiptarë nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe çdo trevë shqiptare duhet të kenë kartë jeshile për lehtësira në turizmin shqiptar, kudo në bregdet.

Shqipëria është e bukur, por lulet dhe magjia e saj janë shqiptarët e Kosovës.

Ndoshta një ditë të gjithë do të na braktisin gjermanët, francezët, polakët, holandezët, por ne kurrë s’do të ngelim vetëm, sepse edhe në ditët më të zeza të turizmit shqiptar do të kemi patriotët kosovarë.

Shqipëria i ka shumë borxhe turistëve nga Kosova.